Prishtinë, 14 Nëntor 2022- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha u prit në një takim të përzemërt e vëllazëror nga Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufca. Një takim shumë i frytshëm dhe domethënës në këto kohë kur Kosova e kombi ynë kalon kohë të vështira. Ky takim në nivel institucional i hap rrugë bashkëpunimit të vazhdueshëm në të ardhmen mes Vatrës dhe Institucioneve të shtetit të Kosovës në intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta për të mirën e shtetit të Kosovës e qytetarëve të saj. Vatra do të jetë në çdo kohë e angazhuar me të gjitha strukturat e saj në mbrojtje të interesit kombëtar, të popullit e kombit shqiptar.