• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse vendosa të jem me ”Nismën për Kosovën”?

March 11, 2014 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI*/Në fillim të Janarit u takova me Prof.Dr. Jakup Krasniqin për një kafe, dhe në bisedën tonë rreth një orëshe diskutuam për shumë çështje që na preukopojnë të gjithëve. Prof. Krasniqi ishte lexues i rregullt i shkrimeve të mija prej vitesh, dhe më përgëzoi që pasqyroi realitetin tek ne dhe për guximin intelektual(Gjatë bisedës më dha librin e tij që e kishte ndarë për mua me titull ” Kosova në kontekst historik”). Prof. Krasniqi më inkurajoi që të vazhdoj të shkruaj kundër keqqeverisjes dhe dukurive negative, siç kam bërë deri më tash . Një nga temat që biseduam në atë takim ishte edhe rreth themelimit të partisë ”Nisma për Kosovën”. Biseduam rreth organizimit të partisë, sfidave që do t’i kemi si parti e re etj, etj. Si dy njerëz idealistë për Bashkim Kombëtar, parimorë dhe që ia duam të mirën Kosovës, kishim të njëjtat qëndrime rreth situatës politike dhe gjendjes së përgjithshme. Dhe, reciprocikisht shprehëm dëshirë dhe u dakorduam që si figurë publike edhe unë të jem pjesë e partisë. Dhe ashtu ndodhi. Që nga zyrtarizimi i partisë më 28 shkurt në sallën e kuqe të ”Pallatit të Rinisë” në Prishtinë, ku isha i ftuar, u bëra edhe zyrtarisht pjesë e një nisme që për udhëheqës të saj ka dy njerëz të dëshmuar edhe në kohën e luftës edhe në kohën e paqes, Prof.Dr.Jakup Krasniqi dhe z.Fatmir Limaj-Komandant Çeliku.

Prof.Dr. Jakup Krasniqin, e kam vlerësuar gjithmonë si patriot të madhë, njeri i drejtë dhe të sinqert.

Jakup Krasniqi është veprimtar i vjetër i çështjes kombëtare, luftëtar i lirisë, ideator me të tjerët për krijimin e PDK-së, tani person i cili ka përgjegjësi në krijimin e rrethanave për shqyrtimin dhe finalizimin e ligjeve duke e drejtuar institucionin më të lartë të shtetit Parlamentin në cilësinë e këshilltarit më të mirë të shtetit, që të vendos vlerat në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Jakup Krasniqi ka qenë një ndër shtyllat kryesore të UÇK-së. Jakup Krasniqi ka qenë një ndër themeluesit e dy partive kryesore në vend, të LDK-së dhe të PDK-së. Jakup Krasniqi është njeriu që kaloi 10 vite nëpër burgjet më famëkeqe të Serbisë pa u gjunjëzuar për asnjë moment. Jakup Krasniqi është njeriu që më së shumti është maltretuar nëpër burgje.

Jakup Krasniqi, politikani dhe diplomati me përmasa botërore, patriot dhe kombëtar, i drejtë dhe punëtor, i pakorruptuar, njeri parimor, i drejtë dhe i sinqert. Jakup Krasniqi është me fytyrë të hapur, ballëlartë dhe krenar sepse nuk bëri kurrfarë “bixhozi” me fatin e Kosovës. Jakup Krasniqi nuk bëri marrëveshje të dëmshme për Kosovën me serbin Ivica Daçiq. Këtë e bëri Hashim Thaçi dhe kompania e tij. Jakup Krasniqi, mjaft është për të që në histori do të mbetet si zëdhënës i të madhërishmës UÇK-së, i asaj ushtrie që ia ktheu pushkën makinerisë serbe për ta çliruar vendin, ndërsa Hashim Thaçi do të mbetet në histori me dy faqe të medaljes, të bardhën në kohën e luftës dhe me faqen e zezë në kohën e paqes, marrëveshjet me Daçiqin në dëm të Kosovës.

Unë besoj tek ”Nisma për Kosovën”!

Nisma për Kosovën, do të thotë një fillim i ri, me fytyra të reja, energji të reja, njerëz  parimorë dhe me biografi të pastër. Unë besoj në ”Nismën për Kosovën” se do të ketë fytyra të reja të cilat nuk kanë pasur hapësirë nëpër parti tjera.

Unë besoj se ”Nisma për Kosovën” do të jetë subjekt i hapur për t’iu dhënë njerëzve hapësirë pavarësisht në cilin grup do të jenë, përndryshe edhe kjo parti nuk do të kishte dallim prej partive të tjera, pra do ishte vetëm një PDK e dytë. Unë besoj se ”Nisma për Kosovën” s’do të jetë parti e individit apo individëve, siç janë partitë e tjera ku vendos lideri i partisë dhe disa persona të fuqishëm në parti, por do të jetë parti e gjithë anëtarëve të saj dhe gjithë njerëzve që ia duan të mirën Kosovës. Unë besoj se ”Nisma për Kosovën” do të sjellë frymë të re në skenën politike të Kosovës. Unë besoj se tek ”Nisma për Kosovën” do të ketë demokraci të brendshme, ku çdo anëtar i saj do të shpreh shqetësimet dhe pakënaqësitë e veta. Unë besoj tek ”Nisma për Kosovën”, sepse në gjirin e saj do të ketë vend vetëm për figura të pastra, njerëz parimorë, me energji të reja dhe vetëm kështu do të jetë alternativë për qytetarët e Kosovës. Klasa politike në Kosovë tash e 15 vite e ka frikësuar këtë popull. Ky popull e ka humbur besimin tek institucionet e saj në të gjitha sferat dhe vetëm me figura të pastra, njerëz parimorë dhe energji të reja mund ta kthejmë besimin e humbur të qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës. Unë besoj se ”Nisma për Kosovën” do t’i jap fund keqqeverisjes në Kosovë, korrupsionit, krimit të organizuar, injorancës, nepotizmit etj. Unë kam besim që ”Nisma për Kosovën” do t’iu kthejë besimin dhe dinjitetin e humbur qytetarëve të Kosovës.

Arsyeja pse unë jam sot pjesë e ”Nismës për Kosovën”, është fal të nderuarit dhe shumë të respektuarit Prof. Dr Jakup Krasniqit. Falë këtyre dy njerëzve, z. Krasniqi dhe z. Limaj, unë besoj tek ”Nisma për Kosovën”. Beso edhe ti!

* (Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i ”Nismës për Kosovën”)

 

Filed Under: Featured Tagged With: faik Krasniqi, me Nismen per Kosoven, pse vendosa, te behem

Kombi, një etni, tri fe!

March 4, 2014 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/Prishtinë/

Amerikanët idenë e kombit e kanë, madje shumë më të theksuar se ne, bashkë me patriotizmin që vjen me të. Retorika dhe koncepti i kombit amerikan, “american nation” është prezente kudo në jetën publike amerikane, sidomos gjatë fushatave zgjedhore e vetmja gjë që ndëgjon në lajme është sa i veçantë është kombi amerikan, sa shumë meriton kombi amerikan, dhe sa ka rënë kombi amerikan dhe sa e papranueshme është kjo. Dhe për sa kohë mijëra të rinj amerikanë janë gati të shkojnë të japin jetën për kombin e tyre, vënë re kombin, jo qeverinë, unë nuk shoh se ku mund të shkojë më lart ideja e kombit.

Sigurisht që koncepti i kombit amerikan është ndryshe nga i yni, por edhe i yni është ndryshe nga të tjerët. Jam i sigurt se serbët e grekët e gjejnë qesharake idenë tonë të kombit. Për ta, ashtu si për tërë popujt e Ballkanit, kombi është një etni, një fe. Për ne kombi është një etni, tre fe. Ndërsa për amerikanët kombi është shumë etni shumë fe. Thjesht një koncept tjetër i kombit pra, por jo më pak i vlefshëm apo më pak perfekt.

Përsa i përket luftërave fetare në Francë,  edhe ato vërtet shumë të ashpra kanë qenë. Por ato kanë ndodhur gjatë mesjetës dhe obskurantizmit kishtar që e shoqëronte atë periudhë, ndërkohë që tek ne në atë periudhë luftëra fetare nuk kanë ndodhur, edhe pse peisazhi ynë fetar po fragmentohej me hyrjen e islamit. Kjo më bën të mendoj që me formimin e kombit dhe shtetit shqiptar në hyrje të shekullit 20, në një kohë që luftërat fetare kishin kohë që ishin ndalur në Evropë, gjasat që luftëra të tilla të ndodhnin tek ne ishin akoma më të vogla.

Unë thjesht nuk e kuptoj konkluzionin logjik se po të kishim vazhduar të ishim një shtet i lirë multi-fetar pas 1944 ne do kishim pasur konflikte fetare. Shqipëria ishte shtet i lirë multi-fetar nga 1912 në 1944 dhe shenja për konflikte të tilla nuk pati. As ato 523 vjet që jetuam nën Perandorinë Osmane në besime të ndryshme konflikte fetare nuk patëm. Është ajo thënia e famshme që përdoret tek ne shqiptarët; ”një shqiptar mysliman ishte gati të vriste 10 turq për një shqiptar katolik, apo anasjelltas”. Prandaj nuk e shoh si arrijnë disa opinionistë në konkluzionin, për mua të frikshëm, se ndalimi i fesë me dhunë në 1967 në Shqipëri paska qenë diçka e mirë apo e domosdoshme, ndryshe ne do ishim bërë copë për shkak të fesë. Kjo për mua është totalisht e gabuar, sepse shqiptarët ndër shekuj e kanë dëshmuar tolerancën ndërfetare, dhe fatmirësisht vazhdojnë akoma ta bëjnë një gjë tillë.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: etni, faik Krasniqi, kombi, tri fe

Nuk durohet më!

February 18, 2014 by dgreca

Ç’po ndodh kështu? Si feja ashtu dhe partitë në vend që t’i afrojnë njerëzit, po i përçajnë deri në fund./

Opinion nga Faik KRASNIQI/ 

Asnjë fe nuk e ka kryer rolin e sajë në shenjtërimin e njerëzve. Asnjë popull nuk ka krijuar një edukatë të mirëfilltë.  Asnjë shtet ne qeverisjen e tij nuk ka realizuar drejtësinë e mirëqenien e plotë midis njerëzve.Asnjë politikë botërore nuk ka harmonizuar dijen me shkencën, edukatën me edukimin, zhvillimin me mirëqenien e njerëzve.

Kur ke në dorë gazetat e shumta me lloj-lloj maskarallëku të shkruara në të, kur dëgjon polemikat e lloj-lloj ‘’analisti’’ në emisione, kur dëgjon debate deri në grushte në kafene midis njerëzve të papunë, kur dëgjon debatet në parlament , kur ballafaqohesh me kontrastet e jetës sociale të jetës njerëzore e shumë e shumë të tjera, nuk gjen më motive për jetën dhe të zë turpi pse jam unë njeri dhe aq më tepër pse më ka falë Zoti mend më shumë se disa…..

E logjika e njeriut të urtë e të mençur të çon atje larg shumë larg se kjo botë mizore e ndërtuar nga këta njerëz duhet ndryshuar, nuk durohet më tutje.

Pra duhet gjetur njerëzit që i kërkonte Diogjeni, me qiri në dorë në mes të qytetit dhe në mes të ditës.

Çdo njeri duhet të gjykojë dhe të arsyetojë se çdo fenomen që shohim është një mesazh për të. Të gjitha fetë kanë misionin e tyre që t’i japin njeriut hapësirë shpirtërore, tolerancë njerëzorë, t’i zbusin e t’i afrojnë njërin me tjetrin, të shtojnë dashurinë dhe respektin reciprok midis tyre. Partitë përfaqësojnë e përkrahin shtresat e tyre. Atë e realizojnë nëpërmjet propagandës e programeve të tyre.

Ç’po ndodh sot me fetë e partitë?

Si feja ashtu dhe partitë në vend që t’i afrojnë njerëzit, po i përçajnë deri në fund. Në vend që të krijojnë mirëqenie për të gjithë, po krijojnë ekstreme varfërie e pasurie.

Në vend që të krijojnë kulturë njerëzore të komunikimit, po kultivojnë dhe edukojnë një dialog anti-njerëzorë.

Në vend që tek tjetri te kërkosh të gjesh pozitiven, kërkohet vetëm të zbulosh negative dhe atë ta errësosh deri në maksimum. Në vend që njerëzimi të jetojë një jetë të qetë, të sigurt, e të lumtur, po jeton trazira,pasiguri, terror e papunësi. Në vend që njerëzit të përqafojnë shkencën e punën, artin e kulturën,miqësi e argëtim, po përjetojnë strese, grindje,urrejtje,vrasje, varfëri e mjerim të tejskajshëm.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, nuk durohet me

Protestat janë gur prove për shoqërinë demokratike!

February 13, 2014 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/

Në një shoqëri demokratike qytetarët kanë të drejtë të grumbullohen në mënyrë paqësore dhe të protestojnë kundër politikës së qeverisë apo kundër veprimeve të grupeve të tjera me demonstrata, marshime, peticione, bojkotime, greva dhe forma të tjera të veprimit të drejtpërdrejtë të shtetasve.
Veprimet e drejtpërdrejta janë të mundshme për të gjithë në një shoqëri demokratike, por zakonisht janë përdorur nga grupet e shtypura, të papërkrahura apo grupet e pakicave, të cilët kanë qenë të përjashtuar nga çdo mundësi tjetër për të ndikuar në politikën qeveritare. Protesta të tilla kanë qenë gjithmonë pjesë e shoqërisë demokratike. Në ditët tona, protestat paqësore, që shpesh synojnë të tërheqin vëmendjen e mjeteve të informacionit, përfshijnë një varg të gjatë problemesh, duke filluar nga ndotja e mjedisit deri te armët bërthamore, çështje të politikës ndërkombëtare dhe diskriminimi racial dhe etnik. Formë e veçantë e veprimeve të drejtpërdrejta është e drejta e sindikatave për të organizuar greva kundër punëdhënësve, me të cilët ato kanë mosmarrëveshje që nuk janë zgjidhur me anë të bisedimeve.
Protestat janë gur prove për çdo shoqëri demokratike. Idealet e shprehjes së lirë dhe të pjesëmarrjes së shtetasve në jetën e shoqërisë mbrohen lehtë kur të gjithë tregohen të sjellshëm dhe pajtohen për çështje kryesore. Por kur protestuesit dhe objektet e protestës së tyre nuk pajtohen për çështjet kryesore, mosmarrëveshje të tilla mund të jenë të zjarrta dhe të acaruara. Në të tilla raste mbetet vetëm një mundësi, ajo e ruajtjes së ekuilibrit, e mbrojtjes së të drejtës për lirinë e fjalës dhe të grumbullimit, gjithmonë duke mbrojtur rendin publik dhe duke kundërshtuar çdo orvatje për kërcënim ose përdorim dhune. Të shtypësh një protestë paqësore në emër të ruajtjes së rendit, do të thotë t’i hapësh rrugën shtypjes; të lejosh protesta të shfrenuara e të dhunshme, do të thotë t’i hapësh rrugën anarkisë.
Për arritjen e një ekuilibri të tillë nuk mund të jepen formula magjike. Në fund të fundit, një gjë e tillë varet nga përkushtimi i shumicës për të mbrojtur institucionet e demokracisë dhe parimet e të drejtave të individit. Shoqëritë demokratike janë në gjendje të përballojnë edhe mosmarrëveshjet më të hidhura midis shtetasve, me përjashtim të atyre mosmarrëveshjeve që kanë të bëjnë me përligjjen e vetë demokracisë.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: demokracine, faik Krasniqi, gure prove, Protesta

UDBASH-ët e Kosovës kanë emër dhe mbiemër!!!

February 10, 2014 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/

Ne shqiptarët, sikur e kemi në traditë që shumë shpejt t’i harrojmë vuajtjet tona, individuale apo kolektive qofshin ato, e sigurisht që gati-gati i harruam edhe ata shqipfolës që për shumë dekada i shërbyen armikut më të egër të popullit shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia. Nuk është e nevojshme që të shkruajmë histori të gjata për bëmat e poshtra të spiunëve dhe tradhtarëve shqipfolës, por është mirë që kryesisht të demaskohen. Të demaskohen agjentët shqipfolës të UDB, e veçanërisht ata ish agjentë të UDB, që edhe sot e kësaj dite ‘’notojnë’’ në ujëra të turbullta, bile disa nga ata janë të veshur edhe me pushtet, duke u pajisur kështu edhe me njëfarë imuniteti politik.

Pas vitit 1990 të gjithë ata shqiptar që në një mënyrë apo tjetër i kanë shërbyer pushtuesit, e kanë pasur mundësinë që të heqin dorë nga poshtërsitë e tyre, e t’i kthehen punëve të mbara në shërbim të popullit të tyre. Disa nga ata, që për shumë kohë me verbëri i patën shërbyer armikut, pas ndryshimeve politike të vitit 1990 e kuptuan se kishin gabuar, e si rezultat hoqën dorë nga tradhtia e mëtutjeshme.

Ndaj këtyre të penduarve nuk u ndërmor asnjë masë, por të tillët u amnistuan (nëse mund të shprehem kështu), bile disa nga ata ish shërbëtor të regjimit pushtues u graduan edhe me poste politike në kuadër të  institucioneve që ekzistonin në Kosovën e paraluftës. Mirëpo, fatkeqësisht një numër i UDB-ashëve shqipfolës e vazhduan edhe pas vitit 1990 rrugën e tyre të turpit, dhe në vazhdimësi ju kundërvuan rrugës së lirisë, duke i bërë kështu shërbimin e fundit pushtuesit serb. Disa nga këta tradhtar që nuk hoqën dorë nga shërbimi i pushtuesit u treguan edhe mjeshtër të “mirë” të zanatit të tyre.

Ata tani nuk e dënonin publikisht luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, por në mënyrë të kamufluar u futën nëpër subjekte politike, nga ku bënin punën e djallit.

Prandaj, nuk ishte aspak e çuditshme që edhe gjatë luftës së armatosur në Kosovë shqiptarët nuk arritën të bashkoheshin në një front të vetëm. Nuk arritën të bashkoheshin sepse këto larva të UDB-së i kishin pushtuar tërësisht partitë politike, Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës, dhe si përfundim arritën që të manipulonin me një numër shumë të madh naivësh shqiptar. Tanimë nuk janë të rrezikshëm ata UDB-ash shqipfolës që pas luftës u larguan së bashku me forcat serbe nga Kosova, por të rrezikshëm janë ata UDB-ash të kamufluar si ‘’patriot’’ e ‘’atdhetar’’, e të cilët ditën mirë të notojnë në ujëra të turbullta, e për pasojë disa nga të tillët edhe sot i kemi të involvuar në disa nga institucionet kryesore të Kosovës.

 

Si t’i demaskojmë UDB-ashët?

 

Në SHBA qytetet publikojnë në internet emrat e pedofilëve, dhunuesve të fëmijëve ose vrasësve …

Qytetarët kanë mundësi të informohen se në lagjen e tyre a jeton ndonjë pedofil…Qytetari amerikan ka mundësi të mbroj fëmijët e tij dhe vetveten. Në Gjermani pas rënies së Murit të Berlinit u morën Dosjet e Stasit për të ditur gjermanët kush ishte viktimë dhe kush kryesit e veprës…Në Kosovë pas ikjes së serbëve nga Kosova, ku morën edhe Dosjet e punëtorëve të tyre u krijua një boshllëk.

Që të ketë mundësi të njëjtë, të mbroj edhe shqiptari fëmijën e tij dhe vetveten nga UDB-ashi/ët, duhet të hapen DOSJET ! Pse?a) Udbashi i Kosovës shkon në Xhami, në Kishë, dëgjon çfarë flitet e jo të lutet…

b)Udbashi i Kosovës shkon në UÇK, jo të lufton, por të spiunoj…Një shembull: Një Udbash në vitin 1989 e ngre gishtin për suplimim të Autonomisë së Kosovës edhe pse s’ka qenë Deputet…Disa ditë pas përfundimit të luftës e dërgon djalin e tij me rroba të UÇK-së edhe pse kurrë s’ka qenë në UÇK. Filluan të uzurpojnë prona në emër të UÇK-së. Dëmi që përjetoi Kosova ishte i madh, imazhi i UÇK-së u zbeh edhe pse veprat i bënte UDB-ja përmes njerëzve të vetë të infiltruar në UÇK. UDB-ashët e Kosovës kanë vepruar dhe veprojnë në mënyrë të rafinuar…ku kanë dëmtuar shqiptarët dhe Kosovën.

Si t’i zbulojmë UDB-ashët? Arkivat janë në popull… secili nga ne njeh një UDB-ASH ose më shumë…

Propozimi im: Në këtë Dosje t’i renditim një nga një UDB-ASHËT.Në sistem rendor…

Mundësisht sa më precize të jenë të dhënat. Jo në ngjarje-histori të gjata, por me disa fjalë të shkurta të thuhet e tëra.

Filed Under: Opinion Tagged With: e kosoves, faik Krasniqi, UDB-shet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 17
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT