• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PER LIBRIN POEZI DHE PROZE E ZGJEDHUR NGA JULIA GJIKA

May 17, 2021 by dgreca

SHKRUAN: EMI KROSI/ Rrallë ndodh që të ndeshim poezi aq përmbushëse, aq të ngrohta, me copëra të qepura nga përditshmëria e botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe në diasporë, magjiplotë, sikur një mëndafsh që të “fëshfërin” nëpër gishta dhe aroma derdhet në eter si një ujëhedhës magjik. E tillë është krijimtaria e librit Poezi dhe Prozë e zgjedhur AMANDA EDIT 2021, 200 f. të poetes Julia Gjika. Mëtimi drejt një poezie të mirë, është si të ngjitesh në një rrungajë diellnore, në majën e Epërme të shpellës së Sizifit. Nga kjo majë, i qasem poezisë, së femrave veçanërisht, por edhe ndaj poezisë pëgjithësisht, për të kuptuar mesazhin që ajo përçon në çdo kohë. Poezia, është vetë kumti poetik gjithëkohor, por edhe ura lidhëse mes kohëve, vendeve, brezave, rrymave, madje edhe hapsirave ndërkontinentale. Sado të përpiqesh të japësh një përkufizim për efektin par excellence, në poezi, të gjitha formulimet, etiketimet apo përkufizimet nuk do të mund ta humbnin fuqinë e një poezie, që nuk cënon dallimin mes femërores dhe feminizmit që duhet të qartësohet, se “femërorja”, lidhet me edukimin dhe “femra” me natyrën. Për të kuptuar konceptin feminizëm dhe femërore, duhet të kthehemi në fundvitet’60-të, kur lindi kritika feministe (Moi: 1985), jo vetëm si shqetësim për gjininë në letërsi, por (si një praktikë teorike dhe kritike që i shërben luftës kundër patriarkalizmit dhe seksizmit), se kritika feministe mund të përdorë çdo metodë apo teori, por qëllimi është që teoritë feministe mos të qasen si modele sociale dhe personale mes sekseve, por si modele të mendimeve të pavarura dhe të lira, kundër politikave seksule, (Millett: 1969).

***

Në pamundësinë për të gjithërrokur prodhimet letare, sidomos jashtë Shqipërisë, ku me dekada shkruhet, lexohet dhe botohet letërsi (prozë, poezi, studime etj.), hapsira dixhitale, të jep mundësi të njohësh dhe të komunikosh me shumë njerëz që lëvrojnë fushën tënde të interesit. Rrjedhimish, nëpërmjet këtij operacioni virtual që sot quhet facebook u njoha edhe me Julia Gjikën, poete shqiptaro-amerikane, me një përvojë shumëvjeçare në fushën e poezisë. Duke shfletuar librin e saj të ri gjeta aty edhe shumë vlerësime në kohë të ndryshme për poezinë e saj. Një tjetër femër, Natasha Lako shkruan: “vështirë se mund të gjesh në realitetin shqiptar një zë të tillë, ku pikiatat e lirisë të jenë të plota dhe të hapura, ku një autore grua të këndojë përtej derteve të përditëshme, të cilat përbëjnë një fushë të vërtetë beteje….”, pra në fushën e poezisë femërore, ajo ndihet akoma më mirë: por Zoti,/ më kishte ruajtur një vend/ Një vënd ku hodha rrënj’/ e lëshova bisqe, që shtohen e rriten… (poezia Kush jam?) kuptohet fare qartë mesazhi femëror. Zoti e ka bekuar të jetë nënë dhe krijuese, sepse ajo lëshon bisqe të reja nga degët e saj, ajo jep jetë dhe rrit po jetë, nëpërmjet rrënjëve të saj, sa femërore aq edhe amësore, por vendi i saj është në podiumin e poezisë, të asaj poezie dhe letërsie që i ka rrënjët nga mërgata e hershme e korçarëve të parë, që në fundshekullin 19-të, sepse shkalla në të cilën emri mund të ngjitet, sipas (Derrida-s) nuk mund të largohemi nga një sistem marrëdhëniesh ku emri nuk funksionon si shenjë e zakonshme ” (Stenier: 2011), por është provë për të parë se të gjitha shenjat shkrimore të Julia-s, sesa janë përfshirë brenda tekstit poetik. Libri është ndarë në kapituj, të emërtuar sipas autores në formë topikash.

Topika e parë: Nga jeta më Amerikë, që unë e quaj topika vetëzbuluese, e cilapërbëhet nga 16 poezi:

“Një pasdite vjeshte”, “Nuk ka më kohë”, “Muzgu thepiset”, “Për flamurin që e duam”, “Këto ditë jam me ty Whitman”, “Psherëtima e nënës”, “Kënga e emigrantit”, “Ti e bukura toka jonë” , “Një shpirt si flutur mu afrua”, “Në të gjashtëdhjetat”, “Në kohë pandemie”, “Le të ëndërrojmë”, “Në ëndërr me Timë Garufon”, “Natën me hënë”, “Vdekja”. Këto mund të lexohen, si një blatim për jetën e secilit prej nesh. Poezia nuk është çështje shkrimi por edhe si mund të lexohet? Të shkruash nuk mund të bësh me veten asnjë kopromis, apo edhe me frikën se nuk ke lexues, jo vetëm si akt konfirmimi, por edhe duke “mposhtur” lavdërimet dhe kritikat, fundja të shkruash si një pakt me lexuesin, nuk mund të varet plotësisht nga shkruesi (autori), por edhe nga lexuesi (Bloom: 2000), për të kuptuar sipas shijes sonë atë që kemi përpara.

Nëse duhet të diksutojmë se leximi ka një lloj ndarjeje mes sekseve (mashkull/ femër), por secili duhet të lexojë sipas mënyrës së të kuptuarit, se qasja mund të jetë një “lexim krijues”, por edhe një keqlexim. Në vargjet: dielli ish në të perënduar,/ pasi kisha pastruar godinën dykatshe,/ ditën e punës mbyllja/ pranë dumster-it,/ ku hidhja plehrat e fundit (Një pasdite vjeshte), poetja del jashtë “kornizës” së shtëpiakes, dhe “nder” në telin e hapsirës, ndjenjat poetike, të një dite vjeshte.

Ajo kërkon një barkë shpëtimi, teksa rreket të mbajë pishtarin, që me zjarrin e shpirtin të ndriçojë rrugën e njeriut dhe jetës, mbi çdo dilemë, pyet: i mjeri unë! – tha Isaia, unë jam i humbur, sepse jam/ njeri…, dhe njeriu tashmë i braktisur nga vetvetja, bashkë me mëkatet e tij, pas zhbërjes së besimit tek Hyjnia (Zoti), pyet: a jam unë njeriu? Pyetja hamletiane, ka shekuj që endet në qiellin e dilemave njerëzore, to be or not to be, (të jesh e të mos jesh), por Julia thjesht një njeri përgjigjet: në shekullin XXI,/ Zot, na shpëto nga vehtja jonë!/ Sa egoiste, lakmitare, mashtruese! Sa kohë na duhet për shpërlarje?/-Pendesa, e vetmja barkë që nuk mbytet/ është në pritje – thosh Viktor Hygoi (Nuk ka më kohë). Ajo është një femër, që shqetësoet për përditësinë e të dashurve të saj, kudo ku ndodhen të shpërndarë në botë, për vendlidjen e largët dhe të varfër që lëngon nën frikën e pandemisë botërore. Kodet dhe nënkodet në poezinë shqipe, lidhen edhe me kontekstin, edhe me kohën historike dhe letrare, në njërën anë mund të ndërlidhen me kodin simbolik dhe me kodin referencial, nga njëra anë, kurse në anën tjetër, “shërbejnë‟ si kontekste kanonizuese të diskursit esencialist dhe etnocentrik që dominiojnë poezinë, edhe kur i këndon lirisë së munguar apo edhe pëshpërimës së nënës. Kjo ndodh sepse nëse do të shkruash një poezi, ka shumë të ngjarë që ajo të kthehet mbi veten, në vend që të kthehet mbi ndonjë temë të jashtme të vetvetes, (Bloom; Idem).

Ajo që dhemb më shumë, (jo vetëm si emigrante) por si qytetare e një vendi të madh e demokatik si Amerika, është fati i shqiptarëve të saj, që si Krishti me peshën e kryqit mbi supe, janë në kërkim të fatit: ky ishte ndëshkimi i udhës së gjatë,/ që mora kur isha kërthi,/ mbi shpinë si kryqi i Krishtit më ri./ Djalërinë time nuk e panë as prinderit, as të afërmit./ As zërin tim nuk ma dëgjuan./ Këndova në shumë gjuhë të botës./ Me vehte gjuhën e nënës fola (Kënga e emigrantit). Poetja nuk ka frikë nga “plakja” por ka frikë nga mungesa e kohës për të kryer misonin e saj, jo vetëm si nënë, por dhe si poete, shërbestare e paqes, se duke dashur veten mund të duash të tjerë; ti akoma më thua:- Sa e bukur je!/- Nuk m’i shikon rrudhat,/ plakjen time nuk e sheh? (Në të gjashtëdhjetat) duke rendur pas dashurisë për jetën, për të përmbushur detyrën si grua, nënë krijuese.

Topika e dytë:Nga jeta në Shqipëri dhe Kosovë, që unë e quaj topika atdhepërshkruese; ka më shumë poezi, por kam përzgjeshur këto: “Babai ka mbetur jetim në pleqëri”, “Kur nënat s’i kemi më”, “Shtëpia e braktisur”, “Më buzëqesh fytyra e një të moshuari”, “Në fshatin e nënës sime”, “Stinë morrash”, “Luftë klasash”, “Të pastrehët”, “Sobalka e gjyshes”, “Shumë mjerim në Shqipërizën tonë”, “Mos e prano këtë natë”, “Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova”, “Mësuese Zyma”, “Kartolina dhe libri nga Kosova”, “Erdha të ty Kosvë”, “Kodrina e Jasharëve”, “Poetit të malkuar , Madu”.

Këto poezi përçojnë disa kode ligjërimore, si:

Kodet sociale:(gjuha verbale me nënkodet e saj).

Kodet tekstuale: (kodet estetike, kodet interpretuese, kodet zhanrore, retorike dhe

stilistike.

Kodet ideologjike: (kodet e “enkodimit” dhe “dekodimit” të teksteve, që sipas

strukturalistëve dhe semiotistëve, kodet me konfigurimet e tyre tekstuale, prodhojnë mesazhet (Prince: 2003), mesazhe sa njerëzore aq edhe poetike: kur i telefonondikush,/ flet si fëmijë i braktisur, gati qan/ – Me kë je atje? e pyes në telefon./ – Vetëm, vetëm me kë tjetër./ – Të vizitoi njeri sot?/ – Pardje më erdhi Viollca e mbytur në punë/ Një javë më parë ime motër,/ me pleqërinë e saj (Babai ka mbetur jetim në pleqëri). Konotacioni dhe notat e dhnimbjes që merr lirika, jo vetëm për vetminë e babait, (tema sociale të njohura, që nuk mund të shmanget), por edhe qasja që poetja ka, ndaj atdheut të saj natyral nuk e le të qetë asnjë çast ndërgjen poetike të saj.

Atdheu + prindërit, +familja,+ pragu = Njësinë Etnike = Njerëzore = Poetike. Në të gjitha këto poezi ndihet trishimi për mungesën e njerëzve të dashur, por kujtimet e fëmijërisë, pragu vajzëror i braktisur, është (më)përtej nënvetëdijes poetike. Poetja e ndjen veten si lulja Bliding heart (Lule vëthka) e shpërndarë nëpër botë (Shtëpia e braktikuar). Ngulmon të derdhet ndiesia e Qenies, jo vetëm si qenie njerëzore, por Ego-ja dhe Idi ndrydhnin dëshirat e (pa)plotësuar të Ndërgjegjes, kjo i jep simbolikës shumëdimensionale përmbjatje esensiale e shpirtërore përmasën e njerzores, se liria dhe atdheu nuk hyjnizohen, duke zbuluar përmasat e psikologjisë së njeriut shqiptar në veçanti dhe të njeriut në përgjithësi, ku ndërlidhen:

a) Mënyrat teje komplekse të lirikës personale dhe reale,

b) Gërshetimi i irracionales me racionalen.

