• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fabula në penën e Nimfa Hakanit

July 10, 2016 by dgreca

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/Kolumbus, Ohajo/

 Para pak kohësh më ra në dorë një libër i vogël me titull “Luani i fjetur. Rrëfenja dhe fabula” i shkrimtares Nimfa Hakani, e cila, që prej vitit 1994, është pjesë e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me zonjën Hakani jam njohur përmes internetit, në faqet e të cilit kisha lexuar disa shkrime të saj të gjinisë së publicistikës. Por deri tani vonë, nuk kisha lexuar gjësend nga krijimtaria e saj artistike. Nga një letërkëmbim i kohëve të fundit që pata me të, mësova që ajo është autore librash artistikë, të cilët i ka botur jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhën angleze.

Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 03 shkurt 2014, kritiku i mirënjohur Flori Bruqi kishte botur një shkrim me titull “Shkrimtaret e ekzilit” dhe përmendte konkretisht shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat përbëjnë treshen shqiptare të mërgimit në Itali, që i boton librat e veta në italisht, në shtëpitë botuese “Feltrinelli” dhe “Einaudi”. Ai përmend edhe zonjën Besa Myftiu që jeton në Zvicër dhe librat e veta i boton në Francë, në shtëpinë botuese “Fayard”. Asokohe, po më 03 shkurt 2014, unë pata botuar në internet një shënim me titull “Katër burbuqet e magjisë shqiptare”.

Me këtë rast, dëshiroj të shtoj edhe një tjetër “burbuqe” të talentuar. Kjo është pikërisht zonja Nimfa Hakani, e cila, siç e përmenda më lart, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Karolinën e Veriut, një shkrimtare kjo sa e talentuar, aq edhe fjalëpakë, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, përmbledhjen me fabula dhe rrëfenja që përmenda më lart dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin.

Këtë vit, dhe konkretisht më 25 prill, zonja Hakani botoi në gjuhën angleze një përmbledhje me tri novela, me titull “Under The Orange Tree” (Poshtë pemës së portokallit), me një vëllim prej 362 faqesh. Tematika e tri novelave ka për objekt fshatin shqiptar në jug të vendit, në periudhën midis dy luftërave botërore.

Përmbledhja me fabula dhe rrëfenja, të cilën autoria ma dërgoi ditët e fundit, lexohet me shumë kënaqësi, sepse eposi shtazor dallohet jo vetëm për karakterin rrëfimtar, por edhe për natyrën satirike.

Përmes një leksiku të zgjedhur me kujdes, autorja na paraqit tablo nga bota e kafshëve, në të cilën, në plan të parë, shpaloset elementi didaktik.

Është i njohur fakti që, në përmbajtjen e fabulës, cilësitë morale të njerëzve pasqyrohen në një mënyrë tjetërthënëse (alegorike) përmes figurave të kafshëve: dinakëria – në pamjen e dheplrës, pangopësia, egërsia – në pamjen e ujkut, pabesia – në pamnjen e nepërkës etj.

Në fabulën “Luani i fjetur dhe hiena”, autorja, me figurën e hienës, ka ravijëzuar hilenë, ligësinë në raportet njerëzore. Në këtë fabul, me një përmbajtje emocionuese, vihet re një përsiatje e nënkuptueshme në përfytyrimin e lexuesit: shinakotat, trillet e natyrës, sa ç’janë të papritura, befasuese në jetën e njeriut, po kaq tekanjoze janë edhe në botën e kafshëve.

Në rrëfenjën “Zagarët! Langonj të rrahur e të poshtëruar!” del në spikamë mënyra se si djallëzia, e lindur dhe e selitur me kujdes në shpirtin e njeriut, vetëm djallëzi do të kultivojë në “serën” e vetë, duke i shndërruar pasardhësit e bindur në modele të ligësisë njerëzore.

Fabulat e Ezopit në lashtësinë greke, të përkthyera dhe të imituara nga Fedri në lashtësinë romake, dhe fabulat e Pilnajit në lashtësinë indiane, patën shërbyer si një burim shumë i pasur për vjeljen e subjekteve nga ana e fabulistëve pasardhës, midis të cilëve patën rënë në sy shumë syresh në vende të ndryshme, si La Fonteni në botën perëndimore dhe Krëjllovi në Lindjen evropiane.

Me këtë vëllimth fabulash dhe rrëfenjash, autorja e ka pasuruar fondin e fabulistikës shqiptare, duke ecur në gjurmët e Naimit, të Santorit, të Çajupit dhe të Ferit Lamajt, i cili, pa mëdyshjen më të vogël, përfaqëson legjendën e fabulës sonë kombëtare.

Kolumbus, Ohajo

09 korrik 2016

Filed Under: LETERSI Tagged With: e Nimfa Hakanit, Fabula, në penën, Prof. dr. eshref Ymeri

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT