• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DY SHEKUJ GENOCID MBI SHQIPTARËT

April 6, 2014 by dgreca

Lord Bajroni për shqiptarët: „ S’ka komb tjetër, të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë”/

Nga Fatbardha DEMI/

I – Bombardimet e NATO-s mbi Kosovë dhe Serbi/

Më 24 mars 1999 nisi sulmi ajëror i organizmit më të fuqishëm ushtarak botëror, NATO (Organisation du traité de l’Atlantique Nord-OTAN), mbi forcat dhe objektet ushtarake serbo-malazeze. Që të vihej në lëvizje një organizëm i tillë ndërkombëtar i 28 shteteve evropiane, në radhët e cilëve kishte mbështetës historikë të Serbisë, do të thotë që ishin shkelur rëndë të gjitha normat e të drejtave të njeriut. Në kontinentin evropian, po zhvillohej genocidi më kriminal që kishte njohur shekulli i XX . Kjo zhurmë e avionëve të NATO-s tek shqiptarët risolli ndjenjat që përfshinë qytetarët evropianë para 54 viteve, kur nisi sulmi ushtarak kundër Aleancës fashiste që kishte zhdukur kuptimin e emrit NJERI.Ishte hera e parë, që pas shkëputjes nga Perandoria Osmane e Serbisë,  për veprimet kriminale kundër popullit shqiptar ky shtet dënohej ushtarakisht nga Fuqitë e Mëdha. Përballë kësaj mbështetje ndërkombëtare të luftës vet-mbrojtëse të Ushtrisë çlirimtare të shqiptarëve, makineria ushtarake e Milosheviçit u detyrua të pranojë “de facto” humbjen e Kosovës.Bombardimet e NATO-s përfunduan më 10 qershor 1999, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit te OKB-së (11.06.1999) dhe nisjes së  tërheqjes e forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe ardhjen e 36 000 paqe-ruajtësve ndërkombëtarë .Por në historinë botërore, nuk ka ndodhur asnjëherë që një shtet i cili ka kryer të gjitha krimet e përfshira në Konventat Ndërkombëtare, të ndihet viktimë.Edhe ne ditet e sotme, në tekstet shkollore shpesh Serbia paraqitet si komb-viktimë e popujve që e rrethojnë, duke ushqyer rininë me urrejtje sidomos ndaj shqiptarëve. Sipas teksteve serbe të historisë :“ Krizën në Kosovë e kanë sjellë aksionet e grupeve terroriste të shqiptarëve (UÇK), rebelimi dhe konflikti me forcat e rendit  ( policinë dhe ushtrinë e Serbisë … se pas hyrjes së forcave të NATO-s janë shpërngulur 200.000 serbë dhe janë vrarë disa qindra të tjerë (Historia e kl 8 fq. 192).Edhe politikanë e analistë serbë si Milosha Knezevik (Miloša Kneževića), në librin „Rrëmbimi i Kosovës“ (Otmica Kosova) mohon genocidin duke e quajtur ndërhyrjen e Natos si “të nxitur nga Amerika, (e cila) në vitin 1999 kryen një agresion ushtarak kundër Serbisë  dhe Malit të Zi. Për rrjedhojë, „- ne –vijon autori- (dmth Serbija) nuk do ta pranojmë rrëmbimin e Kosovës“ (Kapitulli 7, f. 187-204). Mohimi i genocidit racist duke i shtrëmbëruar faktet historike, nga ana e shtetit serb, dhe cilësimi i nderhyrjes se NATO-s si „nje padrejtesi te madhe“ madje „agresion“ – sipas legjislacionit juridik të BE-së përbën një krim. (Konventa e Strasburgut 28.01.2003 Artikulli 6- Mohimi, minimizimi, aprovimi apo justifikimi i genocidit dhe krimeve kundra njerezimit.)

II – Serbia dhe shqiptarët, një problem dy shekullor

   Fundi i Perandorisë Osmane që kishte nisur të tatëpjetën në fillim të shekullit të 19, e ndau fatin e popujve të Ballkanit në „fitimtarë“ dhe „humbës“. Çuditërisht, humbëse doli popullsia më e lashtë, më luftarake dhe e madhe e saj- SHQIPTARËT.Ami Bue, botanist, gjeograf dhe gjeolog francez, në fillim të shekullit të 19, gjatë viteve 1836 –37 ndërmori një udhëtim në Ballkan. Në vitin 1840, studimin e tij mbi popujt e Ballkanit e botoi në katër vëllime. Akademiku Aleksandër Beliç pohonte: “Librat e Bue-s janë një enciklopedi e vërtetë, që nuk mund të krahasohen nga saktësia me asnjë botim tjetër të këtij lloji”.Sipas A.Bue-s, Serbia në gjysmën e parë të shekullit të 19 ka pasur më pak se 900 mijë banorë, kurse Shqiperia mbi 1 milionë e 600 mijë banorë. Në analizat e tij, Shqipëria etnikisht e pastër ka qenë një hapsirë me rreth 180 mijë kilometra katrorë. Në gadishull kishte shumë më tepër shqiptarë se sa grekë dhe së paku dy herë më shumë se sa serbë. Edhe pas Kongresit të Berlinit(1878), trevat dhe popullsia shqiptare ishte më e madhe se sa ajo e shteteve të krijuara në fillim – shekujt e 19 dhe 20-të si Serbia, Mal i Zi dhe Greqia,

Nr. Vendi Sipërfaqja Popullsia
1 Trevat shqiptare 75.000 km2 1.700.000 banorë
2 Serbia 54.800 km2 1.600.000 banorë
3 Greqia 51.300 km2 1.400.000 banorë
4 Mali i Zi 8400 km2 190.000 banorë

 

 

 

 

Në fillimin e shk. 19, kur e gjithë vëmendja e mbretërive evropiane qe përqendruar në hapësirat „e lira“ të pas Perandorisë Osmane, për rëndësinë e faktorit shqiptar në Ballkan shkruajnë analistët e kohës. Në gazetën  “Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, 27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1) që botohej nën sponzorizimin e shoqerisë së famshme “Lloyd”, shkruhej: “Në kontekstin e “çështjes orientale”, ata (shqiptarët) marrin një peshë edhe më të madhe se sa malazezët dhe boshnjakët të marrë sëbashku dhe përballë armikut janë më të respektuar se sa grekët; jo vetëm ata të rajoneve në brendësi të vendit, por edhe ata të shtrirë buzë detit (…) Ata, jo vetëm që hasen në një numër të madh dhe të përhapur gjeografikisht, por paraqesin edhe një popull të fuqishëm dhe me rrënjë dhe formojnë njërin ndër faktorët më të rëndësishëm në dramën e fundit që pritet të luhet”. (…) Nuk do jenë grekët ata që do të arrijnë hegjemoninë në Jug, por shqiptarët, dhe jo vetëm në Maqedoni dhe Thesali, por edhe në vetë Greqinë, ata do të bëhen zotër dhe këtë do ta arrijnë në mënyrën më të lehtë të mundshme, pasi në Veri të vëndit, ata faktikisht janë shumicë “. (Koha e dëshmoi vërtetësinë e këtij parashikimi. Formimi i shtetit të parë të pavarur ballkanik i vitit 1821 (Helladës – Greqisë) ishte kryesisht kurorëzim i luftës së shqiptarëve.Në kohën kur Perandoria Osmane i kishte ditët e numëruara dhe ballkanasit po projektonin shtetet e tyre të ardhshme, në Perëndimin evropian bëheshin studime për rrugët e mundëshme për aritjen e sundimit botëror. Në këtë drejtim, rol të rëndësishëm luajti politikani britanik Halford John Mackinder (1861-1947),  një nga themeluesit e gjeo-politikës aktive.H. Mackinder, ndërmjet tezave të tjera, nënvizonte rëndësinë e zotërimit të detit nëpërmjet hapësirave tokësore bregdetare duke përsëritur shprehjen e lundërtarit të shquar anglez,Sir Walter Raleigh :  « Kush zotëron detin, zotëron tregtinë e botës; kush zotëron tregtinë, zotëron pasurinë e Botës, pra vetë Botën»Në këtë strategji që po hartohej nga Fuqitë e Mëdha, Gadishulli ballkanik ishte në qëndër të ngjarjeve të shekullit 19 dhe fillimit të shk. 20. Ballkani ishte porta hyrëse e Perëndimit drejt Lindjes dhe porta për të dalë në detin Mesdhe për Rusinë. Kjo e fundit, përqëndroi të gjithë vëprimtarinë e saj ushtarake, politike dhe diplomatike në „Çështjen e Lindjes“ dhe veçanërisht në Ballkan. Përfaqsuesi i saj, Benckendorff (Alexandër Konstantinovich Benckendorff ,1849 – 1917) kërkonte sakrifikimin e shqiptarëve, në emër të “së drejtës së kompensimit territorial” të aleatëve ballkanikë (Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi), si shtete fituese në luftën për dëbimin e Turqisë.Rusia dhe Fuqitë e Mëdha fshehën faktin historik, se në Ballkan ishin shqiptarët që kishin luftuar pa ulur armët gjatë gjithë kohës së sundimit të Perandorisë turke dhe kishin ngritur me sukses shtetin E PARË të lirë, më 1821 në jug të Evropës osmane.  Por siç shkruante gazeta “Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, 27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1):

“ Çështja Orientale” po shkon gjithnjë e më shumë drejt një zgjidhje me kahje dhune; për një zgjidhje paqesore as që bëhet fjalë… (diplomatët tanë) duke qëndruar galiç mbi fuçinë e barutit që kërcënon të shpërthejë çdo çast,  këndojnë himnet e qetësisë dhe …ngushëllohen me fjalinë e moçme: “Après nous, le déluge” (Pas nesh, u bëftë qameti)“.Para se të mblidhej Kongresi i Berlinit (1878) dhe te merreshin vendimet, shqiptarët përjetuan tre shpërngulje të dhunshme në Shqiperinë Veri-Lindore. Shpërnguljet e para masive fillojnë ne vitet 1830, sidomos nga viti 1844, me programe shfarosëse, duke i ndjekur shqiptarët nga Beogradi, Nishi, Pllana e Madhe, krahina e Toplicës, Surdulicës, Maçkaticës, me fjalë tjera, nga Sanxhaku i Nishit drejt Kosovës aktuale.Më 1878, pushteti serb, me aksione të përgjakshme, çpërnguli popullsinë e mbi 780 fshatrave shqiptare, nga Sanxhaku i Nishit, Leskovcit, Kurshumlisë dhe Jabllanicës. Këto shpërngulje u bënë me një terror të egër dhe humbjen e shumë jetë njerëzish duke përfshirë edhe fëmijët në barkun e nënave.Në luftën serbo-turke (1876-1878), forcat e organizuara serbe filluan shfarosjen e shqiptarëve në viset e Moravës jugore, perëndimore dhe lindore. Sipas bashkëkohësve  numëroheshin  mbi 35 000 viktima shqiptare të çdo moshe e gjinie. Konsulli i Perandorisë Osmane në Nish njoftonte se nga një lagje e Nishit, prej 300 shtëpish shqiptare, vetëm 20 shpëtuan. Të tjerat u rrafshuan në tokë. Në kazanë e Leskovcit u shkatërruan 1228 shtëpi në 88 fshatra e u shpërngulën rreth 20 667 banorë; në rrethin e Perkupës, në 73 fshatra me 1771 shtëpi, shumica u dogj ose u shkatërruan…Ky genocid masiv mori hov sidomos pas vendimeve të Fuqive të Mëdha për coptimin e trevave shqiptare. Gazeta “Populli” e 25 shkurtit 1919 shkruante :“Mbas lajmeve të sakta qi arritën dje në Shkodër, komitat serbë e malazezë, mbas nji lufte të përgjakshme qi kan ba pesë ditë rresht me popullin shqiptar të atjeshëm, kan zaptue me përdhuni Plavën e Gusinjën tue shkaktue të djeguna e dame të mëdha me top, pos gjindes (njerëzve) qi kan mbetë dekun në kët të ndeshun. Katundi Vuthaj prej 200 shtëpish, gadi asht rrënue krejt nën zierm të topave. Po priten tufa muhaxhirash me ardhë në Shkodër.

Po kjo gazetë më datën 28 Shkurt 1919 :« Pardje, të hënën, filloi tufa e parë e muhaxhirëve të duket në Shkodër, e këtij populli fatkeq të Plavës e Gusinjës, n’at hall të përvajtuëshem e vargu nuk asht mbarue ende. Midis këtyre muhaxhirëve në vend të vet fytyronin (bënin pjesë-shen im) edhe njerëzia e Rugovës, pse edhe këtë krahinë e paskan djegë e shkretue jugosllavët…. Ky popull shqiptar i bamë me dalë muhaxhir, kapet (janë) deri më pesëmbëdhjetë mijë frymë, por një pjesë ka marrë anën e Malësisë së Gjakovës. Numri i atyne që kanë mbetë të dëkun nuk mund të dihet pse nuk po e njeh qeni të zotin, siç thonë.”Kënga e Asllan Krasniqit, i torturuar nga pushtuesit turq dhe pushtuesit e rinj serbë e bullgarë, këndohet edhe sot në lagjen e muhaxhirëve në Prishtinë. Këngën ia ka dhënë amanet, këngëtarit Demir Krasniqi, që ta ruajë e ta këndojë gjithandej trojeve dhe krahinave shqiptare.

O, nam po banë, o, qajo Sërbi-e,

O, poj çon para, o, më singi-e,

O, tanë tu i myt-e, o, tu i shpërthye,

O, keq maroj, o, kjo shqiptari-e !

O, po therrë fëmi, e , o po pret pleq-e,

O, kush s’ ka ba, o, n’ dynja  ma keq-e!

O, po prenë burra, o , po prenë gra-e,

O, ksi adaleti, o, kush n’ dynja s’ ka ba-e!

O, çka po banë,o , qajo Serbi-e,

O, n’ dynja, kush s’ka ba ma zi-e !

O, n’ dynja kush s’ ka pa më sy-e ,

O, nanave – fminë n’ bark ty ja shpërthy-e!

O, nanave n’ bark – o , fminë me jav  nxjerr-e,

O, veç Serbija e banë kit tmerr-e!

O, gjallë shqiptarët nuk don mej lan-e! …

Genocidi që zhduku qindra fshatra shqiptare bashkë më banorët e tyre, jo vetëm në veri-lindje nga sllavët por edhe në jug nga shteti hellen, nuk kaloi pa u vënë re në kancelaritë perëndimore. Por kjo gjakderdhje dhe ky spastrim etnik, nuk kishin asnjë rëndësi për shtetet kolonialiste të Evropës sepse genocidi ndaj popujve, në atë kohë nuk quhej krim por një e drejtë e ligjshme e çdo pushtuesi.Shqetësim për ta ishte zgjerimi i hapësirave tokësore të sllavëve me mbështetjen e Rusisë dhe ndeshjen e saj me interesat e Fuqive të Mëdha në Ballkan. U pa e nevojshme që krahas forcës, të përdoreshin forma të reja në marrëdhëniet ndërkombëtare.Britaniku H. Mackindër, sikurse edhe shumë analistë të fund-shekullit 19, u shpreh për zbatimin e politikës së „ekujlibrit“ midis Fuqive të Mëdha.Ky “ekuilibër” (i kthyer më vonë në emërtimin “paqe”) midis Fuqive të Mëdha, filloi të zbatohej në veprimtarinë politike dhe ushtarake evropiane, para dhe pas luftrave, edhe në shekujt e mëvonshëm.Më 12 gusht të vitit 1913 në Dhomën e Komuneve,  ministrit i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Sir Edward Grey, mbasi u copëtuan trevat shqiptare, pohoi :“ Jam i bindur se, kur të dihen të gjitha, ky vendim do të kritikohet me të drejtë nga shumë anë (…) por duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rreth kufijve të Shqiperisë, qëllimi kryesor ishte që të mos hapej konflikt midis Fuqive të Mëdha. Prandaj, në qoftëse marrëveshja mbi Shqiperinë u arrit duke mbajtur harmoninë ndërmjet Fuqive të Mëdha, mund të themi së ka qënë një sukses i plotë për interesin jetësor të paqes n’Evropë !”

Në kujtimet e tij, themeluesi i shtetit shqiptar të 1912-ës, Ismail Qemali,  shprehet  me ironi :“qemë të ngushëlluar kur dëgjuam së duhej të sakrifikoheshim për interesat e përgjithshme të Evropës”….Nga 180 mijë km² dhe rreth 2 milionë banore shqiptarë, teritoret shqiptare në fund të shekullit të 19, kishin mbetur vetëm 80 mijë km².Në Konferencën e Ambasadorëve (dhjetor 1912 – gusht1913) diplomacia ruse dhe franceze arritën t’i shkëputin Shqiperisë krahinat më të pasura. Fuqitë e Mëdha evropiane aprovuan hartën ballkanike ku Serbia, që synonte të kthehej në një fuqi ballkanike, megjithëse kishte vetëm 900 mijë banorë, përsëri u rrit me 39.000 km² , duke i marrë Shqiperisë 1.290.000 banorë, ose 55% të banorevë të saj. Mali i Zi u rrit me 7.000 km² dhe mori 260.000 banorë, duke dyfishuar popullsinë e vet. Greqia u rrit më 51.300 km², duke marrë edhe 1.624.000 banorë.

Mbas shumë përpjekjeve për ta zhdukur nga harta e Evropës, ju la shqiptarëve 28.748 km² që përbëjnë sot hapësirën e Republikës së Shqiperisë. Kjo grabitje nga shtetet sllavo-hellene, u arrit vetëm duke shkelur mbi kufomat e banorëve autoktonë shqiptarë.“Më 25 shkurt 1914, në  Kuqar të Përmetit ushtria greke therri gjithë fëmijët, ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës, ku i vrau në mënyrë barbare… (kockat e tyre u pretenduan nga shteti hellen si të ushtarëve grekë). Në fshatin Peshtan, foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi, ku ishtë një pus. I merrnin me radhë, u prisnin kokat dhe i hidhnin brënda. Ndërkohë, gratë pasi i përdhunuan, i vranë me bajoneta…

Në emër të palës shqiptare, amerikani  C.T.Erikson  në vitin 1919 përpara Komitetit të Marrdhënieve me Jashtë të ShBA-së, theksoi :

”Bota e qytetruar duhet të kërkojë falje për zhdukjet masive të fshatrave shqiptare, në prag të Luftës së I Botërore…Kjo u pasua me një propagandë të tmerrshme, e cila ka favorizuar diskriminimin e popullit shqiptar duke nxitur urrejtjen …” Etnia shqiptare në prag të shkatërrimit të Perandorisë së kalbur Osmane humbi krahina të tëra nga më pjelloret dhe strategjike, si Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudës, e Pazarit të Ri, Sanxhakut (Novipazarit), Nishit, Rrethinat e Manastirit, krahinat e Janinës dhe të Çamërisë, të cilat u shpopulluan ose u asimiluan me force nga pronarët e rinj. Me këtë copëtim të trojeve shqiptare nga ana e Fuqive të Mëdha, nisi genocidi më i egër sllavo-hellen kundër popullit më të vjetër në Ballkan dhe Evropë.

Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913, ka qenë edhe një vajzë e vogël me emrin Gonxhe Bojaxhi, që bota sot e njeh me emrin e Nënë Terezës. Kriminelët serbë i helmuan të atin dhe familja e saj shpëtoi vetëm duke u arratisur në drejtim të Tiranës.“Paqja evropiane” me gjithë “ekuilibrin” për të plotësuar orekset e Fuqive të Mëdha dhe satelitëve të tyre, brënda një harku kohor prej afro 32 viteve, (1913-45) solli përfshirjen e Ballkanit në dy luftëra ballkanike dhe dy botërore.

  III- Genocidi dhe racizmi ballkanik kundër etnisë shqiptare

Janë disa ideollogji që u kanë dhënë emër periudhave në histori. ”Racizmi kundra çifutëve” ka emërtuar atë të Luftës II Botërore. Ky racizëm, që i dedikohet veprimtarisë së shtetit nazist të Hitlerit, në fakt ishte vetëm zbatim i ideologjisë së përpunuar mbi teza “pseudo-shkencore” të shumë intelektualëve, studiuesve të shkencave natyrore, analisteve të politikës dhe të shoqërisë moderne të shk. 19-20 nga vende të ndryshme perëndimore evropiane (Herbert Spencer, libri “Lufta e racave” (La lotta delle razze) e Ludwig Gumplowicz, Francis Galton e Ernst Haeckel, Halford J.Mackinder etj).Etnologu francez Georges Montandon, në nentor të 1940 botoi librin « Si ta njohim Çifutin ? » (Comment reconnaître le Juif ?) që shërbeu si bazë shkencore e propagandës anti-semite hitleriane. Kjo veprimtari intelektuale, që nuk ua nxiu faqen autorëve të saj (siç u damkos me të drejtë Hitleri), shërbeu si bazë për politikat e shteteve evropiane dhe më gjerë.Për genocidin kundër çifutëve është folur dhe flitet edhe në ditët tona. Janë kthyer në muze kampet e çfarosjes së tyre dhe janë realizuar shumë filma artistikë, dokumentarë, janë botuar libra historikë e kujtime. Por kanë mbetur në heshtje shumë genocide të natyrës raciste të përjetuara nga popujt e Evropës, të kryera para dhe pas Luftës II Botërore, që edhe sot trajtohen si të paprekshme.

Një prej këtyre krimeve, që ka qënë tipari themelor i ngjarjeve gjatë dy shekujve (19 -20) në Ballkan është RACIZMI KUNDËR SHQIPTARËVE.Ky racizëm, nuk u frymëzua nga tezat e “seleksionimit natyral” të darvinizmit dhe as të  “racës superiore” të studiuesve perëndimorë, por për fitimin e “hapëësirave jetësore” për kolonët e huaj.  Holokausti i parë në Evropë mbi baza raciale është planifikuar dhe zbatuar nga Programet qeveritare të sllavëve në veri-lindje dhe i shtetit të Helladës në jug, kundër popullit shqiptar.Në dallim nga genocidi kundër çifutëve dhe popujve të tjerë evropianë, genocidi racist kundra shqiptarëve është ushtruar në vijëmsi (në kohë lufte dhe paqje) deri në fund-shekullin e XX.Më 1913, pa shpërthyer akoma Lufta Ballkanike një shkrimtar izraelit, Leo Frojdlih botoi  librin “Golgota e Shqiptarëve”(“Albanienes Golgotha”, Wien, 1913) Në të, përfshihen dokumeta të cilat rrëfejnë barabarizmat masive të bëra nga serbët në krahinat shqiptare të veriut. Ay kishte ruajtur koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës, që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve – shkruan Frojdlih për ngjarjet në Kosovë dhe Maqedoni -Ata që mundin t’u shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjëndeshin lehtë dhe therreshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzana, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku, vendosej në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit, serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë “më 28 nentor të 1912-ës, u masakruan në afërsi të Shkupit dhë Prizrenit 7000 shqiptarë. Shumë fshatra u dogjën dhe popullsia e tyre u vra. Në rrethin e Prishtinës vetëm gjatë përiudhës 18 tetor – 12 nentor 1912 u zhdukën nga tërrorizmi serb afro 5 000 shqiptarë. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9) Edhe të dorëzuarit vriteshin si në “kasaphanë”. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 15-16). (17) Mis Edith Durham (1863-1944), tregon se kur ndodhej në Mal të Zi (tetor të vitit 1912) kërkoi që të vizitonte Prizrenin : “I pyeta malazezët se përse nuk më lejohej të shkoja atje. Ata qeshnin dhe më thanë: Nuk kemi lënë atje asnjë shqiptar me hundë të paprerë!”. Dhe vërtet, zonja Durham, gjatë udhëtimit të saj në viset veriore të Shqiperisë, pati rastin të shihte njerëz “me hundë e buzë të prera” .Gazetat kryesore si “Giornale d’Italia”, “Wiener Alge meine Zeitung”, “Neue Freie Press”, “The daily mail”, “Reichpost” etj. kishin dërguar reporterët e tyre të luftës ndërmjet të cilëve qe edhe Trocki. Në shkrimet e tij ay jep detaje tronditëse për krimet serbe mbi shqiptarët: ”Tre ushtarë kaluan pranë meje. Dëgjova bisedën e tyre: “As vetë s’e di sa shqiptarë kam vrarë’, tha njeri nga ata. Por tek asnjeri nuk gjeta asgjë të vlefshme. Vetëm kur e therra një grua, gjeta tek ajo dhjetë lira ari”.Fishta në Konferencën e Paqes 1919 shprehej :“Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thanë “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” (“Sa ta kenë shkretnue vendin, do të venë mandej paqen »).Dokumentat arkivore të shtetit serb, dëshmojnë se gjatë 164 vjetëve, janë të njohura 24 programe serbe (me shumë pak ndryshime e modifikime nga njera-tjetra), që planifikonin në mënyrë të hollësishme shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare. Qeveritë serbe kanë vëpruar në mënyrë sistematike në dëbimin dhe spastrimin etnik të mbi 700 fshatrave etnike shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të Toplicës e Kosaonicës (1876-1878).Mjafton të kujtohet “Naçertania” (1844) e Ilija Garashaninit, projektet e Jovan Cvijiçit (midis viteve 1912 dhe 1921) e përpunuar nga Vasa Çubrilloviçi (1937, 1944), projektet e Ivo Andriçit (1939) e të Stevan Moleviçit (1941) e deri te “Mëmorandumi” i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (1986) dhe projekti i Millosheviçit “Te gjithë serbët në një shtet të vetëm” (1990). Pothuajse secila parti serbe kishte nga një program “nacional”. Ato garonin me njera-tjetrën se cila do ta zgjidhte “më mirë” një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës.Dosja 58, ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit, në Fondin 410 (Prefekturat dhe komunat e Tokave të Liruara)Raporte dërguar nga Prefekturat për dhunën e vazhdueshme të serbëve të ushtruar ndaj shqiptarëve:“Pikë së pari, jugosllavët kërkuen dorëzimin e armëve dhe të çdo lande që ka lidhje me mjete lufte. Shqiptarët e këtushëm, mbas shumë e shumë vuejtjeve shtazore pa kurrfarë mëshire e njerëzie, banë dorëzimin që kërkohësh. Mbas disa kohë qeveria e bashkueme nën emnin “Jugosllavi” organizoi një bandë vullnetarësh më 2000-3000 serbë e malazezë dhe nën komandën e majorit Sav Llazari filloi të bajë shqiptarët me e ndërrue fenë e deriatëhershme dhe me besue orthodoksizmin e tyne… Shpesh herë me qindra e qindra burra shqiptarë lidheshin për gardhi t’oborrëvet, në mënyrë që këmbët e tyne të mos prekeshin në tokë, tue përdorë dru e kamxhik, lageshin me ujë të ftofët në kohën e dimnit vetëm e vetëm që ata nuk pranojshin me ndryshue besim.   Kur u pa se shqiptarët e pushtuem bjenë (sollën) gjithçka që u kishtë mbetë veç tokës, këta u kujtuan edhe këtë ta bajshin të tyne.Kështu në vitin 1929-1930 nxurrën në shesh agrarin e tyne mizor e shpirtlig dhe filloj vumje kufijsh përmidis tokash të trashëgueme prej të parëvet, njëkohësisht me vorfnue edhe mjerue mbarë vendasit shqiptarë të këtushëm. Ay i bani të huejat për zotnuesit e deri at’hershëm arat, livadhet, baçet, pyjet, kullosat dhe çdo tokë të vlefshme. Shqiptarët zun të varfënohen sa që dhe buka e përditshme me zor u sigurua, e nga kjo filluan të bëheshin çipçi të shkijeve në tokat e veta.

Agrari nuk u njoftonte menjëherë, por u duk herë mbas here e gjithnji tue rëndue kurrizin e shqiptarëvet të lodhun e tue shtue sipërfaqet e sekuestrimit sa që erdhi me zaptimin e oborreve të shtëpive deri në prag të derës.Kolonistat serbë e malazezë i ftojshin shqiptarët dhe veçanërisht myslimanët që vendi i tyne ashtë Turkija dhe do të jetë ma mirë të shkoni në kohë atje së sa të çfaroseni prej Qeverisë.Shpesh herë patrullat e xhandarmërisë së asaj kohe hyjshin ndër shtëpia dhe ndajshin me gisht të gjithë ata djelmosha shqiptar që njifeshin për zotësi personale e ma të zgjuar dhe, porsa u largojshin prej katundit, në ma të parin prrua o gropë që gjejshin ata, djelmoshat tanë pushkatoheshin në vend dhe hudheshin në gropa a prrua ku pushtuesat dëshirojshin.

Edhe ndër kazermat e ushtrisë shpeshherë oficerët serbë thirrshin me listë ushtarë shqiptarë dhe, mbasi i lidhshin, i vritshin me mitraloz në mënyrat ma të poshtra e ma tradhtare që mund të veprohej prej racave të këqija të njerzis”. … Ngjarje të tilla, si një praktikë për çdukjen e shqiptarëve, kanë vijuar ndër vite në ushtri. L I S T A e personave shqiptarë të mbytur prej vullnetarëve e ushtrisë jugosllave, me datë 11-15 prill 1941, në rajonin e komunës së Vogovës. (vijon Numri- Emri e mbiemri – Vendbanimi – Besimi – Data e mbytjes).

« Genocid mbi baza raciste » është i vetmi emërtim që përcakton saktësisht, marrëdhëniet historike, të shteteve që u krijuan pas shëmbjes së Perandorisë Osmane me shqiptarët. Copëtimi i trevave shqiptare nga ana e Fuqive të Mëdha, siguroi  vazhdimësinë e suksesshme të proçesit të çfarosjes dhe tjetërsimit të kësaj popullsie të madhe dhe autoktone në Ballkan.

Gjatë vitit 1944, kur popujt ishin të bindur se bashkë me nazizmin, po i vinte fundi dhe ideologjisë raciste dhe genocidit çfarosës, kur besimi se njohja e të drejtave të njeriut dhe e dënimit të krimeve do të triumfonte në Evropë, fqinjët veri-lindorë dhe jugorë të popullit shqiptar, iu rikthyen zbatimit të Programeve të tyre raciste të shekullit 19 (« Nacertanie » dhe « Megali Idea »).Në 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, nën drejtimin e Alëksandër Rankoviçit, u formua OZN’a (Odelenje za Zashtitu Naroda – Dega e Mbrojtjes Popullore), një forcë speciale e policisë sekrete e cila në janar 1946 u emërtua UDB (Uprava državne bezbednosti/sigurnosti/varnosti).Zbatuesit më të egër të shovenizmit serb – Aleksandër Rankoviçit, J.B.Tito  i kishte dhënë pushtet të plotë. Ai mbante detyrën e sekretarit të Komitetit Qëndror të LKJ-së, ministrit të Punëve të Brëndshme dhe të nënkryetarit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. OZNA/UDB-ja, kishte si detyrë zbatimin e Programit të shk. 19 “Nacertenia”, e cila me çdo mjet dhe dhunë, do të siguronte mbijetesën e Jugosllavisë së Madhe, në prag dhe mbas mbarimit të Luftës II Botërore.Që në shtator të 1944,  Miladin Popoviqi në një letër dërguar  të gjithë komisarëve politikë në Kosovë, në emër të PKJ-së shkruante: ”Edhe pse Kosovë – Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesë janë bandat e armatosura (patriotët shqiptarë – shën im) që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme për spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda, të cilat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit, këtë do ta kryejnë shtabet (e UNÇJ).

Në fshatrat që kanë bërë rezistencë, organizatorët duhen dorëzuar gjyqit ushtarak…ndërsa fshatarët të çarmatosen…”. Brigadat e UNÇJ-së në Kosovë nisën çarmatosjen e popullsisë në emër të ”spastrimit të terenit nga bandat kriminale shqiptare”. Më 7 shkurt 1945, komandanti suprëm i UNÇJ-së, J.B.Tito në një takim me ushtarakët serb: Savo Derleviçin, Gjuro  Medenicën dhe Kersto Filipoviçin në Beograd, shtroi programin e tij për të ardhmen e Kosovës pas mbarimit të Luftës. Me urdhërin nr.31 ë 8 shkurtit 1945 u vendos administrimi ushtarak në Kosovë nën komandën e serbo-malazezëve, duke e bërë “fakt të kryer” pushtimin. Kjo makineri pushtuese ushtarake jugosllave, në emër të “spastrimit” të terrenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe “kundër-revolucionarët” vrau e masakroi mijëra shqiptarë anë e kënd Kosovës.Gjatë vitit 1944 deri në vitin 1947, sipas  Xheladin Hanës (anëtar i KNÇK, i vrarë më 15.12.1948 nga UDB-ja) forcat pushtuese ushtarake serbo-sllave të drejtuara nga Tito, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë.Menjëherë mbas 1945, në Jugosllavi u rishfrytëzuan kampet naziste të përqëndrimit apo u ndërtuan të reja,  si ay në Borovnica, Aidussina, Goli Otok, Maribor, Skofia Loka, Sveti Grgur. Një prej vuajtsve të këtyre fabrikave të vrasjes ka qenë edhe patrioti Adem Demaçi.

Sot nuk dihet numri i saktë i viktimave, sepse regjistrat e këtyre kampeve, me urdhër të Titos, u zhdukën dhe të vrarët apo të vdekurit nga tortura janë hedhur në humnera, në det apo në varrezat masive. Historiani Gjok Debaj duke sjellë në studimet e tij, krimet dy shekullore raciste ndaj  shqiptarëve, të serbo-sllavëve në veri dhe hellenëve në jug, shprehet: “Ky kalendari ynë, i martirëvet, nuk do të përkujtonte vetëm 1 martir në një ditë të caktuar, por secila nga datat tona do të bartte mbi shpinë me dhjetra, me qindra e, disa herë, me mijëra martirë, përjetësisht të pangushëllueshëm”.

IV Rruga e vdekjes

 Ky emërtim ju dha çvendosjeve masive të popullsive të ndryshme, në vitin e fundit dhe pas Luftës II Botërore, të kryera nga Jugosllavija e Titos dhe shtetet e tjëra në Evropë.“Rruga e vdekjes” e shqiptarëve u zbatua nga shteti titist në muajin mars-prillit të vitit 1945,  (Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar), që në historinë tonë, njihet me emrin “Masakra e Tivarit”. (Masakra u pasqyrua nga studiusi Uran Butka ne librin “Masakra e Tivarit”).Mbasi vendosi regjimin ushtarak në Kosovë, duke vrarë “terroristët”shqiptarë , grabitur pasurinë e tyre, djegur fshatra të tëra dhe çarmatosur popullsinë, udhëheqia jugosllave shpalli mobilizimin e brigadave të “Kosmetit” për në Frontin e Sremit, në veri të Serbisë. Por duheshin larguar fillimisht forcat e armatosura partizane të shqiptarëve.Nga fillimi i janarit 1945 Shtabi Operativ i “Kosmetit”, urdhëroi Shtabin e Brigadës së Shaban Palluzhës, të lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, ku duhet të bashkohej me Brigadën e VII të “Kosmetit”, për të vazhduar rrugën për në Serbi (Kurshumli – Banjë e Kurshumlisë – Prokuplë – Srem).  Largimi i burrave dhe i rinisë së armatosur nga Kosova dhe Maqedonia, në valën e dhunës së ushtrisë titiste , shkaktoi kundërshtimin e popullsisë shqiptare.Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një dëmonstratë e grave, kundër mobilizimit me dhunë, të djemve, vëllezërve dhe burrave të tyre.  Shumë shqiptarë dhe formacione partizane, duke iu shmangur mobilizimit, iu bashkuan rradhëve të grupeve të rezistencës . Ata u quajtën “dezertorë” dhe “tradhëtarë”. Në prag të çlirimit nga nazizmi, ushtria jugosllave titiste nisi genocidin mbi  popullatën e pafajshme, me preteksin e ndjekjes së dezertorëve e të “spastrimit të terenit nga forcat reaksionare shqiptare “.Gjatë muajve janar – prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera etnike, për në frontet e ashtuquajtura të “Sremit” e të ”Adriatikut”. Të mobilizuarit me dhunë (mars-prill 1945) u grumbulluan në kazermat ushtarake të Prizrenit. Mbasi u çarmatosën, me arsyetimin se “armët do t’i merrnin në Kroaci e Slloveni !”, u  formuan tre kolona, tashmë si robër të luftës, për t’u nisur drejt rrugës Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar – Dubrovnik – Rjekë. Shoqërimi i tyre ju ngarkua Brigadës së 27 e divizionit 46-të serb, e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë muajve të kaluar. Grupi i parë prej 3.700 veta, u nis më 24. 03. 1945 dhe pas një udhëtimi 6 ditor me keqtrajtime shtazarake nga ana e shoqëruesve serbo-malazezë, mbriti në Tivar dhe iu dorëzua reparteve të Divizionit të 9-të jugosllav.Grupi i dytë i përbërë nga 4.700 veta i shoqëruar nga partizanë titistë të Brigadës 27-të, mbas dy ditësh nisi marshimin katër ditor në rrugën Prizrën – Zhur – Kukës – Pukë – Shkodër.Vrasjet e para ndodhën në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një ndalese në Kukës.  Sipas planit të para-përcaktuar, në kohën që kolona e shqiptarëve ishte në gjumë, vriten mizorisht rreth 120 – 140 veta dhe kufomat e tyre hidhen në greminë. Në shënjestër u vunë komandantët shqiptarë të njesiteve që ishin grumbulluar në Prizren.
Shqiptarët e kuptuan se nuk po shkonin për luftë kundër ushtrisë naziste, por drejt vdekjes. Nën grykat e pushkëve, kolona natën e 28 / 29 marsit kaloi luginen pyjore në periferi të Pukës duke lënë rrugës trupat e shokëve që për shkak të torturave, helmimeve me ushqim dhe të ftohtit, mëngjesi i gjeti të vdekur.

Gjatë kalimit tek “Ura e Zogut” që ishte e shkatëruar, me një vagon – teleferik të sajuar, ranë në lumë rreth 50 veta, ku shumica prëj tyrë gjeti vdekjen.

Më 30 mars, ushtarët serbo-malazezë që i shoqëronin, nuk i lejuan shkodranët që kishin dalë me ushqime dhe ujë për vëllezërit e tyrë nga Kosova, po i çuan në kodrat e qytetit dhe në mesnatën e 31 marsit, pa e marrë veten nga rruga e gjatë dhe të uritur, i nisën në drejtim të Ulqinit.

Më të kaluar kufirin (afër Ulqinit), kolona është ndalur gjoja për të pushuar. Të gjithë të sëmurët dhe të plagosurit veçohen nga shokët, me shkakun “për të evituar ndonjë epidemi të mundshme” dhe se do të çoheshin në ndonjë spital të Malit të Zi.  Kurrë nuk u mësua gjë për fatin e tyre.Në mesditën e datës 1 prilli 1945 mbëritën në Tivar. Atë ditë të kobshme, rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo – malazezë, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve.  Në qendër të qytetit u urdhërua të ndalej për të pushuar. Të raskapitur nga udhëtimi dhe të etur për ujë, katër shqiptarë iu afruan një burimi. Rojet shoqëruese i larguan duke i goditur me tytat e pushkëve dhe duke shkaktuar kundërshtimin e tyre ndaj këtij trajtimi çnjerëzor. Menjëhere ushtarët filluan të qëllojnë me breshëri plumbash mbi shqiptarët. Ky veprim i ushtarëve serbë, i përgatitur qëllimisht në mes të sheshit të qytetit, shërbeu si sinjal për fillimin e zjarrit me pushkë dhe mitralozë të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritareve e tarracave të shtëpive përreth sheshit të qytetit të Tivarit dhe në kodrat përreth . Azem Hajdini, një nga të mbijetuarit tregon vijimin e masakrës: “Ne ishim në kolonë për 4, me gjatësi prej 5 – 6 km, dhe mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël. Na urdhëruan të ngrihemi në këmbë dhe me duar të lidhura mbas kokës të ecnim drejt një ndërtese të madhe 3 katëshe që ndodhej mës të kodrave shkëmbore. Oborri ishte i rrethuar me mure të larta hekuri që mbaronin me maja të mprehta. Ishte zgjedhur një vend i përshtatshëm për vrasje masive.

Duke hyrë në oborr 10 – 15 ushtarë më shufra hekuri na goditnin në kokë, në gjoks apo në shpinë duke lënë në tokë për vdekje afro 100 – 150 veta. Në ndërtesë arritën të futen 100 veta dhe 2200-2500 të tjerë mbetën në oborr. Rreth orës 14.00 filloi goditja me pushkë automatike, mitralozë, mortaja dhe bomba dore mbi rekrutët shqiptarë dhe brënda një ore, nuk mbeti njeri në këmbë. Sheshi i oborit u mbulua nga gjaku ndërsa ndërtesa u shndrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj.

Xhelatët, për t’u siguruar se mos kish shpëtuar ndonje i gjallë nën trupat e pajetë të shokëve të tyre, në emër të “shtabit” bënë thirrjen:“ Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose të plagosur, se komandanti suprem i UNÇ, shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur – pavarësisht prej gabimeve që kanë bërë !!! Të gjithë të plagosurve do t´u jepet ndihma mjekësore …Kërkojmë të brohorisni: ”Rroftë shoku Tito”, ”Rroftë bashkim-vëllazërimi”, ”Rroftë ushtria nacional-çlirimtare”… !!!
Duke i besuar thirrjes, shumica e të plagosurve u ngritën për të kërkuar ndihmë mjekësore. Por.. çka ndodhi…?! Ushtarët u vërsulën si bisha mbi ta dhe i masakruan pa mëshirë”.

Për të fshehur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo – malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacinaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një greminë në mes shkëmbinjëve të bregdetit. Një pjesë e kufomave fillimish u dogjën e pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosej …!!! Aleksandër Rankoviçi dhe shteti titist, këtë ngjarje e cilësoi si të rëndë dhe të shkaktuar për faj të vetë shqiptarëve !! . Vetëm pas 51 viteve, më 20.9.1996, TV norvegjez njoftoi për zbulimin e një varreze masive afër Tivarit me 2 mijë viktima të shqiptarëve të vrarë më 1 prill 1945.

Grupi i tretë, më 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 dhe u shoqërua nga Brigada famëkeqe 27. Shumë shqiptarë gjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm, për mungesa të ushqimit e të higjienës u sëmurën me tifo dhe dhjetra prej tyre vdiqën rrugës. Në mbrëmjen e 2 prillit ky grup arriti në Tivar dhe iu dorëzua Divizionit të 9-të dalmat. Nga Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik, ku u vendosën në disa objekte. Një grup prej 800 vetash që ishin vendosur në një depo baruti, u helmuan gjatë natës dhe në mëngjes u zgjuan të enjtur. Gjatë ditës vdiqën të gjithë sa ishin aty. Kjo politikë dy shekullore e sllavëve për çfarosjen raciste të shqiptarëve, pati kulmet e veta ( kur krimi përfshinte gjithë popullsinë), e fundit në rradhë ishtë ajo e Kosovës së 1998-99!

V Zgjidhja finale

Emërtimi “zgjidhje finale” (Endlösung der Judenfrage) u përdor nga nazistët në fund të vitit 1940, e planifikuar si hapi i fundit i programit racist për çfarosjen e hebrejve. Sot kjo veprimtari njihet me emrin  “holokaust” dhe u përdor gjërësisht edhe në Evropën e viteve të para, të mbas Luftës II Botërore. Qëllimi ishte zhdukja e popullsive etnike, jo si pasojë e luftimeve ushtarake, por vrasjeve të planifikuara me gjakftohtësi dhe në mënyre çnjerëzore. Genocidi etnik u dënua si veprimtari politike dhe pseudo-shkencore, me shpalljen në vitin 1950 nga UNESCO të “Deklaratës mbi racat”, por kjo nuk shënoi fundin e ideologjisë dhe veprimtarisë raciste. Politik-bërësit evropianë, me gjithë ngjarjet e zhvilluara, nuk duan ta pohojnë se kjo ideollogji kundër etnisë shqiptare, vijon të udhëheqë vemrimtarinë e disa shteteve ballkanike deri në ditët e sotme.Në memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Beogradit të 1986-ës, shkrimtari nacionalist serb Dorica Kosiç, President i « Jugosllavisë së Re » të Milosheviçit më 1992, deklaronte : « Spastrimi etnik është veprues për të krijuar Serbinë e Madhe (…), suksesi i një veprimi ushtarak varet nga zhdukja prej territorit, të popullsive të huaja » ( 24) Platforma antishqiptare për spastrimin etnik të Kosovës, është përgatitur nga “Komiteti Qëndror Atdhetar i Partisë Radikale Serbe” (SRS), i nënshkruar nga kryetari i saj,  Vojisllav Sheshel, zëvëndës/kryeministri i Serbisë dhe zëvëndës/kryetar i Partisë Tomisllav Nikoliq, Nikolla Poplashen, Maja Gojkoviq, Ranko Dujiq e Aqim Vishnjiq, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe, Aleksandër Vuçiç.

Kjo Platformë u botua në gazetën “Serbia e Madhe” (Velika Serbia), më 14 tetor 1995 në Beograd dhe më 1997 nga Qendra “Global Communicators” në Washington, D. C. Por si çdo strategji politiko-ushtarake, për t’u vënë në jetë, duheshin përgatitur edhe zbatuesit e saj dmth ushtarët dhe qytetarët jugosllavë. Historia e shk. 20 ka dëshmuar se racizmi etnik (si çdo lloj racizmi), është zbatuar paraprakisht, si ushqim shpirtëror i  frymëzuar në bangat e shkollës, në administratat shtetërore, ushtri, masmedia dhe në institucionet fetare. Urrejtja kundër kombit shqiptar është përfundim i këtij aktiviteti arsimor, kulturor, ushtarak dhe fetar i vendeve fqinj, që krijoi « bishat » të cilat vunë në jetë planet çfarosëse të aparatit ushtrak të Milosheviçit në Kosovë. Poezia epike heroike serbe, si ajo kushtuar Kraleviq Marko, për intelektualët e Akademisë serbe të Shkenacave, vlerësohet si një trashëgimi “shkencore” e traditës.  Ajo lartëson krimet makabre të heronjve, si: prerjet me gjakftohtësi me thikë, nxjerrja e syve, prerja e gjymtyrëve, djegia në zjarr, shkatërrimi i pasurisë së kundërshtarit dhe shfrytëzimi i tradhtisë për të mundur kundërshtarin dhe kultivoi ndjenjën e superioritetit mbi popujt te tjerë.

Anëtari i Akademisë serbe, Antonije Isakoviç, theksonte se: ”Mitet tona na bëjnë më të fortë, dhe ne duhet të jetojmë me to. Sa herë kemi qënë në mes vështirësish, vinim në Kosovë, te Karagjorgji tek poezia popullore…”.

 Vidovdan

Vështroj qiellin, shekujt që kalojnë

Kujtimet e lashta është i vetmi mjekim

Kudo që shkoj, tek ty kthehem sërisht

Sepse asnjeri nuk mund të ma shkul nga shpirti Kosovën

Si një zjarr i përjetshëm në zëmrat tona

Lufta e Kosovës mbetet qartësia e vetme…    

 (Vidovan është një këngë e epopesë serbe që këndohet në çdo 28 qershor, ditën e Shën Vidovanit kur përkujtohet humbja ndaj turqve në Fush-Kosovë , pranë Prishtinës më 1389)

Këngë të tilla u thurrën edhe për të kërkuarit nga Gjyqi i Hagës për krime lufte si Radovan Karagjiq, Mlladiç e shumë të tjerë. (26)

Keq-përdorimi i historisë per qëllime raciste dhe ushqimin e urrejtjes, shprehet edhe në tekstet e pas-luftës të historise, letërsisë, gjeografisë, arteve dhe njohurive shoqërore që nga klasa e parë fillore deri në arsimin e lartë, psh në tekstin e historisë së klasës së tetë  shkruhet:“Gjatë periudhës 1941-1944 janë likuiduar 10.000 serbë, ndërsa janë shpërngulur me dhunë rreth 100.000 nga terrori i shqiptarëve”. Ende përdoret si emërtim ofendues emri “shqiptari”, “arnauti” duke i paraqitur si “serbë të islamizuar”. (27)

Vasa Cubriloviç (ministër i Titos dhe këshilltar i Milosheviçit deri sa vdiq më 1991) , i cili në vitin 1937 kishte përpunuar manifestin “Zbimi i shqiptarëve” (Iscljavanje Arnauta)  rrjeshtonte në projektin e tij të spastrimit shkencor, mënyrat e arritjes së kushteve për një zbim masiv :« Asnjë veprim nuk kërkon kaq vëmendje dhe durim. Për të patur një largim masiv, kushti i parë është krijimi i një psikologjije të përshtatshme, që mund të ndikojë në shumë mënyra ».

Një nga këto “ psikologji të përshtatshme ” në strategjinë  e « luftës finale » kundër popullsisë shqiptare, ndoshta më e rëndësishmja, ishin krimet kundër femrës shqiptare.

Goditja më e rëndë ndaj femrës shqiptare ishte ajo e torturimit dhe vrasjes së fëmijëve.

Një “raport i brendshëm”, i cilësuar “tepër sekret”, i hartuar nga shërbimet sekrete të “Ushtrisë Jugosllavë”, në janar/shkurt të vitit 2000, jep një pamje të përmasave të krimeve të tmerrshme që kryen forcat ushtarake serbo-jugosllave gjatë pranverës së vitit 1999 në Kosovë. Raporti ishte perpiluar për IWPR-në, “Oficerë serbe tregojnë krimet”, i botuar më 4 prill 2000, nga gazetari Miroslav Filipoviq nga Kraleva : “Dëshmitë e përbashkëta të oficerëve në teren, tregojnë se njësitë e Ushtrisë Jugosllave kanë vrarë mizorisht të paktën 800 fëmijë shqiptarë nën moshën pesë vjeç.”

Dëshmia: “Një ushtar serb që e thërisnin “Crni” iu afrua një plaku, i cili mbantë në dorë një fëmijë rreth tre ose katër vjeç. Ia mori fëmijën nga duart dhe kërkoi nga plaku një pagesë prej 20 000 markash gjermane. Kur pa së shqiptari kishte vetëm 5 000 marka e mori fëmijën për flokësh, nxori një thikë nga brezi dhe i preu kokën. – “5 000 marka janë të mjaftueshme vetëm për trupin!”, tha dhe eci përpara fshatarëve të tjerë, duke mbajtur kokën e fëmijës nga flokët. E gjithë kjo ka ndodhur në sytë e dhjetra njerëzve, tregon Vladimiri. Ne ishim të gjithë në një gjëndje shoku: disa ushtarë vollën, ndërsa nëntogeri ynë i ri në moshë humbi ndjenjat para një pamjeje të tillë makabre të trupit pa kokë në tokë. “Crni” më pas u deklarua si i papërgjegjshëm mëndërisht, u shkarkua dhe u dërgua në shtëpi. Por ai është akoma i lirë, megjithëse ka kryer këtë krim të tmerrshëm.

Është i dyshimtë fakti së ata do të dalin ndonjëherë para drejtësisë. Shumë prej tyre përkundrazi, janë graduar dhe ngritur në pozita ».

Në strategjinë e « luftës finale » u përfshinë, krahas forcave ushtarake edhe popullsia civile serbe, e cila dha informata, grabiti dhe një pjesë e tyre mori pjesë aktive në zhdukjen e shqiptarëve.  Megjithëse për të mos u njohur nga komshinjtë ata përdorën maskat, emrat e tyre u bënë të njohura. Kjo është edhe arësyeja që shumë prej këtyre familjeve, sot nuk guxojnë të kthehen në Kosovë për të jetuar pranë viktimavë të tyre. Në të gjithë shekullin e 20, në historinë e Evropës, nuk mund të gjëndet asnjë shëmbull i ngjashëm me ato krime që përjetoi femra shqiptare e v.1998-99.

Dëshmia e R.N. nga Prishtina, e gjetur e lidhur në lokalin e Fakultetit Juridik , mbas tërheqjes së trupave serbo-malazeze: «Më thanë se do të më merrnin në pyetje; njëri pej tyre më urdhëroi që të zhvishesha siç kam lindur nga nëna. Unë refuzova. Një milic më ra me shuplakë dhe menjëherë më plasi gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri vuri gishtin te buzët e mia, e ngjyu me gjak dhe tha: “Siç duket të gjithë shqiptaret e kanë gjakun e ëmbël dhe unë me këtë thikë do t’i shijoj të gjitha”.

Pasi mbaroi punë, bisha urdhëroi njërin prej kolegëve të tij t’i ndizte një cigare. Unë mezi mbaja pikat e fundit të fuqise që po më shteronin krejt. Me cigaren e ndezur m’u afrua dhe më tha:  “Unë, Nenad Stojanoviq, do të ta lë një kujtim për tërë jetën. Ndoshta ti, si e re dhe e bukur që je, don ta jetosh jetën, por unë do të të vras ngadalë-ngadalë ” dhe ma afroi cigaren te gjinjtë e mi dhe e fiku atje. Mbi një paketë ka shuar në trupin tim për disa orë.

Në asnjë film nuk kisha parë asi torture. Të nesërmen, sapo më zgjidhën duart, më kanë dhunuar që të gjithë me radhë. Nuk e di se sa burra kanë luajtur me trupin tim, kur kam ardhur në vete. Ende sot, kam në trupin tim me qindra plagë cigaresh dhe plagë thike, ku kanë gdhendur turli fjalësh në serbisht”.

Disa ditë më vonë e pashë veten në dhomën e panjohur të një fshati; më kishin marrë e më kishin mjekuar atje. Më kishin mjekuar plagët që më kishin bërë me thikë duke pikturuar me tehun e saj në lëkurën time”.

Organizata joqeveritare e Gruas “Jeta në Kastriot”, e drejtuar nga Luljeta Selimi, që ka nën përkujdesje 2016 femra shqiptare, të përdhunuara nga forcat serbo-malazeze dëshmon se 124 prej tyre kanë plagë të dukshme në trup (gjinj të prerë, gishtërinj të këputur, nëntë janë me nga një sy të nxjerrë dhe gjashtëmbëdhjetë më plagë të hapura në fytyrë). Ato janë në gjëndje të rëndë shëndetsore e psiqike.

Shaip Vrellaku, i cili ishtë zënë rob nga forcat serbe ndodhej në stacionin e trenit në Gllogoc: “Me sytë e mi pashë policin duke i djegur vajzat që i kishin dhunuar në stacionin e trenit të Gllogocit. Edhe sot i dëgjoj ato britma të tmerrshme dhe trishtuese të vajzave që digjeshin”. Sot, historianë dhe intelektualë kurajozë, po nxjerrin nga thellësitë e Arkivave dhe i bëjnë të njohura faktet mbi genocidin dhe racizmin mbi popujt e tyre, i cili shkaktoi  shumë viktima tek popullsia civile, si gjatë edhe pas Luftës II Botërore në Evropë. Ka shtete që e dënojnë këtë ideollogji dhe ruajnë dëshmitë e pasojave të saj për të treguar rrezikshmërinë e saj. Por nuk veprojnë të gjithë kështu…

 

Zhvillimet e sotme të politikës evropiane, dëshmojnë domosdoshmërinë e njohjes dhe dënimit të krimeve të “fshehura” edhe në Ballkan, siç është :  GENOCIDI RACIST DY SHEKULLOR KUNDËR SHQIPTARËVE

Ky akt duhet të bëhet, për hir të PAQES historike midis popujve ballkanikë dhe  evropianë (sepse racizmi nuk njeh kufij), në mënyrë që të dënohet ideologjia politike e shpërblimeve për hir të « ekuilibrit » midis Fuqive të Mëdha e shekullit 19 – 20, e cila vijon edhe sot të mbajë të ndezur fitilin e luftrave kriminale.

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Fatbardha Demi

BESIMI HËNOR DËSHMI E AUTOKTONISË SË KOMBIT ARBËR

October 10, 2013 by dgreca

Zgjidhja më e keqe, qëndron pikërisht në fshehjen e historisë pas një strukture të ngritur tashmë, ku ajo bëhet objekt dhe mohohet si vlerë.Emmanuel Mounier/

 Nga Fatbardha DEMI/

Po të pyesim shqiptarët e shekullit të 21, se ku ndodhet krahina e Manit, duke patur parasysh historinë e famëshme të saj, nuk do të mundin të na përgjigjen. Kjo për faktin, se në tekstet e Historisë nuk ekziston një emërtim i tillë. Siç duket vendimet politike të 1913 dhe veprimet ushtarake që i ndoqën, ndanë jo vetëm territorin dhe popullsinë, por edhe historinë e Shqiptarëve.

Historia e vërtetë e krahinës së Manit (pjesë e Akaisë dhe Moresë së më vonëshme) krahas asaj të Dardanisë (Kosovë-Sërbi) Thrakisë (Bullgari-Greqi-Turqi) , Thesprotisë dodonase (Greqi) dhe krahinave të tjera, sot është fshirë ose tjetërsuar, jo vetëm në literaturën historike europiane por edhe atë shqipetare. Bëhet fjalë për një hapesirë kohore që zë fill nga para-historia e deri në ditët tona. I vetmi fill, që lidh sot shqipetarët me këtë krahinë , është kënga e famëshme “Moj e bukura More”.

Historia e Manit eshte simotra e historisë së iliro-shqipetarëve, jo vetëm për rrënjët e saj mijëravjeçare në kohë dhe të popullsisë së saj autoktone arbërore, por edhe për tiparet dhe karakteristikat e saj luftarake. As Filipi i V-të i Maqedonisë (219-218 pk) dhe as romaket që nënshtruan të gjithë Peloponezin, nuk mundën ta pushtojnë këtë krahinë malore.(1)

Mani dhe banorët e saj manjotë, gëzuan autonomi administrative pothuajse në të gjitha kohërat, fakt që dëshmohet edhe për zonat e tjera shqipetare. Studiuesi Veis Sejko pohon se “Bëjnë plot 2065 vjet pavaresi administrative, ushtarake dhe ekonomike e Malësisë shqipetare e cila gjatë kësaj kohe ka krijuar një kulturë të pastër kombëtare me të cilën ne mund të krenohemi”.(2)

Në Areopol, kryeqyteti i lashtë i Manit, emri i të cilit i kushtohet Perëndisë së luftes-Ares, Petrobej Mavromihali me 17 mars 1821, ndezi i pari luftën për pavaresi kundër Perandorisë Osmane, (3) që u kurorëzua me ngritjen e shtetit të pare të pavarur në Ballkan, ay i shqiptarëve (1821-1834) i tjetërsuar nga aleanca ortodokso-anglo-ruso- franko-prusiane, në shtetin helen të Helladës (Greqi).

Homeri ishte i pari, që i përmënd qytetet e krahinës së Manit në Librin e dytë të Iliadës. Mitet  gjithashtu na kujtojnë se Paridi, princi i Trojës, mbasi e rrëmbeu Helenën, gruan e Menelaut, e kaloi natën e parë pikërisht në ishullin Cranae të krahinës së Manit. (4) Gjashtë kilometra larg qytet-shtetit të Spartës (në Man), në qytetin e Mistrës, e ngrysi jetën e tij eruditi arbër Gjergj Xhemisto Pletone (shk XV), një nga figurat më të shquara të Rilindjes Europiane.

Napoleon Bonaparti, bir i një familje të emigruar nga kjo krahinë, sikurse edhe të parët e familjes së shquar Mediçi, ju drejtohej banorëve të Manit si “pasardhës të Spartës”. Edhe udheheqësi arbër i luftës së 1821, Theodor Kolokotroni, i quante bashkë-kombasit e tij manjote “spartanë”.(5) Ky emërtim nuk qe një përvetësim i emrit, prej lavdisë që gëzonin banorët e shtetit të Spartës, siç ka ndodhur rëndom me fiset aziatike të ardhur në Europë.  Por rrjedhojë e njohjes së origjinës së tyre, traditave kulturore, zakonore dhe të besimit të njejtë të maniotëve të shekujve modernë, me ato të spartanëve të lashtë.

Një dëshmi e autoktonisë së arbërve, në jugun e Gadishullit është edhe vetë emërtimi  “Mani” i krahinës, që e ka burimin tek emri i Hënës dhe besimin hënor (sellenizmi) dodonas dhe përbën objektin e këtij shkrimi.

Po ç’lidhje ka emërtimi i krahinës “Mani” dhe emrit të Hënës?

Fillimisht kjo lidhje ishte një  hamëndesim, i mbështetur nga fakti se besimi dodonas ishte hënor dhe emertimin “mani”apo forma të rrjedhura nga kjo rrënjë e Hënës, gjëndeshin në vëndet e tjera. Me sa di, emri “Mani” apo i përafërt me të për Henën, nuk njihet në fjalorin shqipetar të sotëm. Antropologu William Smith (1846-1894) në veprën e tij “A Dictionary of Greek and Roman biography and mythology” pohon, se “Mene” ishte një nga emrat e Hyjneshës hënore Sellena e Dodonës.(6)

Edhe në mitologjinë romake gjejmë perëndeshën Mena të cilën Plinio (Plinio 29, c.4) dhe profeti biblik Isaia (650 pk, Isaia C.67 v.11) e pohojnë si hyjneshë të Hënës.(7) W.Smith gjithashtu sjell një dëshmi të Stephanus Byzantinus (s. v. Μάσταυρα), se Hyjnesha Rea, nga Lidjanët emërtohesh “Ma”  dhe i sakrifikoheshin demat, simbol kultik i Hënës. (Comp. Welcker, Trilog. p. 167.) (8) Por edhe i biri i Reas, Zeusi/Giove romak, ndër emrat e shumtë të tij  ishin Maius dhe Sum-manus. (9) Për t’u bindur dhe gjetur formën zanafillore të këtij emri, do të duhet të kërkojmë emërtimin “Man” të Hënës, në fjalorin dhe mitollogjinë e hapësirës “euro-afro-aziatike”, ku u përhapën fiset pellazge.

Kjo metodë krahasuese gjuhësore dhe e besimeve, plotëson boshllëkun në studimet e Lashtësisë, e krijuar nga mungesa e dëshmive për arsye natyrore apo njerëzore. Historiani i lashtesise, Franz Altheim (1898-1976) më 1939 shkruante: “Ne duhet të mësohemi të mendojmë jo mbi një kulturë, por kulturat, mbi perandori dhe hapësira të medha”. Kërkimi përfshiu emërtime të dukurive: në fushën e besimit, mitollogjisë, riteve, dukurive shoqërore historike e shkencore, të toponimeve etj, që njeriu primitiv dhe ay modern, i ka lidhur me besimin hënor dhe Hënën dhe kanë emrin apo rrënjën e emrit të saj. Në këtë material do të pasqyrohen vetëm disa prej tyre.

Në gjermanishten e lashtë të veriut, Hëna emërtohej “Man” dhe në folklorin e gjerman-folësve të Belgjikës emërtohet “Mana”. (10) Në mitin e popujve gjermanik të Skandinavisë, Hënën-Mana, çdo natë e ndiqte ujku “Hati”për ta ngrënë. Rrënja e emrit “Ha-ti” dëshmon kuptimin edhe të emrit të Hënës në shqip: “Ha-na”, dmth atë që “e hanë”, kur çfaqej e përgjysmuar apo zhdukej nga qielli i natës. Në  Shqiperi, kur zihej Hëna mendonin se e hante Lugati apo Lubia dhe  qëllonin me pushkë në drejtim të saj. (Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.)

Studiuesi Massimiliano Franci në librin “Astronomia e Egjiptit” pohon se: “Vëzhgimi i Hënës i pasuroi egjiptianët me mjetin e parë për matjen e kohës: të gjatësisë së vitit, të muajve dhe ndarjen e tyre në javë”. (11) Nuk duhet harruar, se dinastitë egjiptiane të lashtësisë kanë qënë pellazge dhe këtë e dëshmon edhe emri i Hënës në gjuhën afrikane “maan”.(12) Hëna i dha emrin e saj: njesisë matëse “mas-mat”,  muajit, si dhe ditës së parë të javës.  Këtë e vërejmë në gjuhë të ndryshme : [hëna-muaji-dita e parë e javës] në gjuhën afrikane”maan-maand-maandag”, angleze “moon- month-monday”, suedeze “moon- manad- mandag”, gjermane “monat-mond-montag”, persiane “mâh-mâh”(hëna dhe muaji),etj.

Ky fakt dëshmohet edhe tek popujt që erdhën në shkVII-XI në Europën lindore dhe Gadishullin Ilirik, që sot quhen “sllavë”. Ashtu sikurse morrën prej Ilirëve mënyrën e administrimit, njohuri bujqësore dhe mjeshtëri të ndryshme, morrën edhe besimin dhe emërtimet. Në sllavishten e vjetër (gjuha e vjetër kishtare), muaji dhe Hëna kanë të njetin emër “mésjac”, që përdoret edhe sot nga rusët, ukrainasit, maqedonasit, kroatët etj. Me pushtimin romak hyri në përdorim emri “luna”, ndërkohë që rrënja apo emri i Hënës tek emri i muajit, ka mbetur i pandryshuar.  Për formën “mana” te emrit të Hënës, na dëshmojnë emertimet në gjuhën e vjetër gjermane të veriut “man”, gjermane “mond”, daneze “manen”,malteze “moon”, lituaniane“menuo”, ukrainase “misjac” , latviane “mēness”, etj. (13)

Siç vihet re, rrënjët e emrave të Hënës janë “ma/me/mo/mi”etj. Dihet se, fillimisht njeriu përdori  vetëm bashtinglloret dhe  në rastin tonë ajo është “m”. Sipas studiuesve, emri “man” në gjuhën e vjetër gjermane, angleze dhe skandinave, e ka origjinën nga gërma “m” e alfabetit të lashtë grek (pellazg-shën im). (14) Me fillimin e përdorimit të zanoreve, rrënja zanafllore, mendoj se ka qenë “ma”, ndërsa rrenjët e tjera janë rrjedhojë e shqiptimeve të ndryshme të germës “m”, nga kalimi i kohës, dialektore apo nga emërtimet pellazgjike të folura prej popujve të mëvonshëm të racës jopellazge.

Rrenja zanafillore dëshmohet edhe nga emërtimet një rrokëshe të lashta: “mal”, “mama”, “mas”, etj, që  janë të rjedhura nga rrenja “ma” e Hënës, siç do ta shikojmë më poshtë. Dëshmi është edhe emri i Amazonave në mite, për të cilin studiuesi Arif Mati pohon se “ sipas një burimi armen, ky emër do të ketë nënkuptuar “gra të hënës” (15)

Ndjenja e parë që e ka zotëruar njeriun pre-historik ka qenë frika, e cila ishte një formë instiktive e mbrojtjes, shmangies së rrezikut dhe sigurimin e mundësisë për të jetuar. “Frika është ndjenja më e lashtë e botës”, shprehet studiuesi Massimiliano Franci (16) Kjo ndjenjë është e përbashkët me botën shtazore. Tek shqipetarët ka mbetur shprehja “frika ruan vreshtat”, duke treguar elementin mbrojtës të saj. Në hapat e para të njeriut, dukuritë kryesore të natyrës emërtoheshin krahas thurrjes së miteve për to, për t’i kuptuar dhe shpjeguar ato. Rrënja “ha” e Hënës (Hana), e sipër-përmendur, mendoj se shpreh perudhën kur mitet akoma nuk përfshinin hyjnite në formën njerëzore. Kjo periudhë i përket besimit natyror (pa tempuj) pranë lisit në Dodone, apo të drurëve të pyllit, tek besimi “druid”(nga “dru” në shqip) i galo-keltëve.

Toponime me emrin “hana” gjenden në një hapësire të gjerë gjeografike, si në Amerikë, ishullin Hawai, Etiopi, Iran, Çeki, Norvegji dhe “hanna” në Iran, Pakistan, Poloni, Kanada, dhe 12 qytete në shtetet amerikane, (17) gjë që nuk është e rastësishme, por nuk përbën temën e këtij shkrimi. Në kohën e çfaqjes së tempullit pellazgjik-Dodonë, i cili i kushtohej kultit të Hënës, në fronin e tij qe ulur hyjnesha Dione, e cila nderohej edhe nga romaket e Asirët e lashtë. Kjo hyjneshë, të parës që iu ngrit tempulli në historinë e besimit, ishte njëkohësisht edhe Hyjnesha Mëmë (Dea Madre). (18)

Rrenja “di” që shpreh dritën dhe dijen në gjuhën shqipe (në mite-Diona) është trashëguar si emër i Krijuesit edhe në besimin e sotëm të krishterë-Dio.

Studiuesi G.Dumezil, duke marrë të gjitha gjuhët e reja dhe të vjetra, pohon se emri “dio”, e ka origjinën nga gjuhët indo-iranike, nga ajo vedike në formën« deva ». Ky fakt, sipas studiuesit, dëshmon plotësisht ndikimin e gjuhës së popujve “indo-europian”. Gjuha pellazgo-shqipe dhe besimi hënor, e përgënjeshtrojnë këtë teze të shkencës historike botërore, sepse në fjalorin e saj gjëndet shpjegimi zanafillor i fjales “Dio” nga “di” (di-une di dhe di- agoi,u be drite,dialekti çam) dhe gërma “ i ”, për pellazgët, përfaqësonte KRIJUESIN. (shiko Xhuzepe Katapano “Thoti fliste shqip”)

Emri Diona, nga studiuesit mendohet si bashkë-kohëse me të hyjneshës Sellena (Mene) që  përfaqësonte kultin e Hënës (apo e njejtë, sepse  “di” = “mend”). Megjithatë, unë mendoj se forma zanafillore ka qenë “ma” dhe jo “me”, sepse në sanskritishten e lashtë, emri “manas” [man-as] do të thotë, mëndje.(19) Këtu shikojmë po atë kalim, të një “a” hundore në “e” si tek hana-hena. Si zotëruese e misterit “të krijimit” të racës njerëzore, femra shikohej e ngjashme me Hënën “mëmë” dhe Tokën, që krijonte bimësinë.

Në gjuhën e sumerëve të Mesopotamisë (3000pk) emri “Ma” do te thotë “tokë” (20). Rrënjën “ma” e gjejmë edhe në fjalorin sanskrit për tokën – “mahatī”. (21) Këtë botkuptim, e shprehin shumë skulptura të femrave në lashtësisi që tregojnë gjirin, si dhe emri “Ma” i Reas, nënës së Zeusit apo Cibelës, kulti i së cilës ishte më i rëndësishmi në të gjithë Lindjen e Afërme.

Homeri tek Iliada e përshkruan Hënën/Selenë me sy dhe brirë kau dhe i drejtohet: “ mëma universale”. Robert Graves pohon, se në tërë Mesdheun dhe Europën qëndrore, Hëna trajtohej si « mëma » e të gjitha gjerave, si dhe e të gjitha Perëndive, zonjë e Jetës dhe e Vdekjes. (22) Në gjuhën shqipe kemi emërtimin « mëmë-dhe » (“at-dhe” i përket periudhës së vonë, të patriarkalizmit) dhe shpreh simbolikisht, besimin e pellazgëve se ishin “të lindur nga dheu”.

Zbulimi i parë “shkencor” i njëriut para-historik, ka qenë ndryshimi i Hënës : rritja e formës së hënes-hëna e plotë-zvogëlimi i formës së hënës. Këto tre faza të Hënës që përsëriteshin ritmikisht, ndiqte edhe jeta e njeriut (lindja-maturim-plakja), bota bimore dhe shtazore në natyrë. Pikërisht ky “zbulim” u bë shkas i krijimit të besimit hënor dhe të zbulimeve të rëndësishme praktike të mëvonshme, si matja e kohës, numërimi, përdorimi i baticave të ujit,etj. Arkeologu Alexander Marshack (1918-2004) ka zbuluar në artin e njeriut të periudhës magdaleniane (para13.000 vjetëve) forma të drapërit – hënë dhe tre rrathëve që vijnë duke u zmadhuar , që lidhen me fazat hënore.(23)

Në një papir të gadishullit pellazgjik, gjejmë shprehjen “tre fytyrat e Sellenës”. (Sellena/hyjnesh hënore e Dodonës). (24) Në mitollogjinë e mëvonëshme të euro-afro-azise, do të gjejmë shpesh grupin prej tre perëndish (Hekate, Persefoni, Sellena,tre Karite,  tre Moirat, tre Erinat, etj ) Carl Jung vëren se kjo lidhje në grup tresh, është shfaqur që herët në lashtësi dhe përbën , modelin e parë në historinë e besimit, dhe të Trinitas kristiane. (C. G. Jung. “A Psychological Approach to the Dogma of the Trinity “) (25)

Mirçea Eliade pohon, se koha e ndrimit të fazave hënore është përdorur nga njeriu primitiv afro 15 mijë vjet para njohjes së bujqësisë dhe është e kuptueshme rëndësia e Hënës në mitologjinë e herëshme dhe sidomos përfshirja në “sistemin” e simbolit hënor, të dukurive nga më të ndryshme si : gruaja, uji, bimësia, gjarpëri, vdekja, ri-ngjallja, etj (26)

I : Të gjitha veprimet apo dukuritë njerëzore dhe të natyrës, që lidheshin me Hënën, trashëgonin prej saj rrënjën zanafillore “m/ma” apo emrin e saj, me variantet e mëvonëshme të zanoreve: “e,o,i,u”.

Shëmbull, siç e përmendëm më lart, kemi emërtimin e njejtë të Hënës-muajit-ditës së parë të javës. Në gjuhen shqipe kemi “Hëna-e hene” por ka mbetur emëritimi “muaji”, që dëshmon qënien e emrit kultik “man-a” të Hënës, në gjuhën e lashtë shqipe. Janë pikërisht këto emërtime “bija”, ”mbesa”dhe “stërmbesa”, të mara nga emri i Hënës, që do ta vërtetojnë emrin e saj “të humbur”, në fjalorin e gjuhës pellazgo-shqipe. Kjo rrugë ka vështiresinë e saj, sepse siç vëren studiuesi Niko Stillo: “Etimologjia e shumë emrave pellazgjik nga grafia e tyre greke apo latine, nuk është kurdoherë e saktë, sepse të dyja këto gjuhë, shumë nga emrat e lashtë i kanë fallcifikuar gjatë transkriptimit të tyre. (27)

Ky tatuazh i përdorur nga gratë dhe vajzat e krahinës së Zadrimës, sipas mendimit tim, shpreh Hënën në dy pamjet e saj: të dukshme dhe të padukshme , ose dy fazat kryesore: Hëna e plotë rrezatuese dhe Hëna që nuk shihet, apo « e zezë » siç njihet në praktikën e mistereve (ezoterike), të heshtjes, të forcave magjike dhe të botës së të vdekurve. Paraqitja e rolit të dyfishtë të henes, në traditën popullore (« të mirë » dhe « të keqe ») është me rrenjë mijëra-vjeçare. Studiuesit e miteve, kanë vërejtur se në këtë paragjykim të saj, kanë ndikuar edhe njohja e dallimit të stinëve të vitit. Hëna paraqitet si hyjneshë e JETËS në periudhën e solsticit të dimrit dhe e VDEKJES në kohën e solsticit të verës. (29)

Të gjitha perënditë e para dhe më të rëndësishme në mitologji, ishin hënore (paraqiteshin me krahë të shqiponjës, sepse Hëna ishte bijë e Ipes=Shqipes) dhe trashëgonin, sikurse edhe ajo, lidhje të dyfishta, dmth me mbi-tokën e nën-tokën dhe përfaqësonin dukuri natyrore.

Mitollogjia pellazge, ka krijuar figura madhore të hyjneshave hënore të lidhura me natyrën: me pyllin, kafshët dhe gjuetinë, ujin, peshqit dhe lundrimin, tokën dhe malet etj. Më e shquara ndër të cilat, sot njihet hyjnesha Artemisi (në mite përfaqëson Hënën e re). Një tempull madhështor i Artemisit ngrihej në Sparten e krahinës së Manit. Sipas Enciklopedisë Trecani, Artemisi qe themeluesja e shoqërisë së Amazonave (murgeshave hënore) dhe në paraqitjet e herëshme ishte me krahë. (30)

Në traditën popullore shqipetare është e njohur edhe hyjnesha e natyrës-Thana apo Zana sipas E. Çabeit, që mund të hamendsohet si një emërtim i ardhur nga “hana”. Sipas studiuesit Moikom Zeqo, hyjnesha Thana (Thalana, Thana, Thalne) kishte po ato atribute si hyjnesha hënore Artemisi.  (31) Këtë hyjneshë e gjejmë, po me këtë emër edhe në mitologjinë etruske, si grua të Tinias (Zeusit).(32) Artemisi në gadishullin Pellazgjik, fillimisht qe adhuruar  si hyjnia Mëmë (Dea Madre)(33) sikurse edhe ajo etruske -Mater Matuta, festën e së cilës romaket e festonin më 11 qershor (“matralia”). Çfaqja e Hënës në qiell me tre forma të ndryshme, krijoi një sërë mitesh dhe bestytnish, që shprehnin tre periudhat kohore të njeriut :  jetën, vdekjen-botën e përtejme dhe ringjalljen. Zakonisht në ritet e vdekjes, lidhja me Hënën shprehej nëpërmjet numrit 3.

Në librin e tij “Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe”, Franc Nopça na dëshmon se : “Në Malcinë e Madhe dhe të Vogël ,para se ta  nxjerrin të vdekurin nga shtëpia, e ngrenë dhe e ulin qivurin tri herë. (35) Kur e nxjerrin të vdekurin nga shtëpia mbartësi i parë i qivurit pret tre dhëmbë te trari që mban derën. Gërmimi i varrit e fillon punëtori më i vjetër , pasi ka bërë tre dhëmbë në bishtin e kazmës ose lopatës. Ditën e tretë mbas mbarimit, të njohurit e të vdekurit vizitojnë varrin e tij dhe qajnë e ulurisin mbi varr, ndërkaq shtrohen dhe hanë.(36)

Ky numër – 3, që ndiqet me përpikmëri në rastet e vdekjes, është ligjëruar edhe në Kanun :     “ Asht me ba gjamë mbë të dekunin tri herësh, tuj përsritun fjalën- i mjeri un”! Lidhja zanafillore e numrit 3 me Hënën, me kohë u harrua, por ritet dhe kultet e besimit pellazgjik, vijuan të kryheshin deri në ditët e sotme. Siç pohon Georges Dumezil, “Në kohën e romakëve , veprimet tradicionale të kulteve ndiqeshin me përpikmëri edhe kur nuk do t’i kuptonin më”.

(37)

Nga studimi i formës së ndërtimit të varreve del, se në lashtësi, nuk kuptohej dukuria natyrore e vdekjes. Mendohej se, sikurse Hëna dhe bimësia në tokë, rishfaqeshin pafundësisht edhe i vdekuri “do të rilindte”. Prandaj Pellazget ia kthenin trupin “mëmës Tokë”(Demitrës) që “ta lindëte” përsëri. Këtë e dëshmojnë varret në formën e mitrës së gruas me një dalje të zgjatur. Studiuesi Reichel-Dolmatoff, përshkruan “ritin e vdekjes” (më 1966), gjatë një varrimi tek indianët e fisit Kogi (Columbi). Mbasi zgjodhi vëndin, « shtëpine e vdekjes » magjistari i mbiquajtur “mama”, shqipton: « Këtu është mitra » dhe futin trupin mbrënda. (38)

 

Në Sardenjën pellazgjike, janë zbuluar afro 321varreza të përbashkëta fisnore, që i përkasin qytetrimit nuragjik, (2000vjet pk- shekulli i dytë), ku pjesa ballore kishte formen harkore të Hënës dhe planimetria e brëndëshme kishte zgjatimin për “ri-lindjen” e të vdekurve. Ato janë emërtuar nga banorët “varre të gjigandëve”.

Në planimetrinë e brëndëshme të varrit në Mana-Kerioned (Francë) vihet re ndërtimi me gurë në formën e mitrës me një zgjatim për dalje, « ri-lindjen ».(40) Krahina mban të njejtin emër “Man-e”, si “Man-i” i gadishullin Peloponez.

Studiuesja e besimit druit, Emma Restall Orr,  shprehet se, paraqitje të figurave që dëshmojnë numrin 3 shprehin “lëvizjen e shpirtit” dhe se “kjo energji shpirtërore është thelbi i jetës”.(41)

Ne sot, vetëm mund të hamëndsojmë se si ju lindi paraardhësve tanë të lashtë, ideja për qënien e një pjese të pavdekshme në trupit e tyre.

U desh të kalonte shumë kohe, deri sa do të kuptohej se i vdekuri nuk ngjallej dhe të lindte idea e SHPIRTIT. Kjo kohë pasqyrohet në fushën e arkeologjisë, me mënyrat e ndryshme të varrimit (varrosje, djegje, mumifikimi) të cilat gabimisht nga studiuesit, bëhen dëshmi për të përcaktuar dallimin racor midis fiseve dhe popullsive. Në fakt, ndryshimi i mënyrës së varrimit është shprehje e idesë së vdekje-ringjalljes që pati popullsia pellazge, në periudha të ndryshme kohore.

Ndërgjegjësimi se i vdekuri nuk ringjallej, nuk do ta ndalonte njeriun e lashtësisë të kërkonte “pavdeksinë”. Edhe në trupin e tij duhej të ndodhej pjesa e “pa vdekshme”(energjia krijuese), siç kishte edhe Hëna. Keshtu lindi ideja e “shpirtit të përjetshëm”, që shkëputej nga trupi i të vdekurit (i cili i përkiste dheut) për t’u ngjitur në botën e përtejme dhe ky vënd ndodhej në yllin e afërt dhe të madh tokësor- në Hënë. Këtë pohim e gjejmë, jo vetëm tek autorët e lashtë si Plutarku, por edhe në fiset e sotme të Polinezisë aziatike. (43)

Le të kujtojmë vajtimin e Ajkunës për vdekjen e të birit, kur i drejtohet Hënës si padrone e botës së përtejme: “Dy fjalë hanës thekshëm ia thotë nana:/ t’u shkimtë drita, t’u prishtë bukuria/ si s’ma çove në Jutbinë ti lajmin/ n’ Lugje t’Verdha shpejt me dalë e mjera,/ bashkë me hy n’nji vorr me djalë të vetëm!”(44)

Të gjitha dukuritë si vdekja-shpirti-varrezat-bota e përtejme-forca magjike vepruese etj, që sipas besimit mitik lidheshin me Hënën, « mëmën universale, që mbretëron mbi gjithshka dhe mbi këdo » siç i këndon Homeri (Iliada), do të marrin rrënjen apo emrin e plote të saj. Emri në lashtësi luante rolin lidhës midis sendeve-njerëzve-ngjarjeve, pra kishte kuptim më të gjerë se sa përcaktimi i një njeriu, një objekti apo një dukurie natyrore. Emri luante rolin e nje simboli, në rastin tonë, atij hënor.

Vdekja,  varret dhe shpirti “mana”

Siç e pamë edhe më lart, Hëna krahas jetës si “mëmë krijuese”, lidhej edhe me vdekjen dhe varret.

Dolmen te Mané-Kerioned (Francë), varrezë e periudhës neolitike (3500 pk) e njohur me emrin “tumula”.

Ky tip varri, do të shërbente si varrezë e përbashkët e fisit apo familjes, gjatë periudhës Neolitike, Eneolitike, periudhën e Bronxit dhe të Hekurit. (45) Në mitologjinë finlandeze “mana” emërtohet vdekja dhe vëndi ku shkojnë të vdekurit (46) Në gjuhën shqipe, për vdekjen, kemi fjalën “mort”, italiane « morte», spanjisht « muerte»,latinisht « mortem ». Në gjuhën sanskrite fjala “mara” përcakton vdekjen dhe vëndin e të vdekurve, ndërsa “marīci” vëndin e ndriçuar- parajsën hënore.(47) Në gjuhët e tjera semitike dhe afro-aziatike, fjala që kishte kuptimin e vdekjes: ne gjuhen arabe « mawt », hebraike « mot » ose « mavet » ne gjuhen malteze « mewt » siriane « mautā »,etiopiane « mot » ,etj. (48)

II – Pasqyra e mësipërme dëshmon, se në hapësirën euro-afro-aziatike, për fjalën –vdekje, qëndron rrënja zanafillore « m » e Hënës, me zanoret e mëvonëshme (a,e,i,o,u).

Sipas « Enciklopedisë së miteve » të Micha F. Lindemans, në mitollogjinë romake emri « man-es» përfaqësonte shpirtin e të vdekurve dhe nderohej si perëndi. Germat « D » dhe « M » (Dis Manibus-lat. Perëndisë Man) do të përdoren gjërësisht në pllakat e vareve. (49)

Në peridhën kristiane të romakëve u përdorën tre gërma: D-M-S (S=Sacrum, e shenjtë) Mania, në mitologjinë romake ishte perëndesha e botës së përtejme dhe « mëma » e shpirtrave të të parëve. Kulti i saj nderohej edhe në Arkadi (krahina e Manit)(50) Gjuhëtarët kanë mendimin se fjala “man” e ka origjinën nga gjuha sanskrite, ku “manas” do të thotë shpirti. (51) Në Librat e shenjtë të etruskëve apo siç quheshin Librat e Akerontit (Akeronti dhe lumi me të njejtin emër në Epir, përcillte shpirtrat e të vdekurve), ku përshkruheshin ritet e shenjtërimit, flitej edhe për hyjnitë Mani. Sipas mitologëve, kulti i Manit i romakëve e kishte origjinën nga besimi etrusk. (52) Në gjuhën babilono-aramaike “Mana” nënkuptonte “shpirtin e lehte”. (53) Në ishujt aziatik të Malajzise “mari” emërtohet shpirti i të vdekurit. (54) Në mitologjinë e lashtë baske (Spanjë), figura më e rëndësishme ishte hyjnesha hënore-Mari dhe ishte padrone e botës së përtejme, dhe lidhej me botën e të gjallëve nëpërmjet puseve dhe shpellave. (55) Edhe në ishullin e Kretës është nderuar hyjnesha Mari. Në fjalorin e fesë islame fjala “Maʿâd » tregon rrugën drejt botës së përtejshme. (56)

Shëmbujt e lart-përmëndur dëshmojnë rrënjën e emrit “ma” të Hënës, në emrat që lidhen me shpirtin, vdekjen, varret dhe botën e përtejme. Me qenëse “shpirterat” mblidheshin në një vënd, në Hënë, në periudhën romake emërtoheshin në numrin shumës “i Mani”, duke përfaqësuar “shpirtrat” e familjareve të vdekur apo “kultin e të parëve” (57), të cilit i bëheshin festa dhe rite, të praktikuara edhe në ditët e sotme.

 

Deri vonë besohej se shpirtrat e familjarëve të vdekur, herë pas here vinin pranë  familjes së tyre të gjallë. “Në Mërtur dhe Nikaj është zakon i përgjithshëm, kur për festa ndezin qirinj , t’i lenë dritaret hapur, që të hyjnë shpirtrat e të parëve dhe të marrin pjesë në festat. Diçka të tillë thotë Wuttke për gjermanët e vjetër, të cilët besonin , se shpirtrat e të vdekurve ktheheshin në shtëpi me rastin e festimeve” (58) Në Romën e lashtë për “kultin e të parëve” (shpirtin e të parëve) përdorej emërtimi “mana-num” ku rrenja “num”, sipas studiuesit Xh.Katapano, në hibraishten e lashtë, tregon vijëmsinë e qënies nëpërmjet brezave; një brez që vjen nga një tjetër më i vjetër, prej nga formohet një zinxhir individësh të të njejtit lloj. (59)

Në gjuhën sanskrite fjala “pitarau” = prindër, simbolikisht pasqyrohet me një shtëpi. Kjo fjalë vjen nga “pitr” = ai që të mbron. (60) Shtëpia pranë kokës së Paridit, shpreh shpirtrat “mani” (shpirtrat e të parëve) që e mbrojnë atë.

Në lashtësi, për të lehtësuar shpirin “mana” që të shkëputej nga trupi, lihej trupi mbi tokë deri sa të mbetesh vetëm skeleti, i cili pastaj varrosej. “Dikur ka qenë zakon në Malecinë e Shqiperisë së Veriut- vëren F.Nopçia- të vdekurit i vinin në një ndërtesë të veçantë mbi skare prej hekuri, gjersa treteshin dhe kockat binin në gropë, në tokë. Në Karme dhe Galishte më kanë treguar një vënd ku ndodheshin ndërtesat, që shërbenin për këtë qëllim, që të kujton « Kullat e heshtjes të Parsëve të Indisë »”.(61) Ky rit është praktikuar edhe në Siçili. Shpirti i të vdekurit nga iliro-pellazget emërtohej “mani” duke marrë emrin e vendit ku shkonte, atë të Hënës. Kjo është një ligjësi gjuhësore që përdoret edhe sot e kësaj dite (Tiranë-tiranas, Prishtinë-prishtinas) Studiuesi G.Dumezil pohon se rëndësia e një ideje të lashtë të besimit, vërtetohet edhe nga aftësia e saj e “mbijetesës” në periudhat e mëvonëshme. Ky fakt dëshmohet katër-cipërisht me emrin kultik të Hënës.

III- Emri kultik i Hënës ka qenë MAN-A dhe emri apo rrënja e saj “m/ma” është përhapur në shumë emërtime të dukurive natyrore dhe të shoqërisë njerëzore, në të gjithe botën dhe sidomos në terminollogjinë e besimeve të mëvonshme.

Hëna – forca hyjnore

Çfarë përmbledh në vetvete emërtimi FORCË ? Para së gjithash, në besim dhe mite, “forcën krijuese të jetës” mbi tokë dhe të magjisë hyjnore, që buron nga Krijuesi i plotfuqishëm. Sipas antropologes Antoneta Bertocchi, njerëzit primitivë i lyenin kockat e të vdekurve me bojë të kuqe (ngjyrën e gjakut), sepse mendonin se gjaku përmbante një forcë jetësore magjike (mana) që do të siguronte “ringjalljen”. (62)

Emertimin “Mana” (energji jetësore) gjëndet në gjuhën: Katalane (Spanjë), Çeki, Danimark, Kore, Itali, Maqedoni, Japoni, Suedi, etj. Dhe në dukuri të tjera të besimit, në : Gjermani, Francë, Lituani, Poloni, Portugali, Finland, etj. Vdekja dhe Jeta, siç e pame edhe më lartë, janë të lidhura me dy përcaktime të figurës së Hënës. Për rrjedhojë edhe shpirti-mana” lidhej si me vdekjen ashtu edhe me jetën. Le te kujtojme edhe nje here vargjet e Homerit drejtuar Henes (Sellene): “Sunduese, nenshtruese e rrembimit (forces), sunduese e njerezve, sunduese e gjithshkaje ”. (63)

Sipas studiuesit G.Dumezil, idea e “shpirtit” në zanafill, nuk lidhej me vdekjen, por me “energjinë – magjike” të përjeteshme tek sendet. Para se të bëhej Marsi – perëndi e luftës, adhururohej kulti i heshtës dhe para perëndisë së Gioves, i ishte ngritur kult gurit. (64)

Më vonë, njeriu primitiv këtë « energji-magjike » të sendeve i dha kuptimin e « shpirtit » të përjetshëm “mana” duke “paisur” me të edhe njeriun. Një «mana » të tillë, kishte edhe sëpata dy-tehëshe iliro-pellazge. Figura poshtë tregon një sëpate të periudhës minoike.

Sëpatat « dy tehëshe », sipas G. Dumezil, janë përdorur që në Paleolitik gjatë flijimeve në Kretë e deri në Azinë e vogël dhe shihej si simbol i Perëndise së rrufeve dhe stuhisë – Zeus/Jupiterit. (65) Hyjnesha Cerere, e adhuruar nga etruskët, mbante një sëpatë dy-tehëshe, simbol hënor “i jetës dhe vdekjes” (sëpata përdorej për punë-jeta dhe për luftë-vdekja) (f66)

Armët kryesore të Amazonave ishin : harku, sëpata dy tehëshe dhe një mburojë e vogël në formën e gjysëm-hënës e emërtuar « pelta ». (67) Sipas besimin Budist, energjia-jetësore, “shpirti mana” ndodhej edhe në gurët (me fjalë të shenjta) që viheshin përgjat brigjeve të lumenjve, rrugëve, mureve apo grumbuj gurësh, si shpirtra mbrojtës të vendit. Ato emërtohen “guri-mana”.

“Guri-mana” më i lashtë i gjëndur në Danimark (Snoldelev stone). Në të shihet një kryq i thyer dhe tre brirë kau, simbol kultik i Hënës, që japin idenë e një helike ajri, që shpreh shpirtin e të vdekurit që ngjitet lart. (70)

Fjala “mana” në shumicën e gjuhëve të hapsirës midis Australisë dhe Azisë, ka kuptimin-“pushtet” (71) Figura e malit zinte një vend të veçantë nderimi tek Pellazgët, si element natyror i përjetshëm dhe e lidhnin atë me “forcën-jetike” të Hënës-Mana, duke e emërtuar me  emrin e saj: “ma-l”. Zeusi dhe perënditë , qëndronin në majat e maleve, jo vetëm se ishin më pranë Krijuesit, por edhe se ndodheshin mbi një objekt të “perjetshëm”- malin. Në gjuhën sanskrite fjala “gur” shqiptohet po « gur » dhe ka kuptimin: i rënde, serioz, i nderuar, i madh, i rëndësishëm, etj (72) {“fd”:””,”fn”:”menhir.jpg”,”id”:”YMkh5zu0UMgrUM:”,”is”:”1106\u0026nbsp;\u0026#215;\u0026nbsp;1694″,”isu”:”demcgaffey.com”,”ity”:”jpg”,”lu”:”/search?q=menhir\u0026sa=X\u0026biw=1024\u0026bih=486\u0026tbm=isch#imgrc=YMkh5zu0UMgrUM%3A%3BXKp-kIfaWAr86M%3Bhttp%253A%252F%252Fdemcgaffey.com%252Fcountries%252Fimages%252Flisbon%252Fmenhir.jpg%3Bhttp%253A%252F%252Fdemcgaffey.com%252Fcountries%252Fcountries-lisbon.html%3B1106%3B1694″,”md”:”/search?tbs=sbi:AMhZZiujiteciTCsx6dGqA5-77gZ804HJe8kcqlKWSRvVH7D-pLSIYx0oGud9jonf6QqpgbMPpPXgbkE_11ROiSb799UZYrtV1kY-GriFttaPrDx5We6HAgFLBbDLEd3yAr7wYRD6qfVUmvjLAFGIDu7YiQwfE4em6kFHa8JRduvJ4YwUv0LfTnIcmb73cl5zGmnBeyjGiXDZelXZB0SM1pgCqQ3Fo9OEEElLQuw8aabwLSgVyVJIZCd6mM3MzraRsh1NvLQcFLUI\u0026ei=DaNOUov2Os6ZhQeC2oGQCg”,”msm”:”Autres tailles”,”msu”:”/search?q=menhir\u0026sa=X\u0026biw=1024\u0026bih=486\u0026tbm=isch\u0026tbs=simg:CAQSEglgySHnO7RQyCFcqn6Qh9pYCg”,”os”:”355KB”,”pt”:”Countries-“,”s”:”Countries-“,”si”:”/search?q=menhir\u0026sa=X\u0026biw=1024\u0026bih=486\u0026tbm=isch\u0026tbs=simg:CAESEglgySHnO7RQyCFcqn6Qh9pYCg”,”sm”:”Images similaires”,”th”:278,”tu”:”https://encrypted-tbn1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcR7HF9ZKVcVDbwn2k8GyI1Kfl3_hKDkBpT09Pg-7-s75GLdeAZx”,”tw”:181}

Edhe vendosja e gurëve të përmasave të mëdha (menhire) në varre, mendoj se shërbente për të dëshmuar se shpirti i të vdekurve ishte “i përjetshem” si mali, nga mirrej guri.

Le të kujtojmë se edhe sumerët (3000pk) tokën, që ishte gjithashtu “e përjetshme” e emertonin “ma”. Rrënja “ma” ndodhet edhe në gjuhën sanskrite për malin dhe majat e maleve dhe « mani » emërtoheshin gurët e çmuar. (74)

Një nga forcat-jetësore më të rëndësishme është ajo e mendjes, prandaj pellazgët e çvendosën shpirtin-mana nga zëmra, siç ishte në zanafill, tek truri, në kohën e Perëndise Ptah dhe Thot, në Egjiptin faraonik. Emrit të Hënës “man”-a, i  dedikohet edhe emri i njeriut, që e zotëronte këtë forcë –jetesore, në trurin e tij. Njeriu nga vëzhgues u bë krijues, duke vënë në shërbim të tij natyrën, mitet dhe besimin. Ai tentoi t’i afrohet edhe vetë Zotit, duke emërtuar veten me emrin “MAN” të Hënës qe njihej si “syri i Krijuesit”, në besimin pellazg. Në gjuhën sanskrite “man-u” do të thotë-njeri, krijesë që mendon. (75) Në gjuhën angleze, baske(Spanjë), në Vëndet e ulta, njeriu emërtohet “man”, gjermane, norvegjeze “mann”,suedeze “människa” armeniane “mard”, daneze “mad”, finlandeze “mies”, bullgare, sllovake, “muzh” etj (76)

Une mendoj se fjala “njeri” e gjuhës shqipe, lidhet gjithashtu me Hënën, me kohën kur njeriu para-historik, mësoi të numëronte fazat e saj. Mitollogët dhe studiuesit e historisë së besimit, mund të sqarojnë më saktë, mitin e krijimit të njeriut të parë (1= një) të Adamit, që Zoti i dha pamjen e ngjashme me pamjen e tij. Fakti që emërtimi “nje-ri” është i njejtë me numrin “një”, siç e ka vetëm gjuha shqipe, dëshmon origjinën pellazgo-arbërore të mitit “Të krijimit” dhe të emrit të Adamit.

Në gjuhën e sotme shqipe është ruajtur forma më e vjetër e emrit të Hënës (Hana) dhe mendoj  se emri kultik i saj (Mana), lidhet me periudhën e hyjnizimit të figurës së gruas (me çfaqjen e matriarkatit). Gjithashtu mendoj se ky emer është formuar, nga shkrirja e dy emërtimeve që gjënden edhe sot në gjuhën shqipe, me të njejtin kuptim: “mama”=“nana” apo “nëna”(kjo e fundit më shpesh përdoret për gjyshet), duke na dhënë “mana”. Kam dëgjuar se gjyshet në fshatrat e Përmetit i thërrasin “mana”. Dihet se në besimin e pellazgëve, Hëna përfaqësoi hyjneshën krijuese (Dea madre).

 

Si përfundim : emri Mani i krahinës, në gadishullin e Peloponezit është formuar nga gjuha pellago-shqipe, si gjuhë e besimit të parë e njeriut europian , atij HËNOR dhe ka kuptimin: “Tokë hënore” apo “Tokë e shenjtë hënore”. Populli që i dha këtë emër, donte t’iu tregonte fiseve të tjera, se kjo trevë ju përkiste Arbërve, emër që gjithashtu e ka kuptimin mitik “TOKË E SHENJTË” (do të trajtohet në nje material tjetër).

 

Fatbardha Demi

8.10.2013

 

Greenhalgh & Eliopoulos 1985, p. 20. http://it.wikipedia.org/wiki/Maina_(penisola)

f44 Veis Seiko “Mbi elementët e përbashkëta në epikën shqipetaro-arbëreshe dhe sërbokroate” 2002

http://fr.wikipedia.org/wiki/Are%C3%B3poli

(Kassis 1979, p. 7.). http://it.wikipedia.org/wiki/Maina_(penisola)

http://it.wikipedia.org/wiki/Maina_(penisola)

Smith, “Selene”.-http://en.wikipedia.org/wiki/Selene A Dictionary of Greek and Roman biography and mythology William Smith, Ed.

it.wikipedia.org/wiki/Mena_(mitologia)

http://www.perseus.tufts.edu/hopper/text?doc=Perseus%3Atext%3A1999.04.0104%3Aalphabetic+letter%3DM

http://it.wikipedia.org/wiki/Giove_(divinit%C3%A0)

Orchard, Andy (1997). Dictionary of Norse Myth and Legend. Cassell. ISBN 0-304-34520-2) http://en.wikipedia.org/wiki/M%C3%A1ni )

f28 Massimiliano Franci « Astronomia Egizia » Edarc-edizioni ,Firenze, 2010

http://translate.google.fr/#it/af/luna

http://en.wiktionary.org/wiki/mēness

http://en.wikipedia.org/wiki/Mannaz

f325 A.Mati “Shqiperia, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen” Plejad,Tirane,2007)

f12 Massimiliano Franci (po aty)

http://en.wikipedia.org/wiki/Hana dhe http://en.wikipedia.org/wiki/Hannah

www.romanoimpero.com/…/culto-degli-dei-mani.htm.

Fjalor i gjuhes sanskrite http://sanskrit.inria.fr/DICO/49.html#man

http://en.wikipedia.org/wiki/Ma_(goddess)

Fjalor i gjuhes sanskrite (po aty)

(cfr. Robert Graves, “La Dea Bianca”, Adelphi, Milano, 1992) http://www.graffinrete.it/dismisura/articolo.php?a=1&f=2&p=6

http://planet.racine.ra.it/testi/luna2.htm

The Greek Magical Papyri in Translation : Including the Demotic Spells : Texts. University of Chicago Press. ISBN 978-0-226-04447-7.  PGM IV. 2785-2890 on pp.90-91, http://en.wikipedia.org/wiki/Triple_deity

http://en.wikipedia.org/wiki/Triple_deity

f34 Mircea Eliade “Storia delle credenze e delle idee religiose” BUR saggi, Milano 2013

f135 Niko Stillo “Etruskishte Toskerishte”

http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=38&t=640

http://www.miti3000.it/mito/collabora/radici.htm

http://www.treccani.it/enciclopedia/artemide_(Enciclopedia-Italiana)/

Mojkom Zeqo, “Panteoni ilir”, 1995- http://fejashqiptare.org/showthread.php?t=2)

http://it.wikipedia.org/wiki/Thalna

http://es.wikipedia.org/wiki/Artemisa

(M.Pokrovskij-D.L 1719)- f60 George Dumezil “La religione romana arcaica”, BUR Saggi, Milano,2011

f175 Franc Nopça “Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe”,botmet “Eneas”Tiranë ,2012

f176,f177,f185 (po aty)

f122 George Dumezil (po aty)

f22 Mircea Eliade (po aty)

http://www.interware.it/TSR/scuole/sardegna/tombe.htm

(http://fr.wikipedia.org/wiki/Dolmen_de_Man%C3%A9-Kerioned)

Emma Restall Orr. Living Druidry. (Piatkus Books, 2004). http://en.wikipedia.org/wiki/Awen

http://en.wikipedia.org/wiki/Awen

Annalisa Ronchi  –  http://planet.racine.ra.it/testi/luna2.htm

(Kolë Jakova. “Kreshnikët”, “Shtëpia Botuese e Lidhjës së Shkrimtarëve”, fq. 190-191.) “Ballkanizmat: Shtresa greko-romake në folklorin e popujve vendas”  Rovena VATA Qendra e Studimeve Ndëruniversitare Albanologjike Tiranë. http://revistahaemus.blogspot.fr/2012/04/ballkanizmat-shtresa-greko-romake-ne.html

http://it.wikipedia.org/wiki/Dolmen

http://en.wiktionary.org/wiki/manata#Finnish

http://sanskrit.inria.fr/DICO/49.html#man.

http://en.wikipedia.org/wiki/Mot_(Semitic_god)

http://www.mythologydictionary.com/mari-mythology.html

http://it.wikipedia.org/wiki/Mania_(mitologia)

Fjalor i gjuhes sanskrite (po aty)

www.romanoimpero.com/…/culto-degli-dei-mani….

http://www.newadvent.org/cathen/09591a.htm

http://www.mythologydictionary.com/mari-mythology.html)

Brian Greaney – http://cartesensibili.wordpress.com/2012/05/28/v-ravagli-le-molte-facce-della-dea-madre-le-streghe-basche-di-zugarramurdi-di-maria-rosa-di-marco/

http://fr.wikipedia.org/wiki/Vocabulaire_de_l%27islam

Manes – Encyclopedia Mythica www.pantheon.org › … › Europe › Roman mythology)

f75 Franc Nopça “Pikpamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcise se Madhe” Botimet « Eneas » , Tirane, 2012

f212,213 Xhuzepe Katapano “Thoti fliste shqip” Botimet enciklopedike, Tirane, 2007)

http://sanskrit.inria.fr/DICO/48.html#bottom

f187 Franc Nopçia (po aty)

Antoneta Bertocchi, http://www.ecoantropologia.net/2008/07/09/sacri-bovini-origini-magiche-della-cultura-allevatoria-parte-prima/

http://chiarajo.altervista.org/opere/opere5.html

f37, 39 George Dumezil(po aty)

f152 George Dumezil    (po aty)

www.romanoimpero.com/…/culto-degli-dei-mani….

http://www.jadawin.info/amazzoni.htm

https://www.google.it/#q=mani+stones+nepal

http://commons.wikimedia.org/wiki/File:Mantras_caved_into_rock_in_Tibet.jpg

http://en.wikipedia.org/wiki/Snoldelev_Stone

Blust, Robert. “Austronesian Comparative Dictionary Online”– http://en.wikipedia.org/wiki/Mana

http://sanskrit.inria.fr/DICO/24.html#gur

https://www.google.it/search?q=menhir&tbm=isch&tbo=u&source=univ&sa=X&ei=DaNOUov2Os6ZhQeC2oGQCg&sqi=2&ved=0CDoQsAQ&biw=1024&bih=486&dpr=1

74-http://www.newadvent.org/cathen/09591a.htm

75- http://sanskrit.inria.fr/DICO/49.html#man

76- http://translate.google.fr/#sq/sv/njeri

FUND

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: BESIMI HËNOR DËSHMI E AUTOKTONISË, Fatbardha Demi, SË KOMBIT ARBËR

ÇNDERIMI I FEMRËS SHQIPËTARE, SI ARMË LUFTARAKE, PSIKOLOGJIKE DHE E GENOCIDIT

July 27, 2013 by dgreca

ÇNDERIMI  I  FEMRËS  SHQIPËTARE, SI ARMË LUFTARAKE, PSIKOLOGJIKE DHE E GENOCIDIT KUNDËR POPULLIT SHQIPËTAR, NË  KOHË TË LUFTËS  DHE TË PAQES/

Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve, që të harrohen ato, çfarë kanë bërë serbët ndaj tyre.” – ”Radniçke novine”, Beograd 22 tetor 1913./

 Shkruan: Fatbardha Demi/

Historikisht, çnderimi  i femrave gjatë luftrave pushtuese, quhej si një “trofe” dhe “e drejtë” e fituesit dhe kështu është trajtuar deri në kohët moderne. “Pavarsisht provave të dhunës seksuale gjatë Luftës së II Botërore -shprehet Anne Marie de Brower, studiuese në  Universitetin e Tilburgut në Norvegji – mungesa e dëshirës për të dënuar këtë lloj krimi, çoi në mos ndjekjen e autorëve në Proçesin e Nurenbergut” (1)

Të njejtin fakt e pohon edhe gjyqtari Richard Goldston, prokuror në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, se “për krimin e përdhunimit, komuniteti ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë i interesuar” (2)

Megjithatë që në vitin 1948, dhunimi i femrave gjatë konflikteve të armatosura, u përfshi në krimin e genocidit (“Konventa mbi parandalimin e krimit të genocidit” e Asamblesë së Përgjithshme të OKB më 1948). Në kreun e tretë të kësaj Konvente (pika “d” dhe “e”) si krime të genocidit përfshihej edhe bashkëpunimi dhe tentativa për genocid.  ( 3)

Në deklarimet e përfaqësuesve të politikës dhe në masmedia, këmbengulet se me krijimin dhe pasurimin e institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare me ligje dhe masa të shumta kundër llojeve të ndryshme të krimit, në shekullin që lamë pas, shoqëria europiane është zhvilluar drejt një botkuptimi më humanitar.

Por sipas Zyrës së statistikave të OKB (v.2000) dëshmohet se në shekullin e 20-të, ndërsa në Luftën e I Botërore  vetëm 5% ishin viktima nga popullsia civile, në Luftën e II Botërore arriti në masën 52%  dhe në vitin 1991,  90% e viktimave ishin nga popullsia që nuk ishte palë e luftimeve. (4)

Gjithashtu vihet re se, përshkallëzim nuk kanë patur vetëm numri i viktimave civile, por edhe shtimi i llojeve dhe egërsisë së krimeve, krahasuar me të gjtha epokat e historisë njerëzore. Për këtë arësye, studiuesit, shekullin e 20-të e kanë përkufizuar “shekulli i genocideve”.(5)  

Vërtetësinë e këtij fakti e dëshmoi veprimtarija e ish-shtetit Jugosllav, i cili e mbylli këtë fund shekull me një genocid të përgjakshëm ku 80% të viktimave civile në Kosovë ishin femrat dhe femijët. (6)

Shoqëria moderne europiane dhe botërore, pati mundësi të shikojë, se deri në ç’shkallë degradimi njerëzor, mund të arrijë një shtet dhe një popull. Them “mundësi” sepse, në opinionin europian dhe atë botëror, shumë pak u bë e njohur ajo çka ndodhi, sidomos mbi femrat shqipetare.  Dëshmitë e viktimave të gjallë (por edhe të vdekur dhe të zhdukur) faktojne se edhe pas 68 vjetëve të kapitullimit të nazizmit, rrënjet ideollogjike dhe institucionale të tij, vazhdojnë të mbijetojnë në Europën e shekullit të 21.

 

Kosova dëshmon:

R.N. nga Prishtina, në mbarim të luftës, ështe gjetur e lidhur, në lokalin e Fakultetit Juridik. Ajo kujton : “Njëri prej milicëve më ra me shuplakë dhe menjëherë më pëlciti gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri vuri gishtin te buzët e mia, e ngjyu me gjak dhe tha: “Siç duket të gjithë shqiptarët e kanë gjakun e ëmbël dhe unë me këtë thikë do t’i shijoj të gjitha…Unë, Nenad Stojanoviq, do të ta lë një kujtim për tërë jetën. Ma afroi cigaren te gjitë e mi dhe e fiku atje. Mbi një paketë ka shuar në trupin tim për disa orë… Nuk e di se sa burra kanë luajtur me trupin tim,ende sot, kam  me qindra plagë cigaresh dhe thike. (7)

Ahmet Grajqevci (kryetar i shoqatës për hetimin e krimeve gjatë luftës dhe personave të zhdukur 1998-1999.): Në objektet e fabrikave, nëpër shtëpija, oborre, në spitalin e Prishtinës janë bërë vrasje, përdhunime dhe deshimtarët flasin edhe për autopsi të njerëzve të gjallë. Më 27.03.1999 Servete Halimaj nga fshati Shkabaj Dardhiç, shtatzanë me dy binjakë, kishte lindur femijën e parë dhe ja kishin vënë emrin Fitore. Në këtë kohë hyjnë kriminelët për t’i dëbuar dhe e shohin se ishte gjatë lindjes dhe i thonë se nuk ke për ta lindur… Ajo u përgjegj se do të lindin motrat e mija… trupin e saj e gjetëm të masakruar me duar të këputura. Ne nuk dimë se çu bë me binjakët. (8)

Më 25 janar 2001, në një transmetim radiofonik të një dokumentari në Radion Publike Nacionale të Shteteve të Bashkuara, të titulluar “Fshehja e krimit”, tregohej se forcat serbe e jugosllave transportonin në mënyrë sistematike trupat e shqiptarëve të vrarë në kompleksin e minierave të Trepçës pranë Mitrovicës, ku shndërroheshin në hí. Sipas raportit që citonte luftëtarë serbë dhe “një zyrtar të informuar mirë të shërbimeve sekrete serbe”, në Trepçë ishin kremuar 1 200- 1 500 kufoma… Burra të dyshuar për lidhje me UÇK-në, vriteshin aty për aty. Një dyshim i tillë mund të bazohej ndonjëherë thjesht tek fakti, që dikush kish moshën e një luftëtari. (19)

Shaip Vrellaku i zënë rob nga forcat sërbe pohon: “Me sytë e mi pashë policin duke i djegur vajzat që i kishin dhunuar në stacionin e trenit në Gllogoc. Edhe sot i dëgjoj ato britma të tmerrshme dhe trishtuese të vajzave që digjeshin.   (10)

 

Përse dhunimi seksual i femrave shqipëtare është akti më i rëndë kriminal, i luftës së Kosovës ?

Së pari: Sepse ky akt i forcave sërbe, nuk ka qenë i vetmi i ushtruar mbi viktimat, por i shoqëruar me krime të tjera të emërtuara dhe të dënuara nga Konventat Ndërkombëtare si ”Krime Lufte” dhe “Krim kundër Njerëzimit”. Për këtë arësye, autorët, ideatorët dhe bashkëpunëtorët në krimin e dhunimit seksual, duhet jo vetëm të trajtohen në kuadrin e krimeve të luftës, por të kenë peshën më të madhe të dënimit, për nga qëllimi dhe mënyra e kryerjes së tij.

Së dyti: Ka shërbyer si një mjet lufte gjatë kohës së konfliktit.  Ngjarjet e ndodhura në Kosovë dëshmuan se perdhunimi i femrave u përdor si një nga armët e çfarosjes dhe të zbimit masiv të popullsisë civile, e baraz-vlefshme me armatimin ushtarak,  kimik dhe të llojeve të tjera. Angela Minzoni-Deroche e emërton “një mënyrë e luftimit” (11).

Edhe Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (Amnesty International) ka pohuar se dhuna seksuale sot përdoret me paramendim, si strategji ushtarake, në krahasim me të njejtat raste të shekujve të kaluar (12)

Siç u dëshmua edhe në Bosnjë, dhuna seksuale gjatë konfliktit të armatosur ishte urdhëruar nga komanda sërbe si pjesë e strategjisë së spastrimit etnik, për ta detyruar popullsinë të largohej nga vendi dhe banesat e tyre. (13)

Kriminelët serbë, shfrytëzuan dhunën seksuale dhe vrasjen e viktimave, deri edhe për të helmuar ujin e puseve “Në një fshat të rajonit të Drenicës u përdhunuan, u vranë e u hodhën në pus tetë gra. (14)

Së treti: Është përdorur duke patur parasysh pasojat (për të cilat ishte planifikuar) edhe mbas mbarimit të luftës. Viktimat (nënat, motrat, vajzat, fêmijet) vazhdojnë të jetojnë me krimin dhe rrjedhojat e tij fizike dhe psiqike. Ato humbasin aftësinë për të jetuar normalisht, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin mendor dhe fizik edhe të brezit të ardhshëm, rrethit familjar dhe ulin moralin dhe forcën për përballimin e pasojave si dhe vizionin për të ardhmen në shoqërinë ku jetojnë. Duke goditur femrën shqipetare, është goditur jo vetëm Kosova e luftës, por edhe shteti i Kosovës së mbas luftës.

Dhuna seksuale duke qenë një dukuri e njohur e shoqërisë edhe në kohë paqje, janë berë studime të shumta të shkaqeve dhe pasojave të këtij akti kriminal. Studimet kanë treguar se:

-1/3 e viktimave pësojnë depresion të rendë për një periudhë kohore dhe 17% e tyre vetvriten.

-Ruajnë përbrënda revolten dhe përjetojnë ndjenjën e turpit dhe të fajësimit të vetvetes qe i pengon të tregojnë për çka u ka ndodhur e për të marrë ndihmën e nevojshme mjeko-ligjore.

– Çfaqin mungesë dëshire për të vijuar jetën shoqërore dhe ndjejnë vështirësi në punë.

– Kanë probleme të natyrës së marrdhënieve seksuale etj.

Me kalimin e kohës dhe pa ndihmën e nevojshme, pasojat bëhen të pashërueshme si : ankthi, shqetësime në ngrënje, pagjumësi dhe rijetimin e ngjarjes, gjëndje të rëndë shëndetêsore ose sëmundje të natyrës psiqike, turpi dhe frika e përherëshme etj.

Në kohë lufte, dhuna seksuale ka pasoja shumë herë më të rënda se sa në kohë paqeje. Shkaku është se viktima përveç torturimit dhe vrasjes, ka përjetuar shokun e rëndë psikologjik, sepse dhunimi seksual është bërë nga grupe agresorësh, në prani të njerëzve më të afërt dhe të ambjentit ku jeton dhe shpesh i përsëritur në kohë.

Krimi ndaj tyre  është shoqëruar me tragjedinë e vrasjes apo torturimit të fëmijëve dhe familjes së tyre dhe në kushte të vështira të mbijetesës. Për këto pasoja të rënda për njeriun , për herë të parë, Gjykata Ndërkombëtare (për Krimet e luftës në Ruanda në v.1998) dënoi të akuzuarin (Jean-Paul Akayesu) per genocid, në ushtrimin e krimit të dhunës seksuale në kohën e konfliktit të armatosur, me aresyetimin “për shkatërimin shpirtëror dhe deshirës për të jetuar dhe vetë jetës! ” ( 15)

Ahmet Grajqevci dëshmon se çdo femër me të cilën është takuar, në fund i ka thënë: “Më mirë të kisha  vdekur se sa jam gjallë!..Kanë ndodhur shumë vetvrasje mbas lufte” (16)

Çburrërimi i shoqërisë dhe institucioneve shqipetare.

Për shqipetarët, çburrërimi ka lidhje me NDERIN e tij dhe sipas traditës mijëravjeçare “nderi i gruas, është pjesë e nderit të burrit”. (kap. II Kodi penal në Kanun pika b,a, përdhunimi i grave)

Ky kod, që ka drejtuar ndër shekuj Kombin arbër edhe sot na habit me drejtësinë dhe paanshmërinë në shqyrtimin e akteve të dënueshme në fis dhe jashtë tij. Ç’farë dënimi parashikohej në Kanun, për dhunën seksuale ndaj femrës? “Nëse merrej vesh se një grua ishte përdhunuar, përdhunuesi ndiqej dhe dënohej. Herët ose vonë, përdhunuesi duhej të paguante, me gjakun e vet, për aktin e tij” (17)

Dënimi me vdekje, nuk i jepej thjesht për aktin e çastit  të “instiktit mashkullor” të autorit, por për faktin se ishte kryer mbi gruan, motrën dhe vajzën, figura “të shenjta” për shqipetarët.

Sipas studiuesit Zef Ahmeti “Pushteti i nderit për shqipetarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit…Nderi bën shtëpinë, thuhet në Kanun…”. (po aty)

Përse sot e akuzoj (pa përgjithësuar) shoqërinë e shqipetarëve të Kosovës për “çburrërim”? Sepse sot, ata e përbuzën dhe e braktisën traditën mijëravjeçare “të nderit të burrit”, por dhe idealin e “humanizmit” që udhëheq shoqëritë më të përparuara europiane. Ata braktisën edhe nënën e femijëve të tyre, motrën, të afërmit femra dhe në përgjithësi, femrat, viktima të krimit seksual të hordhive sërbe dhe bashkepunëtorëve të tyre.

Si është e mundur, që një shoqëri e cila me shekuj e ka ndjerë genocidin, përbuzjen dhe mohimin e një jetese dinjitoze mbi kurriz, tani që e gezon lirinë qytetare, të përbuzë viktimat femra të një gjaku ?

Veprimtarja e palodhur në ndihmë të viktimave të dhunës seksuale, Behide Hasanaj, më ka dërguar një dëshmi tronditëse të njerës prej tyre : « Jam dhunuar nga forcat sërbe tre ditë me rradhë, motra ime po ashtu. Pasi na kishin dëbuar nga shtepitë tona, na grabitën nga kolona me shumë femra të tjera…Sa herë që kundërshtonim dhe mbroheshim, na hiqnin dhëmbët dhe thonjtë, një e nga një. Na detyronin të qeshnim me zor, na prisnin trupin me thikë dhe na kërcënonin se do të na nxirrnin sytë. Na kanë masakruar për së gjalli, si asht ma zi. Na kanë prerë kraharor dhe gjinj…Ah medet, që nuk kemi kujt me i besu, me kënd me fol. Kush do të na ndihmonte? Kush do të na përkrahte? Kush do të na kuptonte?! (dërguar dt 20.07.2013 nga Behide Hasanaj)

Kur i them Behides se më mjaftojnë dëshmitë që më ka dërguar, ajo më lutet “ prit, prit dëgjoje edhe këtë…edhe këtë tjetrën, kam aq shumë rrëfime që gratë i mbajnë përbrënda zemrës. Nuk ta merr mëndja se ç’farë kanë hequr dhe sot kurkush nuk i dëgjon, as nuk i sheh”.

Vetëm Organizata Joqeveritare e Gruas “Jeta në Kastriot”, e drejtuar nga Luljeta Selimi, ka nën përkujdesje 2 016 femra shqiptare, të përdhunuara nga forcat serbe. Njëqind e njëzet e katër (124) prej tyre kanë plagë të dukshme në trup (gjinj të prerë, gishtërinj të këputur, nëntë janë me nga një sy të nxjerrë dhe gjashtëmbëdhjetë me plagë të hapura në fytyrë), të cilat janë në gjendje të rëndë shëndetësore e psikike.  ( 18)

Në emisionin « Në kërkim…» emisioni 13, mars 2013, Nazlie Bala, aktiviste për të drejtat e grave prej 23 vitesh, pohon se “të gjitha institucionet i kanë patur dyert e mbyllura për këtë krim edhe pse viktimat janë të gjalla midis nesh. Vetë udhëheqësit e Shtetit të Kosovës e kanë trajtuar si turp”.

“Nderi-thekson studiuesi Zef Ahmeti-në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen “zonat” e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse Kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej “zonës së turpit”.  Një shoqëri, që është indiferente ndaj viktimave femra të dhunës seksuale, që nuk i dënon  autorët sipas ligjeve, jo më të Kanunit, por të shtetit të tyre dhe Gjykatave ndërkombëtare, që i shikon mosperfillëse se si vuajnë për mbijetesë, që nuk e vlerëson aktin e tyre heroik të përjetimit të krimit më të rënde të luftës dhe këmbenguljen për t’iu kthyer jetës normale, një shoqëri e tillë ndodhet pikërisht “NË ZONËN E TURPIT”!

Këtë fakt e dëshmojnë rastet e femrave të dhunuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë, që jetojnë në vendet perëndimore. Si është e mundur që tek të huajt, kanë gjetur respektin ,vlerësimin dhe mbështetjen e gjithanëshme, ndërkohë që ju mohua nga familjarët (pa përgjithësuar), rrethi shoqëror dhe sidomos nga Institucionet e një shteti për të cilin ato “paguan” më shtrenjtë se bashkombasit e tyre meshkuj?

Ahmet Grajqevci: une e kam ngritur në qeveri. Pse nuk formohet një qendër me psikologë që të merren me këto raste, ne në Mitrovicë e kemi një qendër të tillë, me buxhet të vogël me sallë leximi, ngrënie. Asnjëherë nuk ka vajtur kush ta shikojë. Shokët më thonë : Leje këtë punë se s’duhet të merresh me këtë. Ata harrojnë se në karrigen që ulen ,është gjaku dhe eshtrat e viktimave… (19)

Juristja Sadie Bekiçi e revoltuar shprehet: “Në rast se bota mashkullore: burrat, baballarët vëllezërit tanë, nuk mundej të na mbrojnë nga përdhunimet gjatë luftës, si nuk po mund me na mbrojtë pas luftës?”   (20)

Turpi dhe papërgjegjshmëria më e madhe, që çfaqet sot në shoqërinë kosovare është FSHEHJA e krimit.  Ky veprim godet shëndetin fizik dhe psiqik të viktimës femër, sepse nuk i mundëson marrjen e ndihmës së gjithanshme, pa të cilën pasojat “pastraumatike” siç theksojnë mjekët, bëhen më të rënda dhe të pashërueshme. Heshtja, i lë të lirë autorët të cilët shoqëria moderne i shikon si rrezik të mundshëm për përsëritjen e akteve të tilla kriminale. Fshehja e krimit të dhunës seksuale e bazuar në një pseudo-moral të sëmure, të shoqërisë shqipetare dhe të Institucioneve të shtetit të Kosovës, nuk ka asnjë lidhje me Kanunin, ku dënohej autori dhe jo viktima.

Në mënyre të pandergjegjëshme i bën bashkë-punëtorë të strategjisë së makinës ushtarake sërbe të kohës së luftës, për të goditur popullin shqipetar dhe shtetin e Kosovës, mbas mbarimit të saj. Po aq armiqësor, ndaj viktimave shqipetare, është veprimi i mos përfshirjes në dokumentacionin për krimet e luftës, nga ana e Institutit të ngritur për këtë qëllim, të krimeve të dhunës seksuale për të cilat kanë patur dijeni edhe Shtetet perëndimore.

Njoftime për ekzistencën e kampeve të përdhunimit në Kosovë janë dhënë qysh gjatë ditëve të luftës nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria Britanike dhe NATO.(21)

Heshtet jo vetëm për dhunimin seksual të femrave shqipetare gjatë luftës, por nuk përmëndet  as ay i meshkujve. Në një studim të Lara Stemple ( 2009). (“Male Rape and Human Rights”. Hastings Law Journal 60 (3): 605. URL consultato in data 17 luglio 2011.) dëshmohet se 80% e të burgosurve meshkuj në kampet e Sarajevës janë dhunuar apo torturuar seksualisht. Autorja shprehet se “mungesa e vëmëndjes kundrejt abuzimeve seksuale të meshkujve gjatë konflikteve , është veçanrisht shqetësuese, për një dukuri shumë të përhapur”(22)

Pra nuk kish si të ishin kursyer as meshkujt shqipetarë, nga një ushtri që kishte humbur çdo tipar njerëzor. Është akt burrëror dhe në nderin e çdo shqipetari (femër apo mashkull), të dëshmojë aktet kriminale që përjetuan mbi trupin e tyre apo si dëshimtarë të këtyre akteve, për të bërë të mundur dënimin e autorëve, në emër edhe të atyre që sot nuk janë më gjallë apo të zhdukur pa lënë gjurmë.

Si pasojë e mosangazhimit nga ana e Institucioneve shtetërore të Kosovës, e sidomos të Republikës së Shqipërisë, anëtare e OKB-së dhe nënshkruese e Konventave për të drejtat e minoriteteve dhe mbi Krimet e Luftës, Organizmat ndërkombëtare nuk e njohin si Genocid (ku përfshihet edhe dhuna seksuale), krimet mbi popullsinë shqipetare në Kosove. Ky genocid mbi shqipetarët është ushtruar jo vetëm gjatë luftës së fundit të përgjakshme të shovenizmit serb(1989-1999), por gjatë të gjithë shekullit 20, në hapsirën e pesë shteteve ballkanike.

Sot në planin juridik, nga organizmat ndërkombetare të OKB-së, janë pranuar si genocide të shk.20 vetëm: masakrimi i popullsisë armeniane nga Perandoria Otomane(1915–1916), spastrimi etnik i çeçenëve urdhëruar nga Stalini(1944) i çifutëve nga nazistët (1945), i popullsisë tutsis në Ruanda 1994, popullsisë mysylmane në Serbrenicë, nga shteti Jugosllav (2004) (Génocide-Wikipedia).

Ja përse nuk duhet heshtur! Gjaku i derdhur gjatë shk.20-të, akti i fundit i të cilit u zhvillua në Kosovë DUHET TË NJIHET nga opinioni botëror.

Një femër e dhunuar gjatë luftës në Kosovë është martire e forcave të errëta dhe kriminale, që vijojnë të  kërcënojnë dhe të rrezikojnë ardhmërinë paqësore të Ballkanit.  Që të mos përsëriten krimet e shkuara dhe të sigurohet jetesa paqësore ndërmjet popujve, duhen dënuar ideatorët, hartuesit dhe zbatuesit e strategjisë së çfarosjes dhe racizmit.

Këtë “pushtet të Zeusit” e ka  në dorë Gjykata.

Krimet e Luftës në Kosovë dhe Gjykata Ndërkombëtare

Them “Gjykata Ndërkombëtare” sepse faktikisht në biografinë 14 vjeçare të Shtetit të Kosovës, për mirë apo për keq, vulën e kanë ndërkombëtaret. Nuk besoj se ka një popull aq mirënjohës, për ndihmën e dhënë nga forcat ushtarake të huaja, se sa shqipetarët. Kjo mirënjohje sipas traditës, do të përcillet brez pas brezi dhe do të zerë një vend të shënuar në historinë e Kombit tonë, për faktin, se ishte hera e parë, gjatë dy shekujve që kaluan, që në përpjekjet e tij kundër pushtuesve pati ndihmën e Fuqive të Mëdha.

Besoj gjithashtu, se nuk ka shprehje më domethënëse, se deri ku i kishte vajtur « thika në kockë » këtij populli, se sa kur pranoi edhe sakrifikimin e bashkë-kombësve civil gjatë bombardimeve të NATO-s. Siç është nënvizuar në një raport të Human Rights Watch të shkurtit të vitit 2000, të titulluar “Vdekjet e Civilëve gjatë Fushatës Ajrore të NATO-s”, bombardimi i NATO-s shkaktoi në të gjithë Jugosllavinë rreth 500 viktima civile. 55-60% e këtyre viktimave ishin kosovarë (23)

Të gjitha sakrificat, shqipetarët i kanë pranuar me krenari, vetëm e vetëm për të patur po ato të drejta dhe po atë liri që i gezojnë popujt e tjerë europianë. Në emër të këtyre « Të Drejtave të Njeriut » shqipetarët kërkojnë dënimin e autorëve, si për çdo vepër kriminale kundër jetës së njeriut (ku përfshihet edhe krimi i dhunës seksuale), një kërkesë që qëndron në themel të çdo Kushtetute të vendeve të BE-së.  Sot , si populli dhe viktimat shqipetare që i mbijetuan luftës së përgjakshme, ashtu edhe analistët ndërkombëtare, pranojnë se në këtë drejtim, sistemi gjyqësor në shtetin e Kosovës ka dështuar.  Njerëzit e ligjit dhe analistë të ndryshëm rradhisin një serë shkaqesh administrative, politike dhe të rrethanave të kohës.

Me qenëse tema që po trajtoj, lidhet me dukurinë më të rendë në Europë, që pas Luftës së Dyte Boterore, pa u zgjatur po përqëndrohem tek Raporti « Trajtimi çnjerëzor i personave dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë »(Dok. 12462,  7 janar 2011) i prokurorit Dik Marty, në emër të Komitetit të Çështjeve Juridike dhe i të Drejtave të Njeriut.

Përse ky raport përfaqëson dështimin e drejtësisë në Kosovë dhe rrjedhimisht mosdënimin  (ndërmjet krimeve të tjera) të dhunës seksuale mbi femrat shqipetare, duke patur parasysh përmasat dhe pasojat e këtij krimi?  Sepse ky dokument ligjor i një Institucioni Ndërkombëtar, pasqyron disa tendenca në qëndrimin, veprimtarinë dhe ideollogjinë europiane ndaj “Çështjes shqipetare”, që  udhëhoqi veprimtarinë e gjyqësorit në Kosovë, nëpërmjet UMNIK-ut dhe sot EULEX-it.

Nuk e di, se si një sallë e mbushur me politikanë dhe përfaqësues shtetërorë të vendeve më të zhvilluara europiane, kanë pranuar të dëgjojnë një raport të bazuar mbi një platformë ideollogjike raciste për shtetin e Kosovës, Ushtrinë e saj çlirimtare dhe panoramën e ngjarjeve gjatë luftës. Siç dëshmon edhe vetë prokurori Dik Marty, nisma e tij mori shkas nga botimi i “kujtimeve” të ish Kryeprokurores së Gjykatës Ndërombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi (GJPNIJ), Carla del Ponte (“La caccia – Io e i criminali di guerra”, prill 2008) mbi “trafikun e organeve” të robërve serbë.

Mbasi vë ne dukje “gabimin” e bombardimeve te NATOS, akuzon se: “përpjekjet për të nxjerrë në dukje faktet dhe për të ndëshkuar krimet e luftës ishin përqendruar sidomos në një drejtim, duke u mbështetur në prezumimin e nënkuptuar se njëra palë ishte viktimat, dhe pala tjetër, xhelatët”.

Sipas kësaj llogjike të prokurorit ndërkombëtar edhe Gjykata e Nurembergut, që gjykoi krimet e nazizmit, paska punuar padrejtësisht “vetëm në një drejtim” në dënimin e krimeve të nazistëve. Sepse nuk duket asnjë ndryshim në mes të këtyre dy agresioneve, si për nga qëllimi, mjetet e përdorura dhe rrjedhojave të tyre, përveç hapsirës gjeografike dhe konfliktit brënda një bashkësie politike shtetesh, nën emrin “Jugosllavi”.

Ku janë shkeljet e zotit Dik Marty?

Së pari: Sipas prokurorit: “GJPNIJ kishte kompetencë për ndjekje e gjykim të krimeve të kryera deri në qershor 1999. Veprimet me të cilat po merremi sot, pretendohet të kenë ndodhur sidomos duke filluar nga vera e vitit 1999”. Pra pjesa më e madhe e “akuzave” të përfshira në Raport, nuk mund të përcaktohen si “krime lufte” por “krime në kohë paqje”, të një organizmi shtetëror shqipetar nën mbikqyrjen e ndërkombëtarëve. Kjo “ngatëresë” në dallimin e periudhave kohore të kryerjes së “krimimeve” nga prokurori , i hap rrugën për ta fryrë raportin e tij me të gjitha aktet e kriminalitetit që sundojnë edhe sot e kësaj dite, jo vetëm në vëndet ballkanike, por edhe në ato europiane edhe më gjerë si, korupsioni, trafiku i njerezve dhe punëtoreve të seksit, pasurimi kriminal, aktiviteti mafjoz, vrasjet politike, etj.

Në Raportin special paraqitur në Këshillin e Europës (17.05.2013) « Mbi kriminalitetin e organizuar, korrupsionin dhe riciklimin e parave” (A7-0175/2013 – Salvatore Lacolino)

vërehet se 74% të qytetarëve (të BE-së) e quajnë korupsionin problemin themelor të vendit të tyre, po kështu edhe në nivel ndërkombëtar dhe se dukuri të korupsionit vërehen në të gjithë sektorët e shoqërisë… (24) Veprimet e një grupi individësh (qofshin edhe me biografi luftarake) nuk mund të kriminalizojnë një luftë heroike, të një populli të skllavëruar.

Ironija, disinformimi dhe përbuzja e prokurorit D.Marty, ndihen gjatë të gjthë “historikut” mbi luftën e UÇK-së, ku luftetarët, si “ushtarë   për kauzën e një atdheu nuk përbënin detyrimisht shumicën”, Adem Jashari “komandanti fshatar i UÇK-së”, “Shumë rekrutë që përbënin një ushtri fshatare… kanë kaluar në Kosovë armë kontrabande”, “kjo formë fillestare e UÇKsë mori fund përfundimisht dhe hyri në folklor si një shprehje romantike për çlirimin e Kosovës”, “se strukturat e njësive të UÇK-së i ishin përshtatur… një tërësi rregullash të njohura nën emrin kanun”, etj…

Dallimi midis popujve “të zhvilluar, të qytetruar dhe të fortë ushtarakisht” dhe popujve “të pazhvilluar-fshatar ” qëndron në themel të tezave raciste.

Së dyti: Përse për të gjithë të zhdukurit e etnisë sërbe fajësohet  UÇK-ja? Në Dosjen “Pandora” dëshmohen emrat e personave që kanë urdhëruar komandot (kriminale) për eliminimin e kundërshtarëve (shqipetarë) por edhe të bashkëpunëtorëve të tyre serbë… (25)

Së treti: Përse zoti D.Marty nuk ka marrë mundimin të interesohet për vijimin e genocidit sërb edhe mbas luftës në Kosovë, me qënëse pretendon një drejtësi ndërkombëtare “për të gjithë kriminelët”, por ka preferuar ta mbaje drejtimin e “rrufeve ndëshkuese të Zeusit” nga ana shqipetare, mbi të cilën vijon edhe sot genocidi i luftës? Në Kosovën e pasluftës, ka dokumentacion të bollshëm për fakte të kësaj natyre.

Dosja “Pandora”, që mban datën 14 mars të vitit 2006 përshkruan skemën e funksionimit të policisë serbe (MUP) që vepron sot në Kosovë,  e cila përbëhet dhe udhëhiqet nga të njëjtit persona, të cilëve dokumentet konfidenciale të NATO-s iu referohen si kriminelë, kapo të bandave dhe të krimit të organizuar në veri të Kosovës, që prej përfundimit të luftës, në vitin 1999.

Menjëherë mbas luftës, ndërmjet natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u vranë prej pjesëtarëve të formacioneve serbe, kurse 1.564 familje shqiptare me gjithsej 11.364 persona u dëbuan dhunshëm nga banesat e tyre në veri të Mitrovicës. (26)

Për këto vrasje dhe spastrim etnik, nuk është bërë asnjë proçes gjyqësor vendor apo nderkombëtar. Habija më e madhe qëndron në faktin se – siç pohon Halit Barani, shefi i KDMLNJ (Këshillit të së Drejtave dhe Mbrojtjes së Lirisë së Njeriut) në Mitrovicë – të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare. “Prej kujt mund të presim që t’i kryejnë hetimet, kur ata vetë nuk bëjnë asgjë që t’i parandalonin këto vrasje ?” pyet Barani. (po aty).

Së katërti: Përse prokurori për hir të “drejtësise për të dënuar krimin” nuk përfshin në raportin e tij, genocidin e shtetit të ish Jugosllavisë të viteve 1981- 1989? Lufta e përgjakshme e 1989-99 qe vëtem akti final i veprimtarise shtetërore sërbe kundër popullsisë shqipetare. A nuk u bë helmimi i mijëra fëmijëve shqipetarë me gaz helmues luftarak, pa përmendur aktet e tjera të dhunës dhe genocidit?

Së pesti: Për akuzën e “gjuetisë ndaj tradhëtarëve” dua t’i kujtoj prokurorit ndërkombëtar, një shprehje të Krishtit në Testamentin e Ri. Kur turma donte ta vriste me gurrë, një grua të akuzuar për shkelje të nderit, ai ju drejtua me këto fjalë: “Kush nga ju nuk ka asnjë mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj”  (Giovanni 8,7) (27)

Le të na binde prokurori me fakte, se gjatë Luftës së II Botërore dhe pas mbarimit të saj, partizanët dhe populli francez, italian, rusë dhe të vendeve të tjera, nuk kanë vrarë dhe nuk  janë hakmarrë ndaj agresorëve që i kishin lyer duart me gjak dhe bashkëpunëtorëve të tyre vendës.

Nuk po zgjatem më tej, sepse nuk është qëllimi i këtij shkrimi analiza e plotë e Raportit të Prokurorit ndërkombetar Dik Marty dhe as e “analizave” të pseudo-intelektualëve shqipetarë dhe shkrimeve në medjan e huaj, që zhurmojnë (“për hir të së vërtetës”!!!) në mbështetje të mendimeve të tij.

Duket sikur i jam larguar temës, por në fakt, ky Raport i Prokurorit Ndërkombëtar, dëshmon se nje ideollogji raciste që ju imponohet organeve të drejtësisë, nuk mund të dënonte autorët serbë për krimet çnjerëzore të dhunës seksuale.

Luljeta Selimi në librin e saj ”Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” pohon: Unë i kuptoj kosovarët pse nuk flasin, nuk shkruajnë dhe nuk bëjnë gati asgjë për ti zbuluar dhunimet! Por nuk i kuptoj ndërkombëtarët që veprojnë ne Kosovë dhe e di se marrin donacione të majme për këtë punë dhe nuk bëjnë asgjë as për ti zbuluar dhunuesit e as për ti ndihmuar femrat e dhunuara…

Arsyeja tjetër që me shtyri ta botoj këtë libër me rrefime tronditëse të disa femrave të dhunuara është sjellja e palejueshme e ayre që janë të thirrur të bëjnë diçka në këtë drejtim! Ata sillen sikur këtu nuk kanë ndodhur as luftë, as vrasje, as djegie e plackitje as dhunime, as asgjë prej gjëjë. Ose edhe më keq, sillen sikur dhunimet kanë ndodhur diku tjeter, e jo këtu, para syve tanë dhe të botës!!! (28)

(Shkrimi i pjerët në tekst u përket pjesëve të marra nga Raporti i D.Marty)

 1- Anne-Marie de Brouwer, Supranational Criminal Prosecution of Sexual Violence, Intersentia, 2005, 5–7. ISBN 9050955339,  it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

2- Simons, Marlise -giugno 1996. “For first time, Court Defines Rape as War Crime” it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

3- Prevent Genocide International info@preventgenocide.org

4- “Tratto da The world’s women 2000. Trends and statistics”, a cura dell’Ufficio statistico delle Nazioni Unite, New York 2000. Versione italiana a cura della Commissione nazionale per la parità e le pari opportunità.

5- it.wikipedia.org/wiki/Genocidio‎

6- “Tratto da The world’s women 2000. Trends and statistics”, a cura dell’Ufficio statistico delle Nazioni Unite, New York 2000.

7- www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=139‎

8- “Ne kerkim…”Episodi 16 TV Kosova

9- [PDF] Michael S. Miller – Human Rights Watchwww.hrw.org/sites/default/files/reports/Under_Orders_Al_Combined.pdf)

10- 22. 05. 2013 pashtriku – krimet – fetntete ramosaj: pËrdhunimet si krime lufte www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1630‎)

11- Angela Minzoni – Deroche. Rape as a tactic of war – Advocacy Paper (PDF). Caritas France, novembre 2005

12- Laura Smith-Spark, How did rape become a weapon of war?, BBC News, 8 dicembre 2004. URL consultato in data 28 luglio 2008, it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

13- Human Rights News Bosnia: Landmark Verdicts for Rape, Torture, and Sexual Enslavement: Criminal Tribunal Convicts Bosnian Serbs for Crimes Against Humanity 02/22/01

14- [PDF] Michael S. Miller – Human Rights Watch

www.hrw.org/sites/default/files/reports/Under_Orders_Al_Combined.pdf

15- it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

16- “Ne kerkim…”Episodi 16 TV Kosova

17- “E drejta penale ne Kanunin e Leke Dukagjinit” Zef Ahmeti ,Univ St.Gallen, Zvicer –www.forumishqiptar.com/threads/88484…i…/page9‎

18- 22. 05. 2013 www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1630‎

19- “Ne kerkim…”emisioni 16 TV Kosova

20- « Tribuna :Krimet e heshtura te Serbise » e organizuar nga levizja Vetvendosja me rastin e 8 marsit.                                                   http://www.youtube.com/watch?v=1FUhKHNHpzk

21- 22. 05. 2013 pashtriku – krimet – fetntete ramosaj: pËrdhunimet si krime lufte www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1630‎

22- Stemple, p. 612. dhe Will Storr, The rape of men, 17 luglio 2011.it.wikipedia.org/wiki/Stupri_di_guerra‎

23- sq.wikibooks.org/wiki/NËN_PUSHTETIN_E…/13‎

24- www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?type=CRE&reference=20130611&…

25- dosja Pandora pashtriku.org

26- Dokumenti sekret i NATO’s që inkriminon Oliver Ivanoviçit http://www.lajmeshqip.com/

27- La pena di morte  www.raffaellosanzio.ct.it/progettolegalita/2M.pdf · Fichier PDF

28- Rrefimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë – videoweb.kosovalbaner.com › Hyrje › Lajmet › Reportazhe)

FUND

Filed Under: Analiza Tagged With: cnderimi i femres, Fatbardha Demi, shqiptare, si arme luftarake

HËNA DHE DIELLI, SIMBOLE KULTIKE NË DY KOKAT E SHQIPONJËS PELLAZGE

July 1, 2013 by dgreca

Pelasgetë kishinë nje besë te bukur’ e vjershëtore. Besonin gjithe shenjat’ e natyrës e trupet’ e qjellit; i faleshinë  djellit, henës, yjevet të mëdhenj, qiellit,revet,eresë,detit e të tjerave. Kjo besë, që thuhet “mythologji” eshte bes’ e të parëvet prindër tanë, pelasgvet./Sami Frashëri /

SHKRUAN:FATBARDHA DEMI/

 Foto: Aleksandri i Madh mbi qeleshen e të cilit dallohen qartë simbolet e besimit sellenik: Hëna dhe ylli tetë-cepësh/

Mbi  simbolin e flamurit shqipëtar, shqiponjës dy krenore të zezë në fushë të kuqe, janë bërë studime të shumta. Studiuesit e lashtësisë, pohojnë njëzëri se, shqiponja është një nga figurat kultike më të lashta, më të fuqishme dhe më jetëgjata. Edhe në ditët e sotme, ajo vazhdon të përfaqësoje gjuhën, kombin, emërtimin e Shqipetarëve, por edhe simbolet shtetërore të vëndeve të tjera, brënda dhe jashtë Europës.

Megjithatë, simboli i shqiponjës nuk ka aritur të trajtohet shkencërisht në domethënien e saj historike. Ka patur shumë hamëndsime, sidomos për qënien e dy kokave të drejtuara në anë të kundërta, përmendja e të cilëve do të hante shumë vend e kohë, dhe mendoj se janë të bazuara thjesht në ngjarjet historike dhe simbolin e dyfishtë, se sa pikërisht në natyrën e saj, si simbol kultik i BESIMIT  të Pellazgëve hyjnorë.

Përse Flamuri i shqipëtarëve (dhe jo vetëm ay, tek Kombi ynë) përfaqëson : Historinë e lindjes së besimit, njohjes së natyrës,  zhvillimit dhe e organizimit politik, e njeriut të parë në Lashtësi ?

Që t’iu pergjigjemi të gjitha këtyre atributeve të flamurit tonë, duhet të zbulojmë fillimisht se si u krijua emërtimi dhe kulti i shqiponjës dhe domosdoshmërisht të hyjmë në labirinthin e thellësisë së kohrave.

 

Kur lindi gjuha dhe besimi, tek njeriu primitiv ?

Një prej themeluesve të historisë moderne të besimit, Mircea Eliade (1907-1986) është shprehur se: “Duke qënë një dukuri njerëzore, besimi është edhe një dukuri shoqërore, gjuhësore dhe ekonomike – është i pakuptueshëm njeriu jashtë gjuhës dhe jetës në bashkësi”(1)

Prof. Anxhelo Karkanji (Angelo Carcagni), duke studiuar vizatimet e njeriut primitiv në shpellën Grotta dei Cervi në Porto Badisco (Itali), ka nxjerrë përfundimin se lindja e besimit është e lidhur me lindjen e gjuhës. Shtytja ndaj besimit mund të jetë e lindur, me qënëse e vërejmë në të gjithë botën, por sot mundet të pohojmë nga llogjika e fakteve, se besimi është zhvilluar krahas me gjuhën (si mjet komunikimi), afërsisht 50 mije vjet përpara. (2) Për të shprehur besimin e tij, njeriu primitiv fillimisht ka zhvilluar në formën e mjaftueshme për komunikim – gjuhën, dmth një sasi të caktuar fjalësh. Për këtë arësye në besimin pellazg, por edhe në fetë e reja që lindën prej tij, thuhet se: “E para ishte fjala”.

Prof Angelo Carcagni në studimin e tij “Gjuha dhe mendimi simbolik”, pohon se fjala që krijoi njeriu primitiv, nuk përcaktonte vetëm një send apo dukuri, siç ndodh sot, por  shprehte një mendim të tërë. Për rrjedhojë, fjala luante rolin e një simboli : “ Me zhvillimin e të folurit, njeriu primitiv përftoi një mundësi të re të marrdhënieve në komunitet, të  shkëmbimit simbolik (fjala-simbol)…Roli i saj zanafillor (i fjalës) është ndërtues në zhvillimin e njeriut dhe duhet të njihet në përbërësit e saj kryesor: Të vendosë identitetin e grupit, të krijojë një rregull shoqëror të lidhjes dhe të bashk-jetesës,të disiplinojë sjelljet subkoshiente…Kur flasim për shenja dhe simbole të botës neolitike, të jetës neolitike, të qytetrimit neolitik, nuk bëhet fjalë për çështje thjesht emërtimesh…nuk gjëndemi përballë “shënjave” të thjeshta , sepse mbrapa këtyre shënjave, mbrapa këtyre simboleve përcaktuese (fjalës) ndodhen ide, koncepte, këndvështrime mbi botën e deri edhe ndjenja dhe emocione. (3) Duke kuptuar se gjuha e parë që krijoi njëriu, përbëhej nga fjalë-simbole që shprehnin një mendim të thjeshtë (më vonë edhe ide të kuptueshme vetëm nga “njerëz të zgjedhur”), kemi gjetur ÇELËSIN që hap portën e labirintit të Lashtësisë dhe të besimit pellazg, nga e ka origjinën edhe emri dhe miti i shqiponjës i flamurit tonë kombëtar.

Ku e mbeshtes këtë mendim?

Lieblein, në një paragraf të shkruar në vitin 1884 pohonte se: “ Vete idea e Zotit ishte zhvilluar në një periudhe më të herëshme të gjuhëve sesa gjuha indo-europiane…Kur të kemi arritur deri kaq larg (sa të zbulojme këtë gjuhë zanafillore-shën im), ka shumë të ngjarë, që në këtë gjuhë parahistorike, të gjejmë edhe fjalë që shprehin idenë e Zotit “ (4)

Për lidhjen e fjalës me besimin ka shkruar Ptahhotepi (2400 pk): “Fjala shkruhet me një yll, sepse synohet të përndritet shpirti i lexuesit me një dritë me prejardhje hyjnore”. (5)

Prof Angelo Carcagni dhe studiuesit e tjerë, dëshmuan natyrën simbolike të gjuhës së parë, të krijuar në lashtësi dhe lidhjen e saj me besimin, por nuk kanë mundur ta vërtetojë me fjalorin e gjuhëve të lashta apo të atyre që fliten sot.

Të parët që e kanë faktuar me anën e gjuhës këtë lidhje, kanë qënë studiuesit arbër. Në veprën madhore “Thoti fliste shqip” Xhuzepe Katapano zbërthen emrin e shqiponjës (AIN në arbërisht), duke pohuar filozofinë e besimit Pellazg : A=At,Parimi i Parë, Zot At i Përjetshëm , I=Fjala Krijuese , N= protomateria (lënda fillestare, e parë, prej nga u krijuan të tjerat) (6)

Studiuesi zbuloi tek shkrimet në papiruse,  gdhëndjet e gurta të Piramideve  apo në emertimet e Perëndive të Egjiptit të lashtë, edhe shumë fjalë/simbole të tjera, të besimit pellazgo-ilir, me anën e gjuhës arbërishte (shqipe).

Ky fakt mbështetet në gjeografinë historike të përhapjes së fiseve pellazgo-ilire dhe të miteve të tyre, një prej të cilave është edhe ay i shqiponjës. Spiro Konda pohon se “Atje ku ka fjalë pellazgjike, atje gjënden edhe pellazgë që banojnë” (7)

Përfundimi i parë : Gjuha pellazgo-shqipe ka natyrë simbolike (ku një fjalë përfshin një mendim apo frazë të tërë dhe ka disa kuptime) gjë që nuk vërehet në gjuhët e tjera të ashtuquajtura në shk19 “indo-europiane”. Për rrjedhojë, gjuha pellazgo-shqipe është gjuha e parë e njeriut primitiv e hapsirës euro-afro-aziatike. Gjuha shqipe, krahas besimit pellazgjik (sellenizmit), ka një moshë afro 50 mije vjeçare. Shqiponja, që ka përfaqësuar vetë Krijuesin (Zotin) dhe Fjalën e tij, është nderuar si figurë kultike e tij më e rëndësisheme dhe gjuha e krijuar nga njeriu primitiv, u quajt “gjuha e zogut” (e shqipes) dhe ka qënë gjuha e Besimit të parë, që vazhdon të flitet edhe sot nga shqipetarët dhe arbëreshët, në çdo cep të Botës.

 

***

 

E panjohura më e madhe rreth figurës së shqiponjës, sigurisht lidhet me paraqitjen e saj në lashtësi, me dy koka të kthyera në anë të kundërta, e zbuluar edhe në tempullin e parë të Pellazgëve në Dodonë, në vitin 1878.(8) Duhet pohuar, se krahas saj, ka qëndruar edhe trajta e shqiponjës me një kokë. Deri më sot, nuk është bërë ndonjë lidhje apo dallim midis tyre apo hershmërisë së njërës ndaj tjetrës. Kjo bashkjetesë është pasqyruar edhe në flamujt apo heraldikat, si dhe në çdo krijimtari të traditës së periudhave të ndryshme. Mendoj se shpjegimi më i saktë i qënjes së dy kokave  tek shqiponja, duhet kërkuar tek lidhja e saj (e padyshimtë) me shqiponjën njëkrenore – të zogut që përfaqsoi KRIJUESIN.

 

Krijuesi me fytyre te panjohur    

Le të kthehemi sërisht tek vizatimet në muret e shpellave, që janë dëshmitë e para materiale që kanë mbritur në ditët tona, nga periudha më e herëshme e njeriut që flet dhe mendon.

Në vizatimet e shpellës Grotta dei Cervi, ndërmjet figurave të shumta të botës që e rrethonte njeriun primitiv, duken edhe vizatime abstrakte (ajo sipër), të lidhura sipas studiuesve me besimin. Vënd të veçante, zë portreti i “shamanit” (më poshtë), drejtuesit dhe organizuesit të parë të një bashkësie primitive. Në figuren në të majtë, është “shamani” prehistorik (në shpellën Grotta di Cervi) dhe në të djathtë, i një periudhe shumë më të vonshme, i një mbreti tokësor të hyjnizuar-Perëndia Bes. (më gjatë tek shkrimi “Si u hyjnizua BESA e arbërve në tempujt e faraonëve”)

Emërtimi “shaman” është i shekujve të fundit, por në gjuhën shqipe mund ta shprehim më sakt me emrin “Kreu” apo “Ati”, siç e gjejmë për mbretin-bari të Thesprotisë pellazge (Niko Stillo “Etruskishte Toskerishte”). Pa dyshim se ka qënë, jo vetëm i fortë fizikisht dhe i gatshëm t’i vërsulej kujtdo që mund të rrezikonte jetën e gjinisë së tij, por edhe një verejtës i palodhur i botës që e rrethonte dhe mendimtar, se si te mbrohej prej saj. Duke vërejtur, Kreu mësoi të vlerësojë forcën e natyrës dhe botës shtazore, por dhe të mundësive të njeriut për t’u mbrojtur. Ky “peshim forcash” e shtyu të kërkojë dhe të shpik, për të mbijetuar, “mjetet”(por edhe me pamjen e tij), për “duelin” me kundërshtarin.

 

Ishte Kreu, që morri vëndin e ndërmjetësit, midis gjinisë së tij dhe rrezikut, të cilin e luftonte por edhe e merrte me të mirë. Shumë shpejt, njeriu primitiv vërejti se vetëm me NJE-rën, nuk mund të matej, bile as ta shikonte formën e saj, as ta prekte dhe as t’ia dëgjonte zhurmën apo zërin. Fuqia e saj ishte kaq e madhe, sa mund të zhdukte çdo gjë të lëvizshme apo të palëvizshme në natyrë, bile edhe vetë atë e fisin e tij.  Kur çfaqej AJO, çfaqej edhe njeriu dhe bota përreth tij, kur largohej, bashkë me të zhdukej edhe bota që e rrethonte njeriun primitiv dhe sundonte vetëm errësira-Terri. Ishte AJO që krijonte gjithshka!  Fuqia e saj bënte të mundur të çfaqej e të zhdukej edhe vetë Terrin . Atëhere Kreu dhe njerëzit e fisit, vendosën ta nderojnë, ta marrin me të mirë, t’i kushtojnë valle dhe muzikë, t’i çojnë një pjesë nga gjahu dhe prodhimet e tyre.

Në mëndjen e njëriut primitiv, akoma shumë pranë botës shtazore, AJO ishte DRITA! Studiuesi Jaho Brahaj me të drejtë e emërton “Nëna e Madhe e Dritës së Jetës”. Kështu lindi Besimi i Dritës hyjnore!

Për të mos u zgjatur në këtë pikë, po sjell një dëshmi të përkryer, të studiuesit dhe patriotit Adem Demaçi, me titull “Kush është Zoti ?” ku shprehen qartë të gjitha karakteristikat fizike, kimike dhe filozofike të kësaj dukurie natyrore.

Mjafton në vënd të emrit “Zoti”, të vendosni “Drita” dhe do të vëreni se nuk do të ketë mosperputhje, në asnjë përcaktim: “Zoti është i vetëkrijuari dhe krijuesi i gjithësisë e i asgjësisë. Zoti nuk ka formë as fillim, as mbarim. Zoti nuk ka pamje, as formë, as ngjyrë, as shije, as erë të caktuar. Zoti ngërthen në vetvete të gjitha pamjet, të gjitha ngjyrat, të gjitha shijet e të gjitha erërat e mundshme.

Zoti është edhe përtej teheve të gjithësisë e cila edhe më tutje zgjerohet. Zoti i tejkalon të gjitha dimensionet hapësinore e kohore në kuptimin e mendjes së kufizuar njerëzore e cila njeh vetëm kohë njëvijore që mbështetet në kujtesën e vet të vazhduar që përdorë si pikë të brendshme referuese egon e vet.

Prandaj, mendja e kufizuar në kohë e në hapësirë, duke u mbështetur në përvojën e vet, mendon se edhe Zoti edhe shpirti edhe energjia duhet ta kenë një fillim të vetin, duhet ta kenë të kaluarën edhe të tashmen e vet. Në të vërtetë, vetëm mendja dinamike e ka të qartë se Zoti është i amshueshëm, sepse ai është vetëm në të tashmen, vetëm në prezent. Sepse vetëm e tashmja ka të kundërtën e vet… Zoti është gjithkund, sepse Zoti është i gjithëpranishëm. Të gjitha shfaqjet ose manifestimet fizike, bimore e biologjike janë shfaqje,ose manifestime të Zotit. Gjuha e Zotit është heshtja.” (9)

 

Duhet të sqaroj se, Drita është vlerësuar nga njeriu primitiv, por edhe sot e kësaj dite, me ngjyrën e bardhë, ndërkohë që kjo ngjyrë përftohet nga 7 përbërësit e saj me ngjyra të ndryshme. Në këtë kuptim, mund të themi se nuk ka një ngjyrë të vetën specifike, sepse përmban në vetvete edhe ngjyrat e tjera, pra nuk ka ngjyrë.

 

Siç dëshmon Mehdi Frashëri, Shqipetarët edhe sot bëjnë be “Për këtë dritë!” (10) Këtë pohim na e sjellin edhe studiues të tjerë  si Dhimitër Pilika:“Gurra e stërmoçme na bindin se ylli lutej si perëndia e Dritës” (11)

Mark Tirta: “Shqiptarët besonin se flaka e zjarrit është një perëndi, prandaj edhe sot bejne be “për këtë zjarr”, “për këtë dritë” (12) George G. M.James: “Misteret egjiptiane kishin tre nivele studentësh : a)njerëzit e vdekshëm  dmth njerëzit në provë b) inteligjentët dmth ata që kishin arritur vizionin e brëndshëm dhe c) krijuesit ose Bijtë e Dritës, të cilët njësoheshin me Dritën (ndergjegjen e vërtetë shpirtërore).” (13)

Spiro Konda pohon se :” Rrënja “di”në sanskritisht do te thote “ndrit” ,shkelqej” (14) Edhe studiuesi arbëresh Xhuzepe Katapano e shikon Krijuesin në këtë këndvështrim: “…Prejardhjen dhe natyrën e burimit të ndritshëm : Zotin, mendimin e tij, të shfaqur brënda relativitetit të asaj kohe dhe hapsire, si “dritë bardhësore”. Prandaj mendoj se shkenca ezoterike e lashtë, e pandryshueshme sepse e sakte ,e mësuar në tempujt e Egjyptit-qëndër e botës-dhe e rrezatuar ngado , është me origjinë « boreale » (ipe-borealet jane dardano-thesprotët – shën im) (15)

Duke nënkuptuar Krijuesin si “dritë bardhësore” emrin “bardhë” e gjejmë në toponime, emra njerëzish dhe fisesh. « Mbreti Dardan Bardhylus, “Ylli i Bardhë”(449?-359?BC) ishte ai, i cili formoi fillimisht mbretërinë e Maqedonisë dhe që e cila më pas, u shndërrua në perandorinë e famshme maqedonase nga Philipi II (359-336 BC)» (16)

Historiani, Dion Kasi, thotë se, “Vendi që quhet sot Maqedoni ish i banuar prej barbarëve: ”Ilirë dhe Bardhë”… » (17) “

Në gjuhen e hititëve dhe në atë ilire, fjala “ALP” do të thotë “i bardhë” (18)  ,nga vjen edhe emërtimi i vargmalit më të gjatë në Europë, që vijojnë edhe në trevat tona –Alpet. Edhe emri i mbretit të parë të Thesprotisë ka qenë “Alpan” (Alban) (Niko Stillo), si sinonim i mëvonshëm i emrit Bardhyl (bardh+yll – ylli i bardhë).

Studiuesit dëshmojnë se Zoti në fillim qe grua, edhe në gjuhën shqipe emërtimi është i gjinisë femërore (Drita) edhe tempulli i parë i institucionalizuar i pellazgëve-Dodona, i kushtohesh një perëndeshe grua (Sellenës/Hëna) emrin e së cilës e mori besimi hënor pellazg “sellenizmi”, (sot i shperfytyruar në përmbajtje – “hellenizmi”). Edhe shqiponja, përfaqësuesja e saj, në gjuhën shqipe nuk ka gjini mashkullore. (19)

 

Fshehja e emrit të vërtetë të Krijuesit (më sakt Krijueses) në rrjedhën e shekujve është bërë qëllimisht. Fillimisht për ta mbajtur të fshehtë nga fiset e tjera, sepse siç vërejnë studiuesit, besimi lindi si një mjet mbrojtjeje.  Në shekujt e më vonshëm, edhe emrat e Perëndive të herëshme prehistorike, nuk tregoheshin dhe autorët e lashtësisë, padrejtësisht dëshmojnë se Pellazgët e gadishullit Ilirik, nuk u kishin vënë emra perëndive të tyre.  Që nga kjo periudhë, për Krijuesin u ligjësua që të mos i përmendej emri, ndërkohë u hyjnizuan me emra, “pasardhësit” e saj: Hëna/Sellena, Dielli/Apollon dhe një varg i gjatë Hyjnish e Hyjneshash, të ndër-lidhur ndërmjet tyre, me një fill të ngatëruar farefisnor.

 

A është shprehur figurativisht Drita hyjnore (Zoti)?

Në Europën jug-lindore në qeramikën neolitike (mijëvjeçari i VII pk) e deri në periudhën e bronxit , dallohen figurina që paraqesin gruan me kokë-zogu, që sipas studiueses Marija Gimbutas (“Il linguaggio della Dea” ) duket se shërbejnë për të njejtin qëllim: “për të shprehur Krijuesen hyjnore”, (20). Ky binjakëzim midis gruas/krijuese dhe zogut/shpendit të lartësisë, ishte shprehje e mënyrës simbolike të përcaktimit, nga ana e njeriut primitiv, të idesë së Krijueses-DRITËS hyjnore, të emërtuar nga studiuesit “Dea-zog” (Hyjnesha-zog), model arkaik i Sfinksit të më vonshëm. Një model i bukur i saj (majtas) ndodhet në muzeun e Prishtinës në Republikën e Kosovës.

Për nga bukuria e paraqitjes,mund t’i quajmë “Mona Lizat” zanafillore Pellazgo-Ilire.

Po përse mendojmë se ky zog, ka qenë shqiponja?

Për tre arësyje: 1) Studimet paleografike e dëshmojnë Shqiponjën mbreterore në Europë, që në periudhën e Pleistocenit të mesëm (800 000-128 000 pk) (rapaces.lpo.fr/aigle-royal/presentation-de-laigle-royal‎) dhe njeriu primitiv e vlerësonte mbi kafshët e tjera, sepse ishte shpendi qiellor më i fortë, fluturonte më lart dhe ushqehesh në tokë. Pra ishte kafshë e Qiellit dhe e Tokës dhe në këtë drejtim kishte përparësi ndaj luanit. 2) Në periudhat e më vonshme figura e shqiponjës shprehet qartazi tek skulpturat e para të Sfinksit (gruas me krahë dhe këmbë zogu) dhe tek të gjithë Perënditë femërore me krahë dhe shumë më vonë ato mashkullore, si simbol i natyrës së tyre hyjnore dhe 3) Siç pohojnë studiuesit, shqiponja dhe jo ndonjë shpend tjetër është kulti më i lashtë.

Shume karakteristika të mënyrës së jetesës së shqiponjës, u ndoqën nga njeriu zanafillor dhe u kristalizuan në karakterin e iliro-pellazgëve si: lidhja e fortë me truallin dhe familjen e tij, sulmi i furishëm, besnikrija etj. Lidhja e Dritës hyjnore me “të tjerët” bëhej nëpërmjet rrezeve në formën e dorës (në një nga flamujt e përdorur nga shqiptarët, ka patur edhe figurën e dorës). Shqiponja dhe Rrezja (Perëndia Ra tek egjiptianët) personifikonin Krijuesen-Dritë.

Rrezet, si simbole të Dritës hyjnore, u vendosën në formë kurore mbi kokën e Mbreterve  duke dëshmuar hyjnizimin e tyre pas vdekjes.

Edhe mbi kokën apo dy kokat e shqiponjës, kemi kurora-rreze, që me kalimin e shekujve u shndëruan në kurora të stilizuara mbretërore, që kishin humbur tashmë kuptimin e tyre hyjnor dhe përfaqsonin pushtetin e mbretit, familjen mbretërore apo fisnikët me lidhje farefisnije me të.

 

Drita hyjnore dhe miti i Shqiponjës

Përpara se të flasim për mitin e shqiponjës është e nevojshme të përmëndim, një nga pengesat shumë të rëndësishme të Historiografisë : Mosnjohjen e dialekteve të gjuhës pellazgo-shqipe, gegërishtes, toskërishtes si dhe të gjuhësisë historike. Po sjell një shëmbull pikërisht për emrin e shqiponjës dhe të vendit tonë . Studiuesi Sh.S. duke folur për emerin e popullit “Shqipetar” dhe të vendit tonë “Shqiperi”, pohon se : “Studiuesi me të drejtë u largohet formave romantike dhe madhështuese të shpjegimit të emrit etnonimik të shqiptarëve, përmes një shenje që nuk ka qenë ndonjë herë totem i shqiptarëve, shqiponjës apo formës së shkurtër, shqipes” .( 21)

Janë të shumtë edhe studiues të tjerë, që emërtimin “shqipetar” dhe “Shqiperi”, e lidhin me ngjarjet e shk 15 në kohën e Skënderbeut, duke e quajtur si një emërtim të vonët mesjetar. Por faktet historike pohojne të kundërtën. Arkeologu Hasan Ceka dëshmon se, shqiponja si emblemë kombëtare shqipetare, nuk është as e shekullit tonë, as e kemi trashëguar vetëm nga mesjeta, por ka zbukuruar shpinën e një tok monedhash të Ilirisë, si psh të Lidhjes Epirote, Bylysit, Apollonisë, Orikut (H.Ceka « Monedhat Antike-burim historik », « Shkenca e Jeta »Tirane,1976 nr.4 f27,28) (22)

 

Gjithashtu, në rast se i drejtohemi folklorit të krahinës së Çamërisë, emërtimi i këtij shpendi dhe i vendit të arbërve i ardhur që nga lashtësia,  ka qënë “Ipe” dhe “Iperia”. Sikurse edhe emërtimi në arbërisht “AIN”, ky emër është fjalë/sombol i besimit pellazg. Përdorimi i lashtë i këtij emërtimi, faktohet nga emërtimi “Epir”(Shqipëri) ku dy zanore “i” dhe “e” kanë shkëmbyer vendin tek bashkë-tingllorja e parë “p”, një dukuri e njohur gjuhësore. Kështu nga Iperi, u bë Epiri – Epir. E gjithe krahina e Epirit është një pjesë e Shqiperisë së lashtë, emër i zogut hyjnor të Krijuesit. Sipas R.Bedo, në mburojen e trefishtë të mbretit Geyron, paraqitet shqiponja e zezë, që lidhet me simbolin e lashtë të Epirit. (23)

Në gurën popullore të Çamërisë, në këngët kushtuar Ali Pashë Tepelenës, e gjejmë të përdorur pikërisht në këtë formë. Në një goj-dhënë çame për Ali Pashën, treguar nga një shërbëtor manastiri thuhet: “…Ali, e di se do të bënesh njeri i madh e do të kumandoç gjithë Iperon?…Aliu u bë më i madhi e më trimi në Ipero, pas Pirros” (24) Nuk mund të ri pa thënë, se gjuhëtaret që merren me drejtshkrimin, duhet të mos lejojnë heqjen e gërmave në emërtimet që na vijnë nga të parët tanë. Emri “shqipetar”, siç shkruhesh në kohën e Rilindasve , sot shkruhet padrejtësisht “shqiptar”, me arsyetimin se “kështu shqiptohet sot”, megjithëse emri i vëndit e ka ruajtur formën e tij. Në këtë formë humbet rrënja origjinale “shqipe”(shqiponjë) dhe sot na mbetet “shqipt+ar”që nuk na thotë asgjë dhe ngatërohet me shpjegimin “shqiptoj qartë” qe s’ka asnjë lidhje historike apo mitike me gjuhën tonë. Sot anglishtja, shqiptohet ndryshe nga anglezët dhe ndryshe nga amerikanët, por shkruhet njësoj, pra drejtshkrimi nuk duhet të diktohet nga e folura e përditshme, që shpesh i shtrëmbëron fjalët, për arësye nga më të ndryshme.

E bëra këtë parashtrim, për të kuptuar, se në mitet pellazge, zogun hyjnor e gjejmë nën emrin “Ipe” dhe me mbaresat e gjuhëve më të vona- Iperione apo  Hyperion, etj. Për rrjedhojë, emrat “Shq-ipe-tar” dhe “Shq-ipe-ri” vijnë nga kohët mitike të Lashtësisë dhe nuk fillojnë të përdoren nga periudha e Mesjetës. (Se si u krijua forma “shqipetar” do të flitet në një material tjetër).

Sipas miteve, Iperioni ishte nga fisi i Titanëve (Titanët janë Pellazgë), bir i Tokës (Gea/Dhea) dhe i Qiellit (Uranit), i dashuruar me motrën hyjnore Teia, Thia apo Tia,  pati tre fëmije, po titanë : Hënën (Sellena), Diellin (Elios) dhe Agimin (Eos).  (Esiodo, Teogonia)- (25) Emri Tia, mendoj se është shtrëmbërimi i emrit Di-a (ose zëvëndësimi i njohur të “D” me “T-Th”të greqishtes) , Diona e mëvonshme, gruaja e Zeusit në Dodonë dhe përfaqsonte rrezen e Dritës, për këtë arësye e kishte edhe emrin Aria (ajëri ku kalon rrezja). (26) Në periudhat e më vonshme, Diona tek thesprotët pellazgë, apo Aurora tek latinët, do të përfaqësoje Hyjneshën e Tokës-Dhemitrën pellazge dhe Mater Matutën

etruske. (27)

EOS me krahë shqiponje (si bijë e Ipes) e tërhequr prej kuajve hyjnorë.  Tia (Di-a) në mite, cilesohet titane e shikimit dhe e dritës, dmth e Dritës që shikon gjithshka dhe së bashku me Iperione (shqiponjën) përfaqsonin Dritën hyjnore-Krijuesen. (28) Të mos harrojmë, se në hieroglifet egjiptiane, Krijuesi përfaqsohej nga penda e shqiponjës që shprehte gërmën “I” (…ndina “I” do me thene :”Ti je Perëndi!”) (29) dhe ndodhet tek të gjithë emrat që kanë lidhje me dritën.

Vasil Tole tregon traditën e shqiptarëve gjatë ritit të vajtimit të të vdekurit: „Populli thotë se kërcet dhoma kur ia marrin një të “qare me bote”, e ja bëjnë të gjitha – i i i „ (30) Në zanafill, kjo „i“ e zgjatur, ishte thirrja që familjarët i bënin Zotit (Krijuesit) për ta pranuar shpirtin e të vdekurit, por tashmë kuptimi i saj është i panjohur për vajtueset.  Shumë studiues “Dritën” e kanë trajtuar si simbol të Diellit. Por siç del nga mitet, për njeriun primitiv, Dielli krahas Henës, Rrufesë, Zjarrit, vetëtimës, etj janë çfaqje të pamjeve të shumta të Dritës hyjnore që u përfaqesua me shqiponjën dhe rrezen/Di-an.  Kostandini i Madh-shprehet Xh.Katapano-dhe të gjithë Perandorët e tjerë të Ilirisë ,që sunduan pas tij, nën shenjën e Shqiponjës, janë të gjithë borealë, “Bijë të Dritës”. (31)

Shqiponja ka përfaqësuar shënjtërimin dhe gjatë historisë, shumë figura që kryen vepra të mëdha, u quajtën  “shqiponja” duke nënkuptuar emërtimin “hyjnorë”. Këtë emërtim nuk e ka marrë vetëm Pirro Burri, por edhe figura të tjera historike si mbreti/Perëndi Horus i Egjiptit apo Tougrul Beig (993 – 1063 era jonë), themeluesi i shteti Selxhuk të Azisë ,etj. (32 )

Edhe në shekujt modernë, tek fiset aziatike shqiponja ishte simbol i Krijuesit. Tek fisi Jakuti i Siberisë , Kreu që luante rolin e ndërmjetësit midis popullit dhe Zotit, emërtohesh “bir i shqipes” në kuptimin e njeriut hyjnor. (33) Shqiptarët, duke trashëguar emrin e simbolit të Krijueses-Ipes (Shqiponjës) e kanë quajtur gjatë shekujve, veten, gjuhën dhe vëndin e tyre “hyjnorë”, e drejtë e ligjeruar (jo nga romantizmi apo nacionalizmi i shk19) por nga mitet mijëravjeçare të Historisë së njerëzimit.

Por, siç ishte në lashtësi zakoni i përdorimit të disa emërtimeve, pellazgo-ilirët u vet-quajtën edhe me emërtime të tjera: Alban (Alpan)-Arbër -Shqipetar, të gjitha të lidhura me periudhën zanafillore të miteve dhe përbëjne emërtimin më të lashtë kombëtar.

 

 

Hëna, bij e  shqiponjës, Perëndesha që sundoi në Dodonë

Në gjetjet arkeollogjike, simbol të Hënës kemi Perëndeshën Sellena, dhe në mite është bijë e Shqiponjës (Ipes). Dëshmi për natyrën e saj hyjnore (sepse shqiponja ishte përfaqësuese e Krijuesit),  janë krahët  e shqiponjës (më gjerësisht shiko “Rruga e zbulimit të emrit të besimit Pellazg dhe i vashës krahë-shqiponje”).

Në shekujt e mëvonshëm është haruar domethënia mitike dhe është emërtuar me një nga “punët” e saj (Hëna ndikonte në arritjen e suksesit në luftë) dhe statuja e Sellenës u emërtua  “Perëndesha e Fitores”. Ky rol magjik i Hënës ishte i njohur edhe në mesjetë nga të gjitha popullsitë euro-aziatike. Marin Barleti, duke përshkruar rrethimin e Shkodrës, pohon se “Turqit , sipas urdhërit të sulltanit ,ishin rradhitur për sulm ; vetëm ata  prisnin , sipas zakonit të vet, që të dilte Hëna e re. (34) Edhe Shqiponja, është përdorur në formacionet ushtarake, si simbol i forcës dhe fitores hyjnore. Pra Shqiponja me një kokë, për shumë mijëvjeçarë ka përfaqësuar Dritën-hënore, besimin e  Pellazgëve hyjnorë (“sellenizmin”), shumë më përpara se të çfaqej shqiponja me dy kokë. Të gjitha Perënditë më të lashta janë hënore dhe kanë, në objektet arkeologjike, krahë shqiponje, duke përfshirë edhe Zeusin vetë, që dëshmonte përkatësinë e tyre ndaj besimit hënor.

 

Përse besimi i parë ka qënë hënor dhe jo diellor ?

Sipas Marija Gimbutas , në gjetjet e shumta arkeologjike, Hyjnesha zanafillore në besimin e njeriut primitiv, nuk ishte shprehje e femrës riprodhuese, siç ndodhi pas fillimit të bujqësisë, dhe as ai i mëmësisë. Duket më bindës trajtimi i Hyjneshës (Dea) si të plotfuqishme mbi Jetën,  Vdekjen dhe Rigjenerimin (rilindjen), tre fazat e kudo-ndodhura të Natyrës. (35) Faktori kryesor që ndikoi në lindjen e kultit të adhurimit të Hënës dhe lindjes së besimit të parë-atij hënor (sellenizmit)- qe ndryshimi ciklik i formës së saj. Sipas studiuesit M.Eliade, njeriu primitiv vërente se Dielli nuk pësonte ndryshim në pamjen e tij, pra ishte statik, ndërkohë që Hëna çfaqej herë e plotë, herë e përgjysmuar apo vetullore dhe kishte netë kur nuk dukej fare, për t’u çfaqur natën tjetër përsëri e përsëri… Pra ishte diçka që ndryshonte përjetësisht,  ishte një objekt i “gjallë”, në lëvizje . Kjo lëvizje e formës së Hënës në tre faza, ishte e ngjashme me jetën e njeriut (lindja-maturia-vdekja) dhe përfaqesonte botën e pavdekshme sepse rilindte në vazhdimsi. (36) Në traditën e popullit tonë gjejmë “rilindjen” mbas vdekjes, të pasqyruar tek figura e shqiponjës  (shpendit kultik i Hënës): “Në një festival folklorik zonal, një i moshuar nga Mërturi i Gurit (Pukë) paraqiti një valle që imitonte shqiponjën në momentin e mbarimit të jetës. Me levizjet e valltarit, duke dridhur gjithë trupin dhe krahët hapur, tregohej se si shqiponja vdes dhe ringjallet përsëri…” (37)

Ndryshimet që pësonte Hëna, sollën lindjen e mitit të saj: Njeriu primitiv kur vinte nata, vëzhgonte i mbërthyer nga kurreshtja, Hënën ngjyrë argjendi rrethuar nga dritëzat e shumta e të vogla (yjet) në qiellin e natës . Ajo ishte gjithëmonë aty lart, shoqëruesja e tyre e pandarë, dhe me driten e saj të zbehtë, nuk linte të zhdukej njeriu dhe natyra përreth tij nga terri i natës.  Prandaj ajo ishte mikeshë e tyre dhe kur përgjysmohej apo hollohej shumë, ata shqetësoheshin dhe mendonin se mos e hante ndonjë përbindësh (gjarpri-bolla) kur largohej dhe shkonte nën tokë, sipas imagjinatës së tyre. Emri i Hënës, vjen nga rrënja shqipe “ha” (ajo së cilës i hanë anën-Hana). Shqiponja, përfaqësuesja e Krijueses-Dritë, i sulej gjarapërit për të mbrojtur fëmijën e vet (Hënën). Shqiponja -vëren Jaho Brahaj- sipas mitollogjisë përfaqëson fuqinë e Dritës, që lufton kundër fuqive të errësirës nëntoksore, e simbolizuar me gjarpërin…në monumentet e lashta të arkeologjisë, të dokumentuara në të gjithë truallin Ilir e më gjerë, paraqitet lufta e shqiponjës me gjarpërin“. (38)

Mendoj se emri “Sellena” është i më vonshëm se sa “Hëna”. Siç dihet, në zanafillë të miteve pellazge, hyjnitë ishin dukuri të natyrës (Qielli, Uji, Toka, Dita, Nata etj) por të pa pasqyruara si figura. Shumë më vonë, forcat dhe dukuritë natyrore morrën pamjen njerëzore, duke u emërtuar Hyjni dhe Hyjnesha. Këtë e dëshmon edhe fakti, se në gjuhën pellazgo-shqipe, emri mbeti në formën e tij mitike zanafillore, kurse në greqisht e ka emërtimin nga Perëndesha “Sellena” (Seleni), i vënë nga shkruesit e lashtë fetarë, që hartuan gjuhën priftërore greke dhe shpreh një fazë më të vonshme të besimit.

Ky fakt dëshmon se gjuha pellazgo-shqipe është gjuhë zanafillore, që studiuesit i emërtojnë “gjuhë natyrale” dhe është më e lashtë se greqishtja dhe latinishtja, që nuk përcaktohen si të tilla. Edhe emri i Diellit e ka burimin nga ai i Hënës. Studiuesi M.Eliade pohon se në Rodi, “gjatë festimit kushtuar  Halieia-s (Diellit) është afruar një karrocë me katër kuaj… ky emër vjen nga “halios” , që është forma dorike e emërtimit Helios (Diellit)”. (Holmberg “Die religiösen Vorstellurgen der altoischen Völkern” (39)  Rrënja “ha” e kuptueshme nga mitet mbi Hënën, ndërton emërtimin e Diellit, por nuk ka lidhje me ndonjë mit. Perëndesha e Henës në mite, kishte kultet e veta më të rëndësishme: shqiponjën, yllin, gjarpërin dhe demin, që simbolizonin forcën e saj magjike rigjeneruese. Si simbole mbrojtëse hënore, në mburojën e Akilit ndodheshin: katër yje-rozeta, të cilat i rinin si kurorë shqiponjës (gjetur në një pjatë të pikturuar në qytetin Vulçi të Etrurisë) (40)

Flamuri shqipetar nga 1914 deri 1920, ku pasqyrohen shqiponja, ylli dhe rrufeja, simbole kultike të Krijuesit (Dritës hyjnore) dhe Shqiponja perandorake e Napoleonit (www.ledifice.net/S007-1.html), i cili nuk preferoi shqiponjën dy krenore të Karlit të Madh, i ndikuar në shk15 nga modelet lindore, por atë të besimit hënor dodonas – shqiponjën me një kokë dhe rrufe.

Siç vëren studiuesi Jaho Brahaj “Shqiponjën një krenore në stemat hieraldike familjare, e gjejmë më përpara tek Arbërit, se tek popujt e tjerë të Ballkanit dhe Europës,” (në flamurin e Principatës së Arbërit  shk12) (41)

Siç përmënda rastin e shkrimit të fjalës “shqipetar”, edhe për rastin e flamurit  tonë, me çdo ndryshim që mendohet, duhet të merren ata studiues, që e njohin historinë e lashtë të popullit tonë. Duke hequr yllin pesë-cepësh në flamurin shqipetar, i cili është gjithashtu një figurë/simbol i besimit pellazg, pavarsisht që u përdor nga ideollogjia komuniste, sikurse u përdorën edhe shumë simbole pellazge nga nazistët (dhe mund të zëvëndësohej me yllin gjashtë cepësh të Skëndërbeut apo tetë-cepësh të Aleksandrit të Madh), ne zhdukëm me duart tona në flamur, faktet historike të Kombit tonë dhe simbolin e Krijueses- Dritës hyjnore. “Shqiponja dhe Ylli, simbolizojnë që në kohët më të lashta , dritën, shpirtin pra vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi, që janë thelbësisht të rendit mendor”. Sipas Moisiut, shqiponja dhe ylli, janë sinonime (42)

 

 

 

 

 

Aleksandri i Madh mbi qeleshen e të cilit dallohen qartë simbolet e besimit sellenik: Hëna dhe ylli tetë-cepësh http://www.facebook.com/photo.php?fbid=10151338176158740&set=a.10151090115028740.442448.185287438739&type=1&relevant_count=1.

 

Siç vihet re, rrezet me të cilat shprehet ylli, simbolizojne Dritën hyjnore dhe qëndron mbi hënën, sikurse edhe mbi kokën e shqiponjave, në flamuj apo emblema ndër shekuj. Ky ka qenë edhe simboli i Afërditës (një gjysëm-Hënë e vendosur pranë një ylli)(43)  si dhe emblemë shtetërore e Epirit antik, gjendur tek një dorëshkrim (shkXVII) i pabotuar deri më sot. (44)

Siç pohon Jaho Brahaj, nga ky simbol i stërvjetër i Dodonës, e kanë burimin stolitë tona me drapër-hëne horizontale, të shoqëruara zakonisht edhe me yllin.

 

Ylli gjashtë cepësh dhe hëna. Bizhuteri e përdorur në Malësinë e Madhe.

 

Përfundimi i dytë: Perëndia e dritës hënore -Sellena, ka qenë përfaqësuese e besimit të parë të institucionalizuar të Dodonës – sellenizmit, i cili zgjati për një periudhe dhjetra- mijëravjeçare. Përparsia e kultit të Hënës ka ardhur nga krahasimi i çfaqjes së saj (në tre forma) e ngjashme me tre cikle të jetës në Tokë dhe zbulimi shkallë-shkallë shkencor, i ndikimit të saj, në jetën e njeriut dhe mbi natyrën. Kjo shkencë primitive, bazohej në aftësinë e intuitës së njeriut primitiv dhe krahasimit të dukurive në botën që e rrethonte. Shqiponja me një kokë ka përfaqësuar “Dritën hënore” dhe ka qenë më e lashtë se shqiponja dy krenore.

 

 

 

Stema e Kastriotëve me trekëndëshin (që në vizatimet e para të njeriut primitiv ka përfaqësuar gruan), yllin 6 cepësh dhe kurorat me rreze të Krijueses-Dritës hyjnore.

 

Besimi hënor (me shqiponjën me një kokë) përfaqësoi në zanafillë matriarkatin; Besimi diellor (me shqiponjën me dy kokë) patriarkatin dhe forcën ushtarake të pushtetit administrativ.

Pellazgët, nga nevoja jetike apo fati i keq gjatë luftrave me fiset e tjera të një gjinie, (prandaj dhe lufta e tyre quhej “lufta e Titanëve” dhmth “e tanëve”-njerëzve tanë, gjë që faktohet edhe nga mitet ), u përhapën drejt perëndimit, veriut, jugut dhe lindjes, duke mbartur me vete e zgjeruar edhe hapsirën gjeografike të besimit të tyre sellenik (hënor).

Për të ndërtuar historinë e lashtë të paraardhësve të popullit tonë, domosdoshmërisht duhet të studiohen edhe gjurmët që lanë ata në toponime, mite dhe gjuhë, në vëndet ku emigruan. Kjo metodë plotësoi shumë studime mbi lashtësinë, për faktin se shumë gjurmë të tyre, kanë mbijetuar në vëndet ku kaloi apo sundoi raca pellazgjike. Studiuesi i besimit të lashtë G.Dumezil, pohon se  “Pjesa më e madhe e figurave të panjohura të rrjeshtuara nga Wissowa, gjetën shpjegim të kënaqshëm dhe përputhen harmonikisht me të dhënat e dokumenteve, të sjella nëpërmjet paraleleve me popujt e tjerë indo-europian” (45) Duke ndjekur ngjashmëritë në mitet dhe ritet, në Europën veriore (galo-keltët, iberët etj), në Azinë e Vogël (frigët, shumerët, hititët, hurritët, skithet, etj) në Afrikën veriore dhe deri në Azinë e largët, zbulohet edhe rruga dhe koha e lëvizjeve të fiseve pellazge.

Pllakë e Perëndisë Horus (Musée du Louvre | Paris www.louvre.fr/oeuvre-notices/la-stele-du-roi-serpent .

Kjo pllakë guri e gdhëndur, gjëndej brënda varrit të mbretit të dinastisë së parë « Thinite », Horusit (afersisht 3040-3020 pk). Në këtë monument të lashtë, në kompleksin egjiptian të Abydos, paraqitet një shqiponjë, një gjarpër dhe tre vija paralele në formën e kolonave. Edhe në hieroglifet që pasqyrojnë emrin e tij, kemi figurën e shqiponjës, gjarpërit dhe tre vijat paralele, që i gjejmë si tre simbole të Dhemitres zanafillore, që dëshmojnë vijëmsinë e të njejtit besim sellenik të pellazgeve dhe të shqiponjës me një kokë, në Egjipt. Ky fakt dëshmon edhe vjetërsinë e besimit të Dodonës, krahasuar me atë egjiptian.

Në pllakën mortore të Horusit, këto simbole i përkasin tashmë një figure mashkullore, që dëshmon rritjen e rolit të figurës së burrit, jo vetëm si pushtet tokësor, por edhe atij shpirtëror.

 

Horusi, i mbiquajtur Perëndia shqiponjë (Ḥr), ishte mbret i dinastisë së parë arkaike. Kulti i tij nderohej veçanrisht në qytetin e lashtë Nekhen, që në gjuhën kopte përkthehej “qyteti i shqiponjave”.(Nekhen-wikipedia)  Sipas miteve, Horusi është një shqiponjë hyjnore (emërtim që e mbajti edhe Pirro Burri dhe shumë të tjerë), bir i Osirisit (Perëndia diellore) dhe Isisit (Perëndi hënore) dhe syri i tij i majtë ishte hëna dhe i djathti – dielli.  Pikërisht syrin e majtë-të hënës- egjiptianët do ta mbajnë si nuskë mbrojtëse, sepse mendonin se kishte fuqi magjike. Ajo që të bije në sy është bashk-vendosja tek një njeri, i dy kulteve: atij diellor dhe hënor. Në foton më poshtë, keto dy kulte jepen me dy kokat, krahët dhe këmbët e shqiponjës, në trupin e njëriut.

Koka e një sepate, Kompleksi i Bactria-Margiana, fundi i mijëvjeçarit III- fillimi i mijevj.II pk-Metropolitan Museum of Art (fr.wikipedia.org/wiki/Abaris_le_Scythe)  Domethënia e mitit të shprehur në këtë dorezë dhe drejtimi në anë të kundërta e dy kokave, do të trajtohet në një material tjetër.

Siç vihet re nga miti, “Shqiponja” (e personifikuar nga Horosi) paraqitet si fëmijë e Perëndisë-Diell dhe Hënë, që në mitologjinë e herëshme pellazge, ishte nëna e tyre. Ky mit është përshtatur për dinastitë faraonike tokësore, me qëllimin e afrimit të tyre, si bij të drejtpërdrejtë të Krijueses – Dritës hyjnore. Marrja e simboleve kultike të figurës femërore (Krijueses) nga ana e figurës mashkullore-Faraonit, nuk do të thotë se në besimin sellenik (të emërtuar “hellenik” më vonë) nuk kishte më vend për hyjnesha gra. Kjo dëshmohet nga vëndi i rëndësishëm që zinte Perëndesha hënore Isis në Egjiptin e lashtë, me Hënën e plotë mbi kokën e saj (dhe jo Dielli, siç shprehen disa studiues) pohuar edhe nga Plutarku: “ ndërmjet statujave të saj me brirë, janë ato me Hënën e re”. Siç vëren edhe Wilkinson Richard H. :“Isis u bë një nga Perënditë më të rëndësishme në Egjipt” (Wilkinson 2003, pp. 51, 146–149) – Wilkinson, Richard H. (2003). The Complete Gods and Goddesses of Ancient Egypt. Thames & Hudson. ISBN 0-500-05120-8. ) (46)

Perëndesha Isis, (www.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html). dhe Kleopatra e Egjiptit me krahët e shqiponjës mbi kokë.  (Ancient Egyptian religion – Wikipedia)

Xh.Katapano pohon se “is” në hebraisht ka kuptimin e “Dritës së Parë” (47) Hëna e plotë, brirët e kaut (simbol i Hënës) dhe krahët e shqiponjës, dëshmojnë se ishte një Perëndeshë hënore, sikurse edhe të gjithë perënditë e lashta të mëvonshme mashkullore, përfshirë dhe Horusin, fakt që pohon edhe një herë se, besimi hënor (sellenik) ishte shumë më i hershëm se sa ay diellor.

Simbolet kultike dhe skeleti mitik i ngjashëm, që vërejmë në të gjithë hapsirën euro-afro-aziatike, dëshmojnë jo për kryqëzimin (sinkretizmin) e besimeve të ndryshme, siç lexojmë sot në librat historik, por për shkallë të ndryshme të zhvillimit në kohë, të të njejtit besim pellazg, elementët e të cilit janë marrë dhe dhënë ndërmjet popujve të së njejtës racë (drejtuese-ushtarake).  Herodoti (484 – 425 pk), gjithashtu e pohon qënien e të njejtit besim në Egjipt dhe gadishullin Ilirik. Duke folur për  hyjnit e egjiptianeve, ai shkruan : « Nuk kam sigurisht qëllim të tregoj gjithë sa dëgjova për hyjnitë e tyre, përveç emrave të vet, se mendoj që të tërë njerëzit të njejtat (gjëra) besojnë për hyjnitë » (48) Ky fakt vërtetohet me njohjen e hartës gjeografike të përhapjes së fiseve dhe grupeve luftarake Pellazgo-Ilire të kësaj periudhe. Gjithashtu nuk mund të mohojmë pasurimin e skeletit të besimit hënor pellazgjik dhe atij diellor të mëvonshëm, me mite dhe emërtime të ndikuara nga ngjarjet dhe personat historikë (që u quajtën Perëndi, Profetë apo reformatorë të besimit) me elemente të kulturës së hapsirës euro-afro-aziatike.

Simboli i shqiponjës, që në hieroglife emërtonte Horusin, do të jetë emri i parë (faraonët emërtoheshin me disa emra, njër pas tjetrit) në emërtimin e Faraonëve egjiptian si, Kheops, Toutankhamon, Amenhotepin e III etj.(Horus-wikipedia)

Shumë vënde dhe figura historike u mbiquajtën me emrin e shqiponjës, për të dëshmuar natyrën hyjnore të tyre, por Shqiponja, simbol i Krijueses-Dritës hyjnore, mbijetoi në vijëmsi dhe në të gjitha format e shprehjes së saj (komb, gjuhë, vend, traditën kulturore, flamur etj) vetëm tek arbëreshët dhe shqipetarët, që dëshmon përkatësinë e tyre prej Pellazgëve hyjnorë.

 

Egjipti i lashtë, është vendi ku iliro-pellazgët sundues, kryen “reformën” e parë të besimit të tyre hënor – sellenizmit.

 

Kur flasim për besimin e Egjiptit të Lashtë, duhet të kemi parasysh dy faktorë :1) Besimi ishte në “pronësi” të familjes mbretërore, udhëheqësve të lartë fetare e ushtarak dhe drejtonte jetën civile dhe shpirtërore të popullit. 2) Përfaqësuesit më në zë të Lashtësisë egjiptiane, ishin të huaj, me origjinë pellazgjike, e shprehur në mitet, ritet, kultet, toponimet, gjuhësinë, emërtimet  dhe biografinë e tyre e dëshmuar në studime të shumta, sidomos ato shqipetare. Studiuesit shqipetarë, po japin një ndihmesë të paçmueshme, duke zbuluar fijet lidhëse të periudhave dhe zhvillimimeve të shoqërisë njerëzore, të errëta deri më sot.

Siç pamë edhe më lart, Horusi-Perëndi dhe mbret tokësor, mbante në emërtim, kultin e shqiponjës, gjarpërit dhe tre vijave paralele të besimit hënor pellazgjik.

Statuja e Horusit nën kultin e shqiponjës, përpara tempullit Edfou (wikipedia-Images correspondant à dieu Aton) dhe vijimi i mitit të luftës kundër gjarpërit, në Egjiptin e lashtë. (Images correspondant à d’Amenemhat Ier)

Në Afrikën Veriore, ngritën qytetrime të zhvilluara edhe shumë mbretër të tjerë pellazgë, origjina e të cilëve nuk përmëndet nga historiografija botërore. Sot, si një nga Faraonët më të famshëm (ndoshta pse lidhej edhe me emrin e nipit të tij, Merenptah– Moisiut, krijuesit të besimit të krishter) njihet Ramsesi i II(1304 -1213 pk) i mbiquajtur Ramsesi i Madh. Xh.Katapano vëren se ai mbante emërtimin “Larte” që ishte karakteristik për mbretërit etruskë, fakt që dëshmon origjinën etrusko/trojane të Ramsesit II dhe të Moisiut. (49) Ramsesi i II është pasardhës i një vargu të gjatë faraonësh të racës së tij, përfaqësuesit më të rëndësishëm të të cilëve, i gjejmë në Dinastinë e 12-të (1983 – 1778 pk).

Po ç’lidhje ka Dinastia e famëshme në Egjiptin e lashtë, me simbolin e shqiponjës në flamurin dhe traditën e shqiptarëve?

Kjo Dinasti është pjesa e “humbur” apo “e zhdukur” e Historisë mijravjeçare e Kombit të Titanëve pellazgë , por edhe e origjinës sonë, “e varrosur” nga Historiografia e shk19-të. Kjo periudhë zë fill me bashkimin e Egjiptit dhe mbretërimin e Faraonit, Amenemhat I-rë (1983 – 1953 pk) një administrator, ndërtues dhe luftëtar i shquar, që pranoi i pari bashk-administrimin me djalin e tij, Sessostri I-rë duke krijuar një Perandori të papushtueshme, të begatë dhe të lulëzuar. E gjithë dinastia e tij, që vijoi ndër shekuj, si emër të parë mbante figurën e Shqiponjës hyjnore, kultit hënor dodonas (Horusin).

Diodori (Diodore de Sicile- shk I pk) i sjelle nga studiuesi Niko Stillo (“Etruskishte Toskerishte”), në “Bibliotekën e tij historike” përmend faktin se : “Në vitet e vjetra, mbretërit e Azisë ishin vendës, por nuk kujtohet asnjë veprim i tyre i çmuar dhe as ndonjë emër konkret. I pari mbret që arriti gjer tek ne, në histori dhe kujtesë ishte Ninoja, mbreti i asirëve i cili nënshtroi : Egjiptin, Fenikinë, Sirinë Koile, Kilikinë, Pamfilinë e Likinë, madje Karian si dhe Lidinë, vuri nën skeptrin e vet dhe Troadën e Fringjinë në Helespont dhe Propontiden Bitininë e  Kapadokinë, si dhe kombet barbare që banonin në brigjet e Detit të Zi gjer te lumi Tanai (Don)”(50) Ky Mbret-luftëtar, që për madheshtinë e Perandorisë (euro-afro-aziatike) që krijoi, vendosjes së ligjeve, sundimit por edhe të demokracisë së nënshtetasve të lirë, ndërtimin e tempujve si bosht i qyteteve të shumtë që ngriti, zhvillimin e bujqësisë, veprave ujitëse, urave etj, dhe sidomos administrimin e mënçur që vendosi, ju dha vendi i Kryeperëndisë. Miti i tij pas vdekjes,  pushtoi hapsira shumë më të mëdha, se sa kur qe gjallë i zoti.

Ky Mbret tokësor, nën emrin e Ninos, mbretit të asirëve,  të Sessostri I-rë në Egjipt, Sheshoosit tek pellazgo-ilirët, Tinia tek etruskët, Minosi dhe Heleni në Mikenë, Di-as apo Zeusit mbi Olimp, Dionisit në mite (dhe shumë emrave të tjerë), sundoi në tokë e në qiell, nën hijen e Shqiponjës (të trashëguar nga Ati apo etërit, brez pas brezi), e besimit hënor të vendit të tij të origjinës- Dodonës  thesprote në Çamëri. Në  Dhjatën e Vjetër, Heroi dhe Mbreti i racës arbërore, më i famshëmi në Historinë njerëzore, është emërtuar Noe (51)

Kush më shumë se Kombi ynë duhet ta çvarrosë këtë Dinasti pellazge, duke lidhur fijet e këputura nga koha dhe ideollogjia? Jo thjesht për të zbuluar origjinën e simbolit të flamurit dhe të emrit tonë kombëtar, por edhe për të përmbysur dogmat e Historiografisë për ardhjen e fiseve “indo-europiane”,  “ndikimit” oriental të besimit apo përhapjen e besimit “hellenik” (“sellenizmit”) nga Aleksandri i Madh.

Aleksandri i Madh e ripërtëriti besimin dodonas në fushatat e tij, duke shpallur edhe veten “bir” të familjes hyjnore. Ai ndoqi në gjithshka, shëmbullin e paraardhësit të tij pellazgo-ilir, Sessostrit të I-rë dhe të qytete-shteteve që u krijuan nga ushtarët e tij, të cilët përhapën kudo ku shkelën, (Afrikë -Azi dhe Europë) qytetrimin ilirik. Studimi shkencor i Niko Stillos “Etruskishte Toskërishte” zbulon me hollësi historinë tokësore dhe qiellore, të Hyjnive arbër, të Olimpit homerik.

 

 

Obelisku i Sessostrit të I (1962 pk) në Eliopoli (Eliopoli – Wikipedia (it.wikipedia.org/wiki/Eliopoli ) dhe Skulptura e Faraonit Sessostri I (Antico Egitto-wikipedia)

 

Lartesimi i kultit Diellor –shprehje e forcës së pushtetit tokësor    

Për studiuesit e sotëm të besimit, figura më e rëndësishme në historinë mijëravjeçare të Egjiptit të lashtë, që i dha vëndin e Krijuesit- Diellit dhe vetes- Profet të tij, ka qenë Amenhotepi i IV, Faraonit i dhjetë i dinastisë së 18 (sundoi më1355-1338 pk).

 

Faraoni Akhenaton « heretiku » në të djathtë dhe familja e tij duke adhuruar Perëndinë Aton (Ancient Egyptian religion -Wikipedia)

Faraoni Amenhotepi i IV, i vetëquajtur Akhénaton, pranohet si “reformator i parë i besimit” dhe “krijuesi i besimit monoteist” sepse vendosi besimin Diellor (Aton) si kultin e vetëm shtetëror. Bashkë me kryeqytetin, ai ndryshoi edhe të gjithë administratën e tij, ku vendosi ata që kishin përqafuar besimin e ri.

Në besimin hënor (sellenizmin) që përfaqësonte “matriarkatin”, figura qëndrore e gruas (Diona në Dodone dhe Isisi egjiptiane), në periudhat e mëvonshme mitike, u zëvëndësua nga ajo e mashkullit (Zeusi në gadishullin Ilirik dhe Osirisi, në Egjipt,) që përfaqësonin “patriarkatin”, duke marrë edhe simbolet e saj më të rëndësishme si shqiponjën, demin, gjarpërin, etj. Edhe nën mbretërimin e babait të tij, Amenhotepin e III (sundoi 1391-1353pk). (52) kishte filluar ngritja e simbolit diellor.  Por, Faraoni Akhenaton e mohoi dhe e luftoi besimin tradicional hënor, të cilin themeluesi i shkencës krahasuese të miteve, Max Myler (Max Müller 1823-1900) e quan “ hénothéisme “. (hénothéisme -Wikipedia)

Krijimi i perandorive, të mëdha gjeografike të Faraoneve egjiptian dhe hyjnizimi i figurës së sunduesit mashkull, të fortë ushtarakisht dhe me pushtet të pakufizuar administrativ e sidomos zhvillimi i madh i shkencës së lashtë, nxorri në plan të parë rëndësinë e njeriut të ditur – të llogjikës – si mjet pushteti. Filozofi më i madh romak, Plutarku ( viti 46 pk- 125 ) pohonte se: “Njeriu përbehej nga tre pjesë : trupi (soma) shpirti (psyche) dhe llogjika (nous). Shpirti i njerëzve të drejtë, pastrohej në Hënë, trupi i kthehej Tokës ndërsa llogjika (shkonte drejt) Diellit”  (53)

M.Eliade shprehet se “për orfikët (Dielli) është inteligjenca botërore. Macrobio, ia dedikon kultit diellor të gjithë teologjinë dhe i paralelizon me Diellin : Apollon, Liber-Dionysos, Marte, Mercurio, Esculapio, Ercole, Serapide, Osiride, Horus, Adone, Nemesi, Pan, Saturno, Adad e deri Jupiterin” (54) Le të kujtojmë se, që nga shkolla e Thotit në Egjiptin prehistorik dhe deri tek ajo e arbërit, Gjergj Xhemisto Pletones (1355-1452), në Mistra të gadishullit Ilirik, ku mësohesh shkenca e lashtë “që synonte mbruajtjen e njeriut të fortë e të përkryer ; të fuqishëm në trup e mendje” (55), mësimi ishte i rezervuar vetëm për “udhëheqësit” e ardhshëm. Njohja e vlerës së “llogjikës” (dijes), rrjedhojë e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, nxiti ndryshimin edhe në kulte, të cilat në lashtësi ishin të detyrueshme sikurse “Kushtetuta” e ditëve të sotme.  Baza e mësimeve të Shkollave të Misterit, qe studimi i ekujlibrave, që e gjejmë edhe në komentet që janë bërë për dy kokat e shqiponjës, si psh femër-mashkull, lindje-perëndim dhe gjithçka që u nda,  është e kundërt apo e dyzuar. Këto çfaqje binjake e ndanin shoqerinë në dy klasa themelore: atë femërore, që duke qënë më e fuqishme, zhvillojnë ndjenjat dhe klasën tjetër ku rryma mashkullore përforcon cilesitë mendore. (56)  Edhe sot qarkullon idea se meshkujt janë më të zgjuar se femrat, pasojë e ideollogjisë mijeravjeçare e pushtetit administrativ në Lashtësi. Përdorimi i këtij ekujlibri apo dualizmi, sipas M.Eliade buronte nga traditat e lashta të Hellenëve (Pellazgëve –shën im) dhe njihej edhe nga Platoni (57)

Përfaqësuesi më i madh i këtij ekujlibri, ishte ai midis Hënës dhe Diellit, (dy planetet më të mëdha që shihen nga Toka) e shprehur në simbolin kultik, të dy kokave të shqiponjës. Për të kuptuar zhvillimin e besimit tek njeriu para-historik, shumë studiues kanë gjurmuar besimet e fiseve apo popullsive të sotme, që jetojnë të mënjanuar nga bota moderne. Mircea Elade dëshmon se, në fiset afrikane, simboli i Hënës përfaqësonte matriarkatin ndërsa i Diellit patriarkatin : “Festa e Hënës së re ndiqej vetëm nga gratë, kurse festa e Diellit festohej vetëm nga burrat. ( 58)

Vendosja e pushtetit patriarkal në besimin e Egjiptit të lashtë, pasqyrohet qartësisht në ndryshimin e emërtimit të Krijuesit e zbërthyer nëpërmjet gjuhës arbërishte nga Xhuzepe  Katapano (“Thoti fliste shqip”): nga Amon (A-m-on=at+nënë+jonë), në Aton (At-on= at+ynë) (59)

Siç vërehet, është mënjanuar figura femërore që mbisundonte në besimin hënor. Perëndinë Diell-Aton, që deri në atë kohë paraqitej vetëm si hieroglif me kuptimin “dritë”, Akhenatoni e paraqiti si emër të një faraoni. Ai ngriti kultin e Diellit mbi kultet e tjera dhe ndërtoi tempullin Aton në një qytet të ri Akhétaton (Tell-er-Amarna). Nga emri i tij, u hoq emri i Horusit dhe figura e shqiponjës (përfaqësuese e besimit hënor) dhe mbeti vetëm i Perëndisë “Ra” që përfaqësonte Dritën hyjnore.

Reforma e tij, kundër Perëndisë Amon, nuk pati sukses dhe mbas vdekjes së tij, vijuan të  adhuroheshin perënditë tradicionale. Megjithëse revolta e Akhenatonit dështoi, ajo gjeti vijues të tjerë në shekujt e mëvonshëm, tashme jo në Egjypt, por në Azinë e Afërme (Mithra), në Gadishullin Ilirik (Apolloni) dhe sidomos në Perandorinë romake, me triumfin e “Diellit fitimtar!”( Sol-Invictus).

Sipas studiuesve, Perset dhe Epirotët ishin të parët që e përdorën, si simbol ushtarak dhe më vonë u bënë emblema të Egjiptit, Perandorise romake dhe të perandorëve të Lindjes dhe Perëndimit.(60)

Sot në përgjithësi, mendohet se kulti i Diellit ishte kryesor dhe më i përhapuri në botë. Në fakt, eruditi gjerman i shk19, Adolf Bastian (1826 –1905,) vërejti se ky kult ishte i përhapur në hapësira shumë të kufizuara të botës, si në Egjipt, në Azi dhe në Europe, vetëm tek disa popujt, me një zhvillim të lartë në lashtësi. (61) Ai u përhap dhe u bë kult shtetëror nga mbretër që përfaqësonin pushtetin ushtarak.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shqiponja hitite (J.Brahaj “Flamuri i Kombit Shqiptar”)

 

Pikërisht në Azinë e Vogël gjejmë në zbulimet arkeologjike, shqiponjën tashmë me dy koka, shprehje e bashkjetesës së dy kulteve: atij hënor dhe  diellor. Shqiponja me dy kokë e zbuluar në Azinë e vogël, sipas studiuesve i përket kulturës së popujve Hititë. Gjithashtu dëshmohet se qytetrimi i tyre kishte patur ndikim të madh nga qytetrimi i mëparshëm i popujve Hurritë (Mesopotami, mijëvjeçari 3 pk). Në ikonografinë e hurriteve, Hëna dhe Dielli paraqiten dëndur të binjakëzuar. Hurritët udhëhiqeshin nga një kastë aristokratike luftëtarësh (62) dhe figura qëndrore e besimit të tyre ishte Perëndia e luftës.(63)

Studiuesi Trevor Bryce në librin e tij “The Kingdom of the Hittitës”,(Oxford 1998) duke ju referuar emrave të mbretërve hititë veren “ se ata kanë prapashtese -ili, mënyrë e cila i identifikonte ata me yllin… Përveç ilireve dhe hititëve, nuk ka asnjë popull tjetër në Azi apo Evrope, që të përdorë prapashtesën -ili pas emrit të një mbreti. Mes gjuhëve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin.” Hititët dhe iliret kishin të njëjtën kulturë e qytetërim dhe të njëjtën gjuhe. (64)

Edhe Arif Mati e pohon këtë fakt: “Prijësit Hititë nga ana etnike ishin të përafërt me trojanët, thrakasit ose frigjanët dmth një popull pellazg. Popull i famshëm “i malësorëve me kokë të rrumbullakët“ të cilët kanë shkelur tokën e Lindjes së Mesme rreth viteve 4000 pk” (65)

Pra koha dhe vëndi ku u zbulua shqiponja me dy kokë, lidhet me fiset pellazgo-ilire që nuk e braktisën kurrë besimin hënor, por pranuan ekujlibrin e dy kulteve, nëpërmjet dy kokave të shqiponjës hyjnore.

M.Eliade pohon se, filozofija mistike e indjanëve nuk trajton supremacinë e Hënës apo të Diellit, përkundrazi përpiqet t’i baras-vendosë,  sepse kjo formulë (Hëna-Diell), vinte që nga periudha primitive, si shprehje e ripërtëritjes (66) Ky fakt i sjellë nga M.Eliade është një “gjurmë” historike e ndikimit të besimit pellazg, të pushtuesve të parë të Gadishullit Indjan, dhe nuk njihet ndonjë dëshmi që të flasë për të kundërtën (tezën për fiset indo-europiane, shumë studiues e kanë venë në dyshim -A.Mati (67)

Fakti, që pas rënjes së mbretërisë hitite (1180 pk) e deri në periudhën e Perandorisë romake nuk është gjendur asnjë gjurmë e shqiponjës me dy kokë, (68)  dëshmon se në Azi, ky simbol nuk ishte vëndës, por kalimtar, i sjellë nga fise luftëtarësh pellazgo-ilir, gjatë pushtimeve të tyre në këtë trevë.

Shqiponja dykrenore ka qenë emblemë e Dyerve fisnike të Gropajve, Muzakajve, Aranitëve, Kastriotëve, dhe shqiponja me një kokë, e Zakariajve dhe Buzëzezëve (69)
Shqiponja dy krenore e Perandorëve arbër Paleologë, në Stamboll (Photo © Pythacli) dhe pllakë memoriale për dy kapitenë stradiotë shqipetarë, Don Nicolo dhe Angelo Maipesi. © Napoli.

 

Përfundimi i tretë:  Besimi pellazg hënor u përhap në të gjitha vëndet, që pushtuan dhe sunduan, mbretërit Heronj dhe Profetë të origjinës ilirike: në Europë, Afrikën veriore, Azinë e vogël e deri në Azinë e largët. Ky besim pësoi ndryshime në mite, duke u dhënë rolin kryesor Perëndive meshkuj dhe kulteve të tyre. Kjo dukuri pasqyroi kalimin drejt shoqerisë patriarkale me administrata të fuqishme politike dhe ushtarake, të drejtuara nga mbreti- diell, simbol i dijes, i pushtetit dhe i ligjit. Besimi diellor vendosi në plan të parë forcën e pushtetit, të krahasuar me forcën e ndriçimit diellor.

Një nga dukurite e rëndësishme në mitet, pohon Mircea Eliade, është ay i “heronjve diellore” , sidomos tek blegtorët nomade, fise nga dolën në shekujt e mëvonshëm të ashtuquajtura  nacione “që bejnë historinë”…dukuri sidomos e shteteve indo-europiane. (70) Kështu shqiponjës që përfaqësonte Krijuesin-“Dritën hyjnore”, ju shtua krahas kokës së parë “dritës hënore” edhe një kokë e dytë “drita diellore” (një ekujlibër i pranuar me vështirësi dhe nganjëherë edhe me luftë). Prandaj nuk janë të rralla pamjet me tre kurora mbi kokën e shqiponjës dy krenore: dy të vogla, mbi sejcilën kokë dhe një e madhe në mes, që perfaqëson Krijuesen/Dritën hyjnore.

Kjo ka qenë “reforma”e parë e besimit pellaz, shumë kohë përpara se të ndodhte “reforma” e dytë, që shënoi fillimin e një lufte fetare dhe administrative (që zgjati me shekuj), kundër besimit 50 mijë vjeçar të Pellazgëve hyjnorë dhe solli lindjen e Krishtërimit. Besimi i ri, zëvëndësoi kultin zanafillor të Hënës dhe jet-shkurtër të Diellit, me kultin e Njeriut tokësor dhe hyjnor, të lidhur me Krijuesin.

 

***

Në këtë material, kam hedhur vetëm disa vija, për të skicuar HISTORINË 50 mijë-vjeçare të besimit zanafillor të Pellazgo-ilirëve, e simbolizuar me figurën e SHQIPONJËS dhe Rrezes (Yllit). Njohja e besimit pellazg “sellenizmit”, pohon faktin se ay ka qenë besim monoteist, që ka njohur vetëm një Krijues- Dritën hyjnore.

Pellazgo-ilirët të cilët e krijuan këtë besim, kanë përdorur simbolin e Shqiponjës, të Yllit (Illi-në dialektin çam) dhe të Tokës (Arë), në gjithshka që ka patur të bejë me jetën e tyre: emërtimin e vëndit, gjuhës, vetes, toponimeve, simboleve kombëtare etj. Ata e kanë gdhëndur shqiponjën në gur dhe e kanë kënduar në këngë, duke ju dëshmuar fiseve të tjera, lidhjen që kishin me KRIJUESIN dhe duke e quajtur veten – BIJ TË TIJ  HYJNORË.

 

 

 

Flamuri shqipetar në Hënë, gjatë misionit Apollo 14 (1971) vendosur nga astronauti i NASA-s me origjinë shqipetare, Alan Shepard.

 

 

Fatbardha Demi

Fatbardha_demi@yahoo.com

 

21.06.2013

 

 

1- Mircea Eliade. « Trattato di storia dele religioni »,1976 Editore Boringhieri, Torino – www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf

2- www.lagrottadeicervi.it/arte-religione-e-magia/

3- po aty

4- f315,316 Martin Bernal « Athina e zeze » Shtepia botuese 55, Tirane 2009

5- f21 “Mesimet e Ptahhotepit -Libri me i lashte i botes” Logoreci, 2006

6- f81 Xhuzepe Katapano, „Thot-i Fliste Shqip“  Botimet enciklopedike, Tirane,2007

7- f391 Spiro Konda, “Shqiptaret dhe problemi pellazgjik” ,UEGEN Tirane 2011

8- E.Jacques “Shqiptaret” f80 marre nga f42 Rasim Bedo Dodona

9- Adem Demaçi: Filozofia e Jetes (II) “Kush eshte Zoti”? – Pashtriku.org, 04. 02. 2013

10- f20 Mehdi Frashëri “Historia e lashtë e Shqiperisë dhe e Shqipetarëve”, Plejad 2012

11- f92 Dhimitër Pilika “Pellazgët origjina jonë e mohuar” Botimet enciklopedike , Tiranë 2005

12- f20 Mark Tirta, « Mitollogjia nder shqiptare »

13- f52, George G. M. James “Trashegimi e vjedhur” Plejad, Tirane, 2009

14- f63 Spiro Konda, “Shqipetarët dhe Problemi Pellazgjik”, UEGEN,Tirane,2011

15- f8 Xhuzepe Katapano (po aty)

16- Maksim Zotaj ,“Origjina dhe simbolet e flamurit shqiptar!”Metropol, 24-01- 2008

17- Shefki Ollomani “Maqedonët dhe Maqedonia Antike” www.ina-online.net/opinione/8965.txt‎

18- Albert Hitoaliaj – Marrë nga sa-kra.ch MNVR | Shqiponja me dy kokë, simboli ynë, më i lashti i botës www.mnvr.org ›

19- f22, Jaho Brahaj „Flamuri i Kombit Shqipetar“, Tirane 2007

20- f11 Marija Gimbutas “Il linguaggio della Dea” Venexia, Roma,2008

21- Prof.dr.Shaban Sinani “Si u bene Albanet –Shqiptare”,Tiranë, 02. 03. 2010 groups.yahoo.com/group/cameria/message/9409‎

22- f33 Jaho Brahaj (po aty)

23-f60 Rasim Bedo, « Dodona Tempulli i lashte i Shqiperise » botim i Sh.K. “Bilal Xhaferi”, Tirane 2007

24- f42 ,43 Dhimiter Pilika “Pellazget, origjina e jone e mohuar” Botimet enciklopedike , Tirane 2005)

25- http://www.miti3000

26- Mitologia greca e latina, Eos, Epafo, Epeo mitologia.dossier.net/eos.html

27-f59 Georgez Dumézil “La religione romana arcaika Miti,leggende, realta”,BUR Saggi, 2011

28- it.wikipedia.org/wiki/Titanomachia

29184, Xhuzepe Katapano (po aty)

30-  f35 Vasil S. Tole« Pse qajnë kuajt e Akilit? »Mediaprint ,2011

31- f174 Xhuzepe Katapano (po aty)

32- Albert Hitoaliaj – Marrë nga sa-kra.ch MNVR | Shqiponja me dy kokë, simboli ynë, më i lashti i botës www.mnvr.org ›

33- https://it.wikipedia.org/wiki/Aquila‎

34- f86 Marin Barleti «Rrethimi i Shkodrës » Shtëpia Botuese Naim Frashëri, Tiranë, 1982

35- f316 Marija Gimbutas “Il linguaggio della Dea” Venexia, Roma,2008

36- www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf

37- f23 Jaho Brahaj “Flamuri i Kombit Shqiptar”2007

38- f13 Jaho Braho (po aty)

39- f111Mircea Eliade (po aty)

40- f10 JahoBrahaj (po aty)

41- f92 Dhimitër Pilika “Pellazgët origjina jonë e mohuar” Botimet enciklopedike , Tirane 2005)

42- f87-88 Xhuzepe Katapano (po aty)

43- f178 Aristidh Kola “Gjuha e Perendive” marre tek“Albanohellenica nr2” 2000-2001

44- f89 Dhimiter Pilika “Pellazget origjina jone e mohuar” Botimet enciklopedike , Tirane 2005

45- f57 Georges Dumézil “La religione romana arcaica – Miti,leggende,realta” BUR Saggi 2011

46- Ancient Egyptian religion- Wikipedia

47- f186 Xhuzepe Katapano (po aty)

48- f77 Niko Stillo “Etruskishte Toskërishte”

49- f194 Xhuzepe Katapano (po aty)

50- f294-297 Niko Stillo (po aty)

51- f286 Niko Stillo (po aty)

52- Nicolas Grimal, Histoire de l’Égypte ancienne, p. 272 –Aton, wikipedia

53- f132 www.paxpleroma.it/…/Trattato_Storia_Delle_Religioni_Mircea_Eliade.pdf

54- f115,116 Mircea Eliade (po aty)

55- f114-15 Xhuzepe Katapano (po aty)

56- Le scuole dei misteri e lo Spirito di emulazione – Insegnamenti …www.rosacroceoggi.org/…/07rays.lescuoledeimist

57- f133 Mircea Eliade (po aty)

58- f126 Mircea Eliade (po aty)

59- f94 Xhuzepe Katapano (po aty)

60- Aigle – Au Blason des Armoirieswww.blason-armoiries.org › Héraldique › A‎

61- f97 Mircea Eliade (po aty)

62- wikipedia Hurriti

63- Zoroastrismo – Corso di Religione www.corsodireligione.it/religioni/…/zoroastr_1.ht…

64- Albert Hitoaliaj- “Shqiponja me dy koka, simboli ynë, më i lashti o botës …” – Sa-Kra www.sa-kra.ch/shqiponjasimbl2.htm‎

65- f.277 Arif Mati “Mikenët=Pellazg” Plejad

66- f277 Arif Mati “Shqipëria Odisea e pabesueshme e një populli parahelen” Plejad,2007

67-  f113 Mircea Eliade (po aty)

68- Aigle listes des fichiers PDF aigle – Yo PDF www.extpdf.com/aigle-pdf.html

69- f50Jaho Brahaj (po aty)

70- f114 Mircea Eliade (po aty)

 

 

 

 

Fund

 

Dy   nga Kozmonautet me te famshem Amerikane me origjine Shqiptare.

« më:   15-05-2004, 01:18:56 »


Nga Dr. Moikom Zeqo

Prishtine, 04 shtator 2003 (Alb.Info) – Duke kerkuar ne arkivin e Muzeumit Historik Kombetar gjeta nje dokument te jashtezakonshem nga te gjitha pikpamjet. Mbi nje karton te forte eshte vendosur nje fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bere nga siperfaqja e Henes. Krahas kesaj fotografie eshte vendosur nje flamur Shqiptar i permasave te te vogla. Nen fotografine eshte shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshte fotografise eshte ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January

31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly. Nga ky shkrim mesohet se flamuri Shqiptar (zyrtar) eshte mbartur ne Hene ne trupin e anijes kozmike Apollo 14 nga 31 Janari deri me 9 Shkurt 1971. Ky flamur eshte paraqitur prej zevendes Admiralit Alan B. Shepard Jr., i Flotes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe qe ka qene delegat ne Sesionin e 26-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Antares eshte pjesa e anijes qe zbriti ne Hene dhe Fra Mauro eshte emri i vendit ne Hene ku zbriti anija. Ka edhe nje mbishkrim dore shkruar me boje te zeze nga Alan Shepardi, qe lexon: With the compliments of the astronautes of the United States. Alan Shepard 02.10.71, qe perkthehet ne Shqip: Me fjalet me te mira te astronauteve te Shteteve te Bashkuara. Alan Shepard, 2 Tetor 1971. Ky dokument qe permban flamurin Shqiptar me fotografine ne Hene se bashku me mbishkrimet i eshte dorezuar prej vete astronautit Alan Shepard nje dilomati Shqiptar, i cili pat marre pjese edhe ai ne Sesionin e 26-te te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Alan Shepard, kur ka pergatitur kete dhurate dhe per ta bere me te vertete dokumentin, ka shkruar me doren e tij pershendetjen jo vetem nga vetvetja, por edhe nga astronautet e tjere te SHBA-s. Kjo do te thote qe fakti i mbartjes se flamurit Shqiptar ka qene teme bisede e astronauteve bashkeudhetare. Pra Shepard u ka folur atyre per origjinen e tij Shqiptare. Gjesti i Shepardit eshte i madherishem. Duke lexuar nje enciklopedi te kozmosit ku jane dhe emrat e kozmonauteve ne vite, lexohen keto te dhena per Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, Nee Hampshire te SHBA me 18 Nentor 1923. Ështe me origjine Shqipitare. Ka kryer Akademine Detare Amerikane ne Anapolis ku mbaroi dhe nje shkolle fluturimi per pilot joushtarak. Me pas beri edhe Shkollen e Marines per pilot ne Patuxent, Maryland, si dhe Shkollen Detare te Luftes ne New PortRhode Island me 1958. Me 1961 u ngrit ne hapesire si njeriu i pare ne bote rusi Juri Gagarin. Ai fluturoi ne kozmos si pasagjer, kurse Shepardi ne misionin Apollo 4 ne Janar-Shkurt 1971 e manovroi vete anijen kozmike. Si kozmonaut, ai eshte i pari qe ka fluturuar ne kozmos si Amerikan dhe i pesti qe ka shkelur ne Hene. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai nderroi jete me 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet. Ne te njejten enciklopedi flitej edhe per William Gregory nje tjeter astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi ne Lock-port, Nju Jork me 14 Maj 1957. Ështe me origjine nga fshati Dardhe e Korces. Me 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike ne Akademine e Forcave Ajrore. Mori doktoraten si inxhinier mekanik nga ColombiaUniversity me 1980 dhe Doktoraten per drejtues me 1984. Ne vitet 1981 – 1986 ka qene pilot fluturimi me avionet Fl11. Me pas sherbeu si mesues pilotesh prane Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar ne me shume se 40 lloje avionesh dhe ka kapercyer mbi 5000 ore flutturimi. U zgjodli nga NASA ne Janar 1990 dhe u shpall astronaut ne Korrik 1991. Fluturimin e tij te pare Shuttle STS-67 ne hapesire e kreu me 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapesires Kenedi dhe u ul ne toke me 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve ne hapesirat kozmike me 16 dite dhe 15 ore duke plotesuar 262 rrotullime drejt tokes. Ai fluturoi mbi 11 milion km ne kozmos, ka mbi 400 ore flutuime ne hapesiren kozmike, krahas 5000 oreve si pilot. Tani punon si drejtues per zhvillimin e biznesit ne Arizona te SHBA. Meqenese Shpardi ka vdekur, shpresojme qe Gregorin ta takojme se shpejti. Te dy keta emra kane vendin e tyre ne Muzeun Historik Kombetar dhe ne kujtesen e Shqiptareve.

 

Biographies – Alan B Shepard Jr.

    
Image Source: Alan Shepard Jr.
Alan B Shepard Jr.
Born: November 18, 1923
Died: July 21, 1998

Briefly
First American astronaut in space (1961).

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Fatbardha Demi, Hena dhe Dielli, ne dy kokat e shqiponjes, simbole kultike

AGRESIONI PSIKOLOGJIK NËN GUNËN E NACIONALIZMIT

March 23, 2013 by dgreca

Nga Fatbardha DEMI/

“Nëse ka burrë ose grua të krishterë që do të më japë fjalën se nuk do të flasë më shqip në shtëpinë e tij, të ngrihet e të ma thotë, sepse unë do ia fal të gjitha mëkatet që ka bërë që nga dita e lindjes.Më mirë të keni një shkollë greke në fshatin tuaj, se sa të keni përrenj e lumenj !”
Shënjtori grek Kozma Etoliani/

Thirrjet naziste si “Dhoma gazi për shqiptarët!” janë bërë një dukuri  tashmë e zakonshme në rrugët dhe ngjarjet e ndryshme në Maqedoni. Kështu ndodhi edhe në ndeshjen me Danimarkën në shkurt të 2013, të të ashtuquajturve “tifoza” maqedonas, që nuk i shqetësuan aspak qeveritarët e këtij shteti multietnik.

Por këto thirrje të përseritura anti-shqiptare, nuk trazuan as qetësinë e Zv/kryeministres së Maqedonisë Teuta Arifi, as të Presidentit Nishani apo Kryeparlamentares Jozefina Topalli, që u takuan në Tiranë duke shprehur kenaqësinë për “forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vëndeve, të cilat përbëjnë një shembull të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë për rajonin e Ballkanit.” Të dy njoftimet (ç’farë rastësie!) ndodhën në të njejtën datë, të gazetës “Bota Sot” 07.02.2013. Pra, siç thuhet :“Qentë (tifoza) le të lehin, karvani (i miqësisë ndëretnike i Ballkanit) të ecë përpara !”

Ky karvan nuk e ndal ecjen edhe kur digjen flamurët shqipëtare, kur rrihen barbarisht fëmijet, kur mohohen të drejtat e shpallura në Kushtetutën e vëndeve ku jetojnë, për barazi politike, ekonomike, arsimore  dhe kryhet çkombëtarizimi dhe pastrimi etnik. Por papritmas, në qiellin pa re të marrdhënieve “të shkëlqyera” ndërshtetrore ballkanase, në Konferencën e Mynihut gjëmoi rrufeja e “albanofobisë” në rajon.

Ç’farë tha dhe ç’farë nuk tha Kryeministri Berisha në Mynih?

Ajo që tha Sali Berisha në Konferencen “Mbi sigurinë dhe stabilitetin në Europën Jug- Lindore dhe Kaukaz” nuk ishte e paditur. Që Kombi shqipëtar padrejtësisht ishte copëtuar në pesë shtete është fakt historik i njohur dhe qëndron jashtë agjendave politike dhe Konventave europiane, si veprim historik i së kaluarës. Ajo që nuk tha Kryeministri ynë, ishin FAKTET  konkrete dhe të kryera në mes të ditës të shteteve fqinjë, të udhëhequra nga ideollogjia raciste dhe pushtuese. Kjo veprimtari, dënohet dhe është e përfshirë në Konventa të ndryshme europiane mbi sovranitetin shtetëror, të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, çfaqjeve dhe veprimtarisë raciste. Në nivelin europian, si një nga objektivat parësorë të bashkëpunimit juridik dhe policor, është parandalimi dhe luftimi i racizmit e i ksenofobisë dhe për këtë qëllim funksionon edhe një Institucion – “Osservatorio europeo per i fenomeni di razzismo e xenofobia”. (‘European Monitoring Centre on Racism and Xenophobia’ – EUMC) sostituito e trasformato, nel 2007, dall’ Agenzia dell’UE per i diritti fondamentali’). (1)

Por që të lëvizin këto ingranazhe ndërkombëtare, si në çdo çështje të thjeshtë administrative, duhet të ketë një ANKESË, e faktuar nga pala e dëmtuar dhe te bëhet INFORMIMI i opinionit ndërkombëtar me anën e masmedias.

Nuk mund të mos u jemi mirenjohës, kontributit patriotik të Diasporës dhe shoqatave shqiptare brënda vendit, që i kanë bërë të njohura Organizmave ndërkombëtare veprimtarinë e fqinjëve kundër interesave jetike të Kombit Shqipëtar. Por vetë Shteti ynë, që është nënshkrues i shumë Konventave dhe anëtar në Organizmat ndërkombëtare ka heshtur.

Albanofobia dhe veprime që cënojnë sovranitetin e Shtetit dhe dinjitetin e një popullsie kombëtare, pik së pari duhej të ishte problem madhor i brëndshëm, pra i vetë Qeverisë sonë. Si shpjegohet që nuk kemi parë asnjë seancë parlamentare ku të trajtohen  ngjarjet e ndodhura, ndërkohë që ëndrrat vorio-epirote,  “diskriminimi” i minoritarëve grekë e sërbë, i veprimtarisë “kriminale” të shqipëtarëve të Kosovës, zhurmojnë në parlamentet e shteteve fqinj, po edhe në Instancat më të larta ndërkombëtare ?

Thirrjet naziste në Maqedoni se “shqipëtari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe veprimtari të tjera (që do të shtjellohen më poshtë) janë dukuri, që në shkencën e historisë, psikologjisë dhe teorisë ushtarake, emërtohen “luftë ose agresion psikologjik” dhe në formë më zyrtare “operacione psikollogjike”.

 

Përdorimi i “armës” psikologjike është i njohur që në lashtësi

 

Por studimi shkencor, e ka zanafillën në fillimin e shk. 20. Historiani dhe psikoanalisti anglez J.F.C.Fuller qe i pari që përdori shprehjen “operacione psikologjike”. Më 1920 ai parashikoi se një luftë psikologjike, me kohë, mund të zëvëndësonte luftën tradicionale.  Sipas studiuesve të fushës ushtarake, në kohë paqje, kur veprimet luftarake janë të pamundura,  “operacionet psikologjike” përbëjnë armën e vetme vepruese.(2)  Në praktikën ushtarake të shteteve, që mbas Luftës së Dytë Botërore ka organizma të posaçme që merren me operacionet psikologjike, me synimin e sigurisë së vendit të tyre apo të suksesit të qëllimeve gjeopolitike mbi një vend tjetër.

A mbrohet Shteti dhe popullsia shqiptare nga kjo “armë” që specialistët e përcaktojnë “vrasëse pa ndotur duart”? Fillimisht duhet kuptuar se ç’përfaqëson “lufta psikologjike”, ç’mjete përdor dhe pasojat e saj. Me qënëse është një veprimtari që kryhet si brënda shoqërisë, ashtu edhe në botën kriminale dhe ushtarake, mjetet e dhunës psikologjike trajtohen hollësisht nga psikologët dhe specialistët e ushtrisë.

“Lufta psikologjike qëndron në përdorimin e propagandës dhe veprimeve të tjera psikologjike me qëllimin kryesor: të ndikojë në mendimet, ndjenjat, sjelljen dhe veprimet mbi grupet e armiqve (shqipëtarëve në rastin tonë-shën im) në mënyre të tillë, që të ndihmojë arritjen e synimeve nacionale” (3)

Mjeti kryesor i propagandës është FJALA. Por a mundet fjalët të dëmtojnë e të shkatërojnë njeriun? Sipas studiuesve, përdorimi i propagandës mashtruese është i dëmshëm për formimin e lirë dhe natyral të mendimit personal e të publikut, dhe dëmi  pasqyrohet si tek vetë njeriu ashtu edhe tek shoqëria (4) Shëmbulli më i fundit i një agresioni psikologjik të paramenduar me hollësi, ka qenë intervista e deputetit të Parlamentit grek, Kristo Papas (me një biografi fashiste shumë interesante) në janar 2013. Si u realizua lufta psikologjike, nga deputeti grek?

Së pari: Përfaqësuesi zyrtar grek, paturpësisht shpalosi fakte anti-shkencore historike.

“Për fat të keq popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin, ndërruan dhe përfituan një ndërgjegje të rreme kombëtare… Përsa i përket prejardhjes së fisit shqiptar nëse do të mundeshim ta quanim fis shqiptar, sepse siç u thashë është një konglamerat popullsish të cilët janë tërësisht me prejardhje greke, pavarësisht se mund të kenë humbur ndërgjegjen e tyre kombëtare… nëse dikush do ta lexojë dhe kuptojë vërtetë historinë nuk ekziston Shqipëria. Në fakt nuk është Vorio-Epiri Grek, në fakt gjithë Shqipëria duhet të jetë një Provincë greke”.

 

Së dyti: Biseda u zhvillua brënda territorit të Shqipërisë dhe jo në Greqi, siç do të ishte e natyrshme për ideollogjinë që ndjek ky shtet. I bërë në mes të Kryeqytetit shqipëtar, shprehu guximin për të kaluar nga fjalët në vepra, siç kërcënoi qartas gjatë ligjërimit “patriotik” helenist.“Historia vazhdon me të drejtën e më të fortit…Të jeni të sigurt se si parti dhe si grekë kemi gjithmonë në mendje zgjidhjen për çështjen e Vorio-Epirit…një Epir që është grek dhe një pjesë e tij në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar… ministri i Jashtëm na ka pohuar se Vorio-Epiri është në zemrat tona” Këtë kërcënim, nuk mund ta quajmë “personal” te K.Papasit, me qënëse Parlamenti apo ndonjë personalitet shtetëror grek, nuk e ka dënuar. Ky agresion psikologjik, afro 23 vjeçar i Shtetit helen mbi minoritarët dhe pseudo-minoritarët grekë, (në shkëmbim të vizave, “pensioneve”,bursave shkollore etj)  ka nxitur veprimtari kundra sovranitetit te Shqipërisë për Autonominë e Vorio Epirit, dhe urrejtjen ndaj shqipëtarëve. (4)

 

Së treti: Duke njohur gjëndjen e ushtrisë shqipëtare, ku ushtarakët nuk marrin dot as pagat e misioneve të NATO-s dhe duke ditur se dora e ligjit nuk i arrin qytetarët , përfaqësuesit fetarë dhe shtetërore të fqinjëve, deputeti grek kërcënoi drejtpërdrejt shqipëtarët dhe Qeverinë, për të krijuar ndjenjën e FRIKËS për sigurinë e tij dhe të sovranitetit të vendit tonë: “Ta dini se forcat e armatosura greke janë shumë herë më të fuqishme se forcat e armatosura të Shqipërisë...Zgjidhja e vetme për çështjen e Vorio-Epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Nëse kjo nënkupton dhe ushtrinë greke në Vorio-Epir atëherë edhe ushtria greke do të jetë në Vorio-Epir…

 

Së katërti: Tundja para syve të “Ligjit të Luftës” ngjall tek shqipëtarët mosbesimin në marrëdhëniet dhe marrëveshjet midis dy shteteve dhe qënies në NATO.  “Dua t’ju them se ekziston edhe ligji i luftës midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ligji i luftës nuk shfuqizohet me një deklaratë të Papulias, apo me një deklaratë të ministrit të Jashtëm. Ligji i luftës votohet në Parlament dhe nuk është shfuqizuar zyrtarisht dhe si rrjedhojë jemi në gjendje lufte”. Ajo që synoi deputeti grek, ishte t’iu ngjallte shqipëtarëve ndjenjën disfatiste “se gjithshka është e humbur”, me qëllimin për t’iu hequr dëshirën e organizimit për kundër-veprim.

 

Së pesti: Deputeti grek, synoi të krijojë ndjenjën e inferioritetit dhe të mosvlerësimit të vetvetes, duke goditur shtetin, simbolet, figurat historike, krenarinë dhe ndjenjat kombëtare : “Keni ndërtuar një shtet fallco. Keni vjedhur heronj, ngjyra dhe flamunj dhe përpiqeni të vërtetoni se jeni shtet. Për fat të keq nuk jeni shtet… Ndërgjegja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen, i cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u shfaq në fillimet e shekullit të 20 …U mbështetët si popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar…popullsite tuaja në rrugëtimin historik treguan se nuk dinë të mbajnë as besën, dhe arritja e tyre luftarake e vetme dhe më e madhe është plaçkitja”.

Psikologia Cinzia Sintini pohon se “Dhuna psikologjike është një veprimtari shkatëruese e armiqësore që mund të kryhet në një formë të hapur ose të fshehtë. Çvlerësimi i gjithçkaje që një person bën apo mendon, për atë që interesohet apo në atë që beson…Ai qe i nënshtrohet dhunës psikologjike ndodhet ne një gjendje stresi të vazhdueshëm (5)

 

Së gjashti: Shprehu diktatin grek dhe mospërfilljen e institucioneve të Shtetit, si një realitet që duhet pranuar nga shqipëtarët. “Nga ana e palës greke u shtrua çështja…që thotë se Greqia do të paraqesë në mënyrë të njëanshme në OKB hartat e kufinjve detarë me vendet fqinjë…Greqia i konsideron se këto janë kufinjtë e saj”.

Biseda mbyllet me thirrjen luftarake: “Vëllezër guxim, nuk ju kemi harruar. Jeni dhe jemi grekë dhe Vorio-Epiri është grek dhe do të bëhet sërish grek!”,që ushtoi edhe më 10 prill 1994,  në afërsi të fshatit Peshkëpi (Gjirokastër) ku u vranë nga grekët ushtari 20 vjeçar Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Sali Shehu dhe u plagosën shumë të tjerë.

Pëfaqësuesi i Shtetit grek, e mbylli me sukses “luftën” e tij, sepse nuk pati si objekt sulmi psikologjik vetëm minoritarët dhe pseudo-minoritarët, siç ka bërë lirshëm që pas 90-ës, por nëpërmjet kanalit satelitor News24 , të gjithë shqipëtarët në Botë. Kujt i vlejti monologu nostalgjiko-fashist, mbi bazën e një historie të sajuar, i përfaqësuesit të Parlamentit grek? Vetëm mbështetjes së hapur të Shtetit grek për veprimet e minoritarëve në postet zyrtare, siç qe rasti i Spiro Kserës, ish Prefektit të Gjirokastrës, i cili në përvjetorin e Traktatit famëkeq të Korfuzit deklaroi se ndihej “Prefekt i Vorio-Epirit (“Shekulli” 1.01.2009), ish Kryebashkiakut të Himares Vasil Bollano dhe së fudmi partisë “Mega”, që kërkojnë autonominë e sajesës politike të Vorioepirit. Por mbi të gjitha, për një çfaqje kriminale të ALBANOFOBISË.

 

Albanofobia nuk ekzizton, ajo është një krijesë e shekullit të kaluar!

Kështu u shpreh deputeti A.A. i PS në News24. “Sali Berisha foli për Albanofobi, është injorancë dhe qesharake, sepse kush ka fobi ndaj nesh?” (18.02. 2013, ballkanWeb). Na lind dyshimi në se këto pohime të përfaqësuesit të Kuvendit, pa kaluar as muaji kur në të njejtin kanal kolegu grek fyejti, mashtroi dhe i kërcënoi shqipëtarët dhe shtetin e tyre, vijnë nga verbësia  apo synimi i mbulimit të kësaj veprimtarie armiqësore?

Albanofobia sikurse ksenofobia, sjelljet raciste, dhuna psikologjike, propaganda, dhe agresioni psikologjik, krahas shumë formave të tjera të ndikimit psiqik, përfshihen në strategjinë më të përdorur në kohët moderne – të LUFTËS psikologjike.

Sipas studiuesve, në këtë veprimtari shkatërruese, bashkë-punojnë specialistë dhe personalitete të fushave të ndryshme shkencore. Shprehje e këtij bashkëpunimi janë “punimet shkencore” mbi origjinën dhe historinë e Kombit arbër, si në rastin e Enciklopedisë Maqedonase (17 shtator 2009). Sipas akademikut B. Ristovski ajo paraqet fakte “shkencore” për shqiptarët e ardhur pas shk. 16 në Maqedoni. Se ata u nxitën nga Ali Pashe Tepelena dhe “me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë. (Gazeta “Koha”18.09.2009). Edhe në librat sërbe të historisë, hartuesit e tyre dëshmojnë se shqipëtarët kanë kryer “genocid” ndaj popullit serb, me qëllim që t’i largonin serbët nga Kosova. Ata përshkruhen si plaçkitës të kishave, ndërsa në të vetmin vend ku përmenden ilirët, ata quhen “grabitqarë” (« Shekulli » online 30.09.2010). Akademikët serbe si historiani Gjuretiq, arrijnë kaq larg me fantashkencën e tyre historike, sa të pohojne se: “Mbi 80% të shqiptarëve të sotëm, nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës(1389).( 6)

Studiuesi Peter Prifti pohon se:“Grekët i shohin shqiptarët si vllehë, d.m.th. pa rrënjë, pa shtëpi, pa tokën e tyre, sikur ata nuk ekzistojnë si popull me kombësinë e vet… Thonë se shqiptarët nuk ekzistojnë fare.”(7)

Këto studime “shkencore” bëjnë pjesë në luftën psikologjike për të krijuar bindjen se shqipëtarët nuk janë autoktone, karakterizohen historikisht nga një karakter kriminal dhe vihet në dyshim qënia e tyre historike, siç u shpreh edhe deputeti grek. (shiko “Racizmi historik, dëshmi e mëndësisë ideollogjike dhe politike e së kaluarës dhe nxitës konfliktesh në të ardhmen”).

I gjithë ky arsenal luftë-nxitës psikologjik, i drejtuar kundër shqiptarëve, nuk është dënuar asnjëherë nga organet kompetente të Shtetit dhe nuk është bërë i njohur Organizmave Ndërkombëtare prej tij, megjithëse përbën shkakun kryesor të urrejtjes ndëretnike në Ballkan. Albanologu i njohur kroat, Milan Shufllai, që në vitin 1913 në librin e tij  “Acta et Diplomata res Albaniae mediae actatis illustrantia” vëren se, të gjitha informacionet për këtë vend e për këtë komb (shqipëtarët-shën im), na i japin vetëm armiqtë e Shqipërisë (!) (8)  Mënyra më e përhapur e agresionit psikologjik është trazimi i fakteve të vërteta me ato të sajuara, për arritjen e bindjeve negative për ngjarjet, heronjtë apo idealet që udhëhoqën periudha të ndryshme të Historisë sonë. (më hollësisht në “Riciklimin e tezave  anti-shqipëtare të shk. 19 në masmedian shqip-shkruese”).

William Nichols (drejtor i “This week magazine”) pohonte se “Zëvëndesimi qoftë edhe i një fjale, mund të ndihmojë për të ndryshuar rrugën e Historisë. (9) Në këtë drejtim, kanë dhënë kontributin e tyre në median elektronike dhe shtypin e përditshëm, sidomos disa autorë minoritarë brënda vendit, por edhe autorë të huaj (studimi për Skëndërbeun sllav e Oliver Shmidit etj), që kanë ngjallur revoltën e studiuesve dhe të lexuesve shqipëtarë.

 

Përfaqësuesi i fesë ortodokse sërbe Amfilochio Radoviç ka thënë:

“Cila është mënyra më e mirë për ta larguar nga historia dhe për të goditur shpirtërisht një njeri apo një popull? Duke vrarë tek ay çdo kujtesë historike dhe të shkatërosh, dëshmitarët që i rikujtojnë këtë memorje”. Kjo strategji e luftës psikologjike e fqinjëve tanë mbi tekstet mësimore shqiptare të historisë, u vu në jetë që pas 90-ës, ku një nga rastet më tipike qe e ashtuquajtura nismë për rishikimin e teksteve të Historisë “në përputhje me standardet e konventave të Këshillit të Europës dhe UNESKO-s”, siç u pretendua nga ana e Greqisë, e ndjekur më vonë edhe nga shtetet e tjera.

Fillimisht, më 4 prill të vitit 1998 u nënshkrua Marrëveshja “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë” ku u kërkua (ne pikën 1.3.5) të shqyrtohej mundësia e futjes së greqishtes si gjuhët fakultative në shkollat e mesme shqiptare, por jo të gjuhës shqipe në shkollat greke.

Në 3 prill 2003, u rifirmos në Athinë, protokolli “Mbi bashkëpunimin kulturor midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë”.  Në kuader të kësaj marrëveshjeje, më 28 tetor 2004 , Ministrja greke e Arsimit Marjeta Janku, jep një intervistë për stacionin televiziv grek NET, ku pohon se : “do të hiqen nga librat e historisë, kryesisht të palës shqiptare, pasaktësitë dhe ngjarje të cilat helmojnë marrëdhëniet dypalëshe…”. Kjo deklarate u bë vetëm pak ditë pas kthimit nga një vizitë e Ministres me presidentin grek Stefanopulos në Shqipëri, i cili nuk harroi të zinte në gojë Vorio Epirin gjatë një mitingu në Dropull të Gjirokastrës.

Me gjithë akuzën e Ministres Janku, për frymëzimin e nxënësve shqipëtarë me idenë “e Shqipërisë së Madhe”, siç dëshmojnë  historianët shqipëtarë, janë tekstet e historisë së Shtetit helen, ku studiuesit grekë vazhdojnë të përfshijnë brenda kufirit të Greqisë, shumë vise që janë zyrtarisht në Shqipëri. Ky fakt vazhdon t’iu mësohet nxënësve grekë, (por edhe femijëve të emigrantëve shqipëtarë-shën im) sot e kësaj dite, dhe në tekstet e tyre përmëndet shpesh termi “Vorioepir”. (10) Rrjedhojë e këtij agresioni psikologjik në tekstet shkollore, është dobësimi i misionit të shkencës historike shqipëtare në edukimin kombëtar të brezit të ri, duke i lene pre të çdo sulmi anti-kombëtar mediatik  dhe fallsifikimeve historike.

Luftë shkatrimtarëve ! 

Ky qe kushtrimi i shkrimtarit të shquar Viktor Hygo, për të ngritur popullin francez, në mbrojtje të monumenteve historike nga kriminaliteti.  Në atë kohë, romancierit të shquar as do t’i shkonte ndërment se kjo veprimtari, mund të përdorej edhe si  “armë” për qëllime gjeopolitike dhe mjet i rëndësishëm në programin e luftës psikologjike. Zhdukja e dëshmive mbi origjinën, autoktoninë dhe vlerat e larta të kulturës sonë historike, që ushqen krenarinë kombëtare, i hap rrugën çkombëtarizimit dhe krijon kushte për shpalosjen e tezave raciste si një popull pa histori, barbar dhe nomad. Në Kosovë, masakrimit prej ushtrisë së Milosheviçit, ju nënshtrua jo vetëm popullsia, por edhe çdo arkiv dhe objekt kulturor e historik i shqiptarëve. Ky krim i ushtrisë serbe në kohën e luftës, kish filluar me kohë në ish Jugosllavi, me anën e tjetërsimit të trashëgimisë materiale shqipëtare, me  çertifikatat “historike” te akademikëve sërbe. Studiuesi Jahja Draçolli dëshmon se “Gjatë viteve 1956, 1968, 1986 dhe 1993, del se, nga fondi i gjithëmbarshëm i monumenteve të kultit, afro 2/3 evidencohen në kuadër të monumenteve të kultit ortodoks serb, përkatësisht janë regjistruar 22 manastire dhe 110 kisha të ritit ortodoks serb, 25 xhami, 29 monumente të kultit të ritit bizantin, të cilat u përvetësuan nga serbët apo mbi rrënojat e tyre u ngritën kisha e manastire serbe, që nga shekulli XIII e deri në ditët e sotme. (11)

Rasti më i freskët i shkatërrimit të dëshmive historike të vazhdimësisë iliro-shqiptare në Shtetin tjetër fqinj, në Maqedoni ishte ay i Kalasë së Shkupit ku së fundmi janë zbuluar shumë objekte që dëshmojnë se kjo treve është banuar nga fise ilire. Arkeologët maqedonas, (rast i paparë për këtë shkencë) po gërmojnë me buldozerë dhe pa lejuar asnjë specialist të kombësisë shqipëtare. Në Shqipëri, kjo veprimtari është në aktivitet të plotë, dhe siç thotë populli ”një rrugë e dy punë”, ka përfitim si politik edhe financiar. Sipas dëshmisë së Pr. Gjergj Fishtes kemi “vjedhjet e ikonave dhe ikonostaseve nga kishat, po ashtu (janë zhdukur) objektet arkeologjike nga depot e muzeumeve, deri edhe Epitafin e Gllavenicës, nga ambientet e Muzeut Kombëtar. Vetëm monedha të statusit arkeologjik të nxjerra nga nëntoka e Shqipërisë identifikohen mbi dy milion copë… vandalizmi i pikturës murale në Kishën e Valshit në Shpat etj. Kësaj veprimtarije kriminale i shtohen nisma ku qeveria propagandon projekte për ndërtime të reja brenda hapësirës së Akropolit të Kalasë së Lezhës. Janë kryer një numër i restaurimeve të kishave shqiptare, duke i shkatërruar elementet autoktone dhe origjinale të tyre dhe duke lënë të paprekura vetëm elementet bizantine dhe greke. Me këtë i është shkaktuar një dëm i pallogaritshëm trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar”. (12)

Deri këtu kanë arritur forcat e ushtrisë greke në vitin 1941, në luftën për çlirimin e Vorio-Epirit.

Kështu ju përgjigjen pyetjes për kryqin lapidar, të ngritur matanë qafës së Kërrabës.  Aty nuk kishte dhe nuk ka, as manastir, as kishë, as “ushtarë grekë të rënë në luftën kundër fashizmit”. Atëherë pse duhej të ngrihej ai kryq aty? Pra, kryqi atje, siç quhet në fjalorin ushtarak eshte nje “pikë ose kuotë e kapur në luftë”.(13)

Një tjetër kryq i përmasave të mëdha, në fshatin e Boboshticës (Korçë) betoni i të cilit u trazua me kockat e banorëve vëndës, u ngrit vetëm për një ushtar të gjendur në mal nga fshatarët dhe i varrosur prej tyre. Ngritja e kryqeve në të gjithë Jugun dhe të varrezave “të dëshmorëve greke” është një mjet tjetër i luftës psikollogjike kundër shqipëtarëve dhe një “mesazh” për të ardhmen që synohet. Tani çdo udhëtar apo banor i zonave ku ngrihen këto përmendore, do të përkujtojë jo luftën e italianëve me grekët, por krimet që bëri ushtria greke në gjithë jugun e Shqipërisë si ay në Panarit të Kolonjës ku u masakruan 400 fëmijë gra dhe pleq nga andartët greke (14) duke ja kaluar edhe mizorive të serbëve të fillim shk 20 “të cilët rrënuan kulm e themel, dhjetra e dhjetra fshatra të Gollobordës”. Mit’hat Frashëri shprehet se “rrënimet e turqve e të serbëve do të na duken lojra, krahasuar me ato të grekëve, të cilët asgjesuan më shumë se 300 fshatra të  lulëzuara ne Jug” (15)

Sipas psikologëve, krijimi i kushteve që e risjellin në memorjen kolektive krimet e së kaluarës, shkaktojnë ripërjetimin e tyre, pra një traum të re psiqike për popullsinë. Për këtë synim psikologjik , dëshmon këmbëngulja për kërkim të eshtrave të “dëshmorëve të atdheut ” në 696 pika në territorin shqipëtar nga ana e shtetit grek. Kjo kërkesë (urdhëresë) diktohet edhe kur  banorët të indinjuar pohojnë se: “Ne e dimë historinë që mbart fshati dhe gjithë zona. Unë vetë jam i moshuar, dhe di që në asnjë oborr apo rrugë të këtij fshati nuk ka varre të tilla. (Sitki Qyldedi nga fshati Hormovë)  (16)

Në vend të ngritjes së memorialeve të viktimave civile shqipëtare të masakrave të fqinjëve tanë, Shteti shqiptar merr persipër të ngrejë edhe varreza të tjera (10 mijë m²) në tokën tonë, të paguaje shpronësimet dhe t’i përkujtojë çdo vit. (17)  Si kundër-përgjigje të këtij nënshtrimi anti-kombëtar të Shtetit shqipëtar, Greqija as që ka ndërmënd të lejojë ndonjë përkujtimore të genocidit të saj mbi popullsinë civile të Çamërise, dhe Sërbia, me dhunë ushtarake shkatërron Lapidarin e ushtarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës, të dëshmorëve të rënë në luftë kundër skllaverisë së një shteti racist.

Operacionet psikologjike ju interesojnë forcave të armatosura në kohë lufte, konfliktesh dhe të paqes

 Kështu pohon Marco Cannavicci (psikiater, kriminalog, Drejtor i sektorit të Psikologjisë ushtarake Difesan, Romë) duke sqaruar, se “për konflikt nënkuptojmë një rrezik ndaj sigurimit shtetëror, jo gjithmonë ushtarak, por që përfshin fushën politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore”.(18)  Me qënëse “agresioni psikologjik”, që sipas specialistëve është një mjet lufte në kohë të paqes, ai nuk zihet kurrë në gojë nga politikanët tanë dhe sidomos ata europianë. Kjo veprimtari e hapur anti-kombëtare ndaj shqiptarëve, fshihet nën gunën folklorike të “nacionalizmave ballkanike”, që fut në një thes, si xhelatin edhe viktimën, dhe lejon vijimin e saj në emër të luftimit të “ekstremizmit nacional”.

Filed Under: Opinion Tagged With: agresioni psikologjik, Fatbardha Demi, nen gunen e nacionalizmit

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT