Foto Gazeta Dielli: Era Jashari merr diplomen, të cilen ia dorëzoi ministri i Zhvillimit Ekonomik i qeverisë së Kosovës, Blerand Stavileci/
-Në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie/
PRISHTINË 22 Mars 2016/Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” zhvilloi sot ceremoninë e diplomimit të brezit të parë të Limak ASI (Instituti i Sherbimeve të Aeroportit).Në ceremoni morën pjesë edhe ministra e përfaqësues tjerë nga qeveria kosovare, të Universitetit të Prishtinës si dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie e diplomatë të tjerë të akredituar.
Limak ASI është themeluar në vitin e kaluar, ku 30 studentë të suksesshm-shkëlqyer nga Universiteti publik i Prishtinës kanë ndjekur ligjëratat dhe trajnimet në shërbime aeroportuale për t’u paisur me çertifikata të njohura në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian si dhe duke u ofruar mundësi punësimi në aeroport.
Në solemnitet u theksua se këta studentë të diplomuar do të kenë mundësi të punësohen në mëse 100 aeroporte në BE e botë.