• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

28 VJET NGA DALJA E GAZETËS “EGNATIA” NË ATHINË

April 10, 2021 by dgreca

Nga KOLEC P. TRABOINI/

Themelues i “Egnatias”, e para gazetë në gjuhën shqipe në Greqi/

10 prill 1993 – 10 prill 2021-E shpërndamë atë pasdite në sheshin “Omonia” të Athinës, atje ku mblidheshin shqiptarët. Nuk po i besonin syve. Gazetë në gjuhën shqipe. Shtypur në Athinë. Gazeta jonë, e emigrantëve shqiptarë. Ato fytyra të argasura, ato shpirta të tunduar e munduar, të djegur nga malli për pak Shqipëri, u gëzoheshin gërmave shqipe.

Një prej çasteve më emocionante të jetës sime në emigracion.

Ne ishim këtu. Ne nuk kishim humbur. Nuk ishim siç na cilësonin me urrejtje në lajmet, vrasës e hajdutë. Ne kishim një pamje tjetër, atë që i pavdekshmi Aristidh P. Kola do ta citonte në një shkrim në revistën e vet “Arvanon”, “Ana tjetër e medaljes së emigrantëve shqiptarë.” E kjo ishte kultura, dija, vetëdija dhe krenaria kombëtare. 

Ne ishim këtu, larg Atdheut, por nuk kishim humbur.

Dalja e një gazete në shqip, në Greqi, dhe shpërndarja e saj ishte një ngjarje kaq befasuese dhe e papritur në rradhët ë emigracionit shqiptar, saqë shumëkush nuk e besonte se ishte botuar nga vetë emigrantët, dhe aq më tepër, se ishte shtypur në Athinë.

Emigrantët, në faqet e saj lexonin për hallet dhe problemet e tyre dhe e kuptuan se në kushtet e një indiference totale, si të shtetit shqiptar, ashtu dhe të shtetit ku punonin si argatë me gjysëm pagese, tashmë do të kishte një organ që do të fliste në emër të tyre,që do t’u qante hallet, e ku do të lexonin lajme dhe informacione nga Atdheu në gjuhën amtare.

Gazeta “Egnatia” nuk i gënjeu kurrë shpresat e lexuesve të vet se ajo do të bënte një luftë të jashtëzakonshme për të mbrojtur dinjitetin e emigrantit shqiptarë, fytyra e të cilit, nën influencën e propagandës së shfrenuar të masmendias, ishte kthyer në një sinonim të së keqes, dhunës, egërsisë, veseve të liga, pabesisë dhe krimit.

Mjafton të kujtoj se, në të parën natë të Vitit të Ri (1992), që festonim jashtë Atdheut, shqiptarët emigrantë anë e mbanë Greqisë, në vend që të gëzonin që jetonin në një botë të lirë, do të përjetonin një tmerr të padëgjuar kurrë në jetën e tyre. Programet e Televizioneve greke e kishin ndërprerë programin e argëtimit, dhe për pothuajse një orë, do të merreshin me një aksion blic policie në disa fshatra e në lagje të Athinës për të kapur shqiptarët. Kronika jepej direkt nga terreni, madje here pas here shkëputej programi e kthehej sërish, pasi komentatori thoshte “pa të shohim ç’të reja kemi nga aksioni për kapjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptare – alvanos metanastis”. Dukej që çdo gjë ishte e para përgatitur për një gjueti spektakolare raciste antishqiptare.Ishte tronditëse dhe e paimagjinueshme. Ky refren do të vazhdonte, jo me ditë, por me vite, deri në absurditete te të tilla me ngjyra shqiptarofobie e të shpikura nga klika Micotaqi, (të aplikuara me oreks edhe nga Papandreistët pasokxhi),si famëkeqet aksione çnjerëzore në rang kombëtar dhe me emër fyes e përbuzës “Skupa ja ton alvanus” – fshesë për shqiptarët. Këtu duhet gjetur shkaku se përse u prit me aq dashuri e shpresë gazeta” Emigranti – Egnatia”.

Ajo gazetë e vogël modeste me emrin “Emigranti”, që në fillimet e veta u prit me urrejtje nga disa renegatët shqiptarë, që ishin inkuadruar në shoqata antishqiptare vorioepirote,veçmas një shoqatë famëkeqe voriopepirote e himariotëve, e cila arriti deri atje sa, kur e panë që nuk po arrinin ta fusnin nën kontroll gazetën, gjetën rrugën e tradhëtisë duke e spiunuar botuesin në policinë greke, e cila nuk vonoi të trokasë në shtëpinë ku ai banonte duke sjelle frikë tek fëmijët e tij të vegjël që ishin vetëm në shtëpi. Por, pavarësisht nga vështirësitë dhe pengesat, gazeta arriti që me një forcë të jashtëzakonshme shprehëse të jepte kontribut për të thyer konceptet antishqiptare të masmedias greke, të televizionit dhe gazetave.

Gazeta arriti të rrokë vëmendjen dhe kureshtjen e vëllezërve tanë të një gjaku, arvanitasve anë e mbanë Greqisë, të cilët nisën ta blejnë gazetën me dëshirën që të mësonin e të lexonin shqip. I paharruari Aristidh Kola, studiues e personalitet imadh, ish president i Arvanitasve të Greqisë, gëzohej për çdo perparim apo sukses i emigrantëve shqiptarë që i quante hapur vellezër. Ngrohtësia e përkrahjae tij ishte një stimul i jashtëkonshëm që të mos hiqeshim nga udha që kishim nisur. Gazeta arriti të ketë influencë pozitive edhe në rradhët e shkrimtarëve dhe artistëve greke, shkrimtari Kosta Valeta, aktorja Mimi Dennisi, shkrimtari G.Jiakumis, poetja Leta Kucohera, e plot të tjerë, të cilët e përshëndetën ngrohtësisht veprimtarinë intelektualedhe krijuese të emigrantëve shqiptarë.”Egnatia” mbrojti me këmbëngulje interesat e emigrantëve shqiptarë, që hiqnin të zitë e ullirit nëpër tërë hapësirën greke. Në faqet e saj gjen ngjarje rrënqethëse dhe të rënda që pësonin emigrantët, dukeu bërë kështu një kronikë e gjallë e fateve njerëzore. Ajo ushqeu tek bashkatdhetarët në mërgim dashurinë për Atdheun, nëpërmjet lajmeve e shkrimeve të ndryshme ajo paraqiste gjendjen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Gazeta botonte në faqet e saj edhe materiale në gjuhën greke mbi zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe analiza estatistika nga zhvillimet ekonomike në Bashkimin Europian, ndaj të cilit Shqipëria mbante një qëndrim inspirues me dëshirën për t’u inkuadruar në rradhëte saj. Në faqen e parë, gazeta kishte të vendosur flamurin e Bashkimit Europian me shprehjen “Drejt Europës”. 

Mirënjohje për shkrimtarin që nuk jeton më, Spiro Xhai, qe edhe pse qe minoritar dhe kishte shtetësi greke, na dha një ndihmë të pakursyer për daljen e numurit të parë.

Filed Under: Histori Tagged With: 28 Vjet, Egnatia, Kolec Traboini

Egnatia, një mundësi tjetër për turizmin shqiptar

August 12, 2015 by dgreca

TIRANË, 12 Gusht / Nga Nikolla Lena/ – Agjencia Kombëtare e Bregdetit bën të ditur se nga data 18 deri në 31 gusht, në bashkëpunim me Universitetin e Venecias, do të ndërmarrë të parin udhëtim në gjurmët e rrugës antike, Via Egnatia.
Ky udhëtim i paraprin një projekti ambicioz për shndërrimin e kësaj rruge të vjetër, në një produkt të mirëfilltë turistik.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare thotë se “çdo ditë, për katër javë do të sjellim imazhe dhe shënime nga ky udhëtim, duke shpresuar se shumë shpejt Via Egnatia, e cila dikur lidhte Romën me Kostandinopojën, Orientin me Oksidentin, do të jetë një mundësi e madhe në zhvillimin e turizmit rural nëpërmjet udhëtimeve kulturore, shpirtërore, religjioze, artit, filozofisë, teatrit e kulinarisë”, shprehet Tare.
Kjo do të ishte një tjetër mundësi që i shtohet mundësive të egnatiashumta të vendit tonë për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj si dhe për ta parë këtë rast si një burim për ekonominë e vendit.(Sipas ATSH)

Filed Under: Histori Tagged With: Egnatia, një mundësi tjetër, për turizmin shqiptar

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT