• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse deshën të mbetemi shtet dhe komb Bonsai?

May 19, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Bonsai është art në veti , dhe mendohej se vjen nga Japonia ; por në të vërtetë origjinën e ka nga Kina,e e cila pastaj përhapet drejt lndjes në Kore dhe Japoni.Arti bonsai është përhapur nëpërmjet të priftërinjve Buddhist të cilët e dëshironin të “jashtmen” ta kultivojnë në mbrendinë e tempujve të tyre. Nga vizatimet e vjetra dhe dorëshkrimeve të kohës , mësohet që pemët (drunjtë) “artistik” të govatëzës janë kultivuar në Kinë rreth viteva 600 psK. Ka shënime që tregojnë se drunjtë në poqe ishin rritur po në Kinë dikur herët rreth mileniumit të parë ,para epokës sonë.Drunjtë Bonsai në Japoni janë parë së pari rreth shek .të 12 -të. Bota i falemnderohet artistëve kinez dhe japonez për ruajtjen e artit , këtij arti të bukur duke e mbajtur gjallë për mbi 2500 vjet, sepse pa entuziazmin e tyre,traditën artistike dhe punën e mundishmshme që kërkon shumë durim, ne sot nuk do të ishim dëshmitarë të teknikës Bonsai. Edhe pak fjalë për manipulimin me gjene të pemëve e cila i ka rrënjët në traditën buddhiste Zen. Një gjë duhet ta kemi parasyshë e të mos i përziejmë teknikat Bonsaj dhe asaj te shkurtabiqësisë ( bërja xhuxh e diçkafit) sepse kjo nuk e stërkeqë bimën e drunit por ia ruan përpjesitimet e sakta të saj.
Por , pse unë e morra teknikën Bonsai , çka më hyri në punë në shkrimin tim ? Sigurisht që e gjeta ngjashmërinë me dëshirën e “artistëve “ grabitçarë fqinj , të cilët deshën të krijojnë një Bonsai shtet dhe në të njetën kohë një Bonsai Komb.
A kemi fakte , pyetet pesimisti. Po .Jeta dhe gjendja ku jemi ,shpërndarja e e jonë gjeografike, zotërimi i km2 në pronësi t`tanën dhe numri i banorëve që ngëthejnë këto toka , plotësisht e vërtetojnë që kemi mbetur popull me shtete Bonsai. Pra , të krijuara artificialisht. Nuk jemi popull xhuxh, por nuk ishim as mbi një tokë xhuxhe . Por u bëmë Bonsai!
Të fillojmë dhe t`i numërojmë në mënyrë që mos t`i harrojmë . Kur i erdhi fundi një pushtuesi të madh në hapësirë dhe në kohë , neve nuk guxonim që t`i gëzohemi as robërije , sepse filluan planet tjera të skllavërimit dhe të zvoglimit tone shpirtëror dhe territorial .
Kongresi i Berlinit 1878 , coftina otomane heshtëte. Konferenca e Londrës 1913 , fqinjët shumë të zhurmshëm dhe Europa e frikësuar nga Rusia e coptoi token e Arbërit. Konferenca e Parisit 1920 , deshti që të krijon një shtet xhuxh: humbën rregullat Bonsai. Konferenca e Lozanës 1924, tmerri tjetër.
Por , a u kënaqën grabitësit me këtë coptim ? Jo. Donin edhe më ,që tokat tona të ishin pa ne. Filluan “ pazarimet” në mes të ish “pronarit” me “pronarët “e rinj . Atij “ pazari” i thonin ,secili në vend të vetin . Muslimanët në Turqi ! Ortodoksët në Greqi ! Latinët,? ( herët ishte për ta).

“Konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938 dhe marrveshja Jugosllavi-Turqi-Greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si Pakti Ballkanik e nenshkruara ne Ankara .Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë “barazie” me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë. Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) Në dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.( pashtriku.org) .
Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike siq është marrëveshja “Xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme,prap na japin një pasqyrë shumë të mirë për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptarë siq janë: Fehmi Pushkolli në vepren “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif Bajrami “Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile Basha “Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencore të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shum të ndishme për popullin shqiptarë. Të gjitha këto vepra dhe shum dokumente tjera të cilat do ti përmendim në fucnot janë të lidhura me marrveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të sajë. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serbë u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyr të organizuar nga vet shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. “……
Dhe kështu vazhdoi , dëshira për të na bër shtet dhe popull Bonsai

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, komb Bonsai?, Pse deshën, të mbetemi shtet dhe

Fol Akademik Qosja , fol tani kur duhet!

May 15, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Me shkas : “Priftë ortotodoks serbë me forca të shumta policore malazeze kanë vërshuar në fshatin të banuar kryesisht me shqiptarë, Martinaj të Gucisë duke tentuar që mbi themelet e Kishës së vjetër katolike të ndërtojnë një kishë ortodokse.
Si kundërpërgjigje të këtij veprimi nga ana e malazezëve priten protesta nga ana e shqiptarëve, raporton portali “Malësia jonë”.
“Nuk më befasonte që serbët e urrenin islamin por u shtanga që ata e urrenin edhe kishën tjetër të Krishterë. Nuk e pritja që katolikët shqiptarë ishin më shumë të urryer nga sllavët se myslimanët ( E.Durham, Londër 1920). ”Urrejtja serbo-ortodokse ndaj katolikëve u pa me 1913 në Luftën Ballkanike kur Malaziasit në emër të çlirimit të krishterëve e sulmuan kishën shqiptare të Mazrekut duke shkatërruar çdo gjë bile edhe freskat e të shenjtërve në muret e kishës (E. Durham). “Me 1913 një numër jo i vogël ushtarësh të prirë nga një Pop Ortodoks e rrjepën për së gjalli deri në vdekje Luigj Palin, prift françeskan shqiptarë nga Gjakova, sepse nuk kishte pranuar të kryqëzohej në ortodoks (E.C. Helmreich, The Diplomacy of Balkan Wars, 1983 Harward) (F.Xharra: “Marrëveshja shekullore Turko-Serbe për shfarosjen e Shqiptarëve!”) Fanatizmi serb dhe racizmi i tij anti-shqiptar së bashku me anti-shqiptarizmin turk, herë veçmas e herë së bashku; bile edhe sot është aktiv…“ Këmbëngulja për t’mos u shkëputur nga thelbi i së keqes, do të çonte herët a vonë te e vërteta e hidhur se gjithmonë është e njëjta Serbi “(Ismail Kadare – Mbi krimin në Ballkan).
Fol Rexhep Qosja! E di se përse e kam fjalën ! Tani kur qyqet sllave po rifillojnë të këndojnë këngën e tyre të vjetër , tani na duhet fjala e jote me peshë . Fol i nderuar , se bota i pret fjalët e të mëdhenjëve të shkrimit , poltikës ditore nuk i zë besë!
Ju e dini fort mire qëllimin sllav dhe lojën e tyre me shqiptarët , ju e dini që “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. “ (Vesnik Srpske Crkve”) se me muslimanët shqiptarë e kanë më lehtë.” Sepse me shqiptarët muslimanë e kemi më lehtë”.- këshu thonë sot e gjithë ditën.
Ndarja e Shqipërisë pas 1913 -tës ishte një favor shumë i madh për Serbinë ,por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokava tona e donte një “marifet” të menaxhimit në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut.
Ju e dini , Zoti Akademik që “Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin. Katolicizmi në këto anë është zgjëruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë. . . Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë. ” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”). Këto janë thënjet e tyre jo të mijat ¸por unë iu besoj shumë në qëllimet e tyre.
Ju jeni njeri me ndikim , prandaj shprehuni , folni sepse e keni ditur që :” Me 20 Mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjeves mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 Shqiptar Katolik, të ashtuquajtur Laraman apo Katolik te Fshehur, jetonin aty. . Kur mbërritën Serbet, me qindra nga këta Laraman deshtën që haptazi të deklarohen që janë Katolik. Kur përfaqësuesi i shtetit serb të instaluar rishtas dëgjoi për këtë, tha: “Ose mysliman ose Ortodoks. Jo katolik!”.
Po pse, ose musliman ose ortodoks ? Nuk e keni kuptuar Zoti Rexhep Qosja ?.
”Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane , janë dy mundësi : ose të bëhet Sanxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. . Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte. ” Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore , atëherë e kemi më lehtë me ´ta. (Çubrilloviq). Por kjo do kohë”
Unë mendoja dhuna dhe zbrazja e tokave me dhunë për momentin nuk është opcion falë rrethanave të reja në botë , por ja që ka filluar në Malin e Zi .Por ja që ne heshtim!
Nuk të ha palla për Plavë e Guci , për Hot e Grudë? Po Vuthajt athua si janë ?
”Po unë si shqiptar apo ti gjithashtu si shqiptar që rastësisht i kemi takuar besimit musliman , ne pranojmë që bashkëkombasit tonë shqiptar të fesë katolike t´i katandisim nëpër botë , dhe në këtë mënyrë të bëhëmi bashkëpjesëmarrës në çfarosjen e një pjeseje të madhe kombëtare , të jemi në vijën e Serbisë. ? Jo. Unë jo. Por as Ti ,jo!
Tek e fundit shqiptarët katolik nuk janë një mallë tregtar, me të cilët ne mund të bëjmë tregti. ! ( F.Xharra :” Katolikët shqiptarë dhe Serbia! , 16.01.14)”
”Në momentin kur këto toka mbesin terësisht muslimane , janë dy mundësi : ose të bëhet Sanxhaku i dytë i Novi Pazarit ose lehtësohet shpërngulja e tyre nëpër botën islame. . Çubrilloviqi në projektin e tij thoshte. ” Pasi që shqiptarët të binden që i takojnë një bote tjetër asaj lindore , atherë e kemi më lehtë ´ta. (Çubrilloviq). Sa na duhet neve që të kuptojmë që ne nuk i takojmë një boteje lindore,? se si e thoshte Naimi që Dielli i shqiptarëve lindë në Perëndim. A pajtoheni ?
Edhe pse K. Jereqek i përshkruante shqiptarët “popull i vjetër me kulturë qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rëndësishëm edhe për Ilirët; sllavët medoemos e bënin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarëve, herë ndaras e herë në bashkëpunim. Pra ?
Kam shumë pyetje , të cilat e shprehin një hall të madh mbarëkombëtar Zotëri i Nderuar!
Me shkas : “Priftë ortotodoks serbë me forca të shumta policore malazeze kanë vërshuar në fshatin të banuar kryesisht me shqiptarë, Martinaj të Gucisë duke tentuar që mbi themelet e Kishës së vjetër katolike të ndërtojnë një kishë ortodokse.
Si kundërpërgjigje të këtij veprimi nga ana e malazezëve priten protesta nga ana e shqiptarëve, raporton portali “Malësia jonë”.
Serbia aspak nuk brengoset që sot nuk mund të përdorë të njejtën metodë si atë të viteve 1913 ,për pranimin e “ fesë së vërtetë “ (sllavo-ortodokse fxh), sepse po tenton në mënyra tjera të ralizon qëllimet e veta. Pse ne sot duhet të jemi “ altoparlanta” (zërritësa dhe zëdhënësa) të Serbisë?. E mëndojmë këtë ?
:“Serbët ishin armiqët e betuar të malësorëve katolik(. . . )serbët kishin një urrejtje shfrenuese ndaj katolikëve shqiptar. ” (Magazin für die Literatur des Auslandes ,1843 )
“Ndërkaq një historian i shekullit XIX shkruante se ,serbët i urrenin shqiptarët katolik ,për dy arsye, e para se ata ishin pengesa e parë dhe e fundit e tyre në realizimin e politikave te tyre doktrinare-religjioze ne mbeshtetje te Rusisë dhe përkrahjen herë pas herëshme te Turqisë, dhe se dyti se ata e sidomos kleri i tyre mesonte brezave te kaluaren dhe mbanin trashegimin e saj ne origjinalitet. “
E ndajmë të njejtin mëndim , besoj? Fol Zoti Rexhep Qosja!

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Fol Akademik Qosja, fol tani, kur duhet!

Arbanasi në Zarë -fshati shqiptar në Kroaci!

May 12, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar e shihja ne TV e Zagrebit ,Z. Hërvoje Macanoviç , i cili vazhdimisht fliste për kulturën e sportit por nuk e dija që ishte shqipëtar i fshatit Arbanasi afër Zarës . Në teatrot e Kosovës po në ato vite luhej drama “Nita “ e Josip Relës, po ashtu shqiptar nga Arbanasi. Na u bë e mundur që të dijmë që se në qytetin bregdetar të Dalmacisë , në Zarë jetonte një komunitet shqiptarësh, dhe ende flitnin shqip. Që kur ? gati që 300 vjet flitej edhe shqip , dhe nuk harrohej shqipja.
Po në vitet e 70-ta , shumica nga ne mesuam që … Prof .Idriz Ajeti në vitin 1958 e kishte mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë..Dhe sot lexoj (në burimet kroate) që studjimin më të thellë të zhvillimit historik të të folmes se shqiptarëve të Zarës e kishte bër Prof. Idriz Ajeti duke e krahasuar deri në imtësi me të folmen shqipe të fshtrave shqiptare në Krajinë (Kroaci) ( shqiptarët e ardhur nga Zara në Krajinë, Burimet kroate )
Thuhet dhe është e shkruar që shqiptarët kishin ardhur këtu :“ Arbanasit e Zarës u zhvendosën nga vendlindja e tyre e rrethit të Liqenit të Shkodrës , në fshatin (e quajtur më vonë ) Arbanasi duke i falëmnderuar kryepeshkopit të atëherëshëm të Zarës Vicko Zmajeviç me qëllim edhe të ringjalljës së këtyre viseve të shkreta të rrethit të Zarës.(Burime kroate)
Vetvetiu të lindin pyetjet dhe sinçerisht të iu them që nuk e di përgjegjën . Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut ? Ikën nga turku , këtë e dimë por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të herëshëm të atyhit ? pastaj më lartë lexuam që «disa « nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë . Pse mu në Krajinë ? A mos u tërhoqën njëri nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo?
» Enjo Gërdoviç, kryetar i shoqatës së Shqiptarëve të Zarës (Tetor 2010) pati thënë – Ne duam që gjuha (e folmja ) e gjyshërve , etërve dhe para-ardhësve tanë por edhe asaj të Vicko Zmajeviçit të mbetet e gjallë edhe pas nesh(- Želimo da govor naših djedova, očeva i naših predaka, ali i nadbiskupa Vicka Zmajevića, ostane živ i poslije nas.) . Nuk duam që të jemi brezi i cili e ndërpreu traditën e të folmës sonë dhe për këte e kemi filluar një shkollë në të cilën fëmijtë tanë , gjuhën shqipe mund ta bartin fëmijve të tyre. Ai e spjegonte se si ishte fjala për dygjuhësi . Ai shtoi se Arbanasët e Zarës janë shtetas kroat të cilët e dinë mirë prejardhjen e tyre, dhe që janë nga viset e Kryepeshkopatës Katolike të Tivarit ( Brisku , Shestani etj) ( burimi: Arbanaški govor u Registru nematerijalne baštine RH .Anamarija Bilan , 2010 )
Në vitet e herëshme e dëgjonim edhe Gjani Marshanin duke kënduar , dhe shushuritej që është arbëresh i Zarës .Por më tepër, ne nga turma nuk guxonim të dinim.
Si zakonisht si popull i madh që jemi , nga ne dalin dhe rriten koka të mëdha që e trondisin vendin po aty të mërguar.
Nga një fshat, fshat i banuar dhe i gjallëruar nga shqiptarët e rrethit të gjerë të Shkodres -Arbanasi kanë bërë krenari në Kroaci :prof.dr.sc. Hrvoje Mazija, professor emeritus. Pavle Deshpali, dirigjent, kompozitor, Valter Deshpali ,profesot i muzikes ne Akademinë e Zagrebit: mons. Simeone Duca (Šime Duka)- një kohë edhe sekretar i arkivit të Vatikanit, dhe ndihmëtar i madh i Zarës dhe Arbanasit.: • Giuseppe–Pino Gjergja, lojtar dhe trajner i basketit.: Josip Gjergja politikan dhe diplomat kroat:këngëtarët, :Mladen Grdović,Tomislav Ivčić ,Vedran Ivčić .dr Ratimir Kalmeta ,( gjeografi i njohur kroat, dhe më i madhi i shkencave të gjeografisë kroate,gjuhëtar, pedagog dhe publicist)., Bozhidar Kalmeta ,(politikan kryetar i Zarës dhe minister në qeverinë kroate,) Bernard Kotlar kantautor,Hrvoje Macanović , babai i gazetarisë së sportit kroat, msgr. Ivan Prenđa – i 68 -ti kryepeshkop i kryepeshkopatës së Zarës ,Dushko Mateshiq . Ivica Mateshiq(Diplomat ushtarak në Romë, Prishtinë Shkup,) dr. Kruno Kërstiç ( sociolog, redaktor i enciklopedisë kroate, autor i fjalorit të folmes së shqiparëve të Zarës, dr. Aleksandar Stipčević – profesor emeritus , albanolog,dhe të tjerë e të tjerë nga jeta kulturore ,poliitike gjuhësore dhe katolike-fetare të Kroacisë. Herëve tjera do të njihemi më shumë për këta shqiptar të Kroacisë , që ende flasin shqip.

Filed Under: Komente Tagged With: Arbanasi në Zarë -fshati, Fahri Xharra, ne Kroaci, shqiptar

Kopshti zoollogjik i serbëve: Shqiptarët!

May 8, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Atëherë kur menduan që e pati Shqipëria , iu desht të japin edhe një arsyetim karshi botës “se Shqipëria është një kopsht zoollogjik “ dhe se shqiptarët janë bisha dhe aty e kanë vendin .Por Turqia nuk tërhiqej , coftina e Ballkanit kurrësesi të shkoçej nga ne.
“ Veçernje Novosti” e përditëshme serbe me 15 Nëndor 1912 shkruan me titull të madh “Çka kërkon Sërbia?” . Presidenti i qeverisë serbe të Pashiqit ia praqet gazettes Tajms kërkesat e Mbretërisë Jugosllave dhe ndër të tjera thuhet : “ Serbia e do bregdetin e Adriatikut shqiptar nga Lezha deri në Durrës si dhe tokat tjera deri në Gjakovë dhe gjithashtu tokat nga Gjakova deri në Ohër”!
“Sot, kancelaritë europiane po e kërkojnë formulën dhe zgjidhjen se çka të bëjnë me Arbanasit e pa kulturë , pa ndjenja nacionale, pdhe të pa traditë kombëtare….Por për Sebinë është i rëndësishëm deti , po aq sa janë të rëndësishme mushkëritë për njeriun e gjallë …. Deti ! Po aty është fjala dhe i tërë plani strategjik dhe taktik I udhëheqësve tanë . Aty është e tërë poltika e diplomatëve tanë (Politika, 19.11.1912) Serbia mundohej të bindë botën se jo vetëm që deti iu takon atyre por e kishte edhe një qëllim të keq propagandues duke na para qitur si ”shtazë” .(Politika e 21 Tetorit 1912) . Shkrimi me titull bombastik ” Bishat” e bënte ”përshkrimin” më të ultë për një komb, për neve . Dashtas apo jo , nga ajo që shkruhet ngjallej një urrejtje tek të pa informuarit.
Si flet sot Serbia për në qarqet diplomatike botërore për ne ? Nuk e dijmë , se nuk i kemi stenogramet . Por , padyshim që jo mirë !
Çka flasin qarqet shkencore për ne , kur nga goja e shqiptarëve ”intelektual ” dalin dhe mbesin të shkruara fjalët që as të huajtë më qëllimkëqinj nuk kishin ditë ti thonin.
Deri sa në vitet kur ndahej fati i ynë (1912,1913. 1920) flitnin vetëm ata : tani kur përsëri është një farë lufte jo e shpallur kundër nesh : flet ineligjenca e ynë pa fija turpi.
Po iu sjelli një intervistë të huja me një maragaritarë të tradhtisë kombëtare . E kja është që ky nuk është i vetëm:” V.Dolinski: – Si I p-riti publiku Shqiptar studimet dhe zbulimet tuaja albanologjike?
Dr.Kapllan Resuli – Buroviç. – Njëherë edhe Enver Hoxhës iu desht të pranoj se shkencës
shqiptare i mungon objektiviteti. Poetesha shqiptare Mimoza Erebara I pyeti në Akademinë e shkencave drejtpërdrejtë se qu bë me zbulimet e mia shkencore? Ata i than asaj : ”Ne e dimë krejt këtë edhe para Kapllanit, por tash nuk është koha të flitet për këtë”.
Që në publikimet e YLBERIT (del në Gjenevë që nga viti 1993) dhe veqanërisht ndërmjet përmbledhjes sime albanologjike ILIRËT DHE SHQIPTARËT, I kam paraqitur në formë të shkruar pikëpamjet e mia. Akademiku shqiptar Vinsent Golleti , duke folur për mediat e shkruara, tha: ” Tezat e Kapllan Resulit për problemet e shqiptarëve, posaqërisht lidhur me ato të prejardhjes së shqiptarëve duhet të mirëpriten me ngrohtësi, pasi që studimet të cilat I ka publiku lidhur me këto probleme duhet propaguar nga e tërë bota e arsimuar”. Pas tijë foli edhe Dr. Adrian Klosi,i cili në mes të Tiranës hapur e kundërshtoj hypotezën e sajuar se shqiptarët kanë origjinë Ilire.
Me mua u pajtuan ndërmjet shtypit edhe disa studiues të tjerë të rinj, nga të cilët do të
përmend Fatos Lubonja, Prof Ardian Vebiu etj. Dua të theksoj se sot është paraqitur një grupi të shkolluarve të rinj të cilët nuk pajtohen me mitet e falcifikuara por me kurajo pranojnë të vërtetën shkencore! Jam krenar qëunë udhëheqë këtë grup dhe që kan marrë nga unë kurajon e domosdoshme arsimore. Sepse besomëni se nuk është lehtë aspak, pasi që shqiptarët ekstrem nacionalist, shovinist dhe racist të udhëhequr nga Ismajl Kadare, në forma të ndryshme përpiqen të na shikanojnë dhe satanizojnë për të na heshtur me çdo kusht! I përmenduriDr Adrian Klosi, kur tha se teza e origjinës ilire të shqiptarëve nuk është e bazuar, shtoi: “Por më mirë është të mos flitet për këtë , sepse do të na paraqesin si antishqiptarë”. Çka edhe bënë.
V.Dolinski: – Nga çkohë daton aktualisht evidenca më e vjetër e ekzistencës së shqiptarëve dhe gjuhës shqipe?
Dr.Kapllan Resuli – Buroviç. – Teksti më I vjetër I shkruar shqip është “Formula e pagëzomit”, e përkthyer nga latinshtja më 8-11-1462 nga Malzezi Pacle Angjelkoviç, të cilin shqiptarët e shqipëruan si Pal Engjëlli. Libri i parë shqip është “Meshari” (Libri i mendimeve) një manual i ceremonive fetare, që daton nga viti 1555 dhe është shkruar nga Kroati Ivan Buzuk dhe publikuar në Mal të Zi. Dhe ësht e kuptueshme që e shqiptarizojnë me emrin Gjon Buzuku.Sa për informimin tuaj, abetarjaja e parë në shqip, pas proklamimit të pavarsisë është punë e”Sllavëve” dhe Vllehëve. Dosidej Obradoviçi është njeriu i parë në histori që hapi shkollën në gjuhën shqipe, kur duhet thënë se ishte pikërisht Serbia e para që njohu shtetin e pavarur Shqiptar! Maqedonët kan ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e kulturës shqiptare. P.Sh. Një nga publikuesit e parë në Shqipëri ishte Petar Budi (1566-1622) I cili shkroi 3 libra në shqip dhe Maqedon është gjithashtru Jovan Kukuzeli, të cilin shqiptarët e paraqesin si të tyre dhe e shqipëruan me emrin Jan Kukuzeli, edhe pse ishte e ditur se kur ai kishte lindur në Drachnë shek. XI kur aty nuk kishte asnjë shqiptarë. Më lejoni tua përkujtoj gjithashtu edhe Grigor Prlichev (1830-1893) i cili për disa kohë jetoi në Tiranë dhe publikoi poemën e mrekullueshme ” Skanderbeg”. Është I pamohueshëm fakti se gati në të gjithaparafushat e zhvillimit të tyre pozitive shqiptarët kishin joshqiptarë. Le të përmendim edhe në këtë kohë të dhënë se Georg Kastriot – Skanderbeg ishte pamohueshëm me origjinë sllave.Naim Frashëri një Vlleh, (një poet shqiptar) , apo Fan Noli (një Grek emri i të cilit ishteTheofanos Mavromatis) Pjeter Bogdani një serb, apo Ismajl Kemajli një Turk që proklamoi pavarsinë e Shqiprisë më 1912. Siq mund të shihni të gjithë themeluesit e shtetësisë dhe kulturës shqiptare janë joshqiptarë, nga të cilët një numër i madh janë sllav, por kjo nuk i ndal trumbetuesit e nacionalizmit shqiptarë dhe “Marksist Leninistëve” të thonë se çdo gjë e kan arritur vetë e se popujt tjerë e posaqërisht sllavët kan qenë gjithmonë armiqtë e tyre!
”Për ta ilustruar pohimin e tij, ai thotë se në Bosnjë, Evropa fillon në mesin e urës së Neretvës në Mostar. Ai thotë se turistët marrin frymë me lehtësi kur “përfundimisht kthehen në Evropë”, kur hyjnë në pjesën kroate të Mostarit, transmeton Zhurnal.( Ish-diplomati holandez: Ballkanasit s`janë evropianë, ndodhen më afër Turqisë. Kosova, si Iraku!)

“U jesen 1912 godine složiće se Srbija, Bugarska, Crna Gora i Grčka pa će udariti sa svih strana na Tursku. I već u novembru Turske će nestati iz Evrope. .Zaratiće se i u 1913. godini i nestaće i Albanija !” Më falni se e shkrova serbisht ashtu si e lexova, ashtu të virgjër e kopjova. Po ç`thot? Do të zhdukët Shqipëria !
Por , me keqardhje duhet të them se kur i lexon edhe mendimet e disa shqiptarëve shmitianë me shkon mendja se metë vërtetë jemi një kopsht zoollogjik , nën përkujdesjen e atyre që e duan shkatërrimin dhe zhdukjen tonë . E , udhë e mbarë na qoft!

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Kopshti zoollogjik i serbëve: Shqiptarët!

Gjuha si instrument për shtetformim!

May 5, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Sa më shumë po ” lundroj ” nëpër të kaluarën tonë, po e shoh se gjithëmonë ishim në kurthin e të ” shkolluarëve” të jashtëm qoftë të atyre vendimmarrës ose të atyre që i donin tokat tona (vëndimkërkues) . Me këtë deshta të them se nuk paska pasë qenë e kotë kërkesa turke –greke-serbe që ne të mos kemi shkolla dhe të jemi të paarsimuar sepse :” Ne e dijmë se ajo që është më bindësja për egzistimin e një populli është Gjuha e tij, Shkrimi i tij dhe Arsimimi i tij ” shkruante akademiku rus Çudinov në një rast kur donte të mohonte egzistencën tonë historike.
” Gjuha shihet si një vegël dhe përbërës i rëndësishëm në ndërtimin e një ndërgjegjeje kombëtare. Gjuha është kryesorja në ngritjen e vetdijës kombëtare ”
” Sa i përketë çështjes shqiptare ” ishte vetëm krahina e Elbasanit dhe e Beratit e cila e ka ruajtur gjuhën më të pastër” i bindëte lexuesit dhe politikën e kohës gjeografi freng Gaston Bravier , në momentin kur bëhëj përgatitja nga diplomatët e fuqive të mëdha për ndarjen e kufinjëve të rinj pas ”vdekjës ” së coftinës së Ballkanit – Turqisë.
Duheshin arsyetime dhe vendime sa më të ”nderëshme” që në mënyrë sa më ”njerëzore” të bëjej ndarja për shtetet që duheshin të lindëshin. E ndër ato edhe Shqipëria. Vihej në dyshim çështja e shqiptarëve . A kanë histori ? A kanë gjuhë? A kanë të kaluar ? Shqiptarët ,pra!
Gjeografi Gaston Gravier thoshte ” nuk jemi të sigurtë për gjuhën e shqiptarëve , sepse duke e cituar Gustav Mayerin që në fjalorin e tij të gjuhës shqipe ” mbi krejtësisht 5000 fjalë , memzi mund të i dallojmë 400 nga ilirishtje e vjetër” (?). Pra një ”komb” që i flet
5 000 fjalë e ato krejt të huaja nuk e meriton shtetin ? Nëndori i vitit 1912 , periudha me plotë luftëra në Ballkan dhe krijimi i shtetit shqiptar . A janë të denjë shqiptarët për shtetin e tyre ? Pra gjuha , përveq tjerash edhe gjuha që shqiptarët nuk e kanë.
” Gjuha shihet si një vegël dhe përbërës i rëndësishëm në ndërtimin e një kombi .Gjuha është kryesorja në ngritjen e vetdijës kombëtare ” Kishim gjuhë ne?
Të dhemb zemra kur i lexon njeriu këto që bisedoheshin për ne dhe pa ne. Ku ishim ne , çka bënim ? A kishim shkolla , njerëz të shkolluar që ti dilnim zot atdheut ? Jo.
Pra gjuha ishte shërbimi i propagandës drejtuar opinionit publik të fuqive të
mëdha.(La langue au service de la propagande destinée aux opinions publiques des grandes puissances)

Në Nëndor të 1912-tës , në kohën e luftërave në Ballkan , u krijua shteti shqiptar që edhe u pranua nga Konferenca e Londrës në Dhjetor të të njejtit vit. Caktimi i kufinjëve të Shtetit Shqiptar i futi në grindje përgjatë disa muajve fuqitë e mëdha me shtetet fqinje te Shqipërisë : Greqinë ,Serbinë dhe të Malin e Zi. Këta e dëshironin të zvoglojnë sa më shumë shtrirjen e Shtetit të Ri , dhe kështu e kundërshtonin me të madhe versionin maksimalist ( Shqipëria etnike fxh) të nacionalistëve shqipëtar si dhe përkrahjen e Austrohungarisë për Shqipërinë ( “La bataille des langues dans les Balkans ou la dimension linguistique de la Question d’Orient vue de Franceà la veille de la Grande Guerre”-Nicolas PITSOS)

Gjuha ishte elementi kryesor dhe shërbente si instrument i prerjës së tokave shqiptare. ”Një popull pa gjuhë të vetën , pa histori nuk mund të menagjoj një shtet të ri”. Si fqinjët ashtu edhe disa nga fuqitë e mëdha të kohës luanin në këtë letër shpifëse që sa më shumë të jenë bindës në ”vendimet” e tyre coptuese. Duhej bindur opinioni europian që kemi të bëjmë me do ” mbeturina historike” si e thonin serbët dhe grekët . ” Shqiptarët -thonin ata i flasin 100 dialekte , nuk mirren vesh ndër veti. Një i Janinës që të flet me tjetrin nga Skutari (Shkodra) iu duhet ndërmjetësi për ”përkthim”.

”Banorët e imperatorisë otomane kurr nuk janë definuar në baza nacionale , para se të lindin fabrikimet mitike nacionale , që mundësuan identitetin nacional duke filluar nga shekulli i 18-të. Organizimi social dhe përkufizimi i individit nga autoritetet osmane , mbështetej në përkatësinë fetare dhe regjionale ” – kështu e spjegonin ata që nuk e donin që në hartën e re të figuronte Shqipëria etnike. . * (Të njetat teorina kohëve të fundit na dualën e dhe nga mohuesit tonë kombëtar )
Por çka ishte interesante , që në ”territoret turke ” që duheshin ndarë dërgoheshin kronistët e ndryshëm , korrespondentët dhe ”specialistët ” e gjuhëve orientale të cilët e vënin ”diturinë dhe njohuritë ” e tyre në shërbim të propagandës të vendeve ballkanike.
Ishte edhe një luftë mediatike për ”humbjen” e çdo vlereje kombëtare shqiptare.( A po ju dukët e njejtë me kohën e sotit ? Sot të ndërsyer nga të huajt , po ndëgjojmë gjithfarë
”mrekullirash ” nga vetë shqiptarët. Atëherë nuk kishim , por sot edhe pse i kemi , jemi në të njejtën gjendje) .
Edhe pse i kishim disa zëra në kohën e përmendur të Luftës së Madhe të rënjës së Perandorisë Osmane , të cilët me sa mundeshin dhe punonin për të mbrojtur një popull bonjak ( populli dhe tokat shqiptare) , por ekoja e tyre ishte shumë e zbehtë në zhurmën e madhe të ezanëve , të ortodoksisë greke dhe asaj serbe të përcjellura nga filharmonitë dhe korët mijëra antarëshe të Europës . Europa ishte zgjuar vetëm me një qëllim : të largohet mortaja aziatike , pa i llogaritur dëmët e një populli me 100 000 km katror pronësi..
Një zë i fortë por gati i vetmuar ishte ai i Princit Albert Ghika (Gjika ) të Rumanisë
i cili më 1908 e botoi librin ”L Albanie et la question d Orient ” (Shqipëria dhe çështja e Orientit) i cili sa i përketë gjuhës shkruante:” Gjuha ilire e folur sot e gjithë ditën nga shqiptarët është provë e një vitaliteti dhe ndjenje kombëtare. I takon grupit të gjuhëve indo-europiane duke e ruajtur origjinalitetin e saj vetjak. Gjuha shqipe dhe të folmet e saja nuk kanë asnjë ngjajshmëri as me sllavishten ,as me greqishten e as me turqishten…. Shqiptarët përkundër vendimeve të Kongresit të Berlinit , paraqesin shembullin shperthyes të homogjenitetit të tyre të pa presedan , ndërsa marrëveshja e tyre atdhetare , është një marrëveshje që rrallë shihet te kombet tjera ku feja nuk ka pasur asnjë ndikim. Përndryshe shqiptarët musliman , katolik dhe ortodoks kanë vendosur që së bashku të përgjigjen me forcë kundër malazezëve, serbëve dhe grekërve , që të pengojnë copëtimin e tokave të tyre dhe të mbrojnë të drejtën e tyre të mohuar të egzistencës si shtet dhe si komb ”
Po sot ku jemi ?

Fahri Xharra,03.05.14
Gjakovë

Filed Under: Kulture Tagged With: Fahri Xharra, Gjuha si instrument, për shtetformim!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT