• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUJTOJME SHQIPTAREN E MADHE, PATRIOTEN LUME M. JUKA

April 26, 2021 by dgreca

DITARI- Në Përvjetorin e Parë të ndarjes nga Jeta/

Nga Eduard M. Dilo/

Një vit më parë ndërroi jetë  Zonja Lume M. Juka, profesoreshë e nderuar, motër  në shpirt dhe bashkëpunëtorja e mike shumë e afërt e Nanës sonë dhe krejt njerëzimit, shenjtores së pavdekeshme Shen’ Teresa. 

Krejt bota shqiptare dhe Kombi ynë humbi një intelektuale dhe patriote të shquar, një grua e rrallë. Shumë nga të huajt këtu në N.Y. kur bisedonin me të, e pyesnin plot kureshtje,  gezim e dashuri:

 ” na duket sikur takuam e biseduam Nënën Teresë;  ju lutem kush jeni ju, si e keni emrin?”. 

Ajo me thjeshtesinë, butësinë,  mirësinë dhe dritën që reflektonte në ata sytë e saj plot embelsi, u përgjigjej:” Jam Shqipetare, ashtu si ishte dhe Nana Teresë, ngjaj si duket me të, se jemi nga një vend, e duke qënë për shumë kohë prane Saj kam -si duket – diçka të marrë prej Saj!”

Zoti e kish sjellë që unë të bisedoja  e takohesha shpesh, të takohem e të dëgjoj mrekullitë e dala nga zemra e kesaj Zonje,  që nuk nderon vetem Shkodrën që e lindi, por krejt Kombin tonë.                      

E kompletuar me një kulturë që e do t’a kish zili gjithkush, zotëruese e 7 -të gjuheve të huaja, ishte aq e përvuajtur  sa dhe e ditur. 

Ishte vetë MIRESIA, ashtu si ka qënë dhe  motra e saj,  Shkencëtarja Shqiptare Prof. Dr. Safete S. Juka, apo vëllezërit Burhan e Fiqiret.  

 U nda nga jeta, duke lënë mbrapa vetëm shembëll e dritë -dritesie. 

Tërë jetën ja përkushtoi me zemër e shpirt vetëm Kombit, mori pjesë kudo dhe kurdoherë në gjithë aktivitetet ku percillte dhe predikonte me urtësi e mirësi veç dashurinë e pa kufi që kish për Atdhe. 

Ishte e thjeshtë dhe tepër modeste. Kurrë nuk bëri diçka për tu dukur e rënë në sy, por veç bënte atë që ja thoshte zemra e shpirti, mbrujtur e edukuar në shtëpi vetëm me ndjennjë atdhetare. 

“ Patriotizmin dhe dashurinë për Kombin e quante detyrë, dhe nuk kërkoi shpërblim e përfitim prej tij”.  

Bota shqiptare sot është më heshtur, se ka humbur një nga të paktat intelektuale model që kishte.

Zoja Lume, në biseda më tregonte fjalë e vëllait të saj të madh, Prof Burhan M Juka. 

E folmja e saj ashtu  urtë e butë si vetëm Ajo Zonjë Engjëllore dinte të fliste më vijnë e tingëllojnë dhe sot; -thoshte vëllai im-vdekja asht gjaja ma e sigurta për çdo njeri. Gjithashtu edhe ma e thjeshta. Sejcili prej nesh do t’a përballojë.

 Por kur? e si? Kërkush se di. Kur të vijë me më 

marr, vdekjen t’eme, ju lutem, mos e bani tragjike, tue u zhytë në zi, në trishtim, në vaje- në disprim. 

Vizita ngushellimi, ceremoni, fjalime, funeral e lajmerime nëpër gazeta, televizione ose internet të mos bahen. Përse me i trazue e me i detyrue miqët e të njoftunit me thurë lavdata e fjalë të bukura përpara arkivolit t’em? …. 

Vetëm Zoti na shef e na njeh si jena me të vërtetë. Vdekja për mue asht si me shkue n’udhëtim.

Kur mos të më shofin e zanin mos të m’a ndigjojnë ma në telefon e pyesin: “Ku asht? – “iu përgjegjeni: “Ka shkue në nji udhëtim pa kthim”. Nji lajm vdekjeje asht gjithmonë trondites…. Pra, sa ma qetësisht, i vini në dijeni se un nuk jam ma në kët botë ….”

 Për ta bërë edhe më të bukur ketë perkujtim  të saj, po sjell faqe nga Ditari që kam fatin e mirë ta kem në arkivën time, dhuratë nga ajo zonjë e papërsërtëshme për familjen Dilo-Sheperi.

NGA DITARI I PROF. LUME M. JUKA PER SHENJTOREN NEN’ TERESA.                                               

Një fletore, bllok i thjeshtë – ditar i saj! 

I shkruar shumë thjeshtë , çiltër, me një shkrim të qartë e të bukur, ka shumë Hyjni, se shkruan për Shenjtoren me origjinë shqiptare, Shën’ Teresën e nderuar dhe respektuar nga mbarë njerëzimi,(po e kopjoj sipas orgjinalit):                                                

E martë , 2 Qershor 1981             

Jam në dhomën e vogel ku ka me fjetë Nana Teresa sonte.  Po Asht e vërtetë.   S’mund të ju besoj syve të mij.    Zemra më rreh me nji  gëzim e mirënjohje të pa përshkrueshme.                     

Duhet të shkruej diçka që të më mbesin, përndryeshe kam me kujtue se kam kenë andërr.        

Ode sa grimca. Nji shtrat hekuri. Nji dyshek i hollë, ma fort  jorgan se dyshek.  Shumë ma i ngushtë e ma i shkurtë se shtrati… mbulue me nji çarçaf të vjetër e nji batanie ( jamulli) të lehtë.                                    

Në mur : nji Kryq i bame me dy dega, ose dy krande të thata.   Nji lutje e shkurtën’ anën e dritares ( vue aty sigurisht nga murgeshat).                           

(Në paça kohë kam me e kopjue).                                                    

Nji drasë me katër kambë 🙁 tavolina e saj ku shkruen kur ka kohë ). 

Nji moter posa’ vuni sipër saj tashti në një gastare çfarëdohi, nji të këputun në kopshte.( kan nji kopësht të vogël. Kur mrrina të dieln m’u duk si me u kthye në Shqipni, asht i rrethuem me mure të nalta e ka dy manda mbushë me kokrra, që kanë me u pjek përsëshpejti.  Bare e drandofile. 

Në midis statuti i Bekume. 

Zogjët qetëisht cicrojne e këndojnë ).                                                  

Ça ka tjetër? 

Varë në mur nji kalendan falë prej ndokujt, e sigurisht e falë gjithashtu nji komon i vjetër me dy syza të shtrembta të cilat patjetër me mezi çilen e hapen…                    

N’kët odë flenë ndoj murgeshë ose aspirante, ose “ come and see” kujt t’i, takojë kur s’asht N. Teresa në NY.  

Simbas nji rregulli që paskan M.M. çdo muej ndërrohen dhomat: herë herë të takon me fjetë në dormitore në podrum, herë për tok, herë n’odë në vedi.              

Para se të vinte N.Teresa aty kishte fjetë Sn.Mirmala : per tokë në dyshek të hollë të cilin – ditën- e mblidhte në një qoshe.                                                           

E pashë, se mue më thanë sot me ja goditi shtratin N.T…   

U shendova përsëtepërmi: Me i godit shtratin nji Shenjtneshe Shqiptare…. M’u duk si me më dhanë Zoti nji mision pranë vendit t’em.   

Cili mund te jete?      …

Përgatiti Eduard M Dilo

Filed Under: ESSE Tagged With: 1 vjetori, Eduard M Dilo

FYTYRE E KOMBIT- GJENIU SHQIPETAR -MIT’HAT FRASHËRI

March 25, 2021 by dgreca

Nga Eduard M.Dilo/

25 Marsi është dita e përkujtimit të Mit’hat  Frashërit (Lumo Skëndo-s).      Lindi në Janinë në 25 Mars 1880, plot 141 vite më parë.Ndërroi jetë në New York në 3 Tetor 1949.

FEMIJËRIA, EDUKIMI, AKTIVITETI I TIJ

Djalë nga dera e shquar e Frashëllijve,i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hati e njohu shumë pak Babanë e tij, pasi babai ishte i burgosur dhe vdiq i ri  duke  e lënë të vogël, kështu që u rrit nën kujdesin e xhaxhallarëve, Samiut dhe Naimit.

I Ati, Abdyl Frashëri, kur u pyet para ekzekutimit, nëse dëshironte të thoshte diçka, ai është përgjigjur:- “Po, unë kam një djalë të vogël. I thoni atij se në qoftë se dëshiron të ketë bekimin tim, duhet të vazhdojë punën që unë nisa, por mjerisht nuk e çova deri në fund dhe të sillet kështu siç po sillem unë”.

Mbaroi shkëlqyeshëm gjithë  vitet e studimit që nga fillorja, në të mesme, ndërsa edukimin Akademik e mori në Stamboll, nën kujdesin e xhaxhallareve. 

Filloi të shkruante në shtypin periodik dhe me veprimtari letrare qysh në moshë të re, kur ishte 18 vjeç(1897). Botoi në atë kohë dhe e vazhdoi botimin deri në vitin 1928 të” Kalendari Kombiar”.

Ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja, perveç atyre orientale të mësuara në Stamboll, dinte  frengjisht, anglisht, gjermanisht, turqisht, italisht etj. duke botuar shumë artikuj në keto gjuhë.

 Ai bashkëpunoi me revista të huaja, të Francës, të Anglisë, të Zvicrës etj., si: “Mercure de France”, “Les peuples Libres”, “Revue Politechnique”, “Revue de Geneve”, “Le Monde”, “La Mercure Suisse”, “The New Stratesman”, “Foreing Affairs” etj.

Punoi në administraën turke në vitin 1905, dhe më pas në administratë shtetërore në Selanik, ku emërohet drejtor për punë politike të vilajetit të Selanikut.

U aktivizua në politikën shqiptare në fund të shek. XIX dhe gjysmën e parë të shek.XX.

Në vitin 1908, boton në Selanik gazetën Liria. Bashkëpunoi ngushtë me mikun e tij Kristo Luarasi.

 Më 1908, kryesoi Kongresin e Manastirit( u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i hartimit të komisionit të alfabetit, kryetar u zgjodh At Gjergj Fishta ). 

Ka patur lidhje me Bajo e Çerçiz Topullin si dhe Adem Eminin, të cilët bashkepunuan e përgatitën kongresin dhe filluan botimin e një reviste javore.

Më 1912 pjesmarrës dhe nënshkrues në Shpalljen e Pavarsisë, ishte deputet i Elbasanit, Ipekut (Gjakovës, Plavës, Gucisë) dhe Përmetit. U zgjodh Minister i Botores në qeverinë e Ismail Qemalit. 

Në ato kohë (20/1/1914),sëbashku me zotnijtë G. Cilika dhe  Taq Buda, i dërguan një letër gazetës “Përlindj’ e Shqipëniës”, ku i shkruanin: “…duam të blejmë një kalem të florinjtë dhe t’ia dhurojmë Zj. Edit Durhan për shërbimet që i ka bërë kombit tonë me shkrimet e botimet e saj”.

Më 1918 Ministër në Qeverinë e  Turhan Pasha Përmetit  dhe antar i dërgatës në Konferencën e Paqes. 

Pas largimit të Princ Vidit, të cilin e mirëpriti dhe ndihmoi në Ministrinë e Punëve të Jashtëme, u largua nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete ballkanike.

Në vitin 1916 arrestohet dhe internohet në Moldavi. Kur mbaroi Lufta e Parë Botërore, lejohet  të largohet dhe vendoset përsëri në Lozanë, Zvicër. 

Aty, ai, i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. 

Në promemorje ka deklaruar se: “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufijve në Ballkan”.

Në vitin 1920 vendoset në Amerikë ku u caktua Përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Në Gusht 1921, ai lajmëroi Lidhjen e Kombeve për barbarizmat e bëra nga Serbia në Shqiperine e veriut. 

Në  vjeshtën e tretë e të po atij viti ishte Kryetar i dërgatës Shqiptare, dhe si i tillë  protestoi në Konferencën e Ambasadorëve kundër vendimit të marrur për kufirin e Shqiperisë me Jugosllavinë. 

Ky propozoi të caktohej një komision nga të  dy palët dhe një i dërguar nga Lidhja e Kombeve në përcaktimin e kufijve. 

 Në 1923, Ai u caktua në Greqi, Ministër Fuqiplotë i Qeverisë, ku punoi me përkushtim e zotësi të rrallë.

Më 1926, Mit’hat  Frashëri hoqi dorë nga zyra në Athinë dhe ju përkushtua veprimtarisë letrare.  

Në vitin 1926-1939,  themeloi librarinë Lumo Skëndo dhe boton po në Tiranë ku hapi dhe librarinë,  Revistën “Diturija” më 1927.

Duhet përmemdur se libraria që hapi në Tiranë e kishte konceptuar si janë libraritë moderne që ka sot Evropa dhe bota e kulturuar: librari dhe bibliotekë ku studjuesit, studentët dhe lexuesit jo vetëm blenin libra por dhe lexonin dhe diskutonin për libra e mbaheshin reçesione e kritika letrare në sallën e krijuar posaçërisht për këto aktivitete. 

Libraria e Lumos kishte gjithashtu një përparësi tjetër; kishte një fond librash që lexuesi mund ta merrte me vehte për ta lexuar dhe e kthente prapë pa kurrfarë shpërblimi.

Në 4-4-1929, shkroi testamentin e Tij: “Çë kam pasuri të tundëshme ose të patundshme, libra,mobilla, karta, plaçka etj. I lë për krijimin e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE”, që të jetë një qëndër e studimevet shqiptare, të mprojë, të shvillojë,të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë “

Shkroi, hartoi si dhe shqipëroi disa vepra shkollore. Kish dashuri të madhe për librat. Ishte poliglotist dhe gjithë dijet i vuri në shërbim dhe ndriçim të kombit.

Ka rreth njëzetë vepra origjinalesi dhe me dhjetra të shqipëruara.  

Në 1939, kur u pushtua Shqipëria, ju rikthye aktivitetit politik. U bë kryetar i B.K. dhe është autor i Dekalogut. 

Merr pjesë në Marrveshjen e Mukjes 1943.

Ai shkriu gjithë pasurinë për të  pasuruar e ndriçuar Kombin.        

Dashuria e tij ishte shumë e madhe për Atdheun dhe Librin. Atyre ua kushtoi jetën.

Vdes në New York në 3 Tetor 1949, nga -atak kardiak-.          

VEPRAT LETRARE TË TIJ: 

    **************

Ka përdorur pseudonime Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka si dhe në botime të ndryshme Ismail Malosmani. 

-1897 boton”Kalendari Kombëtar”

-1901, ka shkruar jetshkrimin për Naim Frashërin.

Ka shkruar novelat “Hi dhe Shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të titulluar:” Pritmi i Shqipërisë “, ese’ socialpolitike dhe etnike” Plagët tona, (1924)

Ka botuar vepra në frëngjisht :

-“L’affaire de l’Epire”, “La population de l’Epire”(1915).

-“Les Albanais chez eux et a la  l’Etranger”,

“Albanis er Slaves”(1919).

Eshtë marrë me përkthime:

-“ Guillaume Tell” të Lamartine (1898).

-“Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofman-(1900).

-“Robinson Crusoe” e Defo( 1909)

-“Psikologjia e edukatës” e G. LeBon(1923)

Rreth 40.000 vëllime të bibliotekës së Lumo Skëndos ruhen dhe janë pjesë e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. 

  I dekuruar e cilësuar “Nderi i Kombit, “Babai i Shqiptarizmës”,“Shërbetori i Shqipërisë”, është  një Flamur i qëndisur me mall lirije, psherëtimë robërije, me shkabën mbi tise gjaku, me gjak ndër zemra shkabash.  

Flamur -Komb që  kërkon të vërë në vënd padrejtësitë  që i janë bërë kombit tonë, nëpër shekuj, në gjurma gjaku, gjurmë historie. 

Një Flamur Liri që çel sy, hap gojë e puth me rreze dielli agimin që fillon ditën, ditën që nis jetën, pa ndrizat e hekurta të  tiranit ” e të tiranve të tiranisë.       

  Ai zbriti në Vlorë bashkë  me Flamur! 

E lidhi jetën krejt me Atdheun, Kombin që e deshi më shumë se jetën e vet.                                  Nuk ka ngjarje me rëndesi Kombëtare të asaj kohe që të mos dëgjohej fjala e mendimi i Tij ideal. 

Ndoqi me besnikëri e përpikmeri rrugën e të Atit,(Abdyl Frashërit), të  Xhaxhallarëve( Sami dhe Naim Frashëri)dhe eci shumë më shumë e më lart se Ata. 

Ju zbardhën flokët mes librarash, mes dishepujsh, mes vuajtjesh e sakrificash pa u ankuar kurrë; kurdoherë parimi i tij ishte: -jemi lindur shqiptarë, duhet të punojmë vetëm  për të, duhet të përkushtohemi deri në flijim të çështjes kombëtare.  

  “Mit’hat Frashëri i madh që ne përkujtojmë sot, kur fliste të jepte zemër, të frymëzonte, të idealizonte, dhe kur shikoje që  ishte pranë  Tij, ai dukej më i bukur, më i mrekullueshëm! “         

Në Paris, kur u shpall Komiteti Kombetar ” Shqipëria e Lire”, një korespodent, ndërsa po merrte shënime mbi jetën e Presidentit( Mit’hat Frashëri-t),  e pyeti:” Çfarë ishit më 1939?”…, Mit’hat  Frashëri u -përgjigj-” Isha vetëm Shqiptar” Dhe  u shua  vetëm Shqiptar…, vetëm Shqiptar-“.        

      Ai u largua nga Atdheu jo për t’ju shmangur rrezikut komunist, por për të vazhduar luftën për liri të  Atdheut të robëruar nga kundershtaret e tij që do  skllavëronin vëndin.    

Ishte shumë i matur dhe i arsyeshëm, ishte i durueshëm në vuajtje dhe mjerimet që  i binin dita-ditës mbi fatet e Atdheut. 

Ishte një personalitet i madh. 

Mit’hati është  një shkemb që nuk lëviz.

 ” Ai pra nuk është një Patriot i madh; Ai është “PATRIOTI”,  Ai nuk ishte i guximshëm, por ishte “GUXIMI”, Ai nuk ishte siç thuhet për dikë “Çfarë  njeriu”, por Ai ishte “NJERIU” !”     

Mit’hat Frashëri, i cilësuar ndryshe dhe “FYTYR  E KOMBIT” ende po i mungon Atij.

Mit’hat Frashëri është i pavdekshëm se shqiptarët e vërtetë e kanë në zemër, dhe Ai : -Ja! ecën në stuhi/ e në tufan e bor’  e shi, / Fytyrë tretur, pa zë / Si sot, si mot, si gjithnjë …”.   

Dhe vazhdon poeti dhe patrioti Bardhyl Pogoni:                                                   

” Shndrit Fytyra jote,/ Fatlum, O Lumo, Drita jote/ Ti Frym e fundit Frashelli / Vakëf për ne,  për Shqipëri!”

BIBLIOGRAFI: 

-GAZETA  FLAMURI

-WIKIPEDIA

-FYTYR E KOMBIT( B.Pogoni) 

Filed Under: Histori Tagged With: Eduard M Dilo, Mithat Frasheri

DESHMORET E GERHOTIT, DESHMORE TE KOMBIT

September 14, 2020 by dgreca

NGA EDUARD M DILO-

Eshte fatkeqesi e madhe qe ne historine tone shekullore, tradhetia per njeri-tjetrin na ka shoqeruar hap mbas hapi.

E tradhetuan Gjergj Kastriotin, tradhetuan e tradhetuan tere keto kohe te historise sone  Kombetare, edhe Familjen Jashari ne ditet tona e masakroi tradhetia…

Kesaj tradhetie nuk mund ti shpetonte dhe masakra e kryer ne Gerhot te Gjirokastres ate 14 shtator 1943, ku  u vra fale pabesise  se komunisteve dhe Trimi i Trimave”

i pa vdekeshmi Hysni Lepenica.

“Sa here sjellim ndermend gjakun e deshmoreve te Ballit Kombetar, ku ne te eshte shkruar ideali  Kombetar i Shqiperise Etnike, na del ne cdo hap nga nje fytyre Heroi, 

heronj qe ngrihen te gjalle e nuk i tret dheu se akoma Shqiperia jone, nuk eshte “Shqiperi e lire, per Shqiptare te lire”.

Fale tradhetise, pabesise te se pabeseve  u krye masakra ne Gerhot, ku ne balle te trimave printe Hysni Lepenica, ai Hysni shpirt ushqyer me vetetime e gjemim topash

qe nga lufta heroike e Vlores,kur ish djale i njome, ne ate kohe kur Labi i hovshem hapte brucen permbi tela si krah shqiponje. 

Hysni Lepenica, ushtar i betuar dhe i vendosur per Kombin, nuk i leshoi kurre armet nga dora, por luftoi me trimeri te pa shoqe.

Ai luftoi me pas kunder roberise se brendeshme, kunder  padrejtesive shoqerore dhekerkoi per popullin shqiptar kushte  te reja jetese”. 

Kur Balli Kombetar leshoi kushtrimin “Bini burra, per Liri”,kush valle do pergjigjej me shpejt kesaj thirrjeje se Hysni Lepenica,

kush do te ishte me i gatshem  se Ai, qe i-u ndes flake nder dej kujtimi i 1920-tes?

“Ketu jam” tha “Trimi mbi trima” dhe bota Shqipetare e degjoi ne mal te Gjormit, dhe armiku e pa te Ura se kush ishte Shqipe e Lepenices. 

Me nje grusht burrash qe nuk kishin e c’te vinin perpara tankeve vec eshtren e kraharorit, theu e shpartalloi kollona te motorizuara, ne Gjorm, ne Greshice, ne Ruzhdije, ne Dukat e Vajze te Vlores, 

duke ngritur lart emrin e armeve Shqiptare, emrin e Ballit Kombetar.

Ishte nje stateg i lindur, nje luftetar i pa epur, nje Hero. Kudo ku udhehiqte Ai, fitorja ishte e sigurt. Komunistet e pa bese nuk mund ti afroheshin.

Ne vjeshten e 1943, e pikerisht me 14 shtator, tek sulmoi me hov ushtrine fashiste, u vra pabesisht, me 36 shoke e komandante cetash bashke me Nano Gjonin e Picarit.

Keta ishin lulja e rinise se Ballit Kombetar. Po si u vrane?  Duke mos u trembur, po sulmuar si shqiponja, gjersa kercyen brenda ne oborr te kazermes, ashtu sic ish hedhur ne gryke te topave Selam Musai dikur.

Hysni Lepenica, Komandant i Pergjithshem i Ballit Kombetar eshte nje legjende e gjalle qe tregoi trimeri te pa shok, ndaj populli e perjetoi ne kenge. 

Ai i tmerron te kuqte edhe aty ku prehet, ndaj Ai sebashku me gjithe Deshmoret e Ballit Kombetar, sikur nuk jane bij Shqiperie, shikohen si te huaj. 

Lavdi Deshmoreve te Ballit Kombetar! Lavdi Deshmoreve te Kombit!

Filed Under: Komente Tagged With: Deshmoret e Gerhotit, Eduard M Dilo

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT