• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KRYETARI I VATRËS U PRIT NË TAKIM TË PËRZEMËRT NGA KRYETARI I PRISHTINËS PËRPARIM RAMA

November 19, 2022 by s p

Prishtinë, 19 Nëntor 2022- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha u prit në një takim të përzemërt e vëllazëror nga Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama. Temë diskutimi ishte situata e përgjithshme në Kosovë, planet për ndryshimin e Prishtinës dhe transformimin në një kryeqytet europian, rritja e investimeve të huaja dhe plan-projekteve afatgjata për një zhvillim të qëndrueshëm e ndryshimin e filozofisë urbane e sociale të kryeqytetit të Kosovës.
Po ashtu u bisedua për rolin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra dhe intensifikimin e angazhimeve në pranë institucioneve amerikane.
Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama e falenderoi kryetarin e Vatrës z.Berisha për punën dhe angazhimin e Vatrës në dobi të çështjes shqiptare, komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe sidomos festimet për 110 vjetorin e Vatrës e Pavarësisë së Shqipërisë.

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha, Perparim Rama

Në prag të kremtimit të “Përvjetorit të Artë” të Kolegjit Universitar “Qiriazi”

November 19, 2022 by s p

Elmi Berisha, President i Federatës Panshqiptare “Vatra”, nderohet me Medaljen “Mirënjohja e Përvjetorit të Artë”

Në prag të kremtimit të “Përvjetorit të Artë”, sot në sallën “Charles R. Crane”, të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, në Kodër-Kamëz, u organizua ceremonia e dhënies së Medaljes “Mirënjohja e Përvjetorit të Artë”, z. Elmi Berisha, President i Federatës Panshqiptare “Vatra”, në SHBA.

Medalja me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të Tij të çmuar dhe vlerat e treguara në drejtimin e Federatës Pan-Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “VATRA”. Personalitet i shquar, me vizione dhe rol të spikatur për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Për konsolidimin e lidhjeve institucionale ndërmjet VATRA-së dhe Kolegjit Universitar “Qiriazi”, si vazhdimësi historike me ikonat e arsimit tonë kombëtar, Sevasti & Parashqevi Qiriazi dhe Kristo Dako, që janë trashëgimia e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, por edhe pjesë e historisë së Federatës Pan-shqiptare “Vatra””, e akorduar nga Senati Akademik, iu dorëzua nga Presidenti i këtij Kolegji, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj.

Në ceremoninë e dekorimit të z. Berisha, merrnin pjesë studentë dhe pedagogë të këtij universiteti. Të pranishëm ishin edhe Dr. Naim Dedushaj, drejtor i Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe Hazis Vardar, biznesmen, kryetar i Rrjetit të Bizneseve në Francë, të cilët shoqëronin kryetarin e “Vatrës” në turneun e Tij. Gjithashtu ishin të pranishëm edhe Robert Dako, nipi i Sevasti e Kristo Dakos dhe themelues i “Shkollës së Lartë Universitare Jopublike “Sevasti e Parashqevi Qiriazi”; Irfan Hysenbelliu, President i “Hysenbelliu Group”; Maksim Meço, rektor i Kolegjit Universitar “Qiriazi”; Kadri Morina, president i INSIG, biznesmen e humanist dhe të tjerë.

Z. Berisha duke përshëndetur të pranishmit tha, se ndihet i nderuar që pikërisht nga Kolegji Universitar “Qiriazi”, merr një vlerësim të tillë. “Vatra” me “Qiriazin”, u shpreh ai, kanë të përbashkët kontribuesit: motrat Qiriazi dhe rilindasin Kristo Dako, i cili në një kohë ka qenë kryetar i kësaj Federate dhe redaktor i “Diellit”, organit legjendar të “Vatrës”. Miku nga Shtetet e Bashkuara, tha në vijim se, dy institucionet tona, “Vatra” dhe “Kolegji Universitar Qiriazi”, mund të bëjnë më shumë për vlerësimin e këtyre figurave emblematike të Rilindjes dhe të arsimit kombëtar shqiptar. Përpara se të hapnin Institutin Femëror “Qiriazi” në Kodër-Kamëz, në afërsi të Tiranës, të tre themeluesit dhanë një kontribut të çmuar në organizimin e mësimit të gjuhës dhe të shkrimit shqip, në mesin e diasporës në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Uldedaj e garantoi kryetarin Berisha, se institucioni Tij, do të jetë gjithmonë e më tepër në krah të Federatës Panshqiptare “Vatra”, për përmbushjen e misionit të saj edhe si kontributore në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha

KRYETARI I VATRËS VIZITË NË FAMILJEN JASHARI

November 15, 2022 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha zhvilloi një vizitë shumë emocionuese në familjen Jashari, Kompleksin Memorial të Varrezave të Familjes Jashari në Prekaz duke u përulur në nder e respekt të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari e të rënëve për lirinë e Pavarësinë e Kosovës. Kryetari i Vatrës nderoi sakrificën historike të Adem Jasharit familjarisht. Kryetari i Vatrës gjatë vizitës vëllazërore zhvilloi homazhe duke vënë kurora me lule te varri i Adem Jasharit, u prit ngrohtësisht në kullën e Rifat Jasharit ku u kujtua qëndresa e familjes Jashari, lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjëndja në Kosovë e perspektiva e popullit shqiptar në Kosovë. Në takimin e përzemërt u diskutua rreth rolit të shqiptaro-amerikanëve dhe kontributit të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rifat Jashari e falenderoi kryetarin Berisha për vizitën duke i shprehur mirënjohjen e veçantë Vatrës e shqiptarëve të Amerikës si mbrojtës të çështjeve kombëtare. Kryetari Elmi Berisha e garantoi Bacën Rifat Jashari se Vatra do bëjë gjithçka për vëllezërit e motrat në Kosovë, për zhvillimin e Kosovës, me qëllim që çdo shqiptar jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri e në trojet etnike të ndjehet i sigurtë, i përfaqësuar dhe nën mbikëqyrjen e veçantë të Vatrës e shqiptaro-amerikanëve. Historia, sakrifica, lavdia e Jasharëve është unike në historinë e kombit tonë. Nderim përjetë komandantit legjendar Adem Jashari, Jasharëve heroikë dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Kombit tonë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elmi Berisha, rifat jashari

KOSOVA ËSHTË E PA PREKSHME

November 14, 2022 by s p

Prishtinë, 14 Nëntor 2022- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha u prit përzemërsisht në një takim të nivelit të lartë nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë z.Jeffrey Hovenier. Në këtë takim Kryediplomati Amerikan në Kosovë z.Hovenier i garantoi kryetarit të Vatrës se Integriteti territorial i shtetit të Kosovës do të jetë i pa prekshëm. Ai kërkoi që të forcohet bashkëpunimi mes Vatrës dhe Ambasadës në Prishtinë dhe roli i shqiptaro-amerikanëve të intensifikohet sidomos në kohët që jetojmë, ku të gjithë të angazhohen për paqe, siguri dhe stabilitet në Kosovë e rajonin e Ballkanit. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë z.Jeffrey Hovenier theksoi në takim nevojën që spektri politik në Kosovë të jetë i unifikuar dhe të gjithë të punojnë për forcimin e institucioneve dhe të demokracisë në Kosovë. Kryediplomati Amerikan në Kosovë z.Hovenier i garantoi kryetarit të Vatrës se Kosova do të jetë gjithmonë nën ombrellën e Shteteve të Bashkuara dhe se shteti i Kosovës duhet të veprojë kurdoherë sipas Planit Amerikan për një Kosovë të sigurtë, në zhvillim, në paqe dhe prosperitet.

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha e garantoi Ambasadorin Hovenier se Federata Vatra do të ecë në të njëjtën linjë me Departamentin e Shtetit Amerikan dhe institucionet amerikane dhe se do të mbrojë në çdo kohë interesin e popullit shqiptar, popullit amerikan dhe shteteve tona.

Në takimin e përzemërt në Prishtinë, Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i dorëzoi Kryediplomatit Amerikan në Kosovë z.Hovenier Mirënjohjen si anëtar nderi i Federatës Vatra.

“Është në privilegjin dhe nderin tim të jem anëtar nderi i Federatës Vatra, kësaj organizate me 110 vite histori” u shpreh Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë z.Jeffrey Hovenier.

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha

KRYETARI I VATRËS ELMI BERISHA U PRIT PËRZEMËRSISHT NGA KRYEPARLAMENTARI I KOSOVËS GLAUK KONJUFCA

November 14, 2022 by s p

Prishtinë, 14 Nëntor 2022- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha u prit në një takim të përzemërt e vëllazëror nga Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufca. Një takim shumë i frytshëm dhe domethënës në këto kohë kur Kosova e kombi ynë kalon kohë të vështira. Ky takim në nivel institucional i hap rrugë bashkëpunimit të vazhdueshëm në të ardhmen mes Vatrës dhe Institucioneve të shtetit të Kosovës në intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta për të mirën e shtetit të Kosovës e qytetarëve të saj. Vatra do të jetë në çdo kohë e angazhuar me të gjitha strukturat e saj në mbrojtje të interesit kombëtar, të popullit e kombit shqiptar.

Filed Under: Politike Tagged With: Elmi Berisha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 25
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT