• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA NDEROI PERSONALITETE TË SHQUARA SHQIPTARE, VEPRIMTARË E BAMIRËS

September 20, 2021 by s p

Sokol Paja

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra nderoi me vlerësimin më të lartë “Mirënjohja e Artë” në një ceremoni madhështore personalitete të shquara shqiptare, bamirës, kontributorë e mbështetës të Vatrës, të gazetës Dielli dhe kauzave të rëndësishme e specifike për shoqërinë dhe shtetin shqiptar. Në praninë e dhjetëra pjesëmarrësve, familjarë, miq, dashamirës, media e personalitete të spikatura në New York ishin prezentë në ceremoninë e veçantë që Vatra organizoi si shënjë respekti, vlerësimi dhe nderimi për këto figura të shquara dhe kauzat që ata përfaqësojnë. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra nderoi me vlerësimin më të lartë “Mirënjohja e Artë”: YLBER A. DAUTI, ESQ – For Outstanding Achivements in the Field ofvLaw and For your Contribution and support of “DIELLI” Newspaper. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra nderoi me vlerësimin më të lartë “Mirënjohja e Artë”: Z. QERIM BAJRAM HAXHIU- Për kontributin e jashtzakonshëm për çështjen kombëtare jashtë atdheut, për ruajtjen e identitetit shqiptar në ruajtjen e gjuhës shqipe, për mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë, për lidhjet me Vatrën dhe Gazetën “Dielli”. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra nderoi me vlerësimin më të lartë “Mirënjohja e Artë”: ZNJ. GENTIANA (MARA) SULA – Për kontributin e dhënë në krye të Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit në zbardhjen e krimeve të komunizmit; zbulimin dhe evidentimin e krimeve të diktaturës komuniste në kampin famëkeq të internimit në Tepelenë, ku humbën jetën shumë fëmijë dhe të moshuar. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra nderoi me vlerësimin më të lartë “Mirënjohja e Artë”: Z. SIMON MIRAKAJ – Për qëndresën në kampet e Internimit, për kontributin e dhënë në zbardhjen e krimeve të komunizmit; në zbulimin dhe evidentimin e krimeve të diktaturës komuniste në kampin famëkeq të internimit në Tepelenë, ku humbën jetën shumë fëmijë dhe të moshuar. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra nderoi me vlerësimin më të lartë “Mirënjohja e Artë”: Z. TUSH(TONI) MUSAJ- Për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gazetës”DIELLI” dhe Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”. Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra nderoi me vlerësimin më të lartë “Mirënjohja e Artë”: Z. BAJRAM DRESHAJ-TV ALB – Për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gazetës “DIELLI” dhe Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”.

Filed Under: Featured Tagged With: Besim Malota, dalip greca, Elmi Berisha, Pashko camaj, Sokol Paja

VATRA FESTOI PESË VJETORIN E SHENJTËRIMIT DHE FESTËN E NËNË TEREZËS SI SHENJTE

September 5, 2021 by s p

Sokol Paja

New York, 5 Shtator 2021- Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA organizoi një ceremoni madhështore në nderim të pesë vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe festën e saj (5 Shtator) si Shenjtore e Kishës Katolike dhe e Kombit Shqiptar. E ftuar speciale në këtë ceremoni nderimi e festimi ishte PhD Ines Murzaku, profesore e Historisë Kishtare, Drejtoreshë e Programit të Studimeve Katolike dhe Themeluese e Departamentit të Studimeve Katolike në Universitetin Seton Hall në New Jersey. Ceremoninë e nderimit e hapi kryetari i Federatës Vatra z.Elmi Berisha i cili u ndal te simbolika e jashtëzakonshme që ka Nënë Tereza shqiptare në botën universale të vlerave dhe rëndësinë që ka për botën që kombi shqiptar ka nxjerrë një Shenjte dhe një njeri të jashtëzakonshëm, një grua dhe nënë universale. Presidenti i Nderit të Vatrës z.Agim Rexhaj dhe Sekretarja e Përgjithshme zonja Nazo Veliu u ndalën te mishërimi, mesazhet e paqes, dashurisë, universalizmit dhe vlerat e Nënë Terezës për kombin tonë dhe mbarë popujt e botës.  Prof. Ines Murzaku shpalosi për të pranishmit fakte të reja dhe një interpretim të fakteve rreth impaktit të Nënë Terezës në historinë e kishës katolike dhe historinë e kombit shqiptar. Nënë Tereza na fton të gjithëve që të bëjmë punë të vogla por me dashuri të madhe. Ky është modeli i shërbimit, përkushtimit, devotshmërisë dhe përshpirtshmërisë që Nënë Tereza kishte ndaj njerëzve në nevojë. Prof. Murzaku në fjalën e saj ndër të tjera tha se: “Mënyra e vogël e Nënë Terezës, gjërat e zakonshme të jetës, kur bëhen me dashuri të jashtëzakonshme, shndërrohen në diçka të jashtëzakonshme. Nënë Tereza u bë një nga avokatet më të zjarrta të të drejtave të njeriut, e cila për të, filloi me të drejtën për jetë, më themelore ndër të drejtat e njeriut. Për Nënë Terezën, Jezusi u identifikua me të varfërit, margjinalët, lebrozët, të palindurit dhe të vegjlit. Sipas Prof. Ines Murzaku mbrojtja e fuqishme e Nënës për jetën nga ngjizja deri në vdekjen natyrore ishte një çështje dinjiteti njerëzor dhe e të drejtave të njeriut, e cila ishte thellësisht kristologjike dhe kristocentrike – burrat, gratë, fëmija i palindur janë krijuar për gjëra të mëdha: të duan dhe të duan, dhe Jezu Krishti është si themeli ashtu edhe burimi i të gjitha të drejtave. Sipas Prof Murzakut Nënë Tereza ishte themeluese e një urdhëri fetar që shërben në 133 vende, pesë kontinente dhe ka 4,500 rregulltare. Nënë Tereza ishte një grua e fortë me një vision të qartë, që mundi të artikulojë thjeshtë, pa shumë llafollogji por me shumë vepra. Nënë Tereza ishte një grua figurë, që diti të përballojë kritikat me veprime, përulje. Nënë Tereza ishte grua  e përmbajtur që kishte dhuntinë e dëgjimit, fjalëpaktë. Nënë Tereza ishte një grua e komunikueshme. Nënë tereza ishte një grua mistike dhe teologe. Ajo ushtronte teologji aktive, vitrytet teologjike: besimi, shpresë, dashuri. Sipas Prof Murzakut dashuria dhe bamirësia shkojnë krah për krah – bamirësia është dashuria e Zotit, në të cilën dikush merr pjesë në veprimet e Zotit, ose merr shijen e dashurisë si dashuria e Zotit. Nëse motoja e Nënë Terezës zbatohet për bamirësinë, Nëna bëri gjëra të vogla me dashuri të madhe, duke i dashur ata që u shërbeu dhe duke imituar dashurinë vetëmohuese dhe sakrifikuese të Krishtit. Nënë Tereza e donte Zotin mbi të gjitha për hir të tij dhe e donte njerëzimin për hir të Zotit. Nënë Tereza luftoi për periferikët, për të gjithë ata që nuk kishin mundësi të mbroheshin, që nuk kishin zë, ajo i solli problemet e tyre në qëndër, i bëri centrale. Nënë Tereza ishte Ambasadorja më e mirë e të varfërve, sepse ajo ishte një me ta. Ka shumë që flasin për të varfërit por nuk janë një me ta. Nënë Tereza lufoi për të ndërtuar paqe midis njerëzve, një paqe që ajo me thjeshtësinë e saj e shikonte si të mundshme kur kjo paqe fillonte në familje, hartoi harten e paqes, ose paqja simbas Nënë Terezes. Nënë Tereza nuk dallonte apo nuk shërbente me dallime feje, ideje, apo ideologjie. Sipas Prof Ines Murzakut, Nënë Tereza nxori tetë parime praktike në jetë: PARIMI 1: Kini një ëndërr të madhe, artikulojeni qartë. Krijoni një vizion që është i thjeshtë. Thuajeni fort me fjalë dhe veprime në çdo moment të mundshëm. PARIMI 2: Mos kini frikë nga kritikat – përballojini ato me sinqeritet dhe besim – kushdo gabon, por ai që përparon përfiton nga kritikat. PARIMI 3: Prisni, dëgjo me vëmendje. Mos thuani fjalën e fundit në fillim. PARIMI 4: Dyshimi është pozitiv. Pyetni pa pushim por jo të pyesni për të pyetur të tërhiqni vëmëndje. PARIMI 5: Zbuloni gëzimin e disiplinës – Disiplina mund t’ju sjellë gëzim dhe sukses. PARIMI 6: Komunikoni në një gjuhë që njerëzit e kuptojnë. PARIMI 7: Kushtojini vëmendje pastruesit, portierit – të gjithë kanë vlera e nga ato vlera mund të mësoni. PARIMI 8: Përdorni fuqinë e heshtjes – Qetësoni mendjen dhe dëgjoni, heshtja është e shëndetshme” – përfundoi leksionin e saj për të pranishmit PhD Ines Murzaku, profesore e Historisë Kishtare, Drejtoreshë e Programit të Studimeve Katolike dhe Themeluese e Departamentit të Studimeve Katolike në Universitetin Seton Hall në New Jersey.

Filed Under: Featured Tagged With: agim Rexhaj, Elmi Berisha, Ines Murzaku, Nazo veliu, Nene Tereza, Sokol Paja, Vatra

Vatranët e Michiganit darkë punë me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha

September 1, 2021 by s p

Dielli

Vatranët e Michiganit pritën në vizitë vëllazërore kryetarin e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha. Ky takim ishte në kuadrin e një vizitë pune në degën e Detroidit në kuadër të marrjes së masave dhe përgatitjeve thelbësore për sfidat me të cilat përballet Vatra dhe komuniteti shqiptar çdo ditë. Kryetari Berisha i falënderoi Vatranët e Michiganit për pritjen e ngrohtë dhe punën e shkëlqyer që ata bëjnë çdo ditë duke shërbyer e shkëlqyer si në Vatër por edhe në komunitetin shqiptar në Michigan.

Në takimin vëllazëror u konsolidua idea për fuqizimin e Vatrës dhe të axhendës kombëtare, intensifikim të proceseve ku Vatra ka rol parësor dhe mbi të gjitha forcimi i rolit të Vatrës në përgjigje të sfidave të reja që na presin si Vatër, si komunitet dhe si komb. Nënkryetari i Vatrës z.Alfons Grishaj diskutoi rreth rolit të jashtëzakonshëm të Vatrës në proceset politike si në Kosovë e Shqipëri, përqafësimin politik të diasporës, ofertën politike të qeverisjes për qytetarët shqiptarë në trojet shqipfolëse, pritshmëritë e qeverisë së re në Shqipëri dhe zgjedhjet lokale të tetorit në Kosovë. Kryetari i degës së Vatrës në Michigan z.Mondi Rakaj diskutoi mbi fuqizimin e degës aty dhe projektet që do iniciojë kjo degë në fuqizimin e Vatrës dhe të komunitetit shqiptar. Anëtari i Këshillit të Vatrës z.Valentin Lumaj prezantoi për të pranishmit detaje nga vizita në Shqipëri ku Vatra përveç se nderoi heronjtë e lirisë në Kastrat e Shkrel në Malësi të Madhe, Vatra ndihmoi financiarisht në gritjen e Momorialit dhe ndoqi hap pas hapi procesin nëpërmjet të dërguarit të Vatrës z.Lumaj. Në këtë takim vëllazëror e shumë produktiv diskutuan edhe anëtari i Këshillit të Vatrës, këngëtari i madh i kombit tonë z.Frederik Ndoci dhe gazetari i shquar, drejtori i Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës z.Gani Vila. Në përfundim të darkës, kryetari i Vatrës z.Berisha i falënderoi vatranët e Michiganit për pritjen  e shkëlqyer vëlkazërore dhe veprat e mira që ata bëjnë çdo ditë në shërbim të Vatrës, vatranëve dhe komunitetit shqiptar.

Filed Under: Featured Tagged With: alfons Grishaj, Elmi Berisha, Frederik Ndoci, Gani Vila, Mondi Rakaj, Valentin Lumaj

KRYETARI I VATRËS MESAZH NGUSHËLLIMI PËR HUMBJEN E ISH-KRYEPARLAMENTARIT TË KOSOVËS KOLË BERISHA

August 30, 2021 by s p

Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, në emër të të gjithë vatranëve, të familjes sime dhe në emër tim personal, përcjellim ngushëllimet më të sinqerta e më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të Kolë Berishës, njërit ndër veprimtarët më të shquar të lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, bashkëpunëtorit e bashkëmendimtarit të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugovës. Kosova humbi një burrë shteti, unë humba një mik të ngushtë dhe një bashkëpunëtor të shkëlqyer së bashku me presidentin Rugova. Federata VATRA, shqiptaroamerikanët, patriotët shqiptarë e mbarë viset shqipfolëse do i jenë mirënjohës dhe s’do ta harrojnë kurrë kontributin e Kolë Berishës në shtetformimin e Kosovës si ish-Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-Nënkryetar i LDK-së. Kolë Berisha ishte një patriot i madh dhe luftoi pa u lodhur e punoi për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë. Federata VATRA dhe shqiptaroamerikanët i gjendet pranë familjes, bashkëpunëtorëve, e miqve të Kolë Berishës në këto momente trishtimi e lamtumire.

Pranë jush dhe me nderime

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Kole Berisha, Vatra

KRYETARI I VATRËS TAKOI AMBASADOR FRANK WISNER, ISH-PËRFAQËSUESI SPECIAL PËR KOSOVËN

August 17, 2021 by s p

Nga Sokol Paja/


Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikes VATRA z. Elmi Berisha u takua me z. Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special për Kosovën dhe ish-Ambasador amerikan. Në një darkë pune, Ambasador Frank Wisner vlerësoi Shqipërinë dhe Kosovën si dy miq dhe aleat të pandarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ambasadori Wisner shprehu mirënjohjen më të thellë dhe falenderimin më të përzemërt për popullin shqiptar dhe shtetin e Kosovës e Shqipërisë për përgjigjen pozitive dhe të mënjëhershme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim pranimin dhe strehimin e inteligjencës së Aganistanit në shtetet e tyre. Z. Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special për Kosovën e çmoi jashtë mase gatishmërinë dhe përkushtimin e shteteve shqiptare për të ndihmuar SHBA në përballimin e krizës së re humanitare në Afganistan. Një tjetër temë e rëndësishme e diskutuar në takim ishte vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi nën përkujdesjen e veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që konsiston në njohjen reciproke dhe në normalizimin e marrëdhënieve ekonomike e ndër institucionale. Ambasador Frank Wisner u pajtua me rolin e fuqishëm të diasporës shqiptare në SHBA në lobim dhe ndihmën e pakursyer për zhvillimin e proceseve integruese dhe miqesisë së ngushtë me Uashingtonin zyrtar dhe institucionet e shtetit amerikan. Z.Berisha dhe Ambasador Frank Wisner ishin të mendimit se Tirana e Prishtina zyrtare duhet të bashkëpunojnë dhe të lobojnë fort si një ekip i vetëm me qëllim që faktori shqiptar në Ballkan të jetë solid, më i fortë dhe shtetet shqiptare të kenë të ardhme të qëndrueshme, të sigurtë, ekonomi të fortë dhe institucione model të zbatimit të ligjit dhe kryerjes së reformave integruese në Bashkimin Europian. Kryetari i Vatrës z.Berisha dhe Ambasador Frank Wisner theksuan fuqishëm idenë e krijimit të një plani afatgjatë ekonomik nga Administrata e Presidentit Biden për zhvillimin e fuqishëm ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e ekonomive kombëtare të shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryetari i Vatrës z.Berisha dhe Ambasador Frank Wisner, ish-përfaqësuesi special për Kosovën theksuan domosdoshmërinë e një strategjie diplomatike kombëtare afatgjatë me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm në Ballkan dhe lobim më të fortë të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesit kombëtar shqiptar në Ballkan dhe jo vetëm. Kryetari i Vatrës z.Berisha e garantoi Ambasador Frank Wisner se Kosova, Shqipëria dhe diaspora në Amerikë do të punojnë fuqishëm për një plan strategjik ekonomik, politik, diplomatic dhe forcim të bashkëpunimit me aletatin më të madh të kombit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, USA

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT