Shkruan: Av. Gëzim Allaraj*/
Kryetar i Unionit te Juristeve te Pavarur te Shqipërisë/
Disa politikane dhe persona me ndikim publik po na e prezantojnë Reformën ne Drejtësi si shpëtim nga korrupsioni ne sistemin gjyqësor pas miratimit te saj nëse do te ndodhe. Njerëzit e thjeshte dhe jo vetëm por një opinion publik me i gjere po e besojnë si te vërtete këtë ,ndaj nuk ngurojnë te jene pro miratimit te saj ,por gjithashtu edhe njerëzit e thjeshte shume prej tyre janë mosbesues ne lidhje me eliminimin e korrupsionit pas miratimit te saj me këtë projekt te propozuar.
Po deputetet qe u kërkohet me ngulm vota për miratimin e saj a e kane bindjen se miratimi i këtij projekti do ta eliminojë korrupsionin?
Kjo është çështja me e paket për te cilën i kemi dëgjuar te flasin ose thuajse fare prandaj, kane detyrimin kushtetues te flasin publikisht për këtë problem, pra te japin bindjen e tyre te argumentuar dhe publikisht si detyrim ndaj qytetareve dhe votuesve për te justifikuar votën pro apo kundër Reformës ne Drejtësi.
Po profesionistet, shoqëria civile (kur them shoqëria civile e kam fjalën për ato profesionale me anëtarësi juriste) a janë shprehur publikisht për këtë pike, pra nëse projekti i propozuar e eliminon korrupsionin apo jo?
Ne përgjithësi ka patur heshtje te gjyqtareve dhe prokuroreve, për shkak se janë me ose pa hir nen presion publik e politik. Ndërsa shoqëria civile mbi baze profesionale juristet kane shprehur opinionet e tyre vetëm publike pa tjetër pro eliminimit te fenomeneve te këqija ne sistemin e drejtësisë.
Kështu Unioni i Juristeve te Pavarur e ka shprehur publikisht se projekti i propozuar është i pamjaftueshëm dhe nuk i eliminon fenomenet e këqija ne gjyqësor. Dhe ne fakt projekti i eksperteve vendas si i vetmi projekt
(si “me i miri” me qe s’ka tjetër, sepse nuk duan te këtë, por do te këtë tjetër) dhe projekt-opinioni i Komisionit te Venecias mbi te a i eliminon fenomenet e këqija ne sistemin e drejtësisë?
Korrupsioni patjetër qe kryeson listën e fenomeneve te këqija ne sistemin e drejtësisë mjaft i përhapur dhe ne ditët qe flitet kaq shume për Reformën ne Drejtësi. Kemi pare gjate kësaj kohe arrestime te bujshme dhe pafajësi speciale sidomos aty ku abuzimi shtetëror është me i madh. Por korrupsioni për te shkuar tek qëllimi arrihet nëpërmjet ndikimit njerëzor ne përgjithësi qe mund te ndahet nëpërmjet ndikimit njerëzor me ane te parasë, nëpërmjet pushtetit dhe ndikimeve te tjera duke devijuar dhënien e drejtësisë te vërtete për palët ne proces. Por a bën te mundur projekti i propozuar një gjë te tille. Absolutisht jo. Ne këtë projekt nuk gjendet asnjë element te heqjes madje as kufizimit te mundësisë objektive te ndikimit njerëzor ne vendimmarrjen gjyqësore apo te përjashtoje mundësinë objektive te mos ndikimit te vete gjyqtareve.
Pra është shume e qarte se vetëm përjashtimi i mundësisë objektivisht për te mos ndikuar dhe për te mos qene i ndikuar (gjyqtaret) mund te çojë ne një paanësi objektive dhe mund te merret një drejtësi distributive e vërtete për çdo njeri pra arrihet tek parimi themelor universal dhe kushtetues i njeriut, te gjithë te barabarte para ligjit. Qe këtë problem nuk e zgjidh aspak projekti i propozuar është shume e qarte, prandaj për te shkuar tek kjo drejtësi e vërtetë nëpërmjet mos ndikimit qe garanton një paanësi objektive ne vendimmarrjen gjyqësore duhet patjetër mekanizmi ligjor qe te çon tek kjo gjë. Projekti aktual nuk e ka këtë mekanizëm ligjor madje nuk ka asnjë pike takimi me këtë mekanizëm ligjor qe garanton paanësi objektive ne vendimmarrjen gjyqësore qe te çon tek drejtësia e vërtetë. Një mekanizëm ligjor qe eliminon çdo lloj ndikimi mbi gjyqësorin eliminon plotësisht korrupsionin, garanton një paanësi objektive dhe rezultati i përfituar do te jete një drejtësi e vërtetë. Po fenomenet e tjera? Korporativizmi dhe pavarësia?
Çfarë zgjidhje ofron projekti i propozuar mbi korporativizmin dhe pavarësinë? Pra nëse eliminuan mundësinë për korrupsion a mund te kemi vendime te padrejta? Por vendimet e padrejta vijnë edhe nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria gjate procesit dhe vendimmarrjes gjyqësore.
Nëse eliminohet korrupsioni vendimet e padrejta do te jene shume te pakta dhe ne këto vendime është shume e lehte konstatimi i paaftësisë profesionale apo papërgjegjshmërisë ne vendimmarrje. Si mund te zgjidhet ky problem? Këtu lind e domosdoshme te këtë një institucion te larte kontrolli qe do te vlerësoje punën e gjyqtareve dhe ndëshkimin e tyre për paaftësinë profesionale apo papërgjegjshmëritë nëpërmjet vendimeve te dhëna. Pra ndëshkime për vendimet e padrejta për shkak te paaftësisë apo papërgjegjshmërisë. Ndëshkimi mund te behet vetëm atëherë kur është eliminuar korporativizmi gjyqësor. Sistemi ne fuqi e ka te theksuar mbajtjen ne detyre nëpërmjet mbrojtjes qe u behet gjyqtareve nga KLD. Projekti i propozuar gjithashtu nuk e zgjidh fenomenin e korporativizmit. Formula e propozuar me 11 anëtare nga te cilët 6 gjyqtare nuk bën asgjë tjetër vetëm le ne fuqi fenomenin ne emër te te ashtuquajturit pavarësi te pushtetit gjyqësor.
Por kur vjen problemi tek pavarësia behet fjale për pavarësi ndaj pushteteve te tjera dhe jo ndaj ligjit apo një organi te pavarur kushtetues me burim sovranin. Pra raporti mes mekanizmit ligjor qe garanton paanësi objektive duke eliminuar korrupsionin është diçka objektive detyruese ndërsa organi i larte kontrollues ka vullnet subjektiv ndaj duhet te këtë personalitete me aftësi e integritet te larte duke gjetur një formule ku te eliminohet korporativizmi gjyqësor e ne përgjithësi ne sistemin e drejtësisë.
Nga sa kam argumentuar me lart është e qarte për partitë politike mazhorance-opozite, janë dakord me projektin e propozuar pasi fenomenet do te mbeten ne fuqi si deri me tani dhe do t’ia dalin nëpërmjet ndikimit ne gjyqësor. Partitë politike bien dakord për projektin ne përgjithësi por kane mosdakordesi. E gjithë kjo vjen pasi duan te kenë kontroll mbi organet e larta te pushtetit gjyqësor por mes tyre ka dallime. Opozita do te këtë pjesën e saj kontrolluese mbi pushtetin gjyqësor nëpërmjet emërimeve ndërsa mazhoranca ne emër te “pavarësisë”, kërkon te kontrolloje gjithë pushtetin gjyqësor. Dikush mendon se do te krijohet prokuroria speciale antikorrupsion dhe do te vendoset rregulli dhe drejtësia. Kjo nuk mjafton aspak madje s’do te këtë asnjë efekt nëse nuk eliminohen fenomenet e këqija siç kam argumentuar gjate këtij shkrimi. Nëse prokuroria speciale do te arrestoje zyrtare te larte për korrupsion nuk do te ketë sukses nëse ne sistemin gjyqësor nuk janë garantuar pavarësia, te jete eliminuar korporativizmi dhe mbi te gjitha te jete garantuar paanësia objektive pra eliminimi i korrupsionit plotësisht. Vetëm atëherë do te kemi një prokurori speciale efektive ndaj zyrtareve te larte por edhe çdo qytetar do te marre drejtësi te vërtete, nëse jo do te kemi përsëri pafajësi speciale për zyrtaret e larte e padrejtësi te përhapur si deri me tani. Por me te vetmen gjë për te cilën mund te biem dakord me projektin e propozuar është vetingu pra ajo pjese qe ka te beje me pasurinë e subjekteve te përcaktuara dhe është totalisht e papranueshme madje marrëzi testimi profesional përveçse vlerësimit te tyre mbi bazën e vendimeve qe kane dhënë nga një organ i larte kontrollues dhe vlerësues ne te cilin është eliminuar korporativizmi gjyqësor qe te beje ndëshkimet përkatëse. Persa i përket vetingut mbi kontrollin e pasurisë kjo domosdoshmërisht kërkon bashkëpunim ndërkombëtar por gjithsesi edhe ky kontroll dhe institucioni kontrollues do te dështojnë dhe ka subjektivizëm si deri me tani ILKPD-ja dhe ajo qe zgjidh ne mënyre objektive dhe përfundimisht është eliminimi plotësisht i mundësisë për korrupsion nëpërmjet paanësisë objektive qe siç e kam theksuar ekziston mundësia dhe projekti objektivisht, ne te kundërt gjyqtaret e prokuroret do ti mbyllin shkeljet po me ndikim tek ky institucion kontrolli pra spiralja e korrupsionit do te vazhdoje.
Përfundimisht me plote bindje them se projekti i propozuar nuk eliminon fenomenet e këqija ne gjyqësor. Nëse prokuroret do te quhen magjistratë apo KLD do te quhet KLGJ kjo s’ka pike rëndësie. Përsëri qytetaret do te enden ne kërkim te drejtësisë, korrupsioni do te vazhdoje, krimi nuk do te ndëshkohet te paprekshmit do te jene po ato.
Projekt-Opinioni i Venecias si opinioni mbi projektin e eksperteve vendas nuk i zgjidhin aspak problemet e drejtësisë ne vendin tone. Pra reforma ne drejtësi nuk është asgjë tjetër veçse një manipulim publik. Për te zgjidhur problemet e drejtësisë për te eliminuar fenomenet e këqija ne gjyqësor e ne përgjithësi ne sistemin e drejtësisë duhet orientuar e kërkuar konkurrencë projektesh ku te përzgjidhet projekti me i mire ai qe eliminon fenomenet e këqija ne sistemin e drejtësisë qe bën te mundur eliminimin e fenomeneve te këqija ne pushtetet e tjera pra ne çon tek konsolidimi i shtetit te se drejtës.
Pas kësaj konkurrencë projektesh për projektin fitues ndoshta Komisioni i Venecias do te thoshte ky është i duhuri për vendin tuaj për te shkuar tek drejtësia e vërtete.
Kush pengon konkurrencën e lire dhe demokratike është pengese për zhvillimin demokratik te shoqërisë e shtetit.
Konkurrenca e lire dhe demokratike e ka çuar shoqërinë njerëzore ne zhvillim.
*Falenderojme avokatin qe e dergoi shkrimin per Gazeten Dielli