• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në rendin e ditës gjyqësori në veriun e Kosovës

February 12, 2014 by dgreca

Pas 220 orë bisedimesh kryeministrat e Kosovës e Serbisë takohen sot (12.02) për të 22-tën herë në Bruksel. Suksesi i dialogut Beograd-Prishtinë është evident, siç janë evidente edhe çështjet e pazgjidhura.Raundi i sotëm i 22-të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës është vazhdim i bisedimeve të 27 janarit, kur të dy delegacionet nuk arritën të bien dakord për dy çështje kyçe të marrëveshjes së Brukselit: përfshirjen e sistemit gjyqësor të veriut, institucionet, gjykatësit dhe prokurorët serbë në një sistem unik kosovar të drejtësisë, si dhe formimin dhe funksionimin e asociacionit të komunave serbe. Bashkimi Evropian pret që edhe këtë vit të vazhdojnë negociatat për zbatimin e të gjitha çështjeve të pambyllura nga marrëveshja e prillit dhe sipas fjalëve të kryeministrit serb, Ivica Daçic, çështja e organizimit të gjykatave në veri të Kosovës është e para në rendin e ditës.”Nuk kemi arritur të biem dakord dhe ekzistojnë dallime të mëdha në qëndrime”, pati thënë Dacic pas raundit të janarit të bisedimeve në Bruksel. Ai shpjegoi se Prishtina ende këmbëngul që në juridiksionin e gjykatës komunale në Mitrovicë, përveç katër komunave serbe, të përfshihen edhe tri komunat me shumicë shqiptare në jug të lumit Ibër, gjë që në mënyrë të konsiderueshme ndryshon përbërjen etnike të rajonit në fjalë.” Qëndrimi i Beogradit është se kjo cënon direkt parimin, për të cilin është rënë dakord, përfaqësimn e policisë dhe gjyqësorit në bazë të strukturës etnike në terren.

Një çështje tjetër është krijimi i asociacionit të komunave serbe. Në Mitrovicën e Veriut me 23 shkurt pritet përsëritja e votimit për kryetar bashkie. Duhet të pasojë edhe hartimi i statutit dhe konstituimi i komunave të asociacionit serb, të cilat, sipas fjalëve të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, duhet të ketë formën dhe kompetencat, që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. “Krerët lokalë thonë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe unë mezi pres të fillojmë të zgjidhim çështjet praktike”, tha kryeministri i Kosovës, me rastin e zgjedhjes së kryetarit të bashkisë në komunat serbe.

A do të ndryshojnë zgjedhjet dialogun mes Prishtinës e Beogradit?

Përveç përsëritjes së zgjedhjeve lokale në Mitrovicë, në Bruksel do të mund të diskutohet edhe në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, të planifikuara për 16 mars, mënyrën se si ata mund të ndikojnë në rrjedhën e mëtejshme dhe dinamikën e dialogut në Bruksel, por edhe për zgjedhjet parlamentare, që mund të mbahen në shtator të këtij viti në Kosovë. Kryeministri i Serbisë me këtë rast u bëri thirrje serbëve të Kosovës: “Serbët duhet të dalin në zgjedhjet parlamentare. Pyetja kryesore është se si të binden serbët në veri të Kosovës që të bëhen konstruktivë dhe se bashkëpunimi është në interesin e tyre”, tha Daçiç.

Temë e bisedimeve të sotme në mes të Beogradit dhe Prishtinës do të mund të jetë edhe arrestimi i njërit prej udhëheqësve të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç, që ka ndodhur pikërisht në këtë moment delikat për asociacionin e komunave serbe.
Në bisedimet në Bruksel, përveç dy kryeministrave dhe përfaqësueses së lartë i Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, duhet të marrë pjesë zëvendëskryeministrin i parë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dacic, takimi ne bruksel, Thaci

Nga debati i KS i OKB-së për gjendjen në Kosovë

February 11, 2014 by dgreca

Këshilli i Sigurimit i dha mbështetje procesit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke e cilësuar atë thelbësorë për qëndrueshmërinë në rajon/

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, e ka vlerësuar vitin 2013 periudhë të përparimit thelbësore në marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Komentet e tij ishin pjesë e raportit mbi situatën në Kosovë në periudhën nga 16 tetori i vitit 2013 e deri më 20 janar të këtij viti, që u diskutuan në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në raportin e sekretarit të përgjithshëm thuhet mes tjerash se “nisur nga marrëveshjet historike të arritura ndërmjet Prishtinës e Beogradit, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, viti 2013 ishte vit i ndryshimeve domethënëse dhe përparimit thelbësor politik sa i përket Kosovës”.
Debatet mbi raportin vunë theksin tek përfshirja në zgjedhjet për pushtetin lokal në Kosovë të komunave veriore të saj të banuara me shumicë serbe, përfshirë edhe sfidat që ndoqën këtë proces.  Pjesëmarrja e tyre në zgjedhje u bë e mundur me marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se marrëveshja e 19 Prillit të vitit të kaluar ka hapur kapitullin e ri të bashkëpunimit dhe paqes së ndërsjellë, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se Kosova ka respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani, ndërsa i bëri thirrje Serbisë që ta rrisë përkushtimin  e saj ndaj zbatimit të marrëveshjeve. Kryeministri Thaçi tha se Kosova pret hapjen e dyerve të Bashkimit Evropian për të.
“Integrimi i Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian është synimi ynë parësor dhe i pa-alternativë, si rrugë e modernizimit dhe konsolidimit të rajonit në familjen evropiane. Ne jemi duke zhvilluar negociata me Komisionin Evropian për të përcaktuar përmbajtjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe të sigurojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë në vendet e Bashkimit Evropian, përkatësisht zonën Schengen”, tha ai.
Kryeministri Thaçi, bëri thirrje për njohjen e Kosovës e cila për pak ditë shënon përvjetorin e gjashtë të shpalljes së pavarësisë së saj të njohur nga mbi 100 vende të botës.
“Falënderoj të gjitha shtetet që e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe gjithashtu iu bëj thirrje vendeve të tjera, duke përfshirë anëtarët e këtij Këshilli të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, që të marrin ketë hap dhe të bashkohen me botën demokratike në përkrahjen e Kosovës si anëtar i barabartë dhe i plotë i bashkësisë ndërkombëtare. Njohja formale e Kosovës do të ishte kontribut i drejtpërdrejtë i forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, tha kryeministri Thaçi.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, tha ndërkaq se në Kosovë, duhet krijuar kushtet për zbatimin e plotë të marrëveshjes së muajit prill të vitit të kaluar. Ai tha se hapja e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian është një dëshmi se Serbia ka përmbushur me kohë detyrimet për zbatimin e marrëveshjes. Ai tha se Serbia dëshiron paqe afatgjate, por që ajo të jetë e tillë, duhet të jetë e drejtë.
“Të jem tërësisht i qartë. Serbia është e gatshme për normalizim marrëdhëniesh dhe pajtim në rajon, para së gjithash në interesin e qytetarëve të zakonshëm. Serbia është po ashtu e gatshme në bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, por nuk është dhe nuk do të jetë e gatshme të pranojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. I tërheqim vërejtjen Prishtinës që gatishmërinë e Serbisë për bisedime dhe kompromis të mos e interpretojë si dobësi dhe ta shfrytëzojë për afirmimin e pavarësisë së vetëshpallur”, tha kryeministri Dacic.
Ai kundërshtoi edhe çdo mundësi të shkurtimit të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
“Mendojmë se për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve është me rëndësi prania ndërkombëtare në Kosovë, për shkak të mungesës së besimit të ndërsjellë dhe kjo ka të bëjë edhe më Misionin e Kombeve të Bashkuara, KFOR-in, EULEX-in dhe misionet tjera ndërkombëtare. Çdo propozim për shkurtimin zvogëlimin apo ndryshimin e mandatit të tyre, duhet të jetë temë debatesh dhe marrëveshjesh serioze që të mos lihen pasoja për paqen e sigurinë në Kosovës dhe rrjedhimisht në të tërë rajonin”, tha ai, i mbështetur nga përfaqësuesi rus i cili përsëriti qëndrimin e Moskës për siç thuhet, ruajtjen e sovranitetit të Serbisë.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Samantha Power, vlerësoi përkushtimin e të dyja vendeve për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, ndërsa nënvizoi se bisedimet mbeten thelbësore për qëndrueshmërinë në rajon. Ajo ritheksoi mbështetjen amerikane për pavarësinë e Kosovës.
“Ne i trimërojmë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, që të shtojnë përpjekjet duke ju bashkuar mbi 100 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për të njohur realitetin e një Kosovë të pavarur”, tha ajo.
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, të mërkurën pritet të vazhdojnë raundin e ri të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Të dy kanë shfaqur besimin se procesi i bisedimeve nuk do të pësojë nga zgjedhjet e parakohshme serbe që mbahen më 16 mars e as nga zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen në Kosovë gjatë këtij viti.(VOA)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Dacic, Debat, Keshilli i Sigurimit, per gjendjen ne Kosove, Thaci

Ju izraelitë e palestinez, merrni shënime nga Kosova…

February 7, 2014 by dgreca

Kolumnisti i mirënjohur i gazetës numër një në botë, Roger Cohen, në një kolumne të tij që do të botohet nesër në ketë gazetë, në mes tjerash, i fton arabet dhe jahuditë që të ndjekin shembullin e shqiptarëve dhe serbëve. Ndoshta ky shkrim është vula për cmimin Nobel për paqe?/

Nga Roger Cohen/ New York Times/

Gazetari është një i huaj që lëvizë në drejtim të kundërt me masat, drejt rrezikut. Pse, pyesin ata, ti po shkon përtej vijave? Pse ti po e kërkon një këso vetmie? Në kërkim të një kuptimi korrekt, ti thua, e ata e shkundin kokën. Nuk ka nevojë asgjë për t’u kuptuar, ata insistojnë, vetëm raportoje të vërtetën!

Por te vërtetat janë shumë dhe ky është një problem. Kujtesa është e pabesë. Cdo luftë zhvillohet bazuar në kujtesë. Nacionalizmi i dhunshëm është një kujtesë e ringjallur e manipuluar si një e vërtetë e sapozbuluar.

Konflikti inkubohet hë të “vërtetat” e kontestuara që nami lë trashegim e kaluara. Pyetjet sillet: Kush erdhi i parë në ketë toke, kush i mbolli këta ullinjë mijëravjecar, kush e vrau kënd i pari, nëse xhamia apo kisha daton e para, dhe cka me sinagogën që mund t’u ketë paraprirë të dyjave.

Identitetet krijohen copë pas cope. Cdo pikë e derdhur e gjakut, cdo copë e granatës në mur, është i shënuar në Librin e Mosfaljes. Në Balkan dhe Lindje të Mesme ngjarjet e të kaluarës mijëravjecare mund të duken aq të freskëta sikur të kishin ndodhur dje. Armiqtë serb e kosovar, arab e jahudi, mund të kërkojnë që kujtesa, sikurse fitili për bomben, te farkohet për një ekslodim maksimal. Mirëbesimit nuk rezistojnë dot më shumë se sa një ombrellë e lirë në një stuhi.

Unë për herë të parë u takova ballë për ballë me fuqinë e mitit për të gjeneruar lufëra në Ballkan, në Fushë Kosovë, në “Fushën e Mëllenjave”, ku serbët ishin mundur prej turqve otoman në vitin 1389. Prej asaj kohe, kjo betejë, është shndërruar në një lajtmotiv për nacionalizmin serb, një humbje që u shndërrua në simbol te heroizmit serb dhe te sakrificave të pashoqe.

Këtu, para nja 25 vitesh, në kohën kur Lufta e Ftohtë po plasaritej, lideri nacionalist serb Sllobodan Milloshevic, deklaroi: “Tash e gjashtë shekuj, heroizmi i Kosovës e ka inspiruar kreativitetin tonë, e ka ushqyer krenarinë tonë, një ndër të paktet që në humbje qëndruam të pamposhtur. Gjashtë shekuj me vonë, sot, ne jemi në një betejë”.

Pjesa tjetër tash është histori: dekada me luftëra, cthurje të Jugosllagosë; pastrime etnike te muslimanëve të Bosnjës përmes kampeve te përqëndrimit; më shumë se 100 mijë të vrarë; Sarajeva e Srebrenica; intervenimi i NATO’së në Kosovë; dhe dalja në skenën europiane e disa shteteve të reja të pavarura, e fundit prej tyre Kosova në vitin 2008. Për Serbinë, adrenalina e egër nacionaliste u kthye në humbje të dhimbshme, asnjë më e rëndë se sa ajo e Kosovës, popullata e të cilës është shumicë shqiptare në territorin e të cilës ndodhen shumë vende të shenjta për serbët.

Dhe, pas gjithë kësaj, unë u desht ti fshija sytë kur në Konferencën për Siguri në Mynih, pamja më e jashtëzakonshme ishte ajo e Kryemintrit serb, Ivica Dacic, dhe Hashim Thacit, Kryeministër i Kosovës, të ulur së bashku në të njëjtin panel, plot buzëqeshje, duke folur se si ata i kanë tejkaluar problemet, sipas fjalëve të Thacit: “vështirësia e vetme më e madhja ishte që ta lironim vetën prej të kaluarës”.

Ju izraelitë e palestinez, merrni shënime.

Në mes te dy liderëve po qëndronte Catherine Ashton, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Europian dhe dilpmatja më e paçmuar në botë. Ndërmjetësimi i saj i suksseshëm në bisedimet serbo – kosovare që filluan në vitin 2011 dhe kontributi i saj për arritjen e një marrëveshje për Iranin shënojnë dy arritje të jashtëzakonshme. Në Ballkan “faktori tërheqës” i Bashkimit Europian – atraksioni magnetik për popujt që kërkojnë stabilitet dhe liri – edhe njëherë ka dhënë sukses. Serbia dhe Kosova u desht që ti zgjidhin mospajtimet për të pasur mundësinë për tu inkuadruar në BE, dhe kështu ata janë në rrugë të mire. Kështu që Bashkimi Europian malicioz është akoma një maqinë paqëbërëse.

Normalizimi nuk ishte i lehte. Dacici ka lindur në Kosovë. Ndjenjat e popullit të tij për kështjellën e civilizimit të tyre janë të larta. Ai e tha troç: Serbia beson që Kosova është pjesë e saj. Kosova nuk beson. Kosova përbëhet prej 90 për qind të shqiptarëve. Ekonomia e Serbisë është stërkequr. “Kush mund të ndjekë politika të tilla? Varet prej nesh nëse dëshirojmë që të lëvizim përpara ose të ngelim peng të së kaluarës”.

Serbët dhe kosovarët kanë vendosur. Ata janë pajtuar për një shkallë të autonomisë për dhjetëra mijëra serbë që jetojnë në veri të vendit. Ata janë të hapur për tregti. Ata kanë mbajtur zgjedhje të lira. Ata i kanë prerë dallimet e jashtëzakonshme që i kishin. Ata e vendosen vetën në rrugë për në Bashkim Europian.

Above all they set aside the potent symbolism of The Field of Blackbirds in favor of progress, discarded myth to discover commerce, and reasoned their ëay out of the prison of passionate certainties and revealed “truth.”

Para së gjithash ata e kanë shmangur simbolin e fuqishë, të Fushës së Mëllenjave në favor të progrsit, e përjashtuan mitin e përqafuan tregtinë, dhe i thirrën arsyes për të mos mbetur të burgosur të pasionuar të rizbulimit të “vërtetës”.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Ashton, Dacic, New York Times, Thaci

Leter nga Engel dhe Aderholt:Ja pse emeruam Ashton, Dacic dhe Thaqin për çmimin Nobel 2014

December 24, 2013 by dgreca

*Komiteti i Kongresit për Çështjet Shqiptare , bashkë- kryetarët të Komisionit të Kongresit të Serbisë nominojnë baroneshën Ashton, Thaçin dhe Daqiçin për çmimin Nobel 2014 /

*” Në krijimin e çmimin e tij , Alfred Nobel kërkuar të njohin individë që kapërceu pengesa të konsiderueshme për të ndërtuar miqësi mes kombeve . Marrëveshja Serbi -Kosovë , në të cilën kundërshtarët e parë të hidhur të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për hir të paqes dhe një të ardhme më të mirë për vendet e tyre , ilustron vizionin Alfred Nobel -së . “/

*Foto nga faqja e internetit e Komisionit Evropian: Kryeministri Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Kryeministri, Ivica Daçiq/

Nga BEQIR SINA, New York/

Washington , DC – Sot Kongresistët Eliot L. Engel dhe Robert Aderholt , bashkë kryetar të Komitetit të Kongresit për Çështjet Shqiptare , dhe kongresisti Ted Poe dhe Emanuel Ceaver, bashkë- kryetarë të Komisionit të Kongresit të Serbisë , i dërguan një letër Komitetit të Oslos – Norvegji, për emërimet e Çmimit Nobel për Paqe : Baronesha Catherine Ashton , Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian, për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Ivica Daçiç , Kryeministër i Serbisë dhe Hashim Thaçi Kryeministëri i Kosovës ,  për Çmimin Nobel të Paqes 2014 për rolet e tyre kritike për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosova .

Në letrën e tyre kogresistet amerikan thonë

Të nderuar nderuar Anëtarët e Komitetit Norvegjez për Çmimin Nobel :
Ne jemi duke ju shkruar Ju se Baroneshën Catherine Ashton , Bashkimi Evropian (BE) Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri , Ivica Daçiç , Kryeministër i Serbisë dhe Hashim Thaçi Kryeministëri Kosovës, janë emëruar nga ne për Çmimin Nobel të Paqes 2014 – për rolet e tyre kritike në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës .
Marrëveshja Prill 2013 mes kryeministrave Daçiq dhe Thaçin , e ndërmjetësuar nga baronesha Ashton pas muajsh të negociatave të zellshme , shënon një pikë dramatike dhe historike kthese për Serbin dhe Kosovën – dhe për rajonin e trazuar të Ballkanit në tërësi . Duke u kthyer ashpër me të kaluarën dhe për të gjetur një rrugë për një të ardhme të ndritshme , të dy kryeministrat treguan angazhim të shquar , guxim dhe vizion . Në të njëjtën kohë , Baronesha Ashton ka treguar lidership të shquar , përkushtimin, dhe këmbëngulje për të ndihmuar për të ndërtuar konsensus midis të dy palëve .
Konfliktet etnike janë më të hidhur dhe të vështirë për të zgjidhur , dhe konflikti Serbi-Kosovë ka provuar të jetë përjashtim. Tensionet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës në Ballkan kanë ekzistuar për dekada të tëra , dhe përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit prej shpërbërjes së federatës jugosllave . Në vitet 1990 ,armiqësia mes dy grupeve rezultoi në një tragjedi humanitare në një shkallë masive . Me mijëra u vranë , pati të zhvendosur , apo të viktimizuar ndryshe para se luftimet u ndalën më në fund me ndërhyrjen ndërkombëtare .
Në vitet e mëvonshme , si shtetet e tjera evropiane të integruar politikisht dhe ekonomikisht , në realizimin e një paqe në begati dhe siguri, ftoi “dorën” e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të përbashkët . Administrata Ndërkombëtare e OKB-së, pas luftës e Kosovës vetëm ngriu mosmarrëveshjet , duke mos lejuar që, plagët e vjetëra dhe të pazgjidhura dhe pakënaqësitë etnike të mos acaroheshin . Armiqësia e vazhdueshme gjatë kësaj kohe i kontribuoi jostabilitetit politik , gjendjes jo të mirë , ekonomike dhe korrupsionit në të dy vendet si dhe në rajon më të gjerë , frustruese për Serbinë dhe Kosovën në realizimin e një ëndrre për në Europë, dhe të jetojnë të lirë , dhe në paqe .
Në këtë sfond , Kryeministrat Daçiç dhe Thaçi meritojnë kredi të madhe për të marrë rrezikun e kërkuar nga një zgjidhje – përpara me prirje ndaj konfliktit . Udhëheqja e tyre ishte edhe më e angazhuar për të treguar rolin e shquar ku çdo gjë luhet në mes dy kundërshtarve në konfliktin gjatë viteve 1990 – Kryeministri Daçiç ishte një zyrtar i lartë në qeverinë serbe në atë kohë  , dhe kryeministri Thaçi ishte kreu i krahut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Të dy udhëheqësit u përballën gjithashtu në një “përplasje” të fortë të brendshme, dhe shpeshherë patë kundërshtime të thella për marrëdhënie më të ngushta . Megjithatë , Daçiç dhe Thaçi, secili e kan të njohur se armiqësia e vazhdueshme për të përfaqësuara ka edhe një fund dhe se pajtimi i ofruar ishte e vetëmja rrugë për një të ardhme më të mirë për vendet e tyre .
Në fund të vitit 2012, me mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian dhe baroneshës Ashton , të dy udhëheqësit filluan negociatat në të cilat ata  vendosën një lidhje të besimit dhe folën së bashku nëpërmjet një gamë të gjerë të çështjeve të diskutueshme . Më 19 prill 2013, pas gjashtë muaj u mbajtën dhjetë raunde bisedimesh “rraskapitëse” , Daçiç dhe Thaçi më në fund i dhnë “krye” duke sigluar një marrëveshje historike nga e cila ata kan përcaktuar parimet për normalizimin e marrëdhënieve . Baronesha Ashton , e cila kishte ndërmjetësuar me shkathtësi çdo seancë , ishte i pranishëm si dëshmitare .

Çdo udhëheqës ka bërë koncesione të rëndësishme dhe politikisht të vështira . Serbia ka pranuar se Kosova do të jetë përgjegjës për të gjithë territorin e saj , duke përfshirë edhe komunat veriore me shumicë serbe , të cilat do të veprojnë nën kornizën ligjore të Kosovës . Nga ana tjetër, Kosova ka rënë dakord që të japë një pjesë të madhe të autonomisë të këtyre komunave gjithmon brenda Kushtetutës së Kosovës.
Përveç këtyre arritjeve , të dy palët ranë dakord që të mos bllokojnë , ose të inkurajojnë të tjerët për të bllokuar , përpjekjet e tyre përkatëse të integrimit me Bashkimin Evropian . Si rezultat i drejtpërdrejtë i guximit të të dy kryeministrave dhe Baroneshës Ashton , më 22 prill , Komisioni Evropian rekomandoi që BE-ja të japë Serbisë një datë për bisedimet e saj të anëtarësimit në BE , dhe që BE të fillojë bisedimet e afërta politike dhe lidhjet ekonomike me Kosovën .
Serbia dhe Kosova ende nuk pajtohen në shumë gjëra . Ekstremistët në të dy anët mbeten implacably dhe e kundërshtojn pajtimin . Dhe puna e madhe në zbatimin e marrëveshjes mbetet përpara . Por marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës , pa dyshim paraqet një arritje me të vërtetë historike . Ajo mbylli kështu një kapitull mbi luftërat hidhura ballkanike të viteve 1990 dhe siguron qytetarët e Serbisë dhe Kosovës se janë në një rrugë përpara për të ndërtuar një jetë më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre Marrëveshja gjithashtu dërgon një mesazh të fuqishëm shprese dhe frymëzimi për të tjerët në rajon , dhe në të vërtetë në të gjithë botën . Ajo tregon se efektet më të mëdha negative të urrejtjes etnike mund të tejkalohen , dhe se individë të përkushtuar dhe të guximshëm mund të vijnë së bashku , përmes ushtrimit të vullnetit të mirë dhe kompromisit , dhe zgjidhjen e problemeve në dukje të vështira.
Në krijimin e çmimin e tij , Alfred Nobel ka kërkuar që këtë çmimim ta marrin vetëm ata individë që mposhtin pengesa të konsiderueshme për të ndërtuar miqësi mes kombeve . Marrëveshja Serbi -Kosovë , në të cilën kundërshtarët e parë dhe të hidhur të lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për hir të paqes dhe një të ardhme më të mirë për vendet e tyre , duke ilustruar dhe vizionin e Çmimit Alfred Nobel  . Prandaj, ne i kërkojmë Komitetit të Ndarjes së  Çmimit Nobel për Paqe, për të nderuar kurajën e madhe , vizionin largpamës , dhe përpjekjet e palodhshme të Përfaqësueses të Lartë të BE-së Ashton , Kryeministrin Daçiq , dhe kryeministrin Thaçi me Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2014.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Dacic, Eliot Engel, Engel, ja pse, per cmimin Nobel, propozuam, Tahci, Thacin e Dacic

Thaçi: Ne s’lëvizim nga propozimi ynë/ Daçiq: Tash për tash, s’ka bisedime/

April 12, 2013 by dgreca

“Është në duart e lidershipit të Serbisë të pranojë ose jo marrëveshjen. Ne i kemi dhënë propozimet tona, të cilat janë kushtetuese dhe ligjore, dhe nuk do të lëvizim nga ky pozicion”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë..


RADIO EVROPA E LIRË- Zoti kryeministër, pas refuzimit të marrëveshjes nga Serbia, baronesha Ashton ka ftuar Qeverinë serbe ta bëjë përpjekjen e fundit për të arritur marrëveshje. A ekzistojnë më mundësi që Serbia të pranojë marrëveshjen apo kjo çështje ka marrë fund kur flasim për propozimin e fundit të BE-së?

HASHIM THAÇI –Mundësia ekziston. Serbia ka kërkuar që të bëjë dramë me këtë proces në Beograd, dhe këtë e ka thënë hapur në Bruksel, në takimet që i kemi zhvilluar bashkërisht me baroneshën Ashton. Atë dramë e ka krijuar vetë te opinioni publik. Mendoj se tani është momenti që të lëvizet përpara.
Pozicioni i delegacionit të Kosovës është plotësisht i përputhshëm me idetë e baroneshës Ashton, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që normalizon përfundimisht marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë; që hap perspektivë të sigurt euro-atlantike edhe për shtetin e Kosovës edhe për Serbinë, për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Prandaj, dua të shpresoj se në orët dhe ditët e ardhshme gjërat do të lëvizin drejt një vullneti për të arritur marrëveshjen e diskutuar në këta gjashtë muajt e fundit, në nivele të larta politike në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian, konkretisht baroneshës Ashton dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

RADIO EVROPA E LIRË-Në rast se Serbia përgjigjet në të njëjtën mënyrë, duke bërë thirrje për vazhdim dialogu, çfarë ndryshimesh mund të ketë marrëveshja që Serbia të pranojnë atë?

HASHIM THAÇI-Është në interesin e të gjithëve që Serbia të pranojë marrëveshjen. Serbia është në dilemën midis integrimeve apo izolimit. Serbia, nëse zgjedh rrugën e integrimeve evropiane, duhet të arrijë marrëveshje me Kosovën, nëse vendos të zgjedh refuzimin e marrëveshjes, ai është vullneti i saj për vazhdimin e izolimit.
Por, Serbia nuk do të mund ta mbajë peng të ardhmen evropiane të Kosovës, nuk do të mund ta mbajë peng rajonin dhe nuk do të mund të mbajë peng investimet e Bashkimit Evropian në rajon, dhe nuk do të lejohet diçka e tillë.
Nëse Serbia refuzon, atëherë Kosova do të vazhdojë të shikojë perspektivën evropiane në rrugën e vet dhe Beogradi do të mbetet mbrapa me fajin e vet, nga papërgjegjësia e vet dhe nga logjika e mentalitetit të politikës së kaluar që ka shkaktuar luftërat në Kroaci, Bosnjë, Kosovë dhe kriza të rënda në Serbi.

RADIO EVROPA E LIRË-A mund të ndryshojë marrëveshja e ofruar nga baronesha Ashton që Serbia të pranojë atë?

HASHIM THAÇI-Është në duart e lidershipit të Serbisë të pranojë ose jo marrëveshjen. Ne i kemi dhënë propozimet tona, të cilat janë kushtetuese dhe ligjore, dhe nuk do të lëvizim nga ky pozicion.
Është çështje e Serbisë se a do apo nuk do. Refuzimi nga ana e Serbisë do të ketë kosto për Serbinë, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë.
Nëse nuk arrihet marrëveshja në mes të Prishtinës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, duhet si Kosovë të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë në perspektivën tonë evropiane, me relacionet Kosovë – Bashkim Evropian dhe natyrisht përgjegjësia për stagnimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal do ta ketë një adresë, dhe kjo adresë do të jetë Serbia.

RADIO EVROPA E LIRË-Çka do të ndodh nëse nuk do të ketë marrëveshje? Si do të rregullohet çëshjtja e veriut te Kosovës?

HASHIM THAÇI-Ne kemi kushtetutën tonë, kemi ligjet tona, kemi prezencën ndërkombëtare, EULEX-in dhe KFOR-in. Ne do t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve në veri. Do të punojmë maksimalisht për krijimin e kushteve dhe rrethanave më të mira për ta, për krijimin e ambientit të sigurisë për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, për funksionimin e të gjitha institucioneve të Kosovës.
Qytetarët në veri janë të mashtruar dhe të gënjyer nga Beogradi për këto 14 vite dhe Serbia nuk është e interesuar për serbët në veri, por është interesuar për territorin në veri. Ndërsa, përkushtimi im është që t’u shërbej atyre qytetarëve; ata janë qytetarë të Kosovës, kanë të drejtën e dyshtetësisë dhe do të krijojmë një ambient të qetë integrues dhe zhvillimor. E di që do të ketë vështirësi dhe sfida, por gjërat do t’i lëvizim përpara.

RADIO EVROPA E LIRË-A do të ketë pengesa në këtë që ju thoni? Deri kur mund të funksionojnë strukturat paralele të sigurisë në veri?
HASHIM THAÇI-Me marrëveshje përfshihet shpërbërja e plotë e të gjitha strukturave paralele të sigurisë, që nënkupton edhe të MUP-it serb, por edhe të inteligjencës.
Dhe nëse Serbia refuzon marrëveshjen atëherë duhet të vazhdojmë dhe të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kështu ka ndodhur edhe në Rambuje, kështu ka ndodhur edhe me veprimet e koordinuara në mes të Kosovës dhe Bashkësisë ndërkombëtare dhe në Vjenë.
Pra, Serbia nuk mund ta mbajë peng Kosovën në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim, asnjë kusht dhe në asnjë zhvillim të sotshëm dhe të ardhshëm.

RADIO EVROPA E LIRË-A ka ndonjë afat kohor për arritjen e marrëveshjes? Ka deklarata të ndryshme që thonë se së shpejti do të ketë një takim…

HASHIM THAÇI-As Prishtina e as Beogradi nuk mund të vendosin afate kohore njëra tjetrës. Afatet kohore, mund t’i prezantojë vetëm baronesha Ashtnon, por unë mendoj që baronesha Ashton ka qenë shumë e qartë dhe periudhat kohore i ka prezantuar në opinionin publik.

RADIO EVROPA E LIRË-Deri kur mund të pritet Serbia që të ndryshojë qëndrim karshi Kosovës dhe a mendoni se nëse zgjatet koha për një përgjigje, baronesha Ashton do të humb durimin?

HASHIM THAÇI-Ne kemi qenë të vetëdijshëm se dialogu është zgjidhja e vetme për të lëvizur përpara, për t’i normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Baronesha Ashton ka berë një punë të çmuar, me udhëheqjen e saj briliante të këtij procesi, për çka edhe e falënderoj.
Bashkimi Evropian ka qenë unik në mbështetjen të angazhimeve të baroneshës Ashton. Propozimet e baroneshës kanë qenë plotësisht në përputhshmëri me standardet me të larta evropiane, të Kartës evropiane për vetëqeverisjen lokale.
Prandaj, ne do të punojmë maksimalisht që edhe kjo pak kohë që ka mbetur, pasi që jemi edhe në kontakt të vazhdueshëm me baroneshën Ashton, të shikojmë edhe mundësinë më të vogël që ekziston për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të nënkuptonte qartë shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave të sigurisë, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në veri; krijimin e kushteve të përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve të lira, që atje njerëzit të zgjedhin liderët e tyre, institucionet lokale, të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe, pa mandat legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë.
Të kemi një sistem unik të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovë dhe një sistem unik policor sipas standardeve dhe ligjeve të Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË -Dhe nëse dialogu dështon, cilat do të jenë pasojat për Kosovën?

HASHIM THAÇI-Ne, do të lëvizim në arritjen e marrëdhënieve të drejtpërdrejta në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për të ecur Kosova sa më shpejt drejt proceseve integruese evropiane, gjithmonë më barrën e rëndë të veriut Mitrovicës dhe me përgjegjësinë direkte të Beogradit për cenimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Pra, e ardhmja evropiane e Kosovës nuk është e varur nga Serbia, por normalizimi i marrdhënieve Kosovë – Serbi, do t’a lehtësonte perspektivën.
E kam theksuar edhe më herët, arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi nuk është e mirë vetëm për Kosovën, është edhe në interesin e Serbisë, është në interesin e qytetarëve para së gjithash në veri dhe nese nuk ndodh marrëveshja humbësit me të mëdhenj do të jenë serbët në veri.
Por, nëse nuk ndodh marrëveshja në të njëjtën kohë është edhe një humbje e madhe e kredibilitetit të Bashkimit Evropian në angazhimet që i ka pasur në këto relacione Kosovë – Serbi.
Nëse nuk ndodh marrëveshja askush nuk mund t’i mbyll sytë dhe veshët në Bruksel dhe adresa e pergjegjësisë për mosarritje të kësaj marrëveshjeje, është ajo e Beogradit, siç ka qenë shkaktar i të gjitha problemeve në rajon që nga viti 1990.(Kortezi:Anton Konushevci)

 Daçiq: Tash për tash, s’ka bisedime/

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje të pranueshme me Kosovën, nuk do të ketë vazhdim të bisedimeve me Prishtinën.
“Ashtu siç qëndron situata tani – jo, sepse nuk kemi ardhur deri te momenti kur duhet të vazhdojmë bisedimet. Në Bruksel do të shkohej ose për vazhdimin e bisedimeve ose për nënshkrimin e marrëveshjes”, ka thënë Daçiq, transmetojnë mediat serbe.
Ai ka thënë se 16 prilli, kur shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i dorëzon raportin Komisionit Evropian, nuk është “Dita D” për integrimet evropiane të Serbisë.
“Nuk do të jetë 16 prilli ‘Dita D’ dhe nuk do të shuhen të gjitha ëndrrat tona për BE-në dhe Kosovën. Do të agojë edhe 17 prilli”, ka thënë Daçiq.
Ai ka thënë se, tani për tani, nuk ka asgjë të re në dialogun e Beogradit me Prishtinën dhe se Serbia kërkon që propozimi i ofruar për marrëveshje, të përmirësohet.
Autoritetet serbe kanë thënë se propozimi i Brukselit nuk parasheh përgjegjësi ekzekutive për asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
Prishtina, në anën tjetër, ka thënë se nuk do të lejojë kompetenca të tilla për këtë mekanizëm.
Mungesa e marrëveshjes, Serbisë mund t’i kushtojë me mosmarrjen e datës për anëtarësim në BE.

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Dacic, s'ka bisedime, s'levizim nga propozimet tona, Thaci

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA në krah të liderëve të UÇK-së: procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm
  • ZEFI I VOGËL NË KRYENGRITJEN E VITIT 1912
  • Më 13 maj 1944 u krijua “Lidhja Shkodrane”
  • EKREM BARDHA NJË ZEMËR E MADHE E NJË SHPIRT I BARDHË – VEPRIMTAR, ATDHETAR DHE VIZIONAR I PËRKUSHTUAR I KOMBIT SHQIPTAR
  • Deklarata e gjeneral Teodoros Pangallos mbi marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe të drejtat e minoriteteve (1925–1926)
  • “NEOSHQIPTARIZMI” – RILINDJA E NJË IDEALI KOMBËTAR NË EPOKËN GLOBALE
  • FERIT PASHË VLORA (RILINDASI I FSHEHUR) ËSHTË NJËRI NGA BURRËSHTETASIT MË TË FAMSHËM SHQIPTARË TË TË GJITHA KOHËRAVE
  • GJON MILI: REQUIEM PËR BERTOLT BRECHT
  • PAQJA E ÇARMATOSUR QË ÇARMATOS…
  • MADHËSHTIA TRAGJIKE E MBROJTJES SË BESIMIT
  • Kombi shqiptar dhe kodi i ruajtur në gurët e lashtësisë
  • Maqedonia e (Jo e) Veriut dhe gjuha që flet…por nuk dëgjohet”
  • HISTORIA E SHPATËS SË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT NË VJENË
  • Skënderbeu, strateg dhe arkitekt i një projekti europian për Shqipërinë
  • Strategjia e Izraelit dhe Mësimet e Tukididit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT