• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Rama refuzon ftesën e presidentit Metës

June 27, 2019 by dgreca

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ftesën e presidentit shqiptar, Ilir Meta për të diskutuar situatën politike në këtë vend.

Përveç Ramës, në takime të veçanta, Meta ka ftuar edhe kreun e opozitës, njëherësh kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, Rama ka thënë se “për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial”, nuk do të mund të jetë pjesë e takimit.

“Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, ka thënë ndër të tjera ai.

Tensionet politike në Shqipëri janë rritur pasi zyrtarët në pushtet insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 30 qershor, pavarësisht pse presidenti Meta ka ç’dekretuar vendimin për zhvillimin e këtij procesi dhe opozita refuzon të garojë.

Për të kuptuar më shumë rreth gjendjes politike në Shqipëri, shihni këtë material te pergatitur nga gazetarja Gresa KRAJA:  

Shqipëria ndodhet e zhytur në një krizë politike dhe institucionale. Partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë djegur mandatet e tyrenë Kuvend dhe kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje. Kauzës së opozitës i bashkëngjitet edhe vendimi i presidentit Ilir Meta i cili anuloi dekretin për datën e zgjedhjeve lokale, të parapara për 30 qershor. Por, në gjithë këtë situatë, Partia Socialiste në pushtet, tashmë ka vendosur që të mos përfillë opozitën dhe as presidentin, duke u treguar e vendosur që zgjedhjet të mbahen.

Në prag të zgjedhjeve lokale, vendi duket se është zhytur edhe në një krizë konstitucionale me mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese në Shqipëri mbeti jashtë funksionit dhe e mbyllur përkohësisht, pasi nga nëntë anëtarët e saj, tre janë dorëhequr ose kanë mbaruar mandatet, katër janë rrëzuar në procesin e vetingut (verifikim apo kontroll i detajuar për zyrtarët publikë) dhe vetëm dy kanë mbijetuar. Ndërkohë, Parlamenti nuk arriti t’i emërojë anëtarët e rinj.

Opinionistët në Shqipëri thonë se kjo krizë vetëm sa po shkon e thellohet. Ata nuk parashikojnë zgjidhjen e krizës pa një dialog ndërmjet pushtetit dhe opozitës me përfshirjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Ndonëse mbajnë qëndrime të kundërta, ata ndajnë të njëjtin mendim se Shqipëria vërtetë ka hyrë në një krizë të thellë politike, e cila po kalon në krizë shoqërore.

Si filloi?

Drejtori i Gazetës Liberale dhe pedagogu i shkencave politike, Ervis Iljazaj thotë se Shqipëria gjendet në këtë situatë për arsye se opozita shqiptare prej kohësh denoncon vjedhjen e votave të zgjedhjeve të vitit 2017 ose kanë pretendim se zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme në Shqipëri është i pamundur me kryeministrin Edi Rama.

“Ne kemi ardhur në këtë krizë sepse palët janë ekstremisht të kundërta në qëndrimet e tyre. Opozita kërkon largimin e Edi Ramës nga kryeministri sepse mendon që me atë në krye të Qeverisë nuk mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme për shkak të marrëdhënieve që kanë kjo qeveri dhe kryeministri me persona me precedent kriminal dhe për shkak të përdorimit të tyre gjatë fushatës elektorale dhe gjatë procesit zgjedhor”, thotë Iljazaj.

Në këtë kuptim, thekson ai, vendi ndodhet në këtë krizë për shkak se të dy palët politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, kanë qëndrime ekstremisht të kundërta të cilat po sjellin gjithnjë e më shumë konfliktin politik në Shqipëri.

*Basha: Nuk ka zgjedhje pa opozitën

Në anën tjetër, opinionisti dhe drejtori i Gazetës Tema, Mero Baze thotë se ky ngërç politik në vend ka ardhur si pasojë e reformës në drejtësi, e cila sipas tij, prodhoi dy blloqe politike të angazhuara pro dhe kundër saj.

“Ishte dhe vazhdon të jetë një betejë e cila në një krah e ka të rreshtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe një pjesë të politikës shqiptare që e mbështesin reformën, dhe një koalicion i gjerë tashmë edhe i hapur kundër saj, të cilët mekanizmin e vetëm për të ndalur reformën e kanë natyrisht krijimin e një krize të thellë politike. Mendoj që në këtë pikë kanë pasur sukses. Shqipëria është në një krizë politike të shkaktuar nga ata faktorë politikë që u betuan, në njëfarë mënyre, kundër reformës kur ajo filloi të zbatohet”, shprehet Baze.

Dekreti i presidentit dhe zgjedhjet lokale

Presidenti Ilir Meta kishte anuluar dekretin për datën e zgjedhjeve, duke thënë se ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e “shqetësimit të thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë”.

Të dy opinionistët, Baze dhe Iljazaj mbajnë qëndrime të kundërta sa i përket këtij vendimi.

Zoti Baze thotë se presidenti është i ngarkuar për të caktuar datën, por nuk ka kompetencë ta mbajë vendin pa zgjedhje.

“Akt politik, juridik që të lësh vendin pa zgjedhje, pa datë zgjedhjesh, është e paprecedent. Si të thuash, është një gjë ‘null’ – është diçka që nuk ekziston. Kështu që në këtë pikë presidenti ka arritur të krijojë krizë institucionale. Pra, duke përdorur mungesën e Gjykatës Kushtetuese e cila do ta jepte verdiktin menjëherë për këtë çështje”, thekson ai.

Ndërsa, sipas Ervis Iljazaj, presidenti nuk i ka hequr të drejtën shqiptarëve për të votuar, por thjeshtë ka pezulluar datën e votimit duke e parë situatën politike në vend. Në mungesë të Gjykatës Kushtuese, thotë ai, debati mbi dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve duhet të fokusohet nëse është i duhuri apo jo.

“Jo më kot Kushtetuta ia ka dhënë këtë kompetencë presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve. Presidenti i Republikës duke qenë se përfaqëson unitetin kombëtar, duke qenë se ruan ekuilibrin institucional, para se të caktojë një datë apo para se të dekretojë zgjedhjet lokale në Shqipëri, Kushtetuta i jep një mundësi për të vlerësuar situatën politike, për të vlerësuar gjendjen shoqërore”, thotë Iljazaj.

Kur dhe si mund të zgjidhet kjo krizë?

“Që të zgjidhësh një situatë duhet të merresh me thelbin e krizës. Thelbi i krizës është reforma në drejtësi”, ripërsëritë Mero Baze.

Ai thotë se kriza është te reforma ndërsa pasojat janë te sistemi politik, te Parlamenti, te zgjedhjet.

“Shqipëria po vazhdon të shkretohet duke mbetur pa një Parlament përfaqësues, pa zgjedhje konkurruese. Më 30 qershor mund të bëhen votime, por ato nuk janë zgjedhje konkurruese”, thotë Baze.

Ndërsa Iljazaj mendon se herët apo vonë, bashkësia ndërkombëtare do të jetë ajo që do të ndërhyjë.

“Mendoj që ndërkombëtarët, herët apo vonë, do të ndërhyjnë për të zgjidhur krizën. Sinjalet e para kanë filluar dhe në këtë kuptim një mundësi që palët politike në Shqipëri kishin për ta zgjidhur këtë konflikt, por edhe kësaj here nuk na zhgënjyen dhe nuk e zgjidhën dot, dhe pritet vendimi i ndërkombëtarëve”, thotë Iljazaj.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. Asaj i është dhënë statusi i kandidatit për BE në vitin 2014, dhe javë më parë Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Rama nuk e ka fshehur drojën e tij se zhvillimet e fundit në vend mund të përkeqësojnë nisjen e negociatave të anëtarësimit.

*Rama: Përgjimet janë përpjekje për të penguar negociatat me BE-në

Që nga muaji shkurt, opozita organizoi nëntë protesta në Tiranë me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar atë të papranueshëm që të jetë në krye të Qeverisë shqiptare në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Kërkesat dhe protestat e opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama, janë intensifikuar edhe pas publikimit të përgjimeve telefonike nga gazeta gjermane “BILD” ku dëgjohen politikanë socialistë dhe ish-ministra të Qeverisë Rama që diskutojnë për rezultate maksimale të votimeve, dhe dyshohen të jenë të përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor.

Aktualisht, gjendja po shihet të jetë në një qorrsokak, kurse zgjidhja preferohet të kërkohet përmes një dialogu të lehtësuar nga faktori i jashtëm, në këtë rast Bashkimi Evropian, duke marrë parasysh edhe ambiciet e Shqipërisë që sa më shpejt t’i nisë negociatat e anëtarësimit në BE, për çka stabiliteti i brendshëm politik do të jetë një kriter i domosdoshëm.

Filed Under: Analiza Tagged With: Edi Rama-Refuzon- Presidentin Meta

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT