• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Të lindet një njeri që e shkruan të vërtetën!

June 23, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,/
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat/
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,/
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta..”… si mendojnë turqit e sotit që ashtu të dehur që janë në epopea t`veta ,të na ndërrojnë mendjen , bindjen dhe të shkruarën si me libra ashtu edhe me jetën tonë, ta ndërrojmë dhe të kërcejmë në vallën e tyre të lavdisë mbi ne? – Periudha e Perandorisë otomane ka qenë pushtim, nga fillimi e deri në fund. Ky është qëndrimi i historianëve shqiptarë. Drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, Beqir Meta, dhe historiani Romeo Gurakuqi, i kanë kundërshtuar historianët turq, me argumente dhe fakte që dëshmojnë se shqiptarët kanë qenë vazhdimisht të shtypur dhe të detyruar që të bëjnë luftëra të përgjakshme, 500 vjet radhazi.
“Liri! – Po, liri dhe gaforrja gëzon,
por gaforre asht…
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!”… . “Turqit në Shqipëri dhe Ballkan kanë ardhur si pushtues. Shqiptarët kanë bërë luftërat më të përgjakshme, me kostot më të larta në historinë e tyre, si popull. Nuk mund të justifikohet pozitivisht fakti që disa nëpunës të Perandorisë paskan qenë shqiptarë, sepse ata ishin një pakicë e vogël. Ata nuk përfaqësonin interesat e kombit shqiptar, por ishin thjesht nëpunës otomanë. Turqit, sigurisht që kanë qenë timoni drejtues, forca dhe pesha e kësaj perandorie. Këtë nuk e vë në dyshim askush”, Ajo kohë ishte sipas Migjenit – liri e gaforrës !
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar……. “Qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në historiografinë e një vendi tjetër. Kanë gjithë të drejtën e zotit që të debatojnë me të gjitha termat e parametrat. Pastaj, sa të sakta dhe sa të pasakta janë ato, do të del nga rezultatet e këtij debati”, tha Meta. Ndërsa Gurakuqi tha se e vetmja ndërhyrje që mund të jetë e pranueshme, është zbatimi i kritereve shkencore.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re… e jo të zhveshë nga uni dhe identiteti ynë , e jo të na lind mjë komb të ri , një incest , një përbindësh të vetvetës që me kalimin e kohës ka për të përpirë tërë të kaluarën tonë. Nuk ka komb Kosovar e as gjuhë Kosovare. Nuk ka pjella të reja të rritura në inkubatorët e atyre që nuk munden me shekuj të na zhbënin , por që nuk ndalin së fabrikuari shiftarë , arbanas dhe tani kosovarë.
Historianët komentojnë se qeveria turke nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyj në historinë e një shteti tjetër, me qëllim zbutjen ngjarjeve që zgjatën 5 shekuj. Por , edhe të dalë një njeri që i thot boll marrëzinave shmitiane dhe nexhmedinspahiane.

Të lindet një njeri!
Me hyll në ball dhe që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë rrkajë… dhe të tregoj se : Osmanët kanë qenë pushtues. Beteja me shqiptarët ka qenë e përgjakshme ,dhe të na lerë të qetë në ardhmërinë tonë që na gëdhiu ashtu si nuk e kemi besuar kurr por punuar dhe ëndërruar gjithmonë. . Boll mo! “Shqipëria ka qenë për pesë shekuj e pushtuar nga perandoria osmane. Gjëja e parë që e kemi bërë ishte ndarja e një shteti të së kaluarës me një shtet aktual ,sepse për atëherë bëhet fjalë për një pushtim të mirëfilltë,”

Të lindet një njeri
nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri, … për një vazhdimësi historike ashtu si na ka hije , ashtu si e kemi përjetuar dhe ashtu si do ta kapim të ardhmën si vendas mijëra vjeçar , ashtu si do ta mbjellim farën tonë të re në gjuhën shqipe me një gjuhë që edhe perënditë flisnin.

“Shqipëria dhe të gjitha tokat shqiptare kanë qenë për pesë shekuj të pushtuara nga perandoria osmane. Gjëja e parë që duhet bërë është ndarja e një shteti të së kaluarës me një shtet aktual. Bëhet fjalë për një pushtim të mirëfilltë,” …. Të lindet një njeri që na e mbushë mendjen së pari neve.

( Migjenit dhe lajmeve të reja tronditëse ; falëmnderit për këtë që e shkrova)

Fahri Xharra
21.06.14, Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: e shkruan, Fahri Xharra, Të lindet një njeri që, të vërtetën!

Na të birtë e shekullit 21, të birtë e turpit !

June 20, 2014 by dgreca

Ne Foto:Botuar më 31 dhjetor 1912 nga “The New York Times” shihen shqiptarët duke u larguar nga Nishi./
Nga Fahri XHARRA/
Na të birtë e shekullit të ri,
vllazën të lindun e të rritun në zi,
kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë
edhe fatlumë
ditëm me thanë : “Pas shpalljes së Pavarsisë, më 1912, një gazetar anglez e pyeti Heroin e Popullit Ismail Qemali: – Si do t’i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut
me myslimanët e Shqipërisë së Mesme me ortodoksët e Jugut? Dhe Ismail Qemali ia priti:
– Mos kini frikë, zotëri. Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh përpara se t’i sillnin të huajt këto besime!”
Na të birtë e shekullit të ri,
filizat e një toke së rimun me lot,
ku djersë e ballit u dikonte kot –
se dheu ynë qe kafshatë e huej
dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej : “Sistemi policorë i UDB-së së Rankoviqit bënte trysni të ndryshme mbi shqiptarët (Në vitet e 50-ta shteti jugosllav kishte shpallur për objektiv një shoqëri pa shqiptarë), duke i shtypur dhe duke ua ngushtuar përspektivën, me çka synohej çshqptarizimi i Kosovës.)Si rezultat i këtj presioni, mjaftë shqiptarë u regjistruan si turqë dhe pati një rritje të ndjeshme të pakicës turke në Kosovë. Këtë process të deklarimit të dhunshëm të shqiptarëve si turqë e kundërshtuan intelektualët: Zekerija Rexha, Mehmet Vokshi, Skender Rizaj etj.”
S’duem, për hir
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”,
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis –
të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.:“Për ta shpërblyer poziten e udhëheqësve shtetrorë të ish-Jugosllavisë (për merita e tyre antishqiptare) u propozua që Çubrilloviqit ti jepet shpërblimi AVNOJ-it i cili u refuzua kategorikishtë nga antari i Akademisë së Shkencave të Kosovës prof. Fehmi Agani.
Edhe pas kësaj periudhe, sidomos pas Luftes së Dytë Botërore filluan aksionet e mbledhjes së armëve dhe formave të tjera të presionit me qëllim të detyrimit të popullatës për shpërngulje në Turqi.”
Na të birtë e shekullit të ri,
që plakun e lamë në “shejtnin” e tij
e çuem grushtin për me luftue
ndër lufta të reja
dhe me fitue…: “Më 1953 në Split u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, minister i punëve të jashtëme të Turqisë. Ata u moren veshë që të filloi shpërngulja e sërishme e shqiptarëve për në Turqi.. Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në baz të Konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë.. Kjo erdhi në shprehje të zbatohet menjëher pas prishjes së marrveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i sherbenin Shqipërisë u denuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë të cilët u derguan në kampin famkeqë të Goli Otokut.”
Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siq janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë.
S’duem me humbë
në lojë të përgjaktë të historis njerzore,
jo! jo! s’i duem humbjet prore –
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë:”Ç’do shqiptarë do të shpallej i rrezikshëm dhe I dyshimtë për sigurinë e vendit, sidomos intelektualët me të cilët i mbushën burgjet dhe pas kësajë u shpik kombësia turke.
Në periudhen kohore 1955-1957 si rezultat i marrveshjes “Xhentëllmene” pushteti serbë në proceset e montuara politike i rrahu brutalisht rreth 30 mijë shqiptarë, 300 prej tyre vdiqën nga plagët e marra.
Pushteti jugosllav krahas dhunës e gjunjëzimit ekonomik sulmonte thell edhe ndjenjat kombëtare, të kaluarën dhe traditen historike. Ai reduktoi hapjen e shkollave dhe të institucioneve arsimore e kulturore madje mohonte edhe prejardhjen e popullit shqiptarë.
Titistët në anën tjetër e bënë të veten, i përzuri mbi 18% të popullsisë shqiptare nga Jugosllavia për në Anadoll.”
Na të birtë e shekullit të ri,
me hovin ton e të ndezun peshë,
ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë
dhe për fitore kem’ me ra fli.: “Qeveria turke pasi mori informatat se është formuar shtabi jugosllav për shpernguljen e shqiptarëve e angazhoi Hulusu Kejmonin, për kontaktë me Jugosllavinë. Komunikimet ishin tepër sekret dhe u bënë përmes dokumentit turkë me numër dhe shifër tejet sekret nr. 3977/51, ku me këtë rastë Turqia inicion zyrtarishtë aktualizimin e konventës së vitit 1938. Turqia i kishte premtuar Jugosllavisë që shqiptarët do ti vendosë në vilajetin Mysh. “Pas të gjitha këtyre me 28 shkurt 1953, Koqa Popuviqi dhe Hulusu Kejman nënshkruan në Shkup një marrveshje të re sekrete, që në Turqi të shpërnguleshin të gjith myslimanet që jetojnë në Jugosllavi. Shtabi jugosllavë për dëbimin e shqiptarëve në Turqi u legalizua më 16 marsë 1955”..(Max Brym )„
( Migjeni dhe Historia e Dëbimit te Shqiptarëve : “Die Vertreibung der Albaner im alten Jugoslawien durch Tito und Rankovic “, jane për tu falemnderuar per kete shkrim)

Fahri Xharra 17.06.14 , Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: e turpit !, Fahri Xharra, Na të birtë e shekullit 21, të birtë

Dhimitër Pilika – pellazgollogu i madh i harruar dhe i internuar

June 12, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Ju kujtohet dredhëza e ëmbël e cila e ka për “mëri “që t`i rris dhe t`i mbaj farërat e saja mbrenda në trupin të saj ? E po edhe ne jemi të atillë që farën më të mirë nuk e mbajmë mbrenda por me kënaqësi ia “falim” dikujt tjetër, një kombi tjetër apo një shteti tjetër. .
Fjalën e kam për një njeri shumë të madh i cili nga “ dashamirët e kombit dhe shtetit” internohet në fshatrat e Lushnjes, ku edhe atje vazhdon të punojë. Kur ndodhi kjo, Lasgush Poradeci, miku i tij, do të shkruante : “Bretkosat e ugarit se ç’vranë drenë e malit”. dhe i cili nuk do të “vyen” deri paas viteve të ’90-ta, ku do të vazhdojë aktivitetin e tij dhe do të jetë një nga emrat më të lakuar në sesionet shkencore.. Dhimitër Pilika , një shtyllë e madhe e kombit , një shtyllë e lartë e trashëgimisë sonë historike pellazge, një dren i fuqishëm i shqiptarisë e i “mbytur” nga bretkosat llomotitëse të kënetave. Tmerr!
Dhimitër Polika lindi në Korçë më 30 prill 1923. Pasi mbaron Liceun Francez të vendlindjes fillon studimet pranë Universitetit të Sienës në Itali. Merr pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare në drejtimin e njësiteve guerile. Pas Çlirimit, në 1945 zgjidhet kryeredaktor i fletores “Zëri i rinisë”, në Korçë dhe bashkëpunon ngushtë me gazetën “Përpara” të Korçës. Jep mësim në shkollat e mesme të Korçës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës. Nderohet me dy medalje ari dhe i jepet titulli “Doktor” në histori dhe gjuhë shqipe pranë Fakultetit të Filozofisë, si dhe në romanistikë – helenistikë tek Fakulteti i Filologjisë pranë po të njëjtit Universitet të Pragës. Themelon dhe drejton “Seminarin shqiptar”, qendër e nderuar studimesh dhe kërkimesh albanologjike pranë Universitetit të Karlit në Pragë, ku ngarkohet si profesor me ligjërimin e mbarë disiplinave albanistike…. dhe vdes në spital në 31 dhjetor 2003, në mjerim dhe vetmi të plotë ( Vasil Qesari).

Do të lundroj me këtë shkrim t`imin ( me një lundër pra , sepse nuk kam më shumë mundësi ) mbi valët e një oqeani të madh të dijës dhe shkencës shqiptare . Një Oqean që të mbërthen dhe nuk të le të dalësh jasht , sepse është aq i madh , i qetë e plotë thesare , dhe shëtitja me një lundër është ndoshta edhe ofendim. Mbi këtë oqean të pellazgollogjisë , duhet ndërtuar anije të madhe e speciale për të nxjerrë nga thellësitë e tij , të gjithë thesarin nga një njeri i cili duhej të internohej nga bretkosat zë shterrura dhe llomotitëse.

Të flasësh për një njeri -njohës i shkëqyeshëm i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si dhe i mjaft disiplinave shkensore., është përgjegjësi e madhe por edhe krenari.

“Gjatë qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për gramatiken, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën “Shqipëria vend shqiponjash” në shqip, anglisht, frengjisht, rusisht etj…Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndsishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deriska e internojnë pa motiv në Myzeqe”… PO e dij se pse e kanë internuar: sepse gërvishti në plagën e pa shërueshme te fqinjëve (mohimin) : e kaluara pellazge e shqiptare .

“Fakti i panjohur deri tani se Fjala, që njeriu i globit tokësor përdor, nuk është produkt i një procesi evoluitiv të zhvillimit të njeriut, por një proces ku nje-riu ka marrë gjuhën të gatshme në përdorim si mjet i transmetimit të me-ndimit nga një Dije që vjen shumë e plotë dhe e saktë mbi ekzistencën “…. thoshte Petro Zheji. Pikërisht ky zbërthim dhe lexim i këtyre fjalive të ngurtësuar brënda fja-lëvë të gjuhëve të globit arrihet në saj të faktit se këto rrokje në gjuhën shqipe kanë kuptim sipas pozicionit që zënë brënda fjalisë (si emër, mbiemër apo folje). Ёshtё ky fakt qё e vendos gjuhёn shqipe nё bazamantin prej tё cilave kanё rrjedhur gjuhёt e botёs. Pra ёshtё gjuhё e parё.
Tashmë mbas zbulimit të Petro Zhejit puna gjigande e një tjetër korifeu, e Dhimitër Pili-kës, gjen rëndësinë e vërtetë.

Pasi kemi mësuar se është një moment e parё ku Njeriu i Tokës merr në për-dorim mjetin e transmetimit të mendimit Fjalën, si një mjet i bazuar në vet të Vërtetën e Ekzistencës, vjen momenti i dytë që shoqëron në vazhdimsi zhvi-llimin e tё parёs.
Pra, kjo popullsi qё bart Fjalёn zhvillon dhe vet Jetёn ku e pёrdor kёtё Fjalё. Pra punon (vjel tё mirat materjale nga natyra), dashurohet dhe martohet me partnerin, lind fёmijё, gёzon, lodron, konkuron, lufton e kёshtu me rradhё pra jeton Jetёn nё Shoqёrinё Njerёzore duke zhvilluar kёshtu, ngjarje pas ngja-rjesh, tё rёndёsishme e tё parёndёsishme, historinё qё zёvend nё memorjen e brezave si shpjegim i fenomeve qё kanё tё bёjё me tё Vёrtetёn e Ekzistencёs. Dhe i gjithё ky proces trashёgohet nёpёrmjet Gojёdhanave, Miteve, Le-gjendave, Kёngёve, Valleve, Veshjeve, Zakoneve e Traditёs nё pёrgjithsi e cila e ka formatuar tashmё brёnda vetes Tё Vёrtetёn e Ekzistencёs qё nё Lёmin e Historisё quhet Mitologji.
Kjo ёshtё arsyeja qё shqyrtimi i etnokulturёs nё pёrgjithsi tё çon nё pasqy-rimin e Mitologjisё sё Lashtё nё jetёn e asaj popullsie etnokulturёn e sё cilёs merr nё shqyrtim. Sa mё e pasur tё jetё kjo etnokulturё aq mё pranё Mitolo-gjisё Origjinale ёshtё ajo popullsi. Kjo ёshtё arsyeja qё sigurisht popullsia qё bart gjuhёn e parё bart nё etno-kulturё Mitologjinё nё formёn mё tё plotё.( Shënim Nga Eva Brinja )
***
Dhimitër Pilika një Dijetar i madh dhe i heshtur -për të cilin mediat franceze shkruanin me gërma të mëdha “Shqiptarët pushtojnë Francën”, ndërsa për të “shqiptari që korrigjon të folurën e francezëve”. Kryevepra,”Pellazgët origjina e jonë e mohuar” ( Shkaku i internimit të korifeut)
Lum` e lum` që kemi pasur Dhimitër Pilikën.!

Filed Under: Kulture Tagged With: - pellazgollogu i madh i, dhe i internuar, Dhimitër Pilika, Fahri Xharra, harruar

Të krishterët e pa krishterë!

June 5, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Dera e parajsës sigurisht duhet të jetë disi më e ndryshme nga ajo e Katedralës në ditën e e shenjterimit, që la jashtë ortodoksë shqiptarë, maqedonas e malazezë për të akomoduar priftërinjtë serbë dhe obsesionet e tyre tokësore territoriale e pronësore.(Ruben Avxhiu)
“Kur ushtarët serbë hyjnë në fshatin e vogël Korenica në Kosovë, ata nuk bënë asnjë diskriminim fetar, i vranë të gjithë burrat mbi 16 vjeç. 90% të tyre ishin katolikë dhe 10% myslimanë. Shtëpitë e tyre u dogjën e shkatërruan dhe kur prifti katolik shkoi të ankohet në komandën rajonale u dëgjua me tallje e kërcënime. Asnjë prej vrasësve, djegësve dhe ofenduesve nuk është dënuar apo çkishëruar nga Kisha Serbe.”
Misioni i feve është që të përçojnë tek njerzit mësimet e perendisë, në rrugë shpirtërore. Por;
-Kur Janullatusi i bekon eshtrat e fashatarëve musliman te varrosur para 100 vjetëve, të futur në një kuti si të krishterë dhe pastaj si ushtarë ortodoks grek, C’far është?
-Kur ndërtohet një kishë me një kosto marramendëse prej qindra miljona eurosh pa deklaruar burim financimi në një qytet prej një milion banorësh.Ç’far është?
-Kur i ftuari në shejtërim, kreu i kishës serbe deklaron se Kosova është zemra e Serbisë Ç’far është?
Pra ,ne shqiptarët duhet te ndajmë besimin e krishterë e të respektuar ortodoks me ortodoks-shovinizmin qe sot po gelon ne Shqipëri (Gjon Vuksani)
…Inagurimi i Kishës Ortodokse në Tiranë ka nxjerrë ne pah diskutimet mbi Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare…Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare ishte fryt i punës së Nolit por legjitimimi i kesaj Autoqefalie ishte rezultat i kembenguljes se Mbreterise shqiptare! Siç e dimë Noli iku nga Shqipëria në fund të vitit 1924 ndërsa Kisha mbeti Autoqefale gjithë viteve të Mbreterisë!Ata që e njohin historinë kombëtare e dinë se në ç`far viti është njohur dhe pranuar Autoqefalia e Kishës tonë Ortodokse nga Patrikana!…Si arriti Mbretëria shqiptare të mbeshtesë Kishën?! Këtë gjë duhet ta mesojnë politikanët e sotëm…nëse janë të interesuar kuptohet…(Ilir.Seci.)
“Nuk janë fajtorë Sllavët, sëpari duhet të gjykojmë vetën tonë pse :?! Shkurt-pamësia e disa historianëve nga Kosova dhe trevat tjera shqiptare, po i vejnë ne pikëpyetje masakrat e osmanlijve gjatë sundimit Osman. !Në vend që të gjykojmë sundimin turk për gjenocidin që krijoi mbi familjet tona ne atë e mbrojmë, ne nuk pranojmë të flasim, ose kemi trup ta pranojmë që stegjyshërit tonë ishin Ortdoks ose Katolikë, Kemi turp ta pranojmë qe kemi fara e dale nga fara e të parëve tanë, dhe që askush nuk na detyron të nderrojmë fe.
Ne nuk merremi me bazat dhe rrënjet tona, por mendojmë aq shkurt sa që behemi sikur jemi popull i lindur me Perandorinë Osmane. !…..….. Kishat ua dhuruam Sllavëve të Ballkanit dhe ata tani ndertojnë “historinë “ e tyre me kishat e stergjyshërve tanë…… sot Serbija , Mali i zi, Sllavët e Maqedonisë, po mburrën me një Histori kinse të tyre , por në fakt me ndërtimet tona, me djersën e stërgjyshërve tonë me gjakun e popullit tonë..?! (Musa Esati)
Kisha Ortodokse Shqiptare a mund të ringjallte Krishtin edhe pa kryepopin serb ?
Krishti nuk mëson vrasjen. Nuk rekomandon hakmarrjen. Nuk këshillon urrejtjen dhe ja këto janë arsyet që bindin se është dashur të mos ftoni në Tiranë një kryepop të popëve Antikrisht ,një Antikrishti për të kremtuar ringjalljen e Krishtit e i cilii u mësoi njerëzve dashurinë.
Ai nuk erdhi në Tiranë me flamur të bardhë të paqes, ose me flamurin e Krishtit, me flamurin e pendesës, por zbriti me flamurin serb. Si një nacionalist tipik serb. Ashtu siç do të kishte dashur të zbresë: Millosheviçi, Koshtunica, Dobrica Qosiqi, Arkani, Shesheli, Vuçiqi e Daçiqi.(Lis Bukuroca ) Frika e tij më e madhe duhet të jetë nëse ka vërtet Zot, nëse ka një ferr ku vuhet vërtet për krime. Nëse kthehet vërtet një ditë Jezu Krishti dhe nëse ajo që është shkruar në Bibël është vërtet fjalë e Zotit. Atëhere ai duhet të ketë shumë, po vërtet shumë shumë frikë.
Shenjtërim do të thotë përjetësim, si akt. Por kjo ceremoni duhet të ishte bërë jo nga individë antishqiptarë që e drejtojnë sot Kishën. Ky akt shenjtërimi nuk është i drejtë sepse u bë nga një njeri që nuk është shqiptar, kryepeshkopi Janullatos, i cili për më tepër thirri klerikë nga Greqia e Serbia. Për cfarë i thirri? Për të treguar se sa i fortë është, sa pushtete ka? Kryepeshkopi Irinej njihet për deklaratat e tij kundër Kosovës, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë, ndaj si mund të shenjtërojë një njeri i tillë Kishën Shqiptare, kur ai është armiku i shqiptarëve dhe nuk e njeh fare dhe nuk e do kombin shqiptar,” tha pasditen e sotme At Nikolla Marku, gjatë një bisede telefonike për KosovaPress.
Shenjtërimi i kishës ortodokse Shqiptare u kthye edhe në një demostrim force te klerit grekë në Shqiperi. Sikur në krye te kishës sonë do ishte një shqiptar as që mund të paramendohej të ndodhte nje dicka e tille .Siç u vu re ” eshte e padiskutueshme forca e kryepeshkopit shqiptar ne rangun e ortodoksisë shqiptare.Por as Greqia as Qipro,as Serbia, e as Rusia nuk duan të dine për të drejtën tonë që të jetojmë të lire e se bashku si Shqiptare.Keto shtete nuk e njohin pamvarsinë e Kosovës ….dhe këtu lindin shumë pyetje për ortodoksët e vërtetë Shqipetar\:Cili eshte vizioni juaj ortodoks? Një ortodoksi shqiptare qe flet greqisht? Cilet jane miqët e bashkëvellezrit e besimit tuaj? Armiqët e Kosovës janë vëllezërit tuaj? (Altin Kocaqi)
Ky Antikrisht nga dhjetë urdhëresa qëndrore biblike, ka shkelur shtatë. Nuk dimë a ka shkelur kurorën, pra të shtatën. Nuk dimë a ka respektuar të pestën, a ka dashur prindërit e vet. Dhe nuk dimë a respekton ditën e pushimit, të shtatën, popi serb është bashkautor ideologjik i të gjitha mjerimeve shkatuar në Kosovë. Ai që nuk beson dhjetë urdhëresat, nuk mund të konsiderohet i krishterë (Lis Bukuroca )
Ky ishte një mllef i shprehur për të krishterët të pakrishterë!

Fahri Xharra
04.06.14 , Gjakovë

Filed Under: Komente Tagged With: e pa krishterë!, Fahri Xharra, Të krishterët

I madh është kombi ynë !

May 27, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Në Mbretërinë e shtazëve fisnike e kisha përmendur Tigrin të cilit i kam lakmi se si e udhëheqë llojin e vet; se si i mbronë kufinjt e mbretërisë se tij dhe se si është i sigurtë në jetën e tij dhe të klanit të tij. Kufinjt i cakton në mënyrën e tij dhe nuk ka as lua ,as antilopopë e as edhe ndonjë çakall që mund të shkelë mbrenda vijës kufizuese. Por, shkenca deri më sot nuk ka mundor të vërtetoj që ndonjë nga bijtë ,bijat ,nipat apo mbesat e tij t`i jep favore hijenës apo çakallit për të “kullotë” lirëshëm në tokën e tyre të për(para)caktuar.
“Kur prishet karakteri, zbehet inteligjenca. Mirë, po ç’lidhje ka inteligjenca me prishjen e karakterit? Historia na jep plot shembuj njerëzish pa karakter, por inteligjentë e të talentuar. Sipas meje ka lidhje dhe, përpara se ta argumentoj, po e bëj të qartë se e kam fjalën kryesisht për inteligjencën e asaj kategorie që quhen intelektualë të shekullit XX – XXI, por karakterin dhe inteligjencën të shprehur në veprat e tyre publike, në “përdorimin publik të arsyes” (F.L.) për mohimin e çdo gjëje shqiptare. Kur prishet karakteri, zbehet inteligjenca. A me të vërtetë jemi me aq karakter të prishur sa të na zbehet aq shumë inteligjenca deri në atë masë, sa që nga populli ynë të sajojmë një “bastard” kombëtar? Ta vesh në pikëpyetje rrënjën dhe vazhdimësinë unikate të kombit, më duket kulmi i papërgjegjësisë individuale si “shqiptar”, si “njeri” dhe si “intelektual”.
Autorët për të cilët e kam fjalën në këtë shkrim (albanisches-institut.ch )” nuk mëtojnë të testojnë metodën dekonstruktive të Derrida-së mbi kurrizin e historiografisë shqiptare, por thjesht ndiejnë detyrim të marrin anën për një historiografi objektive dhe të dijes, për një histori “ad fontes”, për një histori të burimeve ashtu siç janë edhe atëherë kur ato burime do të thyenin ëndrrat tona romantike duke na përplasur para pasqyrës e duke na dhënë një identitet krejt ndryshe nga ai tek i cili kemi besuar tërë jetës.” Çka paskemi pas besur tërë jetën?
Po ,nuk kemi dijtur asgjë. Nuk na e linin shkollën. Edhe ata pak njerzë që dinin pak nuk guxonin të flitnin:
– “Asnjëri nuk ka guxuar të pohoj që poemat epike, të ashtuquajtura të Homerit, ishin rapsodi pellazge (të ndryshuara dhe transformuara nga pushtuesit grek) dhe se heronjtë e tyre (Akili, Uliksi, Agamemnoni, Priami, Parisi, Hektori, Enea, janë heronj të përdorur për ti’ shërbyer qëllimit të pushtuesit grek) nuk ishin Greke…..” Kemi guxuar ta themi? Çdo gjë ka funkcionuar në shërbimin e kanosjes , mospërhapjes dhe likuidimit… por sot kur guxojmë e faktet janë në anën tonë? Por sot kur guxojmë të flasim i kemi “Institutet” ato që nuk na”lejojnë” të flasim.
Ata janë të vetëdijshëm se mund të “akuzohen me gjithfarë epitetesh nga ata që janë mësuar ta shkruajnë historinë si ep ose si këngë dasmash folklorike, por për hir të një katarsi të nevojshëm në shoqëritë tona po e marrim parasysh rrezikun e fyerjeve të mundshme dhe në emër të së “drejtës objektive “bëjnë thirrje për një histori objektive dhe pa urrejtje. Cila qenka urrejtja? Pse ajo urrejtje? Unë të mohojë vetvetën në mënyrë që mos të ngjalli “ urrejtjen” e atyre që ahtu e ashtu më urrejnë. Unë të katandisem nëpër stepat e harruara të mendjës së prishur ,sepse dikujt ashtu i pëlqen?
Unë të besoj dhe të harroj të kaluarën dhe t`a mohoj vevetën me qëllim se dikush paska thënë: “Pierre Carlier në studimin e tij “Rois illyriens et “roi des Illyriens”” i ka konfirmuar edhe më bindshëm këto rezultate duke shpjeguar se pikërisht kjo mungesë e fakteve materiale (? f.xh.) është arsyeja se përse mbi perandoritë mbretërore ilire ekzistojnë aq pak fakte (me përjashtim të disa monedhave në greqishte dhe latinishte), gjë që pamundëson krijimin e një historie më pak spekulative rreth rolit të ilirëve në kohë të caktuara (Carlier, Rois illyriens et “roi des Illyriens”Hammond, The Illyrian Kingdoms, circa 400 – 167 B. C., ABSA 61, 1966, 239-253.” (albanisches-institut.ch).
Mirë pra, Zotërinj !(Albert Ramaj, teolog dhe filozof, Drejtor i Institutit Shqiptar të St. Gallen-it (www.albanisches-institut.ch).Nuri Bexheti, historian, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe udhëheqës i programeve për Histori pranë Institutit Shqiptar të St. Gallen-it. Xhemal Nuk paska fakte tjera për Ilirët dhe mbretërit e tyre? Apo ,ndoshta ky është karremi që don të më hudhë në botën e të paorigjinëve.? Jo ore ,unë edhe na të gjithë e kemi prejardhjen tonë shumë mirë të definuar ( Keni dëgjuar për Kulturën e Vinçës ?)
Sa keq, deri sa të tjerët kur po e studjojnë këtë Kulturë të Vinçës po thonë që Europa është krenare që i ka Shqiptarët në gjiun e saj ; ju humbni kohë dhe na ç`orientoni me librat e juaj dhe na sjellni në gjendje depresive për të kaluarën tonë. A jemi duke e kujtuar me dhëmshuri të kaluarën tonë? Pse na e humbni kohë e artë të së ardhmës?
E dijë ,nuk jetohet vetëm duke shikuar nga e kaluara; por, për ne shqiptarët kjo është e domosdoshme, se pa e dijtur mirë të kaluarën nuk mundemi ta ndërtojmë të ardhmën tonë të sigurt. Kur disa të huajt dhe disa të tanët po mundohen edhe sot të na tjetërsojnë ,atëherë po na jep më shumë guxim të mirremi edhe më shumë me të kaluarën tonë. Kush po mundohet të na shkelmon historinë,pra ?
Shkencëtar të Nderuar të Institutit , nëse Diokleciani dhe Justiniani janë figurat që sigurojnë vijimësinë e traditës pellazgo-iliro-dardane, mbretër të cilët kontribuojnë që Dardania të ngrihet në djepin e fundit dhe më me rëndësi të kulturave antike , askush “in silentio” nuk provon të ushqejë tezën e supremacisë kosovare ndaj trojeve të tjera shqiptare, por me zhurmë të madhe bile ,të mbrojë supremacinë shqiptare mbi të tjerët. Kjo është vetëm një pjellë e imagjinatës suaj të kalbur dhe qëllimkeqe . A edhe këtu aq poshtë po bini?
Jeni shumë të gëzuar kur thuani se: “historia për proceset e kohës osmane shkruhet nga disa , pa pasur ndonjë ide që vetëm në mes të viteve 2001 dhe 2007 janë botuar së paku 50 studime në anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, libra që sjellin burime të reja dhe të detajuara dhe që demantojnë interpretimet e shumta të viteve të pas Luftës së dytë botërore . Çka demantojnë ato 50 botime? Edhe pse nuk i kam lexuar , por duke u nisur si mbas një rregulle në shkencën e të menduarit logjik konkludoj se ato janë totalisht antishqiptare. Pse janë antishqiptare? Sepse ato juve ju pëlqejnë e ju me krenari i përmendni duke munduar të na bindni në shtembërimet që mundohen ta” bindin” botën.
Edhe unë me shkrimet e mia iu” drejtoj një kritikë të ashpër universiteteve shqiptare dhe institucioneve të tjera arsimore, të cilat, sipas mendimit, janë bërë instrument i historiografisë tendencioze serbo-greke, sidomos për faktin që me injorancën e tyre këto institucione famën antike ua kanë lënë pa të drejtë grekëve (Buxhovi, Kosova, libri I, f. 270). Qenka bindje narcisoide të bëhët thirrje për një historiografi shkencore, të pastër dhe objektive. ? Nëse del në mbrojtje të historisë , historisë sonë të vjedhur , a edhe kjo qenka narcisoide?
Edhe unë, edhe të gjithë ne : Historianët e tjerë, ata që etnogjenezën shqiptare e shohin ndryshe nga ajo që është , i fusim në shportën e albanofobëve. E edhe më keq.
Bota e ndershme e shkencës thot: Benloew, shkruan: “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër ekontinentit tonë, së bashku me atë të Baskëve”. Benloew flet për kombin shqiptar. “Greqia përpara grekëve” është një studim linguistik dhe etnografik i shkruar përpara një shekulli. Autorë të shumtë të huaje kanë trajtuar çështjen pellazgedhe shqiptare dhe njëkohësisht kanë komunikuar midis tyre, por edhe me intelektualët shqiptarë të kohës, kudo që ata ndodheshin nëpër botë si andej edhe këtej Adriatikut. Benloew shkruan: “prej shumë vitesh kam besuar se në një numër emrash gjeografikë dhe historikë apo parahistorikë të Greqisë së lashtë, kam hasur tregues të një popullsie zanafillore më të hershme se Helenët. Një ditë, ndërsa shihja fjalorin e shqipes të Xylanderit hamendësimet e mia, sipas mendimit tim, arritën një farë shkalle gjase, për të mos thënë edhe më shumë. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave të përveçëm, të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm, të tillë si Male, Pilos, Andani, Olimpi” ( Greece before the Greeks – Louis Benloew ,Paris 1877 ) “
Ju shkelmues të historisë lexoni edhe këtë:” Po te kthehemi në parahistori,para se rapsodët homerikë t`u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjik, para se të shkruhej gjuha greke jetonte një popull i njohur me emrin Pellazgët…Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri me sot nga kjo racë e fuqishme e parahistorike…. Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit,se grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazgë eposin e tyre të shquar….Është tragjedi e madhe tej çdp përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje e cila meriton të quhet skandal i qytetërimit europian. Nuk është për t`u quditur që pushtuesi ottoman ndalonte çfarçdo lloj gërmimesh në tokën shqiptare që mund ti kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme.. .(George Fred Williams, 1914)”

Filed Under: Opinion Tagged With: është kombi ynë !, Fahri Xharra, I madh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT