Si gjithandej botës edhe këtu në Zelandën e Re shqiptaro-zelandezët kremtuan Ditën e Pavarësisë. Shqiptarët me ketë rast u mblodhën në parkun e bukur të qytetit në drekë të përbashkët që nga ora 11:00 e ditës. Shtruan tryezën me pije, fruta e gatime tradicionale tona dhe ashtu së bashku kokë më kokë përgëzuan njëri tjetrin për festën, folën për hallet e jetës, vendlindjen qeshën e u kënaqën deri në orët e vona të ditës. Silva Tërnava dhe Ilir Hoxha krijuan e ngjallën atmosferë emocionuese tek të pranishmit duke recituar poezitë e tyre. Duhet përmendur këtu edhe Osman Lleshin, që tamam si artist estrade për disa minuta me humor nga Gjakova i argëtoi manifestuesit.
Sabit Abdyli, Auckland, 16 shkurt 2014