• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FAKTE…?

January 10, 2018 by dgreca

Faik_konica_kombetaret

Një polemikë e Faik Konicës/

Për të ndritur Popullin dhe për të stërvitur gjykimin e tij në shesh të politikës, kam folur për aktorët e lodrës shqipëtare me liri dhe me paanësi, ashtu siç më ka prerë mendja dhe siç më ka thënë ndërgjegjja. Një mijë zëra në Shqipëri m’u përgjigjnë që kam të drejtë dhe që punët janë edhe më keq se sa i kam përshkruar, njerëzit edhe më të fëlliqur se sa më janë dukur. Po fajtorëve penda ime nuk u pëlqen shumë. A është për t’u çuditur? Cilit kusar i pëlqen t’i mbajnë dorën kur përpiqet të çpojë një arkë? Cilit leproz i k’ënda t’i heqësh maskën e hijëshme që i mbulon faqet dhe të nxjerrësh në shesh turit’ e tij të çara me plagë dhe të lyera me qelb?

Fajtorët, me shpresë që të pakësojnë rëndësin’ e krimeve që bëjnë, kanë lëshuar zagarët e tyre pas kurrizit t’im: kemi patur rastin të qeshim me lehjet dhe jargët e këtyre kafshëve. ,Ç’ duan të provojnë sodomitët dhe hajdutët e Tiranës? Që jam njeri i keq? Po s’do fjalë që në sy të tyre jam njeriu më i keq i botës. Fjala  është: në sy të  Petrëndisë dhe të ndërgjegjes s’ime vallë si jam? Kush mund t’i thelojë ato mistere? Ndërgjegjs munt të thotë që jam një farë shenti: se jam munduar kurdoherë të bëj të mirën, se i kam shërbyer Popullit me sa kam mundur, se s’kam hezituar kurrë në mes të detyrës e t’interesës, dhe në kam lajthime, nuk i kam kurrë me të dashur po jam gënjyer nga rasti. Në sy të Perëndisë, munt të mos jem as ëngjëll as djall, po një njeri me vullnet të mirë. Sa shqipëtarë vallë hyjnë në këtë kategori?

Po dua t’i mpraps të gjitha këto fantasira të një njeriu që i pëlqen vetia dhe mburret më kot. Ejani pra të thoni se gjithë çpifjet e dësinteresuara t’armiqve të Popullit janë të drejta; le të thomi, për hirën e argumentit, që jam edhe më tepër i keq se sa më pikturojnë ata njerës: Si munt ligësia ime të pakësojë, qoftë një drehem, rëndësin’ e fakteve që peshojnë kundrë kriminalëve të Sodomës së Re?

Faktet janë fakte, Çfry, ulëri, hith këlbaza, qesh, qaj, përkëdhel, gris, vrit botën, vrit veten,- faktet, të thata dhe të ftohta, s’luajnë nga vëndi dhe mbeten FAKTE.

A është fakt, apo jo, që shumica e njerësve që kanë sot punët e Shqipërisë në dorë, kanë vrarë, kanë grabitur dhe kanë tradhëtuar?

A është fakt, apo jo, që zanatin e tyre si vrasës, hajdutë dhe spiunë, e vazhdojnë me forcë të re që kur rrëmbyen Guvernën?

A është fakt, apo jo, që çdo ministër ka lidhje të fshehtë dhe kriminale me një mbretëri fqinje?

A është fakt, apo jo, që sëmundja e fëlliqur eSodomisë u përhap dhe dolli sheshit nënnë “guvernën” e tanishme, që praktikohet nën hie të “guvernës”, dhe që të huajve kjo  gjendje u bën përshtypjen më të tmeruar?

A është fakt, apo jo, që “guverna” e sotme është themeluar mi sistemin e iftirahut, të spiunllëkut, të rushfetit dhe të pusisë?

A është fakt, apo jo, që shumica e proprietarëve të dheut në Shqipëri i kanë grabitur dherat që kanë ose nga fshatarët ose nga Shteti, dhe që bujqët përdoren si bagëti e janë bërë gjysmë-njerës të verdhë e të shtrëmbër nga rojtja e keqe?

A është fakt, apo jo, që ky  system skllavërie jo vetëm mprohet nga “guverna”, po njerëzit dhe miqt’ e “guvernës” e zgjerojnë për ditë duke kallur nën zgjedhë edhe fshatëra që gjer më sot nuk ishin çiflik?

A është fakt, apo jo, që Populli” s’ka bukë as punë, dhe që “guverna” jo vetëm nuk i përkrah fshatarët po u thëthin gjakun me hua mme zor, me taksë dhe me grabitje?

Në qoftë se këto janë ose s’janë fakte, Populli i Shqipërisë e di shumë mirë. Dhe gjykimin e tij s’munt ta ndalojnë as klika e Sodomës së re, as ndonjë fuqi në botë.

Filed Under: Featured Tagged With: Fakte, Nje polemike e konices

Një polemikë e Konicës(Sikur të ishte shkruar sot!)

March 23, 2015 by dgreca

FAKTE…/
-Faktet janë fakte, Çfry, ulëri, hith këlbaza, qesh, qaj, përkëdhel, gris, vrit botën, vrit veten,- faktet, të thata dhe të ftohta, s’luajnë nga vëndi dhe mbeten FAKTE./
-A është fakt, apo jo, që zanatin e tyre si vrasës, hajdutë dhe spiunë, e vazhdojnë me forcë të re që kur rrëmbyen Guvernën?/
-A është fakt, apo jo, që zanatin e tyre si vrasës, hajdutë dhe spiunë, e vazhdojnë me forcë të re që kur rrëmbyen Guvernën?/
Shkroi:Faik KONICA/
Për të ndritur Popullin dhe për të stërvitur gjykimin e tij në shesh të politikës, kam folur për aktorët e lodrës shqipëtare me liri dhe me paanësi, ashtu siç më ka prerë mendja dhe siç më ka thënë ndërgjegjja. Një mijë zëra në Shqipëri m’u përgjigjnë që kam të drejtë dhe që punët janë edhe më keq se sa i kam përshkruar, njerëzit edhe më të fëlliqur se sa më janë dukur. Po fajtorëve penda ime nuk u pëlqen shumë. A është për t’u çuditur? Cilit kusar i pëlqen t’i mbajnë dorën kur përpiqet të çpojë një arkë? Cilit leproz i k’ënda t’i heqësh maskën e hijëshme që i mbulon faqet dhe të nxjerrësh në shesh turit’ e tij të çara me plagë dhe të lyera me qelb?
Fajtorët, me shpresë që të pakësojnë rëndësin’ e krimeve që bëjnë, kanë lëshuar zagarët e tyre pas kurrizit t’im: kemi patur rastin të qeshim me lehjet dhe jargët e këtyre kafshëve. ,Ç’ duan të provojnë sodomitët dhe hajdutët e Tiranës? Që jam njeri i keq? Po s’do fjalë që në sy të tyre jam njeriu më i keq i botës. Fjala është: në sy të Petrëndisë dhe të ndërgjegjes s’ime vallë si jam? Kush mund t’i thelojë ato mistere? Ndërgjegja munt të thotë që jam një farë shenti: se jam munduar kurdoherë të bëj të mirën, se i kam shërbyer Popullit me sa kam mundur, se s’kam hezituar kurrë në mes të detyrës e t’interesës, dhe në kam lajthime, nuk i kam kurrë me të dashur po jam gënjyer nga rasti. Në sy të Perëndisë, munt të mos jem as ëngjëll as djall, po një njeri me vullnet të mirë. Sa shqipëtarë vallë hyjnë në këtë kategori?
Po dua t’i mpraps të gjitha këto fantasira të një njeriu që i pëlqen vetia dhe mburret më kot. Ejani pra të thoni se gjithë çpifjet e dësinteresuara t’armiqve të Popullit janë të drejta; le të thomi, për hirën e argumentit, që jam edhe më tepër i keq se sa më pikturojnë ata njerës: Si munt ligësia ime të pakësojë, qoftë një drehem, rëndësin’ e fakteve që peshojnë kundrë kriminalëve të Sodomës së Re?
Faktet janë fakte, Çfry, ulëri, hith këlbaza, qesh, qaj, përkëdhel, gris, vrit botën, vrit veten,- faktet, të thata dhe të ftohta, s’luajnë nga vëndi dhe mbeten FAKTE.
A është fakt, apo jo, që shumica e njerësve që kanë sot punët e Shqipërisë në dorë, kanë vrarë, kanë grabitur dhe kanë tradhëtuar?
A është fakt, apo jo, që zanatin e tyre si vrasës, hajdutë dhe spiunë, e vazhdojnë me forcë të re që kur rrëmbyen Guvernën?
A është fakt, apo jo, që çdo ministër ka lidhje të fshehtë dhe kriminale me një mbretëri fqinje?
A është fakt, apo jo, që sëmundja e fëlliqur eSodomisë u përhap dhe dolli sheshit nënnë “guvernën” e tanishme, që praktikohet nën hie të “guvernës”, dhe që të huajve kjo gjendje u bën përshtypjen më të tmeruar?
A është fakt, apo jo, që “guverna” e sotme është themeluar mi sistemin e iftirahut, të spiunllëkut, të rushfetit dhe të pusisë?
A është fakt, apo jo, që shumica e proprietarëve të dheut në Shqipëri i kanë grabitur dherat që kanë ose nga fshatarët ose nga Shteti, dhe që bujqët përdoren si bagëti e janë bërë gjysmë-njerës të verdhë e të shtrëmbër nga rojtja e keqe?
A është fakt, apo jo, që ky system skllavërie jo vetëm mprohet nga “guverna”, po njerëzit dhe miqt’ e “guvernës” e zgjerojnë për ditë duke kallur nën zgjedhë edhe fshatëra që gjer më sot nuk ishin çiflik?
A është fakt, apo jo, që Populli” s’ka bukë as punë, dhe që “guverna” jo vetëm nuk i përkrah fshatarët po u thëthin gjakun me hua mme zor, me taksë dhe me grabitje?
Në qoftë se këto janë ose s’janë fakte, Populli i Shqipërisë e di shumë mirë. Dhe gjykimin e tij s’munt ta ndalojnë as klika e Sodomës së re, as ndonjë fuqi në botë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Fakte, Nje polemike e konices

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT