• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët nuk guxojnë të nëpërkëmbën

October 24, 2013 by dgreca

“Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjëve të të gjithë kohrave… Homeri aty gjeti Akilin, Bota Aleksandrin e Madh, Europa Skenderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”(Lamartini)/

Shkruan: Fahri XHARRA/

Shpesh kombit tonë iu janë djegur bateritë dhe për atë shkak kemi mbetur në terr ; një terr shekullor. Kur syri mesohet me terrinë atëherë e ka të veshtirë të adaptohet në driten e vërtetë; por nëse befas haset me dritë atëherë vjen  edhe deri te verbimi.A jemi të verbër apo po shtihemi si të tillë? Nëse e merr vullnetin e njeriut të thjeshtë e shef se ai është i flakët që të shporret nga verbimi shekullor ; kurse nëse i analizon disa ”profesora” e ke të vështirë të kupton se ku biejnë. Çka është duke u përgatitur ,kur shef që ”jazegjitë” po shtohen përditë e më shumë. Qielli i tyre po mbushet për ditë e më tepër me yje të reja të cilat rrezatojnë errësirë ,prapambeturi , largim nga vetvetja dhe kulmojnë me vetmohim të përgjithëshëm.

Një ditë një mik më këshilloj që nëse në rrugë mirresh me çdo qen endacak atëherë  e rrezikon  humbjen e kohës tënde më të mirë qe i ke ofruar vetës për shetitje.Por edhe  nëse i lejon që ata ”endacakët” të të miklojnë nëpër këmbë dhe me lehjet e tyre të ta prishin qetësinë prap është një kohë e humbur. Paramendoni ,një kafshim i një endacaku të tillë e sidomos kur nuk është i vakcinuar sjellë pasoja shumë të mëdha te i kafshuari.

Tani me ligjet e reja më humanitare propozohet që këta të rrugëve të cilët nik e kanë gjetur asnjë përkrahës që të iu ofron strehim ,duhet të grumbullohen dhe në qendra të psaqme të bëhet kastrimi (tredhja ) e tyre që mos së paku të shumëzohen. Ata si të tillë  janë shumë të rrezikshëm për fëmijtë e pa mbrojtur ; për nënat e tyre ,për prindërit e rinj dhe pgjithisht p gjeneratat në rritje.

 

Tjetra..

 

Retina është karrika kryesore e të pamurit. Ajo e mveshë krejt kokërdhokun e syrit përmbrenda, dhe si e tillë përbëhet nga qelizat dritë-marrëse (foto-receptorë) të quajtura shkopthat. Shkopthat e zbërthejnë dritën e cila fokalohet. Pastaj informata pamore bartet në tru nëpërmjet nervit optik, një zgjatje e retinës.

Edhe populli i yne e kemi retinën tonë-intelektualët, të cilët duhet të zbëthejnë të mirën dhe të keqën që na rrethon, dhe të dërgon sinjale ne trurin e popullit në mënyrë që të dihet se çka të bëhët më tutje.

Retina  e syrit si e tillë, përveq tjerash është e ballafaquar edhe me një mundësi fatale të dëmtimit t`ashtuquajturën  shkoqitje e retinës (Lat. Ablatio Retinae). Kjo ndodhë kur një pjesë e saj çkoqet (shkulet) nga mbajtësi i saj –epiteli pigmentor. Kjo është një hata e keqe e cila kulmon me humbjen e fukcionit pamor të syrit, shikimin e turbulltë ,njolla të zeza dhe përfundon me verbimin e përherëshëm.

Deshta të bëj analogji me retinën –intelektualet tonë (kuptohet disa),të cilët përditë e më këmbëngulës janë në shkuljen e tyre vullnetare nga kokërdhoku i kombit me ide dhe teori nga më të ndryshmet, të cilat përditë e më tepër, po krijojnë bindjen se ne me të vërtetë jemi një popull pa origjinë. Një përforcim të ides së shkulitjes së kombit shqiptar nga trungu i tij mijëravjeqar.

Me shkrimet e tyre, përditë e më tepër më bëjnë të besojmë që na jemi një popull – mushkë.

Popujt Mulat, janë nëpër botë, ka bile edhe shumë. Por, për shqiptaret as bëhët fjalë. Etymologjia e fjalës Mulat rrjedhë nga gjuhet  spanishte dhe potugeze “mulato” e cila vet ajo rrjedhë nga fjala latine mūlus që do të thotë Mushkë, një rrjedhojë e bashkimit të pelës me gomarin. Edhe arabishtja e ka këtë fjalë Muwallad, që shprehë pjellën e mashkullit Arab me një të femër të huaj jo arabe.

A jemi ne në tokat tona shqiptare rast i “vegëshit të shkrierjes” ?

Çka do me thënë kombi multietnik ? Ku janë qëllimet e këtij propagimi nga ana e retinës sonë të shkulitur nga kokërdhoku i kombit?  A duhet të brengosemi me këmbëngulësinë e tyre?

Pse ata janë aq të zëshëm ? Ku dhe nga kush e kanë përkrahjen? Apo po punojnë në krye në vete për të zbuluar diçka që i bën të mbesin në  shportën e historisë? A ka pasoja nga kjo propagandë shumë agresive ?

Multietniciteti i një kombi monoetnik ( shqiptarët) është një teori afatgjate e cila e drejton kombin drejt multikulturalizmit (harrimit të vetvetës) me qëllim asimilimi. Asimilimi më i quditëshmi në botë që kurr nuk ka ndodhur.

Krijimi i shtetit të dytë shqiptarë në botë  ,ua humbi torruan qarqeve të huaja dhe të mbrendshme antishqiptare.Llogaritjet dhe planet e përgaditura më herët për humbjen e identitëtin shqiptar të shqiptarëve të Kosovës iu ranë në ujë. Duhej aktivuar plane dhe strategji të reja  ,të cilat e kanë të njejtin qëllim asimilimin e popullit shqiptarë. Me kend? Me vetveten ,me vetë shqiptarët.

Si planifikohet kjo ? Thjesht. Bile shumë thjesht. Mohimi i së kaluarës, mohimi i historisë ,historija pa heronj.Multikulturalizmi dhe multietniciteti –  nga një popull me një kuturë të gjerë ,me një gjuhë nga më të vjetrat në botë, me qellime të pastërta të mbijetesës,dhe me një histori mijëra vjeqare. Të gjitha këto çojnë ujë në mullirin e asimilimit dhe zhbërjës së vetvetës ,më një qëllim të caktuar të krijimit të një kombi “ mameluco ,ose caboclo ose girmitts “  apo një kombi të ri të ardhmërisë , popullit  X  të Kosovës.