Rivitalizimi i pamjes sociale nuk lë në harresë jo vetëm krahasimin, (si trop letrar), por edhe ironinë, që e ngjiz poezia me elementin e modernizmit dhe (post)modernizmit. Vargjet: morrat iu ngjitën pemëve/ me shpejtësi marramendëse,/ deri në majë, atje ku zogjtë i luten qiellit./ Eshtë stina, ku morrat bulojnë kudo./ Ambicia për të qënë të parë/ por jo, më të mirë, (Stinë morrash) një alegori që godet nëpërmjet nëntopikave:

– Nëntopika e alegorisë dhe ironisë: ku njeriu shqiptar akoma jeton nën frikën e

“luftës së klasave”, një shoqëri skajshmërisht e politizuar; lojë luftash e luftë klasash na mësuan/ sa hapëm sytë, (Luftë klasash).

– Nnëntopika e lirikës së rolit të individit: indvidi jeton në një shoqëri konsumi, ku

sundon egoja kolektive dhe personale nëpërmjet vargjeve: rruga e tij, një natë e gjatë./ Hapësirën pyeste:/ -O miqt’ e mij, u përzjetë me turmën?/ Ju mbani netë të ftohta përmbi shpinë/ Dashuritë po vriten, i shikoni?/ Liria, një memece, nuk pipëtiu./ Një vend kërkoi në udhën e tij,/ padyshim dhe një emër, (Poetit të malkuar, Madu).

– Nëntopika e kthimit te fëmijëria dhe kujtimet: janë disa poete femra, që na sjellin

në rotrespektivë, kujtimet, fmijërinë, një “rrëfim” lirik nga e shkuara nëpërmjet vargjeve: mëngëpërveshur të gjithë/ me fytyra si dielli në verë:/ Hajdho, Zoica, Petro, Llambi, Gulla e të tjerë./ Më thirri gjaku, më pushtoi me krahë magjikë./ Pa më parë kurrë!/ Një thënie e nënës më vjen në ndihmë:/ ‘Të kesh rast të njohësh njerëzit e mij!’/ Portat e shpirtit kishin hapur ata, zërat bashkuar, vallet krah për krah (Në fshatin e nënës sime).

– Nëntopika e metaforës socioreale: Sobalka e gjyshes, Tempulli i saj,/ ku thurte triko dhe ëndrra.[…] Aty ende dëgjoj mësimet e gjyshes:/ Perëdimi i diellit,mos ju gjejë me asnjë të mëritur./ Kërkoni falje kur gaboni, falni dhe ju ata që ju kanë mërzitur! (Sobalka e gjyshes).

– Nëntopika e njeriut të vetmuar dhe braktisjes, në shoqërinë globaliste: nën këtë qiell vjeshte një i moshuar po ecte./ Më buzëqesh i nemitur,/ me tërë reflekset e arta në sytë e tij të ëmbël/ dhe vetullat si tel./ Ai ecën ngadalë me një trëndafil në dorë, (Më buzëqesh fytyra e një të moshuari).

– Nëntopika e lirikës së dedikimeve: poetja u dedikon poezi të personalizuara përmes kujitmeve të saj te poezitë Gurevica, Mos e prano këtë natë, Mësuese Zyma.

– Nëntopika e (ç)mitizimi të qytetit: Lindje-Perëndim Perëndim-Lindje./ Qytet Biblik,/ ku Shën Pali shkroi letrën ‘Romakëve’/ Ungjillin e tij. Bukuroshja e Durrësit,/ kryevepër e mozaikëve antikë,/ punuar me gurë shumëngjyrësh, (Durrësi), ku si një shenjëzim edhe e topikës bibilik e duke defamiljarizuar tmerrin urban dhe absurdin e ekszistencializmit të njeriut, nuk e tehuajëzon, por herë-herë, rendit detaje të “zhvillimit urban” herë sendërton dhe shprish, trajtat e mirazheve reale, me detaje të ftohta, të një trajektoreje gjithëkohore të zhvillimeve sociale dhe shoqërore, sidomos në mbipopullimin kryqendrave (kryqyteteve), si aftësi të lidhura në mënyrën specifike me perceptimin ndjesor të poetëve edhe tek poezia, “Kruja”, me simbolikën e vendlidjes së kryeheroit shqiptar Skëndërbeut.

b) Nënpjesa e dytë: (njësia e haspirës etnike (Kosova) shpaloset nëpërmjet poezive:

“Nënë Tereza”, “Ibrahim Rugova”, “Mësuese Zyma”, “Kartolina dhe libri nga Kosova”, “Erdha të ty Kosvë”, “Kodrina e Jasharëve”, poezi jo vetëm për Rugovën, Nënë Terezën, Kosovën e lirë, por edhe për heroin legjendar Adem Jashari: kodrina i mban në prehër,/ në prehrin e blert’/ përkund një fis me emër./ Një harpë dëgjohet,/ zgjatim duart, prekim emrat,/ lulet janë pak,/ fjalët s’janë mjaft,/ duam të lemë zemrat,/ këtu ku flenë trimat në gji të Prekazit, (Kodrina e Jasharëve). Poezia mbetet besnike e “imitimit” të botës, përbën objektivitetin e tekstit – “tingullin” dhe “ndjesinë” e përbërësit të tij, se termat “entitet” ose “art”, vetë lloji i tekstit letrar, që rrok tërësisht përvojën e autorit (poetit), në plan të parë forma materiale e gjuhës, si një lloj i ndryshores gjuhësore, përbën kushtin e përfaqësueshmërisë pa të cilën “të gjithë” mund të arrijnë vetëm në një përafrim poetiko-letrar si mundësi përfaqësimi brenda modeleve fenomenologjike të zbërthimit në tërësinë e njësive logjike të poezisë, duke kuptuar marrëdhënien midis një gjendje të vetëdijshme aktuale, (të subjektives) nëpërmjet “figuracionit metaforik” (Brown: 1927).

Topika e tretë:Nga vizitat nëpër botë,që mund ta quaj dhe topika e udhëtimit, përbëhet prej poezive “Ëndërrat e kthimit”, “Tek ura në Bassano”, “Sa larg, sa larg” është një parabolë e kërkimit gjeo-hapsinor, se hapsira në letërsi, mbetet hapësira në tekstin që kemi përpara, ku ne mbetemi pjesë e përcaktimit të asaj lëvizjeje që na sugjeron poetja, meqenëse historia është e përjetuar prej saj. Kjo hapësirë, dëshmon dhe krijon kohën e vet vetëm në fund, pasi kemi përjetimin e leximit; Qyteza italiane Bassano/ Gjirokastrën më kujtoi/ nga rrugët me kalldrëm,/ dyqanet në katet e parë,/ mbi to ballkonet plot mëllaga të kuqe./ Në sheshin kryesor, këtë të shtunë pasdite,/ ecte e zhurmshme turmë burrash e djemsh, (Tek ura në Bassano) duke nënkuptuar përgjegjësinë e lexuesit, se hapsira nuk është thjesht një gjeografi apo shpejtësi, por një perceptim nëpërmjet udhëtimit gjeografik ku dhe vetë “fjalët poetike mund të na shtyjnë të përfytyrojmë”, (Eco: 1979).

Topika e katërt:Poezi meditative, që e quaj topika e meditimit, përmbledh poezitë “Mos mendo për pleqërinë”, “Hiçi”, “Forca e dashurisë”, “Gjyqi me vetveten”, “Duam të dukemi”, “Bota të mëson”, “Momente lumturie”, “Rrjeti dhe rrjetat”, “Llafazanes” etj. Poezia lirike meditative, karakterizohet si e gjithë lirika e Julia-s, nga një shpirt zbulues, që vrushtullon pas jetës, dashurisë, shpresës, mallit, përkujtesës, dëshirës, kujtimeve, mallit për të shkuarën dhe jetësoren, për ndiesoren dhe amësoren, për Hyjnoren dhe Eproren, një poezi moderne, që ajo shkruan në shqetësimin dhe qetësinë, nëse duam të kuptojmë se çfarë janë vërtetë këto poezi rrëfyese.

Duke e quajtur përshkrimin “një strehë” për nivelin e dytë; argumenton se letërsia, nuk përjetohet përkohësisht, por gjithkohësisht, ajo (poetja) përdor imazhe përfaqësuese (jo)ikonike, simbolike dhe (jo)simbolike. Vargjet: nata na jep kohë/ t’i bëjmë vetes gjyqin/ për të mos u dorëzuar në prehër të hiçit, tregojnë së njeriu reflektom mbi vetveten, qenien, Hiçin dhe ekzistencësn e tij, mbi Jetën dhe Vdekjen, nëpërmjet efkrazës si një përshkrim i hollësishëm i imazhit apo peisazhit, që nga format më të zakonshme, lexojmë shprehjen: ta duam tjetrin si vehten tonë me kumtimin e rrëfimit të thjeshtë poetik se: atë që s’ ta mëson nëna,/ bota ta mëson. Poezia ka fillimin dhe mbarimin e saj jashtë mendimit, si përfshirëse në procesin krijues, në të cilin “mendimi” poetik është se letërsia përfshihet, nga gjendje fizike dhe mendore të vëzhguesit në aktin e përimtësimit, përfshirë të gjitha kushtet mjedisore në subjektin imagjigjativ, nëpërmjet vargjeve: një rrjet / website njerëzish,/ një rrjetë merimangash,/ një rrjetë peshkimi./ Rrjeti dhe rrjetat, funksionojnë njësoj./ Mbyllen rrjeta merimangash,/ mbyllen rrjete njerëzish,/ mbyllen rrjetat e peshkimit (Rrjeti dhe rrjetat) se vetë poezia postmoderne është edhe një lloj pluhuralizmi, pa prishur “autoritetin” e egos individuale të poetes.

Topika e pestë: Lirika dashurie, po e quajtopika dashurore, përfshin poezitë “Drejt teje”, “Letra e padërguar”, “Nuk e di”, “Dashuria”.

Dashuria femorore shkon përtej vetes. Femrat dashurojnë përtej sakrificës. UNI i dëshirës dashurore, në parimet e kundërta që përbëjnë qenien tonë, arsyeja dhe energjia, mashkulli dhe femra, zemërimi dhe keqardhja , ekzistojnë në një gjendje mes antagonizmit të ndërsjelltë ose tjetërsimit (Parker: 2011). Të tilla emocione jepen me vargjet: ti hap krahët, i pari më pushton,/ më peshon./ Ishim dy,/ dashuria – një, (Dashuria), ku dashuria shihet jo vetëm në rrafshin femër-mashkull, por edhe në rrafshe të tjera:

– Rrafshi i parë:vetë qenësia e femrës si femër, poete, nënë, intelektuale, në sfidat

e jetës, herë -herë tjetërsohet jo vetëm nëpërmjet Unit poetik, por edhe nëpërmjet kohës.

– Rrafshi i dytë: qenësia e femrës është qenësia e saj që sfidon blafseminë si një mohim

ndaj vetetes, për të dhënë akoma më shumë dashuri, jo vetëm si femër por edhe (më)përtej si nënë, në kërkim të dashurisë , ndaj (de)humnizmit në një shoqëri globale ku edhe mëmësia shihet si konsum.

– Rrafshi tretë: qenësia njerëzore dhe fëmërore, kur ndërkallet teknologjia me internetin

në ndërtimin e inteksteve (tekste nga interneti), si shpërfaqje e globalizmit të shpejtë të botës, por edhe të jetës së njeriut që po bëhet me shumë së vetmitare, kur përballet me ftohtësinë virtuale të modernitetit.

Topikë e gjashtë, topika e baladës dhe e haikut, ku bëjnë pjesë poemthi “Dafina”,-baladë kushtuar Dafinës mitologjike dhe 34 poezi të stilit japonez Haiku “Haiku”.

Balada e Dafinës, (emër vajze dhe bime) vjen nga mitologjia, kur nimfa Defne refuzoi Apolonin, ajo trasformohet/ metamorfizohet në pemën e dafinës, (bimë me gjethe përherë të gjelbra erëmirë), një poetizim në gjininë e baladës, si një dhimbje sa njerëzore (për vajzat) por edhe si himn për humbjen e dashurisë së pastër, që vjen nëpërmjet vargjeve: duart u bënë degë, lulëzoi gjethnaj’ e blertë./ – Ti do të jesh pema ime! – foli ai me zë të lartë./ Tani, unë pema fisnike, kisha degë, fletë, rrënjë, aromë/ dafine./ Apolloni këputi një degë dhe e vendosi në kokë si/ Kurorë (“Dafina”).

Haiku, poezi trevargore, një lloj poezie për gjuhët aziatike që shkruhen me heroglife, por të përshtatura shumë mirë në gjuhën shqipe nga Julia: përpara meje/ lëndina me luleshqera,/ ëndrrat petale, (“Haiku”).

Topika e shtatë; topika prozë poetike: “Për ditën e lamtumirës”,

“Kur u bëra nënë”, “Kënga e mëngjesit”, “Gjuha e tyre”, “Misioni i martesës”. Në këto proza shpalosen përmes lirizmit ndjenja të thella të jetës njerëzore në momente kyce që nga lindja te marrja përsipër e misionit të përtëritjes së jetës deri te përgatitja për ndarjen nga jeta,

Topika e tetë; topika portreti publicistik: “Valsi me jetën”, “Ata që lenë gjurmë të përhershme”, “Midis Amerikës dhe Korçës ”, “Një drek’ e paharrueshme”, “Një ishull çam në Dueville të Italisë ”, “Me lule nëpër Kosovë”, “Me ngjyrat e ylberit”, “Kënga e parë”, “Vëllezërit Kardhashi -minoritarët që u shquan nëpër botë”, “Kur e dëgjoj emri tënd”, “Zina, vajza e valëve nga Himara”. Këtu skaliten karakteret e njerëzve të ndershëm si vëllezërit Beqiri, të cilët ruajnë tiparet e tyre çame edhe në emigracion, këngëtarja Marie Kraja, mësuesja kosovare Zymë Barisha, doktor dentist Piro Bimbli, albanologu Robert Elsie, burrnesha himariote Zina, minoritarët Kardhashi që kënduan nëpër botë, por qeveria komuniste nuk i la të vinin në atdhe, as për të kënduar e as për të vendosur një tufë me lule te varri i prindërve të tyre, etj.

Ndërtimi i skicave dhe portreteve është mbështetur mbi rrëfimin e njëmendësisë, jo në trillimin si pjesë e narrativës të rrëfimit prozaik. Ata janë krijime me copëza jetësore, të jetuara nga vetë autori, apo edhe si vëzhguese e hollë dhe e kujdesshme e gjithë rrethinës së saj shoqërore, familjare dhe miqësore, por në sinkron me modelin modern të rrëfimit. Lidha e vertikales dhe horizontales, e sjell rrëfimin në trekohësi, duke ndikuar hapur mbi lexuesin si një parim ose shkak të veprimit në një vepër jo të një imagjinate yë pastër. Çfarë do të kuptojë lexuesi, është se në të vërtetë jemi brenda një stili proze me rrëfim njëmendësie që nga fillimi, në mënyrë që i gjithë udhëtimi i lexuesit aktiv, të jetë domosdoshmërisht vizionar se “dëshmon pikëpamje moderniste” (Ashton: 2005). Linja fabulore mëton të na tregojë shumë thjeshtë, për përditshmërinë tonë, për zhgënjimet dhe dashuritë tona, në miqësi, familje, punë etj., se bota moderne dhe globaliste, po shkon drejt një letërsie konsumatore, ku lexuesi bashkëkohor “ndeshet” me parabolat e një tregimi realist, me elemente postmoderne:

Parabolë e narratorit që di dhe rrëfen, (ose narratori-personazh që vepron, sheh dhe

rrëfen, por edhe funksioni narrator-autor, (narratori autodiegjetik), kurse ky lloj personazhi, vetëm sheh dhe rrëfen),

Parabolë e narratorit që vepron dhe rrëfen, (zëri narrativ në vetën e parë që

shtrihet në kohë, koha narrative) jashtë kategorisë së frekuencës: të tregosh një herë atë që ka ndohur dikur sipas Gerar Genete-s, duke sjellë një rrëfim shumë të ndier për poeten ameriakne Emily Dikson; “shtëpia muze me nr. 280 në qëndër të Amherst, MA, është ndërtuar nga gjyshi i Emily-së, Samuel Fowler Dickinson më 1813. Ishte shtëpia e parë në Amherst ndërtuar me tulla. Emily e donte, e adhuronte atë shtëpi. Shtëpia e të vëllait, Austin, është në krah të saj, lidhur me një rrugë të ngushtë mes kopshtit. Do të ndërtohej në vitin 1856. Kjo rrugë kryesore në Amherst, MA, është e zënë në çdo stinë të vitit, në të dy krahët nga makina, për të sjellë aty vizitorë te artit dhe letërsise, jo vetëm nga Amerika, por Azia, Europa, nga gjithe Bota” (“Kudo e dëgjoj emrin tënd”).

Parabola e rrëfimi dhe përshkrimit, (përshkrimet e hollësishme nga e kaluara

e personazheve),

Parabola e kronotopisë dhe “intertekstualizmit”(Kristeva: 1979),

Parabola e pastish-it, (shumësia e diskurseve. Prania e diskursit shkencor, gazetaresk, politik, poetik, etj., gjendet në mënyrë të moderuar në letërsinë moderniste, është shenjë e intelektualizmit të saj, që në vetvete ndahet në:

a)pastish-i i diskursit të historisë:“Ligji dënonte si arratisje, largimet nga atdheu mbas datës një prill të vitit 1945, kurse Krisua ishte larguar që në mars të vitit 1944, pra një vit e ca më parë, por të drejtën as mund ta kërkoje as mund ta gjeje në atë kohë… (“Vëllezërit Kardhashi -minoritarët që u shquan nëpër botë”).

b)Pastish-i idiskursit kulturor: “Shkolla shqipe ishte e fortë, me ato klasët e fillores kam ecur në jetë. Mbas pushtimit italian filloi dhe bombardimi i italishtes. Më dërguan dhe në Itali me pushime si shumë fëmijë të tjerë e kështu fillova ta mësoja dhe italishten. Kjo gjuhë për ata që dijnë shqip është llokume. Lidhja me ushtarët italianë më ndihmoi edhe më shumë. Gjuhët e huaja më pëlqenin, shumë kollaj i kam mësuar dhe arabishten, gjermanishten dhe anglishten” (Vëllezërit Kardhashi…).

c) Pastish-i i diskurist poetik: “Hyri prilli,/shkriu bora maleve./ Mbani vesh bie këmbora majave./Vajz’ e valëve,/ Zemra s’ia mban./ Mbi një gur në anë të detit,/ Qan e zeza qan./ Pret atë që pret,/ E një dhimbje ndjen./ Gjithë bota ven e vinë,/ Por ai nuk vjen./ Pranvera arin, një mëngjes të qetë./ Shkojnë dallendyshet,/ Vajza u thërret: Ju të bukur zogj,/ Tek ju kam një shpresë./ Ju që cani në det e male,/ Dua t’u pyes: Mos e patë ju,/ Rron apo nuk rron?/ Një që kisha, një që doja,/ Iku e më la./ Ndonjë lajm, a ndonjë letër,/ Vallë a më kujton?” (“Zina, vajza e valëve nga Himara”).

Parabolë e double- cooding, (nënkupton realizimin e qëllimit që autori ka në veprat

postmoderne, krijon një rrëfim të dyfishtë për lexuesin e interesuar për fabulën dhe një rrëfim paralel për lexuesin erudit, i cili e kërkon esencën e veprës), “veprat e artit postmoderne u drejtohet njëkohësisht një publiku pakicë elite duke përdorur “kode të larta”, dhe publiku masë duke përdor kode popullore”, (Jenks: 1968).

Parabola e kohës së shkuar: “Muzika e jetës e atyre viteve të largëta na shoqëron tek ngjitemi shkallëve për të hyrë në dhomat e shtëpisë. Tek ajo e ndënies, bie në sy një foto mbi vatrën e oxhakut, Emily ka dalë me të vëllanë Austin dhe motrën Lavinia. Emily mban një pikturë në duar” (“Kudo e dëgjoj emrin tënd”).

Parabolë e kërkimit gjeo-hapsinor: “Në majin e sivjetëm, unë me Thanasin, nga Amerika dhe im vëlla Arturi me bashkëshorten Ulianën, nga Athina; u bashkuam në Milano për të bërë një udhëtim në Itali të Veriut, ku vizituam Milanon, Duevillen,

Venecian, Firencen dhe Pizën. Në aeroportin e Milanos erdhi e na mori me makinën e tij Iliri, djali i dytë i mikut tonë Xhafer Beqiri, që na kishte ftuar. Dy orë e gjysëm larg nga qyteza e Duevilles, ku jetonin miqtë tanë. Vëllezërit Beqiri: Xhafa, Zerkoja, Pashoja, Maksuti e Ismeti, kanë lindur në vitet ’50-të e 60-të të shekullit 20-të në Shkallnur të Durrsit” (“Një ishull çam në Dueville të Italisë”).

Parabolë e kohës e tashme e drejtpërdrejtë: “Sot, mëngjesi zbardhi më i bukur se herët e tjera, mbushur me këngën e zogjve të rinj. Kam marrë filxhanin e kafesë dhe rufis me lezet kafen në shkallët e zjarrit. Jam e rrethuar nga pishat, që kanë varur degët me hala dhe boce si mëngë të gjëra fustanellash të valltareve nga krahina e veriut në vendin e shqiponjave, a ndoshta kështu më pëlqen ti krahasoj nga malli që kam për vendin tim. Emigracioni ka shume gjëra të mira, po të këput malli, ai që e provon

e di mire. Degët e blerta përkunden lehtë nga flladi i freskët i këtij mëngjesi dhe më duket vehtja se kam hyrë në freskinë e pyllit të Bozdovecit.” (“Gjuha e tyre”).

Proza e Julia-s dallohet nga sprovat për skica dhe protretet, që janë të një lloji mjaft të vështirë në të shkruar, dhe pse duken të thjeshta në lexim. Teksa lexoja tregimet e saj, gjithë bota shqiptare e amerikës më shpërfaqej, që nga emigrantët e parë korçarë drejt “Tokës së ëndërrave” vështirësitë, mundësitë dhe (pa)mundësitë, mu kujtua Nju Jorku, multimetropli gjigand botëror, “skalitur” në çdo fytyrë të shqiptarëve-personazhë të rrëfimeve tregimtare, se topika shenjore në raport me njësinë referenciale na fton në tre rrokje të ndryshme të teksteve:

– rrokja morale, (interpretimi enciklopedik),

– rrojka semike,(analiza e tekstit duke mos ndalur vetëm tek niveli sipërfaqësor i

shenjave),

– rrokja mbresore, (raporti ndjesor që teksti prodhon mbi subjektin). Postmodernizmi “po vdes” duke ia lënë kohës emërtimin e epokës së re, “tash qarkullojnë shumë emra – performatizmi, metamodernizmi, dixhimodernizmi, post-postmodernizmi, po i përmend vetëm disa. Ndoshta duhen vite para se të arrihet një konsensus i vërtetë” (Eshelman:2014 ), forma e një metanarrative si teknikë postmoderne mund t’i nënshtrohet keqpërdorimit, se brenda një vepre arti është krejt normale, sidomos sot, kur arti shihet më shumë si kombinim sesa si krijim. Autori postmodern nuk e koncepton origjinalitetin si shpikje ex nihilo, por si mënyrë specifike e trajtimit të një objekti, në postmodernizëm shpjegimi i këtij procesi kthehet në parim krijues dhe njihet me emrin “poioumenon”, (Fowler: 1989).

Së fundmi: Përkorja Julia Gjikës, në udhën e poezisë, më përtej çdo caku si një kritike femër, mund të dëshiroja të ndiqja rrugën e një kritike të orientuar nga gjinia, unë kam synuar në këtë libër të merrem me poetikën dhe stukturën poetike, atë “të zgjerimit dhe përshkrimit, si provinca e femrës” , (Spiegelman: 2005) pa iu referuar gjinisë, brenda teorisë dhe kritikës letrare, ka edhe nëndarje të tjera: kritikë “female” dhe teori “feminine”, duke mos u ndikuar nga fusha e kritikës feministe anglo-amerikane, nuk dua të shkruaj nga një pozicion femëror, por në këtë lojë të ngatërruar mes “kritikës gjinore” dhe dallimit nga “kritika feministe”, (interesim për gratë lexuese), dhe “gynocritics” të interesuara për gratë shkrimtare jo si një kundërvënie femër dhe feminist.

Struktura gjuhësore, ka shumë shenja të gjuhës postmoderniste, nga topika pragmatike e gjuhës së përditshme, është edhe prirja drejt dhunimit të gjuhës së përditshme dhe tradicionale duke përzier kodet gjuhësore, si një prishje të distancës mes gjuhës “formale” e “informale”, një ars combinatoria, ku koha e psikikës së njeriut vendoset në të ashtëquajturën pavetëdije kolektive të (Jung-ut), e cila në raport me individin mund të konsiderohet si kohë e përjetshme, por lexuesi nën efektet e katarsisit, çliron makthin e dashurisë sublime njerzore, për të përçuar vlerën e një shpirti të bukur poetik, por shpaluar madhërisht dhe thjeshtërisht bukur, si në poezi dhe në prozë.

———————-

BIBLIOGRAFIA:

1. Ashton, Jenifer: (2005), From modernism to Postmodernism, Cambridge University Press.

2. Bloom, Harold: (2000), How to read and why?, New York, London, Toronto, Sydney, Singapore.

3. Brown, Stephen.J, (1927), The Word of Imagery, Metafor and Kindred Imagey, London.

4. Eco, Umberto: (1979), Lector in fabula, Bonpiani, Milano.

5. Eshelman, Raoul, (2014), Performatism, the epoch after postmodernism, “Symbol” nr. 2, Tirana – Prishtina – Skopje.

6. Fowler, Alastair: (1989), The History of English Literature. Cambridge: Harvard University Press.

7. Gjika, Julia (2021). Poezi dhe prozë e zgjedhur, “Amanda Edit”, Bukuresht.

8. Jencks, Charles: (1968), What is Post-Modernism? London: Art and Design.

9. Kristeva, Julia, (1969); Le mont, le dialogue et le roman, Recherches pour une sémanalyse, Semiotike, Paris.

10. Millett, Kate: (1969), Sexuals Politics, London.

11. Moi, Torill: (1985), Sexual/ Textual Politics: Femisnit Literary Theory, London.

12. Parker, Fred: (2011), The devil as muse : Blake, Byron, and the adversary, Baylor, University Press.

13. Prince, Gerald (2003): Dictionary of Narratology, Lincoln and London: University of Nebraska Press

14. Spiegelman, willard; (2005), How Poets See the World:The Art of Description in Contemporary Poetry, Oxford University Press

15. Steiner, George: (2011), The Poetry of Thought, From Hellenism to Celan, USA: A New Directions Book.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Emi KROSI, Julia Gjika, Poezi dhe Proze e zgjedhur

Dekostruktimi” Oruellian i diktaturave, si kumt gjithëkohor…”

December 7, 2020 by dgreca

      –Shёnime tё shpejta mbi romanin “15 ditё prilli” tё Anissa Markarian)

Shkruan:EMI KROSI/

Në tejqyrën e realitetit të ngarkuar me “tymnajë mjegullore”,çdokush përpiqet të gjejë këndin e “përshpirtmërisë” së tij, të ndezë një qiri në shandanin e teneqesë së ndryshkur, ku ovaliteti

i qiridritës hirnon aurën e pragut të realitetit të “Panairit të Kotësive” të Uilliam M. Thekereit, “për të satirizuar shoqërinë Londineze të fillimit të shekullit të 19-të”, ura që lidh

përtejkohësinë e “panairit” dhe “cirkuitit” shqiptar, me pafundësi personazhesh dhe skenash surreale, në romanin “15 ditë prilli” të Anissa Markarian. Në paskopertinën e fundme

shkruan: “Jam qytetarja që u përball me pabesinë dhe absurditetin. Jam banorja e dashuruar në qytetin-bunker. Jam intelektualja e asfiksuar nga despotizmi ideologjik. Jam artistja e dënuar për evazion ëndrrash.” Shtyjeni portën pa frikë!…

Në fundportën markariane, takova “apogjeun” e ngadhnjimit dhe të kalbëzimit të një epoke nё ikje. Aty pashë karvanin e njeriut të botës shqiptare, që shtyhet, që struket, mijëra karaktere njerëzore, që në kujtesën mjegullore të fundadoleshencës time, më skajohen kufijtë  bardhezi të atdheut tim. Bota shqiptare, qiellgri, nën trysninë e harresës mes të shkuarës dhe të ardhmes, vizaton  pazarin e  madh të ekzistencës, me “indetitete të shitura”, në udhët plot pluhur, nga baltovinat e shtëpive të varfra ku vinte aroma misërnike. Përshkrimi i ambjenteve jetësore nga autorja  dhe dilemat shekspiriane “të jesh a të mos jesh”, duken si vargani pazarak, me kuaj të ngarkuar me torbat e librave kur shkoja në universitet. Betejat njerëzore për të ruajtur vetveten, nga dyzimi dhe diktati, si betejat e titanëve të mitologjisë greke, (për dominin të fuqisë hyjnore), është betejë e urtakëve, që thundra e centaurit të diktaturës, godet, fshikëzon, shtyp, kamxhikon, gëlbazon, histerizon, përdhunon, turmat “memece” që lartonin “Të Përndriturin”. Alegoria dhe grotesku,  ndërthuren me “cirkun e jetës”, ku vetë autorja shprehet: “ndërthuret tragjikja me komiken, grotesku me mbinatyralen, magjia me djallëzinë, dyfytyrësia me ndershmërinë e dalë mode, ndjenjat e pastra me perversitetin… Cirku i madh i Jetës?”, se histeria “marroke” e turmës së imponuar, vjen si afresk i mesprillit, ku çoroditja, pasiguria, hutimi, përshtjellimi, rebelimi, “vrapojnëkaluar” në rrëfimin e ngjeshur me “gjuhë të zhveshur”, duke ngërthyer “lexuesin model” dhe “tekstin model” tё Ekos, me S/Z e Bartesit, ku diskursi dhe narracioni i Zhenet , sipas Erik Landovsk-it ka“fakte shoqërore konkrete”.  Arti i Greimas-it, që  na propozon programi narrativ  i Anissës, si kumtare  lakonike në modelin e abstragimit të Prop-it, në këtë korpus letrar mishërohet jo vetëm “konflikti i përjetshëm mes lirisë individuale dhe së mirës kolektive”, të Levis Stross-it, por edhe qëndresa njerëzore. 

Turma pazarake e Anisës, zhurshmos bashkë me gjënë e gjallë, kalojnë para syve të mi miniskena kujtimesh, si turmat e eksodit biblik, në kërkim të “tokës së premtuart” ku unë fëmijë kundroja arixhofkat me fustane me xhufka , pleq plisbadhë që dridhin cigare, duke shitur cjepë, dhi, shata, parmenda, lugë, lesh, samar, qypa, misër, grurë, gomare, djepa, madje gjizë, gjalpë dhe mjaltë e lloj-lloj sendesh në pazarin e mjerimit, ku vapa dhe pluhuri formonin parfumin e athët të djersës. Herë malet pakoheshin herë shumoheshin, në misterin e vajzës së vogël pazarake, duke u mbyllur si darë, në grackën e kohës së pamundësisë për të ikur.

***

Këtë ese jam munduar ta sjell në tre qasje:

  • Qasja e parë: (metafora prilljane e “vdekjes” së diktatorit dhe absurdi i turmës)

përmes këtyre fushёpamjeve:

  • (e kaluara, e tashmja dhe ardhmja), në shembëlltyrën e pakohësisë së gjithëhershme

të diktaturave, në çdo kohë, që simbolikisht lidhet me Shqipërinë, absurdin dhe groteskun e pushtetit të saj. Mesprilli, ose metáfora e vdekjes se Diktatorit, me epitetin i Përndrituri krijon një triologji personazhesh si: Vlad Krela (shkrimtari që lidh të ardhmen dhe të tashmen nëpërmjet librave (“Qiellin e ka ngrënë tenja” [nështrimi brenda qytetit-bunkier] dhe “Rrëfime nga moskundi” [dokumentimi i krimeve të diktaturës ose “kumtari nga skëterra”]), Ida Raez [vajza që “sfidon” fatin, me guxim, nga personazh human, që kulmon, shkërmoqet, thërrmohet dhe sërishmi ringrihet, jashtë “moralit” të shtirur të kolektivitetit, studente e mjeksisë, [nuk ka nota autobiografike] Teo Graca [gjakftohtë, që dëshiron të bëhet “hero”, në vigjilje të “edukimit të njeriut të ri”, por në Koshere, “thyhet” ftohtësia dhe merr përmasa të personazhit të dhimbsur dhe ndjesor]), si thagmë përcaktuese, që në nistore të rrëfimit Markarian, “për aq kohë sa dikush duket se po vepron në mënyrë të virtytshme, shumica e njerëzve do të besojnë në virtytin e tij”, thotë Makiaveli.

  • (denduria rrëfimtare e mesprillit), (15 ditë ku njerëzit kujtojnë fuqinë e tyre të 

“shthurjes” dhe ndyshimit, në “pazarin” kotësisë dhe mosbindjes , “ka filluar 15-ditëshi Farsës së Madhe”, f. 81, qeveritarët po “rrënjoseshin” në ferrfundit e tyre tragjikomik të fundshtetit). “Po gdhinte dita e madhe e parafundit, e Farsës së Madhe – vigjilja e Ditëlindjes”, f. 354, ku gëlojnë mijëra “zëra të zhurmshëm”. Rropatjet e njerëzve, për të ndërtuar jetën, brenda kornizave “false” të kolektivitetit duket sikur vjen nga një tjetër kohë, sepse vlerat tona si Qenie, kanë aftësinë për të menduar dhe jetuar të lirë. Secili gjen një shteg arratisës, (veprimet e lira) dhe çlirtësia e shprehjeve të njerëzve, “gëlojnë” lirshëm në shpirtin human të Anisës. Personazhet të skajuar dhe skalitur, në vorbullën e paformë të turmës, janë heronj realë dhe tragjikë, si Bulëza (balerina ëndërronjëse dhe tragjike, Rozi (vajza lakmitare imoraliste), Torrezi (profesori “sadist” që aspiron për shkencёtar), Leksi, (komandanti i “Kompanisë Borizane” në Urth, djalë “ambicioz” për pushtet dhe vrasës gjakftohtë, me fund tragjik), gruaja kërthiçël, (nëna fatzezë e dy binjakve të vrarë), Jargësi, (njeriu i “vogël” sadist “sozia” e diktatorit), vetë emri i gjetur [Jargës=jargë (qyrre, gëlbazë)], sjell dramacitetin e ngjarjeve me groteskun sarkaistik: “Ju bëftë gjak e dhjamë kusia me mut! – uroi sarkaistik shoferi i Volvos[…] bëri shenjën e kryqit mbi kryet e të pranishmëve, si t’ju jepte uratën”, f. 98.

  • (magjia e dashurisë si ndjenjë e pastër) (Ida dhe Vladi) dashuria e dy fatkeqëve (Teo

dhe Bulëza), perversiteti i një shoqërie të indoktrinuar (Rozi dhe Torrezi), nuk mund të kalojnë “barrikadën” e privatësisë, shpritërores, ndjenjës, intimes, epshit dhe dashurisë. 

Teo, ka “zhvokshur” lëkurën e egoizmit dhe akullsisë maskiliste (koraca mbrojtëse

kundër dobësisë, frikës dhe “nënshtrimit” ndaj pushtetit), për të qenë Njeri! Njeri, me dobësi, 

gabime, frikëra, barrikada, udhëkryqe, dilema, humanizën (si organizator greve).

“…Paraloja lëngëzore kishte marrë fund. Ishin ngacmuar, drithëruar, mikluar, torturuar. Ishin pikëtakuar. Kishte mbrritur çasti i puthitjes. Çasti kur kërkohet dëgjim (më saktë përgjim)

dhe bindje e verbër. Përkushtim gjithëshqisor e disipline për të shijuar plotësisht njëri-tjetrin… – Ida? – Futu Vlad… Krateri ishte bërë liqenth. Shëtiti bregut pa ngut. U mbush me frymë dhe

mbylli sytë. Do të shkiste brenda magmës me një zhytje të ëmbël…”f. 189. Një dashuri njerzore, që zbulon dëshirat më të fshehta, si ndjenja të pastra shpëtimtare nga “rrënimi shpirtëror” në një botë ku totalitarizmi përçudnon edhe ëndërrat. 

  • (qasja rrëfimtare, sa reale dhe surreale deri tek realizmi magjik), ngjizur që nga letërsia e 

“madhe” e Pastërnakut, Dostojevskit, zbret në Lindje me “Shakanë” e Kunderës, vazhdon në Ballkan me “Pallati i ëndërrave” të Kadares dhe “Odin Mondvalsen” i Trebeshinës, shkon deri në thellësitë e ishujve të “realizmit magjik”, tek “Shtëpia e shpirtrave ”, Izabel Alende, kalimi nga grotesku tek tragjikja me “zbulesёn” e magjikes, e bën Anissa Markarian, të parën rrëfimtare të një lloj letërsie të re,“pamjes vizuale” të një realiteti të thyer, të ngjeshur, me të gjitha

problematikat dhe “preokupimet” njerëzore, për të gjetur vetveten, në një realitet sa jetësor aq edhe letrar, ku ka humbur Uni Njerëzor!

 Autorja “miklon”, “pikëtakon”, “josh”, “njom”, “denduron” imazhin e realizmit magjik, për të derdhur kraterin vullkanor të avullimit të “nxehtë” të aftësive rrëfyese, duke na krahëqafur me realitetin, jashtë kumtit ideologjik të socrealizmit.

“Shpendi sqepthyer, u ul mbi kokat e binjakëve. I mbështolli e i ngrohu me krahët e vet; u dha frymë nga fryma e vet dhe …I risolli në jetë! I pari lëvizi binjaku i plazhit. Shkriftëroi kurrizin

e zgjati gjymtyrët, por sytë nuk i hapi. Nën sqetulla i kishin bërë fole toptha pendësh të bardha. Lëvizi dhe i dyti. Drejtoi qafën dhe shkrydhi bustin. Mbi supet i shquheshin dy rruzuj puplorë.

Pak nga pak pendët u rritën e u shpupurisën.[…]-Fluturojmë, çuna!- tha shpendi kryebardhë. Rruga drejt qiellit vezullonte si e shtruar me margaritarë. Mjegulla ishte bërë xham”, f. 363.

  • (metafora e erëzave), është sa milkues aq edhe i panishëm në rrëfimin e ngjeshur “erëza 

të njoma! Dy tufa pesë lekë… – Majdanoz, rozmatinë, borzilok! Dy tufa, pesë lekë!”, f. 58, një fjali përsëritëse. Në asnjë rrëfim romanor, erëzat nuk metaformojnë thjesht ca gjelburina për gatim (kultura gastronomike) në ushqimin evarfër të shqiptarëve nën diktaturë, por edhe perëndimi dhe rrokullima e një kohe të murrme në mjegullimin e moshës, të dëshirave epshore drejt askundit. Nurmi [dy] si përcaktues (imungesës mashkullore), [majdanoz dhe kopër (përzierja e erëzave]) “Kripë dhe piper” filmi greko-turk, horizontalisht dhe vertikalisht,  derdhet në kupën epshore të papërmbushur, pornumri ([dy/dy tufa]), përsëritja e togfjalëshit emror (numror+emër) është përcaktesë dhe e dy djemve të saj ushtarë (të vrarë), plotësim mungesore i dëshirave të munguar femërore,por edhe dashuria amësore. [Erëzat + shije = epsh+mungesë = femër e paplotësuar].

***

  • Qasja e dytë; (dystopia Oruelliane), e “Viti 1984” e Oruellit është “injektuar” 

bota e frikës, ku njerzit në kërkim të vërtetave të tyre, hallakaten (mes asgjësë, pasigurisë  dhe përgjimit), për të shpëtuar vetveten duke marrë ç’të mundin, apo duke shitur edhe ëndërrat, për të jetuar të lirë. Vizioni oruellian i diktaturës, i “instaluar” si ndërtekstor i personazheve të veprimit, dhe heroit  ndërmjetës (Ida, Leo), që lëvizin në diskursin letrar, respekton çdo mekanizëm tekstor,  ku “ fuqia e njerëzve të zakonshëm përballë totalitarizmit ”, nga libri “Origjina e

totalitarizmit”, e Hanan Arend,  tregon se propaganda masive shtetërore, është e gatshme në të gjitha kohët, për të besuar se personazhet si; Vlad Krela , mund të jetë një Winston Smith i “1984”. Vladi duhet të ballëpërballet me të “keqen” dhe pyetjet e pafundme, “kush mund të vinte dorën në zjarr, se mjetet e përgjimit me të cilat që pajisur së fundmi “Syri dhe veshi i

shtetit”, f. 60, papralelizojnë “Big Brother-in” e Oruellit, në “përgjimin e gjithësisë”, për të mbrojtur: të dukshmen dhe  të vërtetën.  Oruelli shkërmoq botën duke e vënë nën “vëzhgimi  e Vëllait të Madh”, që shikon çdo gjë dhe kontrollon në mënyrë makiaveliste botën. 

Mekanizmat e dikaturës, mali i Urthit,“prej pothuajse një gjysmë shekulli, guvat dhe gërbellat e malit të Urthit ishin shndërruar në objekte me rëndësi dhe strategji kombëtare”, f. 26, toponimia e fjalës [Urth/i = urith/-i + urith/-ët], d.m.th vend i errët, ku jeton urithi qorr), ose [Urth= urthi], njëlloj peme gjethegjelbër që vesh pemët si “mbulesë” si Shtëpia e Gjetheve). Urthi është bunkieri i madh, ku hapsira është aq e vogël, me fasada të zymta, ku njeriu ulet, fle dhe varroset pingulthi, qarkon kërrusur dhe frikshëm udhët e errëta të qytetit-burg, duke skicur hijen e trupit të kërrusur të frikës. Qyteti -burg, është Burgu i Shpirtit, që nga Aristoteli ku i deklamon njerëzimit se; “shpirti të çlirohet nga burgu i trupit”, se burgu është çdo gjë që nuk të bën të lumtur, madje as ai/ajo që ke afër, mund të bëjë “jetën” burg. Burg quhet edhe pasioni, epshi apo çdo gjë, që e dëshiron dhe nuk arrin ta realizosh. Atdheu-burg me mijëra bunkierë, njerëzit mundohen të çlirojnë gjymtyrët e tyre nga frika, mendimet, lëvizjet, fjalët, të shkokolepsin çdo nyjë fatkeqe, që lidh jetët e tyre kolektive. 

Paskthimi nga e shkuara, dhe formësimi i mijëra figurave-personazhe (që ndërveprojnë në kërthirin e Urthit-guvë) , fiksojnë aq reale dhe frikshëm, botën e “ngujimit” masiv të një populli. Autorja vështron aq imët, fijet, nyjat, thjerrzat, indet, damarët e gjakut që mpiksin gjakun e prishur, për një transfuzion gjaku të ri, sepse harresa  për kampe-burgjet, burgjet,Qafë-Barin, Burrelin, Spaçin,  Holokaustin, do ishte rivrasje historike. 

A nuk është përtejkohësia dhe gjithëkundodhja letrare e Markarian-it, projeksioni “vizioni oruellian” i totalitarizmit shqiptar??! Normalisht që po!

  • Qasja e tretë: (analogjia përmbysëse e “oportunizmit politik” dhe raporti i individit 

me shtetin), do të thotë të zbërthesh thelbin e problemit të saj ekzistencial markarian, në shumë paralele. “Na përgjojnë edhe në bark të nënës, kur jemi në gjendjen e fetusit”, thotë Shantali, i Kunderës, nuk e mrrol Leks Amranin, në qytetin-bunkier të Urthit,  si Cerberi në portën e Ferrit, të survejojë madje dhe  intimitetin e individit në shoqërinë tonë , ka çuar në humbjen e individualitetit, të qenësisë së tij si njeri (Leksi humbi të fejuarën Idën, por edhe jetën), për një ideal të kotë, me besimin se një ditë do ishte një “karrierist” i madh i ushtrisë, ndërkohë që mungesa e identitetit, ose joidentitetit, shumë pak vend ka për unin, kur pothuaj gjithçka në shoqëri është e organizuar “në kope”; edhe pushimet, edhe argëtimet, edhe puna; individi gjendet nën presionin e shoqërisë,  që jo vetëm e përgjon dhe e survejon në çdo fjalë e gjest, por edhe i krijon dhe i vendos para modele të gatshme për t’i imituar.

“Kalaja me zyra”,  a nuk është  “Tabir Saraji” i Kadaresë, sipas rëndësisë së përgjegjësisë, emërtoheshin; zyrë, degë, divizion, komitet, komision, drejtori, departament, seksion, dikaster. 

Ashtu si personazhet e “Identitetit” të Kunderës, dhe personazhet e Markarian-it, janë “kacafytur” me fatit e tyre, për të shkëmoqur deri në rrënjë , të keqen brenda tyre, totalitarizmin. Por është kapur fort, si grami që duhet harrur, për të shëndoshur vreshtin, në pasyrën e thithësecilit, uniteti dhe fisnikëria për t’u përballur jo vetëm me frikën, mposht çdo djall edhe në skëterrën më të thellë të urrejtjes, si “satanai” i Selman Ruzhdies.

Fundi tragjikomik i Leks Aramit, është edhe fundi i “idhujve të rremë” të totalitarizmave: “Shikoni! U hap horizonti! Njerzit s’po u besonin syve. Kolosi shkëmbor nuk ishte më. Përpara tyre shtrihej një hapёsirë e dystë, e virgjër, e pamatë. E kishin ëndërruar që në Agim të Kohrave. Po përse nuk po gëzoheshin?!”, f. 375.  

Fjalia po përse nuk po gëzoheshin?! – është kumti groteskian i Anissës, jo si motiv letrar sesa si motiv qenësor njerëzor, sepse lëvizjet, vrulltitë, shpërthimet, miklimet, ndysitë, anësitë, rropatjet romanore, janë rropullitë e jetës njerëzore të çdo njeriu, që quhet i përdorur, i vrojtuar, i friksuar. Uni dhe Ego e Frojdit, herë çpërvidhet nga “Kompleksi i Edipit”, herë shpërbëhet në shkulmet ujore të nëndërgjegjes letrare (koha historike dhe mjedisi kulturor) i shkrimtares, për të kumtuar nga përtejkoha, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e kohës letrare: se koha romane nuk ka cak, as skutë ku të struket, se Anissa Markarian, ka kapërcyer të gjitha kategoritë letrare, të gjitha rrymat, në ngërthimin e pakohësisë universale, që nuk vdes kurrë, por na sjell letërsi cilësore, që mbetet në historiografinë moderne letrare.

Si përfundim: bukurtingëllimi i gjuhës, sqimatare me pasuri leksikore të jashtëzakonshme (me fjalëformime pasuri të leksikut të shqipes, një gjuhë e personalizuar, (nëse mund të them kështu) që më vonë mund të jenë objekti i studimeve mё të thelluara), që nga neologjizmat deri tek zhargoni përditësor i bukurshkuar artistikisht, derdhen ujshëm, marrëdhëniet njerëzore dhe humanizmi, represioni dhe survejimi, solidariteti dhe dashuria, kontradiktat dhe kontrastet e

forta, morali dhe pervesiteti, ngjizja dhe paqtimet dashurore, harresa e “vlerës” njerëzore në botën shqiptare , ku bota e dritës së demokracisë, nuk do ishte kaq unike, mobilizuese, solidare dhe humane. Kumti Markarian e hapi “peshtafin” e arkënojës.

Mirëserdhe Anissё!

Filed Under: Opinion Tagged With: 15 dite prilli, Anisa Makarian, Emi KROSI

ZEF ZORBA- Dekodimi i vonë i “hermetizmit” të Zorbës, një humbje për letërsinë shqipe

May 10, 2020 by dgreca

Shkruan: EMI KROSI/ DIELLI

EMI KROSI/

Çfarë është e bukuara?! Gjithmonë kam pyetur vetes, sidomos në art. E bukura nuk është vetë, estetika e të brendëshmes, natyrës, hireve të një ferme, apo thjesht materia si një ngjizje mes shpirtit dhe trupit, por e bukuar në letërsi mos ka të bëjë me “të bukurën e madhërishmes”, të Kantit?! Por kjo bukuri me “errësi estetike” tek Zef Zorba, është mahnitëse, verbuese, sfiduese të çdo kohe, përtej çdo imazhi gri, përtej çdo dhimbjeje, përtej çdo enigme. “Unë jam e kuqja”, thaOrhan Pamuk, unë jam e jam e bukura, jam apoteoza e ekzistencializmit të qenies njerëzore, fundaj unë jam Njeriu, thelbi është Zoti!Në jetë të ndodh shumë vonë të takosh gjëra të bukura, Stéphane Mallarmé: “ S’ka gjë më të bukur se ajo që nuk ekziston” por më mirë vonë sesa kurrë. Takimi me poezinë e Zorbës, është e vonë. Një miku im poet kishte veprën e tij të cilën e fotokopjova, për ta patur të plotë. Në leximin e parë më mahniti poezia. Që nga eptimi i titullit, “Buzë të ngrira në gaz”, një togfjalësh “statik” ku palëvizshmëria e bën poetin edhe më enigmatik. Librin, mund ta ndajmë në :

  • Pjesa e parë: Pashyrja, (dekodifikimi i “greminës së errëst”), është “çelësi 

enigmatik” i një teksti të mbyllur, jo për faj të autorit, por të mospublikimit dhe komunikimit me lexuesin. Kopetenca letrare, estetike dhe poetike, në poezinë “Në vënd të hyrjes”, I errët ky shteg. Nuk mundem/rrugën me gjetë pa dritën/ tande (Çka më sëmbon)/Në cep të greminës/, që josh e ngujon,/ a nuk e sheh si po lëkundem?, f.17, elipsa si mungesë, niset me një metaforë të “errët” jo vetëm errësira si tipar e poezisë hermetike, por  si qasje estetike, i errët ky shteg, është metaforë fantazmagorike. Pse ka frikë poeti? Gremina nga ku është varur dhe qëndron “pezull” mes jetës dhe vdekjes, dritës dhe errësirës, “errësira nuk mund ta dëbojë errësirën vetëm drita mund ta bëjë këtë…”, ka thënë Martin Luter King, në kërkim të së vërtetës?! Cila është e vërteta?! Duke udhëtuar në shtigjet errëta të rrugëtimit poetik, e sheh veten të varur. Pyetja retorike a nuk e sheh si po lëkundem, ia drejton vetes. Uni poetike nuk “ka ngrirë” si buzëqeshja, (në harresën e pamundësisë të komunikimit me lexuesin), “nga ana tjetër këto punime sjanë bërë për botim, sepse edhe botimi i tyre kurdo më tremb shumë”, thotë vetë poeti në pasthënien e librit të tij. Dikotonomia dritë-errësirë, është tehu më u hollë që poeti kërkon brenda dhembjes, dritën. Ajo është jeta! Errësira është ferri, që shpirtrat nuk dinë se ku janë, por janë vetëm “hije” që eden greminave, pafund. Poezitë: “Një çast poezi: një jetë”, “Kujtime”,  vargjet: zemra u beson/ shpirtanve/që natën gufojnë/prej gurësh/ të Rmajit/f.21, enigma se jeta bafton edhe nga varret, është si “klithma” e (mos)harresës. Poezitë: “Malle”, “Pjergull”, “Fjala”, “Shkalla e Kakariqit”, “Kashta e kumbarës dikur”, “Kur mbetesh vetëm pa ty”, “Fli”, “Qokthi”, “Robër”, “Sonte festë”, “Si zogj dallëndysheje”, janë poezi të librit të parë. Poezia: “Pjergull”, e nyjça krahë/të lacaruar/shtjellohen,f.12, në formët e hajkut, (sintezë e lartë e mendimit dhe imagjinatës) një ndjesi shqisore “thyerja e shqisave” të Bartes, nëpërmjet vëzhgimit të hollë te autorit, e shprehur kjo më shumë përmes detajeve pikturale të përdorura sesa me metafora, një lloj “algjebre e poezisë”, “haiku është i shkurtër deri në emocion, deri në ëndërr “ thotë Paul-Luis Couchoud.  Poezia : “Një çast poezi: një jetë”, vargu: dritë përmes avullit, f.20, është metamorfizimi i dritës përmes avulllit. Dekodimi i teksetve hermetike, janë një lloj “arkitekture” që lidhen me njëra-tjerën, se jeta është një poezi. Vetëm çasti poetik, lidhet me vargjet: dalloj fytyrën tënde, pluhur bore:/marrshëm për pak më buzëqeshë/si protoplzëm “in vitro”, tranformimi i fytyrës  në “pluhur bore”, një bardhësi e pafajshe, që nënkuton fillesën e pajafësisë njerzore që në gjenezë. Togfjalëshi: si protoplazëm “in vitro” sjell dikotominë avull-borë, shëndërrimi i natyrës nëpërmjet fytyrës së pastër engjellore, të një fëmije, të një vajze, shtojzovallesh, (elemente mitologjike të mitologjisë shqiptare), pse jo edhe si “Zanafilla” Bibla, ku çdo gjë ishte e pastër. Poezia tjetër: “Malle”, me vargjet:  këso netësh/në Qafë-Hardhi/piklohen/shkurret/me ëndërra/xixëllonjash, f.23, poeti rreket të tregojë mallin, mungesën dëshirën por në një formë metamorfoze natyre, ku malli shpërfaqet me me ëndërra xixëllonjash, merr një tjetër dimension. Në poezinë: “Shkalla e Kakariqit”, elemetet e metamorfozës të japin imazhin e diktaurës. E kapërthyer me lugetër hëna/njollat e territ përgjakë/e nata/tinzare fishkëllen mes pritash/si në kohën e cubave/kur thika vetëtinte e ftohtë/ e buzagaz me pezëm, f.25, poeti ngërthen metamorfozën e natyrës me togfjalëshat:   hëna si lugat,  nata cub, rrëpira përbinësh,  eshtra rrënojash, në atë boshësi ku ekzitencializmi ka vdekur. E ngeshme, fjalia që indetifikon diktaturën. Ajo nuk mërzitet se krimet janë “ foshnja të vdekura” , në ferrin komunist. Vargu , e buzagaz me pezëm,  lidhte edhe me emetimin që në titull. Fytyrat e trishta pa busëqeshje , në pezëm (pikëllim), për “lumturinë” socialiste. Ishte e ndaluar të shprehet edhe pezmi, ensencialja e enigmës poetike, sipas Sabri Hamitit, “…duke dhënë pamje me efekte kaq kontarstive: buzë të ngrira në gaz”. Pamja groteske e ndërtesave të diktaturës vizaton Unin e poetit, nëpërmjet vetmisë tek poezia “Kur mbetesh vetëm pa ty”, (dimër , 1946), koha reale fizike si përcaktesë e vuajteve të poetit në burg, larg nga dashuria, si shumë të rinj të kohës, me vargjet: kur mbetesh vetëm pa ty/o zemar ime f.28, tashmë  dashuria është “flijuar” me kodimin: armik i popullit. Nuk ka frikë nga vetmia, por nga “izolimi” larg botës, jetës dhe dashurisë, duke skajuar atdheun  e robëruar të kthyer në një ferr, anë-mbanë ndërtesa golle se ç’kumbonte/sajimesh/që një mbas një/ndeshëshin palë e palë, duke vizatuar metamorfozën e pamëshirshme njerëzore me poezinë, “Robër”, (Vjeshtë e v.1948) një eptim mjaf i thukët i realitet tij, tashmë si i burgosur.  Vargjet: e pezull varen/në tehun e një rrezeje/qeniet e këputura/ me malle të mënjanuara/me pezme/spërkalen/me ta këputë shpirti f.32, qëllimi i diktaturës është të këputë çdo “fije” madje edhe shpirtërore , që çdo frymë, çdo grimcë jete njerëzore të varte në tehun  e fatit, si teh  shpate,se shpata e Diklomeut qëndron mbi kokat e njerëzve. Togfjalëshi emëror: qeniet e këputura, është e njëjtë si sintagme e “Ferrit” të (Dantes), trajtësohet në masën e qullët të frikës së ferrit, në vargu: nji vazhdar turmash  aq pa fund po shkonte/sa mbi dhe mortja gjithë atë gjamë njerzie ,Hajdegger shprehet, “pra vdekja, apo vetëdija mbi të, i jep kuptim jetës sonë, dhe ndryshon poashtu mënyrën e të menduarit për kohën”. As gjallë as vdekur, thotë: (Tomas Eliot), se pranëvënia e dy vargjeve: qeniet e këputura dhe me ta këputë shpirti, shëdërrimi i njeriut në asgjë ka arritur deri tek Qenia dhe Shpirti. A shëndërrohet shpirti??! Poeti nuk ka thënë “hapur” për kopetencën geninaskiane, si “një të pyetur mbi vlerën e vlerave” të (Jacquet Geninasca), por filli i shpirtrave ose “koncepti i pushtetit”, i (Michel Foucault), e “Njeriut njëdimensional” të (Herbert Marcuzes), kritikë në të cilën shpjegohet sesi synohet “fabrikimi i një individi ideor”, krijimi i njeriut të (anti)sistemeve.    

  • Pjesa e dytë: Blerime tjera e zalle,  (“metamorfozimi” i shpirtrave), përfshin  ciklin 

poetik: “Zalli i Kirit ”, “Eja me ne”, “Qyqja ”, “Kruja”, “Përtej”, “Dritare në rrugë”, “Tjera blerime”, “Prapë me furi”, “Pa element”, “Hej zemërplësura!”

Poezia “Zalli i Kirit”, është një poezi, me një tekst shtatëvargësh, një tekst me dy rrafshe: rrafshi semantic, i ndarë në dy pjesë: a) nënkuptimi (vdekja e fëmijëve është metaforizuar në yje) që kanë zbritur në zallin e Kirit (lumi i Shkodrës, ku janë pushkatura shumë njerëz), të povarrosur janë “shpirtëzuar” në yje. b) metaforiale, (sytë e fëmijë që vdesin me habi!). Cili është shkaku?! Imazhi lëviz brenda vargjeve, ka një diskurs estetik të gjetur, se në vargjet:  zallet e bardha pa dritë/ ku natën zbresin yje/me mijëra/pa u ndi/mbase janë sytë/sytë e ëfmijëve që vdiqën në habi, f.36, të habit ndërtimi estetik, ndoshta jo aq qëllimtare, fjalët [dritë/sy], kuptohet se syri nuk mund të jetojë pa dritën e tij (bebëzat), por tashm këta “sy” janë vrastare, janë metamorforizuar në vdekje. Lëvizjet jo vetëm brenda vargjeve por edhe nga poezia në poezi, “thellon” metamorfozën tek  “Qyqja”,  element nga mitologjia popullore shqiptare (shëndërrimi i vajzës në qyqe) nuk është në kutimin “parak” por në formën e ironisë. Poeti qëllimisht ka dhënë qindra shëndërime (brenda metamormozës fjala [(qyqe)/katër herë]), metaforat fantazmagorike: shkëmbi djeg, vreri avullon, mortja pe, dashuria gur, epshi gurgullon, kandrra shprese, shpirti myk, vargjet: ku thellohet dishrake në shpatin/gëlqeror ajo zgarva e kumrisë/kulihum ku bijen ditshëndërrimi i vajzës në qyqe dhe nata/…/ ku çdo gjë, ku çdo gjë terrasitet/ kapu tinzare e ngul/rrezikja ti qyqe f.40, fjalët: lakmia, lajkatimet, dështimet, rrenat, ëndërimet, tinzare ose vargjet: dalin rrenat: kuku e kuku/ditën e natë; zhel e mel, zemrën e thatë  , na ndërkall me korbin e (Poe-s). Prania e fjalisë: rrezikja ti qyqe, me kukunë e saj, a nuk është metaforë krahasimtare,  me “betimin” e korbit: kurrë më! Sketërrina e pandryshueshmërisë së qyqes, nuk e zhbën as vargu: kur s’ka drita ç’i do sytë, vallë a është “deux machina” e Zorbës?! Rrugëtimi trishtues, “vizaton” pamje ekspresioniste tek poezia : “Dritare mbi rrugë”, nëpërmjet vargjeve:  plandosen ,mbi pluhur muzgu/pemët hollohen e shtëpitë/të murrmë e të sheshta, ndehem/në plumbin e mugët të qiellit/përgjumen, E ti? Me syrin e skuqur/…/ E ti? Po shuhet?/E shkreta dritare/nuk paske më askujt m’iu qa!/…/ku feks një dritë e mekur/rrinë gjallë pa ty gjersa nesër nadje/mjerimi e shpresa, f.44-46, dritarja është rruga, hapsira, jeta, (tofjalëshi në kllapa , Oh, jeta rrokull e rrokull!), por pejsazhi është tronditës, lodhës.  Tejrruga që sheh, pemët, makina, të dehur, taverna, qiellin, natën, dashnorëst, hënën, yjet, shpresën, mjerimin, lakuriqët, tjetërsohet në një përbidësh, kur polici, sahat, është mjerimi dhe “troku” i cizmes së policit (frika nga sistemi), si Gazi ’69 i (Bilal Xhaferrit). Pyetja retorike:  E ti? , e “fsheh” dritën e mekur kur feks, mjerimi e shpresa.  Poezia “Tjera blerime”, dashurira  nuk është një “trill” i ëmbël që feks shpirtin e lodhur të poetit. Histoira e dashurisë së dy të rinjte në qytetin e Shkodrës, në vitin 1946, (Terezina Pali dhe Zef Zorba), në gjyqet e kuqe për të thyer moralin dhe dashurinë e tyre, por triumfoj. (Shënimi Terezës) është dëshmia e një dashurie të fortë që barbaria nuk e mposhti,  si lule dyelli gjethet/veshur me vapë e t’zberë/…/e…oh…/tjera blerime/rinore,f.48 dhe shprehja në formë pyetja: a të kujtohet? Hapet një stinë verore deri në shtator, (koha e arrestimit) dhe mbyllet po prap me : a të kujtohet? Stuhia e shtatorit….a të kujtohet? Si mund të harrohet? Dëshmia jetësore e një dashurie nëpër terr. Dëshmia, dy vajzat e tyre.  

Poezia, “Pa elemente”, sado që të largohemi,/ o dhimbje/ mos ti cekohesh?/Ç’e mjerë/kënaqësia jonë/dritëshkurtër,f. 51, dëshmia e trishtë dhe mjerimi i një shoqërie pa socialitet, ku kënaqësia vetëm për një çast është dritëshkurtër. 

  • Pjesa e tretë, pasqyra të cfilitura (të fillimeve e të fundit), janë imazhe dhe skajime “të 

lodhura” jete,  që hapet me poezitë : “Ballkoni”, “Mbas varimit”, “Lule -crrule”, “Merimangë”, “Rrënime”, “Rrugët në vjeshtë”, “Shtëpizat”, “Zhigu”, “Atleti”, “Në kuminë e tullave”, “Prej dritares, dëshirat”, “Shpejto, pranverë…”, “Sa mirë, atëherë…”, “Guri i zi”, “Kesh ngopeëshim me frymë”, “Vajtimi i plakut në shtëpinë e shkretuar”, “Uratë për ditë gushti”, “Lodhje”. Këtë cikël  do ta hap me një poezi, që shënon edhe kulmin e poezisë së burgut sipas citimit të (Yzedin Himës), “si tekste të fshehura në kohë”, poezia: “Merimangë” me vargjet:  je kryqi im/ngërthyer me pezëm/në skaj të murit lart/-shakrravinë e zezë-/përbluan pusi/ah, shporru. Shporru: ja prite!/por menjëherë/ fijet e këputura vihesh dhe i lidh/ e endë, e endë ,e endë…f.64, por ky teskt poetik, i shkruar në dy kohë të ndryshme, me një citim të Shekspirit: “turn back, dull earth/and find thy center aut”, vetë poeti në pasthënien e botimit të përmirësuar, më 2010, shkruan: “…funksioni i të cilave ka qenë rivelimi e shoqërimi fenomenologjisë së brendshme” në skëterrën e burgut, (një shtresëzim sipas fenomenologjisë së tekstit) ku tingëllimi dhe eptimi i bashkëtigëlloreve të mbyllura i jep një trishtim poezisë si: [n/m, sh/p], poezia ka një ndërtim estetik, me një stilistikë të pasur, ku mbisundojnë figurat tingëllore: (asonanca,[shporru, shporru], konsonanca: [Ah, shporru, shporru: ja prite], aliteracioni: [e endë, e endë,e endë…], retiçenca: [e endë…], poeti e lë lexuesin pezull. Poeti e fillon këtë cikël me ballkonin, me filizat e njomë të lilevilës,  si  një udhëtar nëpër udhët e qytetit horizontalisht, sheh një kortezh mortor, të një lajmërimi në shtyllë, me pasthirrmën e fëmijëvë: “Uuu…! ai plaku” deri tek fiku, pemë e oborrove të shtëpive të vjetra shkodrane,  duke kaluar nëpër shtëpizat. Në baladën me titull: “Në kuminë e tullave”, nëpërmjet vargjeve: unë tretem në mendime/Ruzha, flokë- verdha/bërrylin ma fërkon. Në gjiun e thatë/sillem por syrin gacë/vrik e largon, f.71, ka “guxuar” ta flakë tej petkun e hermetizmit, eksistencializmit, ekspresionizmit, për të shijuar energjinë e dashurisë, që në çdo rrethanë të “çliron”  nga brengat, se  fundvargjet: pse dridhesh kështu/thua dashuria brengat/shpaguan?, forca e dashurisë është sa e mahnitshme aq edhe ngjethëse,“zgjodha të të dua në heshtje…”thotë (Rumiu).   Poezia: “Sa mirë, atëherë…”, duket sikur skajon një tjetër motiv; fëmijërinë. Ka dy kohë:  a) koha e parë : kujtimet fëminore, ka shënues kohën e shkuar: sa mirë atëhere, o mite, kur ishim fëmijë/I lodhur prej lodrimesh gjithë ditën/në hije të një shelgu, bija i kutur gjumit,ëndërra,f. 78, koha e nostalgjisë fëminore, kur ishte i lirë, koha si antishenjë, ka “trembur” mitet që besonin në fëmijëri se jeta do të vazhdojë ashtu si ëndërrimet, por antikoha nuk ka më strukje tek mitet dhe personazhet e tyre. Tani, e ardhmja nuk ekziton, e tashmja skajon “një përmasës të katërt kohore” sipas (Rugovës). b) koha e dytë: e tashmja e përjetshme, zhbën Unin e poetit, ku edhe koha metamorfizohet: bie ora pesë e kryqin marr në krah:/ e me pak frymë fillhem për Kalvar. Uni “zgjohet” dhe kërkon ndihmën e Zotit. Por diktaturat nuk kanë Zot, as Kryq, as Jezus, por vetëm kalvar…kalvar. Pesha e kohës së pafunde të mundimit, nëpër kame pune, baltëra dhe ujëra të qelbuar (tharje kënetash dhe hapje kanalesh), në rënie të lirë vargu: e këmba përbi baltë lë gjurmë të thella, f.80, të trullos kur lexon vargjet, (me datëkohën; 1948), kuptohet se poezia: “Kesh ngopeshim me frymë”,  është sendërtimi i ferrit të njëmentë të botës shqiptare. Vargjet: mbi supe të kanalit/ jarguar currilash/plumb një rryp qielli/ peshon/ shikonami:/ vërtetojmë burime primitive/me nofulla kërcëlluese/të dërmishura/përtypim mundimin/e balta e më unji/…/kesh ngopeshim thellë/njëherë më frymë, f. 84-85, janë të krahsueshëm me sonetin e (Arshi Pipës), “Kanali”, një shpërfaqje  me përngjasmime me kohën e skllevërve, vërtetojmë burime primitive, krahasimi me kampet e përqëndrimit, me nofulla kërcëlluese/të dërmishura, por mjeshtria artistike e Zorbës, e “zhyt” lexuesin në gjolin e llucave të kampeve të punës imagjinare, ku vetë i ka jetuar, përtypim mundimin/e balta e më unji/…/kesh ngopeshim thellë/njëherë më frymë, për të lartuar fjalën e shkruar,  sipas (Hans-Joachim Lanksch), “vjershat e Zorbës janë art autonom i fjalës, art që ushqehet nga substanca fizike e shpirtërore e fjalës”. 

  • Pjesa e katërt: (fugat e fundit), me pesë poezi, (emërtime në italisht), fjala fugë: 

shtjellë, ose iku me fugë, më vrap,  “Allegro”, “Andante mosso”, “Lento”, “Largo”, “Allegro forioso” nis  me “Alegro”, përtërimjet ernat gjithnjë/çartafillojnë/e shmangin cdo pikësynim f.92, si  një mirash stinor, ku poeti joshet nga natyra me fjalët: përtëritet, natyra, mjegull, vesë, horizont, kristale, liqen, Zanë, deri tek vargu: …e shpesh kam pa liqenin të shpupurisur, poezia  “Allegro furiosos” , f.99, që mbyll këtë cikël natyror. 

  • Pjesa e pestë: (mbresat e rrugëve), (thyerja e tingujve në “introduktën” të ndiesive 

shpirtërore ) “Introduksion”, “Tema e fagotit”, “Tema e ksilofon kumbonëve”, “Tema e intrumentve me perkusion”, “Tema e violinës”, “Parte concertante”, “Kadenca e  ksifolon kumbonëve”, “Kadenca e fagotit”, “Kadenca e violinës”, “Kadenca e instumentve me perkusion”, “Ripresa”, “Stretta finale” janë poezi të një stili të veçantë që poeti ka ideuar vetë, ku shprehet se: “për unjisim muzikal është kërkuar,  jo vetëm ritmi i qenësishëm në fjalët e në vargje, por edhe tentative,  e riprodhimit të formave  muzikore: fugat, fugatot,sonata,e tempot, kadencat, etj.” Në këtë cikël poetik, ka “zbutur” hermetizmin e tij, në formë lirikash rruge, çfarë kuptojmë me lirika rruge?  Janë ndiesi shpirtërore në formë, të komunikimit të  një grupi veglash muzikore, ku stinët, jeta, marrëdhëniet njerëzore janë “nota muzikore”. Që nga  poezia: “Introduksion”, me shënimin (kthehen kujtimet) me vargjet: tash lehtë/njëher/tash lehtë/ lehtë…lehtë , dhe f. 102,    një poezi me aliteracione, anafora dhe epifora. Shënimi, (ne, djemtë e vajzat e një mature), tek poezia: “Tema e violinës”,  vjen pas shënimit (përzemërsi, lodra dhe dituri…), tek poezia : “Parte concertante”, me shënimet: pranverë, vjeshtë, verë , dimër, ndarjet dhe shënimi (sikur…) tek poezia: “Stretta finale”  . Ku vargjet : pra lehtë/ më lehtë…/edhe më lehtë…/…/jetë/veçantia ime këtu qëndron:/që nuk të dua sepse të dua, f.128, e mbyll ashtu si edhe hyrjen në këtë cikël “orkestal” jetësor, por edhe natyror. Elisi i kuartetit vjetor, mbyllet me: jetë/veçantia ime këtu qëndron:/që nuk të dua sepse të dua, një përgjigje, sa hipotetitke, aq edhe e gënjeshtër, se jetën e duam, por nuk e duam kur na lodh me gjithe ato “persekutime”, por kur ndiejnë zërin e shpirtit, nga thellësia  e vetes  duke u përpjekur të njohim veten, zëri i brendshëm që na ushton fuqishëm, në heshtje, që shumë herë na duket sikur mbytemi: kush jam unë? Kuptojmë së të gjithë njerëzit i përkasin ose diçkaje, ose gjithçkaje, ose Hiçit dhe Asgjësë. “ Në ciklin Fugat e fundit poetit ia doli me krijue nji sintezë unike në letrat shqipe, atë të muzikës e letërsisë, cikli Mbresat e rrugëve – Poemë (Në formën e një koncerti për violë, fagot, ksilofon – kumbonë dhe instrumenta perkuisioni) asht i komponuem simbas strukturës së sonatës (me hymje, ekspozicion temash, pjesë koncertuese, kadencat solo, reprizë dhe nji coda). Vetëm me këto dy cikle Zorba do të kishte fitue nji vend të dukshëm në modernen poetike europiane”, shkruan: Hans – Joachim Lanksch.

  • Pjesa e gjashtë: në zgrip, (jeta në tehun e saj, është sfida përse jetojmë), me ciklin 

e poezive:  “Një gozhdë,”, “Hënë të reja”, “Natën kur bie shi”, “Rakia dhe lirika”, “A s’ma ndërtoni një shtëpi”, “Rrokollja në flakë”, “Blada dritash për lalin”. Në këtë cikël, janë dy poezi, që jam ndalur: Poezia : “Një gozhdë”, vargjet: Një gozhdë e ngulur thik në mur, një gozhdë/e ngulur thik në mur, një gozhdë e ngulur./Një gozhdë e futur thellë në mur, një gozhdë/ e futur thellë në mur , një gozhdë e futur./ Një gozhdë e mbetur thatë në mur, një gozhdë/e mbetur thatë në mur, një gozhdë e mbetur/ e ngulur thik …/e futur thellë…/ e mbetur thatë …tipike hermetike, vetëm me dy emra: [gozhdë/mur], me me tre mbiemra: [e ngulur/e futur/ e mbetur/] me tre ndajfolje: [thellë/thatë/thikë], që përsëritet gjatë gjithë poezisë. Përsëritja e vetëm e dy emrave e bën poezinë edhe më të errët, se hermetizmi dhe koncepti me “errësi poetike” në letërsinë shqipe me shumë etikohet poezisë së Camajt, por si koncept (hermetizmi dhe errësira janë realitete të poezisë), jo vetëm që nuk duhen ngatërruar, por duhen pranuar si një “hapje” e veprës letrare, term i futur nga (Umberto Eco), që nuk e implikon aspak poetikën hermetike, që lidhte me Hermesin (për neoplatonikët që mbanin sekret e krijimit të fjalës), të krijimi të artit të pastër, ose Artit për Art. “Errësimi” i lirikës moderne, përmes figurash  simbolike, që duan çelësa të veçanta dekodifikuese, kuptohet edhe thënia e (Camaj-t): “në të gjitha poezitë e mia ka principe metrike (të fshehta) që nuk e prishin ritmin e radhitjen e natyrshme të gjuhës”. “Errësimi” si një cilësi poetike është një shqetësim i posaçëm për purizëm dhe esencializëm, jo në kuptimin e purizmit bosh të lirikës moderne, se errësimi i poezisë është shenjë e modernitetit. (Baudelaire-i) shkruante: “është një lavdi e veçantë që të mos jesh i kuptuar” kurse  (Montale) shprehet:  “askush nuk do të shkruante vargje, nëse problemi i poezisë do të ishte ai që të bëhesh i kuptueshëm për të tjerët”. Në këtë shtjellë, Zorba, ka ndërtuar këtë poezi, që duket e “grirë”, “e errët” , “statike”, pra një gozhdë dhe një mur. Gozhda (sendi), që ngulet në mur, (qëndresa) për njeriun, në rrethana të ekzistencializmit të tij, por muri, pengesa, ndalesa e (poetit dhe poezisë) por edhe gozhga, (burgu) është sendi që ngulet thellë, por muri qëndron tay, kurse gozhda edhe mund të “zhduket”, pra qëndresa njerëzore. (Kadare) në parathënien e librit “Buzë të ngrira në gaz” shkruan: “ai ëhstë nga të rrallët poet shqiptarë,që bëri eksperimente anaguardiste, aq pak tq pranishme në pozimnë shqipe”.  Elipsa mungesore tek vargjet e fundit:  e ngulur thik …/e futur thellë…/ e mbetur thatë …, të shoqëruraa me ndajfoljet vepruese, poeti e stilizon drejt unit të tij vetanak, sepse “gozhda” është fati i tij, (burgu) dhe duke pranuar që ajo gozhdë është futur thellë, si një thikë në shpirtin e poetit. Është rast i rrallë në poezinë shqiptare, të ketë një poezi vetëm me kaq pak gjymyrë fjalie dhe pa lidhëse apo folje vepruese. Një gjuhë ku shënjuesi (muri) dhe i shënjuari (gozhda) nuk  mund të mbetet përgjithmonë. Mbetet vetëm shenja, por dhimbja do të zhduket dhe ndryshimi është i pashmangshëm. Poezia: “Natën kur bie shi”, vargjet: kujtoi Ungaretin/dashnorin/kujto Kuazomodon/pikëllimin/kujto Montalen/zhgënjimin…/natën/kur bie shi/ me  rrëshëkë…/kur bie shi…kur bie…kur…f.137, në fund kemi një këputje të fjalisë, ose shkallëzimi zbritës deri në pyetjen, kur?, por “habia” e lexuesit nënkupton edhe “shqetësimin” e  poetit. Heshtjen e thellë dhe harresën gjysmëshekullore, për  Zorbën nuk solli “devijim intelektual”, por ishte  pajisur me një kulturë të madhe me letërsinë dhe filozofinë moderne duke përkthyer poetë të tillë si: R. Frost, Xh. Ungareti, S. Kuazimodo, E. Montale, T.S. Eliot, dramaturgë si Shou, Pirandelo, Uelld, Martin, e filozofë si B. Kroçe, H. Xh. Gadamer etj. Kjo qartëson edhe “stilin” e tij personal edhe të “ndikuar”, kur përktheu : “Perfectum trinum” me 103 poezi të 3 autoreve Montale, Quasimodo dhe Ungaretti. Tekstura eliptike dhe thurja e veçantë tingullore, përbën artin autonom të fjalës shqipe në poezinë tonë moderne. “Zef Zorba asht modernisti i parë genuin dhe njiherit hermetiku i parë i poezisë së re shqiptare, me sa asht fjalë për atë të shkrueme në Shqipni”, thekson (Hans – Joachim Lanksch).  Një veçanti pse edhe risi mund të quhet edhe poezia: “Rakia dhe lirika”, është shprehuar (Fatime Kulli): “kurse në këtë më së miri na e përflet krijimi poetik “Raki dhe lirika”, një hartim i realizuar në nivelin artistik, kurse këtë e dëshmojnë , mimezisi, katarsa dhe qëllimshmëria e përgjithshme e thadruar pastër shqip”. Mënyra e komunikit me lexuesin nëpërmjet  kësaj poezie lirike, “risi” nëpërmjet një kodimi dhe analize, si një “pështhellim”, “befasi” apo “rekturë poetike”, nëprëmjet vargjeve: por ne vrojtimin presim lart/ku rrezet e perëndimit përhudhen/akrobatike çati më çati;/rreze ato, të vetmet që ne kapim/pa cingërime t’ashpëra – frekuencat/tona mbi artin, estetikën, fjalën/e zorshme.”f. 138-139. Ky tekst ka dy pamje: 

  • pamja e parë: është pamja boheme e një ditë të diele, absurdi, paradoksi dhe kotësia e 

jetës, me “utilitaritetin” e poetit, mes reales dhe imagjinares, duke mos “përjashtuar veten”, nga “loja” e pijes, dehjes, në kafene;

  •  pamja e dytë: tesksi tofjalor; fjalën e zorshme, hermetizmi i poetit e ka përajshtuar 

“logjikën” e fjalës. Fjala dhe e zorshme, paraprin vetëm ca frekuenca të artit, të estetikës, pra “qëllimisht” poeti e ka arritur domethënie, por mesazhi parësor humbet brenda fjalës së zorshme. Fragmeti tjetër: “Duam dy raki, jo katër! Dy raki…/e dy lirika…!- “Çfarë?!…”-shkrepi rrufe/e ra me sheshit sa një obelisk/pika çuditëse e saj…E tremijë, f.140., pas një përshkrimi sa bohem edhe baritor në një kafene (lagjeje) në Shkodër, ndeshim “lojën e të dehurit”, ku dialogon me veten, në formë  monologu pyetës “çfarë”?! Ka “harruar” poeti, praninë e femrës-kamariere në mejhanet e ndyra të pianecëve, me seks dhe orgji bodleriane, si vargu universal i (Omar Khajanit): “Ngrehu! Sa rron, zbras kupa dhe puth çupa” , ku pikaçuditëse epton gjithë fjalinë. 

Sa gota i ngrejtëm tok?/Kush i numëroi? Dolli e vargje na ngrenin/mbi re sikur me aerostat./“Nga vini?-/I pyetëm. “Prej parnazit: breg polar,/ku natën del aurora boreale…/E piqen portokale”. –“Jo – qeshi ajo-/Nga shkreti e Saharës; si mirazh/Mund të duket, por gjendet përnjëmend:/Në mes të verës pellgu ngrinë akull;/Aty zhvillohen gara patinazhi/Çdo vit. Ç’“teta”, sa spirale bëjnë/Mi akull, veç t’i shihnit – mrekulli!…”/“Just as in California-ia pohoj-/dikur aty patën gritur një “lager”/-shtoi me trishtim. -Maitenantil n’ya pas.Tani/s’ka “lager”më…!por po ndërtojmë një rampë…/-zëri u fik. Por ajo butë ia priti: “Qu’importe, my dear!”/…/sërishmi do dëgjojmë kanone/mozartiane… “In una tedio malcerto/il certo tuo fuocco…”f.144-145, rrëfimi si një tekst prozaik, për të rrëfyer për “qejfet” në anglisht dhe italisht, duke citur vargje nga Wilde dhe Montale, se të gjithë poetët janë të “çmenduar”, “pijatarë”, “dashnorë”.  Fundja fatalistët, ekzistencionalistët, moralistët “përmbysen” në këtë tekst lirik bohem, madje deri në nihilizëm.  Nihilizmi a është një paradosk?! Paradoksi si filozofi poetike, “…për tjera fjalë/nuk paskërka nevojë as ironia”f. 139. Ironia e fatit, “luan poker”, “luan” të dehurit (Uni dhe Egoja) mbase e tërë shqoërisë. Figurat satiristike, pikëçuditëset, laraska,  bota e madhe sa dielli, nuk është vetëm kodi i një proze lirike të “kulluar”, por përjetimet, metaforat, simbolet, epitetet, aluzionet, nënkuptimet, ironia deri tek grotesku, rrëfimet deri dhe me detaje, (ngjyrat e veshjes së kamarieres dhe mbulesa e tavolinës), duket si “survejim” i të keqes kolektive, absurdi i botës njerëzore, tipike për Bodlerin, Prustin, Satrin, Kamy etj, se klithma e papajtueshmërisë me realitetin, vjen nga poeti amerikan, (Wallace Stevens), “bota juaj jeni ju. Unë jam në botën time”. Ndoshta shumë larg Bodlerit, me “Lulet e së keqes”, ku poeti u dënua si “heretik”, “mëkatar”, “perves”, por kjo lirik sjell një përmbysje të realitetit të trishtë  dhe absurdit sikur “Toka e shkretë” e (Eliot-it), “poema është një objekt i pavarur, i gjendur midis autorit dhe lexuesit, marrëdhëniet midis poemës dhe autorit janë të ndryshme nga ato midis poemës dhe lexuesit” pse jo edhe si një mjet domethënës për lexuesin, kur (Yeats-i) , “dëshironte që poezia të vishte po aq domethënie sa mund të gjejë lexuesi”. 

Gjuha që përdor poeti, tregon se kjo lirikë (përkundër stilit të tij) ka karakter sa të “hapur” aq edhe të “ mbyllur”, por tingulli  u gjuhës për  (Lamartini-in) do të thotë se: “poezia është ndjenjë dhe ndijim, shpirt dhe materie; kjo është arsyeja që shprehëse e saj është gjuha e përsosur, gjuha shkëlqimtare, që e pushton njeriun tërësisht dhe plotësisht, është ide që përshkon tejembanë qenien njerëzore, është ndjenjë e shprehur përmes shpirtit, është figurë e selitur në imagjinatën e njeriut, është muzikë që të ledhaton veshin”. Peoma tjetër, “Rrokollja na flakë”, mbyllet me: o jetë. Edhe në ygrip/ shtegtarët e tu/gjithjnë të dashurojnë f.158, të shkruar në “stilin” hermetik, për një personazh real, të gjymtuar në kampet e punës. Gjuha e “ashpër” jo vetëm si dhimbje, por me thirrjen drejtuar jetës, si një dashnore e pabesë se dashuria për të është, sa njerëzore aq edhe tokësore, por edhe Hyjnore. Duket sikur po lexon fundpoemën homeriane “Iliadën”, kur pleqtë e Trojës shprehen: për atë bukuri,  ia vlen vdesësh! Dëshmi kjo edhe mikut të gjymtuar të poetit, se pas çdo vuajtje ia vlen të jetosh, por vdekja ishte “gozhda” e ngulur në mihsin e tij prej shumë vitesh. Poema e fundit, kushtuar vajzës së tij (thërritur  me përkëdheli Lal), është pjesë e botimit të viti 2010, të plotësuar. Kjo baladë më titullin, “Baladë dritash për Lalin”, kam marrë vetëm disa vargje kuptimplote: …e perdja ra pa përfunduar akti/…/veç drita s’ka mbarim,f.169. , se perdja e hekurt ra, atëhere kur poeti shkruan mepërmes natës së errët totalitare, trishtimi i shpirtit të tij nuk e ka mposhur besimin, se perdja do të binte dhe ajo ra, ku; veç drita ska mbarim, drita e besimit dhe pshpresës, për të botuar dhe lexuar këtë poet madhështor, bashkë me gjuhën e tij poetike të pastër, të kthehet në peidestalin nga ku e hoqën dhunshëm dhe deshën ta përçudnojnë me të padrejtë.“Errësira për të cilën i tërhiqet vëmendja poetit vjen nga vetë nata që ai vetë eksploron: nga errësira e shpirtit dhe e misterit ku zhytet qenia njerëzore”, citon  (Saint-John Perse).

tjetër. Ndoshta metoda fenomenologjike imja, nuk është ajo e duhura, por shumë shkolla të kritikës moderne, por edhe të kritikës së hershme, kanë hapsira boshe që të mbushin akoma më shumë kumtin poetik, lirik, estetik të poezisë së harruar, por jo të humbur të poetit brilant hermetik shqiptar, ZEF ZORBA!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Emi KROSI, ZEF ZORBA- Dekodimi i vonë i “hermetizmit” të Zorbës

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT