• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Henri Çili-Kadares: Kërko dosjen e Lubonjëve!

April 8, 2017 by dgreca

*Reagon  Lubonja: Dokumenti është i manipuluar dhe jashtë kontekstit /2 kadare-kalocii*“Kadare i denoncuar”: Dëshmia e Lubonjës dhe hapja e dosjeve/

1 Lubonja

Libri “Kadare i denoncuar” i autorit Dashnor Kaloçi, jo vetëm pati sukses në treg, por edhe nxiti një debat të fortë.

Aryseja?

Një dokument i vitit 1975, marrë nga dosja hetimore e Fatos Lubonjës, ku publicisti, është pyetur ndër të tjera ç’mendim kishte mbi shkrimtarin Ismail Kadare, botuar në librin “Kadare në dokumentet e pallatit të Ëndrrave” ka ngjallur debat për muaj në media.

Lubonja ngulmon se është manipuluar dhe nxjerrë jashtë kontekstit, ndërsa autori Kaloçi, deklaron se dokumentet janë autentike.

Por çfarë thuhet në të famshmin dokument nr.65?

Duke dëshmuar për babanë e tij, Todi Lubonja, Fatos Lubonja thotë se Todi kishte simpati për shkrimtarin Ismail Kadare, ndërsa të tjerët i quante të paaftë.

Ky debat e ka çuar shtëpinë botuese “UET Press” të kërkojë më thellë të vërtetën.

“UET Press” dhe autori i librit Dashnor Kaloçi kanë kërkuar në Ministrinë e Brendshme vënien në dispozicion të dokumenteve arkivore në lidhje me atë që ka dëshmuar Lubonja.

Por sipas ligjit të ri të dosjeve, këtë të drejtë e ka vetëm personi i prekur, pra Ismail Kadare.

Për këtë arsye, botuesi Henri Çili i është drejtuar me një letër të hapur shkrimtarit Ismail Kadare, duke i shkruar që ai të kërkojë hapjen e dosjeve për veten, duke nisur nga gjyqi i Lubonjëve.

“Së pari, kuptoj shkakun bazë se pse Fatos Lubonja është vendosur kundër jush publikisht qysh prej fillimeve të demokracisë shqiptare. Lubonja ka bërë në gjyqin e babait të tij një dëshmi, që sipas të gjitha kodeve juridike apo morale të kohës mund t’ju çonte pas hekurave, mund t’ju bënte grup me Todi Lubonjën, ose mund të bënte diçka më shumë. Morali i fabulës; Todi Lubonja (lexo: armiku) pëlqen shkrimtarin Ismail Kadare. Pra lidhja është e qartë. Por më e rëndësishme se kaq, për të kuptuar më tej personazhin e Lubonjës, shpeshherë kam qenë vetë viktimë e shkrimeve të tij të ndyra, të pavërteta, etiketuese, etj., etj,” shkruan Çili.

Por në dokumentin nr.65, Lubonja dëshmon edhe kundër të atit.

“Prova ndaj familjarëve të tu është një nga provat më themelore në jetën e njeriut, ajo ndodh për të shkuar më tej, tek humanët e tjerë. Ndodh që ajo të humbet. Por rrethanat e humbjes së kësaj prove, siç e ka humbur Lubonja me dëshminë kundër të atit, me siguri ka përcaktuar një pjesë shumë të madhe të personazhit Fatos Lubonja ashtu siç e njohim sot, një moralist laik që i kërkon llogari gjithkujt me ose pa të drejtë,  kur ka humbur një provë thelbësore, morale të jetës së vet: ka dëshmuar kundër babait.

Mitologjia na mëson një shembull. Po, është e vërtetë. Mund të vritet babai, siç i ndodhi Edipit, pa e ditur. Mund të shkohet edhe më tej, por kur Edipi mori vesh të vërtetën, braktisi fronin, qytetin, qorroi sytë dhe jetoi i vetmuar. Fatos Lubonja nuk ka bërë asnjë nga këto dhe askush nuk kërkon të bëjë diçka të tillë, por na ka nxjerrë sytë të gjithëve. Ty të parit Ismail, për 26  vjet. Ky pozicionim ose ky shpjegim i etosit idhnak të Fatos Lubonjës, të cilin e vërteton ky dokument, më ka ndihmuar vërtet ta kuptoj mjaft mirë dhe kjo nuk do të thotë se e ndëshkoj, dënoj apo etiketoj siç do të bënte ai me këdo tjetër, për çështje edhe më të vogla se kaq,” thekson Çili.

Lexoni më poshtë letrën e plotë të Henri Çilit, dëshminë e Lubonjës kundër të atit dhe kontekstin e të gjithë debatit për këtë çështje.

“UET Press” ka kërkuar  në Ministrinë e Punëve të Brendshme vënien në dispozicion të dokumenteve arkivore në lidhje me deponimin e Lubonjës në hetuesi…

Një  dokument i vitit 1975, marrë nga dosja hetimore e Fatos Lubonjës , ku publicisti, është pyetur ndër të tjera ç’mendim kishte mbi shkrimtarin Ismail Kadare, botuar në librin “Kadare në dokumentet e pallatit të Ëndrrave”  ka ngjallur debat për muaj në media.  Lubonja  ngulmon se është manipuluar dhe nxjerrë jashtë kontekstit, ndërsa  autori Kaloçi, deklaron se dokumentet janë autentike. Ky debat e ka çuar shtëpinë botuese “UET Press” të kërkojë më thellë të vërtetën….

Ka qenë pikërisht ky dokument që ka ngjallur një debat të gjatë për muaj me radhë në media, me Lubonjën që ngulmon se është manipuluar dhe nxjerrë jashtë konteksti dhe me autorin e librit Kaloçi, i cili deklaron se dokumentet janë autentike dhe të marra nga origjinalet që ndodhen në arkivat përkatëse të shtetit shqiptar dhe të verifikueshme për këdo. Ky debat e ka çuar shtëpinë botuese “UET Press” të kërkojë më thellë të vërtetën. Për këtë arsye në muajin shkurt ky ent botues ka depozituar pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse,  një kërkesë për vënien në dispozicion të dokumenteve arkivore në lidhje me deponimin e Lubonjës në hetuesi, ku do të vërtetohej nëse dokumenti është origjinal apo i manipuluar. Kjo drejtori ka kthyer përgjigje negative:  “Ju bëjmë me dije se në zbatim të ligjit 48/2012  Për mbrojtjen e të dhënave personale,  neni 6 pika 1/a “Të dhënat personale përpunohen vetëm nëse subjekti i të dhënave personale ka dhënë pëlqimin”, neni 7, pika 1 “ndalohet përpunimi i të dhënave që zbulojnë origjinën racore ose etnike, mendimet politike, anëtarësinë në sindikata, besimin fetar apo filozofik, dënimet penale si edhe shëndetin dhe  jetën seksuale”. Ligji  9154 datë  06.11.2003, neni 63 “Arkivat mbrojnë jetën intime të personit. Ndalohet njohja, shfrytëzimi dhe publikimi i dokumenteve që përmbajnë të dhëna me karakter vetjak dhe cenojnë jetën private të personit. Dokumentet që përmbajnë të dhëna me karakter vetjak dhe cenojnë jetën intime të personit shërbejnë vetëm pasi kanë kaluar, sipas rastit 50 deri 150 vjet nga data e krijimit të tyre”. Fatos Lubonja, i njohur publikisht si një prej kritikëve të shkrimtarit Ismail Kadare është shprehur se ky i fundit  me këto përpjekje, siç është edhe botimi i librit “Kadare në pallatin e Ëndrrave” , po fabrikon të shkuarën e tij dhe se nuk është e vërtetë që përndiqej nga Sigurimi. Autori, Dashnor Kaloçi i është përgjigjur publikisht më herët akuzave të Lubonjës mbi autenticitetin e dokumenteve, si dhe për përgjegjësinë e interpretimit, shpjegimeve mbi to“Në 101 dokumentet që janë pasqyruar aty janë të hedhura në libër pa i bërë absolutisht asnjë ndryshim, shkurtim, deformim, falsifikim apo çdo gjë tjetër që mund të mendojë ndonjë. Në çdo fund dokumenti janë të nënshkruar, data, viti, numri i dosjes, faqja, fondi etj., që mund të gjendet lehtësisht, dhe të verifikohen po ashtu nga kushdo…”, pretendon Kaloçi, ndërsa Lubonja është i bindur se ky libër i shërben gënjeshtrave …

Reagimi i  Lubonjës: Dokumenti është i manipuluar dhe jashtë kontekstit 

 Në një shkrim të botuar në Gazetën “Panorama”,  në nëntor të vitit të kaluar, Fatos Lubonja shprehet se si autori Kaloçi, ashtu edhe ata që e promovojnë këtë libër nuk nisen të kërkojnë të vërtetën e këtyre dramave, por i (keq)përdorin drama si kjo për t’u shërbyer gënjeshtrave të një shkrimtari të socrealizmit si Kadareja, i cili edhe pse në vend të dënimeve dhe ridënimeve me burgje ka njohur vetëm promovime e privilegje e çmime. Lubonja gjithashtu e ka çuar problemin në aspektin etik, ku sipas tij këto dokumente gjyqesh apo hetuesish “nuk janë shkruar nën vullnetin e lirë të atij të cilit i atribuohen, por nga hetuesit e sekretarët duke zbardhur, në funksion të fajësimit, fjalët e një njeriu që është nën shtrëngim dhe torturë fizike dhe psikologjike”. Lubonja është i mendimit se këto dokumente nuk mund të merren si dëshmi të vërtetash. “Për shembull: sipas Kaloçit në dokument shkruhet se unë u paskam thënë hetuesve se im atë çmonte vetëm Kadarenë, pasi vetëm ai thoshte të vërtetën, kurse të tjerët kishin frikë. E vërteta është që im atë në atë kohë çmonte Kadarenë si më të talentuarin e shkrimtarëve dhe se e kishte mik, por kurrsesi nuk mund të thoshte se ky shkruante të vërtetën.  As unë nuk mund ta sajoja këtë. Kjo është një fyerje për inteligjencën, edhe të hetuesve madje, pasi çdokush me dy pare mend ishte i vetëdijshëm se askush nuk guxonte të thoshte të vërtetën në atë kohë. Se përndryshe, ç’kuptim kishte që unë shkruaja letërsi sirtarësh po qe se të vërtetën mund ta shkruaje si Kadareja? Prandaj, nëse dokumenti thotë vërtet kështu, atëherë fjala ime është zbardhur në mënyrë të deformuar. Dhe gjëra të tilla duhen pasur parasysh kur kërkojmë të kuptojmë të vërtetën e asaj kohe nëpërmjet dokumenteve të Sigurimit”. Lubonja gjithashtu i referohet shembullit gjerman , ku krahas arkivave të STAZ-it ekziston një tjetër arkiv, ku njerëzit që figurojnë në dosjet e STAZ-it janë ftuar të dëshmojnë të vërtetën e tyre. “Prandaj edhe Adam Michniku ka thënë se ne ( disidentët polakë F.L) nuk mund të gjykohemi nga dokumentet që kanë bërë persekutorët tanë për ne”. Sipas Lubonjës ajo që mungon është analiza e këtyre raporteve dramatike të njeriut me pushtetin, “me synimin që ato të mos përsëriten më ( siç po ndodh edhe sot nën diktatin e pushtetit të ri që Kadare s’ka guxuar ta denoncojë një herë) ne vazhdojmë me kulturën e vjetër të manipulimit të njerëzve, me gënjeshtra dhe simulimin e heronjve të paqenë. Kështu kemi ardhur përsëri në një gjendje ku të gjithë e dinë të vërtetën, por askush nuk guxon ta thotë, pasi sundon gënjeshtra e atij që ka pushtetin dhe paranë”.

Filed Under: Opinion Tagged With: Fatos Lubonja, Henri Cili, Kadare i denoncuar

Fatos Lubonja-ambasadorit Lu: E sheh që Rama blen dhe Obamën me paratë e krimit

June 30, 2016 by dgreca

Pas publikimit të fotos me Obamën të blerë me 80 mijë dollarë nga Edi Rama ka rreaguar edhe Fatos Lubonja i cili e ka lidhur këtë fakt me debatin brenda shqiptar për reformën në drejtësi. Një një postim në Facebok të titulluar: “Për shqiptarët dhe Donald Lu” Lubonja shkruan:”A do ta kuptojnë më në fund shqiptarët se me paret e krimit shqiptar mund të (keq)përdoren edhe amerikanët, deri presidenti i SHBA, prandaj shpresën për drejtësi duhet ta mbështesin tek lufta e tyre e përditshme për dinjitet dhe ndershmëri dhe jo tek të huajt?

Po Donald Lu, a do të reflektojë më në fund, sadopak, se nuk mund t’i jepet drejtësia në dorë një njeriu që, qoftë edhe vetëm për këtë akt, është në konflikt me drejtësinë – sepse duhet të shpallet nën hetim nga Prokuroria shqiptare për burimin e 80 mijë $, dhe “persona non grata” në SHBA për shkelje të ligjeve amerikane”?Ky reagim i Lubonjës erdhi pas lajmit se shqiptaro – amerikani Bilal Shehu, i cili u akuzua tre vjet më parë se kishte përdorur para të marra nga jashtë Amerikës për të siguruar një mundësi për fotografi mes Edi Ramës, në atë kohë, kryetar i Partisë Socialiste në opozitë dhe Barack Obama, presidenti amerikan në fushatë për rizgjedhje. “Ai pranoi fajësinë e tij në një gjykatë federale në Nju Xhersi në SHBA dhe pritet të dënohet”, njoftoi Reuters.Sipas Reuters dhe mediave të tjera amerikane, Shehu pranoi fajësinë duke deklaruar se në shtator 2012, ai mori një transfertë bankare prej 80 mijë dollarësh “nga një burim i huaj” me dijeni të plotë se këto para duhej të përdoreshin për të paguar pjesëmarrjen në një aktivitet për mbledhje fondesh për fushatën e Obamës.Aktakuza nuk e përmend emrin e financuesit të huaj të këtij operacioni të paligjshëm në SHBA, por Reuters thotë se personi që përfitoi nga financimi qe Edi Rama, aktualisht kryeministër i Shqipërisë.

Filed Under: Komente Tagged With: ambasdori Lu, Fatos Lubonja, Kryeminsitri rama, Presidenti Obama

Fatos Lubonja: Jo luftë me islamin, ne vrasësit i kemi në parlament, ky është rrezik

January 10, 2015 by dgreca

TIRANE-Analisti Fatos Lubonja e konsideron të rrezikshëm reagimin në panik pas aktit terrorist që ka ndodhur në Paris. Nëse reagohet në këtë mënyrë, thotë ai, rreziku i vërtetë pas këtyre akteve është të ndahen njerëzit në myslimanë të këqij në njërën anë dhe europianë të mirë në anën tjetër. Në një intervistë për kosovaren, Express, ai thotë se fakti se ka ndodhur një ngjarje e tillë nuk duhet të dramatizohet dhe të thuhet se jemi në luftë. Lubonja parashikon forcimin e partive të djathta që janë kundër emigracionit kryesisht mysliman.
Sulmi terrorist që ndodhi në Francë e ka tronditur gjithë botën e qytetëruar. Si është e mundur që në një vend si Parisi të ndodhin sulme terroriste pikërisht nga njerëz që janë rritur e lindur në këtë vend?
Në një vend si Franca ku ka 6 milion myslimanë, shumica e të cilëve jetojnë në paqe dhe harmoni me pjesën tjetër, fakti që kanë dalë disa grupe terroristësh dhe se ka edhe një numër të rinjsh që kanë shkuar të luftojnë në ISIS, më duket se nuk duhet dramatizuar deri në përdorimin e termave të tilla si jemi në luftë, siç po ndodh. Reagimi me panik që mund të krijojë ky dramatizim e që mund të çojë në ndarjen në të mirë e të këqij, midis myslimanëve dhe të tjerëve në Europë e më gjerë, mund të jetë rreziku i vërtetë i këtyre akteve.
Ngjarja pa dyshim duhet parë si tregues i një krize të rëndë nga e cila duhen nxjerrë mësime. E rëndësishme është kriza e Europës që në përgjithësi nuk po krijon të ardhme për të rinjtë, dhe veçanërisht për një pjesë emigrantësh që ndihen të frustruar, për shkak të vështirësive ekonomike, të mosintegrimit në shoqëri, keqshkollimit, përjashtimit, humbjes së shpresës në të ardhmen etj. Është ngjarje që lidhet edhe me vatrat e ndezura të konflikteve në botën myslimane si Afganistani, Iraku, Siria, Libia, konflikti Izrelito-palestinez ku Perëndimi ka luajtur role shpesh problematike e që, në kohën e globalizimit e internetit që po jetojmë, për kategorinë e të rinjve myslimanë, të frustruar në Perëndim, apo edhe që kanë një shpirt aventura e protagonizmi, bëhen tërheqëse.
Sulmet po dyshohet se kanë ardhur nga njerëz që janë pjesë e organizatës terroriste Al – Qaeda ose ISIS. Ka edhe njerëz të Kosovës e Shqipëri që janë pjesë e këtyre organizatave. Duhet të shihet ky sulm edhe si kërcënim për sigurinë dhe për fjalën e lirë edhe në vendet e tjera, përfshirë edhe Kosovën?
Në Shqipëri dhe Kosovë, sipas mendimit tim, siguria dhe fjala e lirë janë edhe sot të kërcënuara jo nga islamikët, por nga dy kasta në pushtet që kanë ndërtuar më shumë atë që mund të quhet shtet i mafies sesa shtet ku ka edhe mafie. Përpara këtij “ujku’ që kemi përpara syve, “gjurmët” se disa myslimanë që kanë shkuar të luftojnë në Siri e që mund të kthehen e të bëhen rrezik për Shqipërinë dhe Kosovën më duket i largët. Madje do të thosha se nëpërmjet përhapjes së kësaj ideje, kjo elitë e korruptuar mund të kërkojë të legjitimojë vetveten duke na thënë: shtrëngoni radhët rreth nesh se përndryshe vijnë “ata”. Në Shqipëri po ndodhin përditë vrasje nga krimi i organizuar dhe shumë kriminelë nuk i prek kush pasi janë të lidhur me polici e politikanë. Vrasësit na kanë hyrë deri në Parlament. Vrasësit me pagesë janë bërë si të ishin punëtorë ndërtimi në të zezë. Ja ky është rreziku i vërtetë për momentin. Në këtë situatë emigracioni i të rinjve të frustruar nga ky realitet në Europë apo edhe vajtja e disave në vende si Siria më së shumti janë valvula shkarkimi. Por mund të vijë një moment që këto valvula të mos mjaftojë. Prandaj ideja që kam shprehur edhe më herët është se një ditë islami mund të kthehet në fenë e të varfërve në Shqipëri e Kosovë dhe të instrumentalizohet e të kthehet në një lëvizje politike kundër kësaj elite të korruptuar properëndimore me fjalë po kriminale me vepra siç ka ndodhur së fundi në disa vende që përjetuan atë që u quajt “pranvera arabe” që fatkeqësisht nuk sollën demokraci, por më së shumti kaos.
Fakti që jemi në Europë nuk mjafton që të mos ndodhë kështu edhe tek ne. Veçanërisht po dështoi projekti europain dhe ne lihemi në dorë të këtyre kastave që më duket se përditë e më tepër thellohen në të keqen. Prandaj mendoj se s’duhet humbur kohë për ta kthyer këtë prirje, për të kthyer energjitë drejt luftës kundër korrupsionit dhe lidhjes së politikës me krimin, shkollimit të njerëzve, drejt zbutjes së pabarazive dhe padrejtësive në mënyrë që edhe po u krijua nesër një parti me afiliacion fetar islamik, të jetë demokratike e tipit të partive demokristiane në Europë që respekton shtetin laik dhe rotacionin e pushteteve.
Sa do të ndikojnë këto sulme në ndryshimin e perceptimit të europianëve dhe partive politike në këtë kontinent, ndaj të tjerëve, ndaj pakicave dhe posaçërisht ndaj emigracionit shqiptar?
Kur flasim për europianët nuk duhet të mendojmë një qëndrim të vetëm ndaj kësaj ngjarjeje, por disa qëndrime dhe qasje. Kjo ngjarje në sy të parë duket se do t’i shtojë votat e partive të ekstremit të djathtë që kanë luajtur gjithnjë me ndjenjat e një pjese të popullsisë që e sheh veten të kërcënuar nga emigrantët – veçanërisht ata që vijnë nga vendet me popullsi kryesisht myslimane. Në përgjithësi këto parti janë edhe antieuropaniste dhe, sipas mendimit tim, janë një kërcënim i madh edhe për ne që ëndërrojmë të bëjmë pjesë në Europën e Bashkuar, si një hapësirë paqeje, mirëqenie dhe demokracie. Por për këtë rrezik është e vetëdijshme edhe ajo pjesë e europianëve, fatmirësisht ende më e madhja, që tek projekti europian, tek multikulturalizmi dhe bashkëjetesa me të tjerët dhe hapja e Europës ndaj tyre shohin një të ardhme më të mirë për të gjithë. Rezultati do të përcaktohet nga dinamika e këtyre dy forcave. Duket se të dytët për momentin kanë marrë një goditje, por mundet që kjo goditje edhe t’i forcojë, veçanërisht nëse ata arrijnë të kenë edhe mbështetjen e komuniteteve myslimane që distancohen dhe dënojnë vendosmërisht akt terroriste të tilla. (Kortezi:Express)