Teorija e “vegëshit të shkrierjes” trumbeton, që ne, mos ta harrojmë historinë tonë (?) ,por me kusht që ajo të jetë e shkruar nga të huajt, të ruajmë ca fletë nga vetëvetja në mënyrë “”sallata e zhbërjes “ të përmbanë edhe diçka të tonën. Që në të  quhemi vetëm qytetar Kosovarë,dhe kënaqemi  vetëm me ate që këtu kemi lindur.

Rrjepja nga historija e jonë dhe krijimi i popullit “mullat” nga vetë teoreticienët tanë.nuk bënë gjë tjetër vetëm se e trashë  idenë atyre që me të madhe trumbetojnë se kur erdhën këtu nuk gjetën civilizim, nuk gjetën njerëz por gjusmë njerëz që posa kishin zbritur nga drunjët. Kures për ne thuhej:”  Albert Dymo thotë se ”nuk ka racë më të vjetër se shqiptarët në Evropë”. Ilirët gjendeshin në qendrën e saj para se të lindte nocioni i Evropës.”

A jemi në Shqiparët ,kudo që jetojmë të detyruar të pranojmë Transkulturalizmin ,si metodë të re të asimilimit me vetehtën? Nga cila kulturë ,duhet të marrim ato  që duhetpër të na zhbërë më shumë. A mos po na kërkohet shumë?

Si shërohet shkulitja e Retinës ?, në të njejtën mënyrë   duhen të shërohen edhe intelektualët tanë ,në mënyrë që shikimi i tyre mos të jetë i turbullt me anim kah verbimi i përherëshëm.

 

Tjetra.

Nuk e di as vet se si më erdhi në mendje të bëj një krahasim të infektimit mendor të shoqërisë sonë shqiptare, me një infektim trupor që vjen nga një bakterje  e quajtur Enterococcus faecalis. E gjeta ngjajshmërinë  në shumë aspekte .

Të shkojmë rradhazi . Enterococcus faecalis është një  bakterje gram-pozitive ,e pa lëvizëshme dhe e rrumbullakët . Kërkoj falje nga mjekët që po iu ndërhyjë në shkencën e tyre, por kjo m`u duk mënyra më e mirë të spjegoj dhe të godas një infektim shoqëror, nga një bakterje e njohur.

Enterococcus faecalis, shkurt” koki” ,mund të gjendet i vetëm  apo në çift që më së shpeshti haset në zorrën e trashë të njeriut. “Koki “mund të krijon infektime të cilat mund të jenë kërcënuese edhe për jetën.

Si mund t`a përshkruash qëndrimin  mohues, nihilist i  disa individëve nga disa rangje të shoqërisë shqiptare përpos se një infektim  nga një Koki .

Është për tu habitur një frymë e tmerrshme që i ka pushtuar historianet shqiptar, për të gjetur tek çdo monument të kombit “njolla të zeza”(A.B.)  Nga iu vijnë idetë për të njollosur çdo gjë të vlerëshme të kombit ? Sigurisht që” Koki” iu është futur në trup dhe si bakterje  e tillë që është,sjellë infektime të mëdha   në të tërë kombin.

Mu atëherë kur jemi më të nevojshëm të kemi një shëndet të plotë për një ardhmëri e cila na  ballafaqon, kolonitë e “koki”ve tonë fillojnë të rrëmbejnë pjesën më të ndritëshme të historisë sonë, të të mëdhenjëve tonë që kanë krijuar epoka, e që krijojnë nderë për kombin ,dhe në mënurën më tinzake  e grryejnë shëndetin  e kombit me të gjitha infektimet e mundëshme.

“Simptomat e  Enterococcusve, janë ethet, infektimet e kanaleve të urinës,gjer të infektimet me plagë të hapura.. Simptomat tjerë janë edhe ulja e shtypjes së gjakut, rritja e rruzave të bardhe në gjak ,frymëmarrja e shpeshtuar dhe konfuzioni mendorë”

Çfarë bashkërastësie me gjendjen e shoqërisë sonë mbarëkombëtare.? -Konfuzioni mendor.

“ Enterococcus faecalis, është një bakter me aftësi të madhe qëndrueshmërie. Mund të mbijetojë një kohë shumë të gjatë në kushte të ndryshme të rrethit (ambientit) ,merrni mend mbijeton 90 ditë në lirin e ndotur, 77 ditë në papastërti të ndyshme, 180 ditë në djathë dhe disa vjetë në minus 70 gradë Celcius.”

Prap ,krahasimi i mrekullueshëm me “kokit” tanë. Të mshefur në njëqind mënyra, të tjerët të treguar si loajal të çdo rezhimi,  ,të  tjerë duke i çfrytëzuar të mirat dhe më të mirat e shoqërisë me grada   universitare dhe akademike, sot  e gjetën trupin tonë ,falë një klase të pa aftë politike për përballafaqim me rreziqet e mëshefura e gjetën shoqërinë tonë pa imunitet ndaj sëmundjeve ,pa qëndrueshmëri ndaj baktereve dhe ”kokit” e filluan kolonizimin e tyre me të pavërteta, me mohime,me shtermbërime, me nihilime.

Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të jepë vetëm mundësi të pendohesh,asgjë më tepër.

“Kokit”  e përdorin logjikën e kundërshtimit dhe e mohimit të së vërtetës pa prova, pa fakte, pa realitet, e përdorin alibinë e paracaktuar e qëndrimeve nihiliste të skajshme të tiveta për të çuar mendjen e të gjithëve në anarki.

Kurse, për të realizuar qëllimet e tyre të errëta, të pabindshme dhe të paarsyeshme, me shkrimet e tyre krijojnë kushte për krijimin e anarkisë morale dhe që është mjeti i vetëm që e kanë njerëzit të cilëve u mungon logjika në kohë të caktuar.

Neve na duhet diçka që të shërbejë si mbërthyese, si kapëse që nuk lë të shkoqet asgjë nga trungu gjithëshqiptar. Mbërthimi kombëtar ka qenë gjithmonë i nevojshëm, dhe kokave të ndërsyera nga një pikëpyetje e madhe duhet t’iu japim rastin që të vetmbërthehen e të mos lejojnë t’i kundërvihen interesit madhor.

Dhe në fund:

“Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjëve të të gjithë kohrave… Homeri aty gjeti Akilin, Grekët Aleksandrin e Madh, Europa Skenderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”(Lamartini)

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Lamrtin, neperkembjen, shqiptaret nuk guxojne

Shqiptarët nuk janë wahhabi ?

October 23, 2013 by dgreca

“ Ne jetojme në një shekull ku fshehja e të vërtetës të mbronë më mirë se sa ligjet dhe të siguron më shumë se pafajsia” – RIVAROL/

Nga Fahri XHARRA/

Ne shqiptarët myslimanë kemi praktikuar ato pak rite të mbetura nga okupimi shumëshekullor turko-islamik dhe jemi ballafaquar me problemet e vërteta të jetës, qoftë për një mbijetesë apo një jetë më të mirë. Vlerësimi i të huajve ishte se jemi “myslimanë të lehtë”. Por, çfarë u mendua kur na quajtën “myslimanë të lehtë”? Apo ishte thjeshtë një arsyetim për përkrahje.? A duhet të përmendi disa nga faktet që neve na bëjnë“myslimanë të lehtë” e të njihemi dhe të pranohemi si evropianë të civilizuar? Jo. Bota e qytetëruar me sinqeritetin  e saj i di të gjitha.

Por ç`po ndodhë me ne ,në tokat mbarëshqiptare ? Jemi të ballafaquar me nivel të lartë të papunësisë ,kemi mbetur fukarenj,nuk kemi stabilitet politik ; kudo që shkelë në tokat tona jemi të mjerë. E vërtetë apo jo? A i dijnë fqinjët tanë këto? A i dijnë edhe miqt tanë në Europë?

OH SA  MIRE TE JESH SHQIPTARPor pse ne të përkrahim rrymat më radikale të islamizmit?Pse te jemi uahabi ( wahhabi)?

Kush janë uahabitë? Si lindi kjo rrymë e skajshmerisë islame? Kush e perkrahë atë?

A na duhet neve si musliman te moderuar që jemi ,dhe si të tillë na pranon edhe civilizimi Europian,të ngërthehemi me rrymat më të papëlqyera muslimane në botë?

Shkrimi e ka për qëllim,njojhjen me një rrymë Islame të krijuar në Arbinë Saudite,e që daton bukur moti, rrymë e cila nuk shikohet me sy të mirë nga një numër i madh i shteteve islamike.

Si lindi Wahhabizmi? Muhammad ibn Abd al-Wahhab (v. 1792) ishte i pari ekstremist dhe fundamentalist Islamik. (De Long –Bas, J.Natana, Islami Wahhabist Oxford 2004) Abdel al-Wahhabi i krahasonte vehten me Profetin Muhamed(?). A.Wahhabii, pika qendrore e lëvizjes së tij dhe të reformës ishte parimin që çdo ide e shtuar në Islam pas shekullit të tretë të kohës se muslimaneve (rreth 950ps.k”) ishte i rremë dhe duhet të eliminohen. Muslimanët, që të jenë muslimanë te vërtetë, duhet t’i përmbahen vetëm dhe vetëm në mënyrë rigoroze besimit origjinal ..

Arsyeja për këtë qëndrim ekstremist, dhe përpjekjet e Wahhabit dhe reformës se tij, ishin një numër i praktikave të njohura të kohës të cilat ai besonte se ishin para-islamike si:lutja e shenjtorëve te ndryshëm, pelegrinazhet në varre dhe në xhamitë veçanta, dhe flijimet e ndryshme.

Besimtarët e rinj sekular janë shumë të anatemuar nga trashëgimtarët e Wahhabit. Përkrahësit e Wahhabismit janë kundër modernizmit, sekularizmit dhe te gjitha përparimeve të cilat e kundërrrymojnë wahhabizmin .

Me ardhjen e Wahhabismit si doktrinë u krijua indiferenca për gjendjen e të vejave dhe jetimëve, dënimi i tradhtisë bashkëshortore në menyra të vrazhda , dhe dështimi për të ndarë hisen e trashëgimisë në mënyrë të drejtë për gratë. Wahhabët e karakterizojnë gjithë këte si xhahili ,një term në Islam e cila i referohet barbarizmit dhe gjendjes e injorancës që ekzistonte para ardhjes së Islamit.

Rryma e tij është edhe sot “asmuwahhidun” ose “unitare” ( موحِّدون ) Çdo gjë tjetër ata e denonojnë si risi heretike, apo”bidat”. Wahhabitë tronditet më tej në butësinë e përhapur në zbatimin e ligjeve tradicionale islame “ Vetëm ata që e ndjekin mesimin Wahhabi janë musliman të vërtetë dhe vetëm ata janë në rrugën e Allahut” (Martin, Richard C., ed., Encyclopedia of Islam and the Muslim World , Macmillan, 2004.)

Muhammad ibn Abd al-Wahhab lindi ne vitin 1702 ne qytetin e al-Ujaniah ,ne regjionin Nagjd te gadishullit Arabik,tani veriu i Arabisë Saudite. Familja e tij qe nga gjyshërit ishte një familje gjygjëtaresh për qeshtje te fesë,në shkollën kryesore për mendimin legal të Islamit Sunii.

Cilat janë besimet kryesore sipas Muslimaneve Wahhabi? Kurani dhe haditet duhen te lexohen ashtu si jane,pa kurrfare ndryshimi.Gruaja i nenshtrohet burrit dhe ajo e ka vetem lirinë të jetojë, e të jetojë per te lindur femijë. “Gruas nuk i besohet “ .Gjykatat muslime duhen te udhehiqen vetëm nga Imamet.

Ne Arabinë Saudite gjykatat janë te udhëhequra nga Wahhabitë e më i fuqishmi është stërstërnipi i tij Abdyl Wahhabi .

Sa na japin neve shqiptarëve krenari fetare, nëse ne valavohem me të gjitha rrymat fetare në botën arabe? Wahhabitë e (mashkujt) e kanë edhe veshjen e tyre ,e cila i bënë që besimtarët të dallohen nga jo vetëm besimtarët e krishterë por edhe nga ata musliman.

Për femra mos të flasim, se ato duhen t`i nënshtrohen një regjimi tejet nënçmues ,e që për botëkuptimet tona shqiptare –evropiane janë të tejkaluara.

Çka na bënë neve shqiptarëve musliman të dallohemi nga muslimanët tjerë të botës: Martesa ndërkushërinjsh: Është një fenomen i përhapur në botën islamike, diku i shprehur më shumë e diku më pak. Një zakon ky shumë i rrezikshëm për trashëgimi gjenetike që praktikohet edhe në ditët e sotme. Martesa ndërkushërinjsh qëndron në atë se nëse vajza e vëllait të babës do të martohet me dikë tjetër jashtë familjes, duhet të marrë leje nga djali i axhës nëse ai është për martesë. Ajo duhet të marrë bint` amnu-n (djalin e vëllait të babës) ose në rrugën tjetër të marrë ibën khal-in (djalin e vëllait të nënës).

E gjithë Lindja e Mesme është e lidhur me këtë veti të keqe të kushtit të martesës.

Në Siri, martesat mes kushërinjsh e mbërrin shkallën 70%, ndërsa, në Egjipt, 80% e martesave është me kushërinj. Kurse, kryeqyteti Kajro është më shumë i modernizuar në këtë aspekt. Në Palestinen tradicionale, nëse vajza nuk ka ibn-amnu (djali i vëllait të babës) atëherë duhet të gjejë martesë me ibn-khal (djali i vëllait të nënës).

Martesa me shumë gra (poligamia). Ligjet islamike në shumë shtete e lejojnë martesën ligjore deri me 4 gra. Shqiptarët myslimanë këtë rregull e kanë praktikuar vetëm kur gruaja e parë nuk ka lindur fëmijë. Edhe me këtë rast janë ndjekur parimet tona.

Mbytja e gruas, publikisht me gurë. Jo në të gjitha vendet myslimane, por në ato ku sundon sheriati, praktikohet kjo mizori e sipërshënuar për gratë moralisht të ”pandershme”. Sipas këtij ligji, mjafton vetëm fjala e burrit që po e mashtron gruaja dhe këshilli islamik i qarkut e merr vendimin “kapital”. Ai s`ka nevojë për fakte e as për dëshmitarë, gruaja e merr dënimin e “merituar”. Shqiptarët myslimanë e kanë zgjidhur ndryshe nga ata këtë problem: thjesht shkurorëzohen.

Gjymtimi gjenital i femrave. Në botën islame të Afrikës, Lindjes së Mesme, në disa vende të Azisë, gjymtimi gjenital i femrave është krucial në ritualin që tregon, sipas besimit popullor, për kontrollimin e seksualitetit të femrës. Mosha e vajzave para aktit të gjymtimit luhatet varësisht nga regjionet. Llojet e gjymtimit janë: Excisioni ose “sunna”, Excisioni ose Klitorideiktania, Infibulacioni dhe Intracisioni.

Excisioni është një praktikë rituale që praktikohet në regjionet myslimane të Afrikës sahariane, subsahariane si dhe në Egjipt (95% të femrave), infibulacioni në Sudan, etj. Kjo praktikë nuk ka kurrfarë baze kuranore, por disa mundohen ta shpjegojnë ndryshe. Në një nga hadithet thuhet synetia është ”sunna” (obligim) për meshkuj e “makrumah” për femra (nder ose një gjest i lartë i nderit). Përndryshe, praktikimi i tillë në sferën arabo-myslimane është kontestuar në nëntor 2006 nga Universiteti Al-Azhar i Kajros. Vend referimi shumë i rëndësishëm fetar në botën islame Universiteti Al Az-har) ka lansuar një fatwa (urdhër) që është kundër gjymtimit gjenital të femrave, të kualifikuar si krim i rëndë kundër njerëzimit dhe një sulm në vlerat e larta islamike.

“Operimet” e gjymtimit kryhen nga njerëzit e pakualifikuar dhe në kushte higjieno-sanitare të tmerrshme. Çdo vit, 3 milionë femra të reja presin për aktin e shëmtimit. Pra, edhe këtë shëmtim shqiptarët myslimanë nuk e kanë përvetësuar.

“E vetmja e vërtetë është ajo që ATA e lejojne!”.. (George Orwell.)

A duhet te jemi krenar me të parët tanë së paku me atë që kur e muarrën islamin nuk iu nënshtruan komplet diktatit “musliman”duke mos i jetësuar ato që u përmenden më lartë.

Stigmatizimi i femrës myslimane në Kosovë është një fenomen i ri i shfaqur pas luftës së fundit dhe debati lidhur me shaminë islamike i ka dhënë shoqërisë një dimension të ri.

Pse duhet kaq shumë zhurmë gjëja se për mbrojten e nderit të femrës sonë ,kur ato në mundësi të shprehjës së lirë kishin jo vetëm të kundërshtonin por edhe të iu thejnë kokat atyre që mundohen me çdo kusht t`ikthejnë ato me shekuj prapa.

Zonja Wassilia Toukali, presidente e Forumit Mesdhetar të Grave, Alzher. thoshte: “Të luftosh kundër shamisë nuk është të sulmosh fenë. Ta mbrosh atë është të vesh në pikëpyetje barazinë e femrës dhe të mashkullit.

“Shkurt , shqipëtaret paraqiten si popull i kundërt nga të gjitha kombësitë e tjera të sulltanit .. Kur të shohësh ndonjë që paraqitet me ndonjë pamje fizike të shkëlqyer , gjithnjë do të gjesh se e ke parë shqipëtarin . Përvec kësaj , nga tëgjithë popujt e ballkanit vetem shqipëtari është artist . Posaqëria e përsonalitetit tij të patundëshëm gjithnjë e çon përpara në mënyrë të dallueshme ..” (Edith Durham , Brenga e Ballkanit,1909)

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, shqiptaret, Wahhabi

Ç`është salafizmi dhe pse salafizmi ne tokat tona?

October 22, 2013 by dgreca

“E vetmja e vërtetë është ajo që ATA e lejojne!”.. (George Orwell.)/

Nga Fahri XHARRA/

Ç`është Salafizmi? Salafizmit i nxirret rrënja nga fjala arabe salaf , që do të thot ” paraardhës”. Flitet për essalaf essalah,apo ”paraardhësit e devotshëm” ,me anë të së cilës donin të ishin  si bashkë-udhëtarët  apo bashkë-kohanikë të profetit Muhamet. Sot , salafistët thirrën në ”islamin e rrënjës” të pastruar nga” risitë e mallkuara” të cilat sipas pikëpamjeve të tyre e varfërojnë fenë.Kështu, të gjitha ndikimet perëndimore, idetë humaniste dhe principet filozofike ,si demokracia dhe laicizmi ,hidhen poshtë. Kjo ishte shkolla hanbaliste , e themeluar nga Ahmed ibën Hanbal(780-855) , i cili e kishte farkëtuar  ideologjinë salafiste. Mohamed ibën Abdelwahab (1703-1792)  ,gati një mijë vjet pas ,bëhët referenca krysore ideologjike dhe themeluesi dogmës wahhabite dhe bashkëthemelues i monarkisë saudite i cili i jep jetë ”salafizmit misionar” të bartur deri në ditët e sotit. Principet e kësaj dogmeje ,kurr nuk janë përqafuar nga ne; por petrodollarët e propaguesve të një populli shumë të mbrapambetur po përhapën nëpër botën muslimane, e edhe na si të ”lehtë” po jemi viktimë.Me dhimbësen arabët që janë viktima të një dogmeje pa rrugëdalje ; një popull që e ka zbuluar Sylabin, pa të cilin instrument nuk do të ishe zbuluar kurr Amerika. Sikur arabët të kishin zbuluar internetin e gjithë bota do të fliste arabisht.      E pse na ,pas tyre?

Për të parë që petrodollarët e tyre shpenzohen për qëllime të këqija dhe të pa suksesshme ja keta shembuj: ”Popullsia e Hebrenjeve ne mbare boten: 14 milion – Ne 105 vitet e fundit, 14 milion hebrenj kane fituar 180 cmime Nobel,  ndersa nga popullsia e myslimaneve te botes: 1.5 miliard – Kane fituar vetem 3 çmime Nobel.E gjitha bota myslimane (rreth 60 shtete) ka vetem 500 Universitete , kurse v etem Amerika  i ka plot 5758 universitete.Shkrim e këndim në boten perëndimore: 90%. Në vendet më të zhvilluara arrijnë në shkallen maksimale: 100%;kurse ne botën myslimane  as 40%. E gjithë bota myslimane nuk  e ka asnjë universitet të vetëm që të renditet në 500 universitetet kryesore të botes. Në vendet perëndimore e perfundojne shkollen fillore mbi 98% te popullsise e në vendet myslimane as 50%. Ne vendet perëndimore mbi 40% e popullsise kryejne universitetin e në ato muslimane vetëm 2% .Vendet islamike i  kane mesatarisht 230 shkencetare per 1 milion banore, kures vetem ne SHBA janë 5000 per milion ”etj. etj. (Hafez AB Mohamed: Drejtor i Përgjithshëm, Al Baraka Bank:).

E pse na ,pas tyre?

Po çka duan Salafistët? Edhe pse në pakicë në botën muslimane por ata e zënë paraskenën duke i falënderuar një aktiviteti të çfrenuar të ideologëve të tyre. Të menduarit salafist e kontrollon shumicën e xhamijave në botë si të gjithë literaturën muslimane. Sipas analistëve qëllimi i tyre është islamizimi i Europës(?) ,dhe arritja e kushteve që t`iu mundësonte praktikimin ashtu si ata e duan ,edhe pse kjo bie ndesh edhe me përparimin e tyre.Vëllazëria Muslimane dëshirojnë krijimin e grupit të presionit që të peshojnë rëndë në vendimet kombëtare dhe ndërkombëtare., dhe të kenë  një forcë lobisteb të peshës për ”veton” muslimane.

Neve shqiptarëve , çka na intereson kjo?

Salafistët në Francë financohen nëpërmjet  Lidhjës Botërore të Islamistëve  që ajo finacohet nga mesenet e panumërt arab të Golfit të Persisë që derdhim miliarda euro për ” rrezatimin  e islamit të vërtetë ” në botë. Arabia Saudite e propagon salafizmin duke i ”edukuar” studentët arab dhe ata të botës tjetër  muslimane në Universitetet e Riadid,Mekës dhe Medinës. Paramendoni sikur me ato para aq të mëdha të ishte zbuluar ndonjë i- phone apo diçka më e madhe se i -teknologjija ,arabët e kishin  ”pushtuar ”  botën shumë më lehtë.

”Salafizmi u importua në Kosovë nga organizata të caktuara Islame që vepronin në emër të agjencive humanitare.  Ato janë duke vepruar në Kosovë përgjatë pothuaj një dekade dhe se kanë arritur të krijojnë një rrjet ndikues social, me qëllim depërtimin në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe shndërrimin e identitetit kombëtar shqiptar në një identitet fetar. ” thuhet në një raport të këtyre ditëve të”Jane’s Intelligence Review”. Unë them që jo. Këto përgatitje i kanë rrënjët shumë më herët . Ato datojnë që nga koha e Nikolla Pashiqit; i cili  e kryente shkollimin  e njerzëve të caktuar në shkollat fetare të përgatitur posaqërisht për  ne. Në kohën kur ai e muarr pushtetin në Serbi brenga kryesore e tij dhe qëllimi i realizuar i tij ishte financimi i prijësve fetarë musliman dhe institucioneve fetare të tyre nga qeveria e kohës,nga dhe vetëm prej  Beogradit. Atë herë ai e kishte kontrollin e plotë mbi ne.

Salafisët  i japin vlerë të madhe komunotarizmit ,nuk e njofin vëllazërimin perveq asaj që ata e quajnë umma( kombi islamik), dhe i kundërvehen çdo gjëje që është kundër vizionit islamik. Kanë ide totalitare. Salafizmi nuk e pranon lirinë e ndërgjegjës. Sikur kritikimi i dogmës fetare që  është i ndaluar asht edhe liria e fjalës ,mëndimit dhe të resë është e ndaluar. Po na ,pse pas tyre?

”Nisja e përplasjeve ndërmjet Islamit modern dhe atij radikal më 1999 rezultoi në rivalitet ndërmjet klerikëve të rinj – që kishin udhëtuar në vendet arabe për edukimin e tyre fetar, në mungesë të burimeve në Kosovë dhe me qëllim vendosjen e Salafizmit në rajon – dhe myslimanëve të tjerë që preferonin mbajtjen e traditave të Islamit osman.” (Jane’s Intelligence Review). Unë nuk e ndaj këtë mëndim. Salafistat e ardhshëm së paku 5-6 vjetë  përpara fundit të luftës ,1999,duhet të kenë shkuar  për t`u përgatitur  në vendet arabe për një errësim të paramenduar  dhe ndërhyerje  të parapërgatitur në mirëvajtjen e  e fitorës së luftës, në mirëvajtjen e shtetit të ri. Jemi vetë dëshmitarë ,apo jo?

“Konfliktet, që shpartalluan kohezionin social dhe strukturat familjare, mungesa e institucioneve, sikurse depërtimi i një numri të madh të organizatave bamirëse fetare, kanë ndihmuar përhapjen e Islamit radikal në Kosovë. Gjatë dekadës së fundit, shqiptarët në Kosovë janë bërë më konservativë dhe po i kthehen tani gjithnjë e më shumë fesë”. (Jane’s Intelligence Review), E vërtetë  se që gjatë dekadës së fundit ndërroi mentaliteti i muslimanëve në tokat tona; por organizatat islame janë duke vepruar në Kosovë përgjatë pothuaj dy dekadve  të fundi e në mos më herët dhe se kanë arritur të krijojnë një rrjet ndikues social, me qëllim depërtimin në ndërrimin e bindjes Islame të Kosovës dhe shndërrimin e identitetit kombëtar shqiptar në një identitet fetar.

Por …. Kosova dhe Shqiptarët në përgjithësi janë të njohur për tolerancë fetare. Kjo i  ka penguar shumë ” dashamirët” ”tanë. Kjo tolerancë ,vazhdon të jetë pengesë edhe sot e kësaj dite e ne bijmë  pa dashtas viktimë   nga vetëmashtrimi në vetëtradhtim.

Harmonia fetare ne viset shqiptare ka ekzistuar si pasojë e popullsise shqiptare me karakter të thjesht dhe shumë tolerant. Toleranca fetare është rezulatat i ekzistences së shqiptarizmit, si një ideologji mbarëkombëtare. Feja e shqiptarit është shqiptaria, fut nje koncept relativisht te ri, shqiptarinë. Të dhënat e dokumentacionit historik përbëjnë vërtetimin më të sigurt për ekzistencën e tolerancës dhe të bashkëjetesës pa probleme,  të shqiptarëve të besimeve të ndryshme.

Në një raport të vitit 1633 jo pa habi theksohej“Meqenëse rrijnë vazhdimisht bashkë, shumë sende nxënë të krishterët nga të pafetë (myslimanët fxh) si p.sh. të kremtojnë ditën e premte që asht festa kryesore  e muslimanëve .Shqiptarët musliman  të rrjedhur nga të krishterët, ruajnë shumë zakone të të krishterëve; përsa u përket festave, ftojnë njeni-tjetrin ndër morte, ndër kremtime dhe kur bajnë dasma. …”. Këtë të vërtetë e vinte re edhe një vëzhguese e huaj në Stamboll, e cila më 1717 në lidhje me shqiptarët shkruante: “Këta njerëz, që jetojnë midis të krishterëve dhe muhamedanëve dhe që nuk ua kanë marrë dorën  e mosmarrëveshjeve fetare, deklarojnë se nuk janë aspak në gjendje të gjykojnë se cili besim është më i miri. Por, për hir të së vërtetës, ata i ndjekin me maturi të dy besimet. Shkojnë në xhami të premteve dhe në kishë të dielave, duke nxjerrë si pretekst se në ditën e gjykimit do të kenë mbrojtjen e profetit të vërtetë; mirëpo, se kush na qenka ky profet, nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë,”

12.08.12

Filed Under: Analiza Tagged With: C'eshte salafizmi, Fahri Xharra

E di Italia se shqiptarët e bënë atë të bashkuar?

October 21, 2013 by dgreca

“Të gjithë arbëreshët janë heronj. Ata që thonë të kundërtën nuk e njohin historinë”./

Xhuzepe Garibaldi (1807-1882)/

Shkruan: Fahri Xharra/

Shqiptarët me pjesëmarrjen e tyre aktive e dhanë një kontribut të madh në lëvizjet kombëtare në Europën e shek.XIX-të ,pjesëmarrje e cila mund të quhet edhe fenomen historik i kohës i një rëndësijeje  të veçantë që e rradhit atë në popujt heroik. Të kthehemi tek Revolucioni i Greqisë -1821 , pastaj në luftën për pavarësinë e Rumanisë , formësimin e Serbisë dhe të Malit të Zi . Por sot e kemi fjalën për një çlirim dhe bashkimin  tjetër të madh – të Italisë.

Pas Skënderbeut ,shek XV-të shqiptarët gjetën strehim në tokat e Italisë . ata u shpërndanë nga Abruzio e deri në Siçili.Aty u gjenden edhe të parët tjerë pasardhësit e Ilirëve.

Shqiptarët me Lëvizjen e Garibaldit të vitit 1860  e çuan Italinë në bashkimin dhe pavarësimin e saj. Atdheu i dytë i arbëreshëve në vitet 1844 dhe 1848 u ballafaque  me kryengritjet e mëdha, në të cilat shqiptarët ishin pjesë e rëndësishme e betejave të përgjakshme dhe si të tillë edhe u burgosën edhe u persekutuan ,u pashkatuan dhe u varën me thirrjen në gojë : “Rroftë liria, rroftë Italia”.

Tirania e Burbonëve i nxiti në luftë kundër tyre eshe arbëreshët si Paskuale Bafa dhe Xhuzepe Albanezi, te cilët u ndodhën  edhe në qeverinë e shpallur të Republikës së Napolit -1799.

 

* Gjatë luftës për mbrojtjen e Republikës së Romës, Garibaldit i shkoi mendja tek Anita, që e kishte lënë në Nicë. Mori penën dhe i shkroi këto rreshta:

“Anita ime e dashur… Ne luftojmë mbi Xhanikolo. Ky popull është i denjë për të kaluarën e tij të madhe. Këtu njeriu di të jetojë, di të vdesë, këtu njerëzit vriten me thirrjen “Rroftë Republika”. Vetëm një orë nga jeta jonë në Romë vlen sa një shekull. E lumtura nëna ime që më lindi në një epokë kaq të bukur për Italinë!…”

E shoqja, që ishte grua guximtare, e gjeti rrugën për të hyrë në qytetin e rrethuar. Dy ditë më vonë, mbi Xhanikolo u duk një grua që u ndal dhe po fliste me ushtarët. Njeri prej tyre i tregoi se ku ndodhej Garibaldi. Ky në këtë çast, ktheu kokën dhe, si në një ëndërr gëzimi u turr drejt së shoqes së adhuruar dhe e shtrëngoi në gjoks. Pastaj e mori për dore dhe u kthye nga shokët;

– Ja Anita ime, këtej e tutje do të kemi një ushtar më shumë. ( ngaArbëreshët dhe Bashkimi i Italisë) *

“Në vitin 1859 nisi lufta e dytë për çlirimin dhe bashkimin e Italisë. Kësaj here doli në skenën e historisë Xhuzepe Garibaldi, udhëheqësi legjendar i luftërave për liri të popujve të robëruar. Ai erdhi në Itali pas një përvoje të pasur luftarake dhe u vu në shërbim të shtetit të Piemontit për të përgatitur fushatën kundër pushtuesve austriakë. Garibaldi, i kthyer tanimë në një figurë simbol, do të ngjallte shpresat e italianëve për çlirim e bashkim dhe qindra patriotë do të viheshin nën urdhrat e tij. Heroi legjendar zuri të përgatitej për luftën e madhe që e priste. Sipas strategjisë së tij, kjo do të ishte një luftë globale, që do të përfshinte gjithë Italinë e copëzuar. Për këtë, ai filloi të përgatitet duke ideuar një fushatë ushtarake, që do të niste me zbarkimin e një ekspedite në brigjet e Sicilisë. Në projektimin dhe realizimin e kësaj ndërmarrjeje të madhe historike do të luanin një rol të rëndësishëm revolucionari italian, Roselino Pilo dhe ai arbëresh, Françesko Krispi.” (Arjan Th. Kallço)

Në kronikën e kohës është regjistruar dhe një fakt tjetër kuptimplotë: vajza arbëreshe nga Piana, Xhovana Peta, do të shkonte në Palermo me flamurin italian fshehur në gji dhe do ta valëviste pas fitores së kryengritjes në qiellin e lirë të kryeqendrës së Sicilisë.

Siç dihet, me betejën e Kasertos, më 2 tetor 1860 mori fund fushata e lavdishme e Garibaldit, që hodhi themelet e pavarësisë dhe bashkimit të Italisë. S’ka dyshim se bilanci i kontributit arbëresh në këtë ngjarje të madhe historike për fatin e Italisë është i padiskutueshëm dhe i admirueshëm. Këta pasardhës të Skënderbeut, jo vetëm nderuan emrin e tij dhe të atdheut të origjinës, por treguan me prova dashurinë dhe besnikërinë e tyre proverbiale ndaj popullit dhe tokës mikpritëse. “Gjatë Risorxhimentos, – shkruan historiani Cezaro Lambrozo, – arbëreshët e Italisë dhanë luftëtarë trima, derdhën gjak, bënë sakrifica të panumërta, manifestuan virtyte të larta, u treguan qytetarë të denjë të atdheut të tyre të dytë”.

**

Mungesa e delegacionit të Serbisë më rastin e festimeve për 150 vjetorin e Bashkimit të Italisë,  sigurisht që nuk do të vihet re nga vetë italianët. Nga ana tjetër, prania e dy delegacioneve me zyrtarë të lartë nga Kosova dhe Shqipëria do të shihet si dicka e natyrshme jo vetëm se tani shqiptarët kanë dy shtete por sepse i natyrshëm ka qenë edhe kontributi i shqiptarëve ndër vite për Bashkimin e Italisë.**

(Kontributi i shqiptarëve në bashkimin e Italisë ,Ilirian Dahri2011 )

Vetë Heroi i dy botëve e kujton këtë fakt në kujtimet e tij: “Nga asnjë vend tjetër i botës nuk mund t’ia dilnim me sukses në marshimin tonë, përvecse nga Hora e Shqiptarëve”. Pra që në fillimet e tij Xhuzepe Garibaldi u mbështet tek arbëreshët të cilët më pas do ti cilësonte trima.

Xhuzepe Garibaldi u lind në Nicë më 4 korrik 1807, vdiq në ishullin Caprera më 2 qershor 1882, revolucionar dhe luftëtar për lirinë dhe bashkimin e Italisë.

** *

Pas rënies së Republikës së Romës, Garibaldi me vullnetarët e tij filluan tërheqjen e tyre heroike. Ai me këtë rast iu tha ushtarëve:

– Luftëtarë, ja çfarë ju afroj atyre që duan të më ndjekin pas: uri, të ftohtë, mungesë strehe, mungesë municioni, por gjithnjë syhapur në beteja dhe pa gjumë, marshime të gjata dhe përleshje me bajoneta. Tani kush e do atdhenë le të më ndjekë pas. Kësaj thirrjeje iu drejtuan katër mijë vullnetarë, që ndoqën pas heroin e tyre.

***

19.10.13 Gjakovë

 

Filed Under: Featured Tagged With: e bashkuan, E di Italia, Fahri Xharra, se shqiptaret, Xhuzepe Garibaldi

Mashtrimi turk dhe papjekuria shqiptare gjatë historisë

October 18, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Mashtrimi turk,por edhe papjekuria shqiptare na ka kushtuar shumë gjatë historisë .Neve gjithemonë na ka munguar qendra e vendosjes kombetare, Na mungon edhe sot.

“Ka popuj në kufinjtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjërësisht, bazuar në fatet, bëmat dhe cilësitë që shfaqin. Tek këto popuj bëjnë pjesë edhe popuj të tillë si shqiptarët”, por vë në dukje nga ana tjetër se Shqipëria, s’ishte prekur thuajse fare nga studiuesit e huaj, nëse e krahason me provincat e tjera të Turqisë europiane dmth. të Ballkanit. (“Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, 27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1).) . Po pse?

A flitej për ne dhe në çfarë raportesh flitej për ne?

“Edhe pse në pakon e Londrës Shqiptarët u përjashtuan nga parimi i të drejtës së autonomisë se ende nuk ishin pranuar si kombi  veqantë, meqë Perandoria Osmane ende i trajtonte si millet-osman,..”(Jusuf Buxhovi;Kongresi i Berlinit ,2008)..

Kronisti  gjerman Peter Bartler (“ Koelnische Zeitung “,1878) konstaton se ,,Shqiptarët , jo vetëm që nuk u thirrën ne Kongresin e Berlinit , ku vendosej edhe per fatet e tyre , por ata nuk paten as ndonjë mbrojtës te tyre , i cili sadopak do te fliste per ta ,,  , që do të thotë  se përfaqesuesit e Portës ne Kongresin e Berlinit kishin mandatin që të flisnin për mbrojtjen e vilajeteve shiptare  e që hapësira e tyre sa më pak tu jepej  te tjerëve , dhe këte e bënin duke e theksuar edhe fjalën Shqipëri si terësi etnike , por assesi që asaj nga aty ti paracaktohej çfardo statusi autonom. (Jusuf Buxhovi). Po vallë pse? pse na ”donte” aq shumë sa që nuk e ”lejonte” shkëputjen nga ne.

Perpjeka e pare shqiptare per te arritur “standartet” e Europes Perendimore i takon vitit 1462. Sipas dokumentit ka qenë ditë e hëne data 8 nëntor e atij viti, kur Pal Engjelli organizoi ne kishën e Trinisëse Shenjtë, ne Mat, një mbledhje ku morën pjesë gjithë prelatet e kishës katolike në Shqipëri. Në atë mbledhje u fol ,ndër tjerash  për problemin qe u ngrit, ishte edhe ai i mospagezimit te femijeve per shkak te vdkshmërisë së lartë të foshnjeve. Shumë femijë vdisnin pa u pagezuar. Ndaj u vendos që të perdorej një formulë e ngutshme në gjuhën shqipe, e cila t’ju thuhej fëmijeve në djep, pa patur nevojë qëtë pritej ceremonia e mirefilltë e pagëzimit, me qokat e shumta që e shoqeronin ate. Formula ishte: “Unë te pagëzoj në emër te Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjtë”. Kjo është e famshmja Formula e Pagëzimit që njihet si dokumenti i parë i shkruar ne gjuhën shqipe. Por ajo verteton se populli e fliste gjuhën shqipe, madje fliste vetëm ate. Ndryshe nuk kishte pse tëdilte nevoja për një formulë pagëzimi në shqip.

Eshtë logjike që të ketë pasur edhe tekste të shkruara në shqip para kësaj formule, sepse asgjë nuk lind nga hiçi. (“Kryqtari i Fundit” Virgjil Kule)

Në kohën e Lidhjë së Prizrenit  u mbajt  dhe Kongresi i Berlinit, por mashtrimet turke ishin shumë ”joshëse” për ne sulltani e emëroi Abedin Pashën (shqiptar ) si Ministër të Punëve të Jashtme. Ai ishte mashtrues dhe ja çka shkruan në letrën e tij:

”Me emër dhe me dëshirë të të madhit zot shpresoj se do ti kryej dhe do ti plotësoj obligimet e mia. Ashtu si vellezërit tanë , edhe unë ia kam venë vetës për detyrë që terë jetën të punoj dhe të perpiqem për të miren dhe fatin e atdheut tonë Shqiperisë . ( Cila ishte Shqipëria e asja kohe? a mendontente në katër vilajetet shqiptare të cilat edhe shut ishin cunguar më herët ?fxh) Ju mund ti merrni me mend ndjenjat e mia të tanishme dhe duhet tu besony atyre , tash ne kete pozitë që jam . Une po uroj që ti degjoni këshillat e mia , sepse ekzistojnë disa , te cilët qeverinë atërore të madhërisë së tij  Sulltanit ,  deshirojnë ta komprometojnë. Ai juve deshiron tju mbrojë .(mashtrim,mashtrim fxh).

Në Berlin ka ditë qëpo kuvendon një Konferencë per te zgjidhur si duhet çështjen greke .

( Pse jo atë shqiptare? fxh)

Në saje të angazhimit të qeverisë sonë , e cila ka marre masa paraprake , jam shumë i bindur se rezultatet e kesaj mbledhjeje nuk do te shkojnë në dëm te Shqiptarëve , sepse synimet e fuqive te mëdha që Shqiperine ta lenë te madhe , ju do ti shfrytezoni .( Pra fuqitë e mëdha e paskan dashur një Shqipëri etnike ,të madhe …por jo turku fxh)…

Deshirë kryesore e Madhërisë së tij , sulltanit , kur me emëroi ministër të Punëve të Jashtme , ishte që të tregonte se zemra e tij e madhe gjithnjë  rrah per Shqiperinë dhe se ajo eshte e lidhur ne menyre vitale me interesat e pergjithshme të shtetit . ( Jusug Buxhovi,Kongresi Berlinit 1878 fq.78,79)” E shihni hipokrizinë dhe mashtrimin nga turqit ? Ne nuk kishim se kush të na mbroj.

Të vazhdojmë . “Në Marsin e vitit 1998 tensionet në mes të shqiptarëve dhe Serbëve u rritën shumë deri në nivelin ushtarak) .paraqitja e UÇK-së  i tmerroi autoritetet serbe… Masakrat mbi shqiptarët u rritën gjatë gjithë vitit 1998. komuniteti ndërkombëtar u mundua pa sukses të ndërmjetësoj.Më në fund anëtarët e NATO-së të brengosura që autoritetet serbe organizonin apo ishin edhe duke organizuar një spastrim etnik e filluan bombardimin mbi Jugosllavinë Federale (Mars -Qershor 1999) Gjatë gjithë konfliktit liderët turk nuk ndërmorrën asnjë nismë në arenën diplomatike ndërkombëtare.Ata bile gjatë fazës së parë të bombardimeve  frenoheshin nga çdo komentim . Pas vendosjës së NATO-s për ndërhyerje ushtarake ,edhe kësaj rradhe liderët politik dhe ata ushtarak  Turk e preferonin mos përzierjen. Liderë turq nuk e kundërshtuan  intervenimin ( të njejtë si Greqia dhe Rusia )  por e shprehën dëshirën të mbesin anash.(://balkanologie.revues.org/517)

“Ka popuj në kufinjtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjërësisht, bazuar në fatet, bëmat dhe cilësitë që shfaqin.

Tetor 2013, Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, mashtrim turk

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 49
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT