Analizë Psikologjike/
Nga Prof. Dr. Hazbi Shehu/ New York/ Pas pune shumë qytetarë të New Yorkut dalin dhe shetisin me qen, të lidhur me anë të një litari që e tërheq ose e lëshon qenin sipas kërkesave të trotuarëve ose dëshirës së qenit. Këta njerëz i takojnë moshave të ndryshme, janë pa familje dhe jetojnë në vetmi. Nuk janë të pakta dhe rastet e lëvizjeve burrë-grua të shoqëruara nga karroca me fëmijë. Dëshira për të jetuar “të lirë” ka lenë shumë të rinj të pamartuar. Ata duan të ecin, të ecin dhe vetëm të ecin?! Kur shetisin gjatë bregut të oqeanit, dallgët e tërbuara përplasen nganjëherë në anën e djathtë të fytyrës. Djali i goditur kthen kokën majtas, duke parë tokën ku banon dhe hallet e saj?! Përsëri ai vazhdon të eci. Ecën dhe vazhdon të eci i vetëm?! I duket sikur e ndjekin nga pas dhe duan ta lidhin me hallet familjare. Ai e nxiton hapin, që ti shmanget jo vetëm dallgëve të oqeanit, por sidomos problemeve të jetës, të familjes dhe të shoqërisë. Po ku shkon?! Fundin e presim të gjithë; vetëm sikur është shpejt për ta takuar atë; veçanërisht të rinjtë?! Ata turren mbas dëfrimit, përkëdheljeve, puthjeve etj, duke u zhytur në llumin e zi që shpreh një të ardhme të zymtë njerëzore. Duke u përkëdhelur nga një femër tek tjetra; ose nga një mashkull tek tjetri, harrojnë infeksionet e rrezikshme?! Këtij dëfrimi nuk i gjendet fundi?! Ai po i çon të rinjtë në vetmi; në një të ardhme tragjike për jetën e tyre. Kur të plaken jo vetëm askush nuk do t’ju hedhi sytë; por as që do t’ju shtrij dorën për ndihmë njerëzore?! Duke mos krijuar familje; koha do ti plagosi, do ti hedhi në rrugë, të kërrusur dhe të pangopur nga dëfrimet shthurrëse. Kur dikush i plakur nga mosha dhe hallet dëshiron tu japë këshilla ndonjë të riu; ky i fundit qesh. Kjo qeshje plakut i kujton të qeshurit e tij, në rini dhe vajtimin tani në pleqëri. Kur një i ri ndodhet në ekstazën djaloshare, duke u përkëdhelur me seksin përkatës dhe kur dikush i moshuar dhe nga gjaku i tij i pëshpërit në vesh “Kujdes!”, ai duke qeshur mendon me vete “Sa të trashë janë këta të moshuar që kurrë nuk e kanë kuptuar jetën”.
Pranvera vjen dhe lulet çelin, por njëherë në vit. Kurse këta të rinj të ekzaltuar duan përgjithmonë prandverë dhe me lule që të lulëzojnë përherë. Ata ose ato, kërkojnë fytyra të reja dhe kur dikush ndryshket e flakin?! Nuk janë djemtë që kërkojnë vajza; as vajzat që kërkojnë djem, por është zjarri i brendshëm që i ndez?!
Ky zjarr i brendshëm shuhet në pleqëri,
kur dikush këkon ta ndezi me qiri;
kthehet në qesharak o njeri;
se plaku nuk bëhet kurrë i ri.
Një ditë, pashë një plak që tërhiqte një qen. “Përse e tërheq me forcë qenin? Nuk po e kupton që ai kërkon liri?” e pyeta . “E kuptoj”, u përgjigj plaku, “por për mua dhe për qenin është vonë tani. Ne jemi të lidhur bashkë dhe jetojmë për njeri tjetrin. Ne të dy formojmë familjen tonë. Qeni është besnik dhe nuk më tradhëton kurrë; përveç kësaj shpenzimet janë të pakta. Ai më ndjek mua gjithmonë, por nganjëherë dhe mua më duhet ta ndjek ate.” “Më lejoni t’ju pyes, përse nuk u martove dhe të krijonit familje?” “Kjo është plagë e mbyllur për mua, por pyetja juaj lë deren hapur për të tjerët, që sot janë të rinj. Unë shpreh kënaqësi, për njerëzit që kanë formuar familje dhe për fëmijët e tyre. Familja, sigurisht ka kontradikta që i krijon mënyra e jetesës, por ato shpesh kurohen nga prania e fëmijëve, dashuria dhe përkëdheljet përkatëse. Familja jo vetëm që është e nevojshme për vazhdimin e jetës njerzore, por ajo të mban gjallë me përplasjet, dhimbjet, kontradiktat dhe përkëdheljet e saj. Unë dhe jo vetëm unë, por të gjithë ata të moshuar, që ju i shihni të shoqëruar me qen, shprehin familjet e tyre.” “Më fal”, i thashë, “por kam parë shumë të rinj të shoqëruar me qen.” “Tek ata” u përgjigj ai, “është më e fortë ndjenja dhe ndjekja e seksit:
Për ata jeta është punë,
shetitje lule më lule dhe gjumë,
ata nuk e kthejnë kokën të shohin
dhe të pyesin njerëz me përvojë si unë.”
“Po përse ata të rinj shoqërohen me qen”, pyeta unë. “Ka disa arsye”, u përgjigj ai:
“E para: qenin e përdorin si grep për të zenë qënin e seksit tjetër; ndërsa dy qentë hungërijnë; shoqëruesit e tyre, fillojnë të shkëmbejnë sinjalet për dëfrimet përkatëse. E dyta: këta njerëz nuk gatuajnë; ushqehen nëpër restorante, bredhin, shetisin, defrehen, lodhen dhe pastaj shkojnë në foletë e tyre për gjumë. Ky cikël do të përsëritet deri sa të plaken dhe të bëhen si unë. Tani do të më falësh se qeni po më tërheq si shumë duke treguar se është mërzitur, prandaj duhet të ndahemi bashkë.” E falenderova për bisedën dhe u ndamë. Pikërisht nga nxitimi dhe ndoshta lodhja, plaku padashur u përplas me një familje. Ai menjëherë përdori shprehjen e zakonshme “Sorry”. Unë ndërhyra në çast “Më falni, por fajtori jam unë; duke biseduar gjatë me këtë njeri të thjeshtë ai sigurisht është lodhur dhe ndodhi përplasja me ju, prandaj ta falni.” Në vazhdim të bisedës i pyeta “Fëmijët tuaj janë këta?” “Po” u përgjigj burri. “Qenkeni familje e lumtur” . Ata qeshën dhe burri mu drejtua mua “Mos kujto se është e lehtë të jetosh me familje. Ka shumë probleme, nganjëherë dalin kontradikta aq të forta, sa që të çojnë dhe në divorc. Vetëm se duhet theksuar, që prania e fëmijëve i zbut shumë kontradiktat në familje. Për hir të tyre bëhen lëshime të dy anëshme, nga burri ose nga gruaja”. “Ju falenderoj për përgjigjet tuaja të llogjikshme dhe të ngrohta. Ju uroj shëndet dhe lumturi në familjen tuaj të bukur”,mirë u paeshim.
Ekzaltimi i ndjenjave shpirtrore të brendshme të rinisë gjen shprehje të qartë, të plotë dhe të njejtë me proçeset gjeologjike që ndodhin në planetin tonë. Planeti ynë përbëhet nga pllaka tektonike, të ndara nga kanale,nëpër të cilat kalon dhe shpërthen lava e vullkaneve. Në këto zona pranë kontaktit të pllakave ndodhin dhe tërmetet. Si rrjedhojë i përplasjes së pllakave; kur njëra zhytet në thellësi, tjetra hipën mbi të. Shtypja e tyre shkakton rritjen e presioneve dhe temperaturave shumë të larta dhe si pasojë shkrihen shkëmbinjtë pranë zonave të kontaktit, duke formuar lavën e lëngshme dhe të nxehtë. Vullkanet shpërthejnë në drejtim të sipëfaqjes së tokës sepse kundërpresioni është më i vogël. Kjo lavë e lengshme dhe shumë e nxehtë del në sipërfaqje dhe ftohet gradualisht dhe duke i shtuar tokës material të ri dhe me moshë më të re. Këto proçese njeriu i sheh me sy, gjatë shpërthimit të vullkaneve.
I njejti proçes ndodh dhe me qeniet e gjalla. Mashkulli me femrën përfaqësojnë pllakat tektonike. Nga afrimi i trupave të tyre, dhe si rrjedhojë i tërheqjes dhe shpërthimit të ndjenjave të brendshme (lëvizje që ne e quajmë dashuri); krijohen presione dhe temperatura të larta, që shprehin dashurinë e zjarrtë rinore. Ky takim mund të krijojë një fryerje të sipërfaqjes tek femra, e cila në kohën përkatëse të caktuar shpërthen duke lindur fëmijën, si materie e re, që i shtohet njerëzimit. Pra materia e ngurtë si toka jonë, të gjithë planetet dhe yjet e gjithësisë janë gjithmonë në lëvizje dhe sjellin vazhdimisht material te ri, pra ndodh përtëritja e materies. Ne që jetojmë në planetin ose tokën tonë, duhet të marrim shembullin e saj, të zbatojmë ligjin e natyrës. Ashtu siç ben toka jonë, që sjell nga thellësia material të ri dhe i shtohet sipërfaqjes së tokës; dhe ne duhet të martohemi dhe ti japim njerëzimit material të ri, njerëz të rinj, që të vazhdoj zhvillimi i mëtejshëm i botës.
Këto probleme të mprehta dhe delikate të familjes dhe vetmisë e kanë venë në lëvizje shoqërinë njerëzore. Shumë akademi në SH.B.A., shoqata dhe organizata të ndryshme kanë filluar të japin cikla leksionesh për forcimin e familjes. Po jepen emisione speciale në televizione, për krijimin e lidhjeve të shëndosha të anëtarëve të familjeve. Eshtë për tu përshëndetur kompanite, që po dhurojnë $20,000 dhe nje makina, për ç’do emision gare midis familjeve, etj. Qellimi i këtyre emisioneve televizive dhe i leksioneve te akademive, organizatave, shoqatave, etj, është forcimi dhe ngritja në nje nivel më të larte të rolit pozitiv dhe shumë të nevojshëm, në shoqërinë njerëzore. Shoqëria Amerikane për të penguar fundin tragjik të dëfrimeve shthurrëse të të rinjve të paekuilibruar, po përdor format më të mira edukuese. Po, format më tërheqëse, më irrituese dhe më efikase, për njerëzit janë emisionet ku dhurohet dollari. Konkretisht janë për tu admiruar kompanitë, që japin emisionet si “Family Feud”, d.m.th. garë familjesh duke dhuruar para familjes fituese.
Shprehjes pesimiste se është vonë mund ti përgjigjemi “Po është vonë për të moshuarit, që e kanë kaluar këtë rrugë, por jo për të rinjtë, truri i të cilëve ka filluar të reflektojë dhe të mendojë për një të ardhme të jetës normale njerzore. Proçeset e natyrës si tek materia e ngurtë (toka ose planeti yne, etj) dhe tek qeniet e gjalla, shprehin dhe paraqesin model të njejtë të zhvillimit. Zjarri i brendshëm i ndjenjave të të rinjve i ngjan lavës së nxehtë, që shpërthen nga vullkani. Ftohja e saj është një proçes i gjatë dhe i ngadalshëm. Kush tenton ti afrohet në çastin, kur ajo del ne sipërfaqjen e tokës përvëlohet dhe digjet nga afshi i nxehtë. Kështu ndodh dhe me zjarrin e ndjenjave të brendshme shpirtërore tek djemtë e rinj. Ai që kërkon të shuaj këtë vatër të nxehtë (qoftë ky dhe njeriu më i dashur i familjes) do të digjet nga afshi i nxehtë i saj. Nxehtësia e ketyre ndjenjave tek të rinjtë do të shuhet gradualisht; ajo lidhet me plakjen e njeriut.
Rruga më llogjike për të rinjtë do të ishte, që djali ose vajza të pëpiqet të zgjedhi partnerin që i përshtatet; të krijojë familjen me fëmijët përkatës. Kjo do te realizonte plotësisht ndjenjat e brendshmme përvëluese, do të shmangte infeksionet e rrezikshme, që sjellin vdekje dhe do të qetësohesh nga përkëdhelja e partnerëve të shumtë. Kjo mënyrë jetese zhvillon njerëzimin normalisht dhe i qetëson ata nga kërkimi i seksit. Një jete e tillë krijon kushte, që të punosh dhe të studjosh i qetë në familje dhe shoqërinë njerëzore. Sigurisht në familje do të lindin kontradita, por me durim dhe guxim ato kalohen, sidomos me ndihmën e fëmijve, që luajnë rolin e katalizatorit përkëdhelës. Duke krijuar familje plotëson detyrën kryesore, që ke para shoqërisë, përtëritjen e njerëzimit. Pyetjes, që i kanë berë pleqve beqar
; “Përse nuk jeni martuar?”, të gjithë, pa përjashtim, i janë përgjigjur “Kemi gabuar”. “Tani për ne është vonë; gabimin tonë ja u lemë të rinjve ta korigjojnë; ta kryejnë këtë detyre për të ardhmen e njerzimit.”
Shkurt, 2013