Pergatiti Albano Kolonjari
Partizani realizoi një super paraqitje në ndeshjen e parë të Europa Conference League, duke fituar me rezultatin e thellë 5-2 përballë fitueses së Kupës dhe Super Kupës së Moldavisë Sfitilul Ghoerghe. “Sambë Braziliane” në fushën e lojës, Lucas Cardozo, dhe Stenio Junior shënojnë nga 2 gola, dhe më pas kavajasi Tedi Cara një gol, i dhanë Partizanit fitoren e merituar. Ky është rezultati më i thellë që Partizani ka arritur në Kupat UEFA. Por kjo është njëkohësisht edhe fitorja më e thellë e një skuadre shqiptare në kompeticionet europiane. “Merita i shkon gjithë ekipit. Më vjen mirë që këta çunat realizua fitoren më të thellë në kompeticionet europiane”, u shpreh pas ndeshjes tranjeri i Partizanit Ilir Daja. Nga Partizani i sezonit të kaluar në fushën e lojës janë vetëm katër lojtarë, Kapiteni Alban Hoxha, Belica, Bradhi, Junior dhe Lucas. Musta, Glogorov, Shehi, Marku bëjnë prezantimin zyrtar me të kuqtë. Ndërsa Murataj dhe Cara që sezonin e kaluar i fillonin ndeshjet nga stoli, zënë vend në formacionin e parë. Në të 17-tën minutë Lucas shënon golin e parë për Partizanin pas asist të Stenio Junior , ndërsa 10-të minuta më vonë është Stenio Junior ai që shënon golin e dytë për të kuqtë. Në minutën e fundit të pjesës së parë molavët fitojnë një 11-metërsh që shëndrohet në gol nga Vokov. Në pjesë e dytë Partizani shënon edhe 3 gola të tjerë me anë të Junior, Lucas dhe Cara. “Nuk vlejnë golat në fushën kundërshtare. Rezultati është me 3 gola diferencë. Në Moldavi nuk do të shkojmë për të festuar, do të shkojmë të bëjmë lojën tonë” tha Daja. Kjo ishte hera e parë që pas më shumë se një viti tifozë rikthen në stadium. Qeveria ka lejuar që në ndeshjet e futbollit të jenë prezent tifozet por vetëm në 30% të kapacitetit të stadiumeve, një shifër shumë e vogël kjo në krahasim me prezencën e tifozëve gjatë EURO 2020 në stadiumet e ndryshme europiane. FT: PARTIZANI-SFINTUL 5-2
Lukas Kardozo 17′, 85′, Stenio Zhunior 26′, 61′, Cara 77′ / Volkov 44′ (p), Solodovniçov 80′PARTIZANI: Hoxha, Gligorov, Shehi, Belica, Musta, Marku, Murataj, Bardhi, Cara, Zhunior, Lukas Kardozo, Trajner: Ilir DajaSFINTUL: Kalansea, Ojg, Çarleston, Litivakov, Svinarenko, Stina, Sonja, Lungu, Gecev, Aliju Ju, Volkov, Trajner: Sergiu SebatoriŠiroki Brijeg (BIH)- Vllaznia3-1
Vllaznia u rikthye të luajnë në Europë pas plot 10 vitesh mungesë. Po ndeshja e saj e parë përballë Široki Brijeg shkoi shumë keq. Arbitri rus Aleksei Matyunin nxorri 11 kartona të verdhë dhe dy të kuq për shkodranët duke ndikuar direkt në rezultatin e ndeshjes. Gjyqtari i ndeshjes gjatë 90-të minutave ndëshkon lojtarët e Vllaznisë me karton të verdhë për çdo faull që ata bëjnë në fushën e lojës. Qofshim të gabuar por ajo që ndodhi në fushën e lojës nuk ka të bëjë me futbollin korrekt. “Më vjen keq ta them, por lojtarët e mi luajtën kundër 12 vetave. Gjyqtari ishte kundër nesh, nuk e pranoj këtë ndeshje, ishte e paligjshme” tha tranjeri Bradric. Në minutën e 42-të ndeshjes gjyqtari rus Matyunin jep 11 metërsh në favor të vendasve. Nga pamjet televizive tregojnë që nuk kemi të bëjmë me penallti. Kapiteni boshnjak Staniç realizon nga pika e bardhë. 1-0 për Široki Brijeg. Pjesa e dytë është një dialog midis gjyqtarit rus dhe futbollistëve të Vllaznisë, që ndërshkohen për cdo dyluftim apo kundershtim të vendimeve të tij. Në të 53-tën minutë gjyqtari jep sërisht penallti për Široki Brijeg. Shkodranët protestojnë ashpër. Kapiteni boshnjak Staniç realizon edhe golin e dytë 2-0. Në të 77-tën minutë mbrojtja e Vllaznisë vendoset keq dhe vendasit shënojnë golin e tretë. Lojtarët e Vllaznisë kanë humbur qetësinë dhe për cdo kundërshtim të tyren fillojnë të zverdhen nga kartonët. Në fundin e takimit Krymi komunikon me gjyqtarin se vendasit po vonojnë lojën, por ky i fundit i tregon atij kartonin e kuq. Tranjeri Brdariç proteston ashpër, gjyqtari Matyunin e largon edhe ate nga fusha e lojës. Dy minuta përpara përfundimit të ndeshjes, Çoba shënon për Vllazninë duke hapur një dritare të vogël për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Shkodër.FT/ SHIROKI BRIJEG-VLLAZNIA 3-1
Staniç 43′ (p), 52′ (p), Lukiç 77′ / Çoba 90+2′ Shiroki Brijeg: Miskiç, Mediç, Obsivaç, Juriç, Culjak, Begiç, Vukoja, Staniç, Ikiç, Jurilj, Vujinoviç. Trajner: Toni Karaçiç
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Kaleziç, Kruja, A.Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç (në dispozicion: Qarri, Shima, Paloka, Latifi, Durdeviç, Smajli, Fangaj, Kalaja, Radovani, U.Hoxha, Da Silva, Çoba)
Gjyqtarë: A.Matjunin, V.Dançenko, D.Mosjakin (Rusi);