Filed Under: Interviste Tagged With: Fatos Lubonja, Fatos Lubonja: Jo luftë me islamin, i kemi në parlament, ky është rrezik, ne vrasësit

Fatos Lubonja, çele gojën kur duhet ose qepe se na lodhe!

August 18, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
“Sipas tij, aksioni ishte njëjtë i ekzagjeruar ashtu qysh kishte ndodhur në Shqipëri kohë më parë.“Më ngjason me një version të ekzagjeruar të atij që u krye në Shqipëri para disa kohësh ku akuza ndaj të arrestuarve pak a shumë ishte për rekrutim njerëzish për të shkuar në Irak. Mirëpo nuk di se sa mund të jetë përgjegjës ligjërisht dikush për atë se i mbush mendjen një të rrituri që të shkojë në Siri të luftojë kundër Asadit. Mua kjo më kujton nenin e Agjitacionit dhe Propagandës në kohën e regjimit diktatorial”, thotë ai. Sipas tij, arrestimet mbajnë erë “luftë parandaluese” dhe lehtë mund të konsiderohet se Shteti i Kosovës po ushtron terror ndaj komunitetit mysliman në interes të amerikanëve” ( pjesë nga intervista me F. Lubonjën)
Mos he burrë! Mos he burr` i dheut , mos ndjell antiamrikanizëm , se boll po mbjellin fqinjët tanë . Ki mendjen , ne kemi për çka të shkruajmë, të analizojmë apo të kritikojmë !
“Edhe kjo ndikon që unë ta kem të vështirë të kuptoj se çfarë quani ju “ekstremizëm islamik” në Kosovë për të mundur të ndaj pastaj atë që mund të quhet rritje e fundamentalizmit islamik në Kosovë nga një vepër penale siç është krimi terrorit. Sepse sapo jam kthyer nga një udhëtim pesë ditor në një pjesë të Kosovës dhe nuk mu duk se ndjeva aty ndonjë fundamentalizëm apo ekstremizëm islamik në veprim.” po thua ti .Pse ore nuk e thua të vërtetën ?
Eh mjerë ne që mbesim , të na analizoj një kritik dhe shkatërrues i ndjenjës kombëtare.
Të njofim më herët me qendrimet tua , antiNëna Terezë, antiSkënderbe, anti Kadare dhe anti , e anti,gjithmonë antishqiptare .
“Ç’besë munt të ketë Shqipëria prej atdhetarësh nga interesi, atdhetarë sot, armiq e tradhëtorë e gjakspirës nesër? Ç’fitim do të ketë Kombi prej njerëzsh të blerë, e gati kurdoherë të shiten te kush do japë më tepër? “F.K. – “Albania”, dhjetor 1902. “ e thoshte Faik Konica dikur , që moti dikur . Po ,pse sot na e thot përseri ai nga bota e amshuar ?
Çele gojën aty ku i bën nderë kombit , dhe jo kur ti do !
E ke lexuar këtë: “Ramiz LUSHAJ – Doli i Gucisë i çon një Kartolinë lutje Papa Franceskut para vizitës në Shqipëri
Doli është një fshat i vogël shqiptar tokëngjit qytetit të Gucisë, i shtrirë në fushë, i kapet edhe malit. Një pozicion gjeo-strategjik i lakmueshëm. Vendi i bollekut për tokë buke e mbajtje të blegtorisë. Në rregjistrimin shtetëror malazez të vitit 2011 i figurojnë 102 banesa. Popullsia e tij është ma e madhe në emigracion se sa në trojet e veta etnike. Një rast i ngjashëm, dukuri gangrenë e përgjithshme, për krejt krahinën etno-historike të Plavë-Gucisë, e cila ka rreth 3.000 banorë në dykomunshin, e po të kthehet tanësisht mërgata shqiptare bahen 13.000 banorë shqiptarë, sa ç’asht krejt popullsia e sotme e saj me shqiptarë, boshnjakë, malazezë, serbë, etj.
Doli ka mbet i vetmi fshat me popullsi katolike në krejt krahinën e madhe etno-historike të Plavë-Gucisë. E ka edhe kishën e vet. Prej hejcekurit thirret “Kisha katolike e Dolit”. Këta qëndrestarë të rrallë të mos asimilimit etnik e fetar përngjajnë si një “oaz”, pasi ortodoksit malazezë e serbë dhe muslimanët boshnjakë iu thonë: “shqiptarët katolikë të Dolit”. Gjithmonë dyert e Dolit kanë nxjerrë burra të mirë, të meçëm, luftëtarë, dijetar, të cilët ia kanë mbajt lart emrin e veprat visit të vet etnik shqiptar…..
Dolit të vogël, sivjet, në kit’ gusht 2014, i ka ra një hall i madh, për të cilin po ia çon një kartolinë publike Shkelqësisë së Tij, Papa Franceskut, para vizitës në Shqipëri, tue iu lut për ndihmë direkte, për ndërhyrje të shpejtë, pasi shteti i Malit të Zi të Gjukanoviçit po ua grabit tokat e të parëve të vet, po ua shtetëzon me të padrejtë ato, po kryhet një akt i ri neokolonial, po synohet asimilimi fetar e etnik i popullsisë e tokës së tyre etnike…. “
Pse nuk flet për këtë rast ? E ke zërin dhe namin e madh . Çele gojën për shumë e shumë raste të ngjajshme !
Me shkas : “Priftë ortotodoks serbë me forca të shumta policore malazeze kanë vërshuar në fshatin të banuar kryesisht me shqiptarë, Martinaj të Gucisë duke tentuar që mbi themelet e Kishës së vjetër katolike të ndërtojnë një kishë ortodokse. “ E ke ndëgjuar këtë lajm.? Ju e dini fort mire qëllimin sllav dhe lojën e tyre me shqiptarët , ju e dini që “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. “ (Vesnik Srpske Crkve”) se me muslimanët shqiptarë e kanë më lehtë.
Nuk të ha palla për Plavë e Guci , për Hot e Grudë? Po Vuthajt athua si janë ? Po Kosova si vete?
”Po unë si shqiptar që rastësisht i kam takuar besimit musliman , apo ti gjithashtu si shqiptar që rastësisht edhe ti i ke takuar besimit ortodoks :ne pranojmë që bashkëkombasit tonë shqiptar të fesë katolike t´i katandisim nëpër botë , dhe në këtë mënyrë të bëhëmi bashkëpjesëmarrës në çfarosjen e një pjeseje të madhe kombëtare , të jemi në vijën e Serbisë. ? Jo. Unë jo. Por as Ti ,jo!
Përshendetje Zoti Lubonja , ruaju dhe mos fol va e pa va !

Filed Under: Opinion Tagged With: çele gojën kur duhet ose qepe, Fahri Xharra, Fatos Lubonja, se na lodhe!

Fatos Lubonja , i mjeri Lubonja… dhe kori ndërkombëtar antishqipëtar!

January 31, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

”Kur bëhet fjalë për studimin e historisë nuk mund të mos përmend emrat e veprat e Hobsbawm, Anderson, Gellner, Bauman etj. (edhe këta miq të të gjithë botës) tek të cilët janë bazuar edhe studiuesit që janë marrë më konkretisht me Shqipërinë si Nathalie Clayer apo Oliver Schmitt ”(Fatos Lubonja ) Po çka shkruan Natalie Klajer dhe Oliver Shmiti ? Kush janë këta, dhe a ka të tjerë?

Kush janë  doktorët-vrasës(K.M )të historisë shqiptare, si Nathalie Clayer, Oliver Jens Schmit, Alexandre Popoviç, Bernd Fischer, Peter Bartl, Miranda Vickers, James Pettifer, ,Stephanie Schwandner-Sievers ,?

Kush janë t´tanët që i paraprinjë këtij  kori ndërkombëtar antishqipëtar?

”Nënë Tereza ishte vllahinkë e Maqedonisë dhe nuk ngeli një vllahinkë të na tregoj kombin ne shqiptarëve. Shqiptarësinë e Kosovës ne populli shqiptar i Kosovës e kemi mbjellë vetë sëbashku me vëllezërit tanë turq që nga koha e sulltan Muratit kur mundëm ushtritë serbe të Car Llazarit në betejën e Kosovës. Nëse ka ndonjë person jo-shqiptar që ka shqiptarizuar Kosovën, ai është sulltan Murati e hoxhallarët e besimtarët e Kosovës dhe jo vllehet e serbët sikur Skënderbeu e Nënë Tereza.”(FRM ) Po këta kush janë?

Po Fatos Lubonja , fytyra qendrore e shkrimit të sotëm ?

Një nga mitet historike që duhen dekonstruktuar, sipas mejë, është edhe ai shumë i përhapur mes shqiptarëve – sipas të cilit në këtë gjendje na ka lënë 500 vjet errësirë e “pushtimit osman”(Fatos Lubonja) dhe vazhdon :” meqë ra fjala për sundimin osman, po të vesh re atje ku kanë shkelur osmanët do të gjesh qytetet dhe fshatra me ndërtime afër e afër me njëri tjetrin kurse atje ku ka mbetur shqiptari “i pastër” edhe shtëpitë janë një këtu e një atje dhe në vend të shtetit e ligjit gjithçka është rregulluar nga kanuni”. Mrekulli e logjikes së Lubonjës.  As  Jova Cvijiqi e as Milan Rakiqi nuk kishin mundur më ”hijëshëm ”ti përshkruajnë shkaqet ” pramabeturisë ” shqiptare  . ”Një nga shkaqet kryesor të saj (prapambeturisë shqiptarefxh) ka qenë izolimi, mungesa e kontaktit me qytetërimet e kulturat e tjera, por edhe mungesa e kontaktit mes vetit. ” D.m.th.?

Por më e rënda ” Mund të flitet për qënien e shqiptarëve një popull i vogël në numër me një gjuhë që nuk i përket një familjeje popujsh.(F.L)” Shpëtona Zot !

Deri sa Natlie Clayer pyetet: “A mund të përcaktojmë ne me saktësi se kush janë shqiptarët në një kontekst ku kufijtë midis grupeve etnike janë tepër të mjegullt? A ka ekzistuar një protonacionalizëm shqiptar? ”. Lubonja përgjigjet :” Mos harrroni se deri në prag të Luftës së Dytë kemi qenë 90% analfabetë. Ideja se ne paskemi qenë një popull i madh e me të kaluar të ndritshme që jo vetëm ka marrë nga qytetërimet e mëdha fqinje, por edhe u ka dhënë atyre – siç kanë predikuar akademikët tanë – sipas mejë është një nga ata mite që duhen dekonstruktuar për të njohur më mirë vetveten e në këtë rast edhe shkaqet e prapambetjes.”.

Ndoshta kësaj here nuk jam largë mendimeve  të mia nese i tërë shkrimi është me thënje të autorëve te ndryshem e që e vërtetojnë edhe qëllimin e shkrimit se Fatos Lubonja

i takon  grupit që janë  ” mbledhur vetiu  në një aglomerat jashtëqitjesh gjenetike duke luftuar Gjergj Kastriotin dhe shqiptarët. ”(K.Myftaraj). Jo vetëm kaq ,por edhe më shumë.

”Libri i Nathalie Clayerit ( «Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë» ) i përket një zhanri të ri të historiografisë, që kanë filluar ta lëvrojnë disa studiues të huaj, dhe që mund të definohet si terrorizëm historiografik. Ai synon të shkatërrojë historinë e kombit shqiptar, ekzistencën e tij në histori dhe simbolet e tij, në mënyrë që t’ u vijë në ndihmë përpjekjeve për asgjësimin fizik të kombit shqiptar me anë të genocidit (vrasjeve dhe dëbimit në mënyrë masive), të cilat nuk kanë rreshtuar as në fund të shekullit XX dhe që libra të tillë si ai i Clayer paralajmërojnë se do të përsëriten edhe në shekullin XXI. (Kastriot Myftaraj ) dhe F.Lubonja:”Sipas meje shqiptarët kanë nevojë të hulumtojnë shumë më me seriozitet shkencor shkaqet e prapambetjes së tyre. E them këtë edhe me frymën e dekonstruktimit të miteve.” Terrorizmi historiografik është terrorizëm virtual, por që i paraprinë terrorin real masiv të së ardhmes. Kështu që autorët e terrorizmit historiografik janë njëlloj kriminelë dhe i kanë njëlloj duart e përgjakura si terroristët realë. Terrorizmin historiografik shqipëtar e

, sado që si term është i zmadhuar , e ”trashë” Fatos Lubonja.

”Nathalie Clayer, ( lexo edhe Fatos Lubonja dhe FRM si të gjithë të huajt që shkruajnë me keqdashje për historinë e Shqipërisë kërkon të eliminojë Skënderbeun si personalitet qendror i historisë së Shqipërisë. ( K.M)”

Nuk është e vështirë që të kuptohet se përse bëhet kjo gjë. Ata që kërkojnë të mohojnë ekzistencën e kombit shqiptar në të shkuarën, e shohin si pengesë të madhe Skënderbeun. Se është e qartë që, derisa në historinë shqiptare, në shekullin XV, ekziston një personalitet si Skënderbeu, nuk mund të thuhet se në atë kohë nuk kishte një bashkësi nacionale shqiptare të konsoliduar, për kohën. Shqipëria e kohës kishte një elitë politike shumë të aftë për kohën, me moral dhe sensin e përgjegjësisë. Shoqëria shqiptare e shekullit XV zotëronte cilësinë kryesore që duhet të ketë një bashkësi për të ndërtuar një nacion (komb) dhe një shtet, cilësi kjo që është disiplina. Kjo nuk ndodhi sa ora në atë kohë por ishte rezultat i një procesi më të gjatë në kohë, dhe që duhet të ketë filluar që me krijimin e Principatës së Arbrit në shekullin XIII. ” Rezistenca e Arbërisë katolike kundër invazionit turko-islamik ishte njëherësh edhe rezistencë nacionale shqiptare. Gjatë kësaj periudhe avancoi konstituimi i nacionit (kombit) shqiptar, ashtu siç ndodhi edhe me nacionet e tjera europiane si francezët, spanjollët apo rusët, që u konstituuan si nacione në luftën mbrojtëse kundër invazionit islamik.”( Kastriot Myftaraj) Po Lubonja , miku i armiqve tanë , me çka është i kënaqur?

“Përveç çështjes së origjinës, ndërtimi i identitetit kombëtar shqiptar kishte thjesht nevojë edhe për fabrikimin e një panteoni-veçanërisht me nxjerrjen në pah të Skënderbeut” .(Nat

halie Clayer) “Një nga evoluimet më të rëndësishme ishte shqiptarizimi i figurës së Skënderbeut dhe nxjerrja në dukje si hero kombëtar. Përpara vitit 1896, në rajonet jugore ishte zhvilluar gjerësisht imazhi i Skënderbeut si hero i ortodoksisë greke, ndërsa në rajonet fqinje me Malin e Zi, po përhapeshin gjithnjë e më shumë, ende në vitin 1897, poema epike në të cilat atij i këndohej si një luftëtar sllav” (Nathalie Clayer dhe Forumi Islamik Rinor ) .Mbi Skënderbeun si hero i ortodoksisë greke dhe mbi Skënderbeun si hero i ortodoksisë sllave -Këto dy paragrafët e mësipërme mund të sillen si shembull i tendenciozitetit të Clayer . Lubonjës dhe FRM .

.” Nuk është e vështirë të hetohet se ka një koordinim brenda një rrethi studiuesish të huaj që shkruajnë për historinë e Shqipërisë, ashtu që mund të quhet si konspiracioni kundër Skënderbeut. (K.M)”… e jashtëqitjet lokale shqiptare vetëm se i përsërisin ato duke e bërë zhurmën  edhe më të madhe me valvuzelet e tyre .

Të kalojmë tek libri: “Albanian Identities: Myth and History (Identitetet shqiptare: Miti dhe Historia) ( Stephanie Schwandner-Sievers, Bernd Jürgen Fischer

IndianaUniversity Press, 2002)

Ky libër është shkruar nga profesorë të studimeve sllave.Stephanie Swandner-Sievers synon të tallet me identitetin shqiptar, një nga më të lashtët në Europë.Ndërsa është e vërtetë që Shqipëria e sotme për shkak të pushtimeve osmane, sllave, romake dhe greke, është transformuar në një imazh të largët të asaj çfarë pati qenë dikur, gjithësesi është për t’u nënvizuar se sa fort këta autorë së bashku me disa pseudo-kritikë shqiptarë të listuar në të njëjtat universitete, përpiqen t’a bëjnë të duket historinë e këtij vendi praktikisht si “groteske”. (domethënë “qesharake”…”pa formë”…”e pakuptueshme “)

Po pse po përmendet ku libër ? sepse fatos Lubonja e ka rolin kryesor

Dhe ajo që është e hidhur në këtë pohim është fakti se studiues e historianë të tillë, që i kanë kushtuar vite të tëra jete historisë së Shqipërisë si Oliver Schmitt apo Nathalie Clayer, për të shkruar libra aq të vyer siç janë “Në fillimet e nacionalizmit Shqiptar”, “Arbëria Venedikase” apo “Skënderbeu” në vend se sot të jenë të nderuare librat e tyre të bëhen pjesë e studimeve në universitetet tona janë bërë pre e sulmeve të bazuara në teori konspiracioni me rezultat mbajtjen e shqiptarëve, veçanërisht të rinjtë, pikërisht nën atë “pushtim shpirtëror” e “manipulim”.(Fatos Lubonja)

A doni më shumë ,për këtë njeri të “madh “?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe kori antishqiptar, Fahri Xharra, Fatos Lubonja

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT