• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dinastia…

August 4, 2023 by s p

Dr. Eugent Kllapi/

Identifikimi i këtij faktori kryesor është nepotizmi po si identikit mund të merret Dinastia. Në mesjetë Dinastia ishte në formën e duopolit dhe oligarkisë, kasta të mandatuara nga mbreti dhe feja me tituj e honore për të qenë gjithë jetën e tillë si familje, dinastike. Kjo formë udheheqjeje deri në formën e mitizimit ishte si në aspektin politik e social, ekonomik por sidomos kulturor. Aspekti kulturor u shemb me revolucionet kulturore dhe arsimimin masiv.

Po ta shohësh sot zhvillimin demokratik baze ka familje që i trashëgojnë kopetencat kulturore, sociale, ekonomike e politike në formë dinastish. Nipi i nipit të djalit të babit nga gjyshi vazhdon me sukses në po të njëjtën rrugë si ata, po me famë, po me prestigj dhe në formë mitizimi për të mos nxjerrë në pah aftësinë e individëve të veçantë të shoqërisë. Këta bëjnë sistem dhe si në Indi një lloj allashqiptarce Kastash që me drejtim nga masat hedh krye dhe nga forma mesjetare siç janë kanunet. Kanunet perforconin kastat dhe krizat politike, ekonomiko- sociale ngrejne ne pah menyren e kaluar te berit te gjerave. Ketu buron dhe simpatia per diktatore si Enveri.

Dinastia e ka te domosdoshme mitizimin, dinasti e re apo e vjeter qofte dhe kjo perforcohet nga nje media si zagar i dinastive. Ne forme zagaresh me elokuente jane dhe intelektualet qe si pari jane te detyruar te ndjekin mesjetizmin modern dhe absulutizmin si apendiks kapitalizmi.

Ky është një nje faktor thelbësor pse shoqëritë sot nuk e shprehin veten ne cdo ze dhe nuk vleresohen, kur duhet qe cdo qytetar te shprehte individualizmin e personalizmin e vet e te mbeshtetej nga sistemi, e vret ate dhe i falet mitit sepse ia ka falur kopetencat. Eshte e paafte te ngreje individet e saj per evolucion dhe revolucion, per cikel te ri, per ndryshim dhe mitizon ato forma te kaluara qe perforcojne krizen. Kriza me pas kalon ne rreth vicioz qe do nje shpate te prese nyjen gordiane. Elitat politike, kulturore, arsimore, sociale jane te detyruara t’i perulen ketij lloj sistemi qe i ka mitizuar perndryshe do te shtypen me kembe, jo vetem nga politika dhe opinioni publik por dhe nga vetvetja, Elita.

May be an image of 1 person, studying and text

See Insights and Ads

Create Ad

Like

Comment

Share

Filed Under: ESSE Tagged With: Eugent Kllapi

Libri Klienti, një roman mbreslënës

May 27, 2022 by s p

Dr. Eugent Kllapi/

Fabula e këtij libri është e njohur në shekuj, por autorja përpiqet ta sjellë këtë njohje më të fortë dhe më aktuale me anë të së thjeshtës, jetikes, funksionit të së përditshmes, modernitetit të reales dhe dëshirës për të qenë njeri.

Romani klienti endet dhe thuret në këtë fabul në procesin e të kundërtave tek njeriu. Midis Tanatosit dhe Erosit, midis negatives dhe pozitives në vlera e ndërtuara në shoqëri, midis çmendurisë dhe normalitetit, midis mendimit të sëmurë dhe të marrë për pak dashuri, dhe dashurisë normale që mund të kthehet edhe si sëmundje e marrë, lojën midis plusit dhe minusit, procesin e të kundërtave që fillon sa ka filluar të ketë jetë njerëzore dhe nuk mbaron as për ditët e sotme.

Këtë përpiqet të shprehë në një panoramë sa të përgjithshme në dramën e konkretes.

Autorja me anë të një trilli mbresëlënës, një përshkrimi befasues për nga thjeshtësia dhe rrjedhshmëria e të thjeshtës, e të prek mes, sa e të shijuarit në çdo faqe të librit mundohet që për një histori të ndërtojë një kullë plot me bedena në drama njerëzore që vlojnë përbrenda për dashuri.

Në këtë këndvështrim ajo të ofron marrëdhënien njerëzore, çmendurinë ta përcjellë në tensionin e dashurisë, dashurinë ta përcjellë në tensionin e mirësisë dhe mirësinë në tensionin e vlerës për jetën.

Po a ja arrin dot autorja këtë? Shumëkush ka këndvështrimin e vet por autorja në këtë volum faqesh arrin të ndërtojë disa personazhe që nxjerrin krye në deviacionin mendor, konfuzitetin, sipërfaqësoritetin, dramat e shumëfishta të së përditshmes dhe tragjedinë që lind nga e thjeshta e qenies njerëzore.

Ngjarjet ndodhin në SHBA. Në qendër të romanit vihet dialektika e brendshme e një personazhi si Piteri që është në kufijtë e të zakonshmes dhe të jashtëzakonshmes, midis të qenët të sëmurë nëpërmjet deviancave mendore, obsesionit, manjakërisë dhe të qenët i neglizhuar, i harruar, i vrarë shpirtërisht, i urryer, i fyer.

‘’Unë nuk kisha kujt t’i pështirosesha më’’, shprehet autorja në vetën e parë për personazhin e Piterit. Kjo vetë e parë e ndjek tërë romanin në deshifrimin e karaktereve.

Një qenie njerëzore që ngrihet nga bullizmi, nga ndrydhjet dhe nga indiferenca, e kundërta e dashurisë.

Në anën tjetër të peshores ngrihet një personazh tjetër kryesor, Ana. Një vajzë shqiptare që duket e përkorë nga dashuria, e kundërta e indiferencës, por jo si vajzat e tjera megjithëse me të njëjtën dramë. Dëshirën për dashuri. E kush nuk do e donte! Këtu Ana futet në labirinthet e saj, kjo ndihet faqe më faqe ku Ana sa zbehet dashuron e zjarrtë, si nga sjelljet e saj dhe nga ditari i cili përshkruhet deri në detaj për nga personaliteti i saj nga autorja. Ajo nxjerr një karakter të zakonshëm që vlon dallgë të jashtëzakonshme brenda vetes pasi nuk njeh, nuk gjykon aq sa duhet dhe nuk është e keqe si femër. Dhe këtu ajo udhëton me vetveten dhe kohën e saj. Si thotë autorja:

 ‘’Ne udhëtojmë jo që t’i arratisemi jetës, por që jeta të mos arratiset me ne’’

Ajo përpiqet të nxjerrë më të mirën e vetvetes porse e mira bashkëjeton me të keqen. Dhe realisht ajo bashkëjeton në roman mjeshtërisht nga autorja falë personazhit tjetër Piterit, ana tjetër e medaljes i cili ndryshe nga Ana, që në vetvete është një mirësi konfuze sa ëngjëllore, është një ëngjëll që thurr të keqen për të triumfuar si i mirë. A nuk bëhet gjithçka për dashuri?! Ai është ngjizur nga vetë e keqja edhe pse ai nuk donte të ishte kaq impotent i së mirës. Me anë të së keqes ai vlon deri në vlim për të qenë i mirë. I keqi i mirë për Anën që do bëhet i miri për keq për të megjithëse në ndërgjegjen e vet mendon se do bëjë mirë. Çmenduria udhëzon dashuri siç do ajo të jetë. Por a mund të bashkohen të kundërtat? A mund të jenë një, Erosi dhe Tanatosi?! Kjo marrëdhënie shoqërore zhbirilon detaje që Mirela Kanini ofron aq shumë për lexuesin e thjeshtë i cili kërkon dramë, dashuri, vuajtje, mirësi, dëlirësi dhe trishtim, vdekje.

‘’Disa plagë nuk mbyllen kurrë. Thjesht ndalojnë së rrjedhuri gjak’’ shprehet autorja në libër.

Me pak ngulm çdo lexues do të gjejë aty si karakterin normal dhe atë anormal nëpërmjet disa personazheve dhe derivateve të tyre siç janë të dashurit e Anës, Karlosi dhe Mariusit të mirë, por që duken si dhurata patatinash në dashuri. Të dashurit e Piterit në roman nga ana tjetër duken si Piranja që hanë njëri-tjetrin në llojin e vet, të dashur dytësorë që duken rreth e rrotull kësaj vorbulle që Mirela i ngreh dhe përpiqet të na i servir me stilin e saj elokuent. Dalëngadalë të gjithë kërkojnë sikur të hanë vetveten në fabulën e Tanatosit, një personazhi apo një qenie që i bën keq vetvetes dhe bashkëjeton ngjitur me Erosin, që do të dashurojë. Ndjenjat kanë dramat e tyre që vrasin ndjenja nga ku drama të reja rilindin. Kjo është jeta!

Një libër fantastik për t’u lexuar me një frymë brenda disa orëve me një hyrje fenomenale për të shpjeguar psikozën e një njeriu të sëmurë, një zhvillim dinamik i karaktereve dhe një fund mbresëlënës për mënyrën si serviren ngjarjet deri në fund. Ato rrjedhin. Kush do të vdesë dhe pse? Në emër të kujt, të së mirës apo të së keqes, vallë a do mbijetojë ndokush? Në emër të marrëzisë apo dashurisë?!

Po a nuk jeton kaq afër marrëzia me dashurinë?!

Me anë të të zakonshmes mbretëria e shkrimit mund të na shprehë të jashtëzakonshmen.

A nuk jemi dhe ne ky lloj njeriu i thjeshtë që fshehim gjenialitetin tonë sa ndonjëherë errësirën duke e vrarë veten për të qenë më të përkryer?

Në qoftë se jeni të tillë lexojeni! Do të ngeleni të suprizuar dhe të kënaqur deri në fund.

Një libër që ia vlen! Nuk do ta kuptoni sa shpejt do të mbarrojë, mbase i ktheheni përsëri nga e para sepse kjo është Mirela Kanini! Një autore që thjeshtësinë e paraqet aq bukur në mbretërinë e elokuencës së saj e duket sikur nuk mbaron asnjëherë por bëhet pjesë padashur e vetes suaj. Duket si një libërth xhepi që avullon sa mundohesh të mbërrish në fund.

Ajo ia arrin të futet në mendjen e Lexuesit.

Klienti vlen!

Filed Under: LETERSI Tagged With: Eugent Kllapi, Mirela Kanini

Nga totalitarizmi në demokraci na duhen burra shteti

September 28, 2021 by s p

Doktorant Eugent Kllapi

Të ardhur nga komunizmi si sistem politik diktatorial dhe me një ekonomi ineficente cetraliste Shqipëria si pjesë e shteteve që aspirojmë një demokraci funksionale futet pas vitit 1990 në ato modele të kapitalizmit që quhen ndryshe demokraci liberale dhe udhëhiqet nga doktrina e liberalizmit, tregut të lirë, paketave të të drejtave të njeriut dhe një sërë të gjata elementësh që formojnë kuadrin e sistemit politik. 

Në qendër të pikëpamjes liberale është tregu i lirë dhe sidomos si aksiomatike qëndron fakti që qeveritë dhe politika nuk duhen të ndërhyjnë në ekonomi. Kjo zhvillon një terren të lulëzuar për individët e shoqërisë me anë të konkurrencës. Kërkesa dhe oferta rezulton të jetë si sukses dhe besim në/mbi tregun e krijuar. Në këtë moto Shqipëria nuk nguroi të futet por e mësuar nga një ndrydhje 45 vjecare u drejtua lirisë së madhe. Kjo liri anashkalonte padrejtësisht detyrimet kundrejt së tërës si funksionim. Lëshojeni një qën të mbyllur 45 vjet në kafaz, kjo do jetë liria më e madhe e kafshës edhe për të kafshuar pa u interesuar për gjë tjetër.

Ndryshe nga modeli i ekonomisë liberale modeli i ekonomisë së përzier është bërë tashmë në modë në sistemet nordike politike ku mbizotëron qasja social-demorkate. Nga kjo qasje modeli ekonomik shikojmë se shteti duhet të jetë rregullator dhe aksioner në ekonomi në qoftë se privati e kufizon apo tjetërson lirinë, përqëndron kapitalin, merr pushtetin në dy tri duar dhe mënjanon konkurrencën, ofertën e fikson kundrejt një kërkese që ajo e imponon dhe merr përfitimet më të majme duke i lënë të tjerët duarthatë. Modeli i ekonomisë së përzier, që ndryshe kritikohet edhe si një lloj qasje për komunizëm jep drejtimin që shteti futet si aktor dhe rregullues në çmime, në mbarëvajtje dhe strategji, në tavane apo dysheme të pranueshme çmimesh në bazë të standartit të ekonomisë së asaj shoqërie, në krahëmarrjen e individit dhe të grupeve të interesit përkundrjet ekonomibërjes dhe politikbërjes në gjithpërfshirje, ai kthehet në një lloj katalizatori i individit kur nuk ka asnjë pushtet dhe gardianit kur pushteti i klaneve apo i grupeve do të sundojë mbi shtetin dhe individin. A duhet mirëqënia dhe lumturia e të gjithë individëve në demorkaci sic proklamon kushtetuta?

Në forma të ndryshme, si modeli puritan i ekonomisë së lirë të tregut, si ekonomia e përzier si filozofi funksionojnë në qoftë se zbatohen parimet dhe normat, duke u nisur që nga virtyti, vlera të individit dhe shoqërisë e deri te pikëpamjet kushtetuese. 

Një pikëpamje e tretë e ekonomisë si model është ajo e Keisianizmit ku shkurtimisht bota e ka provuar të veprojë në/ pas 1929 në SHBA dhe Europë, 2008 në SHBA dhe Europë. Kjo ndryshe quhet edhe një qasje radikale e shtetit mbi ekonominë ku qeveritë rrisin kërkesën për të qarkulluar ekonominë dhe kanë kontroll të gjithanshëm në ekonomi. Kjo ka shpëtuar kapitalizmin më shumë se dy herë.

Sot për sot shihen këto tri qasje të zhvillimit të kapitalizmit në sistemin demokratik dhe disa derivate. Shqipëria futet në ato derivate që krijon një apendiks apo përjashtim nga rregulli. Pse?

Duke iu kthyer vitit 1990 si premisë për të ndërtuar kapitalizmin ndodhën privatizimet dhe privati e mposhti qasjen publike edhe si e mirë konceptuale e të gjithëve por u pa që qeveritë për 30 vjet ndërhynë në ekonomi në mënyrë të drejtpërdrejtë, të tërthortë apo të fshehtë. Kjo favorizoi qasje të përqëndrimit të kapitalit, depresionin social, papunësinë, emigracionin e lartë, zhvdrejtëismin e çmimeve, falimentimin e bisnesit sidomos të vogël, tkurrjen e bisnesit të mesëm, rolin apatik të mediave si industri që i shërbente më shumë politikës sesa target grupeve që përfaqësonte apo interesit publik. Media ndërtonte të vërtetën për ato që i duheshin publikut në vend të parashtronte e kritikonte të vërtetën ku dhe vetë u bllokua në dy tre duar monopolesh të industrisë së medias. Grupet e presionit psh si Sindikatat që ishin shumë të nevojshme u zhdrejtësuan sa nuk funksionuan më, grupet e interesit të shoqërisë në politikbërje që ndihmonte dhe nismat ekonomike u bënë servile të pushteteve, ojf dhe roli i shoqatave u zbeh në mos u ble dhe më e rëndëishmja nga të gjitha është se inelektualizmi e elita intelektuale nuk mundet dot të japë një ideal të kulluar politik ashtu si ajo e mendon për debatin publik në këtë qasje ku nuk e kalon dot as Ekzistencializmin. Një grevë studentësh nuk gjen dot asnjëherë një Volter dhe si përfundim institucionet e pavarura u kapën brutalisht nga pushteti që ishte në duar të disa klaneve me prapavijë tribale. Panorama tashmë shfaqet e tillë ku qasja monopol me prirje oligopoli dominon në ekonomi dhe partitë nuk kanë as pluralizëm idesh po me prirje nga autoritarizmi dhe roli i politikanit thjesht kthehet në zëdhënës i kryetarëve ku mbisundon modeli social[sikologjik i kultit të individit. Shfaqet e plotë aksioma e demokracisë funksionale që:

 ‘’Nga totalitarizmi në demokraci ka valë të shumta autoritarizmash’’. 

Kjo po ndodh në Shqipëri. 

Nga ana tjetër bisnesi i vogël është i pambrojtur, bisnesi i mesëm inekzistent, shoqëria përplaset midis atyre që kanë shumë të ardhura dhe i bëjnë akoma më shumë dhe atyre që kanë pak të ardhura dhe u përgjysmohen akoma më tepër. Shfaqet e plotë edhe panorama si në dempresionin e madh të 1929 por me karakteristikë që nuk ka falimente.(përvec rasteve ekstreme të piramidave financiare 1997). Pa faliment nuk dallohet as kriza ekonomike dhe mungesa e trasparencës e ndihmon akoma më tepër.

Në këto kushte Shqipëria ka zbatuar në mënyrë coroditëse nga një qeveri në tjetrën të tri modelet ekonomike njëkohësisht që me pak njohuri nga filozofitë ekonomiko-politike këto qasje kur bashkohen janë paradoksale. Psh, mund të krijosh PPP po nuk mund të pretendosh më pas liberalizmin pasi qeveria ndërhyn 7 pash mbi ekonomi. 

Kapitalizmi shqiptar vuan nga dy elementë të zhvillimit të saj. Nga shkatërrimi i saj pas 1990 vuan nga intelektualizmi që të shpikë dhe të prodhojë shabllone, marka, modele dhe ekonomi të lirë, nga ana tjetër vuan nga industria e lehtë si formësim kyc i zhvillimit ekonomik me burim kryesor nga bujqësia dhe blektoria pasi banka nuk mund të shpikë e as raketa bërthamore. 

Qasja oligopol ashtu si dikur thoshte kritika e Marksit mbi kapitalizmin e hershëm klasik ose difektoz nuk e ndihmon ekonominë por prodhon më shumë papunësi kur paradoksalisht për 13 vjet të arsimimit kanë dalë me diploma nga sistemi i Bolonjës mbi 500 mijë studentë që tregu i punës jo prodhues por i shërbimeve nuk e mban dot këtë armatë që kthehet në një minë me sahat për zhvillimin e kapitalizmit. Ata emigrojnë si në cdo etapë të mijëvjecarit të njerëzimit. Edhe qasja e Shumpeter mbi ‘’shkatërrimin krijues’’ nuk doli efektiv pasi shoqëri totalitare që kthehen autoritare dhe janë postraumatike në kuptimin socialpsikologjik  i shkaterrojnë të gjitha dhe nuk krijojnë asgjë sic thonë kritikët e Shumpeterit të famshëm, pra e asgjesojnë të mirën e përbashkët dhe kthehen në shoqëri parazitare. Përvecse parazitare edhe imituese, në cdo kënd lokale pasi nuk dieht cfarrë mund të bëhet tjetër dhe aty ku duhet farmacia apo kasapi mungon. ‘’Imitimi është forma më e shëmtuar e origjinalit’’ po a e kuptojmë dot ne këtë pas ndrydhjeve 45 vjecare?!

Këtë e shfrytëzojnë fare mirë rivalet simotra dhe sivëllezër që nuk e duan fort Shqipërinë dhe historia na e ka mësuar shpesh këtë.

A ka dritë në tunel? Nga filozofia politike e Kosovës hidhet një qasje e modelit të ekonomisë së përzier për të zhvilluar Kosovën dhe për ta hequr nga thundra e oligopoleve. Kosova për nga konteksti është më e mësuar me kapitalizmin duke qënë në një model gjysmë totalitar dhe me një ekonomi të tregut që zhvillohesh me kah nga socializmi i dikurshëm me pikëpamje nacionaliste në federatë. Por nga Kosova del një model i qartë i ekonomisë së përzier të tregut ku shteti duhet të mos jetë indiferent, parazit me mjelës i taksave si sukses i vetëm kur individi vuan. Shteti duhet të jetë kotributor në mirëqënien e individit. Duhet të jetë rregullator dhe katalizator. Në një ekonomi globale me risqe të shumta edhe fatkeqësish si pandemia luksi për të qënë liberal është i tepërt. 

Shteti duhet të jetë shtet dhe jo pavion ku të indetifikohet deliri i madhështisë i politikanëve. Ndryshe nga qasja klasike demokracia funksionale zbaton parimin se, ‘’problem nuk është mbledhja e të ardhurave por shpërndarja e tyre’’. Po a mundemi ne të shëprndajmë në cdo zë që vuan kur ne vuajmë si formë intelektualizmi nga mugnesa e vetvetes?!

Ku jemi ne sot? Asgjëkundi në rrugën e askushit. Jemi një apendiks i të gjitha modeleve pasi jetojmë nga ndrydhjet e mëdha ku njerëzit akoma arratisen nga një vend që u duket si i huaj. E para ishte fjala, por ajo në një mizëri shqetësimesh donte një zë të fuqishëm të shprehej qe të merrte rrugë nga një hap i vogël.

Nga totalitarizmi në demokraci neve na duhen burra shteti.

Filed Under: Politike Tagged With: Eugent Kllapi

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT