*Miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA janë fitues në disa shtete….. /
* Fitore bindese e ansambleistit Shqiptar, Mark GJONAJ
*SHBA – Zgjedhjet afatmesme 2014 : Gary Peters, Senatori që do të jetë edhe zëri i shqiptarëve në Michigan !
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK : Zgjedhjet 2014 , të ashtuquajtura afatmesme ose të pjesëshme, ndërsa u mbajtën në një moment kur amerikanët janë të shqetësuar për çështje të tilla jetike si ekonomia dhe papunësia, dhe rënja “drastike” e popullaritetit, të Presidentit Obama – për ne shqiptarët e Amerikës, ashtu si dhe votuesit Amerikanë, patën të njëjtin qëllim dhe u votua e njëjta gjë -” Që miqtë e shqiptarëve, në kongres dhe senatin e SHBA prej sot janë fitues në disa shtete……për të qenë edhe zëri i shqiptarëve në Senat dhe Kongres”.
Por, me një ndryshim dhe një rëndësi të veçantë, tek disa nga rezultatet të këtyre zgjedhjeve për ndonjë kandidatë, të mbështetur veçmas për në Kongres apo Senat, pavarësisht, se ai mund të ketë qenë nga partia Republikane apo Demokrate,mjafton që ai të jetë dëshmuar si mik i shqiptarëve. Bëhet fjalë pë ata që janë fituesit, në zgjedhjet e mbrëmshme të 4 nëntorit, dhe që ne shqiptarët e Amerikës, i kemi quajtur miqt tanë, në Capitol Hill – Washington D.C..
Mes këtyre fitoreve, të 4 nëntorit, në Michigan, Illinoi, New York, Massachusetts, Connecticut, New Jersey, Pennsylvania, Virginia, Florida, Texsas, Arizona, padyshim që bie në sy dhe ia vlen të përmendet fitoria në Michigan, e kongresmenit Gary Peters, bashkë-kryetar i grupit të çështjeve shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve të kongresit amerikan, që tashmë merr mandatin e Senatorit për një mandat 4 vjeçar.
Senatori Gary Peters, mbasi shërbeu disa mnadatura si kongresmen, duke vizituar Tiranën, Prishtinën, Podgoricën, dhe vendbanime të tjera shqiptare në Ballkan, u takua dhe punojë me shqiptarët e Amerikës, tash merr për herë të parë merr mandatin për të shërbyer katër vjet në Dhomën e lartë të përfaqësuesve në Senat. Ai fillon nga detyra në 3 janar 2015. Kur edhe do të hapet sesioni i 113 i Senatit. Dekadat e fundit, ai ka qënë shumë i afërt me shqiptarët, dhe është i mbështur fuqimisht, gjatë gjithë fushatave të tij elektorale nga grupe lobiste shqiptare. Madje jo vetëm ata që jetojnë në Michigan, por edhe nga grupe shqiptarësh nga Washingtoni, Illinoi, Virginia, Nju Jorku e Detroiti.
Peters fitoi të martën përballë kandidatit Republikan Koach Brothers.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, e cila rezultoi me largimin njëherë e përgjithmonë të Sërbisë nga Kosova, Peters u zgjodh kongresist , dhe thuhet se ai ka marr dhe votën e padiskutueshme të shqiptarve në atë distrikit(Distriktin 18-të) ku ai dhe ju mbrojti të drejtat edhe të tyre, si mik i shqiptarëve në çdo aktivitet.
Senatori demokrat nga Michigani, Gary Peters, nga Detroiti, ka marrëdhenie shumë të të mira me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe këtë e ka treguar që nga koha e luftës në Kosovë, ku i njejti ishte që mbështeti në Kongres bombardimet ajrore të cilat zgjatën 78 ditë, mbi pozicionet dhe caqet ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
Dëshmi e lidhjeve të mira me shqiptarët e Amerikës, ishte dhe takimi më i fundit në Nju Jork, kur ai u takua vitin e kaluar në shtëpinë e veprimtarit Martin Shkreli një sipërmarrës dhe veprimtar i komunitetit. Takimi me komunitetin ishte i iniciuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), dhe u udhëheqë nga Drejtori i Përgjithshëm ei NAAC Avni Mustafaj , Martin Shkreli dhe veprimtari i dalluar i komunitetit z. Harry Bajraktari.
Në atë takim të ngrohtë, morën pjesë dhjetra aktivistët e veprimtarët e dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro -Amerikan (KKSHA), afaristë e biznesmen të suksesshëm, si Richard Lukaj dhe të tjerë.
Ndërkohë, në atë që këtu thirret “election night party”, ku shtabi elektoral në Detroit i senatorit Peters, organizojë dhe festën e natës së fitores, në mbrëmjen e 4 nëntorit, mes mbështetesve të tij, mori pjesë edhe një grup i mbështetesve shqiptar nga Michigani.
Kështu të paktën njofton në rrjetin social revista Kuvendi nga Detroiti ku ajo shkruan në rrjetin social facebook se “Në MGM Grand Hotel para pak minutash, aty rreth ores 10:00 pm te dates 04 Nendor 2014, Gary Peters feston fitoren, duke u bere Senator i Shtetev te Bashkuara te Amerieks edhe me ndihmen e shqiptareve, te cilet ne nje mase te konsiderueshme votuan per te”.
Më tej revista Kuvendi shkruan se kjo fushatë e nisur që para dy vitesh, u përkrah që në fillim nga Konsulli i Nderit te RSH në Detroit z. Ekrem Bardha dhe e bija Donika, nga Qendrat fetare sidomos nga Kisha e Shen Palit dhe Don Fran Kola, nga Kisha e Zojes dhe Don Ndue Gjergji si dhe nga Teqja Bektashjane, nga Dega e Vatres ne Michigan me kryetarin Alfons Grishaj dhe nga këshilli drejtues i saj, nga aktivistet e njohur si: avokati Jozeph Dedvukaj, Zef Dedvukaj, Selë Çela, Petrit Doda, Valentin Lumaj, Mondi Rakaj, biznesemeni i njohur Agim Lumani etj.
Ndërkohë, mbrëmë vonë siç njofton shtabi lektoral i senatorit Peters, një mik i dëshmuar i shqiptarëve në Capitol Hill – për aq vite sa ai shërbeu si kongresmen nga Michigani, tha se “Ne e bëmë atë! Për shkak të punës tuaj të vështirë, ne kemi marrë një fitore vendimtare.”
Gary Peters, tregojë edhe bisimin e tij tek kjo fitore duke thënë se ai që nga fillimi, kishte thënë se këto zgjedhje do të jenë në lidhje me bërjen më të mirën për Michiganin – sidomos për klasën e mesme. “Sonte, kemi dëshmuar, u shpreh Peter, se idetë e mira me bazën e organizimit mund të qëndrojnë deri në humbjen – para dhe interes të veçantë si kandidat që pata unë në këtë garë nga Koch Brothers”.
Ndërsa, sqaroi mbështetsit e tij përfshirë edhe shqiptarët, se fitorja e mbrëmshme ishte fundi i një fushate të gjatë – “crisscrossing”, prej nga në takimet me pronarët e bizneseve të vogla dhe familjet e klasës së mesme, duke dëgjuar idetë dhe shqetësimet e Michiganësve nga të gjitha “qoshet” e shtetit”.
“Unë jam i përulur me të vërtetë nga rezultatet, deklaroi Peters, duke shtuar se sonte me votat tuaja ju më dhatë mundësin për të përfaqësuar për një mandat pesë-vjeçar, Michiganin në Shtetet e Bashkuara në Capitol Hill – Dhoma e Senatit”.
Dhe premtojë se tani puna e vërtetë fillon – duke ndihmuar ekonominë, që Michigani të rritet, qysh me mbrojtjen e Liqeneve të Mëdha – për të siguruar që të gjithë kanë qasje në kujdesin shëndetësor, pra atë që meritojnë. “Por së pari, sonte, kam kërkuar për të marrë një moment për të thënë: Falemnderit duke pritur që gjërat e mëdha që do të kemi për të përmbushur për Michiganin për të shkuar përpara.
Senatori Peters, i cili ka vizituar Shqipërinë dhe Kosovën, thotë se ka parë atje shumë shtëpi ku valëvitej jo vetëm flamuri shqiptar, por edhe flamuri amerikan krahas tij.
Gary Peters në Ligjëvenësin amerikan ka qenë anëtar i grupit të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan. Ai ka pohuar se është krenar që është mik i popullit shqiptar dhe udhëheqës aktiv i këtij grupi të Kongresit.
Peters është shprehur se do të vazhdojë të mbështesë lidhjet e pandërprera midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe do të punojë për të forcuar sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Mirëpo, në anën tjetër, komuniteti shqiptar një komunitet mjaft aktiv në SHBA – iu gëzua mbrëmë edhe fitorveve të miqëve të shqiptarëve janë fitues në disa shtete, dhe krenohet me fotoren e tyre.
Të marrim shembull Eliot Engel, i cili në New York për vendin e kongresmenit në Dhomën e Përfaqesuesve, ka fituar mbi rreth 75 për qind të votave. Eliot Engel, është miku më i madh i shqiptarëve për më shumë se 25 vjet. Të gjithë e dinë se çfarë kontributi ka dhënë ai për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për demokratizimin e Shqipërisë.
“Mirpo megjithse nga dy parti të “kundërta” me njëra tjetrën Eliot Engel nga Partia Demokrate dhe Mark Grim nga Partia Republikane, kanë qenë së bashku – të paktën me ne shqiptarët. Ata të dy në Kongres kanë punuar së bashku për të mirën e shqiptarëve, për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi, dhe Luginës së Preshevës,” ka pohuar zoti Bajraktari një veprimtari i dalluar i komunitetit në fushatën e kongresmenit Eliot Engel.
Zoti Harry Bajraktari, i cili ka kontribuar pothuajse në të gjitha fushatat elektorale tha se premton që ne si komunitet në SHBA :” do të vazhdojmë gjithnjë të punojmë me miqtë tanë amerikanë, pavarësishtë se ata janë nga partia republikane apo demoktare, veçse për të mirën e shqiptarëve, ashtu siç kemi punuar deri më tash, që të ruajmë miqtë tanë dhe do të vazhdojmë të punojmë për të zënë edhe miq të tjerë si në Senat, Kongres e qeverinë Amerikane e tjer.”
Edhe Kongresmeni Jerrold “Jerry”, Nadler, i cili është një anëtar i lartë i Partisë Demokratike në Kongresin Amerikan – dhe përfaqëson Qarkun 10-të të zonës elektorale e cila përmbledh pjesën e poshtme të Manhattanit, duke përfshirë shumicën e anës perëndimore të Manhattanit dhe pjesës jugore të Brooklynit, fitoi pa shumë probleme.
Një veprimtari për mbledhjen e fondeve, u mbajt në fund të fushatës së tij për Kongresmenin Jerry Nadler , në lokalin e Fondacionit Kolombi i Qytetarëve, në Manhattan, qytetin e New Yorkut. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe PAC, e udhëhequr nga ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi së bashku edhe disa anëtarë të Bordit të LQSHA, zoti Faik Lita (me vajzën e tij, Siana), Rifat Mehmeti (me djalin e tij, Flamur), dhe Luan Bukolla, Oliver Papraniku, dhe vëllai i tij Larry dhe dhjetëra mbështetës të komuniteteve të tjera përfshirë edhe shqiptarë amerikanë të fushës së biznesit, Bujar Gjata nga Rrënjët Shqiptare, iu gëzuan mbrëmë fitores së Nadler.
Mark Gjonaj , 43 vjeç , i cili bëri histori kur mundi në mandatin e kaluar Assemblywoman në detyrë Naomi Rivera, e rishkroi mbrëmë historinë e tij duke marrë edhe një mandat tjetër në Distriktin 80të të Bronxit. .
Mark Gjonaj nga Reçi i Ulqinit, është shqiptari i parë që ka fituar në zgjedhjet lokale në New York si anëtar i asamblesë së qytetit. Ai ka patur një mandat të suksesshëm duke fituar edhe mbrëmë me mbi 80 përqind.
Shqiptarët e Nju Jorkut, u treguan përsëri të disiplinuar dhe shumë të organizuar në procesin e votimit duke bërë të mundur fitoren e shqiptarit të parë si përfaqësues i tyre në asamblen e Nju Jorkut.
Gjonaj – i cili është biri i dy emigrantëve shqiptarë, i lindur dhe rritur në Bronx, i kushton një pjesë të madhe të jetës së tij për aktivitetet e të gjitha komuniteteve, si dhe duke ndihmuar komunitetin shqiptaro-amerikan në të gjithë zonën e New Yorkut.
Ai mori detyrën në Asamblenë e Shtetit të New York-ut, më 1 janar 2013, duke sjellë me vete përvojat e tij – si biri i një emigranti – një pronari të biznesit të vogël dhe praktikat e vështira për të jetuar dhe punuar në lagjen Bronx. Ai është i pari shqiptarë i Amerikës, në historinë e emigracionit që zgjidhet me votat elektorale në një detyrë kaq të lart në shtetin e New Yorkut.
Gjatë fushatës së tij, Assemblymani Gjonaj – ka premtuar se përsëri në mandatin tjetër, ai do të jetë i pranishëm në të gjitha ngjarjet e planifikuara në Qarkun e 80-të, duke u gjendur pranë të gjitha komuniteteve, indianëve, Jews, kinezve, rusve, shqiptarëve, hispanikëve, atyre me ngjyrë, arabve , italianëve dhe të tjerëve.
Gjonaj u lind më Arthur Avenue në Zonën Fordham të Bronxit, nga prindër emigrantë shqiptarë, të cilët kishin emigruar dekada më parë nga Reçi i Ulqinit . Pas 10 vjet në zonën Fordham , familja e tij u zhvendos në zonën Pelham Parkway . Nëna e tij punoi si një punonjëse në Spitalin Jacobi dhe babai i tij ka punuar si inspektor ndërtimi .
Zgjedhja e tij në mandatin e parë, i ka bërë jashtëzakonisht krenar të gjithë shqiptarët në Amerikë, madje edhe ata në vendlindjen e tyre, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Çamëri, e kudo që ka shqiptarë.
Leter nga Engel dhe Aderholt:Ja pse emeruam Ashton, Dacic dhe Thaqin për çmimin Nobel 2014
*Komiteti i Kongresit për Çështjet Shqiptare , bashkë- kryetarët të Komisionit të Kongresit të Serbisë nominojnë baroneshën Ashton, Thaçin dhe Daqiçin për çmimin Nobel 2014 /
*” Në krijimin e çmimin e tij , Alfred Nobel kërkuar të njohin individë që kapërceu pengesa të konsiderueshme për të ndërtuar miqësi mes kombeve . Marrëveshja Serbi -Kosovë , në të cilën kundërshtarët e parë të hidhur të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për hir të paqes dhe një të ardhme më të mirë për vendet e tyre , ilustron vizionin Alfred Nobel -së . “/
*Foto nga faqja e internetit e Komisionit Evropian: Kryeministri Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Kryeministri, Ivica Daçiq/
Nga BEQIR SINA, New York/
Washington , DC – Sot Kongresistët Eliot L. Engel dhe Robert Aderholt , bashkë kryetar të Komitetit të Kongresit për Çështjet Shqiptare , dhe kongresisti Ted Poe dhe Emanuel Ceaver, bashkë- kryetarë të Komisionit të Kongresit të Serbisë , i dërguan një letër Komitetit të Oslos – Norvegji, për emërimet e Çmimit Nobel për Paqe : Baronesha Catherine Ashton , Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian, për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Ivica Daçiç , Kryeministër i Serbisë dhe Hashim Thaçi Kryeministëri i Kosovës , për Çmimin Nobel të Paqes 2014 për rolet e tyre kritike për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosova .
Në letrën e tyre kogresistet amerikan thonë
Të nderuar nderuar Anëtarët e Komitetit Norvegjez për Çmimin Nobel :
Ne jemi duke ju shkruar Ju se Baroneshën Catherine Ashton , Bashkimi Evropian (BE) Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Ivica Daçiç , Kryeministër i Serbisë dhe Hashim Thaçi Kryeministëri Kosovës, janë emëruar nga ne për Çmimin Nobel të Paqes 2014 – për rolet e tyre kritike në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës .
Marrëveshja Prill 2013 mes kryeministrave Daçiq dhe Thaçin , e ndërmjetësuar nga baronesha Ashton pas muajsh të negociatave të zellshme , shënon një pikë dramatike dhe historike kthese për Serbin dhe Kosovën – dhe për rajonin e trazuar të Ballkanit në tërësi . Duke u kthyer ashpër me të kaluarën dhe për të gjetur një rrugë për një të ardhme të ndritshme , të dy kryeministrat treguan angazhim të shquar , guxim dhe vizion . Në të njëjtën kohë , Baronesha Ashton ka treguar lidership të shquar , përkushtimin, dhe këmbëngulje për të ndihmuar për të ndërtuar konsensus midis të dy palëve .
Konfliktet etnike janë më të hidhur dhe të vështirë për të zgjidhur , dhe konflikti Serbi-Kosovë ka provuar të jetë përjashtim. Tensionet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës në Ballkan kanë ekzistuar për dekada të tëra , dhe përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit prej shpërbërjes së federatës jugosllave . Në vitet 1990 ,armiqësia mes dy grupeve rezultoi në një tragjedi humanitare në një shkallë masive . Me mijëra u vranë , pati të zhvendosur , apo të viktimizuar ndryshe para se luftimet u ndalën më në fund me ndërhyrjen ndërkombëtare .
Në vitet e mëvonshme , si shtetet e tjera evropiane të integruar politikisht dhe ekonomikisht , në realizimin e një paqe në begati dhe siguri, ftoi “dorën” e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të përbashkët . Administrata Ndërkombëtare e OKB-së, pas luftës e Kosovës vetëm ngriu mosmarrëveshjet , duke mos lejuar që, plagët e vjetëra dhe të pazgjidhura dhe pakënaqësitë etnike të mos acaroheshin . Armiqësia e vazhdueshme gjatë kësaj kohe i kontribuoi jostabilitetit politik , gjendjes jo të mirë , ekonomike dhe korrupsionit në të dy vendet si dhe në rajon më të gjerë , frustruese për Serbinë dhe Kosovën në realizimin e një ëndrre për në Europë, dhe të jetojnë të lirë , dhe në paqe .
Në këtë sfond , Kryeministrat Daçiç dhe Thaçi meritojnë kredi të madhe për të marrë rrezikun e kërkuar nga një zgjidhje – përpara me prirje ndaj konfliktit . Udhëheqja e tyre ishte edhe më e angazhuar për të treguar rolin e shquar ku çdo gjë luhet në mes dy kundërshtarve në konfliktin gjatë viteve 1990 – Kryeministri Daçiç ishte një zyrtar i lartë në qeverinë serbe në atë kohë , dhe kryeministri Thaçi ishte kreu i krahut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Të dy udhëheqësit u përballën gjithashtu në një “përplasje” të fortë të brendshme, dhe shpeshherë patë kundërshtime të thella për marrëdhënie më të ngushta . Megjithatë , Daçiç dhe Thaçi, secili e kan të njohur se armiqësia e vazhdueshme për të përfaqësuara ka edhe një fund dhe se pajtimi i ofruar ishte e vetëmja rrugë për një të ardhme më të mirë për vendet e tyre .
Në fund të vitit 2012, me mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe baroneshës Ashton , të dy udhëheqësit filluan negociatat në të cilat ata vendosën një lidhje të besimit dhe folën së bashku nëpërmjet një gamë të gjerë të çështjeve të diskutueshme . Më 19 prill 2013, pas gjashtë muaj u mbajtën dhjetë raunde bisedimesh “rraskapitëse” , Daçiç dhe Thaçi më në fund i dhnë “krye” duke sigluar një marrëveshje historike nga e cila ata kan përcaktuar parimet për normalizimin e marrëdhënieve . Baronesha Ashton , e cila kishte ndërmjetësuar me shkathtësi çdo seancë , ishte i pranishëm si dëshmitare .
Çdo udhëheqës ka bërë koncesione të rëndësishme dhe politikisht të vështira . Serbia ka pranuar se Kosova do të jetë përgjegjës për të gjithë territorin e saj , duke përfshirë edhe komunat veriore me shumicë serbe , të cilat do të veprojnë nën kornizën ligjore të Kosovës . Nga ana tjetër, Kosova ka rënë dakord që të japë një pjesë të madhe të autonomisë të këtyre komunave gjithmon brenda Kushtetutës së Kosovës.
Përveç këtyre arritjeve , të dy palët ranë dakord që të mos bllokojnë , ose të inkurajojnë të tjerët për të bllokuar , përpjekjet e tyre përkatëse të integrimit me Bashkimin Evropian . Si rezultat i drejtpërdrejtë i guximit të të dy kryeministrave dhe Baroneshës Ashton , më 22 prill , Komisioni Evropian rekomandoi që BE-ja të japë Serbisë një datë për bisedimet e saj të anëtarësimit në BE , dhe që BE të fillojë bisedimet e afërta politike dhe lidhjet ekonomike me Kosovën .
Serbia dhe Kosova ende nuk pajtohen në shumë gjëra . Ekstremistët në të dy anët mbeten implacably dhe e kundërshtojn pajtimin . Dhe puna e madhe në zbatimin e marrëveshjes mbetet përpara . Por marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës , pa dyshim paraqet një arritje me të vërtetë historike . Ajo mbylli kështu një kapitull mbi luftërat hidhura ballkanike të viteve 1990 dhe siguron qytetarët e Serbisë dhe Kosovës se janë në një rrugë përpara për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre Marrëveshja gjithashtu dërgon një mesazh të fuqishëm shprese dhe frymëzimi për të tjerët në rajon , dhe në të vërtetë në të gjithë botën . Ajo tregon se efektet më të mëdha negative të urrejtjes etnike mund të tejkalohen , dhe se individë të përkushtuar dhe të guximshëm mund të vijnë së bashku , përmes ushtrimit të vullnetit të mirë dhe kompromisit , dhe zgjidhjen e problemeve në dukje të vështira.
Në krijimin e çmimin e tij , Alfred Nobel ka kërkuar që këtë çmimim ta marrin vetëm ata individë që mposhtin pengesa të konsiderueshme për të ndërtuar miqësi mes kombeve . Marrëveshja Serbi -Kosovë , në të cilën kundërshtarët e parë dhe të hidhur të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për hir të paqes dhe një të ardhme më të mirë për vendet e tyre , duke ilustruar dhe vizionin e Çmimit Alfred Nobel . Prandaj, ne i kërkojmë Komitetit të Ndarjes së Çmimit Nobel për Paqe, për të nderuar kurajën e madhe , vizionin largpamës , dhe përpjekjet e palodhshme të Përfaqësueses të Lartë të BE-së Ashton , Kryeministrin Daçiq , dhe kryeministrin Thaçi me Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.
Kongresiti Engel: “Jam optimist për marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë, në se arrihet me 2 Prill”
Biznesmeni dhe aktivisti Gjon Lleshaj organizoi një takim mbështetje me kongresistin Eliot Engel/
Nga BEQIR SINA, New York/
NEW YORK CITY : Kongresisti amerikan, Eliot Engel, në një takim me një grup mbështetsish të tij, mbrëmë në lokalin e famshëm në New York, Russian Tea Room, është deklaruar optimist rreth takimit më 2 prill dhe arritjes së një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, siç shpreson ai.
Kështu të paktën deklaroi zoti Engel, duke thënë se “Jam optimist dhe mendoj se për të dyja palët rruga më e mirë është marrëveshja dhe pastaj të implementojnë atë që kanë nënshkruar,” tha Engel në takimin që u mbajtë mbrëmë në New York, takim ky i cili u mbajt në mbështetje të fushatës së tij dhe ishte i organizuar dhe sponsorizuar nga afaristi i sukseshëm nga Kosova, në Amerikë, zoti Gjon Lleshaj.
Në këtë takim morën pjesë edhe gazetarët të komunitetit, si dhe Fatos Bytyqi vëllai i tre vëllezërve të vrarë në Serbi, gjatë luftës në Kosovë, vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, që u vranë barbarisht nga dora vrastare e regjimit të Millosheviqit në Petrovo Sello në vitin 1999. Mori pjesë edhe kandidati i ri shqiptar për Këshillin e Qytetit të Nju Jorkut, Ken Biberaj dhe avokati amerikan Charles Christophe.
Takimi kaloi në një bised të hapur rreth Kosovës dhe çështje të tjera të shqiptarëve në Ballkan. Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, bashkë-kryetar i grupit të Kongresit për çështjet shqiptare, mik i dëshmuar i shqiptarëve në SHBA, u shpreh i kënaqur për arrtijet e deritanishme dhe u tregua optimistë për Shqipërin dhe Kosovën, duke shpresuar se ato do të bëjnë përparime, së bashku drejt anëtarësimit në të gjitha strukturat Euro – Atlantike.
Duke folur rreth dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Engel tha se “Kosova dhe Serbia duhet të lëvizin paralelisht kah BE, duke shtuar se në konstatimin se Serbia pritet do të përfitojë nga marrëveshja me një rrugë të shkurtuar dhe shpejtuar kah Bashkimi Evropian, ndërsa Kosovës nuk i është premtuar asgjë të paktën publikisht,” tha zoti Eliot Engel anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, bashkë-kryetar i grupit të Kongresit për çështjet shqiptare, mik i dëshmuar i shqiptarëve në SHBA
Ai vlerësoi në të gjitha këndëvështrimet lidhjet e shkëlqyera dhe miqësin të SHBA, me Shqipërinë dhe Kosovën, dhe shqiptarët, duke i cilësuar ato si në kulmin e tyre. Më pas anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, bashkë-kryetar i grupit të Kongresit për çështjet shqiptare, mik i dëshmuar i shqiptarëve në SHBA, solli kujtime interesante rreth fillimit të njohjes së Kosovës dhe çështjes së saj në dy dekada e fundit – kur si u shpreh ai “asnjeri në Kongres nuk e dinte se ku binte Kosova e jo madje të dinte se çfarë po ndodhte në Kosovë”.