• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fëmija i lumtur Edi Rama

May 5, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/

Një nga fëmijët më të lumtur të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, është momentalisht Kryeministri Edi Rama. Nga dje e sot gëzon duke duartrokitur demaskimin e ca pallateve, ku sipas tij i kanë bërë në kundërshtim me ligjin, ca njerëz nga qeveria e mëparshme. Reforma në drejtësi të cilën e filloi me shpatë të madhe nga viti i kaluar. Nisur me ato përfoljet mes tij dhe Bashës. Ku njëri do të dorëzonte Berishën dhe tjetri Metën. Në fakt dështoi me një rend të rregullt javor a mujor. Duke u paraqitur me duart në xhepa në zyrën e kryetarit të Kuvendit, sa herë që prishej humori i Ilirit. Nga ana tjetër fluturoi për pranimin e Kosovës në UEFA. Ashtu sikur edhe për heqjen e vizave për qytetarët e saj. Madje e mbyll me stilin e gangos nga Tirona…, ”Më në fund BE-ja po çlirohet nga një turp!” Këto gjithmonë sipas statuteve të tia në Twitter.
1) Pallateve vërju tritolin. Ia ke marrë dorën. Ti je mjeshtri i hedhjes së lekut në erë. Je mjeshtri i varrosjes së traditës. I furçisjes së fasadave me ngjyra deri nga tropiku. Pavarsisht se jetojmë në Mesdhe. Se, kemi apo jo ato avazet tona. Por këto nuk kanë asnjë rëndësi.
Vërju tritolin… Nuk ke pse na ankohesh neve. I ke të gjitha. Një milion e ca vota ndaj tu dhanë. Ke edhe gurin edhe arrën.
2) Reforma nuk ia vlen të diskutohet më. Eshtë si shumë etapa të tjera të vendit. Të cilat janë faqja jonë e zezë. Një reformë që po bëhet me dhunë nga jashtë. Për shkak të absurdit shqiptar ku të gjithë kanë të drejtë. Dhe më shumë nga të gjithë, ky kryemëndjemadhi që mbeti duke u folur njerëzve vetëm për gjynahet dhe mëkatet e atyre që ikën. Edhe pse projektet e tia vazhdojnë të kontestohen fort. Dhe ai bën humor duke kujtuar forcën e Ahmet Zogut në ndërtimin e Tiranës. Megjithëse deri sot nuk është dëgjuar ndonjëherë të flitet për protestë urbane të asaj kohe. Dhe krejt si një fëmijë i lumtur harron se në edukatën qeverisëse të vendeve në Perëndim. Kur ka ngërç, kur ka zvarritje dhe dogma propogande, topi është në fushën e qeveriut. Pra tek ty. Jo tek opozita…
3)Vërtet lajm i madh ky i pranimit të Kosovës. Gëzuam të gjithë dhe me të drejtë pamë edhe lot. Mbi të gjitha shqiptarët e Kosovës. Nuk ma nxë goja të them kosovarët. Jam shqiptarë e u vranë për lirinë e tyre. U vranë për flamurin kuq e zi.
Sa për ty e sojin tënd…, që pas qeverisë së Vlorës. Ose dyshes Ismail Bej Vlora dhe Isa Boletini. Soji e sorollopi shqiptar i qeveriut. E pati mëndjen tek karrika se sa tek Kosova. Më shumë bën për Kosovën kuislingët, me italianë e gjermanë se sa soji ynë që rrahim gjoksin. Ne edhe ato që arratiseshin, e vinin në vendin amë. Në tokën e premtuar…, i ngordhnim në dru. I kthenim mbrapsht si agjentë të UDB-ës etj. Ose, i çmendnim nga trutë e kokës. Pra është e gjitha një histori e dështuar me kokluzion që shqiptarët jetojnë sot në pesë shtete. Por le të shikojmë edhe anën e mbrapsht të këtij lajmi. Duam apo nuk duam ne, tani më, kemi për kokë edhe një mëkat ndaj Kombit. Çfarë bënë ata djem kuqezi, që bredhin me top stadiumeve të botës. E dhjeu era e fatit shqiptar. Ajo erë e mbrujtur me patriotizmin e rremë. Pasi për gjithçka e shumë gjëra mund të na nevojiteshin ne shqiptarëve. Veç jo dy kombëtare… Boll ishte njëra, foleja që na mblidhte. Të paktën në atë ballkon karshi ajrit, ishim bashkë. Rrinim bashkë. Dhe këndonim bashkë. Për të tjerat, e Zotit u bëftë.
Le të shpresojmë se ky nuk është një mëkat i madh. Edhe pse tingëllon si një fitore me shije të çuditshme.
4)Kjo puna e vizave me të drejtë u vjen për shtat qejfit tuaj. Edhe Isës atje në Prishtinë. Këto njëzetë e katër orë, rrjetet po buçasin edhe për Lloton amerikane. I pe barrelat, ato shkallët lëvizëse në shërbejnë aeroporteve për të hipur e zbritur njerëzit. Janë plot. I kanë mbushur Webet. Janë pamje me shqiptarët që presin me sytë në hava se mos ulet ndonjë fluturak tek shkallarja e tyre. Por unë nuk flas dot se, më grijnë e-mail-et duke më thënë. Ia hodhe për vete ti, ike ti. Po tani çfarë ke me ne?
Thua se fjala ime e ndërpreu këtë eksodin nga vendi . Thua se fjala ime është marrëzia. Edhe pse veç saj, asgjë nuk kam në dorë. Çelsat e gjithçka tjetër i ke ti. Dhe misrin me kokrra ti e ndan. Unë u fal veç zemrën. Atë kam. Dhe më dhimbesn kur i shoh. Eshtë e gjitha një marri shqiptare, që nuk do më vendin e saj. Kjo fal sojit e sorollopit tënd. Dhe ti i thua Europës turp. Kur turpi është i sojit tënd. I sojit tënd prej shekujsh që na kanë degdisur, nga Oqeania e largët, deri në Alaskë sipër. Nga Zelanda e Re, deri poshtë në Patagonian e Jugut. Një revolucion i ikjes shoqërore, si pasojë e paaftësisë pra të sojit tënd. Dhe ti thua turp i BE-es.
Çfarë mirënjohje shqiptare? Çfarë mirënjohje karshi eksodit të 1468-ës. Karshi eksodeve para dhe pas luftrave. Edukimit dhe arsimimit të intiligjencës. Eksodeve të post diktaturës. Atyre anijeve përplot që edhe sot na bëjnë me turp.
Turp Europës edhe Botës?!
Mjaft! Na kanë bërë njerëz, qytetarë.
Na kanë dhënë të drejtën e votës. Na besojnë.
Na kanë dhënë gjakun e tyre. Na kanë mbushur me dashuri.
Na kanë futur në shtëpi etj. Dhe ti u thua turp.
Po turpi jot more zotëri, cili është?

Filed Under: Analiza Tagged With: Edi Rama, Fëmija i lumtur, Ilir Levonja

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT