Dielli-Sport-
Nga Albano Kolonjari- Seria A.Merkato. Rifillon telenovela “Elseid”-Shalke 04 dhe Roma “SMS” Hysajt. Perfaqesusesi ligjor i mbrojtesit te Kombetares Shqiptare Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, thote se:”Pronari i Napolit Aurelio De Laurentis dhe tekniku Gennaro Gattuso kane ne plan te mbajne Hysaj tek Napoli”.Por pavaresisht nga kjo mesohet se ekipi gjerman i Shalke 04 i eshte rikthyer planit per te bere per vete mbrojtesin shqiptar. Gjermanet nuk kane bere nje sezon te mire kete vit, por kane ne plan qe sezonin e ardhshem te pretendojne per te luajtur ne Kupat e Europes. Sipas ghanasoccernet.com, kontrata e Hysajt me Napolin perfundon ne vitin 2021 dhe Shalke 04 eshte vene ne “ndjekje” te mbrojtesit te majte napolitan. Pavarisht paraqitjes me luhatje ne sezonin 2019-2020, Elseid Hysaj, ka qene deshire e disa klubeve si Roma, Atletiko e Madritit etj, por napolitanet nuk jane nxituar. Nga njera ane ata ende nuk kane rinovuar me mbrojtesin e Kombetares Shqiptare dhe nga ana tjeter nuk e kane nxjerre ate ne shitje. Hysaj fitoi pak dite me pare Kupen e Italise me Napolin duke qene ne fushen e lojes. Sipas agjentit te lojtarit Giffredi situata e Hysaj tek Napoli ka ndryshuar pas fitimit te Kupes se Italise. “Kemi nje grup fantastik dhe nuk kemi pse te nxitohemi”, mesohet te kete thene tekniku Gattuso, i cili i ka dhene Hysajt me shume hapsire dhe besim. Nga ana tjeter Roma eshte duke vezhguar nga afer portierin kolumbian David Ospina dhe mbrojtesin shqiptar Elseid Hysaj qe sipas Calciomercato.com pritet te lene Napolin kete vere. “Romanet” duan te perfitojne nga fakti qe te dy lojtaret kane deshire te vazhdojne te luajne ne Seria A. Persa i perket Hysajt, verdhekuqte duan te prefitojne nga “krisja” qe Hysaj ka patur me napolitanet dhe ta sjellin 26 vjecarin ne Kryeqytetin Italian Rome.