• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Goditja e rradhës për Beogradin nga Capitol Hill!

September 15, 2023 by s p

Faton Bislimi/

Kam argumentuar me vite të tëra se çelsi i zgjidhjes së sfidave me minoritetin serb në Kosovë është Lugina e Preshevës! Sot, jam më shumë se krenar të ndaj me ju letrën e bashkëkryesuesëve të Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin e SHBA-ve, Senatorës Joni Ernst (Republikane nga Iowa) dhe Senatorit Gary Peters (Demokrat nga Michigan) drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, z. Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë atje!

Letra vije si rezultat direkt i punës sime dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës, me të cilët më 28 shkurt 2023 mbajtëm edhe një brifing në zyrat e Senatorëve Peters e Ernst në Senatin e SHBA-ve!

Në letrën e tyre, Senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të ngrisë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe. Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht — qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 — për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik.

Tutje, në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia qysh më 2013. “Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasë aspak progres,” thuhet në letër.

“Ky plan është rruga diplomatike përpara për një komunitet që ka vuajtur kaq shumë nga të gjitha konfliktet e viteve të 1990-ta e tutje,” dhe përderisa Senatorët përkahin procesin e dialogut (në mes Kosovës e Serbisë), ata po ashtu besojnë se “zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës është çelësi për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon,” përfundojnë letrën e tyre Senatorët Peters dhe Ernst!

Letra senatoriale vije pak muaj pas letrës kongresionale të Kongresistëve Himes e Torres, po ashtu për Luginën, drejtuar Sekretarit Blinken.

Vazhdojmë tutje…

Filed Under: Opinion Tagged With: Faton Bislimi

SA PËR RIKUJTIM!

January 30, 2023 by s p

Faton Bislimi/

Presidenti George H. W. BUSH (Republikan): “Në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimet serbe, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi,” thuhej në letrën e Presidentit Bush dërguar Millosheviqit më 25 dhjetor 1992, ndryshe e njohur botërisht si “Kërcënimi i Kërshëndellave.” Ky është momenti kur Serbisë i vendoset vija e kuqe amerikane në Kosovë!

Presidenti Bill CLINTON (Demokrat): “Objektivi ynë në Kosovë është i kjartë: të ndalojmë vrasjet dhe të sigurojmë paqen që iu mundëson kosovarëve vetëqeverisjen,” (deklaratë para mediave, Shtëpia e Bardhë, 22 mars 1999), vetëm dy ditë para se të fillonte ofenziva e NATO-s kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës. Në pronocimin e parë medial pas fillimit të bombardimeve, Presidenti Clinton kishte thënë, ndër të tjera, “besoj se e kemi një shancë të mirë të arrijmë objektivat tona për t’i kthyer Kosovarët në vendin e tyre për të jetuar të sigurtë dhe me një masë vetëqeverisjeje që gëzonin nën kushtetutën e vjetër të Jugosllavisë para se Milosheviqi t’ua hiqte atë…” (konferencë për media, 2 prill 1999).

Presidenti George W. BUSH (Republikan): “Mjaft është mjaft… Kosova do të jetë e pavarur,” kishte deklaruar Bush gjatë visitës së tij historike në Tiranë, duke përcaktuar kjartë si kristali statusin final të Kosovës dhe duke i dhënë përfundimin efektiv të duhur negociatave të Vjenës (Tiranë, 10 qershor 2007). Kurse, sa ishte në Tanzani, më 19 shkurt 2008, gjerësa po proklamonte njohjen zyrtare të SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës, Bush kishte thenë: “në deklaratën e pavarësisë, Kosova përkushtohet për implementimin e standardeve më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë dhe tolerancën si dhe drejtësinë për të gjithë qytetarët e të gjitha entive. Këto janë principe që nderojnë dinjitetin njerëzor, janë vlera që Amerika i kërkon në miqët e vet… Ne i inkurajojmë liderët e Kosovës që së shpejti të aprovojnë provizionet e planit të Ahtisaarit, vecanërisht ato të dizajnuara për të mbrojtur të drejtët e komuniteteve jo-shqiptare të Kosovës…” (konferencë për media, Dar es Salaam, Tanzani, 19 shkurt 2008).

Presidenti Barack OBAMA (Demokrat): “Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në sforcimin e të mirave të pavarësisë si dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, multi-etnik, përfshirës, dhe demokratik. Ka ende punë për t’u bërë tani që liderët Kosovarë marrin mbi supe barren e implementimit të principeve të përfshira në deklaratën e pavarësisë dhe në kushtetutën e Kosovës për secilin qytetar. Kosova duhet të vazhdojë diskutimet në mënyrë konstruktive me fqinjët dhe të punojë për zgjidhjen e cështjeve të pazgjidhura, veçanërisht të atyre me Serbinë,” kishte deklaruar Presidenti Obama pas përfundimit të mbikqyerjes ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës (10 shtator 2012, deklaratë e presidentit, Shtëpia e Bardhë).

Presidenti Donald TRUMP (Republikan): “Partnershipi në mes dy vendeve tona është i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta. E ardhmja demokratike e një Kosove sovrane e multietnike është në një rajon të Ballkanit që është stabil dhe përparimtar dhe tërësisht i integruar në komunitetin ndërkombëtar,” thuhej në letrën e urimit të Presidentit Trump për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2017, Shtëpia e Bardhë), dhe në fund të vitit 2018, me bekimin e Administratës së tij, Kosova do e themelonte ligjërisht ushtrinë e vet. “Ne sot jemi dëshmitarë të një arritje historike pas një të kaluara tragjike në mes këtyre dy shteteve… Fokusi është normalizimi ekonomik, që sjellë punësim e të mira ekonomike për të gjithë,” kishte deklaruar Presidenti Trump gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kryeministrit të Kosovës Hoti dhe Presidentit të Serbisë Vuciq, kur ishte nënshkruar Marrëveshja e Washingtonit, si rezultat direkt i së cilës Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës (4 shtator 2020, Shtëpia e Bardhë).

Presidenti Joe BIDEN (Demokrat): “Po ashtu, Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të përkrahin përpjekjet për të arritur paqe afatgjatë përmes dialogut produktiv në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që ne besojmë se duhet të jetë e përqëndruar në njohjen reciproke,” thuhej ndër te tjera në letrën e Presidentit Biden për Presidenten e Kosovës (19 prill 2021) pak muaj pasi Biden kishte marrë mandatin e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Kurse, në mesazhin e tij për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, thuhej: “Sic e dini, Kosova zë një vend special në zemrat e familjes Biden… T’i vazhdojmë përpjekjet tona te përbashkëta në thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona dhe për të arritur një të ardhme për një Kosovë vibrante, sovrane, multi-etnike, demokratike, që do e zë vendin e vet në institucionet Europiane dhe ato Euro-Atlantike…” (17 shkurt 2022, Shtëpia e Bardhë).

Kosova ka qenë e bekuar me miqësinë unike me SHBA-të; gjashtë presidentë, mbi tri dekada! Ka qenë, është, dhe do jetë gjithëherë interes yni strategjik e kombëtar ta ruajmë këtë aleancë duke qenë të përkushtuar pafundësisht për të mirën e shtetit e kombit tonë. Ky është obligim për secilin nga ne qoftë edhe atëherë kur mund të kemi dilemen e Abraham Lincoln-it se a duhet ‘të ankohemi që trupat e trëndafilave kanë xhemba, apo tê gëzohemi që trupat me xhemba kanë trëndafila!’

Filed Under: Histori Tagged With: Faton Bislimi

LIRIA NGA NGATHTËSIA E VETKRIJUAR

October 26, 2022 by s p

Faton Bislimi/

Zhvillimet e fundit politike në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi po intensifikohen ngase edhe dinamika e zhvillimeve gjeopolitike globale po rritet e vitin tjeter veçse fillon të rrahet tupani i zgjedhjeve të rradhës në SHBA. Ky është momentum që neve na duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht për të mirën e shtetit e kombit duke lënë anash çfarëdo interesi e misioni tjetër politik a partiak. Këto janë momente kruciale për përcaktimin strategjik të ecjes sonë drejtë së ardhmes krah për krah me kombet e lira e miqët tanë historik.
Rreth 100 miliard dollarë është pakoja që pretendon Serbia të përfitojë nga bashkësia ndërkombëtare për nënshkrimin e marrēveshjes finale e gjithëpërfshirëse me Kosovën!
Ky pretendim do të duhej, nga Kosova, tē shfrytëzohej për pozicionim më të fortë negociues, apo të paktën për të mos lënduar funksionalizimin e shtetësisë së vet me asociacionin e komunave serbe! Dihet botërisht se Serbia s’do pranojë asnjë model asociacioni që nuk përmbushë apetitet gllabëruese të Beogradit ndaj Kosovës, por po aq botërisht tanimë dihet edhe qëndrimi amerikan se ky asociacion s’mund të jetë në kundërshtim me kushtetutën e vendit tonë dhe as të krijojë një nivel të ri qeverisës në Kosovë.
Republika e Kosovës dhe pavarēsia e saj e cila sipas mendimit të intelektualëve serbë ishte cilësuar si “guri i varur në qafë” për Serbinë, po kthehet në aset të perfitimit finaciar që do të bënte ekonominë serbe më të fortën nē rajon.
Diplomacia e jonë në veçanti, e qeveria në përgjithësi, por edhe krejt klasa jonë politike do të ishte mirē të kërkojnē mirëkuptim nga SHBA dhe miqtë evropianë, që përpos finalizimit të marrëveshjes politike finale e gjithëpërfshirëse me Serbinë, Kosova po ashtu të jetë pērfituese e një pakoje finaciare ngase një shkëputje kaq e fuqishme ekonomike e Sërbisë, pa paguar dëmet e luftës dhe borxhet tjera ndaj Kosovës si rezultat i një secesioni të parealizuar siç duhet, do ta bëntë Kosovën edhe në të ardhmen të jëtë e neokolonizuar ekonomikisht si treg i varur në vazhdimësi nga mallërat dhe ekonomia serbe!
Natyrisht, edhe Tirana zyrtare këtë proces do të duhej ta shihte më të afërt dhe më inkluziv në raport me zhvilimet në rajon. Një ngritje e hovshme ekonomike e Kosovës sjellë benefite rrjedhëse dhe të drejtpërdrejta edhe për Shqipërinë.
Beteja e Shqipërisë duhet të bartet në garën e zhvillimit ekonomik. Shqipēria duhet ta kërkojë hisen e vete në këto zhvillime dinamike ndërkombëtare e rajonale. Duke pasë parasysh rolin kontruktiv e totalisht pro-perëndimor të Shqipërisë në raport me zhvillimet e fundit gjeopolitike, antarësimi në BE duhet të kërkohet që të ndodhë më parë se ai i Sërbisë (shtetit të vetëm kandidat për anëtarësim në BE e që ende mbetet aleat i palëkundur i Rusisë). Asnjë ‘plan’ e ‘model’ zgjidhjeje eventuale për cështjen e asociacionit në dialogun Kosovë-Serbi që ia jep kësaj të fundit anëtarësimin në BE si ‘hedije’ nuk i shërben as Kosovës e as rajonit në aspektin e ndërtimit të paqës afatgjate.
Prandaj, edhe diplomacia shqiptare, duhet të shkaktojë rolin e saj nē rajon; ajo duhet ta marrë
(deri tashti nuk e ka bërë) rolin e saj shumë më seriozisht edhe karshi diplomacisë serbe sidomos në ato forume ku Kosova ende s’është prezente. Një kauzë e gatshme dhe e drejtë është edhe Lugina e Preshevës.
Realisht, çështja e Luginës së Preshevës është karta më e fuqishme e Kosovës karshi një asociacioni që po kërkohet me ngulm nga Serbia dhe kauza më legjitime për të nxjerrë avantgarde diplomacinë e Shqipërisë karshi asaj të Serbisë në rajon dhe gjetkë.
Për të arritur atë që duam, duhet marrë atë që na takon. Askush s’na falë asgjë, aq më pak në politikë! Historikisht, ne jemi kurthëruar vetvetiu në një ngathtësi të pashpjegueshme, dhe atë shpeshëherë në momentume kruciale. Jemi knaqë me më të paktën të arritëshme, duke lënë për tjetërherë më të shumtën të dëshirueshme. E tash tjetërherë është sot, ngase nesër do jetë vonë. Neve na duhet të lirohemi nga ngathtësia e vetkrijuar sot që nesër të përfitojmë atë që na takon dhe atë që dëshirojmë si komb!

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Faton Bislimi

VEÇ NJË EMËR ËSHTË I PATEJKALUESHËM NË LDK – EMRI I PRESIDENTIT RUGOVA!

September 16, 2022 by s p

Faton Bislimi/

Hijeshi po, gra e vajza plot — intelektuale, doktoresha, profesoresha, aktiviste, nëna e motra — gjithëçka dukej bukur, të paktën sipërfaqësisht. Por, edhe në hijeshinë e ambientit të mbledhjes së djeshme të Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës, diçka ishte zbehë — zbardhë e zvogëlu besa — llogoja e partisë! E, një lloj forme si trëndafil i kuqrremtë kish marrë primatin (fatkeqësisht të kujtonte atë trëndafilin socialst!).

Teknike kjo, ndoshta?! Por, substanca, a thua, si ishte? Nga fjalimet e parisë që u mbajtën aty:

U thanë rreth 4900 fjalë, nga të cilat fjala ‘LDK’ zuri vend vetëm 24 herë (në shumicën e rasteve vetëm si pjesë e përshëndetjeve të kortuazisë drejtuar funksionarëve të partisë), kurse fjala ‘Rugove,’ pra emri i Presidentit Rugova, vetëm një herë! Nga rreth PESËMIJË FJALË në këtë mbledhje të bukur, vetëm NJË HERË emri ‘RUGOVË!’

Jam mëse i bindur se shumica dërmuese e pjesëmarrëseve në këtë takim ishin aty se besojnë në LDK, në LDK-në që ndërtoi e ia la trashëgëmi politike këtij vendi Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova!

Rugovizmi është e vetmja trase që e ruan LDK-në nga rrëshqitja në humnerë! Çfarëdo tentative për të krijuar diçka të re brenda LDK-së që lë anash Rugovën dhe Rugovizmin si ADN ideologjike të partisë sonë është e destinuar për dështim — për aq kohë sa ende ka gra e burra në këtë vend që besojnë në vizionin politik të LDK-së përnjëmend rugoviste.

Kosovës i duhet një LDK autentike rugoviste si buka e uji! Edhe një parti e majtë më shumë s’na duhet gjë!

Rugovizmi mbetet djathtizmi më autentik i Kosovës! Unë në atë besoj!

Filed Under: Politike Tagged With: Faton Bislimi, Ibrahim Rugova

Gëzim e Andita Pollozhani bashkë me President George W. Bush, në ceremoni nderimi të viktimave të tragjedisë së 11 Shtatorit

September 12, 2022 by s p

Faton Bislimi/

Presidenti i 43-të i SHBA-ve, njeriu që pati rol krucial në sjelljen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës, George W. Bush, ishte i ftuar nderi në hapjen ceremoniale të ndeshjes së bejsbollit të Texas Rangers në Arlington, Teksas, dhe topin e parë për fillimin e lojës e hodhi bashkë me dy shqiptarë — babë e bijë – Gëzim e Andita Pollozhani. Kjo ceremoni iu dedikua viktimave të tragjedisë së 11 shtatorit me rastin e përvjetorit të 21-të. Se shqiptarët në SHBA kanë krijuar një pasqyrë jashtëzakonisht bujare e fisnike për kombin tonë nuk don shumë koment. I tillë në këtë mes është edhe oficeri i Policisë në Fort Worth të Teksasit Gëzim Pollozhani. Ky nder atij dje nuk iu bë rastësisht. Të përzgjidhej si oficeri që do kishte nderin të përfaqësonte të gjithë oficerët e rendit në Texas si shoqërues i Presidentit Bush në ceremoninë përkujtimore të 11 shtatorit flet shumë për punën e tij profesionale dhe mbi të gjitha për karakterin e një oficeri zemërgjërë e të përkushtuar përtej thirrjes së detyrës. Gëzim Pollozhani, me prejardhje nga Struga, është ikonë e forcave të rendit në Fort Worth dhe krejt Teksasin. Vitin e kaluar, ai ishte përzgjedhë ‘Polici i Vitit’ në Teksas. Fisnikëria e tij në punë, si dhe angazhimi i tij vullnetar i pashembulltë në të mirë të komunitetit ku jeton e të cilit me dinjitet të lartë i shërben e kanë bërë Gëzimin lehtazi shembull për të tjerët. I angazhuar në shumë organizata vullnetare për oficerët e policisë, Gëzimi së fundi është zgjedhë edhe kryetar i “Brotherhood for the Fallen,” një organizatë komunitare në shërbim të familjeve të oficerëve të rënë në krye të detyrës. Për më shumë, Gëzimi është aktiv edhe në komunitetin shqiptar në Teksas, si dhe shërben në Bordin e Drejtorëve të Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas. #Krenar #Proud #AlbanianAmerican #NeverForget Photo Credit: Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane ne Teksas

Filed Under: Politike Tagged With: Faton Bislimi

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT