• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Radio Kontakt festoi 20-vjetorin e themelimit

December 7, 2017 by dgreca

1 alfons ZeneliNga Desantila CENGU/ 

Një ndër radiot e para private në Shqipëri, radio Kontakti ka zhvilluar mbrëmë pritjen gala me rastin e 20-vjetorit të themelimit. Në ceremoninë festive, të konceptuar në një mënyrë krejt të veçantë, merrnin pjesë personalitete të politikës, përfaqësues të pushtetit legjislativ, ambasadorë e përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të sferës akademike, personalitete të shquara në fushën e artit, si dhe drejtues e gazetarë të medieve nga Shqipëria, Kosova, Shkupi e Ulqini. Në këtë aktivitet festiv merrnin pjesë edhe drejtues e gazetarë të radio Kontaktit ndër vite.1 radio 20 vjet

Fjalën e rastit e mbajti drejtoresha e përgjithshme e Media Kontaktit, Dr. Jolanda Lila, e cila pasi bëri një ekspoze përmbledhëse të veprimtarisë së radio Kontaktit përgjatë dy dekadave,  ndër të tjera, theksoi se “Radio Kontakti lindi dhe u zhvillua si një radio për të gjithë shqiptarët. Këtë e tregoi gjatë luftës së Kosovës, ku aksionet sensibilizuese nëpërmjet valëve të kësaj radioje, arritën që të grumbullojnë jo vetëm qindra ton ndihma materiale, por kjo medie shërbeu edhe si një urë lidhëse për banorët kosovarë të shpërngulur, të cilët kishin humbur kontaktet me njerëzit e tyre të dashur. 1 LuleRadio Kontakti është radio e të gjithë shqiptarëve dhe këtë e reflekton kudo: në hapësirën informative, programore e muzikore.1 Kontakti RadDuke parasysh faktin se misioni i medies nuk është vetëm të informojë, por edhe të edukojë, kjo radio e ka parë me prioritet promovimin e vlerave njerëzore e kombëtare. Në thelb të filozofisë të transmetimeve tona është përçimi i zërit të njeriut të thjeshtë dhe jo i masave. Sigurisht kjo nuk është rruga që të pasuron, pasi të gjithë e dimë se çfarë “shet” tashmë më shumë në media, por ne e konsiderojmë si detyrim moral e profesional për brezat e ardhshëm, pa marrë parasysh pasojat.

Edhe sot mes shumësisë së kanaleve mediatike, radio Kontakti spikat me identitetin e vet. Ky identitet është konturuar e konsoliduar nga drejtorët e kryeredaktorët ndër vite, nga dhjetëra e qindra gazetarë e teknikë që kanë punuar përgjatë 20 vjetëve në këtë radio. Radio u është mirënjohëse atyre, siç i janë ata asaj!”.

Ndërsa më tej, fjalën e mori drejtori i parë i Radio Kontaktit, Z. Alfons Zeneli, i cili tregoi rrethanat në të cilat u krijua Radio Kontakti, ku nuk harroi pa shprehur mirënjohjen e vet për dy themeluesit, Agron Bala dhe Riza Rusi, njëri i apasionuar pas gazetarisë e tjetri pas teknologjisë, që vunë në jetë projektin mediatik “Radio Kontakt”. Ai theksoi faktin se kjo radio, ashtu si vetë emri që bart, për herë të parë i dha zë dëgjuesit dhe problemeve të tij; U kthye në një institucion të mirëfilltë jo vetëm për gazetarët që kanë dalë prej saj ndër vite, por edhe për qëndrimet mediatike dhe për aksionet me vlerë kombëtare e humane. Kjo radio hyri në histori jo thjesht për faktin se ishte e para radio private, por sepse ishte e para që përkrahu fjalën e lirë dhe demokratike, pa asnjë lloj censure.

Më tej, fjalën e mori regjisori i mirënjohur Esat Teliti (Mjeshtër i Madh), i cili i prezantoi publikut të pranishëm, emocionet e punës për realizimin e filmit dokumentar “Fuqia e fjalës së lirë”, film që u shfaq premierë me rastin e 20-vjetorit të Radio Kontaktit. Ai tregoi se puna për këtë film dokumentar ishte shumë frymëzuese, sepse e tillë është edhe historia e radio Kontaktit, e mbushur plot risi, sfida, probleme, por edhe suksese, të cilat janë paraqitur me vërtetësi edhe në filmin dokumentar.

Transmetimi i filmit “Fuqia e fjalës së lirë” i mbajti mbërthyer të pranishmit për 45 minuta dhe solli shumë nostalgji, por edhe vlerësime për emrin serioz e profesional që bart radio Kontakti në panoramën mediatike shqiptare.

Filed Under: Kronike Tagged With: Desantila CENGU, festoi 20 vjetorin, Radio Kontakti

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT