• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Serbia, serbët dhe “fillimi“ i njerëzimit!

December 9, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra, Gjakovë/
Të lundrosh nëpër librat , gazetat , portalet serbe do të thot të futesh në një botë e cila të magjeps me imagjinatën e tyre në kërkim të asaj që as në ëndërr nuk e kishin parë kurrë.
Më kujtohet sllogani sheshelian i vitëve të 90-ta: “ Srbia do Tokia “ ( Sërbia deri në Tokio ) dhe i cili i shërbente politikës serbe të kohës që të bind popullin e tij se ata luftojnë për një çështje madhore , se me ata ka “filluar “ njerëzimi të frymon.
Ajo që më intereson është se nga vie i tërë ky guxim serb për shtrembërim , fallsifikim dhe të njejtën përvetësim të një historie të lashtë , së cilës kohë kurr nuk i kanë takur.
Deri sa me data dhe dokumenta është e vërtetuar se ata : ““Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”. Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën në krahun e djathtë të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”. Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian, dhe si mercenarë edhe erdhën këndej parit. Ky status i këtyre kalorësve-avar në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. ”
Por jo ata e thënë këtë: “ Serbët në kuptimin e vërtetë të fjalës janë një popull icily u zhvillua nga ashtuquajturi.” Civilizimi i Nëndanubit ( 6 000 vjet paraKr.) dhe u zgjerua deri në Indi ( 2 000 vjet paraKr ) i cili duke i falemnderuar shndërrimeve gjuhësore e ndërroi emrin nga Serbind-Sirvind në Vind , dhe se sipas kësaj dhe këtij populli edhe India e morri emrin e saj (Vindia) / Vindët flitnin gjuhën para-sllave e cila gjuhë quhet gjuha Sanskrite. “. “Pra imperatorial serbe , gjegjësisht ajo para-sllave gjatë vitëve 2000- 1500 paraKr shtrihej nga Atlantiku e deri në Indi” ( Historiani Jovan Deretiç). Në të gjitha ato vende qenkan gjetur vendet e shenjta kushtuar Zotit të Diellit , toponime serbe dhe gjurma serbe në gjuhët e vjetra të kohës.
Sipas tyre ,për shkak të shpërndarjes së tyre të madhe Serbët qenkan “ndarë” në tri tërësi tjera si (1) Serbët e Ballkanit ( Pellazgët, Ilirëy dhe Thrakasit ) , gjithëse si para helenëve.Arkeologu serb Djordje Jankovic paska gjetur poçeri sllave tek Dinarikët e izoluar ehde para ardhjes së sllavëve ( serbi ,prije serba)
(2) Serbët e Apenineve apao rashkasit ( Etruskët) të cilët u zhdukën nga sulmet latine si dhe (3) Serbët Indo-Iranian të njohur si Vindët, Vendët , Venedët apo Venetët.”
Një dikush, me emrin E. Bega, paraqet në shtypin shqiptar të Prishtinës dhe të Tiranës librin “Shqiptarët në botën arabe”. Autori i librit është një tjetër dikush, Dr. Mohamed Mufaku, shqiptar nga Peja, i lindur në Damask, me doktoraturë të vitit 1981 në Universitetin e Prishtinës. Siç është zakoni në paraqitjen dashamirëse të botimeve, E. Bega thekson vlerat e librit, në mënyrë të lexuesit, qofshin në Kosovë, qofshin në Shqipëri, të bëhen të ndërgjegjshëm për to. Ja pjese nga teksti i paraqitjes: “Autori na tregon qysh në fillim se midis shqiptarëve dhe arabëve ekziston një traditë e pasur që flet për prejardhjen e shqiptarëve prej vendeve arabe… Kështu, të dhëna të tilla shpalosen së pari në një histori arabe me titullin ‘Tuarih Tuaf’, në të cilin shpjegohet gjerë e gjatë së shqiptarët kanë origjinë arabe. Me vonë këto të dhëna kalojnë në burimet osmane”.
( Ismail Kadare )
“Këta venetët i pushtuan pjesët e Ballkanit , u lidhën me serbët autokton (Ilirët) dhe e vazhduan ndikimin e tyre kulturor në histori.” Për të mbetur pa mend!
Serbët ua tërheqin vërejtjen historianëve se deri në shek,20, serbët janë quajtur Ilir, sepse sipas ilologut të madh sllav qenkan të “ njohur “ 9 popuj sllav dhe gjuhët e tyre “ Rusët, Ilirët apo serbët, Sllovenët, Korotanët . Sllovakët Bohemët Sorbët e Luzhicës dhe polakët.
“Popullata shqiptare e fushës së Shkupit ndahet në shqiptarë të vërtetë dhe “magjupë” të shqiptarizuar. Ata u përkasin dy rrymave migruese, njërës që e ka prejardhjen nga Kosova dhe tjetra nga Veriu i Shqipërisë”, shkruan gazeta maqedonase.
Sipas studiuesit, migrimi më i vonshëm i popullatës shqiptare në Shkup është nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX. Ndërsa, ai shpjegon edhe emërtimin malokë, të cilin e lidh me romët e shqiptarizuar dhe në këtë kontekst, ai shkruan se nga pleqtë ka dëgjuar se ata kanë ardhur nga Fusha Kosova, Metohia, Morava e epërme dhe Drenica.
Në studimin”e tij thuhet se nuk dihet se nga ku kanë ardhur në Kosovë, malokët, por besohet se kanë ardhur nga Shqipëria e Veriut dhe janë vendosur në fushë Kosovë.
Madje në studim thuhet se ata knë lëkurë të zezë, por kanë një qëndrim refuzues ndaj bashkëkombasve të tyre romë, me të cilët i kanë të ndarë varrezat, por as nuk martohen”.
(Dr. Jovan Trifunovski )
Qenka një studjues serb Obrad Ž. Maricic i cili paska arrijtur në një “ zbulim të madh”
që civilizimi serbë është që 7511 vjet ! Në librin e tij (“Anticki zov istine” ) ai e spjegon këtë/. Kurse historiani Millosh S. Millojeviq ka zbuluar qe bota ishta nja 5800 vjet par përmbytjes së madhe.Nje Car Nino Bjelov te cilin e permend edhe shkencëtari tjetër Deretiq , e paska ndërtuar Kullen e Babilonit në atë kohë dhe se qenka serb. Serbi pra pastaj e themeloi dinastinë e cila për 150 vjet udheheqta Egjiptin/

Për të mbetur pa mend!

Filed Under: Analiza Tagged With: “fillimi“ i njerëzimit!, Fahri Xharra, serbët dhe, Serbia

Studiuesit maqedonas: “Shqiptarët lindën në Shkup së bashku me hënën dhe diellin!

December 6, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Vorbulla e historisë sonë gjithëshqipatre, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim
****
Në historinë e tij të gjatë, Shkupi disa herë është rrëzuar dhe prej fillimi ka lindur. Në hapësirën mes fshatrave Zlokuqan dhe Bardovcë ka ekzistuar qyteti i Skupit, metropol i provincës Dardania. Kjo qytet dardan në vitin 518 ka qenë plotësisht i shkatërruar nga tërmeti. Atëherë në provincën Dardania janë shkatërruar 24 bedena të qytetit. Forca e këtij tërmeti ka qenë 10-11 ballë. Tërmeti katastrofal plotësisht e ka shkatërruar Skupin. Gjatë kohës së dridhjes janë shkaktuar shumë plasje në tokë. Nga kodrat për rreth janë shkëputur masa të mëdha me shkëmbinj. Shkupi më pas është ndërtuar në vendin e sotëm.
****
“Ligjet fonetike dhe kronologjia e tyre na japin dorë t`u vëmë gisht toponimeve të lashta, vendbanimeve tona, oronimeve, emrave të maleve, qyteteve të moçme: Shkupi, Shari, Shtipi, Shkodër, Mat-i, Dri-ni, Lesh-Lezhë, Ishmmi, Buenë, Bunë, Durrës, Qafa e Prushit (Scupi, Scardus mons, Astibos, (us) Mathis, Drinus, Lissus, Issamus, Perustae, Pirustae). Është konstatuar se shumica e këtyre toponimeve të sapopërmendura janë ilire e zhvillimi i formave të sotme të tyre nga ato të moçmet ka qenë i mundshëm vetëm me ndërmjetësim të fonetikës historike të shqipes; gjuhët sllave, me të drejtë, janë përjashtuar, sepse në kohën e kryerjes së këtij procesi gjuhësor, bartësit sllavofolës të tyre, në ato kohë, po gjëllinin përtej maleve Karpate. (Idriz Ajeti”Formimi i popullit shqiptar dhe i gjuhës së tij”)
****
“Gazeta “Dnevnik” boton pjesë nga një studim i vitit 1951 të Dr. Jovan Trifunovskit, sipas të cilit shqiptarët e parë në Shkup dhe në rrethinat e saj kanë ardhur nga Veriu i Shqipërisë në fillim të shekullit XIX.
“Popullata shqiptare e fushës së Shkupit ndahet në shqiptarë të vërtetë dhe “magjupë” të shqiptarizuar. Ata u përkasin dy rrymave migruese, njërës që e ka prejardhjen nga Kosova dhe tjetra nga Veriu i Shqipërisë”, shkruan gazeta maqedonase.
Sipas studiuesit, migrimi më i vonshëm i popullatës shqiptare në Shkup është nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX. Ndërsa, ai shpjegon edhe emërtimin malokë, të cilin e lidh me romët e shqiptarizuar dhe në këtë kontekst, ai shkruan se nga pleqtë ka dëgjuar se ata kanë ardhur nga Fusha Kosova, Metohia, Morava e epërme dhe Drenica.
Në studimin”e tij thuhet se nuk dihet se nga ku kanë ardhur në Kosovë, malokët, por besohet se kanë ardhur nga Shqipëria e Veriut dhe janë vendosur në fushë Kosovë. Madje në studim thuhet se ata knë lëkurë të zezë, por kanë një qëndrim refuzues ndaj bashkëkombasve të tyre romë, me të cilët i kanë të ndarë varrezat, por as nuk martohen. “
***
“Gjyshja dhe babai im flisnin shqip në shtëpi. Babai im më thoshte përherë se kemi prejardhje shqiptare. Në atë kohë, unë isha shumë i ri dhe nuk arrija ta ndjej nevojën për të njohur rrënjët e mia. Tani lexoj dhe shoh gjithçka thuhet në lidhje me këtë, dhe thjesht nuk e kuptoj pse ky fakt tronditi kaq shumë opinionin”, tha Sinadinovski.
Presioni sllav eshte shume i madh. edhe motra e tij e ngrate iu desht te deshmoj kunder vellaut . Te gjithe shqiptaret ortodoks te ish Jugosllavise te bashkohen rreth trungut shqiptar!Ne jemi me Sinadinovskin!
Çështja e përkatësisë së tij etnike u aktualizua ditët e fundit, kur Sinadinovski hodhi idenë e formimit të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Filed Under: Featured Tagged With: “Shqiptarët lindën, Fahri Xharra, hënën dhe diellin!, në Shkup, së bashku me, Studiuesit maqedonas:

Sa vështirë është me jetue shqip!

December 4, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme, por të gjitha me një qëllim: “shqiptarët, nuk guxojnë të shkollohen, janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njohin të kaluarën e tyre, paraqesin rrezik.” Vitet kalojnë, kohërat ndryshojnë dhe një rizgjim kombëtar është më se i nevojshëm. Ne nuk guxojmë të mbesim peng i të fshehurit të së vërtetës për ne. Ne duhet të vërtetën tonë ta qesim në pozita më të favorshme dhe ndriçimi i saj me njohjen e saj me pranimin e saj, me mburrjen tonë për të kaluarën tonë, do të na bënte më të preferuar nga ana botës së civilizuar, dhe në të njëjtën kohë do t`i thyenim hundët e fqinjëve të cilët na kanë sjell në këtë gjendje të alivanosjës
Nuk po kërkoj as që po lypi shqiptar në Mars ,nuk më shkon mendja se po e kërkojtë pamundurën -thjesht një thirrje për të u mos shkombëtarizuar ata që kanë mbetur në ato anë. Jemi një. Edhe pse historia ishte e pa mëshirëshme për ne: na ”ndanë e na coptuan”.Pse në thonjëza ”na ndanë e na coptuan”? Asgjë më tepër se një rivizatim në hartën gjeografike që u krye , një rivizatim me dhunë e me terror , një rivizatim grykësie..A mos është ky një nacinalizëm i imi? Jo, sepse edhe në kohërat e ndarjeve dhe coptimeve i kishim miqët tanë që nuk munden ndryshe të veprojnë përveq në ruajtjen e shënimeve për ne se ku ishim dhe ku mbetëm. Tokat ”lëvizin”.Nuk i dihet.
Është vështirë me jetue shqip ? “Nuk ka ligj më të fortë se ligji i popullit. Nuk ka shtet pa popull. Populli sheh. Populli dëgjon. Populli duron. Populli veneron. Populli njeh secilin nesh. Kush mund të dëshmojë para Zotit o para botës se populli s’i njeh kush janë kriminelët, kush janë çlirimtarët? Kush janë atdhetarët, kush janë hileqarët? Kush janë shpifësit, shkelësit e bukës, të moralit, të gjakut të dëshmorëve? Populli e njeh atë që sheh zi ditën, përpiqet për të bindur popullin e Kosovës, botën, Evropën, se sytë e tij shohin natën dritë. Përpiqet për të na bindur se rrenacaku nuk rren! Krimineli nuk vret. Hajduti nuk vjedh. Vrasësi nuk vret. Se atdhetari është kriminel, kurse krimineli është atdhetar, viktimë, i rrezikuar, i anashkaluar. Populli njeh dhe e di kush janë çlirimtarët, e kush janë tradhtarët.” ( Riza Greiqevci )”
“Se ç’më ra laku në fyt dhe gati ma zuri frymën; gati më ngufati kur e pashë të shkruar që nuk paskemi vazhdimësi nga ilirët, se qenkemi të mbirë mbi këta mijëravjeçarë nga farët e kërpudhave të sjella nga Azia në një vend që i “kishte” banorët e saj që moti. E ne si ardhacakë, të vendosur si për “gjynah” në malet dhe bjeshkët e Ilirisë “pritnim” leje që të vazhdonim jetën. “Mirësia e vendasve” si kundërshpërblim për shërbimet që i bënim na mundësoi të bëhemi ata që jemi. “Duhet t’ua dimë për nder” që na dhanë pak tokë, pak ujë dhe pak frymë’! A jemi ne në vete? Po kush e pranon këtë? Ne duhet të jemi plotësisht të shitur, plotësisht të pagjak që të alivanosemi nën ndikimin e aromës së joshjes për të mohuar çdo rrënjë tonën. Krim! I madhi Gjergj Fishta kishte për të thënë: “O Perëndi a ndjeve, po lanë pa Histori dhe e kishte për ta fajësuar Zotin: “E ti rri e gjuen me rrfé, lisat n’per male kot!”.

Është vështirë me jetue shqip ? “Nuk ka ligj më të fortë se ligji i popullit. Nuk ka shtet pa popull. Populli sheh. Populli dëgjon. Populli duron. Populli veneron. Populli njeh secilin nesh. Kush mund të dëshmojë para Zotit o para botës se populli s’i njeh kush janë kriminelët, kush janë çlirimtarët?
Në lutjet e tona të përditshme, shqiptarët nuk e përmendim atdheun. I lutemi Zotit, i kërkojmë falje për gabimet e bëra. I lutemi të na dhurojë pasuri, fat dhe mirëqenie. I lutemi të na shpëtojë nga e keqja, nga i mallkuari. I lutemi të na shpëtojë familjen; por vetëm lutje për veten vetjake. A e keni dëgjuar kënd të lutet për atdheun? Askush nuk na mësuar për një lutje të tillë. Nuk i lutemi Zotit që ai t`na shpëtojë kombin, atdheun. Nuk i lutemi Zotit të na shpëtojë nga zhbërja. Nuk i lutemi Zotit që të na ruajë kombin.
Viktimë është vetë historia
A është vështirë me jetue shqip ? ”Populli i vjetër,i nxjerrë njerëzit e mëdhenj,të cilët i dalin krah vendit të tij,krijimit të tij dhe historisë së tij. Ky është vetëm se fillimi .Kemi njrëz ne ! Kemi të dijtur ne! Historija e jonë gjatë shekujve na është vjedhur, na është përbaltur dhe na është përdhosur. Pa dëshirën tonë! ashtu na e diktonin dhe ne ashtu si të tillë ne e pranonim. E tani kur ne po e shkruajmë ashtu si ishte : Beogradi filloi të çmendet ! Tani kur ata menduan se fazën e përgjumjes sonë e kaluan me sukses,llogaritën në fazën e tretjës. Por Jo! I kemi të mëdhenjt tonë që as nuk flejnë e as nuk përgjumën,por shkëlqejnë nga lartësitë e kreshtave dhe i godasin me fakte përgjumësit tonë .
Viti 1999. Bota u trondit nga mizoritë serbe mbi një popull të pambrojtur. U nisën bombat e botës së civilizuar mbi një shtet halucinativ,mbi një shtet gjenocidal,vetëm e vetëm për të mbrojtur një popull të harruar,të lënur pas dore mbi 100 vjet. Instikti i së mirës i mblodhi të gjithë rreth një populli të pambrojtur,çdo gjë u bë Special për Kosovë.Edhe vaji i fëmiut kanadez ,atij japonez ,evropian e amerikan, si dhimbje për vuajtjet e moshatarëve të tyre në Kosovë,i mbushi sytë me lot të prindërve të tyre,të gjithë me një dëshirë: Të bëjmë diçka speciale dhe u bë speciale për Kosovë. Me jetue shqip !

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, me jetue shqip!, Sa vështirë është

GJENIU NIKOLLA TESLA ËSHTË SHQIPTAR

December 2, 2014 by dgreca

Një rast tjetër i grabitjes së kulturës dhe historisë shqiptare-arbërore prej serbëve dhe grekërve
Ne Foto: Nikolla Tesla me kostum popullor shqiptar, 1880./
Nga Fahri XHARRA/
Të dhënat që jepen për Nikolla Teslën sipas librit “John J. O’Neill, Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Trë, 2007 – Gjeniu pakufi: Jeta e Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëhere pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA në vitin 1943. Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në fushën e elektricitetit. Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884. Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?). Babai Milutin Tesla iu bë vonë prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore, afër Malit të Zi (kështu rrëfen propaganda serbe).
Nikolla Tesla e quanin të krishter ortodoks por më vonë në jetën e tij ai vetë nuk e pranonte veten si “besimtar në kuptimin ortodoks” dhe e kundërshtonte fanatizmin fetar. Domethënë botëkuptimet apo bindjet e tija fetare ishin të pasigurta në bazë të deklaratave që ai bënte për fenë (sipas libri i autorit J. J. O`Neil, 2007).
Ndërkaq në gazetën Vecernje Novosti – Lajmet e Mbrëmjes (ëëë.novosti.rs) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.
Kjo fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjështrën mbi origjinën e gjeniut Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, Dardania veriore. E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshtatit të asaj “Serbije Jugperendimore” nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.
Edhe babai i tij nuk dinte as të shkruante e as të lexonte serbisht….deri sa u bë prift ortodoks (?!) dhe mëpastaj u largua familjarisht për në Kroaci. Pse u larguan dhe pse në një fshat të Kroacisë? Në vitin 1879 Nikolla Teslës i vdes babai dhe në vitin 1880 dy xhaxhallarët e tij bashkuan paratë dhe e nisën për studime universitare në Pragë të Çekisë, të cilat vetëm sa i ndoqi dhe nuk hyri në provime.
Pikërisht në atë vit 1880, para nisjes për në Ceki, është edhe pamja e tij me veshje kombëtare shqiptare. Familja dhe ai vetë që e ka veshur kanë përdorur një kostum që ato e kanë zgjedhur me vullnet të lirë, para se ai të largohej për në Çeki, të ruajtur si një gjë e shtrenjtë, në kujtim dhe respekt të origjinës së tyre. Nikolla Tesla nuk e përfillte fenë e krishterë ortodokse, nuk e ndjente si të vetën, si një rit me të cilën ai ishte rritur dhe edukuar në familje. Ashtu si me grekërit, Nikolla Tesla është një tjetër rast i grabitjes së kulturës shqiptare prej serbëve.
Në vitin 1881, Nikolla Tesla shkoi në Budapest të Hungarisë ku filloi të punojë tek një ndërmarrjje telegrafike. Më 1882, ai filloi të punojë në Paris të Francës në degën e ndërmarrjes amërikane të shpikësit amerikan Tomas Edison. Në vitin 1884, vetë Tomas Edisoni e merr Nikolla Teslën të punojë në Nju Jork të SHBA. Në vitin 1886, ai shkëputet nga Tomas Edisoni dhe vazhdoi të patentonte shpikjet eletrike. Tërë paratë e fituara ai i investonte për eksperimentet që kryente.
Për shkak të ideve dhe shpikjeve të tija gjeniale (disa edhe për kohën e sotme), xhelozia e shkëncëtarëve të tjerë dhe paradhënësve, bënë që ai të veçohej dhe të mospërfillej me qëllim. Më 7 Janar 1943, në moshën 86 vjeçare, Nikolla Tesla vdiq i vetëm në një dhomë hoteli në Nju Jork. Dy ditë më vonë Zyra Federale e Hetimeve (FBI) mori tërë dokumentat dhe shkrimet që ndodheshin në dhomën e Nikolla Teslës. Më 12 Janar 1943, pas shërbesave shtetërore dhe fetare në nderim të tij me praninë e mbi 2000 njerëzve, trupi i Nikolla Telsës u dogj. Enigma e gjeniut Nikolla Tesla, i cili ndriçoi dhe vuri në lëvizje botën, vazhdon edhe sot të hutojë shkencëtarët dhe njerëzit në përgjithësi.

Filed Under: Featured Tagged With: ËSHTË SHQIPTAR, Fahri Xharra, GJENIU NIKOLLA TESLA

Si na mbytën në puse ! Si i mbuluam puset e vdekjes?

November 20, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
“Zoti ambasador, çka mund t’na thoni për këtë skenë tëtrishtueshme?” Ai iu përgjigj:“Ky është krim kundër njerëzimit”.
Shprehja haptas e ambasadorit Uaker më 16 janar 1999 në Reçak, në mbrojtje të së vërtetës,duke rrezikuar madje edhe vetveten, do të mbahet mend përherë. Deklarata e tij para gazetarëve,ishte humane dhe korrekte. Sikur ambasadori Uoker të kishte dhënë një përgjigje diplomatike, duke thënë se kjo çështje do të shqyrtohej dhe ndërkohë do të formohej një opinion (ashtu siç ndodh me shumë diplomatë), mendoj se sot, jo vetëm që ne shqiptarët e Kosovës nuk do ta gëzonim lirinë e pavarësisë, por është pikëpyetje se sa shqiptarë të Kosovës do të kishinmbijetuar dhe sa shqiptarë do të ishin në Kosovë sot.
Dhe çështja e Kosovës nuk mbeti ashtu si e deshtën Serbët .Por, krimi ndaj nesh nuk kishte të ndalur “Gjatë aksioneve të forcave ushtarake, paramilitare dhe policore serbe në një vit e gjysmë,para se këto forca të detyroheshin të tërhiqeshin nga Kosova, Kosova ishte një makth i vërtetë i vdekjes, dhunës dhe shkatërrimit.”…”Kriminelët serbë kanë përdorur taktikë djallëzore dhe të ligë, duke i zhvendosur viktimat nga vendet ku ishte kryer krimi në vende të tjera, shpesh shumë larg, me qëllim që të maskohet,
ose të vështirësohet gjetja dhe identifikimi i trupave të vdekur. Kjo metodë ishte përdorur në gjithë periudhën e luftës nga janari 1998 deri në qershor 1999.”
“Çdo mysafir ndërkombëtar duke përfshirë këtu edhe presidentin Klinton, theksuan
rëndësinë e gatishmërisë për të falur, nëse kosovarët janë për bashkëveprim me Evropën dhe SHBA-në në të ardhmen. Shumica e kosovarëve e kuptojnë ose do ta kuptojnë nevojën për të falur, por me një kusht të rëndësishëm: serbët duhet ta pranojnë atë që ndodhi!”
Ne falëm dhe falëm, por më e keqja që edhe e harruam .Harruam gjithëçka që ndodhi !
Zërat e të mbytyrve nëpër puset e Kosovës , mbeten pa u ndëgjur as një herë .
“Vëllai im ishte brenda në shtëpinë e tij kur erdhën njësitet serbe në fshat. Ai u përpoq të
ikte, por serbët e ndaluan. Gruaja e tij së bashku me shtatë fëmijët ishin fshehur në një zone malore, e quajtur Tërpesh. Serbët i lidhën duart dhe këmbët Sherifit dhe e hodhën në pus”.Kur Qamili u kthye në fshat pas një muaji, ai e gjeti Sherifin e vdekur në pus “ (nga libri )…. Zërat kumbojnë të përzier me zhurmën e vdekjes.
“ Gjatë verës së vitit 1999, pas tërheqjes së forcave policore dhe ushtarake serbe, UNHCRja mori raporte të shumta për trupat e vdekur që gjendeshin në puse dhe në varreza masive gjithandej në Kosovë. Pas shtatë muajsh ndihmë me rastet e viktimave të puseve, u zbuluan një sërë veprimesh kriminale të bëra kundër fëmijëve të pafajshëm, burrave dhe grave. Unë, për aq sa ka qenë e mundur, jam përpjekur të sqaroj se çka ka ndodhur me viktimat e gjetura në puse dhe në varreza masive. Kam takuar dëshmitarë, farefisin dhe fqinjët e viktimave. “ ( nga libri ).
Pse me hedhë në pus? Pse më mbyt kështu të lidhur? ( Thirrjet e atyre që duhej të vdisshshin në këtë mënyrë )
“Unë quhem Avdyl Kabashi dhe jetoj në Polac. Unë jam biri i Mustafë Kabashit (52-
vjeçar). Kur filloi sulmi, babai im ishte në fshat bashkë me tre nipërit e tij. Ne u përpoqëm ta bindnim që të vinte me ne në male, aty ku fshihej pjesa tjetër e familjes, por ai insistoi të rrinte që të kujdesej për shtëpinë. Më 20 mars 1999 në orën 4 pasdite, forcat serbe sulmuan zonën ku jetonim ne. Kur u ktheva në vendin ku jetonim, unë shkova tek pllaja nën shtëpinë tonë ku ështënjë pus. Kur Unë dhe kushëriri im, Salihu, u afruam, gjetëm pallton e babait tim. Pas pak, ne e zbuluam trupin e tij në pus”. ( nga libri )

“Unë quhem Bajram Kerolli dhe jam nga Polaci. Forcat ushtarake serbe kishin zaptuar
fshatin tonë. Mustafa, dy nipat e tij, dhe unë, ishim fshehur në stallën e Mustafës për dy ditë…. ndërsa Mustafa, i cili ishte më i vjetër dhe më i ngadaltë se sa ne u kap nga policia. Pas kësaj ne nuk e kemi parë më”.
“Unë quhem Havë Kuçi, jam 84-vjeçare dhe jetoj në Kotlinë. Me 24 mars 1999, forcat
ushtarake e rrethuan fshatin tonë. Neve, grave dhe fëmijëve, na dërguan në qendër të fshatit dhe na mbajtën aty. Më vonë ushtarët i tubuan disa nga burrat tanë dhe i detyruan të shkonin në drejtim të shpatit të malit. Biri im ishte njëri prej 22 meshkujve, të cilët u vranë dhe u hodhën në dy puse në shpat të malit. Tre nga ta ishin nipat e mi. Viktima më e re ishte një djalë 16-vjeçar”.
” Njërin nga bijtë e mi e kishin vrarë në fshatin tonë dhe e kishin hedhur në një pus.
Ai ishte vetëm 23- vjeçar”.(Ismet Loku, 50 -vjeçar nga Kotlina)
(Materiali eshte nga libi “Josef Martinsen ÇFARË NDODHI NË KOSOVË? 1998-1999”)

Gratë dhe fëmijët në autobus po qanin me zë për të dashurit e tyre.. .në pus mbytej pafajsia . Ishin netët e gjumit të pafjetur , dhe e nesërmja e harresës së madhe.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, puset e vdekjës?, Si na mbytën në puse ! Si i mbuluam

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT