“Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjëve të të gjithë kohrave… Homeri aty gjeti Akilin, Bota Aleksandrin e Madh, Europa Skenderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”(Lamartini)/
Shkruan: Fahri XHARRA/
Shpesh kombit tonë iu janë djegur bateritë dhe për atë shkak kemi mbetur në terr ; një terr shekullor. Kur syri mesohet me terrinë atëherë e ka të veshtirë të adaptohet në driten e vërtetë; por nëse befas haset me dritë atëherë vjen edhe deri te verbimi.A jemi të verbër apo po shtihemi si të tillë? Nëse e merr vullnetin e njeriut të thjeshtë e shef se ai është i flakët që të shporret nga verbimi shekullor ; kurse nëse i analizon disa ”profesora” e ke të vështirë të kupton se ku biejnë. Çka është duke u përgatitur ,kur shef që ”jazegjitë” po shtohen përditë e më shumë. Qielli i tyre po mbushet për ditë e më tepër me yje të reja të cilat rrezatojnë errësirë ,prapambeturi , largim nga vetvetja dhe kulmojnë me vetmohim të përgjithëshëm.
Një ditë një mik më këshilloj që nëse në rrugë mirresh me çdo qen endacak atëherë e rrezikon humbjen e kohës tënde më të mirë qe i ke ofruar vetës për shetitje.Por edhe nëse i lejon që ata ”endacakët” të të miklojnë nëpër këmbë dhe me lehjet e tyre të ta prishin qetësinë prap është një kohë e humbur. Paramendoni ,një kafshim i një endacaku të tillë e sidomos kur nuk është i vakcinuar sjellë pasoja shumë të mëdha te i kafshuari.
Tani me ligjet e reja më humanitare propozohet që këta të rrugëve të cilët nik e kanë gjetur asnjë përkrahës që të iu ofron strehim ,duhet të grumbullohen dhe në qendra të psaqme të bëhet kastrimi (tredhja ) e tyre që mos së paku të shumëzohen. Ata si të tillë janë shumë të rrezikshëm për fëmijtë e pa mbrojtur ; për nënat e tyre ,për prindërit e rinj dhe pgjithisht p gjeneratat në rritje.
Tjetra..
Retina është karrika kryesore e të pamurit. Ajo e mveshë krejt kokërdhokun e syrit përmbrenda, dhe si e tillë përbëhet nga qelizat dritë-marrëse (foto-receptorë) të quajtura shkopthat. Shkopthat e zbërthejnë dritën e cila fokalohet. Pastaj informata pamore bartet në tru nëpërmjet nervit optik, një zgjatje e retinës.
Edhe populli i yne e kemi retinën tonë-intelektualët, të cilët duhet të zbëthejnë të mirën dhe të keqën që na rrethon, dhe të dërgon sinjale ne trurin e popullit në mënyrë që të dihet se çka të bëhët më tutje.
Retina e syrit si e tillë, përveq tjerash është e ballafaquar edhe me një mundësi fatale të dëmtimit t`ashtuquajturën shkoqitje e retinës (Lat. Ablatio Retinae). Kjo ndodhë kur një pjesë e saj çkoqet (shkulet) nga mbajtësi i saj –epiteli pigmentor. Kjo është një hata e keqe e cila kulmon me humbjen e fukcionit pamor të syrit, shikimin e turbulltë ,njolla të zeza dhe përfundon me verbimin e përherëshëm.
Deshta të bëj analogji me retinën –intelektualet tonë (kuptohet disa),të cilët përditë e më këmbëngulës janë në shkuljen e tyre vullnetare nga kokërdhoku i kombit me ide dhe teori nga më të ndryshmet, të cilat përditë e më tepër, po krijojnë bindjen se ne me të vërtetë jemi një popull pa origjinë. Një përforcim të ides së shkulitjes së kombit shqiptar nga trungu i tij mijëravjeqar.
Me shkrimet e tyre, përditë e më tepër më bëjnë të besojmë që na jemi një popull – mushkë.
Popujt Mulat, janë nëpër botë, ka bile edhe shumë. Por, për shqiptaret as bëhët fjalë. Etymologjia e fjalës Mulat rrjedhë nga gjuhet spanishte dhe potugeze “mulato” e cila vet ajo rrjedhë nga fjala latine mūlus që do të thotë Mushkë, një rrjedhojë e bashkimit të pelës me gomarin. Edhe arabishtja e ka këtë fjalë Muwallad, që shprehë pjellën e mashkullit Arab me një të femër të huaj jo arabe.
A jemi ne në tokat tona shqiptare rast i “vegëshit të shkrierjes” ?
Çka do me thënë kombi multietnik ? Ku janë qëllimet e këtij propagimi nga ana e retinës sonë të shkulitur nga kokërdhoku i kombit? A duhet të brengosemi me këmbëngulësinë e tyre?
Pse ata janë aq të zëshëm ? Ku dhe nga kush e kanë përkrahjen? Apo po punojnë në krye në vete për të zbuluar diçka që i bën të mbesin në shportën e historisë? A ka pasoja nga kjo propagandë shumë agresive ?
Multietniciteti i një kombi monoetnik ( shqiptarët) është një teori afatgjate e cila e drejton kombin drejt multikulturalizmit (harrimit të vetvetës) me qëllim asimilimi. Asimilimi më i quditëshmi në botë që kurr nuk ka ndodhur.
Krijimi i shtetit të dytë shqiptarë në botë ,ua humbi torruan qarqeve të huaja dhe të mbrendshme antishqiptare.Llogaritjet dhe planet e përgaditura më herët për humbjen e identitëtin shqiptar të shqiptarëve të Kosovës iu ranë në ujë. Duhej aktivuar plane dhe strategji të reja ,të cilat e kanë të njejtin qëllim asimilimin e popullit shqiptarë. Me kend? Me vetveten ,me vetë shqiptarët.
Si planifikohet kjo ? Thjesht. Bile shumë thjesht. Mohimi i së kaluarës, mohimi i historisë ,historija pa heronj.Multikulturalizmi dhe multietniciteti – nga një popull me një kuturë të gjerë ,me një gjuhë nga më të vjetrat në botë, me qellime të pastërta të mbijetesës,dhe me një histori mijëra vjeqare. Të gjitha këto çojnë ujë në mullirin e asimilimit dhe zhbërjës së vetvetës ,më një qëllim të caktuar të krijimit të një kombi “ mameluco ,ose caboclo ose girmitts “ apo një kombi të ri të ardhmërisë , popullit X të Kosovës.
Teorija e “vegëshit të shkrierjes” trumbeton, që ne, mos ta harrojmë historinë tonë (?) ,por me kusht që ajo të jetë e shkruar nga të huajt, të ruajmë ca fletë nga vetëvetja në mënyrë “”sallata e zhbërjes “ të përmbanë edhe diçka të tonën. Që në të quhemi vetëm qytetar Kosovarë,dhe kënaqemi vetëm me ate që këtu kemi lindur.
Rrjepja nga historija e jonë dhe krijimi i popullit “mullat” nga vetë teoreticienët tanë.nuk bënë gjë tjetër vetëm se e trashë idenë atyre që me të madhe trumbetojnë se kur erdhën këtu nuk gjetën civilizim, nuk gjetën njerëz por gjusmë njerëz që posa kishin zbritur nga drunjët. Kures për ne thuhej:” Albert Dymo thotë se ”nuk ka racë më të vjetër se shqiptarët në Evropë”. Ilirët gjendeshin në qendrën e saj para se të lindte nocioni i Evropës.”
A jemi në Shqiparët ,kudo që jetojmë të detyruar të pranojmë Transkulturalizmin ,si metodë të re të asimilimit me vetehtën? Nga cila kulturë ,duhet të marrim ato që duhetpër të na zhbërë më shumë. A mos po na kërkohet shumë?
Si shërohet shkulitja e Retinës ?, në të njejtën mënyrë duhen të shërohen edhe intelektualët tanë ,në mënyrë që shikimi i tyre mos të jetë i turbullt me anim kah verbimi i përherëshëm.
Tjetra.
Nuk e di as vet se si më erdhi në mendje të bëj një krahasim të infektimit mendor të shoqërisë sonë shqiptare, me një infektim trupor që vjen nga një bakterje e quajtur Enterococcus faecalis. E gjeta ngjajshmërinë në shumë aspekte .
Të shkojmë rradhazi . Enterococcus faecalis është një bakterje gram-pozitive ,e pa lëvizëshme dhe e rrumbullakët . Kërkoj falje nga mjekët që po iu ndërhyjë në shkencën e tyre, por kjo m`u duk mënyra më e mirë të spjegoj dhe të godas një infektim shoqëror, nga një bakterje e njohur.
Enterococcus faecalis, shkurt” koki” ,mund të gjendet i vetëm apo në çift që më së shpeshti haset në zorrën e trashë të njeriut. “Koki “mund të krijon infektime të cilat mund të jenë kërcënuese edhe për jetën.
Si mund t`a përshkruash qëndrimin mohues, nihilist i disa individëve nga disa rangje të shoqërisë shqiptare përpos se një infektim nga një Koki .
Është për tu habitur një frymë e tmerrshme që i ka pushtuar historianet shqiptar, për të gjetur tek çdo monument të kombit “njolla të zeza”(A.B.) Nga iu vijnë idetë për të njollosur çdo gjë të vlerëshme të kombit ? Sigurisht që” Koki” iu është futur në trup dhe si bakterje e tillë që është,sjellë infektime të mëdha në të tërë kombin.
Mu atëherë kur jemi më të nevojshëm të kemi një shëndet të plotë për një ardhmëri e cila na ballafaqon, kolonitë e “koki”ve tonë fillojnë të rrëmbejnë pjesën më të ndritëshme të historisë sonë, të të mëdhenjëve tonë që kanë krijuar epoka, e që krijojnë nderë për kombin ,dhe në mënurën më tinzake e grryejnë shëndetin e kombit me të gjitha infektimet e mundëshme.
“Simptomat e Enterococcusve, janë ethet, infektimet e kanaleve të urinës,gjer të infektimet me plagë të hapura.. Simptomat tjerë janë edhe ulja e shtypjes së gjakut, rritja e rruzave të bardhe në gjak ,frymëmarrja e shpeshtuar dhe konfuzioni mendorë”
Çfarë bashkërastësie me gjendjen e shoqërisë sonë mbarëkombëtare.? -Konfuzioni mendor.
“ Enterococcus faecalis, është një bakter me aftësi të madhe qëndrueshmërie. Mund të mbijetojë një kohë shumë të gjatë në kushte të ndryshme të rrethit (ambientit) ,merrni mend mbijeton 90 ditë në lirin e ndotur, 77 ditë në papastërti të ndyshme, 180 ditë në djathë dhe disa vjetë në minus 70 gradë Celcius.”
Prap ,krahasimi i mrekullueshëm me “kokit” tanë. Të mshefur në njëqind mënyra, të tjerët të treguar si loajal të çdo rezhimi, ,të tjerë duke i çfrytëzuar të mirat dhe më të mirat e shoqërisë me grada universitare dhe akademike, sot e gjetën trupin tonë ,falë një klase të pa aftë politike për përballafaqim me rreziqet e mëshefura e gjetën shoqërinë tonë pa imunitet ndaj sëmundjeve ,pa qëndrueshmëri ndaj baktereve dhe ”kokit” e filluan kolonizimin e tyre me të pavërteta, me mohime,me shtermbërime, me nihilime.
Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të jepë vetëm mundësi të pendohesh,asgjë më tepër.
“Kokit” e përdorin logjikën e kundërshtimit dhe e mohimit të së vërtetës pa prova, pa fakte, pa realitet, e përdorin alibinë e paracaktuar e qëndrimeve nihiliste të skajshme të tiveta për të çuar mendjen e të gjithëve në anarki.
Kurse, për të realizuar qëllimet e tyre të errëta, të pabindshme dhe të paarsyeshme, me shkrimet e tyre krijojnë kushte për krijimin e anarkisë morale dhe që është mjeti i vetëm që e kanë njerëzit të cilëve u mungon logjika në kohë të caktuar.
Neve na duhet diçka që të shërbejë si mbërthyese, si kapëse që nuk lë të shkoqet asgjë nga trungu gjithëshqiptar. Mbërthimi kombëtar ka qenë gjithmonë i nevojshëm, dhe kokave të ndërsyera nga një pikëpyetje e madhe duhet t’iu japim rastin që të vetmbërthehen e të mos lejojnë t’i kundërvihen interesit madhor.
Dhe në fund:
“Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjëve të të gjithë kohrave… Homeri aty gjeti Akilin, Grekët Aleksandrin e Madh, Europa Skenderbeun, njerëz këta të së njejtës racë, të të njejtit gjak”(Lamartini)