• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tungjatjeta Zoti Johan Galtung,Boll mo se e teprove!

October 12, 2013 by dgreca

  (Nuk mund t´i ankohemi askujt. Të gjitha të zezat na vijnë nga vetvetja.( Ragip Kçiku)/

Shkruan: Fahri XHARRA/

 Zonja Wortley Monatgu kishte thënë: ”Besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet “ (.( Letters from the Right Honourable Lady Mary Wortley Montagu 1709 to 1762, London: J.M. Dent & co.; New York, E.P. Dutton & co., 1906)  dhe kishte të drejtë se gjithmonë e kemi pasë dronë që të tjerët janë më të aftë se ne. Por jo Zoti Johan Haltung, ta them se  jo, jo nuk keni të drejtë t´a çfrytëzoni famën e juaj si teoretik i Paqës dhe Dhunës ,dhe të krijoni huti të reja në Ballkan.Kush është Johan Galtung që vazhdimisht mundohet t´turbullon ujërat tona? Johani i ”nderuar”është sociolog dhe dhe matematicien Norvegjez((1930) dhe themeluesi kryesor i disciplines ” Studimet mbi paqjen dhe konfliktet” e në të njetën kohë edhe themeluesi ”Institutit për Hulumtime të Paqës “ në Oslo (1959). Ishte karrika e parë në studimet e paqës dhe konflikteve  të Universitetit të Oslos.

Dje në Beograd  theksoi : “Ballkani i Ri do të duhej të ishte diçka çfarë ka qenë Jugosllavia, respektivisht të jetë i hapur ndaj të gjitha anëve të botës, kurse Kosova, Shqipëria dhe Serbia të jenë në një union konfederate.” Në Konferencën për Pajtim, Tolerancë dhe Siguri në Ballkan, e cila ka filluar dje në Beograd, ka thënë se kur bëhet fjalë për shtetet që dolën nga gërmadhat e ish-Jugosllavisë “është zgjidhur vetëm pozicioni i Sllovenisë, kurse Serbia, por edhe Kroacia, mbeten libra të cilat tek duhet të hapen”, transmeton “Danas”.

 Me 21 Shkurt 2008 ,zotëri Galtung shkrove se pavarësia e Kosovës është një krim kundër Serbisë & paralizim i KB . (”Kosova’s independence: A crime against the Serbs & a crippling of the UN” s) Ju merr mendja që kishit të drejtë ? Dhe mandej vazhduat : “ Pse shumica e BE-së duhej të prishnin ligjet ndërkombëtare duke i anashkaluar Kombet e Bashkuara dhe ti jetësojnë truket e arkitekturuara nga një ish President i Finlandës  dhe një kryministër i Suedisë  dhe të bëni diëka të papritur, të panevojshme dhe jo të mençur? Në ne do të jetoj një problem i krijuar për breza të tërë  dhe shekuj.Pse? “

Zotëri nuk ju pëlqeu shpallja e Pavarësisë së Kosovës? “

Shqiptarët e “liruan” Kosovën jo për t´a ndarë me Serbinë por që ta mbajnë për vehte , serbët e humbën Jerusalemin e tyre , vendet e tyre të shenjta si djepin e tyre ,Kosovën. E dini që ata (serbët fxh)  nuk do të ndalën së luftuari  për Kosovën. Deri kur? Deri sat a marrin përsëri.” Nj’ socilog ,nje matematicien , nje ideator i paqës t´i thot këto fjalë ?

 Tungjatjeta Zoti Johan Galtung ! nëse nuk e dini të vërtetën historike ua themi ne :” Me vendosjen e fiseve turko-sllave në Ballkan (shekujt VI-XIII) filloi konflikti i ardhacakëve me popullsinë autoktone të këtyre vendeve, si ilirët, dardanët dhe trakasit, që në të vërtetë të gjithë ishin të popullsisë pellazge. Dardanët quheshin ndonjëherë triballë, një fis i vjetër pellazg (tri-ball= tri ballët e maleve që ndodhen në luginës e Moravës së Madhe), më vonë skizmatikë. Emri antik pellazg shkallë-shkallë zëvendësohet me sinonimin ilir, ndërsa prej shekullit XV zëvendësohet me sinonim alban, arban, arnaud, arvanit, arbëresh. Kah fundi i shekullit XII sllavët turko-avarë (bullgaro-serbët) filluan të dëpërtojnë në Kosovë, pas një lufte që me 1190 e bënë kundër Bizantit, që atëherë e sundonte Kosovën, të banuar gjithmonë me popullsi shqiptare[17]). Që me 1180 serbët avarë sulmuan për herë të parë Mitrovicën dhe Vushtinë, të banuar me popullsinë autoktone shqiptare; më 1224 sulmuan Prizrenin ndërsa më 1285 Shkupin[18]). Më parë nuk kishte asnjë serbë në këto anë. Stefan Dushani (1331-1355) ishte mbret i Rrasisë dhe mbret i Shqipërisë (rex Albaniae). Nuk ishte mbret i Serbisë, sepse nuk ekzistonte fare Serbia. Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, te Jeni Pazari.(Aleks Lusha: Ishin vetë shqiptarët) .

”Sot Serbia e kundërshton pavarësinë  ashtu si shqiptarët që e kundërshtojnë federatën me serbët . por nesër a pasnesër, pas raundeve të negociatave mund të shihni diçka si kjo ishte si një e ”keqe ”më të vogël.Por kjo nuk ishte rruga për të udhëtuar nga vendet  që kanë interesa të rënda, duke menduar se mund të është e drejtë. Sa turpshme është të ketë mundësi të humbur çdo për një zgjidhje paqësore dhe të drejtë ndaj konfliktit në Kosovë!” Ç´farë oguri i zi ,nga një shkencëtar i Europës !

 “Provokimi më i madh për Serbinë mbetet Lindja – Rusia, Kina dhe bota Islame…” tha Galtung. Në pyetjen, se si duhet zgjidhur problemi mes Kosovës dhe Serbisë, Galtung tha se duhet të formohet një federatë brenda Kosovës, në të cilën serbët e ndarë në tre kantone, do të gëzonin një autonomi të shkallës sëlartë.(shtypi sotëm))

 Zoti  Galtung  , unë e di se ku po iu dhemb, Jo Rusia ,e as Kina nuk qenkan rrezik për Europën ,por Islami  mëndoni ju.!

Po pse ç ´rrezik ka Serbia nga Islami ? Të gjitha vendet islamike në krye me Turqinë janë miqt më të mëdhenj të Serbisë   , janë përkrah’sit e Serbisë sot edhe atëherë kur u luftua. Pse s´e thua troç ?

”Nuk mund t´i ankohemi askujt. Të gjitha të zezat na vijnë nga vetvetja ” më thoshte një mik.Por po iu a themë edhe juve e edhe Europës se ne nuk jemi çerdhe e  islamizmit e as trampolinë e saj për në Europë. Këto janë disa fantazma , sajesa dhe hije  ogurzeza të krijuara nga vetë Serbia.  Ju e dini fort mirë këte.!

”Këta njerëz, që jetojnë mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe që nuk shquhen për zënka, deklarojnë se janë krejtësisht të paaftë për të gjykuar se cila fe është më e mira, por, për të qenë të sigurt se nuk do të hedhin tërësisht poshtë të vërtetën, ata me shumë urtësi ndjekin të dy fetë dhe të premteve shkojnë në xhami e të dielave në kishë, duke u justifikuar, se në ditën e gjykimit ata do e kenë të sigurt mbrojtjen nga profeti i vërtetë, por, që se cili ai është, ata nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë. Unë besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet. Këto janë shënimet e bëra mbi diversitetin e feve që kam parë.( Letters from the Right Honourable Lady Mary Wortley Montagu 1709 to 1762, London: J.M. Dent & co.; New York, E.P. Dutton & co., 1906)

Mbetsh me shëndet Zotëri Johan Galtung dhe vazhdimësi të mbarë në permbarimin e teorisë së juaj : “ Paqja positive dhe ajo negative”  dhe  harroji konfederatat.

Fahri Xharra

Gjakovë 12, Tetor 2013

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Johan Galtung, Ragip Kciku, Tungjatjeta

Serbët qenkan populli më i vjetër i botës

October 10, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

”Populli e ka njet me folë, me e çu zërin lart e më lart, shtatë palë qiell, shtatë palë tokë, me i bërë me dije Evropën dhe botën, e pse jo edhe fëmijët tuaj: Unë, Populli, ju thërras në emër të Zotit, të besës, të bukës, të gjakut e të pushkës: Boll më, mos më fyeni, mos më ndani, mos ma përçani atdheun, jetën, besën, dashurinë…! (R.Greiçevci)”

Kësaj rradhe  do të iu lë që ju vetë të gjykoni për ”guximin” serb ne shkrimin e historis­ë,e në të njetën kohë të mëndoni thellë për heshtjen tonë.

”Serbët e Danubit të poshtëm quhen proto-serb apo Serbët e parë të cilët banonin dhe jetonin në këto anë që nga koha e Moisiut.Kurse serbët e ardhur rreth shekullit shtatë pas Krishtit paskan pas ardhur si ndihmë vëllezërve të tyre për të luftuar Romën. (Siprijan) ” Dhe vazhdohet më tutje se :Çekët, Kroatët dhe Rusët që përmenden për herë të parë pas shekullit të 6-të të epokës sonë kishin ardhur disa mijëra vjet pas serbëve.Sa i përk Rusëve burimet serbe flasin që ata ishin vetëm pas shek. të 9-të pas K.”

Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)

Glozel quhej shkarravitja e parë njerzore e gjetur nëpër shpella dhe sipas burimeve serbe -Jyrgen Shpanut paska thënë ” Serbët e kishin menduar këtë lloj shkrimi dhe e kishin vendosur gurin e themelit të civilizimit botëror” Jyrgen Shpanut paska thënë se ata ishin Filistinët ,por duke e krahasuar me shkrimin e sotëm cirilik atëhërë na del që edhe Filistinët ishin serb.(?) Ilija Živаnčević ka shkruar se Sllavët(Serbët )ishin të shpërndarë

që nga Vladivostoku e deri në Ballkan dhe ishin boshti kurrizor i njerëzimit.

” Dorëshkrimet haldike, asire dhe misire ishin përmendorët e civilizimit njerëzor dhe janë të vjetra mbi 7 mijë vjet. Dhe sipas serbëve janë të vjetra aq sa edhe historia serbe.Paramendoni në ato dorëshkrime është gjetur i shkruar emri Serb (Srbin) dhe jo ai sllav. Bile edhe në një ”Libër mbretëror kinez ” i cili është shkruar vazhdimisht deri dy mijë vjet para Krishtit, mund të gjeni shënime që atëherë në Sarmatinë e Azisë kanë jetuar serbet, të cilët e banonin tokën prej Siberisë e deri tek Venediku i Italisë ” ( po pra burime serbe)

”Unë, Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…Unë, Populli, djepi dhe rrita juaj, s’i kam fjalët thika dhe helm për miq e shokë…(Riza Greiçevci)”

Polakët në hulumtimet më të reja paskan gjetur praninë Serbe në brigjet e Detit Baltik  ,2 mijë vjet para Krishtit, kurse studjuesja Olgа Luković-Pejаnović thot në një studim të saj që Bosna dhe Sllavonia ishin serbe dhe quheshin ”Sërbia e bardhë” (“Belа Srbijа”,) dhe shtrihej deri tek kufinjt e sotëm të Gjermanisë. Robert Siprijan  paska ardhur në përfundim që Serbët janë trungu i racës sllave dhe se Sarmatët ishin serb.

”Unë  Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…”

Sipas Ilija Zhivanqeviçit edhe ”Kodi i Dushanit” ishte vazhdimësi e prejardhjes tradicionale Vende , kurse Walter Wuest paska shkruar që edhe sanskrishtja është Vende, e cila në Indi paska pas ardhur nga veriperendimi i saj dhe sipas të gjitha krahasimeve sanskrishtja ishte gjuhë serbe. ”Emil Burnouff deklaron që gjuha latine dhe greke kanë prejardhje nga pallazgishtja, kurse populli pellazg paska jetuar në Mesdhe e deri në Alpe ” dhe sipas sllavollogëve  pellazgët ishin Serbët e lashtë. E bukur kjo!

”Një degë e serbëve nga Azia e Vogël kishte ardhur në Ballkan 3 mijë vjet prK. dhe ishte vendosur në Rashkën e vjetër (Thraki) , kurse një degë tjetër kishin zbritur nëpër det deri në Kretë në tri ardhje 1800, 1500 dhe 1400 vjet prK. I kishin mundur Kretasit dhe të përzier me ta e  paskan krijuar popullin e ri Grek. Shënimet po flitkan , gjithënjë sipas serbëve që emri i qyetit dhe perendeshës Athina nuk janë greke.Vetë grekët besojnë se e kanë prejardhjen nga populli Pellazg të cilët e flitshin një gjuhë barabare dhe zbulimet paskan treguar që ata pellazg ishin serbët”….

Olgа Luković-Pjаnović  thot’ që serbët e  Peloponezit  ishen vendosur rreth limit Sava dhe Danub dhe kishin kriujar Serbinë Panonike (   aty ku jetonin Keltët fxh) Shikoni edhe këtë mrekulli të artit të zhvatjës së historisë: ” Shënimet e Mihail Lomonosovit Dhe Mavro Orbinit tregojnë që edhe serbët paskan luftuar në Luftën e Trojës, dhe se me ramjen e saj kishin ikur dhe rreth 1860 vjet prK kishin ardhur përsëri në Ballkan dhe ishin zgjeruar deri në Venedik ”

Një farë hulumtuesi Shafarik në librin e tij ”Vendasit e vjetër” shkruan ” Serbët jetojnë në Europë që nga kohërat parahistorike,dhe se serbët e banonin gati krejt Europën dhe Azinë e vogël dhe nga aty paska ardhur shprehja ” “Govori srpski dа te ceo svet rаzume”.( Fol serbisht që të kupton bota mbarë).  Rrijm­ ne ,rrij­më. Mirremi me prejardhjen tonë të ”lashtë” që nga shekulli  i 14-të.!
”Një gjuhë aq origjinale si gjuha serbe e pasur ,me një garmatikë perfekte është pjellë e një populli të ngritur që moti” shkruan Shafarik. Edhe diçka : ”Serbët thonë  që shkrimi i Vinçës tregon se serbët janë populli më i vjeter dhe që edhe Etrurët  ishin serb”

Sodoqoft , me qenëse ne heshtim dhe jemi robër të asgjëje  ,atëherë le të lexojmë edhe për zbulimin më të ri , që doktori i shkencave të Harvardit , rusi ANATOLIJ Kljosov paska ardhur në përfundim që të gjithë sllavët e kanë prejardhjen prej Ballkanit,dhe kjo nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina e sotme. Sipas Kljusovit bartësit e gjenit R1a1 ,kanë jetuar në Ballkan bile që para 12 000 vitesh. Ai paska zbuluar që i biri i Noah -së qenka paraardhësi i Rusëve dhe se pasardhësit e tij së pari erdhën në rrjedhën e poshtme të Danubit , në Serbinë e soti. dhe se nga aty e vazhduan rrugën për në veri.

Biokimisti  i Harvardit me analizat e tij  të gjeneve ka konstatuar  që Serbët janë populli më i vjetër në botë dhe se Ballkani është atdheu i lashtë i të gjith sllavëve  si  edhe atdheu i atyre që shkuan ë Indi dhe u quajtën Arian . Edhe Aianët ishin serb. (Jutarnji.hr 20.09.2013)

Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)

Gjakovë, tetor 2013

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, populli, serbet

Ne,shqiptarët nuk kemi vëllezër!

October 7, 2013 by dgreca

* “Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e  gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë ,se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd  ,të mbushej me sllavë ,e doje mbushjen e Anadollit me ne./

*“Vetëm ne, si njohës më të mirë të vetvetes, mund ta shkruajmë historinë tonë ashtu si duhet./

(Fahri Xharra)”/

A po tregohen Shqiptarët  se janë në shkallën e duhur të përgjegjësisë historike ?  A na mëson historia e Shqipërisë të kemi kujdes ?  A ka dhënë prova Shqipëria e vogël, se ka patriotë të shkëlqyer që i kanë mbrojtur interesat e atdheut ? A ka pasur  të pa besë që e kanë goditur me thikë pas shpine.?I madhi Kristo Frashëri pyetet :“ Po Perandoria Osmane çfarë solli gjatë 500 vjetëve të sundimit osman në Shqipëri? 

Si munden të na thonë: “Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. “ Ne juve asnjëherë nuk mund t’ju harrojmë për shkak se mes juve ka nipër të Osmanlinjve. Ne kemi vëllezër tanë …në Prishtinë dhe Prizren edhe në Shkup, Manastir, Ohër, Dibër, Tetovë”, po thuani..

Për të pasur një vëlla biologjik e dijmë rrugën  . Vellau i vërtetë eshtë ai vëlla prej një nëne e prej një babe . Si u bë që  tani qenkemi edhe vëllezër ? Pse  e gjithë kjo dashuri “vëllazërore” ,pas 5 shekujsh robërie? E pas një shekulli ,pa ju?

Si mundi “vëllau “ osman të ndërpres procesin më të rëndësishëm që njeh historia mesjetare e Evropës – krijimin e shtetit kombëtar në Shqipëri ? (K.F)  Si mundi “vëllau “ osman  të zëvendëson rendin ekonomik shoqëror feudal shqiptar, atëherë të pjekur, me rendin e prapambetur feudal-ushtarak të timareve, të cilin Shqipëria e kishte tejkaluar dy shekuj më parë ?( K.F.)

Si mundi “ vëllau “ të pushton  “vëllaun” e të shkëpus Shqipërinë për pesë shekuj nga familja evropiane dhe e gozhdoi atë në familjen turke osmaniste, të huaj për Evropën. ? (K.F.) Si mundi “ vëllau “ osman, të mospërfill as arsimin popullor, as lëvizjen kulturore, por u kujdes vetëm për shkolla fetare turqishte. Shkurt,  si mundi “vëllau “ osman t`i le për 500 vjet Shqipërinë të prapambetur, të varfër, pa mjete jetese. ? “( Kristo Frashëri)
“Ne nuk mund të ju harrojmë juve dhe se ju jeni nipërit dhe vëllezërit tanë. Gëzimi juaj është gëzimi jonë,dhe shqetësimi juaj është shqetësimi ynë. “ Po  na thonë . Pse mu tani?

Si mundi “ vëllau” të na le të ngelur disa shekuj para shekujve ? A  pse s`kishim aftësi raciale  apo për shkak të rrethanave që  na i bëri të jetojmë?

E ka ditur “vëllau “ se këtë e shkruante Beogradi  dhe nuk reagonte t`i del në mbrojtje “vëllaut”: ““Kurse shtypi i Beogradit kabinetet e Beogradit dhe zotërinj ministrat e punëve të jashtme i konsideronin shqiptarët raje të paemër, që banonin në vend të paemër, pa histori, pa letërsi dhe gjuhë letrare, pa tradita, pa poezi, pa të gjitha ato atributet, pra, që njeriun dhe fisin e bëjnë fis njerëzor. “

  “Vëllau” i shihte ato që i “shihte” serbi? se  :“Qysh para disa vitesh, udhëtarët në Shqipëri paskan parë njerëz me bisht, “me bisht të kalit ose të dhisë” dhe këta Bastarde të Tribalëve dhe Skordiskëve antikë, këta Gegë dhe këta Toskë, këta melezë të tipave të ndryshëm antropologjikë, kjo bandë e përçarë në pesëdhjetë dialekte plotësisht të pakuptueshme, bërtet dhe thërret ndër vetë në anarki skëterrëse “.  Kur vëllau të ofendohet  ,njeriu sa do pak e ngre zërin kundërshtues. Apo,jo? Po me këto fjalë  për ne, “ vëllau” pajtohej bile i shtonte    edhe fjalët e veta,  kur në kancelaritë e Europës flitej nga serbi:.

 “Këta të egjër gjakpirës, këta lëkurëkuq evropiane, intolerantë fetarë deri në ekstrem, te të cilët fjala cub dhe bandit është sinonim për kalorës, këto bisha të egra me fytyre njeriu, ditëve të festave gostiten me miell misri të zier, nuk dinë çka është kripa, kurse për sheqerin mendojnë se është borë. Banojnë nëpër shpella si njerëzit e Neandertalit, jetojnë nëpër kulla të gurit pa dyer, pa dritare dhe pa oxhakë; flenë nën dritën e pishës, të veshur, me pushkë në dorë, kurse para kasolles, kafka e kalit e ngulur në hu është trofe lufte. “      E pyes” vëllaun “ se a me të vërtetë Me të vërtetë kështu ishim,dhe me këto fjalë serbi i mbushte mendjen Europës .?  ,: “Shqiptarët e pinë gjakun e nxehtë të viktimave të veta të therura, i prejnë hardhitë, i rrënojnë kullat, zhduken me pasion ndër vete, duke vrarë gratë nga lakmia, kurse kuptimi i dashurisë nuk ekziston te ata dhe fjala dashuri nuk gjendet në gjuhen e tyre.  Nevojtore nuk ka në këtë vend, të gjithë janë të ndytë dhe me morra dhe këta vjedhës të kuajve, tradhtarë, banditë, rrenacakë, e tipa të poshtër, që i lëshojnë sytë për toke si qentë para njeriut jetojnë në retë e tymit, tifos, malaries, lisë, dizenterisë dhe sëmundjeve venerike, “ .Po apo jo?   Nëse ishim ,pse na lije ne kete gjendje,o “vëlla”? Nëse jo, pse s`e kapshe serbin për fyti atëherë dhe t`i dilshe “vellaut “ në mbrojtje.

 Vështirë është të jesh vëllau i ynë. Ne, nuk të pranojmë. Nuk je vëllu i ynë bilogjik.Ishe dikur armiku i ynë  ( 500 vjet) dha tani shtiresh si mik. Si mik po, por si të besojmë.?

  Nëse nga të tanët të dualen pashallarët , azemat e sadriazemat,edhe serbit i kemi dhënë,krajla e misitra; edhe grekut i kemi  pruar lirinë ,i kemi dhënë bijtë tanë për t`a udhequr. Por as Serbin e as Grekun nuk e kemi Vëlla. E atëherë pse turku të jetë vëllau i ynë.? Dashuria e vonuar . Është dashuri e vonuar, por edhe  e dyshimtë.

 “Vëlla” i dashur, kur serbi i zbrazëte tokat tona,ti ia lehtësoje punën duke na përgatitur letrat,duke na siguruar bartjen ,duke na e  gjetur token në shkretëtirat e Azisë,dhe hiq s`të vinte keq për ne. Gëzoheshe ,bile edhe shumë ,se me një të rame i kishe dy të vrame. E doje token e ‘vëllaut” tënd  ,të mbushej me sllavë ,e doje mbushjen e Anadollit me ne.

 Kur Rankoviqi na bartëte andej e këndej ,na çkombëtaronte ,në dhunonte,ty “vëlla” ,zëri s`të ndihej? Kur Millosheviqi na i mbyllte shkollat ,na burgoste,na shnjerëzonte, na… ,ty s`të shihshim, O “vëlla” ? Ku ishe ,pse mshifeshe ,pse s`folshe ?

Kur Gjeneral Jankoviqi ,në vitet e 12-13 –ta të shekullit të kaluar ,iu futëte bajonetat grave tona shtatëzëna që kurrë   mos të lindin “nipat “ tu,  t`i s`bëzeje? Kur Kral Nikolla,i bënte krimet mbi shqiptarët e  Malësisë së Shkodrës ,edhe atëherë i mbyllje sytë e veshët ?Pse?

Kur u bë “Lidhja e  Prizrenit”  dhe e shihje veten në shkapërderdhje ,pse ishe aq i pazhurmshëm karshi botës ,e aq  katil  me” vëllaun” tënd ? E, në Gjakovë e dërgove Magjarr Pashën,për të shuar Lidhjen e Gjakovës. Kur i shihje planet e asaj kohe për copëtimin e tokave të “vëllaut” tënd,pse nuk të dhimbëseshim? Pse fshiheshe mbas kuleve të hanumeve dhe bëheshe se sikur nuk po ndodhë asgjë ?

 Vërtetë Kosova është e “vogël”; Vërtetë Shqipëria është e “vogël” ; Vërtetë që kombi shqiptar ka mbetë i” vogël “ , por fajtor  je ti “ vëlla”  që nuk të kemi vëlla.Ne kemi miq dhe dashamirës në botën e civilizuar që na u gjetën në momentin më të vështirë në kohën më të re kur  ti  “vëlla”strukeshe dhe nuk bëzëje  thuase nuk po ndodhë gjë me ne.

Mos o “vëlla” se ke shumë gjynahe me ne, se zoti të cilit ti i beson dhe ti i  falesh nuk t`i harron!

Kur me qindra shkolla serbe ,greke ,turke gjatë kohës së “vëllaznimit” me ty hapeshin

në Shqipëri ,si s`të biente ndërmend  të hapësh  bile një në gjuhën tanë ? Pse aq shumë

i frikoheshe shkollimit tanë? Shumë mirë e dije që na ishim dhe jemi populli më i vjetër i kësaj ane,por ty  s`të pëlqente kjo,doje me çdo kusht të na zhbëje.  Pse?Ju e dinit mirë që krahas shkombëtarizimit, asimilimit dhe shuarjes së popujve të padëgjueshëm të preken edhe qendrat nervore ku rrënohej intelekti i ynë dhe shkaktohen çrregullime mendore dhe shpirtërore që barten brez pas brezi…” Boll mo!

Fahri Xharra, Gjakovë

04.10.13

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, jo vellezer, ne shqiptaret, Serbi, turku

Marrëveshja greko-turke për zhdukjen e shqiptarëve

October 3, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe /shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !”/- Gottfried Wilhelm Leibniz – albanolog,/

Greqia është, ajo është jo falë vendvendosjes së popullit të vet ,por falë vizatimeve të jashtme dhe me entitet të jashtëm ,Grqia jeton pse të huajt e duan këtë.Kjo na spjegon qartë se pse Greqia do të mbetet  gjithëmonë si një dështim politik dhe gjithashtu ekonomik. Në librin e historianit Arben Llalla: “ Demografia e viseve shqiptare në Greqinë e Veriut”  e lexova këtë thënje të poetit të madh grek (Nobel 1979) Odysseas Elytis ku ka shkruar:” Atdheu im, një mural i mbajtur prej shtyllave franceze, shqiptare , vllahe dhe turke. Kushdo që i përmend shkon në burg.” E , pra?
Si u krijua Greqia?  Nga të huajt  dhe vullnetin e të huajve.

Sipas shkencëtarit Bruce Clark ,liderët e Greqisë dhe të Turqisë si dhe disa qarqeve ndërkombëtare u munduan të bëjnë një “homogjenizim”( thonjëzat fxh) të popullsisë në shtetet e tyre, duke u munduar të “krijojnë dhe të forcojnë”  natyrën e kombeve-shtete

për shtetet e tyre. Por  a u arrijt kjo, dhe me kend deshtën të krijojnë kombet-shtete?

Shkëmbimi i vitit 1923 i popullatave në mes të Turqisë dhe Greqisë ishte shkëmbimi më i madh  deri në at kohë ,ose si ta quajmë një përzënje e madhe e popullatave vendëse të shekullit 20.të. Në këtë largim-përzënje u inkuadruan mbi 2 milion njerëz , refugjatë me dhunë dhe “ de jure” duke i shnatyralizuar nga vendet e tyre të banuara me shekuj (turqit  selgjuk ortodoks)  ose me mileniume (shqiptarët e Greqisë) nga një traktat i promovuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar i njohur si Traktati i Lozanës. Dokumenti për shkëmbimin e popullsisë u nënshkrua  në Lozanë të Zvicrës në vitin 1923 në mes të Turqisë dhe Greqisë. Kush u shkëmbye? Banorët ortodoks (shumica turk ortodoks si dhe shqiptarë e vlleh ortodoks) qytetarë të Turqisë me qytetarët e Greqisë të fesë muslimane (shqiptarët musliman të Greqisë).

Nga Turqia ,së paku një milion ishin të fisit Karamanlidis ,turq (selgjuk) ortodoks me gjuhë turqishte amtare. Nga Greqia su shporrën shqiptarët vendas  sepse ishin musliman.

Paramendoni , të dy shtetet e bënin homogjenizimin(?) e popullatës dhe shtetit me popuj të huaj. Greqia i përzuri shqiptarët sepse ishin musliman dhe se e donte tokën e tyre; kurse Turqia i largoi në masë të madhe vetë popullin e vet turqishtfolës vetëm pse ishin të një feje ortodokse.? Po pse të “importonin” shqiptar?

Kush ishin turqit ortodoks? Para ardhjes së turqëve ,popullata lokale e Anadollit ( sipas burimeve bizantine) ishin në një numër prej 12-14 milion. Migracioni turk në Turqinë e sotme u krye si pasojë e lëvizjeve dhe dyndjeve të mëdha turke nëpër Azinë Qendrore deri në Europë dhe në Lindjen e Mesme në shek. 6-të dhe dhe në shek.11 -të.
Ata të shekullit 6-të ishin parabullgarët e Bullgarisë së sotme.Kurse turqit që jetonin në Mbretërinë Selgjuke erdhën në Turqi rreth shek. të 11-të. Në shekujt pasuas ,filloi asimilimi i popullatës vendëse në turq selgjuk. Imperatoria e madhe e Turqve Selgjuk u forcua rreth vitit 1090. Shtëpia e Selgjukëve ishte një degë e turqve Kınık Oğuz të cilët jetonin në periferinë e botës muslimane, në veri të Detit Kaspik dha atij Aral në Yabghu Khaganate të bashkfederatës Oğuz në shek.e 10-të. Beteja e Manzikertit në Anadoll , e Gushtit 1071 e shënoi fitorën e turqve selgjuk dhe ngritjen e Sultanatit Selgjuk të Rumit.

Sultani i fundit Selgjuk ishte Mesudi II ,që vdiq në vitin 1308.

Turkomanët i themeluan disa pricipata t’ tyre në anadoll (bejllyqet) nga një dominim Mongol të Turqisë. Beylikët(bejllyqet) më të forta  ishin ata Karamanidët dhe Gjermijanidët nëAnadollinë qendrore. Përgjatë detit Egje nga veriu në jug ishin Karasidët., Surukhanidët ,Ajdinidët dhe Mentashët,kurse Detin e Zi e kontrollonin Jandaridët ( Ifsendijaridët)

Historia nuk ka prognozë. Bejlyki i Dinastisë Osmane (Otomane) ishte në veriperëndimin e Anatdollit për rreth Söğütit  dhe ishte bejllëk i vogël dhe i parëndësishëm. Por, mbrenda  200 viteve të ardhshme Bejllyku Osman u shndërrua në Imperatori Osmane (Otomane) duke u  shtrirë gati në tëre Ballkanin.

Tuqit selgjuk sot jetojnë edhe në Rumaninë ,Bulgarinë dhe Moldavinë e sotme. Flasin

turqisht e janë të fesë ortodokse.Emri gagauz është përqeshës për ata ,por ashtu i njeh bota dhe janë pasardhësit turqve Selgjuk të Sulltanit të Anadollit Sultan Izzeddin Keykavus II (1236–1276). Thuhet se arrijtën në Ballkan nga Turqia pas luftërave ndërfisnore.

Por është edhe tjetra se  selgjukët e Ballkanit ( rreth 150 000)  janë edhe  pasardhësit e parabullgarëve turq të Bullgarisë së sotme. Flasin turqisht dhe janë të krishterë ortodoks.
Të kthemi në vitin 1923. Mbi dy milion njerëz i humbën vatrat e tyre shekullore , mijavjeqare . U krye ”shkëmbimi” më i turpshëm e shekullit të 20-të. Qëllimi i qartë që Greqia të zbrazet nga shqiptarët dhe Turqia nga Ortodoksët .
Tragjedia “greke” nuk mbaron me kaq, pikerisht sepse autoritetet “greke” apo qeverisë Greke i duhej qe ketyre 2 milion turqve ortodoksë t´u mesonte greqishten (pra tu mesonte greqisht ….”grekëve”??? ) Dhe turqit selgjuk ,gagauz pasiqë mësuan greqishtën u bënë ”grekë të patër.”

Kjo periudhë ishte shumë  fatkeqe për ne , kur nuk kishim fuqi të bënim as gëk me gojë.

Edhe kjo pra ishte një marrëveshje për zhdukjen e shqiptarëve.(Ne Foto: Refugjatë nga Azia e Vogël (ne pritje per vendosjen e tyre ne toke shqiptare ), të gjithë flisnin turqisht , as stërgjyshërit e tyre kurrë nuk kishin vënë këmbë në tokën qe sot quhet greke. (arberiaonline.com)

 Gjakovë, 1 Tetor 2013

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, marrveshja Greko-turke, per zhdukjen e shqiptareve

Boll mo ,se u bëmë gaz´ i botës!

October 1, 2013 by dgreca

»Ju do të bëheni mësues. Mësuesia nuk është profesion, ajo është mision. Ju do të punoni për formimin e njeriut. Gabimet që mund të bëjnë profesionistët e ndryshëm, mund të korrigjohen me disa shpenzime, por gabimet që mund të bëni ju me nxënësit, janë të pakorrigjueshme. Po ta formosh shtrembër karakterin e një njeriu, është shumë, shumë e vështirë, në mos është e pamundur, ta ndreqësh atë.Ju duhet të edukoni përmes sjelljes suaj, përmes shëmbullit tuaj. (Prof Eqrem Çabej )/

Shkruan:Fahri XHARRA/

”Kosova Hallall Institut, merret me certifikimin e cilësisë Hallall të ushqimit, por edhe një game të gjerë të produkteve kozmetike, farmaceutike, higjienike dhe shërbimet, të cilat synon t’i përfshijë në treg.” thot ne shkrimin e saj Europa e lirë.“Instituti qenka  i regjistruar vetëm në Bashkësinë Islame të Kosovës. Tani për tani, nuk paska  një regjistrim tjetër, për shkak të statusit. Nuk paska as numër biznesi sepse problemi i Bashkësisë Islame të Kosovës, ende nuk qenka izgjedhur statusi juridik, .

Kosova Hallall Institut, po u merrka me certifikimin e cilësisë Hallall të ushqimit, por edhe një game të gjerë të produkteve kozmetike, farmaceutike, higjienike dhe shërbimet, të cilat synon t’i përfshijë në treg.” .O tempora ! O mores!Edhe nje hap kah rritja e mosbesimit ndëkombëtar  ndaj Kosovës. “Përgatitja e kuadrove profesionale, të konsulentëve dhe auditorëve, ka kërkuar që BIK-u të dërgojë kuadro për trajnime në vende të ndryshme të botës, si në Malajzi, Turqi e Bosnje si vende pioniere të kësaj fushe”, thot Tërnava. Dhe?…. Katullaqë në izolim

“Kjo nuk është punë normale.Me  tani, do të duhej  që edhe kishat  ortodokse, protestante, evangjeliste, katolike  të hapnin institute dhe shërbime te veta sanitare dhe tjera… Po po, ka aspekte te caktuara te jetës te besimtarëve dhe te grupacioneve të popullates me botëkuptime specifike që do të mund te adresoheshin nëpërmes instituteve të tilla; për ushqim, për stil te veshjes, për stil te jetës. Iha, po të bëhej një studim në këte drejtim, do të dilnin kush e di se sa këso “marrinash” … Aha, dhe të ‘certifikohen’ nga priftërinje, hoxhallarët, popat, shehet, avokues te LGB popullatës (pederat dhe lezbiket), prodhues te ndryshëm, për kode dhe standarde të ndryshme. Po po … Ky eshte kulmi i idiotizmit dhe i mjerimit tonë … Jo të këtyre mjeranave , por mjerimi i shtetit, i qeverisë. Porka mizeria! (Ragip Rugova)”

Edhe një hap kah rritja e mosbesimit ndaj Kosovës.!

Si po iu duket? e shifni , në fillim Icebergu i tradhëtisë mëshihej shumë , maja e tij dukej e vogël. Nuk ia venim veshim. Çka ka  të keqe?,”duhet të dalim në mbrojtje të së drejtës elementare të femrës sonë : shamisë në shkolla.”

Por sa më e vogël të jetë maja e icebergut aq më i madh është ai. Nga na erdhi ky iceberg (akull i shkëputur ,lëvizës nëpër detin e hapur) ,që aq lirëshëm po lundron nëpër ujërat tona? Çka po përgatitet ? A do të jetë  i aftë titaniku kombëtar ti bëj ballë këtij icebergu . Viti 2013.

Ç´është termi ”Hallall”? “ Qëllimet dhe urdhërat e prerë të ligjit Islamik  Shari´ah janë pastrimi dhe përgaditja e mendjës , trupit dhe shpirtit të njeriut.( /lasjan.page.tl/Halal-and-Haram.htm) dhe që njeriu të mbanë kritere se çka është e “ mirë “ dhe çka “e keqe” ,çka

është “e  pastër “ dhe çka  “e pastër” si dhe ç duhet dhe guxon të hahet.. Kur´ani ( Al-Maaidah 5:4) thot : أُحِلَّ لَكُمُ ٱلطَّيِّبَـٰتُۙ  ( Hallall , të gjitha ato që janë të lejuara (për t´u ngrënë) për ju ) .”Hallall”  ,thjeshtë  “e lejuar”. Këtij “Hallalli” të BIK-ut   po i vjenë era çka ? Një mike më shkruan:” Keto jan pergaditjet per shtetin islamik, per te cilin asht fol para disa dite, dhe kur te behem shtet islamik do te ngritet populli i talebanizuar dhe te bej ate qe ben arabet ne libi egjipt etj. Dhe ateher Ternava do te jet prezident kryeminister, gjykates dhe gjdo gje per ket vend. Ky asht ka e  pergadit terenin e vet, ndersa shqipetarët nuk shofin as gja.(Arjeta Gj.)”

Njimend nuk po shofim asgjë?  Jo ,pra . As ne e as shteti  New Born.

“Kah je nis ka je tuj shkue “ thot një këngë popullore , Në këngë është fjala për të dashurën që i dashuri i saj e ka të pa qartë se kah po i shkon. Çështja  e“Hallallit” është më serioze , është tragjedi , është ogurzezë për New Bornin dhe popullin e tij.

Por icebergu lëvizë , e ne po ia shohim vetëm majen.

“Në Ballkan ndërthurren vetëm interesat ruso- sllave,dhe ato turke- greke…më thoni tashti, se ëfare interesit do kishin shqipëtarët ne kët maskaradë ??? thjeshtë do ishte një vetvrasje perfundimtare…kurr më me keso lloje çorbash “ballkanike” (Ilir Lilo) .Ky ishte reagim  i një qytetari me rastin e projektit “Gjashtëshja e Ballkani”. Por çfarë ka lidhëshmeri “Hallalli” me këtë projekt? Shumë bile. Ardhacakët e kanë kuptuar qëndrueshmërinë e murit pellazg me gurë ciklopik , dhe me ndihmën tonë po e ndërtojnë ardhmërinë tonë  po me gurët tonë dhe me (mos)dijen tonë.
Edhe një hap kah rritja e mosbesimit ndaj Kosovës.!

28.09.2013, Gjakovë

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Boll mo, Fahri Xharra, gaz i botes, se u beme

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT