• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ELIVERTA KANINA ”NDEZ QIRINJ PENGJESH”

November 13, 2016 by dgreca

Nga Sokol Demaku/Me një art të pastër të brendësisë shqpirtërore dhe me një botë të nduardurt të vargut të saj lirik poetja Eliverta Kanina na vjen me përmbledhjen e saj të tretë poetike të radhës “Ndez qirinj pengjesh” e cila përmbledhje ngërthen në vete vargje nga më të zgjedhurat nga llojllojshmeria e tyre duke fillau nga ato idilike të cilat janë aq bukur të thurura e ku zënë vendin themltar në vargëtim poetik të Elivertës, por duke mos anashkaluar edhe  lëngun e fnatzisë se saj poetike.

eli-kanina

     Me një përshkrim të relaitetit jetësor, atij realiteti në të cilin ajo jetonë pra edhe vet autorja e buqetës poetik  “Ndez qirinj pengjesh”  kemi vargun e saj i cili paraqet jetën në format e saj me të buta por edhe me të ashpra të jetës bashkëkohore.

Nga ajo që prezentohet në këtë libër, kuptojmë se Eliverta shkruan me ndjenjën personale duke prezentua ate çka ajo ka në shpirt, ate  çka  ajo ndjen dhe ndesh në perditshmërine e saj.

Vёllimi poetik i “Ndez qirinj pengjesh” i Eliverta Kanina ёshtё një sintezё e qartë e ndjenjave poetike, ndjenjave shpirtërore tё rradhitura nё vargje tё thurura bukur, të imagjinatës së saj tё cilat shprehin botёn shpirtërore tё gruas poete, me forcёn, aftёsitё, dinjitetin dhe personalitetin e saj, me plot entusiazëm për jetën, për të ardhmen, por edhe nganjëherë deshprim dhe pesimizëm në jetë.

Me një art të brendësisë shpirtërore, me metaforën e saj të qelluar, i jep kontrast jetës i fal nota muzikore vargut dhe fjalën e thjeshtë e benë të bukurë. Ëndërra është ajo që e mban gjallë shpirtin. Janë vargje të cilat shprehin ndjenjat e brendshme shpirtërore të një realiteti të sotëm bashkëkohor në vendin tonë si tek poezia “Kaprico pranverore” kur autorja thotë :

Sesi ishim sot

Të brishtë, të pasiguritë, të cuditshëm

Nervozë përpiqnim buzët

Në vend të puthjeve, zenka celnim

donim të lidhnim vështrimet  

nai vriste sytë dielli… 

Ky vëllim me lirika malli dhe dashurie, vuajtje, vjen si pasqyrë e artit krijues të autores, ku e përballë me lexuesin ndjenjën dhe dëshirën për jetën. Krijimet ndërthuren me ndjenjën e shpirtit për jetën, sepse jetës i gëzohen të gjithë, jetën e duan të gjithë dhe s enjeriu ndjehet mirë dhe bukur kur jeton jetën. Këtë më së miri e pasyron Eliverta në poezinë e saj “Jo vetëm pemët celin” kur thotë:

Sa ditë bukur kjo e sotmja!

Jo vetëm njerëzit, por edhe teshat i gëzohen

Gjithkënd ka nxjerrë jashtë nga shtëpia

Të ndjehet bukur në dritën e saj

Kjo ditë më diell.

Eliverta më këmbëngultësin e saj dhe me aftësin e saj tashmë prej një krijuesje që jep aq shumë nga vetja në krijimtari arrin të befasoj lexuesin e saj me krijimet e saja artistike në këtë përmbledhje poetike kur tek poezia e saj “Autoportret”thotë:

Kam moshën e vajzës time

Fytyrën e saj të nurtë

Me sytë e katër të djalit

Shoh e mas horizontet

E sigurtë…

Nëse njeriu do bënë një rrugëtim në retrospektiv në buqetën peotike, “Ndez qirinj pengjesh” të Eliverta Kanina lexuesi bënë një ecje në kohën në të cilën poetja eci cdo ditë nëpër ato ecjet vetanake, më të cilat mundi të shoh, të ndjej dhe të vlerësoj qeshtje themelore të jetës së njeriut, në situata dhe kushte jetese të ndryshme. Në vagun e saj ai ka rezervuar një hapësirë të gjerë, të jetës me baticat dhe zbaticat në skenat e përditshmërisë sonë. Kur ajo thotë tek poezia “Urrejtje qiellore”:

O qiell i errët, i mbullur

Si poadron më rri përsipër

Si ai, edhe unë më të errta veshur

Njëri tjetrit i kërcënohemi inatcinj

Mëritat duke shprehur heshtur…

Ose tek poezia “Kanuni i fiqve”ku autorja thotë:

Mos e prek fikun  me qumsht

T´prisah buzët

Kur piqen

Cahen katërsh nga dhimbjet

sa ndjellin kafshimet

emelsohen kur rreken

sa me dorë nuk preken

bien në tokë

mrekulli e embëlsisë shkuar kot

c`mekate në këtë botë

eh, femrat, fat fiku.

 

Ndjena e shfaqur nuk pasqyron vetëm dashurinë, ajo ngreh  në lartësi  përjetimin si objektiv të asaj periudhe e cila ruhet thellë në shpirt me të gjitha dallgët e pengesat e përjetuar, ajo kohë e cila ndoshta ishte paksa jo e zakontë. Sikur te poezia „Simfonia e nusepashkës”

Buzëqeshur më ndjellin

Të më mbajnë në pëllëmbë të dorës

Të më këndojnë këngën

Për dasmën

Me burrin „prej gjasme”

-nusepashkë fluturo…

Fluturova, bëra një zgjidhje

Në pëllëmbën e mallit gjethe.

 

Një mall, një nostalgji për një kohë të kaluar, për një kohë rinore, për një jetë sa idilike, një jetë me plotë perjetime zjarri dashurie. Me ate, mundohet të ngrihet mbi ëndrrat e ato ti bejë realitet. Ajo hyn në palcën e ndjenjave përmes vargut të saj idilik dhe del më një forcë që asaj i duhet njeriut dashuria që t`i ndiorcoj rrugën më tej. Këtë lexuesi do e përjetoj tek poezia “Prometu im”klur autorja thotë:

Ai erdhi drejt meje me një hu që i digjej në dore¨

Më ndezi në bebëzat e syve flakën

Prushin ma shkundi mbi tulin e buzëve

Hrin e hodhi mbi gjinjtë a hepuar

Në gushë, nën krahë, mes mkofshëve

Thëngjinj më vuri.

……………………………………

U shndërrova nëpishtar

Dashuria në dorë më mban

I ndircoj rrugën.

 

Jeta jonë është e mbushur me befasi, është një histori në vete, është një sprovë, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë në jetë sepse atëherë edhe jeta humbë qëllimin.

Por është shumë inetersant se në filozofinë e vargut të Elivertës na paraqitet edhe besimi dhe  mos besimi në Zot, ajo ndjenja ndaj tij, pesimizmi ndaj tij dhe ndaj asaj që ndodhë në meset tona në kohën në të cilën jetojmë, por edhe adhurimi ndaj tij, një ndjenjë e thellë konsiderate ndaj krijuesit të botës e këtë e thekson në vjreshën e saj më simbolike më së miri e përshkruan tek poezia „Profilkasi”.

O zot

Kur të bësh dashuri me mua

Vendos prezeravtivin

Se s`dua t`pjell zotër të tjerë kësaj Toke

Le të mbetesh ti, i vetmi

E meriotn kjo tokë dreqërish…

Eliverta Kanina  është shumë produktive në vargëtim dhe në vjershat e saj kanë në vete një folozofi e cila lexueisn e bënë që të ngarendi nëlexim pa nderpreje.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Eliverta Kanina, Qirinj pengjesh, Sokol Demaku

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT