• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Europa Conference League Partizani vendos rekord, Vllazninë e shkatëron arbitri rus

July 9, 2021 by dgreca

Pergatiti Albano Kolonjari
Partizani realizoi një super paraqitje në ndeshjen e parë të Europa Conference League, duke fituar me rezultatin e thellë 5-2 përballë fitueses së Kupës dhe Super Kupës së Moldavisë Sfitilul Ghoerghe. “Sambë Braziliane” në fushën e lojës, Lucas Cardozo, dhe Stenio Junior shënojnë nga 2 gola, dhe më pas kavajasi Tedi Cara një gol, i dhanë Partizanit fitoren e merituar. Ky është rezultati më i thellë që Partizani ka arritur në Kupat UEFA. Por kjo është njëkohësisht edhe fitorja më e thellë e një skuadre shqiptare në kompeticionet europiane. “Merita i shkon gjithë ekipit. Më vjen mirë që këta çunat realizua fitoren më të thellë në kompeticionet europiane”, u shpreh pas ndeshjes tranjeri i Partizanit Ilir Daja. Nga Partizani i sezonit të kaluar në fushën e lojës janë vetëm katër lojtarë, Kapiteni Alban Hoxha, Belica, Bradhi, Junior dhe Lucas.  Musta, Glogorov, Shehi, Marku bëjnë prezantimin zyrtar me të kuqtë. Ndërsa Murataj dhe Cara që sezonin e kaluar i fillonin ndeshjet nga stoli, zënë vend në formacionin e parë. Në të 17-tën minutë Lucas shënon golin e parë për Partizanin pas asist të Stenio Junior , ndërsa 10-të minuta më vonë është Stenio Junior ai që shënon golin e dytë për të kuqtë. Në minutën e fundit të pjesës së parë molavët fitojnë një 11-metërsh që shëndrohet në gol nga Vokov. Në pjesë e dytë Partizani shënon edhe 3 gola të tjerë me anë të Junior, Lucas dhe Cara. “Nuk vlejnë golat në fushën kundërshtare. Rezultati është me 3 gola diferencë. Në Moldavi nuk do të shkojmë për të festuar, do të shkojmë të bëjmë lojën tonë” tha Daja. Kjo ishte hera e parë që pas më shumë se  një viti tifozë rikthen në stadium. Qeveria ka lejuar që në ndeshjet e futbollit të jenë prezent tifozet por vetëm në 30% të kapacitetit të stadiumeve, një shifër shumë e vogël kjo në krahasim me prezencën e tifozëve gjatë EURO 2020 në stadiumet e ndryshme europiane. FT: PARTIZANI-SFINTUL 5-2
Lukas Kardozo 17′, 85′, Stenio Zhunior 26′, 61′, Cara 77′   / Volkov 44′ (p), Solodovniçov 80′PARTIZANI: Hoxha, Gligorov, Shehi, Belica, Musta, Marku, Murataj, Bardhi, Cara, Zhunior, Lukas Kardozo, Trajner: Ilir DajaSFINTUL: Kalansea, Ojg, Çarleston, Litivakov, Svinarenko, Stina, Sonja, Lungu, Gecev, Aliju Ju, Volkov, Trajner: Sergiu SebatoriŠiroki Brijeg (BIH)- Vllaznia3-1
Vllaznia u  rikthye të luajnë në Europë pas plot 10 vitesh mungesë. Po ndeshja e saj e parë përballë Široki Brijeg shkoi shumë keq. Arbitri rus Aleksei  Matyunin nxorri 11 kartona të verdhë dhe dy të kuq për shkodranët duke ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes. Gjyqtari i ndeshjes gjatë 90-të minutave  ndëshkon lojtarët e Vllaznisë me karton të verdhë për çdo faull që ata bëjnë në fushën e lojës. Qofshim të gabuar por ajo që ndodhi në fushën e lojës nuk ka të bëjë me futbollin korrekt. “Më vjen keq ta them, por lojtarët e mi luajtën kundër 12 vetave. Gjyqtari ishte kundër nesh, nuk e pranoj këtë ndeshje, ishte e paligjshme” tha tranjeri Bradric. Në minutën e 42-të ndeshjes gjyqtari rus Matyunin jep 11 metërsh në favor të vendasve. Nga pamjet televizive tregojnë që nuk kemi të bëjmë me penallti. Kapiteni boshnjak Staniç realizon nga pika e bardhë. 1-0 për Široki Brijeg. Pjesa e dytë është një dialog midis gjyqtarit rus dhe futbollistëve të Vllaznisë, që ndërshkohen për cdo dyluftim apo kundershtim të vendimeve të tij. Në të 53-tën minutë gjyqtari jep sërisht penallti për Široki Brijeg. Shkodranët protestojnë ashpër. Kapiteni boshnjak Staniç realizon edhe golin e dytë 2-0. Në të 77-tën minutë mbrojtja e Vllaznisë vendoset keq dhe vendasit shënojnë golin e tretë. Lojtarët e Vllaznisë kanë humbur qetësinë dhe për cdo kundërshtim të tyren fillojnë të zverdhen nga kartonët. Në fundin e takimit Krymi komunikon me gjyqtarin se vendasit po vonojnë lojën, por ky i fundit i tregon atij kartonin e kuq. Tranjeri Brdariç proteston ashpër, gjyqtari Matyunin e largon edhe ate nga fusha e lojës. Dy minuta përpara përfundimit të ndeshjes, Çoba shënon për Vllazninë duke hapur një dritare të vogël për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Shkodër.FT/ SHIROKI BRIJEG-VLLAZNIA 3-1
Staniç 43′ (p), 52′ (p), Lukiç 77′  / Çoba 90+2′ Shiroki Brijeg: Miskiç, Mediç, Obsivaç, Juriç, Culjak, Begiç, Vukoja, Staniç, Ikiç, Jurilj, Vujinoviç. Trajner: Toni Karaçiç
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kaleziç, Kruja, A.Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç (në dispozicion: Qarri, Shima, Paloka, Latifi, Durdeviç, Smajli, Fangaj, Kalaja, Radovani, U.Hoxha, Da Silva, Çoba)
Gjyqtarë: A.Matjunin, V.Dançenko, D.Mosjakin (Rusi);

Filed Under: Featured Tagged With: Europa League, partizani

Europa League! FK Partizani (Tirana) – Botev Plovdiv. (Bullgari)

June 19, 2017 by Administrator

genc tomorri 3Nga Albano Kolonjari/

Partizani: Tomorri:”Besoj tek forca e grupit”.

Botev Plovdiv. Kirov:”Partizanit i njoh historine”.

 

“Besoj tek eksperienca dhe forca e grupit”, shprehet  drejtori i FK Partizanit Genc Tomorri. Legjenda e kuqe do te luaje ne Europa League perballe skuadres bullgare Botev Plovdiv. Ndeshja e pare do te luhet ne Elbasan Arena me daten 29 qershor, kurse ajo e kthimit me 6 korrik ne Plovdiv te Bullgarise. Nga ekipi i Partizanit jane larguar Ramadani dhe Cetkovic. Golashenuesi me i mire i skuadres Caleb Ekuban dhe mesfushori argjentinsa Agustin Torassa jane ne bisedime me klubi te tjere dhe ende nuk kane kthyer pergjigje nese do te luajne me Partizanin ne Europa Leagua. Nga ana tjeter te kuqte kane marre ne ekip per sezonin e ardheshem Prognin dhe Kotobelli qe sezonin e kaluar luajten me Teuten e Durresit.

Tomori: Sigurisht që të gjithë në short presin një kundërshtar të lehtë. Duke parë edhe koefiçentin që ka besoj se bullgarët mund të konsiderohen një ekip i pranueshëm. Sigurisht nuk duhet të harrojmë që kampionati bullgar është një kampionat i forte, ndaj nuk duhet ta nënvlerësojmë, por as ta mbivlerësojmë, pasi sezonin e kaluar ne jemi përballur me ekipe edhe më të forta.  Për momentin nuk kemi informacion të mjaftueshëm për ekipin e Plovdiv , por përgjatë kësaj periudhe do të marrim të gjithë informacionin e duhur. Në ndeshjen e parë në Tiranë do të mundohemi të mos pësojmë gol dhe të shënojmë , por gjithsesi ndeshja e kthimit në Bullgari do të jetë përcaktuese.

 Sa mendoni se do ti shërbej Partizanit paraqitjet pozitive që dhuroj sezonin e kaluar në Kupat e Evropës?
 Tomori: Padyshim në sezonin e kaluar u përballëm me skuadra mjaft të forta, por e përsëris ne nuk duhet të nënvlerësojmë asgjë. Sigurisht që pjesa më e madhe e ekipit është ruajtur ndaj edhe lojtarët tashmë kanë fituar përvojën e duhur për tu përballur në ndeshjet ndërkombëtare . Ajo eksperiencë e fituar në sezonin e kaluar sigurisht do të na shërbej edhe në këtë sezon. Objektivi ynë primar është kualifikimi në turin e parë eleminator , më pas, sigurisht do tentojmë të synojmë kualifikimin edhe në turin pasardhës.
Trajneri i skuadrës së Botev Plovdiv, Nikolai Kirov u shpreh se:”Partizani është një skuadër të cilën nuk e njohim. Njohim vetëm një pjesë të historisë së këtij klubi, por na duhet ende të mbledhim informacione tekniko-sportive rreth tyre. Nuk kemi shumë kohë deri në ndeshjen e parë por do të bëjmë më të mirën e mundshme për të njohur në detaje lojën e tyre dhe për t’u përgatitur për ndeshjen”.

Filed Under: Sport Tagged With: - Botev Plovdiv, Alban Kolonjari, Europa League, FK Partizani (Tirana)

Sevilla mposhti Benfican dhe rrëmbeu trofeun e Europa League

May 14, 2014 by dgreca

Sevilla është fituese e Europa League. Skuadra spanjolle mposhti në finale Benfican, në Juventus Stadium në Torino, pas penalltive, me rezultat 4:2.
Skuadra spanjolle festoi pas penalltive me rezultat 4:2, pasi koha e rregullt nuk solli gola, ndonëse të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, por nuk i shfrytëzuan rastet që iu ofruan. Loja e rregullt dhe vazhdimet nuk sollën gola andaj penalltitë përcaktuan fituesin.
Carlos Bacca, Stephane M’Bia, Coke dhe Kevin Gameiro ishin të saktë për Sevillan, kurse nga katër tentime të Benficas, shënuan vetëm Lima dhe Luisao. Vendimtare ishin huqjet nga Oscar Cardozo dhe Rodrigo.
Benfica humbi finalen e tetë në gara evropiane, kurse Sevilla hyri në mesin e skuadrave si Juventus, Inter dhe Liverpool që e kanë fituar Kupën UEFA, tani Europa League nga tri herë.

Filed Under: Sport Tagged With: Benfican, dhe rrëmbeu, Europa League, Sevilla mposhti, trofeun e

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT