• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Turpi dhe krenaria kombëtare!

April 9, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Kur turpi futet në mendje dhe e krijon ndjenjen e krenarisë.Kur turpi ta mbush mendjen qe s`e je duke bër shumë. Kur turpi bëhet pjesë e pandashme e jetës dhe e veprimeve . Kur turpi te jep guxim që t`a kesh krenari , atëherë shkon pikë për pikë në zbatimin e këtij urdhëri:  «Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij!..Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere, vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re !!…..Para se të kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe !!»…..      Po kush janë këta që me ngulm po punojnë në zbatimin e asaj që u tha më lartë? Pra kush janë këta ”jazegjinj” që po mundohen të na fshijnë kujtesën dhe po duan të na shkruajnë libra të reja ,të na krijojnë një histori të re dhe me këte të na tjetërsojnë në atë mënyrë që nesër mos ta njofim vetvetën.“Kur e përfunduam intervistën, mbreti Hussein më tha se do të më përcillte deri te hyrja e pallatit mbretëror. Madje vuri në dukje se kishte rezervuar një surprizë për mua, gazetaren shqiptare që kisha shkuar nga larg për opinionin e tij. Ndërsa zbrisnim shkallët e pallatit, në të dy anët e tyre na nderonin me qëndrim gatitu 60 roja të gjata e të veshura me uniformë ceremoniali. Diku më tha se mund të komunikoja me ta. “Anglisht”, i thashë. “Jo, shqip”, më tha ai, duke u ndalur para tyre. “Shqip?!” “Po, po shqip”, këmbënguli mbreti Hussein. “Si ka mundësi”, e pyeta unë e habitur. “Këta të gjithë janë shqiptarë”, sqaroi ai surprizën që kishte vendosur të më bënte në ndarje e sipër. Kur i thashë se pse kishte zgjedhur pikërisht shqiptarët për t’i bërë roja, mbreti Hussein shpjegoi se ata janë besnikë dhe trima. (Në arkivin e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”, një vend të veçantë zë dhe dosja e gazetares shqiptare, Nexhmije Zaimi. )

60 roja shqiptare në pallatin mbretëror të Jordanisë ,si njerëz trima dhe besnik !  Kësaj i thonë ’krenari”? Po,vetëm sikur t`ishin ata 60 doktora shkencash ose 60 astronaut që kanë shkelur në Hënë me anijet kozmike jordaneze , atëherë  kishte për të qenë krenari kombëtare edhe pse i paskan shërbyer një mbretërije të huaj. Por sidoqoft, të shkojmë më tutje.

Ç´është krenaria?

“Historia e Shqipërisë nuk është një histori renegatësh dhe as histori shërbëtorësh, por histori qëndrese me në krye Gjergj Kastriotin. Është histori kryengritjesh e luftërash për liri,histori përpjekjesh për ruajtjen e gjuhës, të kuturës e të identitetit. Është histori e përpjekjeve titanike për Rilindje Kombëtare, për shkrimin shqip, histori e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta për liri, pavarësi dhe sovranitet kombëtar. Është histori e përpjekjes së pandalur të shqiptarëve për të jetuar të lirë me shtetin, kulturën dhe identitetin e tyre si të gjithë popujt e tjerë të qytetëruar të Evropës.” dhe gjithë kësaj i mëshon shkelm ti?

Pse e mohojmë vetvetën?

Përbuzja e vlerave kombëtare ,sot po shihet si  një interes i posaçëm dhe me këtë po e shofim lindjen e një vagabondizmi intelektual në botën shqiptare. Përderi sa ikësi apo refugjati është i kujdesur të gjenë strehim, vagabondi (bredhësi) e dëshirë vetëm të veten ,lirisht sipas shijës së tij. Është një ndryshim në këtë krahasim në mes refugjatit dhe vagabondit se bredhësi nuk dëshiron shpëtim sepse ikja i e tij ( apo e atyre) ndërthurë shumë gjëra sepse ai nuk dëshiron as shtëpi  e as vend që kishte për ta përkufizuar apoa iidentifikuar.

Vagabondët e kombit duke i gjuajtur vlerat , ligjet e vazhdimësisë dhe obligimet e tij ndaj vetvetës mundohen të jetojnë jetën e tyre me përcaktimet e tyre dhe kështu është vazhdimisht në grindje  me rregullat që  na i imponon e vërteta. Të gjitha këto e çojnë në rrugën e kundërshtimit dhe e merr pamjen dhe sjelljen e anarkistit dhe nadelsi një bredhës ( endacak , vagabond ) intelektual…. me bredhje shkrimesh dhe futjen një terren mendor të cilin (nuk) e njofin . Humbje dhe më vonë ikje nga vetvetja.

Po e përfundoj me keqardhëje që fjalët e Konicës na jane ende aktuale:” “…Ç’është liria? – Më mbetet pakë kohë akoma. Dua të marr shpatën, t’u çanj kokën gomarëve, edhe, në vënt të tmerit, të kllas këtë: ç’është liria? Të mos të kisha nisur këtë fletën (vaftë në djall!) s’do të humbja kokën time të mësonj gomarëve ç’është liria? Dy muaj janë që u nis kio punë dhe që tani jam lodhur nga shkaku i gomarëve. Më mirë të shesë pleh njeriu se të nis punë për shqiptarët. Janë nj’a 50 shqipëtarë që kuptojnë ç’është liria: ata nukë më shkrojtin gomarërira. Se dinë që ësht’ i lirë njeriu të thotë si e ka në funt të shpirtit. Po të tjerët janë gomarë, dhe, si të shtyp 12 numëra; mbas fjalës që dhaçë, a e dini ç’kam për të bërë? Qibarët le të mbyllin veshët: kam niet të vete të shes mut, në vend që të mbanj të përkohëshmen; më mirë të shesë mut njeriu, se të shkrojë për shqipëtarët. Gomarëve pra le të përpiqem akoma njëherë t’u mbush kokën me këtë: Ç’është liria? Liria është të mundet njeriu: 1) të besojë ç’i do zëmbëra; 2) të thotë ç’i do zëmbëra; 3) të shkrojë ç’i do zëmbëra; 4) të bëjë ç’i do zëmbëra, veç ato që janë kundrë lirisë tjatëri njeriu.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Turpi dhe krenaria kombëtare!

Vetëmashtrimi i serbëve

April 4, 2014 by dgreca

Shtrembërimi i historisë/

Nga Fahri XHARRA/

“Gënjejmë që ta mashtrojmë vetveten, ta ngushëllojmë tjetrin, gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë që të mos kemi frikë, të trimërohemi, ta fshehim varfërinë tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë sonë. Gënjejmë për liri. Gënjeshtra është formë e patriotizmit dhe inteligjencës sonë. Gënjejmë në formë krijuese, imagjinuese dhe inventive”-Dobrica Qosiç, ish-kryetar i Jugosllavisë, akademik. Akademia Serbe e Arteve dhe e Shkencave (SANU), para sa kohe e kishte mbajtur një takim të rendit të lartë me temë: “Problemet e metodologjisë së hulumtimit të prejardhjes së Shqiptarëve”. Referatet i paskan lexuar 15 pjesëmarrës dhe në mesin e tyre edhe: akademik Mihajlo Markoviq, akademik Mihajlo Stanishiq, akademik Milosh Blagojeviq, prof.dr. Momir Joviq, dr.Jovan I. Deretiq, dr. Milan Ristanoviq-doktor i shkencave filologjike dhe profesor i linguistikës në Sorbonë të Parisit prof.dr. Radomir Gjorgjeviq, dr. Jelena Guskova nga Moska, dr. Gjorgje Jankoviq dhe të tjerë.

“Burimet historike serbe”

Referatet i ceknin ”burimet historike” me të cilat” vërtetonin për ardhjen e shqiptarëve (shiptara) në Ballkan që nga viti 1043 dhe duke e hedhur poshtë në të njëjtën kohë teorinë që shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve.
Ç`është “vetëmashtrimi”? Në librin e Bachut, kjo analizë psikologjike shpjegohet mirë. (“Të menduarit dhe besimi në vetëmashtrim”, Bach 1997) Një njeri e mashtron veten sepse për një kohë të gjatë nuk e di se është i vetëmashtruar. Vetëmashtrimi është kur dikush e formon një besim në diçka për të cilën, normat shkencore e diktojnë dhe procesi i formimit të atij besimi është rastësi dhe i ndikuar nga dëshira e lidhur me besimin në fjalë.
Vetëmashtrim ndodh gjithashtu kur të arrijmë në një përgjigje irracionale për të kënaqur dëshiron tona. Shembull i vetëmashtrimit është: Duke u shikuar në pasqyrë dhe e bind veten se je më i bukuri e në të vërtetë nuk je as në mesataren e bukurisë, ose kur shkruan diçka dhe mendon se e ”përpiu” bota atë se çka thashë, e bota qeshet me të.

Teoria e Triversit për vetëmashtrimin

Vetëmashtrimi i tyre shkon edhe më larg:”Të gjithë të pranishmit në debat e vërtetuan me fakte se paraardhësit e serbëve në Antikë dhe deri Mesjetë kanë qenë të njohur me emrat: si Dalmatë, Sarmatë, Thrakas, Dakë dhe Ilirë”?
Kurse teoria e Triversit për vetëmashtrimin qëndron në atë se disa nga njerëzit kanë lidhje emocionale me atë se çka beson dhe kjo është irracionale. Sipas Triversit (Robert): Një njeri e mashtron veten kur beson në diçka dhe mundohet t`i bindë të tjerët për atë vërtetësi. “Edhe Shën Jeronimi i shekullit 4. ps.k., i cili e përktheu Biblën nga hebraishtja ishe serb, sipas dr. Doretiqit. Është interesant që “neoromantikët” sa i përket kësaj çështjeje nuk janë të një mendimi. Janë shumë shkrues jo serb që e kanë vërtetuar prejardhjen serbe të Shën Jeronimit. Është interesant të ceket që profesor dr. Gjorgje Jankoviq, arkeolog, i cili i ka hulumtuar varrezat e shekullit 4.-6.ps.k. në Dalmaci, Bosanska Krajinë, Hercegovinë dhe në Serbinë Perëndimore, ka vërtetuar se ato janë serbe. Nëse arkeologu Jankoviq, në rrethinën e Bosanska Grahovës ka gjetur varreza serbe të fillimit të shekullit 4. ps.k. dhe në rrethinën e këtij qyteti serb në Bosanska Krajinë ka lindur Shën Jeronimi në vitin 330 apo 337 ps.k. atëherë vërtetohet e vërteta për përkatësinë serbe të këtij të Shenjti”. (po aty).
Në teorinë e Triversit mbi vetëmashtrimin, pastaj thuhet se fshehja e së vërtetës nga të tjerët, është e fshehura më e thellë e së vërtetës nga vetvetja.
Teorinë e Triversit që përdorimi i vetë mashtrimit për të treguar mbimadhështi (superioritet) mbi të tjerët, e vërtetojnë edhe “akademikët“ serbë, duke e rritur vetë-pjesëmarrjen në vetëmashtrim për të rritur peshën e saj edhe në përdorimin e vetëmashtrimit në qëllimet politike.
Derisa serbët me anë të vetëmashtrimit e “shprehin mendimin bindës se duhet bërë edhe më shumë se puna nuk ka përfunduar”, çka bëjmë ne?
Vetëmashtruesit jo tëqëllimshëm (jo –intencionalistët shqiptarë?) në të kundërt të atyre të qëllimshmëve (serbëve) kanë prirje të besojnë se rastet e vetëmashtrimit nuk janë domosdo aksidentale, por të motivuara nga dëshira, ankthi apo ndonjë emocion tjetër.
Për më tepër “ mendimi i dëshiruar” dallohet nga vetëmashtrimi në atë që vetëmashtruesit (shqiptarë) i pranojnë dëshmitë kundër vetëbesimit të tyre mashtrues.

Mohuesit e së kaluarës

Por sa do që në shikim të parë shihet orvatja e të tanëve, mohuesit tanë të së kaluarës dhe të tashmes sonë që të ”qapurisin” diçka nga shkenca e historisë, pasojat e këtij vetëmashtrimi janë te rënda e më shumë se fatale. Me apo pa vetëdije, me apo pa qëllim,të imponuar apo jo nga dikush, me apo pa domosdoshmëri aksidentale, me apo pa emocione të porositura dalin dhe e bindin botën që:

– shqiptarët nuk kanë prejardhje historike,

-se ilirët ishin fise bredhëse të Ballkanit, të ardhur nga dreqi i mallkuar dhe i gjetën sllavët e “civilizuar“ këtu dhe nga ata mësuan se si “hanin bukë”,

-që autoktonët e Ballkanit ishin grekët, dhe se civilizimi ka filluar me ta dhe që ilirët ende nuk kishin lindur si barbarët e ardhshëm që e prishnin qetësinë e civilizimeve ekzistuese,

– të thuhet e të shkruhet se tokat e banuar nga sllavët u populluan me një racë shqiptare të cilët i solli turku nga Azia si baraspeshë për sllavët e “vendit”,

-të dokumentohej që Gjergj Kastrioti –Skënderbeu ishte një surrogat serb apo malazez dhe në kohën e tij i mbronte tokat sllave si bir i tyre, kundër turkut”,

-që Lidhja e Prizrenit të dilte si lojë turke vetëm për t`i kënaqur do apetite false”,

-që të shkruhej se akti madhështor i Ismail Qemalit i shpalljes së pavarësisë, bëri krim ndaj turkut, dhe i pengoi sllavët t`i kthejnë tokat e tyre”,

-që plejada e Rilindasve të shpallej si renegatë të perëndimit ,pa qëllime konkrete

vetëm për t`iu kundërvënë turkut”,

-që Nëna e Madhe Terezë ,të shpallej e të pranohej botërisht si bijë e sllavëve të ish Maqedonisë apo bij vllehësh”,

– “ që Ismail Kadare të vërtetohet përfundimisht se “është pjellë“ antishqiptare

– që shqiptarët të shpalleshin si vrasësit më të mëdhenj të hebrenjve”,

– të zëvendësohet fjala pushtim me administrim në rastin e Perandorisë Osmane

-që një perandori pushtuese të jetë perandori e dashurisë

Kurse vetëmashtrimi i shqiptarëve, i qëllimshëm apo jo është vetëmashtrim, është tragjik, është i pafalshëm.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Vetëmashtrimi i serbëve

“Ndalini sa nuk është vonë”!

April 3, 2014 by dgreca

* Kërkim falje irakianëve të pafajshëm, viktima   të një të manipuluari shqiptar !/

*(Familja e kamikazit kosovar, Blerim Heta, i cili javës që shkoi vrau, në një sulm vetëvrasës në Bagdad, mbi 50 persona, thonë që atë e mashtruan. Ata thonë se atij ia shpërlanë trurin me ligjërata.(gazetaexpress,01.04.14)/

Nga Fahri XHARRA/

Që moti nuk jamë tronditur më shumë se me këtë shkrim ; nuk më tronditi as stili arab i vetëzhdukjes ,as hesapet e tyre që janë pashpresa , as ëndërrat e tyre të kota ; por mbeta i shtangur nga:“Vëllai ka filluar me fe kah prilli i vitit 2012 dhe tek pas një viti ia ka nisur që të na flas edhe neve në shtëpi për fe. Pas një viti, duke u shoqëruar me një shoqëri që ne nuk i dinim saktë se kush ishin, por e shihnim që ishin më ekstremistë se sa njerëzit që kishim parë kohë më parë duke shkuar në xhami, ai ndryshoi komplet, sa që u izolua. Nuk ia jepte dorën as çikave të axhës dhe as nuk na bashkohej nëpër festa familjare”, thotë Arjeta. Pse shqiptarët , mu pas pavarësisë ranë në kurthën e qoftlargëve?

Kush po del fitimtar , me kete shthuerrje kombëtare ?

Me habitë gjakftoftësia qeveritare ne te dy shtetet shqiptare,me habitë : “Ata thonë se atij ia shpërlanë trurin me ligjërata. Blerimi, konfirmojnë ata, ishte dëgjues i rregullt i ligjëratave të Shefqet Krasniqit, por edhe i ligjëratave të Bekir Halimit e Omer Bajramit nga Maqedonia.”

A jemi ata që mendojmë apo një dreq i madh na është futur në mes ?“Ai ka qenë pothuajse e i rregullt në ligjëratat e Shefqet Krasniqit. Ka shkuar edhe në Maqedoni. Në fillim e kem ditur se po shkon me shoqëri për qejf, por më vonë e kemi marrë vesh se ai ka qenë në ligjërata të atyre hoxhallarëve si Bekri Halimi ose Bajrami e të tjerë që folin për xhihad. Edhe në internet i ka dëgjuar shumë ligjëratat e tyre”, thotë Arjeta për Express.

Po , kush na qenka ky Shefqet Krasniqi , ky Bekir Halimi apo ky Omer Bajrami ? Kush janë vallë këta që po na e helmojnë rininë , djelmërinë, vajzërinë ?

E meritojmë ne si shqiptar të futemi në listën e kombeve terrorriste të botës? Kush është kjo pjellë e dreqit , që ka lëshue shtat në tokat tona?“Fenë po e perdorin mir po thua ti edhe unë po them ashtu shumë e vertetë se Fenë po e perdorin për qëllimet e tyre financiare e grupore e çka jo tjetër ;por e them hapur askund në asnjë Fe nuk shkruan të vritën njerëz të pa fajshëm,,, Kurani thote: Te marrësh një shpirt është sikur te vrasësh tërë njerëzimin ,thote SHpirt  e nuk permend asFe as komb por shpirt njeriu,,, ata le të dalin natëe ditë le te qjerren rrugëve duke bertitur se janë musliaman apo se feja thotë kështu ( sipas tyre) apo të bertasin Allahu Ekber — kot e kanë ( Zyhdi Hazeri , Hoxhë në Pejë ) “

Më ngjalli dhëmbshuri për të mashtruarit : “Ai nuk flet gjatë, pos thotë se ka një mesazh për të gjithë ata prindër që i shohin fëmijët e tyre se po bëhen ekstremistë.“Ndalini sa nuk është vonë”, shprehet  Remzi .Heta. Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.Kemi shembuj ndër ne që feja shikohej ndryshe e jo si po e shohim sot:” Veprat kryesore që S. Najdeni (Hoxhë Voka i Dibres) i botoi me alfabetin latin janë dy. E para është “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në Sofje më 1900, dhe e dyta “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Sofje më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë me të tjerët.”fxh. Kemi edhe brenga tjera. Jemi të ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një. “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”(At Gjergj Fishta )  Fol te drejten.. Pergjigju shqip

Më në fund po iu them troç : ”Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut. ” Boll mo!

Fahri Xharra, 02.04.14

Filed Under: Analiza Tagged With: “Ndalini sa nuk është vonë”!, Fahri Xharra

”E ashtuquajtura ” Shqipëri !

March 31, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/Kur gjërat vlonin , kur diçka zihej për çështjen tonë atëherë serbët i rrokëte dhëmbja e barkut  dhe nga frika se mos po ndryshon diçka në të mirë të shqiptarëve , fëlliqëshin nga shkuarja aq shpeshtë e barkut (diarreja) sa ishin edhe pët tu  ”dhimbsur”. Dhe fillonte hsteria për si thonin ata t áhsuquajturn Shqipëri. E kjo historikisht , në vazhdimësi e posaçërisht kur coftina e madhe perandoria turko- osmane ,ishte e shtrirë për dhe  grabitqarët mundoheshin se kush e kush të ndukë copën më të madhe nga ajo : ajo e merrte frymën e fundit dhe mundohej që të mbijetoj së paku edhe pa  këmbë e   edhe pa duar . Por , si? E mendonte mbijetesën e saj së paku mbi trungun tonë , edhe  pse e shihte që pjesët vitale tona shkëputëshin , shqyheshin dhe masakroheshin  nga ata që rastësisht qëlluan në fqinjësi dhe mundoheshin të mbushnin fantazmën e tyre (shtetin e pa qenë) me copat më të mira shqipëtare.

Por të kalojmë tek serbët , tek këta fqinj jo falëmnderues të cilëve të parët tanë dardanë ( aty rreth shek, 7 psK ) iu gjetën punë , iu gjetën strehim.

Se ç´na shkruanin serbët mu ne kohën kur ndaheshin kufinjtë. Për të bindur Europën se ata ishin me rrënjë këndej pari   e thonin këtë : ” Fiset e popullit sërb (serbet nuk kanë patur fise  fxh) : Peonët ,Panët , Pelagonet (Paeones, Panaioi, Panones, Pelagones )  dhe të tjerë sipas ” gjeografistëve dhe mendësve ” (terme serbe) të vjetër u zhvendosën nga Azia e Vogël rreth lumit Struma quheshin Panët dmth ,”zotërinj” Nga ky lum janë shtrirë deri në Atikë dhe vendin e quajtën Peonia. Ata e vazhduan rrugën e tyre nëpër Iliri dhe Panoni deri në Danub… Panët ose Peonët e përbënin një teritor të madh  në të cilin  jetonin nën Nemanjiqët apo si njihej  edhe si Dardania dhe e cila  së bashku me tokat tjera e bënin edhe Turqinë e sotit ( Batakoviç) ”(E vërteta e kesaj mund të kuptohet vetëm në Kosovën e Jusuf Buxhovit)

Por serbet nuk kishin të ndalur me fantazime e tyre : ”Serbalët apo Serbiqët , Serbët ose Tribalitae -t (Србаљи, или Србићи, Срби — Θρυβαλη, или Tribalitae ) , jetonin në të vetëquajturën të vjetrën   Serbali – Serbi- ose Tribali   dhe me të renë në të quajturën Shqipëri , Maqedoni , Bosne ” . (Për mua gjërat këtu komplikohen pak , por ndonjëherë tjetër i sqarojmë : Tribalia ,  Dardania  ) . Ku ishte qëllimi serb i këtij të bëri lëmsh të gjërave ?

Por jo vetëm atëherë , por edhe tani ja se çka shkruajnë: ” Duke i analizuar (zbërthyr) të gjitha rrethanat vihet në përfundim se politika turke e asaj kohe (1900-1915)

ndaj serbëve të krishterë ishte kriminale dhe dyftyrëse . Shihej qartë se turqit e kishin ”nijetin” (qëllimin”) që të gjithë katolikët e Shqipërisë  veriore dhe as aj të mesme t´i islamizoj dhe t´i dergon në Kosovë  dhe Metohi .Qëllimi i fundit -terrorizimi i serbëve. Këte nuk mund ta kryente se pse nuk e lejonin obligimet e saja ndaj botës ; dhe kështu i çfrytëzonte shqiptarët ”( Rale Trifunoviç)” . Po qëllimin serb e shofim , nëse duam ta shofim në këta rreshta :” Romanokatolikët dhe Shqiptarët (?) me bekimin e Turqisë si dhe me lejen e heshtur të Vatkanit  , kryenin tmerre dhe terrore  të mëdha ndaj popullsisë ortodokse  ( mendohet serbe ) duke filluar nga shek. i 17-të , mu atëherë kur filloi golgota e ynë (serbe) (Rale Trifunoviq) .”

I di Turqia këto shkrime? Po shqiptarët tanë ,që shofin ende ëndrra anadollake , janë të vetëdijshëm për këto shkrime serbe?   Haxhi Zeneli   shkruan ” Historikisht Turqia ka bashkpunuar me Serbinë kur kanë qenë në pyetje shqiptarët për ti asimiluar apo robëruar.Eshtë për tu habitur kur shofim shkrime të ndryshme nga shqiptarët,se çfarë u kanë bërë okupuesit Osman shqiptarëve në shumë aspekte jetësore,dhe disa nga ne shqiptarët injorojnë historin e përgjakëshme dhe po mundohëmi ta zbusin okupimin e tyre ndaj tokave shqiptare.”   Por këta bashkë punonin ndërveti : është e vërtetë se si turqit e edhe serbët e kanë të njetë prejardhje . ” Ne stepat e anës veriore te Detit të Zi në lashtësi jetonin fiset iraniane, te cilat u zhvendosen nga sulmi i hunëve permes popujve turq qëu dynden nga Azia e brendshme drejt perendimit. Në veri te stepës shtrihet nga Karpatet deri ne Ural, një zonë e madhe pyjore.. Stepa e uraleve është vendi nga erdhën serbët e fiset tjera sllave te zhvendosur nga hunët ne Ilirine tonë  ( Gjon Vuksani )”.

Përvehtësimet nuk kishin e as që kanë të ndalur , e mjerë kjo histori e jonë që aq pak po i dalim zot : ” Njëzet vjet pas Mark Milanit të Kuqëve ,për Malësorët gjerësisht ka shkruar edhe  etnografi Andrija Joviqeviç (1870- 1939) , duke konstatuar që në Malësi  , së pari pa dyshim kanë jetuar edhe Serbët . Këte e trgon edhe prania e madhe e kishëzave dhe varrezave  të tipit ortodoks , si dhe mbishkrime serbe që kanë mbetur edhe sot… Në kohën e depërtimit serb në Shqipërinë Veriore , këto anë ishin të banuara nga serbët.

( Dy gjëra për tu veçuar : Hyrja ne Shqipërinë Verore  (Malsi ) pra s ´kishte Mal të Zi Cërna Gora ) dhe e dyta kur thot   kur depërtuan serbë , kishte        vetëm serb?)  Sipas Trifunoviçit : ”N Ballëzi në Koplik , ipeshkvi katolik i ankohej  arkipeshkvisësë Tivarit  se peshkopata e tij ishte mbushur me shkizmatik  ( Triunoviç Andrija :Malesija , 1976 )

Por vetvetiu ngrit et pyetja se kush ishin shkimatikët ?

Ja se çka thot Jovan Cvijiçi: ” Fiset e Malësorëve në luginën e Bjeshkëve të Nemura në mes të Shkodrës dhe  Metohisë ( dukagjinit fxh) jan ë kryesisht me prejardhje serbo-shqiptare , por ka edhe grupe malesorësh të besimit katolik të cilët e morrën besim Islamik , ose që u përzien me serbët dhe e morrën gjuhën serbe që si duket që në atë kohë edhe mund të ishte gjuha e tyre amë ” . Jo këta nuk janë në veti ! Po mjerë ne që humbim kohë me pazerllëqe turko-arabe dhe  të tjerët shkruajnë histori ; në bashkëpunim kuptohet .

Марко Миљанов (1833-1901) о Арбанасима

“Они више свечева од нас у годину славе, и један у другога иду. Они се не зову на крсна имена, но без звања долазе… Они служе свеце на племена, они славе: ‘Оти – Ивањдан; Кастрати – Марковдан; Груди – Госпођиндан, који су Латини, а који су Турци – Ђурђевдан; Селчани – Петковдан и Никољдан љетњи; Вукли и Никчи – Госпођиндан; Бога – Ми’ољдан; Шкрељи – Никољдан; Шаљани – Ивањдан; Берише и Мртури – Госпођиндан, и тако даље, по племена (по племенима – ИП), свако свога свеца слави, а светога Николу зимскога сви славе…” (Марко Миљанов Поповић, Сабрана дјела, Титоград/Подгорица 1967, 2. књига, 71-72).

Како је крсна слава карактеристична само и искључиво за Србе и српско православље, Марково приповедање о славама у арбанашким племенима добија посебан смисао. Јер, несумњива је чињеница да се Срби, “ма где да живе или ма када да су живели откако су крштени народ, а нарочито од Светог Саве па надаље, најлакше и најбрже могу препознати по слављењу домаћег, породичног годишњег празника званог слава; у осталом православном свету, као и у другим хришћанским црквама, крсна слава је непознато обележје” (Моја слава Свети Никола : Житије – чин славе – славарица, “Беседа”, Издавачка установа Епархије бачке Нови Сад 1997, 15. и 21-21). Ако су, дакле, арбанашка племена Марковог времена славила крсну славу, био је то сигуран знак да су она тиме исказивала своју још увек добро запамћену стварну верску и народносну припадност: били су то Срби који су тек недавно поарбанашени (при чему прилог недавно треба схватити временски врло широко), неки још увек у православљу, неки покатоличени, а неки исламизовани.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: e ashtuqujtura, Fahri Xharra, shqiperi

Të herëshëm ishim – Barkat e qepura ilire!

March 27, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

E pa mundur dhe shumë e vështirë të mos e lidhësh historinë tonë me zbulimet e nënujit dhe të nëntokës që vazhdimisht na befasojnë me mrekullitë e të kaluarës sonë . Sa më shumë po zbulohet , po gjurmohet  dhe  po publikohet po shifet që historia na i ka ruajtur shënimet e saja në mënyrë të virgjër që një ditë të na e thotë ato që nuk guxonim ti thonim ne. Nuk guxonim , por edhe nëse guxonim  flisnim me të ”ndëgjueme ” , se nuk kishim prova. Provat , ah provat!

Sa e paturpshme më duket kur  më thonë që po kërkoj për të gjetur shqiptar në shpellat e Azisë , në jashtëtokësorët , në gjithësi. Ne një anë mosdija dhe qëndrimi absolut në  përkrahjën padhëmbje në mosdijën individuale  dhe atë kolektive, e në anën tjetër dëshira e  qëllimshme për mohimin e çdo gjëje shqiptare dhe  dhe të kaluarës së saj. Deri sa fqinjët e nxjerrin vetvetën të vjetër dhe vendas të këtyre tokava , të vjetër mbi 8 000 vjet ; disa nga ne në mënyrë absolute mundohen të zhvlerësojnë çdo gjë.

Por  kur të iu them që ne i kishim edhe barkat e qepura,  që ato ishin pjellë e mendjes së të parëve tonë për ta lehtësuar bartjen , lëvizjen dhe komunikimin ndërnjerëzor ; në atë kohë nuk kishte as  sllavë e sa turq këndej pari.  Barka e qepur e  gjetur këto ditë në ujërat e njlmtë të Kroacisë ,  që sipas arkeologëve daton mbi 3200 vjet e vjetër , është një falemnderim që na e ka bërë natyra duke na i ruajtur reliket e kohës që në kohën e sit të dokumentojmë që ishim këndej pari kur nuk kishte njeri tjetër , ishim  ne.

”Një barkë e kohës së Bronzit u gjet në Mesdhe ” shkruan gazeta Le Point.fr , duke i falëmnderuar syqeltësisë së një  peshkatari ”.Pra në lagunën Zambratia në Kroaci , arkeologët nën-ujor ia dhanë dritën një barkeje të vjetër mbi 3200 vjeçare , të mëshehur në fundin e detit . Një shpërblim i natyrës me ruajtjen e saj.

” Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm ” thoshte  e ngazëlluar Giulia Boetto , arkeologe detare e ngarkuar për hulumtime nga CNRS . E gjithë kjo ishte një vazhdim pune e bashkeshortëve kroat Ida Konçanit ( arkeologe) dhe burrit të saj Marko Uhaç (Ministër i Kulturës së Kroacisë ) të cilët që në viti 2008  në bazë të shenjave që iu kishte dhënë peshkatari , kishin ndërmarrur zhytje- hulumtim , dhe i kishin sjellur mbi ujë provat e një barkeje që mendohet të ishte romake (?) Por , falë rezultaeve të sondimit me karboni C 14 u pa që objekti ishte i kohës para romake , nja 1200 vjet para Krishtit. S´kishte as Romë atëherë , e as perandori Romake.
Fjala ishte për një konstrukt plotësish i veçant , tipik për Detin Adriatik :

“Barkat e qepura” ishin një teknikë e posaçme lundrimi e jetësuar në Adriatik , deri në ardhnje e romakëve, dikush thotë epokën romake. Mjeshtëria ishte në ate që dërrasat mbaheshin ndër veti me një “qepje” me litarë bimor.. Këta litarë futeshin nëpër zgavrat të cilat shpoheshin nëpër dërrasa , dhe këshu e krijonin tërësinë  që qëndronte.

Nga kjo barkë e madhe apo anije e vogël ,kanë mbetur vetëm 7 m nga gjatësia  dhe 2,5 m  nga gjerësia e sajë . dmth lidhjet dhe pjesa thetër është kalbur. Pjesa e mbetur pra është pjesërisht e ruajtur mirë. Dërrasat ishin  nga druri i bredhit ,verrit dhe elmit.

 

“Mënyra e rregullimt , teknika e të lidhurit dhe e të përforcuarit të dërrasave ndër veti , ishte tipike për Histritët dhe Liburnët dhe  me këte mund të the me sigurinë më të madhe se ishte fjala për një mjet lundrues të ndërtuar nga njerëzit  local” -thot arkeologëja Giulia Boetto.

Por nuk mbaron me kaq , arkeologët kroat  , nja disa qindra metra largë anijës së vogël gjetën mbi një sipërfaqe të madhe prej më shumë se një hektar  shumë shtylla të drurit, të cilat   ishin mbajtëset e shtëpive e vjetra mbi ujë. Pas analizimit bathymetrik te gjirit, qeramikave dhe kockat e kafshëve të ndryshme të gjetura në vendin e përmendur, duket se epokën e bronzit, gjiri ishte në të vërtetë … një lagunë.

 

Se ç’më ra laku në fyt dhe gati ma zuri frymën; gati më ngufati kur e pashë të shkruar që nuk paskemi vazhdimësi nga ilirët, se qenkemi të mbirë mbi këta mijëravjeçarë nga farët e kërpudhave të sjella nga Azia në një vend që i “kishte” banorët e saj që moti. E ne si ardhacakë, të vendosur si për “gjynah” në malet dhe bjeshkët e Ilirisë “pritnim” leje që të vazhdonim jetën. “Mirësia e vendasve” si kundërshpërblim për shërbimet që i bënim na mundësoi të bëhemi ata që jemi. “Duhet t’ua dimë për nder” që na dhanë pak tokë, pak ujë dhe pak frymë’! A jemi ne në vete? Po kush e pranon këtë? Ne duhet të jemi plotësisht të shitur, plotësisht të pagjak që të alivanosemi nën ndikimin e aromës së joshjes për të mohuar çdo rrënjë tonën. Krim! I madhi Gjergj Fishta kishte për të thënë: “O Perëndi a ndjeve, po lanë pa Histori dhe e kishte për ta fajësuar Zotin: “E ti rri e gjuen me rrfé, lisat n’per male kot!”.

Çudi! Liburnia! Çudi Histritët!

“Si ta përshkruajmë Liburninë?  Po, si një thesar të gjetur të vlerave unike të përzierjes së trashëgimisë natyrore, kulturore dhe historike.(“Liburnët, të parët e shqiptarëve” nga fxh)  Liburnia shkruajnë kroatët është një simfoni e pamjeve dhe e zërave nga aroma e shijeve dhe e kultit. Primorja dhe Gorski Kotari ( Kroacia e sotme) shtrihen mbi atë që dikur ishte pjesa perëndimore e asaj bote antike dhe mistike, e thurur si pëlhurat në veket e lashtësisë; nëpër thellësinë e hapësirës dhe kohës. Bota e natyrës, me llojllojshmërinë e saj ishte e bekuar nga Zoti. Valët specifike të habitatit të Alpeve Dinarike dhe ngrohtësia e Adriatikut, e bëjnë reliefin që të zgjon krenarinë e një toke të trashëguar. Pozita gjeografike e kësaj pjese të Ilirisë që e bënte lidhjen më të shkurtër në mes qytetërimeve të Mesdheut dhe asaj të Evropës Qendrore ishin të bekuar për një rënie të domosdoshme në lakminë historike. Historia e saj është aq e pasur sa trashëgimia natyrore nga ajo. Në një tokë aq të vogël shekujt e tërë janë përplasur me pushtues dhe mbrojtës, me luftëra dhe tregti, dhe famë e kulmim historik; deri në rënie në duar të ardhësve që ndërroheshin pa mëshirë. Liburnia në gjeografinë e lashtë ishte toka e Liburnëve, një tokë përgjatë Adriatikut verilindor, në kohët e sotme Kroacia, kufijtë e të cilit lundronin në zgjerimet e tij duke e rritur dominimin e Liburnisë në mes të shekujve 11-të 1 të epokës sonë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Fahri Xharra, Të herëshëm ishim - Barkat e qepura ilire!

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT