Nga Visar Zhiti/
Erdhi në Prishtinë shkrimtari nga Beogradi Filip David, ndër më të njohurit në Ballkan dhe më gjerë. Romancier i shkëlqyer. Unë isha ftuar të flisja për veprën e tij, të porsa botuar në shqip.
S’kanë më rëndësi datat, as fjala ime, etj, por ai, para se gjithash kërkoi hapur falje para njerëzve për krimet serbe në Kosovë. Dhe s’ishte lider, as politikan përgjegjës, as ushtarak, por shkrimtar, ndërgjegje e popullit të tij. Është hebre me origjinë dhe ne i treguam dhe për varrezat e hebrenjve në Prishtinë, që gjate luftës shqiptarët e Kosovës i mbrojtën, i dolën para tankut serb që donte t’i shprishte…
Dhe shkrimtari Filip David shkoi të nderojë të vdekurit e tij, çoi lule.
Dhe shqiptarët duhet të mbrojnë të vrarët e tyre, patjetër t’i nderojnë…