• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pëllumbi pellazg në Kulturën e Vinçës

November 21, 2013 by dgreca

Nga FAHRI XHARRA/

Garat me pëllumba janë një traditë e jona mijëra vjeçare . Që pëllumbat garues të ngjiten lartë në qiell (800-1500m)  duhet pasur edhe kushtet klimatike që e mundësojnë atë flturim të lartë ; temperatura e ajrit ndërmjet 18 dhe 20 shkallë ,erërat e lehta veri-perëndimore. Pëllumbi garues duhet ta mbërrij lartësinë  mbrenda 30 minutash , dhe atje lartë në qiell t´i tregon  aftësitë e tija të fluturimit dhe lazdrimit  me qëndrim deri në 5 orë. Edhe  për të prekur tokën nga ajo lartësi ,mvaret prej  guximit dhe krenarisë së pëllumbit , e kjo zbritje plot sharm zgjatë nga 15 minuta e deri në dy orë.

Sa është i vjetër pëllumbi në anët tona ,këte nuk mund ta thot askush , janë mijëra vjeçarët në pyetje.

Por ,pse pëllumbi i ynë nga Romakët u quajt Columba illyrica – pëllumbi ilir? ai sigurisht e kishte ndonjë veti , pamje apo aftësi më shumë se të tjerët .

” Shteti Ilirik shtrihej nga Adriatiku në perëndim e në veri e përfishtinte Slloveninë dhe Kroacinë e sotme , në lindje  deri te lumi Danub  në jug Kosova dhe Shqipëria. Ilirët e sollën  me vete rasën e vjetër Babilonase  të pëllumbave. Pëllumbi shihej si shpezë e shenjt se pse disa nga ata fluturonin lartë në qiell dhe priftërinjt e kohës mendonin që pëllumbat janë në kontakt të vazhdueshëm me Zotërat dhe  të tillët janë kumtues dhe sjellin edhe kumte.”(Joca Naumovic , Serbian Highflyers) “

“ Kur sllavët erdhën këndej pari pas shek.VI-të  e panë dhe e takuan për herë të parë pëllumbin e shenjt ,me puplat e tija plotë shkëlqim  dhe vijëzëllimë (Joca Naumoviç) ”

Dhe  si zakonisht  serbët të aftë për përvehtësim e quajtën Pëllumbi Arkangjel, ku pas shekujve të 13 dhe 14 Pëllumbi ilirik rritej në manastiret ” serbe ”.Gjëja se  sipas historiografëve serb ,edhe kur paskan pas “ ikur “ serbët nga turqit  ( pas 1389) e paskan pasë marrë me vhte edhe këtë shpezë të bekuar.

Arkeologu anglez A.J.Evans , e kishte vizituar Pejën në vitin 1884. Ai i kishte vërejtur sistemet e ujitjes në këto anë që i ngjanin atyre të gjetura në Babiloni. Ai shkruan se në Kosovë ju mund të gjeni Delen Ilirike, Buallicat, Gomerët si dhe kuajt e vegjël.Ai i thoshte një miku të tij serb adhurues i pëllumbave nga Beogradi (Djoka Djordjevic): ” Në se e kërkoni paraardhësin e pëllumbave të juaj atëherë Pëllumbat e shenjt që nga koha e Ilirëve mund ti gjeni ende në qytetin e Pejës ( Viti 1884 ,pra)

Kultura e Vinçës ngërthen në vete të kaluarën tonë pellazge dhe pellazge­-ilire : Në vendin e quajtur Vuqjedol është gjetur një shembull i shkëlqyer i frymëzimit artistik ,  dhe simbol fetar i kuturës dhe  qytetërimit të herëshëm pellazg (Europian)- Pëllumbi i Vuqjedolit. Ky pëllumb i lartë 53 cm është i bër nga balta e pjekur. Në qafë i ka të gdhendura tri simbole të dyfishta të një sopateje; modelet  jo të zakonshme i mbulojnë krihet dhe gjoksin kurse kreshtat e larta ia zbukurojnë kokën Shenjat e gdhendur pikërisht në krihë dhe pikat e gjoksit dëshmojnë për një racë vendore të pëllumbit ,4500 vjet më parë . Ngritja dhe kultivimi i pëllumbave ,me këtë gjetje dëshmon kohën shumë më të largët të lashtësisë ,dhe ky është pëllumbi më i vjetë që është zbuluar ndonjë herë në Europë

Ngriten shumë pyetje me këtë zbulim ,  a ka ndonjë lidhshmëri  me gjetjet e pëllumbave të shpellave, a ka  ndonjë llidhje me pëllumbat sumerian të Babilonisë e që mendohet të jenë stër-stërgjyshi i pëllumbit ilir. Por matjet dhe krahasimet tregojnë se ngjashmëria është shumë e madhe

Për shumë specialist , ky zbulim i pëllumbit të famshëm të Vuqjedolit në fakt tregon se është një thëllënzë ( simboli Hephaestus) simbol  cili lidhet   me kohën në metalurgjinë e kohës , e që është  një epokë e lavdishme e kuturës së Vinçës.

Ilrëve iu  kisha  mbetur shumë ”borgj” sikur edhe në këtë rast nuk e kisha përmendur birrën Ilire ”Sabaja ” . Por ç´ka lidhje birra me pëllumbin? Shumë ,bile.

Columba illyrica  dhe Birra Sabaja  , dy detale të vogla që kanë lënë gjurmë në të kaluarën tonë  antike të harruar  .Po  sistemi i ujitjes ne rrethin e Pejës i ngjajshëm me atë të Babilonisë ?

E kemi ditur që Ilirët ishin të njohur edhe për birrën e tyre Sabaja ?

Hocataeusi , një historian grek  i cili shkrunte që në shek. e 5-të prK, kishte cekur se Pajonët , banorët e vjetër t Maqedonisë së Aleksandrit të Madh e pinin një pije të bër nga elbi , kurse një tjetër historian Hellanleus (466 prK) flet pë disa njerzë që e pinin një birrë të bër nga rrënjët. Aristoteli shkruante se birra me emrin piuon kishin dhimbje kreje dhe fytyrat e tyre rrinin të varura .(The Montreal Daily Herald 1892).

Pra  Ilirët e lashtë e  prodhonin dhe pinin   birrën nga  elbi.. Por me ardhjen e romakëve  birra konsiderohet si një pije e klasit të ultë , pije barbarësh (Ilirët ,barbar?)

Birra e lashtë ishte një lëng elbi me origjinë nga Iliria,dhe që sabaja dhe sabaium ishte fjalë ilire e kohës (H. Krahe , Die schprache der Illyrer , Wiesbaden 1955 ),kurse sabaiarius mund të quheshin fermentuesit e birrës së elbit.

Romakët ishin të mësuar me verën ilire me mjaltë dhe kur e pushtuan Ilirinë , birren Sabaia e quajtën pije barbare

Pra gëzuar me një gotë birrë Sabaia , duke  i pritur pëllumbat ilirik të zbresin nga qielli !

 

Fahri Xharra

20.11.13 Gjakovë

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Fahri Xharra, garat me pellumba, Pellumbi pellazg

“ Emigrantja” roman i Elvi Sidherit

November 8, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Nën përkujdesjes së Filozofisë Urbane -Libraria elektronike e Prishtinës u botua këto ditë romani  në formatin elektronik ,”Emigrantja” e autorit Elvi Sidheri ,publicist nga Tirana

“Emigrantja” nuk është thjesht dhe vetëm një histori e zakonshme emigrimi,jo se emigrimi në vetvete përbën dhe ngërthen diçka banalisht të cilësueshme si të thjeshtë.

“Emigrantja” është së pari historia e një gruaje shqiptare,e cila si shumë bashkëatdhetare të sajat,mori me vetëmohim dhe vetëdije të plotë udhët e emigracionit 20 e më tepër vite më parë,me bashkëshort në krah e bijën përdore,në kërkim të një jete më të mirë,të një të ardhmeje të re dhe më të gjallë e me perspektivë,sesa e tashmja që ajo dhe familja,jetonin në përditshmërinë e Shqipërisë së kolapsuar të post-vitit 1990-ë,një kohë tranzicioni,vështirësish të patregueshme,privimesh dhe arome lirie që vinte sa nga Perëndimi aq i ëndërruar,por aq edhe nga një vend fqinj,Helladha e ngarkuar vërtetë plot gjurmë shovinizmi anti-shqiptar,por po aq edhe e banuar në shekuj…dhe e ndërtuar nga e para disa herë nga shqiptarë,gjaku arvanitas,çam ortodoks etj.

Një libër që flet për Marianën,personazhin padyshim kryesor të një romani të tërë,kujtimet e saj të gjata dhe të rrjedhshme,që nisin nga Tirana e vitit 90-të,që dalin më tej edhe në kryeqytetin shqiptar të zhytur ende nën regjimin e egër totalitar,për të riardhur më pas në Greqinë e këtyre mbi 20 viteve emigrim masiv shqiptar,duke kaluar nga Naousa në Selanik,Athinë,Pire e Patra,për t’u gjendur më andej papritmas në Stambollin madhështor,ku takohet pashmangshmërisht me të tjerë shqiptarë të harruar,të kërcënuar sërish nga asimilimi gjuhësor dhe kombëtar,në periferitë e pluhurosura dhe tërë baltë të qytetit simbol të shtetit turk.

Është një libër i ndjerë,realist dhe që synon të tregojë faqen e vërtetë të emigracionit shqiptar në fqinjin tonë jugor,të na njohi me të vërtetën e pranisë shqiptare vendase dhe autoktone jo vetëm në Greqi,por na njeh edhe me një kapitull,shpesh të lënë në cepin e interesit tonë kombëtar,siç janë shqiptarët e shumtë të Turqisë.

Një libër që rrjedh mes lidhjes së fortë ndër-shqiptare të emigrantëve të rinj dhe elementit shqiptar vendas,aq sa edhe tregon se Ballkani është shpesh shumë i vogël për t’i njohur vetëm anën konfliktuale.

Libri është i formatit elektronik , shkarkohet falas http://www.librariaelektronike.com/libri/89

Filed Under: Kulture Tagged With: Elvi Sidheri, Emigrantja, Fahri Xharra, roman

Historia e Ballkanit duhet të rishkruhet !

November 4, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Historia e ynë e mohuar, e vjedhur dhe  stërkequr është mbi dhe, kurse ajo e vërteta është nën dhe e edhe nën ujë; asaj duhet ti japim krihë  dhe guxim që të flet. Ajo duhet të flet shqip, që të tregon të gjithë vërtetën e saj që e ngëthen në vete me mijëra vjet. Të shkojmë rradhazi deri te Lumi Neretva , dhe në deltën e saj buzë Adriatikut.  At janë gjetur prova që e kërkojnë domosdoshmërisht rishkrimin e historisë sonë  e me këtë edhe asaj të Ballkanit.

Në lumin Neretva kanë rrjedhur sasira të panumërta të ujit dhe nën rrjedhë e tij janë mëshfur faktet të cilat i japin  sharm edhe një herë  asaj kohe ku zhvillohej jeta e të parëve tanë.Desilo , quhet sot një luginë e vogël ,në Bosnën dhe Hercegovinën jugore, e ndërtuar afër Lumit Neretva . Në një liqe të vogël aty (2007) janë gjetur të fundosura anijet Ilire. Me siguri që në antikuitet (lashtësi) , Desilo ka qenë e lidhur me Neretvën nëpërmjet Liqenit Hutovo Blato. Sikur të kthehemi pas në histori e  që është qëllimi,atëherë na del që Neretva në lashtësi është quajtur Narenta , Narona dhe Naro (Archeological Museum of Narona, The Ancient City of Narona, Neven Kazazovic, Tajne Neretve ) dhe ishte shtëpia e Ilirëve të vjetër , të fiseve Ardiane dhe  Daorsëve (John Wilkes, “The Illyrians”)

Ilirët rritnin dhe tregtonin  bagëtinë , kuajt, të mirat bujqësore dhe të mirat e artit të bëra nga hekuri dhe bakri i vebdit të tyre.Edhe prodhimin e armëve e kishin për dore. Këshilli i të vjetërve (pleqësia) e zgjidhte udhëheqësin i cili i kryesonte   fisin e vet.Kohë pas kohe udhëheqësit e rritnin ndikimin e tyre mbi fiset tjera ,dhe i bënin mbretëritë.  Gjatë shek.të 5-të prK , fiset e zhilluara mirë  shtriheshin edhe në veri , në veri të lumit Sava e që sot është Slovenia. Edhe në Lublanën e sotme gjënden gjurmat bindëse të Ilirëve(The Library of Congress – Country Study 1992)Ilirët e bënin tregtinë me fqinjët me baker asfalt dhe argjend të nxjerrur nga malet e tyre , me verë , djath, vaj ulliri dhe peshk.
Në Austri , Ilirët e nxjerrnin krypën ne vendin Gmuden (viti 1000 prK) ,ku edhe i kishin humbur minierat e argjendit të Oberzeiringut ( Austri, viti 900 prK) duke kaluar ato në duar të Keltëve. (Harry Mountain, The Celtic Enciclopedia ,Volum I. faqe 83) Në shek e 8-të kultura Ilire e rikapi lulësimin e saj në brigjete Adriatikut të Gadishullit të Ballkanit me qendër neë Glasinac (afër Sarajevës) si dhe në Koman dhe Mat në Shqipëri.
Në Enciklopedinë e Keltëve gjithashtu lexojmë se të mirat tregtoheshin dhe eksportoheshin nëpër Hallstat ( Austri) në kohën e Kulturës La Tène ( Kultura La Tène ishte e kohës së Hekurit e emëruar sipas vendit La Tène, në veri të Liqenit Neuchâtel në Zvicër) dhe Ilirët kishin ndikim shumë të madh në këtë kulturë  (Harry Mountain, The Celtic Enciclopedia ,Volum I. faqe 83)

Hulumtimet e para të regjistruara në lumin Narona datojnë që nga viti 1877  , të cilat i udhëhiqte Muzeu Arkeologjik  i Splitit (Kroaci) , kurse monografinë e parë për Naronën  dhe rezultatet e hulumtimeve arkeologjike  në këtë zone i publikoi arkeologu austriak Karl Patsh në vitin 1907.   ( Të shetisim nepër këto vite dhe le të përkujtojmë luftën tonë për mbijetesë si komb)  Hulumtimet kishin vazhduar edhe në vitet e 50. 60 , 70 , 80-ta. Zbulimi më i rëndësishëm ishte i vitit 1995,6 kur u gjet Tempulli  -Augusteum n’ lokalitetin e Plećašove štale ,dhe në te gjetja e 17 statujave të mmbretërve ”romak” dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Luftërat Ilire të vitëve 229dhe 219 prK e sollën sundimin Romak mbi vendbanimet Ilire të Luginës së Neretvës. Në vitin 168 prK u zu rob nga pushtuesit Romak edhe mbreti Genti në Shkodër dhe u dërgua në Romë (165 prK) …. dhe filloi përveq zhdukjes fizike edhe falsifikimi i historisë Ilire i cili vazhdon edhe në ditët e sotit.   Por jo;(përveç tjerash edhe kjo):

Arkeologu Adam Lindhagen PhD në Universitetin e Lundit i specializuar në amforat romake të verës ( thuase vetem romakët e  njifnin verën?) tha se ”zbulimi më i madh i të gjitha kohërave në lokalitetet Ilire ishte  ”Anija  a parë tregtare Ilire ” e gjetur(“The world’s first Illyrian trading post found”) Pse e para  ? ku humbën të tjerat që u  përvetësuan nga romakologët dhe grekologët ?

Ilirët si popull i vjetër që ishin … nuk i luftuan vetëm kolonistët Grek dhe okupatorët Romak,por zbulimet arkeologjike tregojnë që Ilirët bënin edhe tregti paqësore me Romakët thot Marina Prusak ,prof në Universitetin e Oslos ; U gjet dhe u zbulua se Desilo ( në brigjet e Neretves) ishte qendër e madhe trgtare dhe shumë e rëndësishme për kontaktin  në mes të Ilirëve dhe Romakëve, U zbuluan mbi 30 anije të fundosura tetë metra nën nivelin e ujit të Neretvës , anije Ilire të mbushura me amfora me verë. -” Zbulimi ynë është i rëndësishëm për të kuptuar identitetet kukturore  në Ballkan në kohërat e lashta ” (Marina Prusac  University of Oslo)

Që Ilirët janë prodhuesit e parë të veres nuk ka asnjë dyshim, sa për prejardhjen tonë Ilire është turp të diskutohet në shekullin e sotëm.  Gjthashtu e dijmë se Ilirët bënin verë më mjaltë dhe atë shumë më heret se Gjermanet, françezët e popûjtë tjerë të botës dhe gjithë këta popuj mësuan nga Ilirët se si bëhet vera dhe birra. Sa për ilustrim: Pas një fitoreje të madhe ndaj Romakëve, mbreti Agron bëri festë të madhe, të ftuarit ishin të shumtë, ndër Ta ishte edhe një mik gal, festa ka zgjatur disa ditë dhe është shtruar verë mbretërore më mjaltë. Pas kthimit në Gali në kujtimet e tij ai shkruan: Kam pirë një pije shumë të mirë që ne galët  nuk e njohim e që në Iliri e quanin “verë ”.(Ilir Shallo)

Lumi Neretva është i njohur që nga parahistoria ,që e lidhte mbrendësinë e Ilirisë me Mesdheun.Zhvillimi i hovshëm i qyteteve në brigjet e këtij lumi ishte si pasojë e xhvillimit të madh të tregtisë dhe se e gjithë kjo ishte në suazat e fisit ilir të Daorsëve..

Pë anijet ilire deri më tani dihej vetëm nga burimet romake dhe ato greke, kurse vjetërsia e anijeve të gjetura në  BH vlerësohet në 2200 vjet, me përmasa 12 me 4m tëcilat shërbenin për bartjen e verës.Me zbulimin e fundit zonja Marina Prusac thot : Historia e Ballkanit duhet të rishkruhet (So Balkan history must now be rewritten! )

Pra historia e jonë e dhe e tërë Ballkanit duhet të rishkruhet por jo sipas dëshirës së turqve.

Filed Under: Histori Tagged With: duhet te rishkruhet, Fahri Xharra, Historia e Ballkanit

Të gjitha gra – Tanagra

October 31, 2013 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Duke shkuar prej Tebës në Argos,thot Straboni, në krahun e majtë ështëTanagra dhe pranë rrugës ,në të djathtë është Hyria.(Tanagra, Naim Laçej,Historia e genit dhe e gjuhës) . Çka  është dhe ku është Tanagra ? Tanagra , është komunë në veri të Athinës , në Beotia. Qendra e e komunës është qyteti Skimatari , jo fort largë Tebes  dhe i njohur në lashtësi për prodhimin e madh të figurinave të njohura si figurinaTanagra. Figurinat nga llaqi i pjekur ,bronzi dhe druri të prodhuara në sasi të madhe që nga shekulli i katërt  para Krishtit.

Në   “Grekët nuk e kanë origjinën nga grekët”, (Frankfurter Algemanje Caitung” 2010 Andreas Kilb ) Andreas Kilb sqaron se popull grek që  e njohim  sot, nuk është gjë tjetër veç asaj që lanë pas sllavët, frëngët kryqëzues, bullgarët, serbët, katalanasit, osmanët dhe shqiptarët. Madje Klibi tenton të hetojë edhe psikologjikisht popullin grek, duke përfunduar se ndryshimi nga origjina zëvendësohet me solidarazimin e vazhdueshëm për t’u përballur me një armik të përbashkët. Ai thekson se një në çdo katër grekë, një është refugjat, kaq të tjerë kanë origjinë sllave, por të gjithë janë të bashkuar kundrejt armikut të përbashkët. Greqia ka qenë e pushtuar nga sllavët të cilët u ndalën dhe u tërhoqën pasi ndeshën në rezistencën e fortë të shqiptarëve në Athinë që udhëhiqeshin nga Gjin Bue Shpata. Ajo ka qenë e pushtuar edhe nga bullgarët, kryqëzata frënge, katalanasit dhe në përfundim më 1450 nga Perandoria Osmane. Por gjithnjë këta pushtues së Greqisë janë ndeshur me fiset shqiptare të cilët jetonin që në lashtësi në Thesalisë,  në Boeotia, Peloponez dhe ishujt e shumtë. Kjo vërtetohet edhe se shumica e kapedanëve të Kryengritjes së 1821 ishin të gjithë shqiptar(arvanitasit) dhe për disa vite shqiptarët drejtuan Greqinë e Re në të gjitha fushat, Kryetar shteti, Kryeministra, Akademikë etj. (prof.Arben Llalla)

Tanagra  u quajt vendi në Beotia ku u gjetën me mijëra figurina të ngjajshme me ato të vitëve 1870. Figurina të burrave, të  fëmijve , të artistëve por pjesa më e madhe ishin” të tana gra “. Figurinat e Tanagrave  shquhen me qëndrimin e tyre,  të pushuara , të shlodhura   dhe të mveshura me rrobat e tyre që në përgjithësi janë nënrrobat e holla  të cilat mvishen me mantila më të trashë të quajtura Himation. (.britishmuseum.org). Në kohën e punimit të figurinave ato ishin me ngjyra të gjalla dhe pëlhura  e veshjeve ishte  e përdredhur dhe e ngrehur, dhe i bënte ato të këndshme dhe iu ipte theksin e posaçëm në formën e tyre.

A ishin mbretëresha apo gra të zakonshme? Për kë u bën ato? Duket se çdo figurinë e paraqet një domethënjë në vete. Shumica e figurinave Tanagra që u gjetën nëpër varre ’ mendohettë ishin ose dhuratë ndaj perëndive apo  një rehati apo komfor për të vdekurit. Por edhe në varrezat e shenjta , figurina te gjetura duhej të ishin një adhurim për ata që ishin varrosur aty.

Siç e deklaron shkrimtari Niko Dhimu, grekët e sotëm nuk janë ata grekët e lashtë që pretendonte historiani gjerman në shekullin 18 Johann Winckelmann. I cili krijoji vizionin se Greqia e lashtë është populluar nga njerëz të bukur, me flokë të verdhë e të gjatë, njerëz të zgjuar. Ky përfytyrim i Johann Winckelman në të vërtetë ka lidhje me ilirët të cilët kishin këto karakteristika, pra, ata, grekët e lashtë kanë qenë ilirët dhe jo grekët e sotëm. Popullsitë e Greqisë së shekullit 19 si shqiptarët, sllavët, turqit, hebrejt, arabët, vllehët ju imponua që të krijonin identitetin modern grek. Por karakteristikat e këtyre racave nuk përputheshin me karakteristikat e grekëve të lashtë, përveç shqiptarëve sepse është vërtetuar shkencërisht që ne rrjedhim nga ilirët. (A.Llalla)

Vendi i Hyrieve  në Tanagra është i lidhur ngusht nga mitologjia me vendlidjen e e njërit prej personazheve më interesante të saj.Por çka përfaqësojnë këto gra në Tanagra? Autori Naim Laçej thot se  se ato gra ishin ajka e Tanagra´s për nga pashia dhe bukuria dhe se në kushtet e një sistemi matriarkal  ato i takojnë një “bërthame racore”.

Tanagra , veç në kohën e luftërave Medike ishte   një qytet shumë i rëndësishëm dhe rreth vitit 800 prK quhej qytet. Ishte qendër themeluese e Ligës së Beotisë .Deri në shek e 5 -të prK Tangra bëhet një fuqi beotiane.Është e njohur Korina  ,poetesha më e madhe e kohës së përmendur. Beotianët ishin të njohur edhe si muzikant të shkëlqyeshëm. Tanagra ishte e njohur edhe për luftën e gjelave.Tanagra ishte një udhëkryq tregtar gjatë periudhës klasike , në mes të Athinës dhe Thebes.

“ Në shumë rast thoshte M.Rayet , Shqiptarët nga fshatrat e varfëra të Skimatarit , Bracit , Litiadit dhe Staniatesi , fshatra këto të shtrira në një rreth 5 a 6 km rreth Tanagras , duke e punuar tokën e tyre dhe duke i punuar cungat e hardhive të rrushit rastësisht  kishin gjetur varrezat që aq shumë kishin në vete ,vaza dhe  figurina nga llaqi i pjekur, dhe vetëm rreth vitit 1872 filluan kërkimet pak a shumë të organizuara

Një gropues professional i qujtur Jorgis Anifantis(?) që e kishte zbrazur nekropolen e Thespit erdh dhe e filloi eksplorimin e nekropolit të Tanagras , aty ai gjeti që varret ishin të dy llojeve : disa zgavra të thjeshta aty- këtu nëpër fusha të një epoke shumë arkaike dhe kishin vetëm vazo të ngjyrosura; dhe të tjerat  varreza të rregulluara dhe në vijë të drejt që kishin nga 3-4  e më shumë figurina në çdo varr .Kështuqë së pari Skimatariotet e pastaj edhe të tjerët nga fshatrat tjera iu vërsulën kërkimeve shumë fitimprurëse. Muzu i Luvrit (Paris ) ka më së shumti nga të gjithë muzetë e botës…….Vendasit kishin numruar që ishin hapur mbi tetë mijë varre plotë me figurina. (ephodia.eu/ceramique_les_terres_cuites)

Po pse Tangra është ende një mësheftësi? Pse Tangra mbetet ende një histori jo krejtësisht e zbuluar ? ( ”Tangras : a mistery unveiled ” ,Kya Verhagen ,University of Heigen  2012) .

Gjakovë, 29.10.13

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Fahri Xharra, Tanagra

Mashtrimi i ri turko-serb : “ Ma mirë turki se shkau” !

October 28, 2013 by dgreca

I ashtuquajturi rrezik sllav për shuarje të kombit shqiptar, s’ka qenë veç një shpikje osmanistësh e neoosmanistësh, shqiptarë e turq bashkë, e cila, nga njëra anë përligjte sundimin osman, e nga tjetra ledhatonte krekosjen sllave për kinse fuqinë tërheqëse të sllavizmit…”. (I.Kadare )

Shkruan: Fahri Xharra/Gjakove/

Pse u mashtruam? Si po vepron bashkëpunimi turko- serb ndaj çështjes shqiptare?Se si po i ndihmon Turqia Serbisë  që ajo të ketë primatin në këto anë ,po shihet qartazi . Ndihma e Turqisë  që  i ipet Serbisë ,në kudër të bashkëpunimit të tyre të ndësjelltë ,për shuarjen e një kombi është e mënyrave të ndryshme.Më e reja por në kuadër të së vjetrës dhe e cila kishte dhënë rezultate shumë të mira  në projektin  e tmerrshëm në shuarjen tonë , ishte dhe është përçarja fetare e shqiptarëve. ”.Ato (agjitatoret musliman)..duhet të ndezin fanatizmin fetar të masave dhe të zgjojnë krenarinë për shtetin turk.”( Çubriloviq).

Ishte Çubriloviqi që thoshte kështu dhe ashtu u veprua gjithëmonë. Por sot?
 ” Duke pasur këtë që u tha në konsideratë, në pah na del edhe një e vërtet tjetër se me gjithë përpjekjet e mëdha të disa ‘patriotëve’ për ta zbehur vizitën e Erdoganit në Kosovë dhe për të irrituar shqiptarët nga personaliteti i tij, megjithatë ai vazhdon të gëzojë një autoritet shumë të madh në mesin e popullit tonë, saqë kam bindjen se po të kandidonte për president të Kosovës do të fitonte më shumë vota se shumë vendas kosovarë. ( Shefqet Krasniqi ). A nuk është kjo vazhdimësi e ”zgjimit të krenarisë” për shtetin turk?

 Nëse s’do të duam të përsëritet historia, duhen marrë masa ndaj këtij lloji të propagandës  që është akoma e brishtë( e vjetër në kohëra t’ reja,,) përndryshe na pret një periudhë e errët historike. Historia jonë është e mbushur me raste të tilla fatkeqe, por mjaft më me hedhjen e fajit tjetërkujt. Në fund të fundit duhet ta ndihmosh vetë fatin dhe të mos rrish duarkryq e të përqyrresh se nuk të ndihmonn fati. Është koha për të dalë nga plogështia dhe t’i vihet dryri këtyre dordolecëve  të propagandës çubriloviqiane që çojnë në realizimin e planeve turko-serbe.

Çka parashifshin planet dikur dhe a i ngjajnë ato këtyre të sotmës që po shihen ” ashiqare”:

”.. Turqia ofron pafundësi kolonizimi. Është e ditur që masat e myslymanëve janë në përgjithësi lehtësisht të influencuara nga feja. …Prandaj ne duhet të bëjmë për vete në rradhë të parë klerikët (hoxhë, imam , myftij)) dhe njerëz me influencë, nepërmjet parave  dhe kërcënimeve…..(Çubriloviq)  Në planet e përbashkëta qëndron edhe kjo:”Gjithashtu duhet te gjinden  sa më parë që të jetë e mundur agjitatorë sidomos nga Turqia, për të promovuar dashurinë ndaj Turqisë , duke u bazuar në të kaluarën  ” e përbashkët historike ” dhe në zhvillimin ekonomik  të saj.

“Me kalimin e shekujve, jo veç të huajt, por shqiptarët vetë, gati-gati po besonin se Shqipëria nuk rrethohej më nga vise europiane, siç ishte në të vërtetë, por ishte zhvendosur drejt daljes së kontinentit të vet, në kufi me Azinë. Si e tillë, si hapësirë ndërprerëse a urë kalimi aziatiko-europiane, përftohej ajo që e kishte Azinë rreth një mijë kilometra larg. Ky status gjysmak, ky as-as (as Europë, as Azi), nuk do t’i ndahej Shqipërisë edhe pas shembjes së Perandorisë Osmane. Nuk ishte metaforë, por gërmadha e projektit makabër për shuarjen e një kombi”(Kadare)

 

“Ka popuj në kufijtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjerësisht, bazuar në fatet, të bëmat dhe cilësitë që shfaqin. “ thuhej për ne . Po kufijtë e botës së qytetruar ku qenkan.? A qenkemi ne ata që po e ndajmë  qytetrërimin nga jo qytetrimi.? Po .

Sipas planeve turko-serbe ashtu duhet të mbetet. Derisa  Erdogani çirret se Kosova është Turqi , të nesërmen dalin serbët se Kosova është Serbi , atëherë automatikisht arrihet të përfundimi : ” Ja një popull që e dëshiron  errësirën, na leni neve se vetëm ne dijmë të menaxhojmë me këto bisha të  historikisht të papërmirësuara”  Deris turku  çirret për të kaluaren e përbashkët , ne e pranojmë si të tillë , Kur serbi thot se Kosova është Serbi ne reagojmë vrullshëm( e që duhet) ,atëherë është kulmi i suksesit  në strategjinë: “ Më mirë turki se serbi”.

Teoria “ më mirë turku se sa serbi “ është bipolare : ” sa më afër turkut , aq më largë Europës ” dhe kjo i shkon përshtati Serbisë në arsyetimet e saja në botë. Europa nuk duron Azi në mbrendinë e saj.. Jo ore , Jo. as Serbi e as Turqi !

Është e ditur që masat e  shqiptarëve muslimanë janë në përgjithësi lehtësisht të influencuara nga feja.Dhe sot a po e kryejnë agjitatorët  e fesë muslimane  këtë influencim , duke na e përzier fenë muslimane me  kombin turk.? Të jesh musliman nuk do të thot të jesh turk.

 “Në këtë luftë maskash, kombi shqiptar humbte çdo stinë e çdo vit. Shfaqeshin çdo stinë shqiptarë me famë dhe pasuri, por, ashtu si në përrallat me kapërcim të ylberit, fill pas kapërcimit, pra matanë ylberit, ata s’ishin më shqiptarë. Rrallëherë në histori kishte qëlluar që fama dhe lavdia vetjake e personazheve, në vend që t’i vinte në ndihmë kombit që i përkisnin, ktheheshin kundër tij. Do të mjaftonte vetëm shembulli i postit të kryeministrit perandorak, që iu dha shqiptarëve, prej të njëjtit shtet që ndalonte me dekret shkrimin e gjuhës shqipe, për të kuptuar se në ç’nyjë tragjike kishte hyrë fati shqiptar (Kadare) . Po sot , e njejta .-

  Populli turk dhe ai i Kosovës e kan të njejtën histori,thot Erdogani duke shtuar se

“ gjuha ,feja ,pupulli mund të jenë të ndryshëm “ por “ që të gjithë jemi fëmijtë e të njetit vend “ i raportonte Tanjug-u botës. Edhe kjo është nga plani i përbashkët turko-serb.

 “Pastaj a më mirë t’i ndjesh njerëzit si të afërm, miq e vëllezër apo si armiq e kundërshtarë? Sa më shumë miq e vëllezër që ka njeriu aq më i fortë do të jetë, kjo nuk do koment. Por unë mendoj se ky frustrim dhe reagim i pakontrolluar emocional që po u bëhet “vëllezërve” është i qëllimtë dhe tendencioz, pra çështja lidhet kryekëput me atë se vëllai në këtë rast është turku, ‘ish-pushtuesi’.(Dr.Shefqeti)”……” Prandaj ne duhet të bëjmë për vete në rradhë të parë klerikët (hoxhë, imam , myftij)) dhe njerëz me influencë, nepërmjet parave  dhe kërcënimeve QË ATO TË NA MBËSHTESIN …..(Çubriloviq).

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Nashtrim i ri, turko-serb

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT