• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Veç nacionalizmi (populist) mund ta shpëtoj shtetin e Kosovës?

January 22, 2019 by dgreca

Fadil-Maloku

Nga Fadil Maloku/*

“Kur një alamet Amerike, që ka shekuj përvojë në demokraci, i kthehet sërish idesë së nacionalizmit populist (koncept ky me të cilin triumfoj D.Trump),vetëm e vetëm që t’i rikonsolidoj institucionet e veta demokratike, atëherë, shtrohet pyetja milionëshe, se : kush jemi ne shqiptarët, që me kaq lehtësi (e në emër të një kosmopolizmi fiktiv?!) po heqim dorë vullnetarisht nga e drejta sublime e nacionalizmit qytetar…” (F.M) Kush po vendos sot në Kosovë për interesat vitale? 1. Duke shikuar perspektivën e Kosovës nga ky këndvështrim, duket që nacionalizmi pak a shumë i shprehur ekonomik do të duhej të paktën të analizohej edhe si një nevojë për të shprehur specifikat që shteti i hendikepuar po i bart edhe me faktin e të qenit një rast sui generis. Kuptohet nacionalizmi ekonomik në kohën tonë, s’mund të mbetet armë e fuqishme për ta mbajtur hapin e zhvillimit dhe sidomos procesit të integrimit afatgjatë, (synim ky kogja diskutabil në të ardhmen!?), por mund të shërbejë si një alibi interesant për të shprehur pakënaqësinë dhe papajtueshmërinë tonë lidhur me diskriminimin që është duke na u bë si shtet i ri, p.sh. në proceset e reja ekonomike integruese rajonale. 2. Por, fakti që partner i vendeve dhe shteteve të vogla sikurse janë Kosova, nuk duhet të jenë korporatat e mëdha (KTN-të) të cilat nga përvoja e vendeve tjera po ashtu të vogla imperativ të vetëm e kanë “blerjen” (lexo: plaçkitjen me letra !) në formë bankrotimi të atyre pasurive dhe resurseve që kanë peshë nacionale, por kryesisht popujt dhe qeveritë e tyre legjitime të përzgjedhura përmes votës së lirë të qytetarëve. 3. Themi kështu edhe për shkak se, përvojat e vendeve të vogla gjithashtu dëshmojnë, se: korporatat e mëdha sot pa mëshirë ushtrojnë presion në qeveritë e reja të pamësuara sa duhet në ndërtimin dhe respektimin e institucioneve përgjegjëse dhe transparente demokratike, duke korruptuar kështu gjithherë grupe të ndryshme interesi që janë të gatshme për shërbime (lexo: edhe transaksione marramendëse!?) në marrëveshjet e arritura (natyrisht!) në dëm të vendit dhe qytetarëve. 4. Rast për të dëshmuar apo demantuar përvojën e këtyre vendeve, ne në Kosovë më si miri i kemi me tendencat që të privatizohet gjiganti i PTK-s (në kohën kur profiti sipas ekspertëve ishte në kulm!) dhe ai i Trepçës, (që është lënë me qëllim të vijë buzë bankroti, në mënyrë si thotë populli të blihet “për një kafshatë goje”) së bashku me kompanitë tjera të përfshira në procesin e privatizimit. 5. Një çështje tjetër e rëndësisë vitale nacionale, e që kujtojë gabimisht është duke u servuar qytetarëve dhe përgjithësisht publikut kosovar gjatë gjithë periudhës së pasluftës është edhe ai i kinse joshjeve që u bëhen këtyre korporatave (KTN-ve) përmes Projekteve të ndryshme, ku kushtet dhe qëllimet e përgjithshme afatgjata kryesisht i diktojnë jo ekspertët dhe institucionet tona, por menaxherët e këtyre korporatave, të cilëve tashmë në kushtet e proceseve globalizuese ngandonjëherë nuk u dihen as adresat e sakta të veprimit dhe menaxhimit! 6. Gjatë gjithë periudhës së pasluftës jemi dëshmitarë të këtyre llojeve të ofertave dhe kërkesave që u përcollën herë pas herë edhe me skandale të ndryshme. Është e kuptueshme që kapitalizmi neoliberal, për qëllim dhe synim permanent të vetin ka qarkullimin e lirë dhe të pakufishëm të mallrave (sidomos) dhe njerëzve (më pak) që dosido nënkupton faktin e reduktimit të rolit dhe intervenimit eventual të institucionit të shtetit në këtë fushë. 7. Ku ashtu siç edhe u pa në rastin e tendencës së bllokimit të kufirit me Serbinë, si edhe tashmë së fundi pranimit të futjes së Republikës në “Republikë”, duke harruar kështu se adresa e vetme e këtij kontrolli më nuk është as në dorë të qeverisë së Kosovës, por të këtyre “pronarëve të rinj” që dikush i shquan me epitete dhe eufeizma të ndryshëm si “miq tanë”, “qendra të vendosjes” , “faktori ndërkombëtarë’’, “zyrat e Dragodanit”, etj. Së këndejmi për mendimin tim, qeveria e Kosovës vetëm ka zbatuar një “urdhër” të (pa)dukshëm (e gjithsesi edhe të kushtëzuar!) të shoqërorizuar me përkrahje të formave (ekonomike e politike) dhe stilit të “karotës dhe shkopit” që në fakt më së mirë dëshmon se s’jemi akoma as “sovran”, as “të pavarur” e mbi të gjitha as “shtet demokratë”! A mundet nacionalizmi të shërbejë si një lloj guide për rilokalizmin rajonit të Ballkanit? 1. Pra, duhet kuptuar që në kushtet e rrethanave të një nacionalizmi ekonomik, nuk është e thënë që kufijtë (me cilin do shtet në rajon) të bëhen pengesë apo mjetë strategjikë i ndarjes apo edhe getoizimit të shteteve dhe vendeve, por përkundrazi një mjet i fuqishëm i përgjegjësisë së njerëzve nga cilado pjesë e kufirit për problemet që i kërcënojnë ata gjithandej, p.sh. ndotja e ambientit, resurset natyrore, etj. 2. Sipas kësaj logjike, mendojë që rastet e kontesteve të shfaqura me kufijtë: (rasti midis Sllovenëve dhe Kroatëve, Boshnjakëve dhe Serbëve me Kroatë, ky i yni me kufirin me Serbinë në Merdare…) në Ballkanin Perëndimor, në një mënyrë janë raste të reja ku definitivisht u dëshmua se shtetet e reja të dala nga ish Jugosllavia në fakt kanë më shumë kanë obligime, se sa të drejta ndajë qendrave të vendosjes dhe sidomos ndaj korporatave gjigante! Këto duket janë parimet e rendit të ri botëror dhe këtu nuk ka debate të stilit: “mundem apo s’mundem”, “dua apo nuk dua”, “kam interes shtetërore”, ngase detyrat ashtu sikurse edhe obligimet janë saktësisht të ndara…!?. 3. Një tjetër çështje që pak a shumë mendojë që është e rëndësishme për Kosovën është edhe ajo se me konceptin e nacionalizmit ekonomik, nuk duhet nënkuptuar vetëm procesin e qarkullimit të lirë të mallrave dhe njerëzve, por padyshim lidhjen e marrëveshjeve të atilla që dosido janë të karakterit dhe dobisë nacionale në faza afatshkurtra dhe sosh afatgjata, temë kjo që kujtojë meriton një analizë më të thukët në të ardhmen. 4. Por, meqë, kohëve të fundit gjithnjë e me shumë po shtohen zërat për një konstatim disfatist mbi konceptin e ekonomisë neoliberale (kriza e madhe financiare), shkaku i simptomave gjithnjë e më shumë të theksuara të krizës: ekonomike, morale, e sidomos asaj që vijnë nga kërcënimi ekologjik, pastaj hendekut gjithnjë e më të madh midis të pasurve dhe të varfërve në nivel global, si edhe dëshmisë së margjinalizimit apo edhe reduktimit të rolit institucionit të shtetit përmes sovranitetit, etj., atëherë natyrisht shtohen edhe zërat tjerë për një përgjigje dhe masa efektive që duhet shtetet të marrin për të menaxhuar situatat dhe krizat kudo që ato të paraqitën në botë. 5. Bartës të këtyre ideve për ruajtjen e rolit te shtetit, padyshim që është nacionalizmi i fjetur etnik (mjerisht jo edhe ai akoma ekonomik) në vendet e tranzicionit (vendet e Ballkanit Perëndimor), të cilat duke vështruar përvojat e hidhura të vendeve në zhvillim (Greqisë, Spanjës, Portugalisë) po hamenden shumë në instalimin e modeleve dhe përvojave menaxhuese mbi vendet e tyre.Por, elementi kyç që me sa duket po u mungon këtyre vendeve është padyshim ai i vetëdijesimit politik i qytetarëve për rolin e rëndësishëm dhe perspektiven imanente që duhet ta ushtrojë edhe më tej mekanizmi i shtetit. 6. Në fakt, nacionalizmi ekonomik po hetohet dhe kuptohet gjithnjë e me shume si një lloj guide për rilokalizmin e botës globale e cila edhe më tej do mbes me tendenca globale e globalizuese. Kur jemi tek koncepti i rilokalizimit, duhet cekur që shumica e sociologeve të sotëm janë të pajtimit se me instalimin e tij në jetën publike mundësit e vënies nën kontroll të sjelljeve deviante dhe deformiteteve tjera përcjellëse politike do të jenë shume të koordinuara dhe me fleksibile nënkuptimin e identifikimit, reduktimit dhe të mënjanimit menjëhershëm. Kush duhet të ketë monopol mbi shtetin Kosovar, nacionalistët apo demokratët? 1. Është e ditur që koncepti apo doktrina nacionaliste, mbështetet ekskluzivisht në parimin e pavarësisë së popullit të vetë jo vetëm nga popujt tjerë, por edhe nga vetë sovrani, pra sundimtari që qeverisë qoftë me votën e qytetarit (në demokraci) apo me “të drejtën e votës” së trashëgimisë (në monarki). Të parët që e definuan ideologjinë nacionaliste si ”sovranitet të tërësishëm të popullit” ndajë sundimtarit ishin jakobinët të cilët shtetin dhe pushtetin e identifikonin me nocionin e popullit. 2. Por, nëse i adresohemi kuptimit bashkëkohor të këtij termi, kuptojmë se nacionalistët e globalizmit në fakt më shumë i japin rëndësi çështjes së rendit të drejtë shoqërorë i cili dosido duhet të shkojë në favor para së gjithash: individit, familjes, pra edhe shtetit se sa çështjes së lirisë apo barazisë qoftë ajo sociale apo politike. Nga ky këndvështrim koncepti i nacionalizmit duket që është në një konflikt të ngrirë me demokracisë edhe për shkak se të parët mendojnë që liria e individit duhet të limitohet apo kufizohet (në disa raste edhe të viktimizohet?!) për hir të lirisë dhe interesit të përgjithshëm. 3. Gjithashtu gjykojë, se nëse u adresohemi përvojave të gjertanishme të vendeve dhe shteteve që më xhelozi dhe afsh të paparë e kultivuan këtë koncept dhe këtë doktrinë, kuptojmë se është evident një disfavor i theksuar i tezës së mësipërme. Gjermanët p.sh. në periudhën e qeverisjes së Bismarkut, ishin të parët që praktikuan nacionalizmin ekonomik me vendet dhe shtetet për rreth, pastaj Italia dhe Spanja gjithashtu në fillim te shek. XX bënë të njëjtën gjë, por edhe Evropa perëndimore, e sidomos Japonia pas luftës së dyte botërore. 4. Ndërsa, sot me fanatizëm dhe xhelozi ende të paparë po e praktikojnë sidomos Kinezët, të njohur edhe si kërcënuesit apo konkurrentet kryesor për lidership në botën e sundimit neoliberal, gjithashtu nuk janë larg as bie fjala shtetet tjera, siç janë: Venezuela, Koreja e Jugut, Tajvani, Malezia, Singapori , Rusia e Putinit, etj. 5. Shumicës së njerëzve, ne vendet e tranzicionit ngandonjëherë u duket edhe kthim prapa apo edhe ide e demoduar, çështja e mbijetimit apo eventualisht edhe rikthimit kah nacionalizmi ekonomik, në kohën kur doktrina tjetër neoliberale po bënë kërdi pothuajse në shumicën e vendeve të botës, edhe për faktin se: idetë e lirisë së qarkullimit, tregtisë, …duken shumë më shumë joshëse se sa ato të kujdestarit të shtetit për të fuqizuar ekonomitë e vendit. 6. Duket që tani për tani, ndjenja dhe interesi individual, platformë kjo e neoliberalëve (që në truallin e Kosovës mbahen herë si djathtist e herë si qendër liberale) tash për tash po na del si më e fuqishme se sa ndjenja kolektive e nacionalisteve bashkëkohor ekonomik, por duke analizuar në faza afatgjata problemet që edhe sot janë evidente në ekonomit botërore, ku gjithnjë e më shumë po shtohen diferencat sociale (shkalla e varfërisë asnjëherë s’ka qenë më enorme?!), e sidomos ato ekonomike, mendojë që ky dominim nuk do të jetë edhe gjithaq i gjatë dhe pa pasoja: si të natyrës politike, ekonomike, sociale, e mbi të gjitha edhe sosh kulturore! 7. Gjerë atëherë ne do mbesim vërtetë rast sui generis (pa thojza?!)….

  • E dergoi per Dielli-n autori

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fadil Maloku, Populizmi, shpeton Kosoven

Nëse Kosova hyn në koncesione të reja me Serbinë,shteti shembet!

October 8, 2018 by dgreca

Profesori universitar dhe kryetari i Shoqatës së sociologëve të Kosovës, Fadil Maloku, në një intervistë ekskluzive për KosovaPost, flet për dialogun Kosovë- Serbi, arritjen e marrëveshjes historike siç thotë ai kjo marrëveshje do të ketë kompromise të “dhimbshme” të dyanshme. Tutje Maloku flet në vija të trasha se cilat do të jenë pikat ku do të arrihet kompromis ndërmjet palëve dialoguese Kosova-Serbi. Gjithashtu Maloku flet edhe për rrezikun që do i kanosej Kosovës në rast të hyrjes në dialog me Serbinë pa “vija të kuqe” dhe pa një platëformë konsensuale. Maloku flet edhe për konsensusin e brendshëm që duhet ta ketë Kosova para fillimit të dialogut  për transformimin e FSK- së e shumë procese të tjera politike që e presin Kosovën në ditët e muajt e ardhshëm.

1 Fadil Maloku ok.JPG

KosovaPost: z.Fadil Maloku, Kosova dhe Serbia, tashmë po hyjnë në fazën finale të dialogut. Sa e shihni të mundshme arritjen e një marrëveshjeje të obligueshme për të dyja palët që çon drejt normalizimit dhe njohjeve reciproke?

z.Maloku: Kam përshtypjen që këto bisedime që në fillim u nisen si teknike do përfundojnë me një marrëveshje, për të mos thënë historike, por gjithsesi një marrëveshje që do krijonte konditat e një sigurie dhe stabiliteti të ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shikuar me këtë dioptri këto bisedime janë shumë të dobishme edhe për disa arsye:

Do definohej qartë pozicioni i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si Projekt ndërkombëtar, e që me Rezolutën 1244, akoma ka problem, edhe për shkak se ajo akoma nuk është anëtare e KB.

Serbia do lirohej definitivisht nga presioni i brendshëm e më shumë i jashtëm për të definuar dhe kornizuar qartë dhe në mënyrë të theksuar se është një shtet që meriton joshjet për integrime qoftë rajonale po edhe ato evropiane.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor, do qetësohej për ca dekada të ardhshme.

KosovaPost: Janë paralajmëruar edhe kompromise të vështira për të dyja palët. Nëse për Serbinë, kompromisi më i madh do të ishte njohja e shtetit të Kosovës, cili do të ishte kompromisi i Kosovës në raport me Serbinë?

z.Maloku: Po tani po kalkulohet shumë edhe në publik e edhe në medie se çfarë në fakte nënkuptojmë me “kompromis”? Në fakt, ne kemi një prononcim të Presidentit Thaçi, i cili shkarazi, por mund të jetë edhe i qëllimshëm, se “….Si Kosova ashtu edhe Serbia do bëjnë kompromise”. Ne nuk jemi në dijeni se çfarë nënkupton kjo gjuhë eufemiste e politikës, por në vija të trasha mund të nënkuptojmë që synimi është ky:

Serbia të pranoj që nga Preambula e Kushtetutës së saj të heqë sintagmën, ku figuron se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë.

Ndërkaq, Kosova ta avancojë pra ta mveshë thënë më thjesht ASOCIACIONIN me kompetenca ekzekutive. Kështu e kuptoj unë “kompromisin” e prejudikuar tashmë edhe në medie të Presidentit aktual të Kosovës

KosovaPost: Janë përmendur edhe vijat e kuqe të dialogut. Presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar dialog pa vija të kuqe, ndërkohë që ka shumë mospajtime rreth deklaratave të tij. Si e shihni ju një dialog eventual pa vendosjen e vijave të kuqe në të?

z.Maloku: “Vijat e kuqe”, për mendimin tim nënkuptojnë koncesione të reja dhe padyshim të dhimbshme, ngase:  ‘Çdo “kompromis” i mëtejmë kompetitiv i palës kosovare në raport me Serbinë, do e fundos shtetndërtimin e Kosovës!” Kosova me juridiksion është shtet multietnik, ani pse në jetën reale multietniciteti kosovar me 95% shqiptar e 5% grupe tjera etnike është një improvizim banal…sepse, shtete multietnike në rajonin e Ballkanit mund të shquhen vetëm Bosnja dhe Maqedonia.

Tjetër është mosintegrimi i qëllimshëm i serbëve në sistem. Dhe për këtë fajtor duhet të jenë si qeveritë e Kosovës ashtu edhe të Serbisë

1.Themi të Kosovës, për shkak se asnjë qeveri e pasluftës nuk ka, ofrua: Projekte, as ide e as kurrfarë strategjiepër      t’i joshë e akomodua serbet vendas në sistemin e ri vlerorë.

Themi të Serbisë, shkaku se Serbia gjithnjë i ka manipuluar popullatën serbe të Kosovës, për qëllime të veta politike

Themi të mekanizmave dhe institucioneve ndërkombëtare, shkaku se edhe ato më shumë kanë neglizhuar në gjetjen e zgjidhjeve për serbet kosovar, sidomos Brukseli, jo edhe aq të Uashingtoni), të cilët më shumë ishin të interesuar për të bërë “pazarin” e integrimit të serbëve, në raport me Serbinë

Por, në gjithë këtë projeksion, apo fushë debati dhe padyshim konflikti me Serbinë, duhet pasur parasysh që serbët lokal në gjuhën juridike kanë shumë privilegje. ”Mirëpo, kur ideja e”mbrojtjes” paragjykohet përmes superprivilegjeve (çfarë në të vërtetë janë edhe me Kushtetutë), atëherë ajo bëhet pengesë serioze edhe për rregullimin e raporteve tjera shoqërore.

Në rrafshin ndërkombëtar sot për sot ekzistojnë nisma dhe modele të llojllojshme të cilat janë në raporte konkurruese njëra me tjetrën, por për mbrojtjen e pakicave më së largu kanë shkuar shtetet perëndimore, ndërsa Evropa Lindore dhe ajo Juglindore ende janë në fazën e konstituimit të legjislacionit për grupimet etnonacionale pakicë”,…

KosovaPost: Ndërkohë, që dialogu po shkon drejt finales, në Prishtinë ende nuk ka një konsensus ndërmjet partive politike. Pse kaq e vështirë arritja e këtij konsensusi të brendshëm?

z.Maloku: Është i vërtetë konstatimi i juaj. Në ndërkohë, ”Serbia, ka kohë që është duke kërkuar një konsensus të brendshëm nacional, përkitazi “bisedimet finale” për Kosovën, qeveria jonë ka krijuar ad hoc një Platformë 9 pikëshe, me (një faqe e gjysmë!?), dhe mendon se do t’i rezistoj lehtë gjithë makinerisë diplomatike dhe konsensusit unik nacional serb!? Shpëtimi i vetëm i palës kosovare, janë interesat strategjike të miqve…. Të cilët falë ndihmës teknike dhe asaj këshillëdhënëse mund ta mbajnë dialogun. Ndryshe, në Ballkan edhe ashtu të trazuar në të ardhmen hapën opsionet tjera.., pse jo edhe ai i bashkimit të trojeve. Por, për këtë opsion kjo gjeneratë politikanësh nuk është e gatshme…Andaj duhet pasur shumë kujdes delegacioni i tanishëm qeveritar, se ku, çka dhe si po e bë ofertën e “kompromisit” në raport me Serbinë”,

KosovaPost: Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, thotë se dialogu nuk duhet të vazhdojë pa konsensusin nacional.

z.Maloku: Jam dakord . Dhe ai dialog duhet të zhvillohet në Kuvend. Kuvendi është aula e debatit dhe marrëveshjeve të çfarëdo natyre qofshin ato

KosovaPost: Krasniqi në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, thotë se Kuvendi i Kosovës si organi përfaqësues i qytetarëve të Kosovës duhet ta legjitimojë atë që duhet ta vazhdojë dialogun, pasi që, sipas tij, çdo veprim tjetër është antikushtetues. Cili eshte mendimi i juaj ?

z.Maloku: Nuk jam jurist ta gjykojë këtë konstatim, por , jam i sigurt që konsensusi ndërpartiak , s’bashku me shoqërinë civile, intelektualet, Akademinë etj.duhet të ndodhë

KosovaPost: Pse është pikërisht në këtë moment që Beogradi po ushtron presion mbi serbët e FSK-në?

z.Maloku: Thjesht për t’i disiplinuar dhe për të mbajtur në presion të interesave ekskluzive shtetërore e kombëtare serbe

KosovaPost: Si duhet vepruar për të realizuar kthimin e FSK-së në ushtri?

z.Maloku: Po, unë shoh që interesi i NATO-s është që edhe Kosova ta këtë një ushtri ekspeditive, sikurse të gjitha vendet e rajonit. Janë mundësia juridike që na i ka lidhe këmbët, sepse, pa pëlqimin e serbeve në Kuvend nuk mund të behet as edhe një germe e vetëm në sistem. Ose duhet ndryshuar Kushtetutën (qe unë jam pro), ose duhet me ndonjë ligj të ri me e bë…

KosovaPost: Liberalizimi i vizave është i rëndësishëm. Qytetarët aktualisht po presin raportin e Komisionit dhe nëse kriteret janë përmbushur, sapo raporti të përfundoj, a do të ketë vendim pozitiv për liberalizim të vizave?

z.Maloku: Përralla e “liberalizimit te vizave” ishte një manipulim i llojit të vetë që politika vendase e konsumoi për t’u mbajtur në pushtet në tri legjislatura…

KosovaPost: A i ka plotësuar Kosova kriteret?

z.Maloku: Ekspertet e integrimeve evropiane thonë që i ka plotësuar…

KosovaPost: Pse është domosdoshmëri për Kosovën?

z.Maloku: Sepse të rinjtë kosovar janë të vetmit në rajon që janë të privuar të qarkullojnë shlirshem…kur dihet që konventat ndërkombëtare, lirinë e qarkullimit e kanë promotorë të shkalles së demokracisë

KosovaPost: A ka mundësi të ketë një emigracion masiv nga Kosova ?

z.Maloku: Gjasat janë reale, sepse sot në kohën e revolucionit teknologjik është vështirë t’i mbash në burg social të rinjtë. Ata donë jetë më të mirë, shkollim shumë më cilësor, punë dhe begati nga më të ndryshmet…Thjesht donë ta shijojnë mirëqenien për vete

KosovaPost: A ka zhgënjim dhe humbje shpresash nga rinia kosovare?

z.Maloku: Fakti dhe akti i dëshirës për të ikur nga Kosova (një studim i fundit tregon se mbi 48% të rinjve kosovar nëse do u jepej shans për tu punësuar diku në Evropë, do e lëshonin vendin pa asnjë hamendje…

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Fadil Maloku, Nëse Kosova hyn në koncesione të reja me Serbinë, shteti shembet!

Sa janë kosovarët shoqëri e (a)politizuar?

October 6, 2018 by dgreca

1 Fadil MalokuNga Fadil MALOKU/
1. Një fenomen, që pa dyshim është duke e përcjellë këmba-këmbës procesin shtetndërtimit të Kosovës, është edhe ai i teprisë së politizimit apo tendencës së “ngjyrimit”, të çdo segmenti që prodhoi në ndërkohë jeta sociale,dhe ajo politike në “betejat” e konsolidimit të institucioneve shtetërore, dhe ridefinimit të kauzave reja demokratike.
2. Kur flasim për politizimin, zakonisht mendja na shkon te perceptimi për humbjen e sensit dhe kohezionit tonë politik për të krijuar institucione kredibile, që po prodhon përveç sjelljeve të devijante (krim kulminant, anomi, konflikte ndërgrupore e brendainstitucionale, shtim të interesave klanore dhe zbehje të atyre publike, fatëpajtimi të çuditshëm dhe “gjumë dogmatik” të publikut, kur janë në pyetje interesat e përgjithshme qytetare) edhe konflikte e skandale me afera të matshme…
3. I gjithë ky proces i fillimit të vetëkërkimit të shkaqeve në rastin tonë kosovar, mund t’u adresohet shumë faktorëve: psh. shpërnguljes nga një zonë rurale në një zonë urbane, margjinalizimit të grupeve të caktuara, deprivimit social, krizës morale, anonimitetit…etj.
4. Por, në të njejtën kohë është evident edhe antipodi i këtij fenomeni, ai i apolitizmit. I cili sipas një gjykimi ende të paprerë sociologjik, është duke u bë edhe një ndër shkaqet e kësaj gjendjeje të tepruar të “ngjyrosjes” me indiferencën e tepruar ndaj veprimeve të partive tona politike, për kauzat kombëtare.
5. Perceptimi kësisojt qytetar që nënkupton jo gjithherë edhe qëndrimet e publikut të gjerë, ato të shoqërisë civile, e sidomos ca medieve mercenare, pa dyshim që ngjallë dyshime për shkallën e gatishmërisë së emancipimit tonë politik.
6. E themi kështu, edhe për shkak se perceptimet për dallim nga kërkimet empirike na çojnë gjithëherë në gjykime të gabuara për ndonjë fenomen apo dukuri që zhvillohet në shoqëritë e transicionit të vonuar, sikurse është Kosova.
7. Sipas kësaj logjike që më shumë na imponohet si perceptim, fitohet përshtypja që kujdestar kryesor për gjitha këto vonesa, e nëpërkëmbje të qarta të institucioneve tona sociale e politike, janë (jo gjithë, por) DISA POLITIKAN grykësa që pushtetin e përdorën ekskluzivisht për interesat e veta personale, e klanore…, e jo edhe për kauza nacionale dhe shtetndërtuese.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fadil Maloku, Sa janë kosovarët, shoqëri e (a)politizuar?

Demokracia e ligjëruar (a)politike kosovare

December 29, 2012 by dgreca

Nga Fadil Maloku/

“Suksesi është i sigurt në secilën punë për të cilën këshillohesh me njerëz të urtë me përvojë, dhe kur vepron sipas udhëzimit të tyre…”

1.Politizimi (politism) kosovar si pasojë e mungesës së shtetit

Një fenomen, që pa dyshim është duke e përcjellëkëmba-këmbës procesin e shtetndërtimit të Kosovës,është edhe ai i politizimit apo si mund të shquhet ndryshe edhe si tendencë e “ngjyrimit” të çdo gjëje qëe prodhon, në ndërkohë jeta sociale dhe ajo politike enjë shoqërie që ka probleme evidente me konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe ambientimin e vlerave demokratike. Kur flasim për politizimin, zakonisht mendja na shkon te perceptimi për humbjen e sensit dhe kohezionit shoqëror që dosido prodhon sjellje të atilla devijante , siç janë: shfaqja e krimit, anomisë, konflikteve ndërgrupore, brendainstitucionale, shtimi i interesave klanore dhe zbehja e atyre publike, pastaj një fatëpajtim i çuditshëm dhe i fjetur i publikut, kur janë në pyetje interesat e përgjithshme qytetare.

I gjithë ky proces i fillimit të vetëkërkimit të shkaqevenë rastin tonë kosovar, mund t’u adresohet shumë faktorëve: psh. shpërnguljes nga një zonë rurale në një zonë urbane, margjinalizimit të grupeve të caktuara, deprivimit social, krizës morale, anonimitetit apo ndërrimit të ambientit që ishte evident pas luftës sëndodhur në vitin 1999 e këndej..etj.

Atëherë, paradoksi i radhës që si perceptim nëshoqërinë kosovare ka kohë që është duke qarkulluar, bile ka mendime që antipodi i këtij perceptimi, pra ai iapolitizmit në një mënyrë sipas shumicës se analistë(por jo akoma edhe i ndonjë gjykimi të prerë sociologjik) është duke u bë në një mënyrë edhe shkaku kryesor e kësaj gjendjeje të tepruar të “ngjyrosjes” me epitetin apo origjinën ideologjike të politikës së partive tona politike në Kosovë.Perceptimi kësi soj nga ana e publikut që nënkupton jo gjithherë qëndrimet e qytetarëve dhe të medieve kosovare, pa dyshim që ngjall dyshime dhe reperkusione të natyrave të ndryshme. Themi kështu, edhe për shkak se perceptimi ngandonjëherë për dallim nga kërkimet empirike mund të na çojë edhe në gjykime të gabuara për ndonjë fenomen apo dukuri në zhvillim që shoqërisë kosovare në këtë fazë të transicionit mund t’i sjellin përveç keqkuptimeve në interpretim edhe dëme në procesin e shtetndërtimit.

Tani, sipas këtij diskursi që në një mënyrë është vetëm perceptim, por ngandonjëherë edhe si gjykim i njerëzve që merren me problematiken politike në shoqërinë kosovare, fitohet përshtypja se fajtore kryesor kujdestare për gjitha këto vonesa,nëpërkëmbje të qarta të institucioneve tona sociale e politike, lidhur me rrugëtimin që duhet vetëkërkuar në instalimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit etj,janë kryesisht politizimi i tepërt i shoqërisë sonë! Por, a është gjithnjë kështu?

Politizimi i këndvështruar në këtë mënyrë nga ana e shumicës së publicistëve tanë politikë, pastaj analistëve të të gjitha llojeve për gjoja të drejtën tyre që të japin mendimet e tyre kompetente për psh. për ecurit, mangëtit, devijimet, e gjithsesi edhe për gabimet në ndërtimin e demokracisë kosovare si pasojë “ngjyrimit” të tepruar me cilësi partiake, në fakt është një përpëlitje për të arsyetuar gjykimet e tyre sociale për këtë dukuri.

Ndërkaq, po këta analistë dhe ekspertë të rrjedhave dhe proceseve politike, harrojnë se politizimi nuk nënkupton vetëm tendencën e “ngjyrosjes” së akteve, vendimeve, emërimeve, shkarkimeve. etj. por njëherësh edhe partiizimin apo vënien e monopoleve (është tepër të them: ideologjike(!),sepse partitë kosovare akoma s’kanë ideologji të tyre identifikuese…temë tjetër që do komentohet) partiake, e tani së fundi edhe interesave klanore dhe të atyre të interesit. Pra, procesi i spostimit të interesit publik në grupe mafioze partiake dhe të atyre të klaneve dhe grupeve të interesit, është adresa më e saktë, ndërkaq procesi i politizimit është vetëm preteksti apo prapavija që këtyre grupeve u shërben për të humbur gjurmët e vërteta në ndërtimin e kapaciteteve institucionale në Kosovë..,!

2. Në Kosovë më shumë bashkëpunojnë klanet dhe grupet e interesit sesa partitë

Ndryshe, kujtoj që në skenën politike kosovare, aktet e ndodhura herë si skandale, e herë si procese të imponuara nga elitat politike,…pra gjitha qeveritë e pasluftës në ndërtimin e kapaciteteve institucionale demokratike kosovare, në fakt janë më shumë produkte jo të politizimit, sepse këto procese sidomos në qeverinë e tanishme janë më shumë pasojë e zhdukjes së dallimeve ideologjike (nëse natyrisht kanë?!) midis partive politike (ngaqë këto grupe që mund të cilësohen si të interesit të gjitha partive politike më shumë po bashkëpunojnë mes vete sesa me partitë e veta?!), por të partizimit dhe klanizmit.

Shtimi i “bashkëpunimit ” të këtyre grupeve të interesit që tani po reflektohet edhe në nivelin dhe cilësinë e qeverisjes aktuale, do të shtoja se po i zhduk në njërën anë dallimet ideologjike…dhe në anën tjetër po e fuqizon apo po e rrit nivelin e “bashkëpunimit” (sidomos kur janë në pyetje tenderët?!) midis tyre.

Fenomeni i fragmetarizimit, të themi kështu i interesave, apo reduktimi i këtyre interesave në vetëm grupe të vogla interesi, në një mënyrë po e shtensionon dallimin ideologjik midis partive politike kosovare, por në anën tjetër ky fenomen i fragmentarizimit po prodhon edhe një proces tjetër absurd që demokracisë së tanishme kosovare s’i nevojitet fare, ngaqë të gjithë parametrat socialë, politikë, ata ekonomikë podëshmojnë se ai në fakt është duke e ngulfatur atë vazhdimisht përmes zvogëlimit apo reduktimit të interesimit të publikut për ngjarjet…proceset dhe rrjedhat kruciale të shoqërisë kosovare.

Në fakt, ky lloj indeferentizimi është duke prodhuar antipodin e vet, atë të apolitizmit…që sociologët me përvojë duhet ta deshifrojnë në kuptimin e dhënies së një përgjigje sociale për rrjedhat e shoqërisë në Kosovë.

3. A jemi duke u bërë gjithnjë e më shumë apolitikë(apolitism)?

Çka është në fakt apolitizmi dhe si mund të kualifikohet në rrethanat dhe proceset tona aktuale tështetndërtimit? Thënë më thjesht me apolitizëm nënkuptojmë një gjendje të atillë sociale, politike, ekonomike e gjithsesi edhe të imponuar kulturore, ku publiku apo qytetarët e një vendi e humbin interesimin e tyre për
t’u bërë pjesë aktive e dinamike e proceseve demokratike që ndodhin në shoqëritë e tyre.

Pra, një gjendje e atillë ku besimi se përmes politikës mund të bëhet diçka në favor të interesave të gjëra të qytetarëve, pra interesave publike që dosido e profilizojnë si cilësinë e jetesës, standardin, benificionet në shkollim, arsimim, shëndetësi, etj. ashtu edhe cilësitë e tjera të rëndësishme në përditshmërinë tonë sociale
Tani, perceptimi se fajtorë kujdestarë, për të gjitha këto të këqija, (standardin e ulët të jetesës, papunësinë enorme(!?), shkallën e lartë të varfërisë, pamundësinë e shkollimit dhe edukimit cilësor…etj) janë vendimmarrjet e gabuara politike të institucioneve qeveritare në kuptimin se këto vendimmarrje s’janë pasojë e një kontrate publike midis tyre dhe politikës (përfaqësuesve qeveritarë në fakt?!), por pasojë ekskluzive e keqpërdorimit të statuseve dhe privilegjeve të dhëna po nga ky publik dhe qytetarë përmes votës së tyre, na e krijon ndjenjën e të përjashtuarit, pastaj perceptimin se politika aktuale institucionale lëre që është e gabuar, por në fakt edhe antishoqërore, antisociale, dhe antiekonomike!

4. Paradoksi i pamundësisë së mos qenit ‘zoom politikom’

Në anën tjetër, dëshmia dhe argumenti se procesi i apolitizmit është i pamundshëm të ndodhë edhe për shkak se qytetari i sotëm kosovar është e pamundshme të mos jetë qenie shoqërore e politike (zoon politikon)! Për të ilustruar paradoksin e pamundësisë së mos qenit zoom politikom, po shërbehemi me një thënie të vjetër greke, se: “Njeriu që s’merret me politike nuk e shikon punën e vet, ai s’ka vend në mesin tonë!” Njeriu edhe nëse s’merret me politike, kjo e fundit merret me të…Ka të ngjarë që politikanët aktualë kosovarë, duke nuhatur shumë mirë dukurinë e rritjes së pasionit të qytetarëve për të mbetur edhe më tej indiferent ndajproceseve dhe rrjedhave që ata për çdo ditë janë duke i kërcënuar në të gjitha dimensionet e mundshme sociale, politike, ekonomike e kulturore, marrin vendime të gabuara dhe në disfavor të tyre.

Në shoqërinë tonë, mund të gjesh edhe perceptime tëtilla cinike, e do të shtoja ngandonjëherë edhe soshfataliste në kuptimin se të gjitha çështjet publike duhet t’i zgjedhin të tjerët, dhe se marrja me politikë dhe punë publike, në fakt, është punë e kot..Gjithashtu në këtë vorbull mund të hasim edhe perceptimin fashist për të qenit apolitikë, se :”politikanët janë të korruptuar, të shitur e të kalbur”, ai elitist, se “politika është punë e qytetarëve të dorës së dytë”, por gjithashtu edhe perceptimin apolitik fetar, se: ”me aktin e futjes së njeriut në politikë thyhet ligji hyjnor, ngaqë s’punohet dhe veprohet sipas ligjit të Zotit!Perceptime të tjera…evidente mund të gjurmohen pothuajse për çdo ditë në shoqërinë kosovare.

Filed Under: Opinion Tagged With: demokracia e ligjeruar, Fadil Maloku

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT