• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LAMTUMIRË FATBARDH ABAZ KUPI!

February 28, 2016 by dgreca

Dje, e Shtunë 27 Shkurt 2016, Komuniteti Shqiptar në Amerikë përcolli për në banesën e fundit Fatbardh Kupin, të birin e heroit të 7 Prillit, Abaz Kupi.Shqiptarët e Amerikës të ardhur nga shumë shtete, i dhanë Lamtumirën e fundit Bardhit, duke e përcjellë me dhimbje, me plot respekt e vlerësim legjendën e vuajtjeve dhe të qëndresës antikomuniste, njeriun që nuk e përkulën as prangat as vuajtjet, as seancat e zgjatura të hetuesisë,as kurthet e presionet, as jeta në ferrin e burgjeve, as vuajtjet e pafundme në kampet e internimit.

Ceremonia e varrimit u organizua në Shtëpinë Mortore Schwartz Brothers-Jeffer Memorial Chapel” ne Queens, New York, aty ku për dy ditë me radhë, të Enjten dhe të Premten, qindra bashkatdhetarë bënë homazhe dhe ngushëlluan familjen.

Të shtunën që në orët e hershme të mëngjesit shtëpia Mortore i kishte çelë dyert për të pritur   familajrët, miqtë, komunitetin shqiptar, që të pikëlluar kaluan pranë arkivolit për t’i dhënë lamtumirën e fundit Fatbardhit.Arkivoli ishte i mbuluar me Flamurin Kuq e Zi,Flamurin, që babai i Bardhit, Heroi i 7 Prillit, Abaz Kupi, e pat mbrojtë me trimëri që në rininë e vet, duke ulë flamurin turk e duke vënë Shqiptarin në vend të tij. Mbi arkivol qëndronte një shqiponjë e madhe , që dukej si Engjëll mbrojtës në udhëtimin e mbramë të Bardh Kupit. Ceremoninë e organizuar para varrimit e ka moderuar zv/kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit për Amerikë, Ahmet Hoti. Ai ka ftuar për ceremoninë fetare Imamin Jusuf Balaj. Në gjuhën shqipe Imami Balaj ka vlerësuar lartë Familjen Kupi për shërbesat dhe veprat trimërore që ka bërë në shërbim të Kombit, ka veçuar aktet trimëror të Abaz Kupit në shërbim të Kombit,dhe ka vlerësuar figurën e Fatbardh Kupit, si një njeri me sjellje e moral të lartë, qëndrestar para dhunës, familjar shembullor dhe njeri i mirë. Imami Jusuf Balaj ka përcjellë Lutjen Fetare.

Më pas Hakik Mena, Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, i lindur në kampin e internimit, duke sjellë në kujtesë për sallën e mbushur plot, ditën e arrestimit të Bardhit në Kampin e Gradishtës, lartësoi figurën e antikomunisti në sytë e fëmijës së atëhershëm. Mena e cilësoi Bardh Kupin si “ikonë” e qëndresës dhe dinjitetit përballë dhunës së ushtruar nga sistemi sllavo-komunist. Më pas ai vlerësoi Familjen Kupi, dhe shprehu ngushëllime për familjen.

Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, duke shprehur ngushëllimet në emër të Vatrës dhe Familjes së tij, tha se ikja e Bardh Kupit, pikëllon familjen, miqtë dhe të gjitëh ne që e njohëm. Fatbardhi, pati fatin e keq se mbeti në sistemin e dhunës, ndërkohë që qëndroi i pathyshëm dhe përmbushi amanetin e atit të tij, Abaz Kupi. Dr. Buçaj ngushëlloi familjen dhe miqtë.

Bashkëvuajtësi i Fatbardh Kupit Lek Mirakaj, anëtar i këshillit të Vatrës, me dhimbje e trishtim të thellë, ngushëlloi në emër të familjes së tij dhe të gjithë Familjes Mirakaj në SHBA dhe Shqipëri, si dhe në emër të bashkvuajtësve. Mirakaj evidentoi cilësitë e larta të Bardh Kupit,fisnikërinë, dinjitetin, qëndresën, të cilin e njohur në kohët e vështira, si bashkvuajtës në burg e internim.

Ka ngushëlluar familjen edhe Gjekë Gjonlekaj, ish gazetar i Zërit të Amerikës. Zef Balaj, anëtar i bordit të Ligës Shqiptaro-Amerikane dhe anëtar i Këshillit të Vatrës, solli në kujtesë takimin me Bardhin, rrëfimet e tij, në një Veprimtari të organizuar nga Albanian-American Freedom House.

Editori i gazetës Dielli, Dalip Greca,ngushëlloi në emër të familjes së tij dhe ka përcjellë mesazhin e bashkëvuajtësit të Bardh Kupit, ish deputetit Esat Çoku dhe i vëllezërve Çoku.

Gjatë ceremonisë të organizuar në Shtëpinë Mortore, u përcoll Mesazhi i ngushëllimit, dërguar nga Princi Leka dhe Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, z. Sulejman Gjana.

Në emër të familjes Kupi, foli i biri i Fatbardh Kupit, Sokol Kupi.Duke kujtuar bisedat me babain, ai tha se ndjehej krenar, ai dhe vëllai e motrat, që kishin një baba të atillë, që diti të përcjellë edukatën dhe kulturën e trashëguar nga të parët e vet, nga familja e tij, edhe në ato kushte tepër të vshtira që përjetoi familja.Ai falenderoi komunitetin që me praninë e shumtë, me fjalët ngushëlluse, ua kishin lehtësuar dhimbjen.

Varrimi u bë në në Maple Grove Cemetery, seksionin Lindor, në Keë Gardens Queens, New York.Pas përcjelljes së Lutjes fetare nga Imami Jusuf Balaj, arkivoli u vendos pranë arkivolit të bashkëshortes, gruas fisnike, Liri Kupi, e cila ndërroi jetë vitin e kaluar.

Pas varrimit, Familja shtroi një drekë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, FATBARDH ABAZ KUPI!, Lamtumire

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT