• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Takimet e Mynihut 2022 – Simposium shkencor

December 9, 2022 by s p

Enela Markja

Nëntor 2022/

Mynih 19.11.2022 – Shoqëria e akademikëve shqiptarë DIJA e.V., në bashkëpunim me Institutin shkencor mbarëkombëtar Alb-shkenca si dhe Ministrin e Punëve të Jashme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës organizuan në Mynih simposiumin shkencor me temë: „Sfidat dhe mundësite e inkuadrimit te Diasporës në bashkëpunime shkencore kombëtare dhe mbarkombëtare“

Në Qendrën Internacionale të Takimeve Shkencore (IBZ) në Mynih u takuan më tepër se 100 pjesmarrës, profesor të Institutit Alb-shkenca dhe drejtues të institucione me objektivën e konkretizimit të projekteve në dobi të vendeve tona të origjinës nëpërmjet rrjetizimit dhe bashkëpuninimit shkencor.

Takimi hapet me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Shoqërisë së akademikeve dhe njëherit zëvëndësdrejtorit të përgjithshëm të Institutit Alb-shkenca Dr. Eshref Januzaj, i cili theksoi domosdoshmërinë e transferit te dijes si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të Diasporës akademike me vendet e origjinës. Gjithashtu Dr. Januzaj përmendi rritjen e numrit të Diasporës në Gjermani dhe njëkohësisht fokusoi problematikat dhe arsyet pse ndodh ky migrim.

Pjesmarrësit e siposiumit u përshëndetën nga konsulli i Republikës. së Shqipërisë Dr. Dashnor Ibra dhe Konsulli i Përgjithëshëm i Rep. së Kosovës z. Afrim Nura.

Për të qenë konkurues duhet të ketë një lidhje të Diasporës shkencore. 

Prof. Dr. Gentian Zyberi që ushtron veprimtarinë e tij akademike dhe shkencore në fushen e shkencave juridike në Universitetin e Oslos në Norvegji, parashtroi problematikat aktuale të Universiteteve në rajon. Ai thekson mangësine e botimeve shkencore si dhe rëndësinë e mbështetjes financiare të bibliotekave. Kanalizimi i duhur i fondeve si p. sh. krijimi i një reviste online për punime shkencore do të ishte motiovues. Mungesa e fondeve për kërkime shkencore është pengesë thelbësore. Kjo ilustrohet edhe me faktin se buxheti për shkencë që shteti shqiptar e ndanë përbën vetem 0,2 % të GDP-së.

Prof. Zyberi theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimi të Diasporës akademike për të rritur nivelin e punës shkencore në nivele europiane dhe ndërkombëtare.

Disa nga impulset e tij rreth temës së simpoziumit vunë kështu para përgjegjësive institucionet tona në vendet e origjinës:

  • krijimi i një programi ERASMUS+ për vendet tona në rajon
  • Shkenca dhe kërkimet shkencore duhet të jenë shumë afër studetëve
  • Rritja e stafit akademik në universitete tona
  • stimulim ekonomik në cilësi dhe në sasi
  • përmendja e shembujve të mirë 
  • mbeshtjetje morale e studiuesve të rrinj

Integrimi i venedeve tona në familjen europiane ka nevojë dhe do të përshpejtohet nëse cilësia e Diasporës do të rritet, citoi Prof. Zyberi në fjalën e tij. Me këtë impuls ai parashtroi një platformë për krijimin e urave të bashkëpunimit.

Nje komb nuk ka zhvillim nëse nuk zhvillon dhe nuk mbështet shkencën! 

Nga Shteti i Washington-it në ShBA përshëndeti gjithashtu nëpërmjet platformës ZOOM me një Keynot edhe Prof. Dr. Niko Qafoku. Ai theksoi rëndësine e themelimit të Institutit Alb-Shkenca para 17 viteve me bashkëthemeluesit Prof. Dr. Bajram Berisha, Dr. Januzaj dhe Prof. Dr. Gentian Zyberin nëpërmjet të cilit u krijuan urat e bashkëpunimit të Diasporës shkencore. Prof Qafoku foli për nevojën e ndërtimit të një infrastrukture për studimet shkencore duke spikatur rolin e Diasporës shkencore me fjalët: Ne flasim shqip!

Në panelin e parë „Bashkëpunimi dhe rrjetizimi i shkencës” u takuan Prof. Dr. Bajram Berisha, Prof. Dr. Evan Rroco, Prof. Dr. Bashkim Ziberi dhe Prof. Dr. Lulzim Dragidella. Në bashkëbisedim ata trajtuan problemet nga dy këndvështrime, si Akademikë në Universitetet gjermane dhe në vendet e origjinës. Duke vënë në pah problematikat, si: 

  • Mungesën e një qëndrueshmërie në kërkimet shkencore
  • Financimi jo i mjaftueshëm
  • Mungesa e regjistrimit të Diasporës shkencore

Njëkohësisht u shyrtuan dhe ide për konceptimin e stukturave të qëndrueshme të bashkëpunimit. Konceptimi i një Masteri të përbashkët në vëndet shqipfolëse dhe ndërtimi i laboratorëve me nivel te lartë shkencor, do të ndikonin si indikatorë për më shumë rrjetizim dhë bashkëpunim. 

Dobësia e Diasporës shkencore është, që ajo nuk është ë organizuar në rrjete dhe organizata

…theksoi në ligjëratën e tij Dr. Ilir Gëdeshit nga Qendra për Studimet Ekonomike e Shoqërore, i cili bëri një pasqyrë të Diasporës bazuar mbi statistika. Sipas shifrave konstatohet që 97% e doktorantëve që kanë promovuar jasht vëndevë të origjinës, punësohen në institutet dhe universitetet ku kanë promovuar. Nga këta vetëm 21% marrin pjesë në organizata dhe rrjete sociale. Gjithashtu rezulton që patriotizmi është motivacioni i angazhimit të Diasporës shkencore kosovare për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Ajo është tepër e lidhur me Kosovën dhe beson në kompetencat sociale, drejtësinë sociale dhe të pa korruptuar. 
Edhe në këtë ligjeratë u theksua domosdoshmëria e Diasporës shkencore dhe zgjerimi I rrjeteve të tyre nëpërmjet njësive Diplomatike.

Në panelin e dytë me teme „Projektet dhe strategjitë institucionale“ diskutuan znj. Liza Gashi – zëvendësministre për Punët e Jashme e Diasporën e Republikës së Kosovës, Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Diasporës në Shqipëri znj. Sonila Hysi dhe Nenkryetarja e Këshillit Koordiniues te Diasporës znj. Anila Hyka.

Identiteti jonë ndërlidhet me gjuhen shqipe

Znj. Gashi pasi bën një analize themelore të Diasporës duke vlerësuar kontributin e saj në rrugëtimin e Kosovës. Pasi vë ne dukje heterogjinitetin dhe shpërndarjen e Diasporës si dhe vakuumin mes dijes së vjetër dhe te re, pranoi mungesën e strukturave të përshtatshme bashkohore për bashkëpunim e rrjetizim. 

Ajo që znj. Gashi kërkon nga Diaspora shkencore është KOHA për ndërtimin e prototipave dhe krijimin e strukturave të bashkëpunimit per sfidimin e pengesave.

Misionet tona – vazhdon znj. Gashi – duhet të jenë çelësi I hyrjes në Diasporë. Me 32 Misione Diplomatike dhe 16 Konsullata u krijua bazamenti i pionierve të Diplomacisë kosovare.

„Ne nuk duhet t‘i largohemi por duhet të ballafaqohemi me të vërteten tone“ – me këto fjalë hapi znj. Gashi dyert për cdo bashkëpunim e rrjetizim të mundshëm në ndihmnë të ndërtimit të stukturave për konsolidimin e transferit te dijes.

Bashkëpunimi me Shoqërinë DIJA është i domosdoshëm

Znj. Hysi prezanton strukturat e ngritura për organizimine Diasporës si dhe strategjinë e organizimit të një baze tëdhënash për regjistimin e Diasporës. Pasi u vu re mungesa e një Këshilli Koordinues për Diasporën shkencore, ajo vendosi në bashkëpunim me znj. Gashi realizimin e shpejtë të këtij projekti.

Me qëllim thellimin e bashkëpunimit drejt integrimit të diasporës shkencore dhe profesional në procese të zhvillimit të vendeve tona si dhe për të hapur edhe rrugen institucionale të bashkepunimit, Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Diasporës të Shqipërisë, znj. Sonila Hysi dhe Kryetari i Shoqërisë së akademikëve shqiptarë DIJA e.V., z. Eshref Januzaj, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mes të Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe Shoqërisë DIJA nga Mynihu.

Kjo marrëveshje do të krijoj hapësira për rrjetizimin e expertëve dhe angazhimin e Diasporës shkencore dhe profesionale në zhvillimin e projekteve në vendet e origjinës.

Të ushtrojmë metodologjinë e bashkëpunimit në grup

Në fjalën e saj gjatë diskutimit në panel, Anila Hyka theksoi rëndësine e Këshillit të Koordinimit të Diasporës dhe mundësite që ofrohen përmes tij.

Në panelin e tretë „Shembuj nga praktika“ u diskutua mbi praktikat konkrete të bashkëpunimit e rrjetizimit me znj. Suela Kalia dhe Xhelal Dërgutoi nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, zyrat në Shqipëri dhe Kosovë, z. Rrahim Trepça nga Qendra Gjermane e Informacionit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë (DIMAK), Zyra Kosovë, znj. Sihana Bejtullahu nga GERMIN, znj. Shegë Bahtiri nga Instituti i Europës Juglindore për Politikat shëndetësore dhe sociale dhe znj. Dr. Aurora Dollenberg, Kryetare e Federatës së Mjekëve shqipëtarë në Europë. 

Simposiumi u mbyll duke hapur rrugën për struktura e platforma bashkëpunimi, të cilat do të kontribuojnë në mobilizimin e Diasporës shkencore për konkretizimin e projekteve në vendet e origjinës. Bashkëpunimi ose edhe „Themra e Akilit“, siç u gjuajt gjatë simposiumit, është sfida me të cilën duhet të ballafaqohemi. 

Kemi shumë për të thënë, por shumë më tepër kemi për të bërë!

Nga DIJA për Ju

Enela Markja

Nëntor 2022

Filed Under: Mergata Tagged With: Enela Markja

Turizmi 2021

September 22, 2021 by s p


Enela Markja


Ndërsa vera mbaron mediat shqiptare bëjnë një bilanc të turizmit të verës së këtij viti (2021) dhe unë kujtoja me tim atë turizmin e viteve ’70 – ‘80, i cili përqëndrohej vetëm në stinën e verës në plazhin e Durrësit përgjatë stationeve Teuta – Apollonia – Hekurudha – Iliria e gjer te Plepat ku ishte dhe Kampi i Pionjerëve. Pikërisht kjo pjesë ishte zemra e turizmit shqipar të atyre viteve.Lëvizja ishte shumë i kufizuar dhe 15 ditë leje e bënin udhëtimin nga Veriu ne Jug dhe anasjelltas të vështire, të gjatë dhe të lodhshëm.Turizmi shqiptar i asaj kohe përkufizohej me një fjali të thjeshte – ishim në plazh, ose ishim për verim. Tipike ishin „kampet e punëtorëve” në Rasëm, Shirrokë, Shëngjin, Dhërmi, Qafë Shtamë, Vlorë, Sarandë etj. Jo të gjithë kishin mundësinë të shijonin pushimet e verës dhe me fat ndjeheshin ato që kishin dy fleta kampi në dorë ose merrnin një gabinë plazhi.Sot shqiptarët vizitojnë Botën dhe të huajt janë miq në Shqipëri.Por cila është Bota? Dmth cilët turiste vizitojnë Shqiperine?


Duke vëzhguar dhe ndjekur turizmin nga fillimi i viteve 2000 e deri më sot mund të them se:Shqipëria ofroi në fillim tw viteve 2000 një turizëm individual për të gjithë ata perëndimore që deri në atë kohë kishin dashur po e kishin pasur të pamundur të vizitojnë dhe eksplorojnë Shqipërinë komuniste.Turizmi individual është dhe sot tepër aktiv duke përfshirë kamping, motorrist dhe ciklist (Bicikletat), alpinistët dhe dashamirësit e natyrës, – gjë kjo që vihet re në turizmin malor. Projektet e donatorëve dhe ndërtimi i fshatrave turistik në Alpe, Koman dhe në luginën e Valbonës ishin Sofra e parë shqiptare për të huajt.Tipike e turistëve individual është të vizitojnë vende të pa shkelura, të explorojnë kultura të reja, të përjetojnë tradita dhe të krijojnë „përshtypjet dhe fotografitë” e tyre mbi vendet që shohin.Përveç turizmit individual, vitet e fundit kemi një rrijte të madhe të turistëve nga Rusia, Ukraina e Polonia, të cilët pronotojnë pushimet me tarifa të fiksuara (all inclusiv). Për këtë lloj turizmi masiv janë ngritur këto vitet e fundit dhe infrastruktura turistike kryesisht në segmentin Durres-Golem-Kavajë. Segment I cili është zgjeruar përgjatë kurorës së gjelbër sic quhej asaj kohe segmenti nga Plepat e deri në Qerret ku në fillim te viteteve 2000 shikoje vetëm Pishave shumëvjecare e bunkerë si kudo të pranishëm, është shëndruar ndërkohë në një kurorë të betontë. Ky segment mbart si nga cilësia ashtu dhe nga sasia atë që në gjuhën profesionale quhet – turizëm masiv. Gjithashtu në këtë segmet gjejmë dhe pjesë të Turizmit elitar, ku nuk mungojnë hapësirat dhe hotelet me 4 apo 5 yje sigurisht dhe me çmime që I përgjigjen standartit dmth. yjeve të ofruara.
Tipike e këtyre turistëve është akomodimi brenda infrastrukturës së pronotuar. Në të shumtën e rasteve është lëvizja e tyre e organizuar dhe planifikaur nga angjesitë turistike. Destinationi i tyre i preferuar është bregdeti.Turizmi kulturor dhe malor janë pjesërisht pjesë e kësaj infrastrukture.Njëkohësisht në këtë segmet zhvillohet dhe turizmi rajonal: për arsye atdhedashurie ose dhe të lëvizjes së lirë pa viza, shumë pushues nga rajoni kalojnë pushimet në Shqipëri.Turizmi i rivierës shqiptare përfiton nga peizazhi I tij I mrekullueshëm dhe I pa krahasueshëm, por megjithate nuk duhet “të pushoj” mbi bukurinë e tij. Ndër të tjera është e rëndësishme të ketë një posicionim të qartë që dallohet dhe përkufizohet nga oferta turistike. Për mendimin tim infrastruktura turistike në Rivierë është duke u posicionuar qartë në sektorin e nivelit të lartë elitar, në mënyrë që të luajnë në të njëjtën ligë me bregdetet e ngjashëm të perëndimit.Ky pozicionim eshte shume mire, por mund të jetë e suksesshme vetëm nëse do të ketë gjithë rajoni infrastrukturën e përshtatshme dhe me kualitet në shërbim. Nëse na pëlqen apo jo, në këtë segmet selektohen pushuesit në bazë të cmimit.Kryesisht në këtë sektor por dhe në gjithë Shqiperinë përbëjnë shqiptarët që jetojnë jasht Shqipërisë pjesën dërmuese të pushuesve.Cilat aspekte luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit turistik në Shqipëri?E rëndësishme në këtë zhvillim është të mos kopjojmë por të mësojmë nga gabimet e një Europe mesdhetare „të plakur” në turizëm.Rruajtja e traditës dhe zhvillimi i turizmit autentik është ajo që Shqipërinë e bën të pakrahasueshme dhe të vecantë në tregjet ndërkombëtare të turizmit. Duke vërejtur fqinjët tanë (Kroacinë, Malin e Zi dhe Greqinë), ne duhet të plotësojmë infrastrukturën turistike përgjatë vijës bregdetare të Mesdheut. Njekoheshisht duhet te nxjerrim në pah karakteristikat dhe veçoritë kombëtare si tradita, kultura, guzhina, muzika, vecori keto sa te ngjashme aq dhe dalluese ne rajon. Turizmi masiv krijon mundësi punësimi, por ne do të dallohemi nga konkurentët tanë jo të paktë mesdhetar, vetëm nëse ofrojmë një turizëm të qëndrueshme e konsistent dhe vendosim kriteret për rruajtjen e natyres – p.sh. përdorimi i energjisë diellore, minimizimi I produkteve të mbështjella/ shërbyera me plastikë deri në heqjen e plastikës, etc. Zhvillimi (shumë i shpejtë) i Tiranës në një qendër të Ballkanit Perëndimor do të rris gjithmonë e më tepër kërkesën e një turizmi zyrtar, turizëm ky i cili nuk duhet nënvleftësuar dhe zhvillohet gjatë javës dhe gjithë vitit. Rajonet me strukturë të dobët turistike por tërheqese nga relievi dhe peizazhi I tyre të bëhen më të njohura nëpërmjet panaireve dhe qendrave tregtare, ose aktiviteteve tradicionale e kulturore të zonës. Pozita gjeografike dhe afërsia me Evropën na ofron mundësinë për zhvillimin e një turizmi vjetor dhe jo vetëm veror. Për këtë duhet ndërtuar infrastruktura përkatëse për grupe të caktuara turistësh.Reflektim: Tek lë Shqipërinë duke fluturuar drejt një qiell pa re dhe vështroj nga lart vijën tonë bregdetare dhe vargmalet përreth, mendoj që ne jemi vetëm në fillim të një zhvillimi intensiv në sektorin turistik. Ndërtimi i rrugëve dhe i strukturave turistike në zonat rurale dhe lidhaje tyre direkte me portet, aeroportet dhe pikat kufitare si dhe rrjetizimi i të gjithë aktorëve që përbëjnë sektorin është shumë i domosdoshëm për të plotesuar kërkesat e turistëve si një kontribut shumë shpresdhënës për fuqizimin e ekonomisë.(Çfarë turizmi patëm këtë verë? Cdo mbjellesh, do korresh – thote populli.)Enela MarkjaShtator 2021Starnberg

Filed Under: Komente Tagged With: Enela Markja, Turizmi 2021

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT