ALFONS GRISHAJ/
JETA…. ËSHTË E BUKUR (REALE)/
Fëmijë , gëzoja çdo ind të lirisë,/
Urrejtjen s’e njihja veç ëmbëlsi,/
Armatë e kuqe mbushur me ligësi,/
Ndëshkoi ashpër një popull prej miopisë./
Pushkën rrëmbeva, por humbi llogore…/
Villja gjak … Zotin s’e shita kurrë!/
U shfaq Engjëlli i bardh : ”Do jetosh burrë,/
Jeta është e bukur do gëzosh prore.”/
U çova nga varri që armiqtë e lirisë/
Popullin shqiptar pabesisht murosë,/
Flamurin tradhëtisht keq katranosë./
Yllin komunist , akuiloni i Rusisë,/
U hoq nga ne , nga gjaku i rinisë,/
Por endet sërish fantazma rozë!/
VATRA DHE TRADHËTARËT E KOMBIT
Bacilet e Kohn* emëtim si bushtrat,
Porsi grami në tokë pjellore
Në eufemizë zvarritë në foltore…
Si peshq pa ujë kundërmojnë pushtat.
Rrahin gjoksin spiunët e Serbisë,
Pares huaj i thonë patriotizem …
Gjaku i pistë mpiks me Enverizëm,
Si urithat në shërbim tradhëtisë.
Ka tjerë shpirtështriga Salemit
Që pinë ujë në pisllek të legenit,
Ku gjarpërinjtë u krodhen, pështynë dhembët.
Ende nuk ësht’ tretë çorbë e Titizmit
Armiku i regjur , Vatres i trembet,
Prej lavdisë saj… toka i shembet !!!
SA SHUMË URREJTJE ?!
Sa shumë urrejtje për të gjallët?!
Për të vdekurit, rrul mbi varre për të zhdukur jehonat.
Mizori insektesh rraca e prishur njerëzore.
Qilimi asfalt shprishet prej shpirtrave që këndojnë : “Paqe”!
O Zot!
Sa shumë mosmirnjohje ndaj Teje dhe njeriut të vërtetë
Që përçon mesazhin tënd !
Predikuesi falls urren ozonin,
Duke klithur me gjuhën e gjarpërit: “Jo kungim për “mëkatarët!” ,
E vetë …vjell vnerë çdo orë , në përfolje çdo minut ,
Kur këput kordat e organos së preludit të shenjtë
Me instrumentin e verbërisë …
Paqja e Birit Tënd të sakrifikuar për mëkatet tona
Nuk përkon me predikimin e anti-Krishtit ,
Që vllaun e vet e don kërmë për sorra dhe çakallë ,
E me besimtarin sillet si Neroni pagan…
Sa shumë urrejtje për të gjallët,
Për të vdekurit shumë më tepër mëri…
Mendel!* Shtjellove genin ,
po kurrë genin e zi !
VASHA ME BUSULL …
Echo! “Carmina Burana”*
Këmish stilos notat me nam,
Tërsëllëm mot’ tek murana
Temelet rrënjë klith në gjam!
Nxjerr kokën e zymtë Lindje,
Larg perëndim’ fikur alle,
Veriu dhe Jugu në grindje
Kush heq të përtmortshmen valle.
Moral rrëzuar si çinarë
Prej më t’egrit stuhi në gjak,
Krah varur mjelmë e vrarë
Shpirt lënduar , fjalë aspak.
Ja ! Busull brilant në dorë,
Në udhëkryq lind një shpresë,
Shtrin krahët vashë e gjorë
Shuan etjen si bar’ në vesë.
Përmes ozon’ diell’ në Lindje,
Hark perëndimi ngjyrë bozhur,
Veriu, Jugu gjoks çel’ n’ andje,
Pjalm dashurie mbi buzët zhur!
ARKA E BESËLIDHJES SË RE
Gërmojnë djersëtarët arkeologë
Në mjergullën e kohës , gojëdhënës çart,
Por nuk humbi as nuk u dogj Arkë e Artë,
Rabbitë flirtuar në sinagogë.
Tog Engjëjsh e morën nuk i pa askush
Mes kataklizmës , flakës dhe barbarisë.
Gjaku përrua, Tempulli i Solomonit prush
Nga Mbret’ që ndërtoi “Kopshtet e Babilonisë”!? *
E di ! Ekzistojnë ende të Shenjtit Gurë,
Pllakat që u shkruajtën Urdhërimet Hyjnore…
Besimet , shkenca s’ do i gjejë kurrë!
Pa paq’ mbi dhe të frymës njerëzore.
————————————————————————————–
*Gregori Mendel , shkencatar , Babai i Genetikës . Ai i përkiste Urdhërit Agustinian
*Carmina Burana i Carl Orff ( O Fortuna – Carmina Burana)…
*Nebuchadnezzar i Dytë , Mbret i Babilonisë , pasi pushtoi Izraelin dogji Tempullin e Solomonit , dhe sëbashku me Tempullin u “dogj” dhe “Arka e Besëlidhjes Re” Dhjetë Urdhërimet e Zotit , të shkruara në dy pllaka guri që, Zoti ia dorëzoi , Moisiut në malin e Sinait.
*Ferdinad Kohn , ishte i pari qe përshkruajti dhe spjegoi ciklin e bacileve. Ai zbuloi disa lloje bakterjesh qe shkaktojnë infeksione….
*Shtrigat e Salemit , që u akuzuan dhe u varen për metoda shtrigash në dëmin e njerëzve. Por, për të kuptuar realisht Shtrigat e Salemit , duhet lexuar libri i Mbretit , Xhejms VI të Skocisë , “DAEMONOLOGIE”(Demonologji) . Pas vdekjes Elizabet , Xhejms u bë Mbret i Anglisë…
P.S. Shënimet e mia…