Nga Fahri Xharra/
(Alt-)Albanisch: Lebendiger Einfluss einer toten Sprache?)/
Analisti , studiusi , historiani nuk guxon të mundet nga emocionet , nëse dëshiron që ajo analizë, ai studim apo ajo histori që e shkruan të jetë reale. Por kur lexon diçka për të cilën je munduar ta gjesh, dhe e cila do ti jepte shkëlqimin shkrimeve , e cila e vërteton ate që e ke thënë ,por nuk ke mundur saktësisht ta dokumentosh, atëherë me siguri je i mbushur me rrënqethje nga gëzimi : “Më në fund !
Me tonelata shkrime janë bërë kundër gjuhës shqipe , duke e paraqitur ate si të ardhur vonë , si të pa rrënjë dhe si të pa origjinë . Shkruanin “ dashamirët e huaj” e ne i lexonim ato që na i përgatisnin
” dashamirët “ e vendit tonë; ose edhe nga ne ,kishte nga ata që iu bashkangjitënin atyre për të provuar të njejtën; thjeshtë që gjuha e parë në Europë të bastardhohet , të humbë nga pesha , të ndahet në “një qind “dialekte që të mos kuptohen ose të kuptohemi me vështirësi ndër veti . Por…. Departamenti i Gjuhësisë i Universitetit të Vjenës na e thot atë që ishte dashur ta thonin edhe studjuesit tanë.
Gjuhët e ndryshme të një regjioni gjeografik shpesh paraqesin ngjajshmëri ndërveti , për kundër asaj që nuk janë të të njejtës origjinë. Ky fenomen i njohur si “ Rrypi lidhës gjuhësor”është i pranishëm edhe në Ballkan , ku Gjuhët Shqipe, Greke , Bullgare, Maqedone (sllave fxh) dhe Rumune i kan fjalët dhe strukturën e njejtë . A u ndikuan këto gjuhë nga njera tjetra , apo një nga këto gjuhë ishte vendimtare në evoluimim e gjuhëve tjera (të përmendura ) më lartë ?
Në këtë pyetje do të përgjigjet projekti i madh i linguistëve austriak i udhëhequr nga Gjuhëtari Dr. Stefan Schumacher dhe kolegu i tij Dr. Joachim Matzinger . Ky studim do të vërteton që .. “ Gjuha shqipe ( e vjetër) e kishte rolin kryesor në këtë çështje . Projekti do të ndahet në dy fusha ; studimi i thellë i Gjuhës ( së vjetër ) Shqipe dhe ndikimi i saj në gjuhët tjera ballkanike , duke i falemderuar sistemit foljor ( verbal ) të gjuhës sonë. (Ebenso wichtig sind diese aber auch, um die Wechselwirkungen des Albanischen mit seinen Nachbarsprachen zu erklären. Dabei gehen die beiden Forscher verschiedenen Spuren nach, die darauf hinweisen, dass Albanien eine zentrale Rolle im Balkansprachbund spielte. Beispielsweise ist es vermutlich vom Albanischen ausgegangen, dass der bestimmte Artikel im Rumänischen, Bulgarischen und Mazedonischen nachgestellt wird. Denn im Albanischen ist der nachgestellte Artikel bereits seit der Antike vorhanden. )
Dr. Schumacher e sqaron që studimi po i jep frytet e para : Gjuha e Vjetër Shqipe i ka do modalitete që iu mungojnë gjuhëve tjera të Ballkanit si : ” të shprehish kuptueshëm atë që e ke dashur ta thuash “ ? O ,sa knaqësi te jesh më moçmi në këto anë !
Thelbi i studimit është i bazuar në literaturën që ruhet nga Gjuha e Vjetër Shqipe e e cila daton nga shekujt 16-të-18-të , të përmbledhura në një kompleks shkrimesh në mbi 1500 faqe , e që një nga një do studiohen dhe analizohen. ( Die Grundlage für die Untersuchungen bildet die gesamte zugängliche altalbanische Literatur aus der Zeit zwischen dem 16. und dem 18. Jahrhundert. Dies bedeutet eine Herausforderung für die Forscher, handelt es sich doch um ca. 1500 Seiten, die intensiv analysiert werden müssen. Projektmitarbeiter Dr. Matzinger dazu: “Bisher wurden diese Texte kaum erforscht, da es sich fast ausschließlich um katholisch-religiöse Literatur handelt, die zunächst in Vergessenheit geriet und insbesondere im Kommunismus tabuisiert wurde. Seit dem Ende des Kommunismus wird diese Literatur zwar wieder wahrgenommen, jedoch mangelte es bisher an Geld sowie an Backgroundwissen über den Katholizismus.”)
Roli i Austrisë , si zakonisht edhe me këtë projekt tregon që shkrimet e vjetra do të ringjallen dhe do të zënë vendin e tyre në traditën e pasur austrike në këtë lëmi- aty ku edhe Profesori Norbert Jokli “ Ati i Albanologjisë “ kishte punuar në këtë çështje. “ Babai Albanologjisë”. Norbert Jokli ishte krenar që ishte dëshmitar i përmbledhjes dhe paraqitjes së Gjuhës së Vjetër Shqipe. si gjuhë unike. (Nun wird den alten Texten im Rahmen des FWF-Projekts wieder neues Leben eingehaucht und damit auch an eine österreichische Forschungstradition angeknüpft – denn der österreichische Professor Norbert Jokl, der unter den Nazis ums Leben kam, gilt als “Vater der Albanologie”. Er wäre sicherlich stolz auf die erste vollständige Darstellung des altalbanischen Verbalsystems in Form eines Lexikons, die am Ende der Forschungsarbeiten stehen wird. Damit besteht eine Basis für alle künftigen Untersuchungen am Verbalsystem des Albanischen, die auch der Indogermanistik und der Sprachwissenschaft als Ganzes zugutekommen wird.)
Shqipëtar, mos u msheh!Shqipëtar , të ka bërë Perendia të parin në këto anë e më gjerë !
(Wissenschaftlicher Kontakt: Dr. Stefan Schumacher Universität Wien Institut für Sprachwissenschaft / Indogermanistik Dr.-Karl-Lueger-Ring 1 1010 Wien )
Fahri Xharra, 12.08.15
Gjakovë
“ISIS-i “ shqiptarëve , vërshimet e Tetovës dhe Kiro Gligorovi !
Nga Fahri XHARRA/
Se jemi viktima , këtë po e dijmë ; por merimangën e zezë nuk po e shofim , po e ndjejmë vetëm erën e saj , po ia shofim rrjetën ngjitëse së cilës s`ka kush ti ikë . po i shofim vktimën e saj , historia dhe kombi ynë. Dhe tërësi nuk çajmë kokën ! jemi duke e lozur egoistin e Nitsches;”unë të shpetoj “
Ç`fare knaqësie ! po gënjehemi dhe mashtrohemi nga erërat plot opium që po na fryejnë nga të gjitha anët e horizontit . Kush më shumë e kush më pak në shërbim të merimangës së zezë ! dhe kurrsesi të bindemi që ajo “ black widow spider “ do të na përpinë të gjithëve deri në fund . Spartaku (111–71 prKr.) e kishte një veti : të gjithë tradhëtarët e huaj që i shërbenin, në fund i vriste me një arsyetim të drejt ,”nëse ke tradhtuar vetvetën edhe mua do t`ma përgatisish kurthën”.
…….“Qytetarët e Kumanovës dhe të disa vendbanimeve të tjera shqiptare mëngjesin e sotëm sërish janë zgjuar me zhurmën e helikopterëve që fluturonin ult. Fillimisht askush nuk kishte njohuri se për çfarë aksioni bëhej fjalë, por më vonë mediat raportuan se në disa lagje te Shkupit, Gazi Babe, Dizhon dhe Serovë si dhe në qytetet e Kumanovës, Strugës dhe Gostivar, aksioni sipas informatave jozyrtare është ndërmarr kundër pjesëmarrësve në luftërat në Siri dhe Irak.-shkruanin mediat këto ditë …. Jo zyrtarisht raportohet se Aksioni policorë ka përfunduar, dhjetëra persona janë arrestuar, Alsat-M mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe Rexhep Memishi Imam dhe ligjërues në Xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe Jahja Pashë. “
…Deri sa këto ndodhnin aty ku ndodhnin , erdhi lajmi tjetër ( pa dëshirën e Vejushës së Zezë )”:. “Nga vershimet e diteve te fundit ,qe fatkeqesisht tronditen temelet e fshatit tim te lindjes,pas kater viktimave ne njerez qe humbem nga kjo kataklizme natyrore te theme,nga shume te lenduar dhe shume deme materiale qe na shkaktuan neper shtepite tona.Kjo permbysje e tmershme nxorri nga pluhuri i harreses edhe varret shume te vjetra ilire.Kjo foto eshte deshmi e pakontestueshme e autoktonise tone autentike.Ky varre eshte gjetur afer Xhamise se poshtme te fshatit,qe me heret ne kete vende ka qene “Kisha e banorve shipkovicas”.Ende njerezit gjate bisedave e perdorin “”te kisha;te perroi i kishes,te popat”” dhe shume argumente e fakte te tjera te origjinalitetit te gjenezes tone autentike.Pervece kesaj banoret shipkovicas edhe me heret kane gjetur varre shume te vjetra,relikte dhe gjesende tjera,por nga frika e sundusve sllave mos e pesojne jane detyruar ti mbajne ne heshtje keto zbulime shume te vlefshme per kombin tone.une apeloje te ju qe si gjurmues dhe hulumtues i vjetersise tone,te caktohet nje grupe arkeologesh shqiptare dhe te bejne kerkime dhe hulumtime te kjo pjese e ketij terreni ku eshte gjetur”” ky varre shenjtori””,.Me respekt dhe konsiderate ndaj juve Vebi Voka.”
Çudi ! duket se vetë natyra nuk qenka me merimangën Vejusha e Zezë dhe shërbetorët e saj.Por ne jemi të karakterit të prishur : “Kur prishet karakteri zbehet inteligjenca. A me të vërtetë jemi me aq karakter të prishur sa të na zbehet aq shumë inteligjenca deri në atë masë sa që nga populli ynë të sajojmë një etnicitet të ri . turko -arabo -askushi? Ta vesh në pikëpyetje rrënjën dhe vazhdimësinë unikale të kombit më duket kulmi i mospërgjegjësisë individuale si “shqipëtar” ,si “njeri” , dhe si “intelektual”.
“Rexhep Memishi dhe gjashtë persona të tjerë të arrestuar në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar dhe Strugë, dyshohen për pjesëmarrje në betejat e ISIS-it si dhe dërgim të personave për të luftuar atje, transmeton Lajmpress. “ dhe “Imami i Tutunsuzit dhe Jahja Pashës, Rexhep Memixhi, i arrestuar në aksionin e sotëm policor, me vite ka mbajtur këta objekte fetare nën kontrollin e tij personal, dhe jo nën kontrollin e BFIsë.Burime nga BFIja për Libertas kanë thënë se tanimë imami i arrestuar këtë e ka bërë pasi që ka gëzuar përkrahjen e pushtetit nga ish funksionari i MPBsë, ndërsa qëllimi, gjithmonë sipas Libertas, ka qenë përçarja e bashkësisë fetare islame.” ( Përçarje fetare ao çrrënjosje kombëtare ? )
Përderisa vlimi dokumentues i prezencës së madhe të shqiptarëve ortodoks në tokat e tyre në Maqedoni
(mbi 300 mijë frymë ), Vejusha e zezë e përgatitë terenin që shqiptarët musliman të Maqedonisë së paku të kalojnë në emërtime arabe , nën “ përkrahjen e pushtetit nga ish funksionari i MPBsë”, për çrrënjosjen kombëtare
Shqiptarët e mjerë të Maqedonisë nuk lexojnë së paku anglisht “Unlike Slobodan Milosevic, Gligorov had no romantic delusions about his country’s historic destiny; and his down-to-earth approach helped to reassure the Greeks that he had no irredentist designs on the Greek province of Macedonia. When some diaspora organisations upped the ante by claiming direct ancestry to Alexander the Great, Gligorov pointed out that the Macedonians are Slavs who arrived in the 6th century AD. Kiro Gligorov, , died January 1, 2012 (http://www.telegraph.co.uk/ )
“Vejusha e zezë , merimanga vdekjeprurëse po e lëshon rrjetën e saj mbi të gjithë kombin. Ajo po vrojton dhe dalëngadalë po i përpinë viktimat e saja të cilat po i ngjiten e nuk po mund të çkoqën nga rrjeti i saj .
Fahri Xharra, 08.08 .15
Gjakovë
Varrezat ilire në Tetovë dhe xhamia e Hajredin Pashës në Dibër
Nga Fahri XHARRA/
“Kur njerzit e qelbur heshtin apo e mohojnë të vertetën reagon toka e shenjtë dhe detyrohet te flet vetë për të nxjerrur në dritë të vërtetën.( nga Nagi Husa, Përmbytjet në Tetovë nxjerrin në dritë varrezat Ilire në Shipkovicë !) ” Thënje me kokë , thënje që dhuje t` i vë në lëvizja edhe më të përgjumurit , edhe më të mashtuarit edhe më të pa fuqishmit . Kujdes nga mashtruesit!
Shqiptarëve që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet, dëshirojmë tu themi: mësoni ta lexoni historinë e të mos bini viktimë e rivaliteteve herë të hapura e herë të fshehta të shteteve ballkanike e më gjerë që punojnë për interesat e veta e jo për shqiptarët. Nuk ka pse të ngulmojmë në mendimin se Turqia është miku ynë dhe armik i sllavëve. Në aparencë të duket se shteti serb nuk ka interesa dhe aleanca e ndonjë miqësi fort të madhe me Turqinë, por ne duhet të dimë si ta lexojmë historinë (Kolec Troboini)
T`i kthehemi të vërtetës sonë historike në tokat tona në Maqedoni : Kryengritja e Dervish Carës ishte njëra ndër kryengritjet me shtrirje më të gjerë në Ballkan gjatë shekullit të XIX. Megjithatë, asaj shumë pakë i është dhënë hapësirë në trajtesat historike. Në lidhje me figurën e Dervish Carës dhe kryengritjen të cilën e udhëhoqi ai ekzistojnë burime të ndryshme, kryesisht raporte konsullore. Përveç raporteve osmane që dërgoheshin në kryeqendrën e Perandorisë Osmane në Stamboll, ngjarjet ndiqeshin edhe nga qarqet tjera, si nga diplomatët britanikë e francezë, organet e shtetit serb, murgjit e manastireve etj.
E vërtetë ! Po edhe sot sa flitet për Dervish Carën , Dibren kryengritese , Dibren hitorikisht të rrebeluar.
Ne , shqipatarë den baba den iu shkojmë pas thenjëve të mohuesve “ ». Në Historinë e Popullit Maqedonas në tre vëllime në vitin 1969 për kryengritjen është shënuar vetëm ky resht: «Myslimanët e Malit të Zi të Shkupit dhe nga Tetova, u çuan në kryengritje nën udhëheqjen e një dervishi…»
“Dervish Cara e filloi kryengritjen e tij dhe kryengritësit e tij e morrën Gostivarin dhemenjë herë në muajin Nëntor iu drejtuan Tetovës(Kalkandelenit), një luftë që zgjati tri javë. Tetova u bë qendër e kryengritësve. Jemi ne Janarin e vitit1844. I përforcuar në Gostivar dhe Tetovë ,pergatitejpër Dibren, Prizrenin ,Prishtinën dhe Vranjen, porqëllimi i tij ishte Shkupi ,sepse e dinte që edhe aty ikishte përkrahësit. Në Shkurtin e të njejtit vit 1844 u muarr Shkupi , dhe u formua Këshilli i Lartë ,të ciline udhëhoqi Dervish Cara, që ishte Trupi SupremOrganizativ i territoreve të çliruara. Pra, Dervish Cara e çliroi Shkupin.Rruga e tij prej çlirimtari s`kishte të ndalur: Pas Kumanovës u çlirua Presheva , Bujanovci , Vranjadhe Leskofça ( Leskovac). Kryengritja i përfishintenjë nga një tokat shqiptare; Peja , Gjakova, Prizrenidhe Shkodra. Kryengritja dhe çlirimi në pranverënevitit të përmendur 1844 e përfishinte Ohrin me Manastir në Jug,Shkodrën në Perëndim, KosovënVeriore në Veri dhe Kumanovë në Lindje ( F. Xharra,Gordana Jankullovskes’ Mos e harroni fervid Caren, ).
Cila është Dibra , Radika dhe kush ishte Hajredin Pasha ? “Të prekësh Radikën, është si të prekësh dritën e syrit të Dibrës dhe të dibranëve. Radika është ushqimi i saj ujor, por edhe ushqimi i saj shpirtëror e patriotik. Radika është sinonim i Dibës dhe i historisë së saj. Gryka e Radikës është monument natyror i gjallë i luftërave shekullore të dibranëve kundër hordhive pushtuese osmane, bullgare, serbe, austriake, gjermane e italiane. Në këtë Grykë është shkruar heroizmi i pashembullt dibranë kundër të gjithë këtyre pushtuesve. Këtë Grykë, këtë shtegkalim pushtuesish, dibranët e kishin kthyer në një varrë të madh të hapur për këdo që do të guxonte të shkelte trojet shqiptare. Këtyre luftërave dhe këtij heroizmi që lidhen me ekzistencën dibrane e shqiptare dhe me Radikën, u janë kushtuar aq shumë këngë e trimëri, disa prej të cilave janë dhe himne për Dibrën dhe dibranët, siç është ajo e luftës kundër gjeneralit famëkeq Hajredin Pasha.
A jemi krenar me të kaluarën tonë ? Jo,Aspak . A e duam vetveten ? Jo ,aspak ? Shqiptarëve të Maqedonisë ( jo vetëm atyre ) që gënjehen prej erërave mikluese e mashtruese që fryjnë në të katër horizontet,duhet t`iu thuhet e vërteta .
Ne nuk e mbrojmë historinë tonë , e dhunojmë atë “Në Dibër të Madhe u bë përurimi solemn i Xhamisë së Sahatit nga Ruzhdi Lata, myfti i Dibrë, Ali Ahmeti, lider i BDI-së, Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës.( shkruante shtypi ato ditë ) … Edhe përkundrejt këtij fakti, in-stitucionet lokale, organi-zata dhe shoqatat, thonë se bëhet fjalë për përkrah-je humanitare me vlera të larta. Sipas Myftinisë së Dibrës, (një dibran) ka dhënë donacione të fuqishme në sanimin dhe ndërtimin të shtatë xhamive të Dibrës, duke përfshirë këtu edhe xhaminë më të re të “Sahat Kullës”, e cila karakterizo-het me 100 dritaret të oborrit të saj, kushtuar 100 vjetorit të pavarësisësë shtetit shqiptar. Evenimente të tilla të bukura e të paharruara mund të ndodhin vetëm në Dibër të Madhe, në Dibrën e Perëndisë, bujarisë, besës, mikpritjes, urtësisë, të pushkës e mençurisë. Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, është karakteristike për nga ndërtimi, kulla e Sahatit dhe 100 dritaret në shenjë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “ Ironi shqiptare , ndërtohet Xhamia e Hajredin Pashës , me 100 dritare për “hatër” të 100 vjetorit të Pavarësisë ! Pavarësia nga kush ?
Cili ishte Hajredin Pasha ?
Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, ….. i humbi varret e ushtarëve të Hajredin Pashës që e shkretoi Dibrën
Koha kalon , myku nuk do dielli se drita ia vret sytë . myku e do lagështinë , errësirën , mungesën e oksigjenit dhe të nxehtit .
Kjo xhami përbri rrugës që çon nga Dibra në drejtim të Strugës, është karakteristike për nga ndërtimi….
Fahri Xharra,07.08.15 Gjakovë
****
P.S. Disa minuta para dorëzimit të shkrimit për botim më arrijti kjo letër publike : I nderuari Fahri Xharra,!Une qe po te shkruaj jame shipkovicas.Nga vershimet e diteve te fundit ,qe fatkeqesisht tronditen temelet e fshatit tim te lindjes,pas kater viktimave ne njerez qe humbem nga kjo kataklizme natyrore te theme,nga shume te lenduar dhe shume deme materiale qe na shkaktuan neper shtepite tona.Kjo permbysje e tmershme nxorri nga pluhuri i harreses edhe varret shume te vjetra ilire.Kjo foto eshte deshmi e pakontestueshme e autoktonise tone autentike.Ky varre eshte gjetur afer Xhamise se poshtme te fshatit,qe me heret ne kete vende ka qene “Kisha e banorve shipkovicas”.Ende njerezit gjate bisedave e perdorin “”te kisha;te perroi i kishes,te popat”” dhe shume argumente e fakte te tjera te origjinalitetit te gjenezes tone autentike.Pervece kesaj banoret shipkovicas edhe me heret kane gjetur varre shume te vjetra,relikte dhe gjesende tjera,por nga frika e sundusve sllave mos e pesojne jane detyruar ti mbajne ne heshtje keto zbulime shume te vlefshme per kombin tone.une apeloje te ju qe si gjurmues dhe hulumtues i vjetersise tone,te caktohet nje grupe arkeologesh shqiptare dhe te bejne kerkime dhe hulumtime te kjo pjese e ketij terreni ku eshte gjetur”” ky varre shenjtori””,.Me respekt dhe konsiderate ndaj juve Vebi Voka.
Zymi historik dhe Abetarja e Zymit
Nga Fahri Xharra/
“Abetarja e Zymit (20 maj 1900)” u gjet në Arkivin Qendror të Republikës së Shqipërisë: nën siuglën F. 65, D. 163, Koleksioni i fondeve personale para vitit 1912, Jak Speci, që ka 80 faqe, por i mungojnë kopertinat.
E njohur si Abetarja e Zymit, ajo ka 80 faqe, 33 germa e tinguj, duke e bere abc-në me te vjetër qe ne ruajmë sot. Abetarja i perket gjysmes se dyte te shekullit te 19-të, eshte e realizuar me germa latine dhe ne nje material shpjegues qe shoqëron abetaren e shaptilografuar, zbulohet se ajo i është dhuruar Lumo Skendos nga profesor Luigj Shala, i cili e gjeti ne Prizren ne 20 maj te vitit 1900. Sipas specialisteve, ne rrethanat e sundimit osman, ky tekst ka vlere si një nder abetaret e para te shqipes ne Kosove.
Fshati Zym, vendosur në shtatë kodra si qyteti i famshëm i Romës, mund të numërojë shtatë mrekullitë e veta kulturore: më së pari, përmenden zymjanë në Betejën e Kosovës qysh më 1389; së dyti, një ndër hipotezat mbi origjinën e Skënderbeut, thotë se ai ishte nga Hasi i Thatë; së treti, nga Zymi ishin mirëfilli Pal Hasi dhe dinastia Bogdani (Ndre, Pjetër, Gjon e Lukë Bogdani); së katërti, aty kanë shërbyer: Mëhill Suma, Lazër Lumëzi, Ndue Bytyçi, Pjetër Mazrreku etj dhe ndër më të shquarit, ipeshkvi dhe shkrimtari nga Gjakova, Gjon Nikollë Kazazi që kishte zbuluar në Romë “Mesharin” e Buzukut; së pesti, në Zym të Hasit ka qenë strehuar Ipeshkvia Shkup-Prizren (1702-1752), kohë kur u ajo përfaqësuan në Kuvendin e Arbërit (Mërqi, 1703) nga ipeshkvi Pjetër Karagiqi dhe dy zymjanë; së gjashti, Gjeçovi i Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe, së shtati, “Abetarja e Zymit”. Kjo e fundit, “Abetarja e Zymit, është si një fill vazhdimësie që unifikon kohërat dhe të shtatë mrekullitë e Zymit.
Kur shfletojmë hartat e shkollave shqipe në trojet etnike shqiptare dhe historinë e letërsisë, ndër shkrimet e vjetra, padyshim se do ta gjejmë edhe shkollën e Zymit. Nuk don shumë mend se Hasi në përgjithësi e Zymi në veçanti në çdo periodë kohore ka krijuar një botë e një histori në vete me ç’rast ka mbajtur gjallë vetëdijen kombëtare e fetare si për punë ashtu edhe për veprimtari edukativo-arsimore në këtë mes duke krijuar një “oazë” specifike në vete.
Rruga e shkollës së Zymit është një odhiseadë duke formuar një përmendore edukativo-arsimore, arsimtarët kanë punuar nëpër shumë shtëpi-shkolla dhe kanë formuar kullën apo përmendoren e shkollës e të diturisë ku skaliten emrat e tyre me një histori të begatëshme.
Në Zym është Lapidari i “Abetetare s Zymit “Në këtë lapidar, në rend të parë vendoset gramatika Latinisht-shqip e Ndre Bogdanit-vepër themelore e gjuhës shqipe, për të cilën thuhet se është zhdukur, por dëgjohen zëra se kjo gramatikë gjendet dikund, këtu në Kosovë dhe “Çetën e Profetënve” të Pjetër Bogdanit i cili mbetet krijuesi i parë i modernës shqipe, odhiseadën (rrugën) e të cilit e vazhdoi Anton Pashku (1937-1995) pa e anashkaluar edhe Pal Hasin.
Guri Lapidar me mbishrimmin “Abetarja e Zymit”, u zbulua më 10 tetor 2007 që vet guri është një shkëmb shpatull-gjërë, me vija të lakuara e të thyera por i lidhur mirë si nyje. Kjo pamje tregon peripecitë historike shumëshekullore, rrugën e gjatë dhe zigzake, çdo vrragë tregon trusnitë e pushtuesëve me simbole e shenja dalluese shumë karakteristike vertikale horizontale të kohës. Njëherit, Guri Lapidar-stelë simbolizon relievin e vendit, qëndrushmërinë, pavdekësinë, kullën e vjetër prej gurit ku është mbajtur mësimi, forcën madhore, jetën në Gurin e Thatë të Hasit, betimin në gur, besën e pathyeshme të popullit vendas, andaj edhe u kushtohet njerëzve të shenjt që bëjnë vepra poashtu të shenjta siç e botuan “Abetarën e Zymit”. Edhe “Guri” ka fuqinë e një shenjti, pranë tij liheshin përkushtime (nezra). Njeriu në rrugë, pranë ndonjë “Guri të Shenjt” lente “amanetin” duke ia vënë mbi te një guri të vogël nga se nuk guxonte kush për ta prekur(marrë). Por, ka edhe atributet,si: Guri i Kufirit (mezhdës),Guri i Besës, Guri i Pendesës, i sullit (vendimit) dhe thuhet: Shtëpi-Guri, Fjalë-Burri.
Në këtë vazhdë edhe Shkolla fillore shqipe në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit, daton nga viti 1864, duke mos llogaritur të dhënat e hershme të të mësuarit të shkrim-leximit fillestar si të Pal Hasit (Palit të Hasit), pastaj të personaliteteve të mëdha të Familjes Bogdani (Andre, Pjetër, Gjon, Lukë, Gjin e Gjergj Bogdani), që sipas të dhënave thuhet se mësimet fillestare i morën në vendlindje – në Gjinan (tash Bregdri) afër Zymit të sotëm, nga të cilët, sipas Gjergj Bardhit në vitin 1641, don Andre Bogdani në familjen e vetë (Gurrë-Gjinan-Zym) kishte dy kandidatë, të cilët i mësonte për t’i dërguar në shkollë të mëtejme për priftërinj në Itali (Injac Zamputi, Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë veriore e të mesme në shekullin XVII, vëllimi II, fq. 257, Tiranë, 63). Njëherësh, një shekull më vonë, Gjon Nikollë Kazazi, arqipeshkëv në Ipeshkvinë e strehuar në Zym (1702-1752), në raporin e vet të 3 dhjetor të vitit 1747 nga Zymi, dëshmon se në selin e vet në Zym janë përgatitur shtatë të rinj për t’i dërguar në seminar në Itali, prej të cilëve më i moshuari ishte 18 vjeçar, kurse më i riu 7 vjeçar (Jovan Radoniq, “Rimska kurija južnoslovenske zemlje od XVI do XIX veka”, Beograd, 1950, faqe 572), e deri te dokumenti “Cronica delle missioni albaneze” (Romë, 1864), të cilin e sjelli akademik Atë Vicenc Malaj, “Shënime bio-bibliografike mbi Gjeçovin”, “Koha”, Titograd (tash Podgoricë), nr. 5-6/1979, faqe 481, 79 kapitull i cituar faqe 107-110), ku thuhet se në Zym shkolla fillore shqipe u hap në vitin 1864 nga Atë Emilio A. Cles – Patër Mila.
Njëherësh, nga viti 1880 ka vepruar shkolla në gjuhën shqipe në Zym, në të cilën mësimet i kanë mbajtur (më rreth 50 nxënës) priftërinjtë françeskanë (Atë Pjetër Battista (Verolle në Itali), Atë Pjetri i Ri (Battista) – Pecollaj, zymjan, Atë Tom Ivanaj, Atë Serafin Kucari, Atë Pashk Dugagjini, Atë Pjetër Zarishta, etj.). Ishte kjo shkollë kryesisht për meshkuj dhe mbahej në konaçët e kishës (Dr. Jashar Rexhepagiqi “Shkolla dhe arsimi në Kosovë nga fundi i shekullit XVIII gjer më 1912″, faqe 190).
Abetarja, si asnjë libër tjetër shqip, depërtoi në burgje, u mësua në natyrë nën qiellin e hapur, në objektet shkollore, por edhe në shtëpitë (private) shkolla. Abetaret ishin galdime shpirtërore të hapta e në shtëpitë e odat pa dritë të mjaftueshme e të mbushura me tym. Abetarja shqipe mëkoi dashurinë për gjuhën mëmë, ku shpërthente zemra për lirinë. Abetarja krijoi mundësinë e zhvillimit të arsimit shqip në shkolla dhe njëkohësisht u hapi rrugë teksteve të tjera shkollore.
Referencat
-GURR KUADROSH KOMBËTARE, Frrok KRISTAJ
-TRADITA E SHKOLLËS DHE SHKRIMIT NË ZYM, Nikollë
-Ja nje argument se pse quhet Zymi Roma Vogel, Frrok Kristaj
-ABETARJA E ZYMIT DHE ABC-ja SHQIPE, Don Ndue BALLABANI
-ABETARJA E ZYMIT” E VITIT 1900, Ndue Dedaj
-Muzeu i Zymit – djep i traditës,Albert MARJAKAJ
Përgatiti Fahri Xharra, Gjakovë
Lengarica nuk guxon te preket!
Nga Fahri Xharra/
Kanjoni i Lengaricës, monument unik i rrallë në botë është shpallur me ligj si Monument i Natyrës të Europës dhe është kthyer në vend tërheqës turistik për shëtitjet në natyrë dhe shëndetit publik, pasi aty gjenden dhe banjat termale të Bënjës.
Sa keq , që njifemi aq pak me vendin tonë , sa keq!
Po , kush më ka folur ndonjë herë,për Kanjonin e Lengaricës ?
Miku Frederik Jani më shkruan : “Kanioni i Lengaricës nuk është vetëm bukuri natyrore , por dhe bukuri gjeologjike . Stalaktitet dhe stalagmitet në shpëllat e pellumbave janë te rralla , të cilat jane produkt i acidit karbonatik mbi formacionin gëlqeror dhe iu kane dashur miliona vjet te ndërtohen në madhësinë që kanë . Po ashtu në këte kanion ka shpella të vendbanimeve te herëshme njerezore , të pakten te kohës ilire ose më të hershme . Ura e Katiut ndertuar me gur ne shek XVIII është bukuri mëvete . Ujërat termale janë te pasura me gaz sulfidrik te tretur në ujë , i cili sherben per shërimin e lekurës . Eshtë një gjatësi e konsiderueshme e pasur me vendburime termale . Mos harrojmë se burime te tilla natyrore jane tepër të rralla , jane dhuratë natyrore te cilat vetëm çmenduria politike dhe shkatërruesit e vendit mund t’i prishin . Te tilleëve me gjithë fuqinë e shpirtit duhet t’u themi NDAL ! Fatmiresisht shqetesimi qytetar u perfaqesua me mbrojtje ligjore nepërmjet avokatit Ilia Kondi i cili meriton mirënjohje per punen që ka bërë dhe e bën për mbrojtjen e Kanionit te Lengaricës . Kjo eshte rruga per te mbrojtur pasuritë tona .
Mos e prek , thuaj falëmnderit që na e kë dhëne !
Pëshperitjet nuk mbrojnë , zeri i popullit duhet te perfaqësohet me mbrojtje ligjore kudo ku nevojitet , ndryshe hienat politike nuk ndalen .(nga Frederik Jani )”
Më shumë i njoh ( nga shkrimet, kuptohet) kanjonet e botës e aq pak kanjonet tona që na i ka falur zoti si dhuratë ,të cilën nk guxon t`ia këthesh dhuruesit prapa . T`kishe qenë e mundur unë e kisha thirrur atë që na e “ krijoi” Grykën e Lengaricës , dhe me plotë përgjegjësi i kisha thënë: “ Merre , shpëtoje , se ne si të pa falemnderueshëm që jemi , po duam ta shkatërrojmë. Mundin tëndë miliona vjeqar po duam sa çel e m`shel sytë ta zhbëjmë “ Sa të pa falemnderueshëm
që jemi !
(I planifikuar nje minihidrocentralë , 9 megavatshe, Investim i vogël )
(The hydropower plant is being constructed on the river Lengarica in Southern Albania and has a capacity of 9 megawatts. It is expected to produce about 32 gigawatt-hours of electricity a year. OeEB and the Green for Growth Fund (GGF) are providing EUR 14.1 million in financing – EUR 5 million come from OeEB. The construction of the hydropower plant helps to improve the energy supply in Albania and to reduce the country’s dependency on expensive electricity imports. http://www.oe-eb.at/en/projects/Pages/hpp-lengarica.aspx)
Zona e Përmetit është e njohur për shumëllojshmërinë e habitateve natyrore, duke filluar nga Bredhi i Hotovës, ujrat termale të Bënjës, kanioni i Lengaricës , mali i Nëmerçkës, tokat buqësore buzë Vjosës deri tek peisazhet e mrekullueshme, pra zona e Përmetit është e larmishme.
Në këtë zonë ndodhen 2 monumente të mbrojtura të natyrës, Banjat e Bënjës dhe Kanioni i Lengaricës, ndërsa zona në komunën e Petranit është shpallur Park Kombëtar në Fondin Pyjor.
Edhe Zeusi kishte për t`u hidhëruar me ne !
Fahri Xharra,04.08.15 Gjakovë
Lexoni” http://www.wikiwand.com/de/Lengarica
http://balkanrivers.net/de/content/die-vjosa-0 ( Shpetoni Vjosen )
http://www.kasbahitran.com/kasbah_en/02actividades/albania/southalbaniatrekking.html
http://www.panoramio.com/photo/35555558http://www.libertas.pl/od_kanionu_do_kasztelu_albania.html
http://www.tour-albania.com/permet.html
https://chiropteralb.wordpress.com/2014/09/02/permeti-dhe-lakuriqet-e-nates-permet-and-bats/
- « Previous Page
- 1
- …
- 12
- 13
- 14
- 15
- 16
- …
- 65
- Next Page »