• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ENDRI ZAVALANI NDEROI SHQIPËRINË NË NJË KONKURS BOTËROR

February 10, 2014 by dgreca

Ndërmjet pjesëmarrësve nga 54 shtete, me punimin e paraqitur zuri vendin e dytë/

Nga Prof. Murat Gecaj*/

1.

Siç është e njohur nga të gjithë, veçanërisht gjyshërit janë mjaft të ndjeshëm ndaj nipave e mbesave të tyre. Kjo gjë e gjen shprehjen e vet jo vetëm me dashurinë e pakufishme, por dhe me përkujdesjen e veçantë ndaj tyre, që ata të rriten sa më të shëndetshëm e të bukur, të ditur e të edukuar etj. Dëshmi për këtë gjë jam edhe unë, shkruesi i këtyre radhëve. Para afër 2 vjetëve, kur mbesa ime, nga vajza, mbushi 9-vjet, i bëra asaj një dhuratë të veçantë. Pra, shkrova e publikova librin publicistik-letrar, me emrin e saj, “Dorela” (Tiranë, 2012). Megjithëse nuk është aq modeste ta them, me sa di unë, u bëra kështu gjyshi i parë në literaturën shqipe, që boton libër të posaçëm, për mbesën ose nipin e vet. Kësaj ndjesie njerëzore i është bashkuar tani edhe kolegia e mikja ime e viteve universitare dhe e jetës, arsimtarja veterane Violeta Kadzadej (Librazhdi), me banim në kryeqytetin Tiranë. Pa e zgjatur, ju tregoj se këto ditë, kur po flisnim bashkë në telefon, ajo më tregoi me gëzim për një arritje shumë të bukur të nipit të saj, vogëlushit 3-vjeçar, Endri Zavalani.

Për ta bërë sa më konkrete këtë gjë, u lidha me prindërit e Endrit, Orion e Brikena Zavalani. Sipas kërkesës, shkurtimisht, ata u përgjigjën në pyetjet e bëra, të cilat po i botojmë më poshtë.

2.

-Dëshirojmë të dimë, konkretisht,  se si u njohët me një konkurs të tillë botëror, kushtuar fluturimeve kozmike?

-Nëpërmjet Internetit… Ne dëshironim t’i publikonim disa nga punimet e fëmijeve tanë aty, pasi mendonim që, në këtë mënyrë, do t’i nxisnim ata më tepër në punën e tyre krijuese.  Për këtë arsye, kërkuam për ndonje website, në Internet, i cili e ofronte këtë mundësi. Dhe gjetem një website mjaft interesant dhe të kushtuar për punimet artistike të fëmijeve: www.artsonia.com – muzeu më i madh virtual në botë, për punimet artistike të fëmijëve. Në këtë website mësuam se Fondacioni Ndërkombëtar për Hapësiren Kozmike (“Space Foundation International”), me qendwr nw Colorado Springs-USA, organizote një konkurs të veçantë, me vepra arti të fëmijeve nga e gjithë bota, me temë : “Anija ime hapesinore, duket si … – My Spaceship Looks Like…”..

-Pasi fëmijët tuaj, Endri e Nersa iu përkushtuan punës për të përgatitur punimet e tyre, sigurisht nën mbikqyrjen e ju prindërve, kur i derguat ato për t’i parë juria përkatëse?

-Punimet ne i nisëm, gjithashtu, përmes Internetit, në muajin nëntor 2013. Për kërshërinë e lexuesve, po i bashkëngjesim, si punimin e përgatitur nga Endri, por dhe nga e motra, pak më e madhe se ai, Nersa 5-vjecare.

Përpara realizimit të këtyre punimeve, fëmijet u njohën më nga afër me hapësiren kozmike, planetet dhe anijet kozmike, nepermjet materialeve të shumta viztimore dhe filmave vizatimorë për fëmijë, që qarkullojnë në Internet.

Siç kuptohet lehtë, ky konkurs ishte një sfidë për të gjithë fëmijët pjesëmarrës, nga mbarë bota. Sepse ata do të projektonin ose vizatonin, në mënyrë origjinale dhe artistike, anijen hapësinore, sipas ëndrrave të tyre.

Endri dhe motra e tij, Nersa, pasi i përgatitën me shumë kujdes, i futën punimet e  tyre në ëebsitin ëëë.artsonia.com, në muajin nëntor 2013, pra brenda afatit, që ishte përcaktuar nga  organizatorët. Siç shihet edhe në fotot e botuara këtu, punimi i Endrit ishte  fare i thjeshtë, modeluar me boça pishe e gjethe. Ndërsa në punimin e saj, Nersa përdori kërpudha, geshtenja të egra dhe fruta të tjera të pyllit, për t’i modeluar planetet, trupat qiellorë dhe hapësirën. Këta element, fëmijët i mblodhen

me kujdes, në Parkun e Madh të Tiranës se bashku me ne, prinderit e tyre.

-Kur dhe ku u organizua një konkurs i tillë për fëmijët e botës?

-Çdo vit, që nga 2011-ta, Fondacioni Ndërkombëtar për Hapësiren Kozmike ne USA, organizon një konkurs të veçantë, me vepra arti të fëmijeve nga e gjithë bota. Këta janë të moshave nga 3 e deri në 18 vjeç. Konkursi emërtohet: “Space Foundation International Student Art Contest”. Konkursi në fjalë, ishte i hapur prej 23 gushtit dhe deri më 15 nëntor 2013.

-Po më tej, si u veprua?

-Në konkurs, siç jemi të informuar, moren pjese mbi 7.100 fëmijë me punime te ndryshme, nga 54 shtete.

Dhe ja, erdhi dita e shumëpritur, pra ajo e vlerësimit të atyre punimeve, gjë që ishte mjaft emocionuese, si për vetë fëmijët pjesëmarrës, por dhe për prindërit e gjyshërit e tyre. Kështu, në muajin janar 2014, një panel i përbërë nga gjyqtarë ndërkombetarë, i vleresoi të gjitha punimet e paraqitura.

Juria dha nga tre çmime, për çdo grup-moshë: 3-4 vjeç, 5-6 vjeç, 7-8 vjeç, 9-10 vjeç, 11-12 vjeç, 13-14 vjeç, 15-16 vjeç e 17-18 vjeç. Gjithësej, u dhanë 24 çmime.  Endri Zavalani u vlerësua për punimin e paraqitur, me çmimin e dytë, në grup-moshën e tij (3-4 vjeç). Sigurisht, megjithëse ende është i vogël, ai u gëzua shumë, për këtë vlerësim të merituar. Vendin e parë, në atë grup-moshë, e zuri Armeen Jafry (Bangladesh) dhe vendin e tretë, C.Aisvarya (Indi).

 

Për punimin e Endrit është folur edhe në një koment shtypi ne ëëë.neës.tes.co.uk. Në një shkrim, nga Sarah Cunnan, thuhet se midis fituesve ishte edhe Endri Zavalani, nga Shqipëria, i cili e ka realizuar anijën e tij kozmike vetëm me anën e boçave të pishës dhe gjetheve. (Teksti anglisht: … Endri Zavalani, a homeschooled child from Albania, … won second prize in the ages 3-4 category for the picture of a spaceship he created entirely from pinecones and other foliage).

-Si dhe kur u njohët me vendimin e jurisë? Me sa dimë, keni edhe një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së dëshmive përkatëse, për fëmijët fitues…

-Ne e morëm njoftimin, për vlerësimin e punimit të Endrit, më 15 janar 2014. Ai na erdhi nëpërmjet një e-mail-i zyrtar, dërguar nga “Space Foundation International”.

Sipas rregullit të konkursit, na u konfirmua se Endrit, fitues i vendit të dytë në grup-moshën e tij, do t’i jepet: një çertifikatë, një medalje, një çmim dhe një autograph i personalizuar, lëshuar nga një austronaut.

Punimet fituese publikohen, on line, në Galerinë e Fondacionit Ndërkombëtar për Hapësirën Kozmike, në mënyrë të vijueshme (ato do të arkivohen), si dhe në ëebsitin e Astorias (ëëë.artsonia.com), qe siç e thamë edhe më lart, është muzeu më i madh virtual i punimeve artistike të fëmijëve në botë.

Gjithashtu, në kuadrin e Simpoziumit të 30-të të Hapësirës Kozmike – 30th Space Symposium, që sivjet do të mbahet nga 19-22 maj 2014, në “The Broadmoor Hotel”, në Colorado Springs- USA, punimet e fëmijëve fitues do të ekspozohen në mjediset e asaj conference. Ato do të shihen nga të pranishmit, që parashikohet të jenë mbi 9.000 vete, nga e gjithë bota (studiues të hapësirës, austronautë, pilotë, ushtarakë, shtetarë, prodhues, etj.). Fëmijët e punimeve fituese janë ftuar që të marrin pjesë në një tur, në sallën e ekspozitave të Simpoziumit, në  “Boeing Exhibit Center”. Aty, pritet të takohen me ish-austronautin e NASA-s, Dr. Leroy Chiao, i cili është edhe këshilltari special i Fondacionit Ndërkombëtar për Hapësirën Kozmike, për çështjet e fluturimeve njerëzore në hapësirë.

-Mendojmë se është me interes për lexuesit, që të dinë diçka më shumë për këtë Fondacion…-Ai u themelua në vitin 1983 dhe është një organizatë jofitimprurëse, lider botëror në organizimin e veprimtarive njohëse për hapësiren kozmike dhe të programeve të edukimit shkollor, të cilat e afrojne kozmosin tek nxënësit e studentët, në mbarë botën. Fondacioni është, gjithashtu, edhe një nga organizatorët e veprimtarive më të mëdha të industrisë së aviacionit dhe hapësirës kozmike, ku përfshihet edhe simpozumi vjetor për hapësirën kozmike (“Space Symposium”) që sivjet ka edicionin e 30-të.

Fondacioni në fjalë publikon çdo vit një guide, që është me rëndësi për të kuptuar zhvillimin e veprimtarive për hapësirën kozmike në shkallë botërore. Nëpërmjet dy programeve të tij,  “Certifikimi i hapësirës – Space Certification” dhe “Holli i famës për teknologjitë – Technology Hall of Fame”, Fondacioni, përuron në vijueshmëri, ato teknologji dhe inovacione kushtuar hapësirës kozmike, por që janë përshtatur edhe për ta përmirësuar jetën e njerezve në tokë.

Ky Fondacion publikon edhe gazeten “Space ëatch”(“Vezhgim mbi hapësirën”).

 

Kush dëshiron, mund të informohet më hollësisht në Internet, te:  http://www.spacefoundation.org ose ne Facebook, Linkedin,Pinterest dhe Twitter.

Punimet e konkursit janë të arkivuara tek website-i: www.artsonia.com, ndërsa emrat e fituesve janë publikuar në: http://www.spacefoundation.org/media/press-releases/space-foundation-announces-2014-international-student-art-contest-winners.

-Ju falënderojmë për këto informacione kaq interesante dhe ju urojmë nga zemra e shprehim kënaqësinë tonë për çmimin ndërkombëtar, që ka fituar me punimin e tij të bukur, vogëlushi juaj 4-vjeçar, Endri Orion Zavalani! Me talentin e tij të rrallë, ai bëri që kështu. Megjithëse në një mosha kaq të vogël, me talentin e tij, ai bëri që kështu ta lartësojë, sadopak, emrin e Atdheut tonë në botë.

* Punimi i E.Zavalanit, që zuri vendin e 2-të…

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Endri Zavalani, fitues i Konkursit, nderkombetar

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT