• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptaro-amerikanët, të tretët për remitanca në Shqipëri

March 20, 2017 by dgreca

Emigrantët shqiptarë po e shpëtojnë Athinën nga kriza/

Në kulmin e krizës ekonomike që ka pllakosur Greqinë, janë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, ata që kanë shpëtuar nga kolapsi total tregun imobiliar. Lajmi u bë public më datën 19 mars 2017, nga qendra ndërkombëtare e studimeve imobiliare “PEV Research Center”. Sipas studimit të kësaj qendre, emigrantët shqiptarë gjatë viteve 2015-2016, vlerësohen si blerësit më të mirë të banesave. Shqiptarët paguajnë me para “KESH”, banesa të ndërtuara 20-40 vite më parë, në zonat e qendrës së Athinës dhe qyteteve më të mëdha të vendit. Ekspertët e tregut të banesave deklaruan se familjet shqiptare, të përbëra prej 3 ose 4 personash, me të ardhura mesatare, janë targeti i preferuar i agjencive imobiliare vendase, pasi sipas tyre, kjo kategori interesohet për blerjen e një banese për të strehuar familjet e emigrantëve, të cilët investimin në blerjen e një banese me çmim nga 20 deri në 100.000 euro, mund ta përballojnë duke e paguar me para në dorë, pa qenë nevoja për t’iu drejtuar bankave, ku mundësia e kreditimit është pothuaj zero. Kjo kategori është më shumë e interesuar që të investojë paratë e fituara nga puna në emigracion, për shkak të përfitimeve të ulëta nga interesat bankare, ose pasigurisë së lartë në bankat vendase, duke “shpëtuar” edhe prej qirave mujore që vërtiten nga 250 në 400 euro në muaj. Ekspertët thonë se, emigrantët shqiptarë kanë preferuar t’i mbajnë paratë e tyre jashtë sistemit bankar gjatë kohës së krizës, që arriti deri vendosjen e kontrollit bankar, çka iu dha përparësi në negocimin e çmimit të një banese, duke paguar pothuaj tërësisht vlerën në KESH, e duke shmangur kështu pagesat nëpërmjet bankës. Sipas kërkimit të qendrës “PEV”, rezultoi se emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, ishin edhe dërguesit kryesorë të remitancave me plot 480 milionë dollarë të dërguara nga Greqia, nga Italia emigrantët shqiptarë kanë dërguar 100 milionë, nga SHBA, 81 milionë dhe Turqia me 4 milionë.

Shënim i “Dielli-t”: Nga studimi shihet qartë se shqiptaro-amerikanët janë të tretët në dërgimin e remitancave në Shqipëri.

Por, ajo që është shqetësuese, është fakti se pamvarësisht këtyre dërgesave që mbajnë në këmbë buxhetin dhe disa banka në Shqipëri, bashkë me të dhe ofiqarët e burokracinë shtetërore, emigrantët shqiptarë nuk kanë mundësinë e ushtrimit të votës?!

Pse nuk rikthehet tradita e viteve 1920-’30, ku shqiptarët në SHBA, kishin deputetët e tyre në parlamentin shqiptar? Është evidente përfaqësimi i diasporës e emigrantëve shqiptarë më deputetët e tyre, konkretisht në SHBA, Angli, Gjermani, Belgjikë-Francë, Itali dhe Greqi. Sa për rregjistrimin e procedurat, e bën shumë shpejt e lehtë diaspora dhe kandidatët e saj, e ja jep gati Ambasadave Shqiptare në këto vende.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Athina, Emigrantët, SHQIPTARO-AMERIKANET

TE SUKSESSHEM NE AMERIKE

March 1, 2016 by dgreca

Vijnë në Amerikë, si emigrantë – dhe bëhen Sipërmarrës të suksesshëm

Nga Beqir SINA – New York/

Emigrantët shqiptarë janë pjesë e një prirje në rritje të sipërmarrësve të huaj në emigracion, të lindur duke u përpjekur që fatin e tyre, ta gjejnë në pronësinë e biznesit.

12813970_1059979414075181_3379744727799733607_n.jpg
 
BIG APPLE NYC : Shqiptarët në botë nuk janë më vetëm emigrantë të thjeshtë që punojnë për ta mbajtur veten, por tashmë janë edhe sipërmarrës që po çajnë në tregun e punës, madje edhe në fushën e gastronomisë. Një sukses vjen nga përtej Atlantiku, këtu në Amerikë.
Njëri prej tyre, mbasi “ushtria” e shqiptarëve të suksesshëm është mjaft e madhe, numëri i tyre është në rritje, është edhe ky që po prezanton sot gazeta jonë.
Ai është Benjamin Prelvukaj, emigrantë shqiptarë, i lindur në trevat shqiptare në Mal të Zi, i cili tregon se e ka filluar jetën e tij, të një emigranti në Amerikë, fillimisht si një kamerier në Peter Luger-së në vitin 1996.
Por, sot, ai ka tre restorante dhe punëson 200 njerëz, dhe shumica e tyre janë emigrantë shqiptarë .
Një revistë biznesi këtu në Nju Jork, duke shkruajtur për suksesin e dy shqiptarëve të suksesshëm në gastranomi, mbasi Benjamin së bashku me Ben Sinanaj, edhe ky një vuthjanë tjetër, shqiptarë nga trevat shqiptare në Mal të Zi, vitet e fundit kan marrë pothuajse për çdo vjet çmime dhe çertifikata mirënjohje, nga broshura “Zagat” e njohur në të gjithë metropolin, për klasifikimet dhe vlersimet me prestigjoze, posaqerisht për industrinë e turizimit dhe atë kulinare, disa here i ka vlersuar shumë restorantet e tyre, në Nju Jork, dhe “mburret” me suksesin e tyre.
Aqsa restorantet e Alban Benjamin Prelvukajt janë shpallur më të mirat e Nju-Jorkut për herë të dytë, vitin e kaluar.
Ky është Nju-Jorku i madh dhe i zhurmshëm, aty ku jetojnë dhe ushtrojnë bizneset e tyre edhe qindra shqiptarë të suksesshëm, dhe veprimtarë të dëshmuar të çështjes kombëtare.
E në mesin e qytetit që njihet si metropoli i botës , janë në mesin e dhjetëra restoranteve të shqiptarve, edhe dy restorantet e shqiptarve, tashmë të përzgjedhura për here të dytë, vitin e kaluar, si më të mirat e Nju-Jorkut.
Pronarët Alban “Benjamin” Prelvukaj dhe Ben Sinanaj, asnjëher nuk e fshehin kënaqësinë për këtë fakt. Në çdo kend të mureve të restoranteve shikon fotografi të vendosura në korrniza plot me vlersime revistash e gazetash, çmime e mirënjohje dhe personalitete të famshme që kan provuar shijen e ushqimeve dhe sherbimit te tyre..
Ata thonë se 80% e stafit që punojnë në restorantet e tyre janë shqiptarë.
Broshura njujorkeze “Zagat”shkruante një vit më parë se Benjamin Steak House, i vendosur në hotelin Dylan, në pjesën lindore të rrugës 41 kishte fituar 27 prej 30 pikëve të mundshme për kualitetin e ushqimit, ndërsa Sea Fire Grill, restorant për gatim mishin dhe peshkun, që gjendet në pjesën lindore të Nju-Jorkut.
Sea Fire Grill dhe Benjamin Steak house janë pronë e ish-punonjësve të Peter Luger, dhe të dy institucionet kanë meny të dizajnuara për t’i kënaqur njerëzit në Nju Jork, të cilët, mes tjerash parapelqejn molusqet e pjekura, karavidhe, peshku i fërguar dhe biftekë.
Njeri prej pronarve pas emigrimit nga Mali i Zi në vitin 1996, tani banues tani në Ardsley – New York, Benjamin Prelvukaj – e nisi punene ne Amerike, me një punë duke servirur nëpër tavolina, si kamarier dhe duke punuar në kuzhinë ne restorantin e famshem Peter Luger Steakhouse në Brooklyn.
“Edhe, spese dija vetëm pesë fjalë të gjuhës angleze,” thotë ai, ja nisa punëve të vështira, për të arritur suksesin…..tim një ditë”.

Prelvukaj, më pas me punën e tij, pa një të ardhme të ndritshme për veten e tij dhe mikun që tani e ka partner Ben Sinanaj, ketu në SHBA.
Kur, ai u largua nga Mali i Zi, ai ishte një vend të vogël mesdhetar në Evropën Juglindore, dhe, ishte ende pjesë e Serbisë, e cila kishte qenë e “ushqyer” vetëm nga konfliktet e brendshme, ndëretnike, të cilat e çuan atë deri në 1999 me Kosovën, në luftëra të përgjakëshme, masakra dhe gjenocide, luftë për spatrimin etnik, si ndodhi në Kosovë, në atë periudhë të përgjakshme.
“Ekonomia, në vendin tim dhe gjendja e shqiptarëve, atje nuk është fare e mirë,” kujton Prelvukaj, aq sa “Ishte e vështirë për të bërë një jetë normale një shqiptar atje.”
Nga viti 2006, ai thotë se ishte i gatshëm për të bërë një lëvizje të guximshme, duke”sfiduar” me këtë rast edhe vetveten, bashkë me kunatin e tij, Ben Sinanaj, i cili kishte punuar më parë në restorantin e njohur Arturo McLeod, si kuzhinier për një kohë të gjatë në Peter Luger.
Prelvukaj, hapi vetë restorantin Benjamin Steakhouse në Manhattan.
Restorant, ky që bëri aq sukses deri në vitin 2010, sa ai dhe Sinanaj hapi një vend të dytë(Benjamin Steakhouse), në White Plains, jo shumë larg nga shtëpia e Prelvukajt.
Më pas ata të dy ndoqën rrugën e suksesit me një restorant të tretë, një restorant me ushqim deti, në Manhatan, i quajtur Sea Fire Grill, dhe i hapur tre vjet më parë.
Kështu, së bashku, në të 3 restorantet e tyre, ata tani kan arritur të punësojnë 200 persona, 80% e tyre janë shqiptarë .
Revista e biznesit Westchester Business, duke i pyetur pronarët shqiptarë të 3 restorantve të suksesshme Benjamin Steakhouse, për të mësuar se :”Çfarë është çelësi i suksesit të tyre?, Prelvukaj u përgjigjet : “Unë mendoj se në industrinë kulinare, ju duhet të kuptoni konceptin e asaj që njerëzit çfar duan dhe çfar pelqejn të hanë”, thotë Prelvukaj. “Ne i ofrojmë ushqim me cilësi të mirë dhe të një shërbimi të mirë dhe me kulturë. Njerëzit, janë të gatshëm të paguajnë për të. ”
Benjamin Prelvukaj dhe Ben Sinanaj emigrantë shqiptarë nga Vuthajt – janë sot pjesë e një tradite të gjatë të emigrantëve, shqiptarë në SHBA, të cilët, kanë fituar sukses dhe pasuri, me punën e tyre dhe bizneset e tyre.
Dhe, siç është ajo shprehja, shqiptaret e suksesshem dhe que kan vene pasuri, duket se e :“Kan gjetur Amerikën” si njerez, te suksesshem, në sipërmarrësi – biznese, dhe fusha të ndryshme të jetës.
Emigrantët, shqiptarë në Shtetet e Bashkuara simbas një statistike, pothuajse 50 për qind jetën e tyre nuk e kan filluar me biznese, por me punë të ndryshme, sa qe shkalla e tyre të krijimit të biznesit të tyre, të suksesshëm është rritur shumë .

a.jpg

Chef-Ted-Grilling-1-676x4502.jpg

foto-13.jpg

large_benjamin-steakhouse-exterior.jpg

the-seafire-grill-new-york.jpg
105940817.jpg

105940886.jpg

105941140.jpg

105941191.jpg

105941228.jpg

Ben+Sinanaj+Benjamin+Prelvukaj+Benjamin+Steakhouse+8ZAV7MF-BO2l.jpg

Benjamin+Prelvukaj+Benjamin+Steakhouse+White+cGe9WifTfisl.jpg

Benjamin+Prelvukaj+Benjamin+Steakhouse+White+LllckZCw6n2l.jpg

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Emigrantët, sipermarres te suksesshem

Emigrantët

December 19, 2014 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Rreth orës 3 të mesnatës një makinë tepër luksoze, hyri në varrezën nr 234 Boca West, në shtetin e Floridas. Aty po lëshonin trupin tim. Eshtë dt 18 dhjetor, dita e 352 sipas kalendarit Gregorian, e vitit 2014. Në të njëjtën kohë, dita botërore e emigrantit. Çudia më e madhe e imja qe fakti se, përse në varrimin tim mungonin miqtë, përfshi këtu gjithë të gjallët e njohur e të panjohur. Vetëm një shofer që më transoprtoi, një burrë me uniformë që më priti dhe më groposi më këmbë. Më tutje asgjë…, mangot kaba dhe natyra e shuar nga hapësira, buzë një rrjedhe të qetë lumi, që ikte i shuar drejt oqeanit. Mu kujtua një tregim i shkrimtares emigrante A. Mëlyshi Lifschin, mbi vdekjet amerikane. Pak a shumë, habia e personazhit, (emigrantit apo emigrantes shqiptare) se si ishte e mundur që të vdiste fqinja, apo fqinji, dhe t’i e merrje vesh pas tri-katër ditësh?! Asnjë lloj gjëme, asnjë lloj hapje shtëpie, asnjë lloj ndarje kafeje e cigaresh, apo edhe hallva e të dyzetave. Nuk e keni idenë se mall ndjeva për shpalljet nëpër shtyllat e rrugëve, pemët ku koriçkat e mandat’njoftimeve, i ngjanin relieveve të maleve argjilore, tabelat në këndet kryesore të qytetit etj. 
Thua askush nuk ndau njoftime për mua?
Nga ana tjetër, zura të kundroja listat se kujt i kisha shkuar dhe kujt jo, në vaki apo gjëma të tilla. Përse nuk më ka ardhur filani? Përse nuk më ka ardhur fisteku. Punë hesapesh? Dhe si ishte e mundur që, mungon edhe fqinji i ri, këtu? Por me këtë mungesë nuk u lodha shumë, sepse u kujtova që këtij, nuk i kam shkuar në ndonjë vaki. Biles as ai vet nuk shkoi kur i vdiq e ëma. Vendosën bashkë me të vëllain ta konservonin trupin e saj në një morg duke lënë një datë tjetër për ceremoninë kishtare. Pastaj, shty data- datën, dhe dita- ditën, derisa e ndjera u varros po njësoj si unë. Me dy njerëz, trasnportuesin dhe groposësin. Njeriut me valixhe në dorë, me aeroporte nën këmbë, me gjithë të mirat e tjera. Dhe sa për statistikë sot në botë, kjo kategori njerëzish kap shifrën e 232 milionë. Mesazhi nga kombet e bashkuara erdhi i tillë që, shoqëritë të jenë hapura, për mundësi dhe jetë më me dinjitet të emigrantëve kudo që ndodhen.
Në fakt duhet të jetë dita edhe ndjesës së madhe. Për ata që në vende të ndryshme, për arsye absurde, u vranë në kufijtë me tela me gjemba. Për ata që ngrinë në mallet me dëborë. Për ata që shkrumbuan nën kubetë e kamionëve kontrabandë. Për të mbytyrit e Otrantos. E sa e sa, histori të tjera që nuk i dimë. Lista është e përbotshme.
Gjithsesi t’i kthehemi varrimit tim. Që të mos zgjatem më tutje, nga e gjithë kjo vdekje mësova kuptimin e termit emigrant. Njeriut me valixhe në dorë, me aeroportet nën këmbë, me gjithë të mirat e tjera. Duke ia kompesuar, dikujt ekonominë, e dikujt lirinë.
Veç kurrsesi miqësinë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Emigrantët, Ilir Levonja

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT