• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rezistenca e familjes Zeqiri nga Shkupi e turpëron politiken shqiptare në Ballkan!

May 14, 2014 by dgreca

Nga Asllan Dibrani/art@asllandibrani.com/
Të heshtës në praninë e një terrori të pa parë nga terrorizmi dhe reprezaljet që po zhvillohen ndaj popullatës shqiptare nga sllavo-maqedonasit , do te thotë një turp , gjunjëzim dhe dështim i klasës politike në shtetet shqiptare në Shqipëri , Kosovë dhe e politikës së liderëve shqiptarë në Maqedoni. Të rrish si spektator, ndaj një ushtrimi të terrorit, dhunës me qëllime dëbimi dhe shfarosje të popullatës shqiptare nga vatrat e tyre shekullore,kjo do të thotë një tradhti , ndaj bashkëqytetarëve të vet ndaj kombit të vet…
-Pamjet dramatike të këtyre ditëve pranë mediave shqiptare dhe të huaja që terrorizohet familja Zeqiri , turpëron edhe instancat e larta intelektuale shqiptare dhe politike në rajon! Me heshtjen e tyre po e nxisin një konflikt të ri në Ballkan? Pompoziteti i politikanëve dhe partive politike shqiptare , gjeja se po i mbrojnë interesat shqiptare në Maqedoni s’ka realitet!?…Ata po i fryjnë zjarrit me benzinë, me pasivitetin e vet. Pakënaqësia është relevante dhe shpërthyes e popullatës shqiptare qe liderët e tyre po e luajnë rolin e mercenareve dhe bashkëpunëtoreve sllavo-maqedon mbi cungimin e të drejtave shqiptare në trojet e veta autoktone .Të terrorizohet familja shqiptare dhe mos të reagohet është një akt barbar ndaj vetvetes? Kjo është një politikë e dështuar ,zhgënjim , irritim në popull, duke mos i mbrojtur as njëri, me neglizhencën dhe abuzimin injorues qe po e tregojnë ndaj qytetarëve të vet shqiptarë në Maqedoni. Populli po e tregon një rezistencë heroike në trojet e veta, konkretisht familja Zeqiri ma qe u përgjysmuar nga torturat ,sulmet dhe provokimet e përditshme deri me sulm me bomba mbi shtëpinë e tyre. Rasti i familjes Zeqiri duhet te alarmon edhe instancat ndërkombëtare , po ato arrihen me reagimin e Shqipërisë ,Kosovës apo përmes shqiptarëve zyrtar të Maqedonisë. Shanset , argumentet , faktet janë në anën tonë qe si argument kanë edhe shpërnguljen e pjesërishme të kësaj familje 16 anëtarëve në Gjermani.Deputetet shqiptar nuk u kujtuan ta thërrasin një mbledhje urgjente në parlamentin e Maqedonisë apo të ndonjë partie politike shqiptare për ta ndaluar një akt të tillë barbar të terroristeve maqedonas te ndërsyer nga vet shteti artificial i Maqedonisë qe nëse vazhdon kështu janë sinjalet e zhbërjes dhe ndarjes se tij në tri shtet për urth Shqipëri, Greqi dhe Bullgari .

Filed Under: Opinion Tagged With: asllan dibrani, familja Zeqiri

Familja Zeqiri e terrorizuar nga shtetit maqedonas arriti në Shtutgart të Gjermanisë!

May 7, 2014 by dgreca

Ne Foto: Pritjen e kësaj familje e organizuan Asllan Dibrani , Vitor Spaqi nga Shtutgardi dhe Halit Gashi, që debatuan deri në orët e vona bashkërisht të shqetësuar për gjendjen aktuale të shqiptarëve dhe pozitën e saj në Ballkan!Nga e majta kryefamiljari Zymer Zeqiri ,Idriz Sinani,Vitor Spaqi ,Asllan Dibrani dhe Halit Gashi me pjesëtaret tjerë të familjes Zeqiri, me datën 06.05.2014 Shtutgard./
Nga Asllan DIBRANI/
Shqiptarët e Mërgatës shqiptare u solidarizuan me familjen Zeqiri , dhanë ndihmën e vet. Ata dënuan oportunizmin e faktorit shqiptar në Ballkan si atë të Shqipërisë , Kosovës ,po edhe të faktorit shqiptar në Maqedoni!
Mbrëmë në orët e vona të natës rreth 23.30 minuta nga Maqedonia arriti familja e kryefamiljarit Zymer Zreqirit, i sulmuar në shtëpi e vet , dy net ma herët nga huliganet maqedonas të nxitur nga shteti dhe politika maqedonase dhe shovinistët e Gruevskit dhe VMRO-së. Gruevskit iu lejua që të zbatojë politikë antishqiptare me terror e dhunë për pastrim etnik në Maqedoni.
Pamje e familjes se Zymer Zeqirit pas arritjes në Shtutgart e strehuar në banesën e zotit Vitor Spaqit, e shoqëruar me z.Idriz Sinanin kryetar i ” Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Lirinë e Njeriut” me seksion në Maqedoni. Ata u betuan pran fotografisë së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut qe edhe ma tutje do ti dalin zot atdheut kudo që të jenë!.
Ai arriti që të krijojë një gjeneratë të re antishqiptare dhe ky qëndrim u manifestua me rrahjen e të rinjve shqiptarë,familjeve dhe popullatës në tërësi . Sulmi i përditshëm ndaj shqiptareve vrasjet , burgosjet dhe dhuna e pa parë , arriti kulmin me largimin e kësaj familjeje e njohur me qëndresën dhe rezistencën e pa shoqe. Kjo familje dha dëshmor për interesin kombëtar. Deri me tash kjo familje ishte objekt sulmi, pa përkrahjen e asnjë institucioni shqiptar “kukulla” në instancat e Maqedonisë.
Maqedonia po boshatiset nga shqiptaret!
Familja 50-të anëtarësh Zeqiri, ka dhjetë vjet që është nën kërcënimet e vazhdueshme të terrorit dhunës dhe reprezaljeve të ekzekutuara nga huliganëve maqedonas të dirigjuar nga shteti maqedonas i formuar artificialisht me ndihmën e kryekasapit të Ballkanit Sllobodan Mishosheviqit . Dy herë i kanë hedhur bomba në shtëpi, dy herë të tjera i kanë hedhur koktej molotovi, ndërsa më 13 prill, 30-të persona tentuan të hynin me dhunë në këtë familje, ku dhe e shtypën me makinë loken e shtëpisë, 75 vjeçare Sherife Zeqirin. Para dy netësh kjo familje prapë u sulmuar me ç’rast në shtëpinë e tyre hynë grup i madh që lanë të plagosur prapë Sherife Zeqirin ,Besnik Zeqirin 23 vjeçar, i thyen dorën dhe plagë të konsiderueshme pësoj Gjelil Zeqiri, po edhe natarët tjerë u goditen me rrahje masive. U krijuan një terror fizik dhe psikik ndaj kësaj familje, duke e kërcënuar me vdekje ose të shpërngulen nga vendlindja e tyre baba-babadem nga krijimi i botes njerëzore!?…Shpërngulja e tyre, edhe pse po ndodh në shekullin e 21 nuk shqetësoi asnjë politikan shqiptar, por ta shohim se pas shpërnguljes së shqiptarëve nga Maqedonia, kenë do ta përfaqësojnë, apo do të mbesin vegla ma të turpshme akoma të sllavistëve të vegjël maqedonas. Prioritet i debateve në parlamentin e Maqedonisë për faktorin shqiptar, dominon tema e karrierës personale , interesi personal duke e anashkaluar çështjen e shqiptarëve si në fushën politike, atë kulturore dhe etnike. “Braktisja e shtëpisë së familjes Zeqiri nga Radishani, ikja e tyre për në Gjermani, është një plage e vjetër për shqiptarë që po përsëritet edhe tani me programin e sllavo-shovinistëve maqedonas!
Kjo familje nga 16-të veta , të familjes 50-të anëtarëshe Zeqiri nga Radishani i Shkupit, të hënën lanë vatrën e tyre me destinacion Gjermaninë. Ata mbërritën në Gjermani, të shoqëruar me z.Idriz Sinanin kryetar i Forumit ndërkombëtar për të drejtat dhe lirinë e njeriut me seksion në Maqedoni. Në rastin e takimit me zotin Idriz , dha një deklarate shqetësues për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, po edhe konkretisht me rastin e kësaj familje .
-Fillimisht ndihmë ju dolën shqiptarët e emigrant nga Kosova Asllan Dibrani publicist, ish i burgosur politik dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Gjermani , Vitor Spaqi kryetar i Qendrës Kulturore në Shtutgard, dhe këshilltar i Misionit Katolik në Shtutgard,dhe Halit Gashi kryetar nga “Shoqëria Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me qendër në Kosovë.
Këta persona e ndanë shqetësimin shumë serioz me këtë familje të cilën e strehuan të familja e Vitor Spaqit me mikpritjen shqiptare, bujarinë dhe virtytet e trashëguara nga e kaluara dhe zakonet shqiptare. Aty ngrohtësisht u shtrua edhe darka për të gjithë anëtaret e familjes refugjate .Edhe se kishim kushte edhe ne tjerët për ta strehuar këtë familja , zoti Vitor Spaqi këmbënguli qe mos te ndahet kjo familje. Aty fjetën dhe pushuan deri në mëngjesin e sotëm nga e cila ramë në kontakt me disa organe shtetërore gjermane dhe i dorëzuam në Qendrën e Strehimit për të huaj, te ndihmuar deri ne Karlsruhe , me vendosmërinë dhe kërkesën e kësaj familje për kërkim të azilit politik në Gjermani.

Filed Under: Mergata Tagged With: asllan dibrani, familja Zeqiri, Gjermani, Shtutgart

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT