• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Donika Mustafaj:Misteret e filmit “Kur kënga nuk kishte Pazar”

December 17, 2016 by dgreca

PERSONAZH/ Flet regjisorja e mirënjohur Donika Mustafaj: Dikur kënga ishte një qëllim më vete,  sot qëllimi është fitimi i parasë/2-donika-mustafaj

-Ja misteret e filmit “Kur kënga nuk kishte Pazar”

– Të gjitha këngët e dashurisë sot janë këngë mekanike, nuk  kanë  shpirt

-Këngëtarët sot shesin më shumë imazhin  se sa këngën

Nga Albert Z. ZHOLI/

Kënga për dashurinë është burim i kulluar i ndjenjave të shpirtit. Ajo të çon drejt virtytit, ndjenjës së pastër, mallit të përvëluar, kufijve të sentimentit njerëzor me dimensione të hiperbolizuara jashtë paragjykimeve dhe barrierave të shoqërisë. Ajo e lartëson bukurinë e vashës në tempullin e ndjenjës dhe dashurinë e djalit në himnin e lidhjes fizike dhe shpirtërore, me një temp perëndish. Kënga, e kthen realitetin në idealizëm dhe idealizmin pjesë  të kënaqësisë së të jetuarit. Ajo është ankth, mall, përshpirtje, lartësim, ikjemendje drejt skutave të vetvetes. Kush jemi pse jetojmë? Si na kanë dashur dhe sa dashurojmë ne në jetën tonë?! Jo vetëm Nepor edhe të tjerë!. Asnjëherë populli nuk e ka shkruar eksperiencën e tij jetësore, më shumë se në zhanrin e këngës. Një përballje shpirti dhe mbi të gjitha brezash ndër vite, genesh dhe gjenetike të një populli, që ka ditur ta bëjë shpirtin të flasë me notat e këngës së tij. Duke rrjedhur nga kjo tokë e virgjër, brendësore e malaksur vetëm me natyralitet, kënga lartësohet në interpretimin e një këngëtari virtuoz dhe të talentuar. Është kjo lidhje e madhe shpirtërore e poezisë popullore me interpretimin, që ka krijuar në Shqipëri një plejadë këngëtarësh me emër që i kanë dhënë këngës për dashurinë emrin dhe talentin e tyre. Dhe pse muzika është kthyer në një mall tregu, këngëtarët më të talentuar ndjehen larg këtij manierizmi duke patur si pasion intelektual muzikën e vërtetë, muzikën e pastër, muzikën autoktone shqiptare, tekstin e bukur të mbështetur në folklorin shqiptar. Është pikërisht kjo shtresë intelektualësh e cila krijon një veçansi me interpretimin e saj. Por nuk është vetëm kjo. Është dhe e kundërta e saj, kur kënga për dashurinë përcillet me një muzikë absurde dhe një tekst pa kuptim në emër të komercializmit. Kështu foklori përjashtohet, teksti poetik shpërdorohet, muzika tradicionale mohohet. Të gjitha në emër të parasë….

Kënga për dashurinë dje dhe sot. Çfarë është në folklorin shqiptar, si ruhej kjo muzikë dje dhe si është sot kjo këngë magjike?

-Tek këngën për dashurinë  para viteve ’90 dhe pas viteve ’90, nuk kanë ndalur ende kritikët, apo muzikologët ta analizojnë. Kënga ka shumë komponentë. Kënga nuk është përqendruar  vetëm tek teksti. Kënga është si çdo art tjetër që tregon se kush jemi. Kënga brenda ka edhe motivin e dashurisë. Unë jam përqendruar tek kënga e dashurisë dhe  në film kam përcjellë tek shikuesi  këngën e lehtë dhe atë popullore. Këto janë të gjitha këngë dashurie, për të  parë ndikimin e dashurisë në këngët bashkëkohore. Duke parë si kanë ndikuar këngët e dashurisë në këngët bashkëkohore unë ndërtova  këtë film duke e parë si ka qenë më përpara dhe e krahasoj me sot. Kam respektuar personalitete që kanë  emër në  fushën e artit si Jorgo Papingji, Flamur Shehu, Arben Duka, Pandi Laço. Këto janë personalitete që flasin. Konkluzioni im është: Nuk mund të  mendosh që kultura jonë individuale, është  thelbi kryesor i kulturës së këngës së dashurisë. Kënga është  ajo që e çon kulturën  tonë drejt një regresi apo progresi dhe më tej drejt një  analize. Duke ballafaquar të dyja këngët para viteve ‘90 dhe  pas viteve ‘90, kam si shënjestër dallimet ms tyre…Pra kam bërë një analizë të  këngës në përgjithësi. Këngët pas viteve 1990 janë të  gjithë këngë problematike, ka një marramendje të  këngëve. Shumë njerëz mund të mendojnë se nuk është vetëm  dashuria që duhet të marim në konsideratë se kemi edhe  probleme të  tjera, se  ka edhe këngë shumë të bukura që nuk kanë  dashuri. Unë shpjegoj në film se përse kemi zgjedhur këngë dashurie. Pse publiku jonë  ka më   shumë  neps, sesa gjykim. Tërheq më shumë publikun me këtë  pasion që ka  brenda vetes dhe që e ka  të identifikueshme se sa me pasione të  tjera. Sepse është  forcë që t’ia thuash vetes tënde dobësitë që ke. Një pyetje nga një  gazetar  ishte, se kë  këngë pëlqeja! Unë jam  për të  gjitha shijet. Nëqoftëse dikur kënga ishte një qëllim më vete, kënga sot është  kthyer për të arritur  një qëllim dhe  fitimi i parasë. Kjo mund të  ketë pasoja në  peizazhin muzikor shqiptar. Unë jap një sinjal dhe një  alarm. Këta  këngëtarë e kanë shpërfytyruar të qenit art dhe  ne këtu duhet të ndalemi dhe ti  biem  fort këmbanave. Kemi  shkuar drejt një  uniformizimi të  kulturës dhe progresit të  saj meqenëse bëhen vetëm  këngë të  njëjta. Këngët  zgjidhen për ti pëlqyer rinisë. Rinia është masa më e madhe dhe më evulive e shoqërisë dhe  duhet ti përgjigjemi me gjuhë bazike. Por kur dëgjon këngët sot? Të gjitha janë këngë mekanike. Këngët mekanike nuk  kanë  shpirt.

Më përpara ne këngët i kemi pasur me tema të shumëllojshme dhe me poezi brenda. Po këngët e dashurisë sot?

Në këtë kohë kënga nuk ka asnjë lloj frymëzimi. Është gjetur një kallëp që po të realizojë diçka për fitim ka garantuar suksesin. Ata shesin më shumë imazhin  se sa këngën. Kjo  bëhet më shumë që ata të flasin për veten e tyre. Ata nuk  e kanë  më problemin e këngëve. Kënga është bërë  konsum në masë. Më parë nuk  ishte  konsum, ishte kënaqësi. Mund të  them se pjesa më e madhe e fajtorit është  media, sepse ajo është edukative. Akoma nuk e kemi kuptuar se thelbi i kulturës jepet nëpërmjet medies. Kam studiuar dhe dëgjuar shumë se këta këngëtarë i bëjnë  edhe heronj. I thërrasin nëpër studio, ku ka këngëtar të  tjerë  që kanë  më shumë vlera dhe nuk i fton njeri. Sot këngët e mëparshme  nuk  transmetohen, ato  kanë  ngelur të  ngrira  nëpër sirtarë.

Deri para  viteve  ‘90 të  gjithë kompozitorët  dhe poetët  kanë  krijuar  dhe  kanë  shkëputur nga  e kaluara, nga folklori. Kanë ecur përpara. Por sot shohim një peizazh krejt tjetër, ku nuk  pyet asnjeri për folklorin dhe traditën dhe akoma më keq kanë vënë  fëmijët  që të  këndojnë këngë që nuk u përkasin dhe kjo është e tmerrshme. Këta lloj këngëtarësh thjesht nuk bëjnë art por  bëjnë  këngë për të  fituar para.

Kush është  mesazhi  që përcjell në këtë film?

Unë e dua  shumë  këngën. Kur kam qenë e vogël kam kënduar.  Jam rritur duke kënduar. Kënga është  elementi  thelbësor i kulturës. Dhe të  gjithë  personazhet që kam në  dokumentar janë të  gjithë të  shqetësuar për këtë  gjë: Ku  po shkon  kënga sot?!  Pra ky është mesazhi…

-Kush është  bërë  pengesë e kësaj rrokopujë që po ecën kënga e dashurisë…?

E para është  media.  Dikur në media kënga ishte art  dhe vlerat përcaktoheshin nga profesionalizmi i një kënge, ndërsa sot është paraja  në mes. Profesionalizmin nuk e sheh as me dylbi, poetikën e vargjeve nuk e shijon askund në horizont…

-Përse femrat  kanë  pasur sukses më  shumë në këto lloj këngësh?

Sepse femrat  shesin imazhin. Kënga është  kthyer në një pjesë të ëndrrave tona. Atë që ne nuk  na  e  jep libri apo filmi, sot kënga na e jep për 5 minuta. Por na e jep me një imazh të përmbysur, ku derdhet lumë paraja. Sheh një klip, ku derdhet shampanjë,  vetura superluksoze, helikoptera etj, etj.

Populli një  pjesë e shikojnë, (pra nuk e  dëgjojnë ) në televizor, kompjuter apo celularë. Duke e parë vazhdimisht këtë lloj kënge që përsëritet  për 10 vjet, ajo patjetër që kthehet në një  shije. Sigurisht që populli do ta  pëlqejë dhe këtë shije të hidhur. Këtë bën reklama negative.

-Kush është lufta kryesore për tu  zhvendosur ndaj këtyre lloj këngëve ?

Duhet të  ketë  censurë nga specialistët e këngës. Duhet  të  ketë  censurë  niveli. Zgjidhjen  duhet ta  japin  ata  që janë  të asaj  fushe, unë  kam bërë  vetëm  studimin. Një këngë  pa mesazh, ku  do ta  çojë  këtë  brez?! Si po edukohet ky  brez, dhe  çfarë po i japim  këtij brezi? Kjo lloj kënge është  shkëputja  totalisht  nga  folklori. Folklori nuk  vlerësohet  se është sqimatar, ka marrë vulën dhe vlerën e popullit, sot  nuk ka  se kush  paguan për të. Media  jep atë që paguan. Thjesht media është  bërë  komerciale. Të gjitha këto i vuan folklori, muzika, kënga e bukur që është zhdukur në pluhurin e harresës.

 

***

“Kur kënga nuk ishte Pazar”

Në veprën më të fundit, “Kur kënga nuk ishte Pazar”, Donika Mustafaj bën një ndërthurje të zbërthimit të estetikës së këngës me zbërthimin sociologjik të përmbajtjes së saj, duke mbajtur gjithnjë në qendër të vëmendjes si artiste problematikën e saj të parapëlqyer rreth identitetit të shqiptarit dhe tronditjeve që ka pësuar ky identitet nën presionin e fortë të shoqërisë së konsumit. Ajo zgjedh kësaj here një element të përjetshëm, sa universal aq edhe individual, përbashkues për të gjithë njerëzit pavarësisht moshës dhe gjinisë, e njëherësh burim i pavdekshëm frymëzimi për muzikantët, poetët e këngëtarët, që është dashuria. Përtej prapambetjes ekonomike apo edhe prapambetjes arsimore, gjendjes në liri apo i pushtuar nga të huajt, shqiptari i ka kënduar në mënyrë të magjishme dashurisë, duke nxjerrë në pah si ndjeshmërinë e tij të lartë shpirtërore, aftësinë për ta shprehur artistikisht me mjeshtëri impresionuese këtë ndjeshmëri, si edhe respektin publik ndaj dashurisë si burim energjish pozitive, qoftë edhe kur bëhej fjalë për një dashuri të mbetur pa përgjigje. Dashuria ka etikën e vet, në sajë të së cilës ajo e ndihmon njeriun fuqishëm të përsoset si njeri në anët e tij më të mira, ato që ofrojnë me të tjerët. Përballë këtij koncepti për dashurinë, që na vjen nga këngët e traditës, Donika Mustafaj na vendos këngët e sotme të dashurisë, ku dominon instinkti, seksi i egër dhe ku marrëdhënia intime përjetohet më së shpeshti si një traumë më pasoja të rënda për individin. Autorja nuk merr përsipër të gjykojë mbi cilësinë artistike të tekstit dhe as të muzikës së këtyre këngëve. Shqetësimi i saj si krijuese lidhet me përmbysjen e madhe, që ka pësuar vetë koncepti i dashurisë së pasqyruar në këto këngë, të cilat mishërojnë një ndërprerje brutale të traditës. Qëllimi i saj nuk është, megjithatë, ta shtrojë këtë ndërprerje të traditës si një çështje të zhvillimit estetik të këngës, për të nxjerrë përfundimet e veta nëse ky zhvillim është në rrugë të mbarë apo të gabuar. Qëllimi, drejt të cilit ajo ecën me kërkimet e veta, është krejt tjetër.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Zholi, Donika Mustafaj, filmi, Kur kenga nuk ishte pazar

Filmi për tragjedinë e Gërdecit do të shfaqet në kinema më 19 gusht

August 15, 2016 by dgreca

Një nga ngjarjet më tragjike në Shqipëri, shpërthimi i Gërdecit që u mori jetën 26 personave dhe plagosi mbi 300 të tjerë, ka përfunduar në industrinë më të madhe të filmit në Hollywood. Filmi “War Dogs”, (Lufta e Qenve) me protagonist tregtarin amerikan të armëve, Efraim Diveroli dhe David Packouz, do të shfaqet në kinema më 19 gusht. Ky film i regjisorit të ciklit “Një natë Luanësh”, i përshtatet shumë shpirtit të filmit “Pain & Gain” apo “Ujku i Wall Street”. Ai vë në lojë me një histori që sigurisht është frustuese për personat që janë pjesë e saj, argëtuese për ata që kanë ambicie jashtë mundësive të tyre dhe e jashtëzakonshme për të gjithë të tjerët. Pjesa më e çmendur e gjithë kësaj çështjeje, është se ndryshe nga “Hangover”, ajo bazohet në një histori të vërtetë. Posteri i filmit është frymëzuar gjithashtu nga ai i filmit “Njeriu me Shenjë”. Kjo histori flet për dy trafikantë të rinj të armëve David Packouz dhe Efraim Diveroli që morën një kontratë me vlerë me 300 milionë dollarë për furnizimin e armëve të trupave amerikanë në Afganistan. Efraim Diveroli,u dënua me 4 vite burg për mashtrim, pasi me skemën e tij spekulative vuri në lojë Departamentin Amerikan të Shtetit dhe qeveritë e disa shteteve, përfshi dhe Shqipërinë. Kontrata me kompaninë e Diverolit “Aey” hodhi dritë mbi një seri aferash korruptive në Shqipëri, ku u përfshinë zyrtarët më të lartë të shtetit. Diveroli u arrestua në 2008-n nga autoritetet amerikane për trafik armësh. Filmi me regji të Todd Phillips, nuk lë pa shfaqur si pjesë të kësaj afere korruptive edhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berishën, i përfshirë në tragjedinë që u mori jetën 26 personave. Kohëzgjatja e këtij filmi është 114 minuta dhe trajtimi i ngjarjeve vjen sa në mënyrë komike aq edhe tragjike.

Subjekti i filmit

Protagonistët në film janë dy të rinj të cilët bëhen tregtarë armësh për llogari të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfituar dhe mbyllur kontrata shumë miliona dollarëshe dhe duke jetuar në jetë të nivelit të lartë, para se gjithçka të shembej. Bazuar në një histori të vërtetë “War Dogs” ndjek dy shokë rreth të 20-ve (Hill dhe Teller) që jetojnë në Majemi. Gjatë luftës së parë në Irak, ata shfrytëzojnë një iniciativë pak të njohur të qeverisë, e cila lejon bizneset e vogla të konkurrojnë për kontrata ushtarake të SHBA. Duke nisur pak e nga pak, ata arrijnë të fitojnë shumë para dhe fillojnë të bëjnë një jetë luksoze. Por të dy arrijnë maksimumin kur fitojnë një kontratë 300 milionë dollarë për të furnizuar me armë ushtarët afganë, një marrëveshje që i fut ata në biznes me njerëz shumë të dyshimtë, ku njëri prej tyre rezulton të jetë edhe qeveria e SHBA-së. Në skenarin e filmit, do të paraqitet “arroganca e madhe të një të riu i cili u pasurua shpejt”. “Në qoshe të tavolinës qëndronte ulur një djalosh me sy të akullt si të peshkaqenit, i cili nuk fliste. Ishte djali i kryeministrit, një anëtar i “Familjes”, siç njihej rëndom te shqiptarët. Marrëveshja për të cilën ndodhej atje, më pas do ta çonte Diverolin në burg. 2 milionë fishekët që duhet të dërgoheshin në Kabul nga Tirana,duhej më parë të ripaketoheshin për të hequr germat kineze të kutive origjinale. Shqiptarët i kishin këto rezerva municionesh për dekada të tëra, por gjurmët kineze do t’u shkaktonin “çunave” telashe me ligjin. Me njëmijë e një praktika korruptive, u bë e mundur që municionet të transferoheshin në Kabul”, shkruan gazetari, ne hetimin e te cilit bazohet skenari i ketij filmi.

 

Filed Under: Komente Tagged With: filmi, ne kinema, për tragjedinë e Gërdecit

“Të Paidentifikuar” u shfaq në Kongresin Amerikan

March 4, 2016 by dgreca

*Filmi “Të Paidentifikuar” – u shfaq në Kongresin amerikan Komisioni, për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”/

*Të Paidentifikuar: duket se zbulon se ku qendron përgjegjësia për Krime Lufte në Kosovë: Vrasja e Mehmetit, Yllit dhe Agronit është bërë kohët fundit subjekt i hetimeve tash e pesëmbëdhjetë vite, por pa sukses. Vazhdimësia e mossuksesit në ndriçimin e këtij rasti tregon se kryerësit e krimeve në Serbi nga vitet nëntëdhjetë ende janë më të fortë se sa institucionet dhe sundimi i ligjit, në Beograd

Nga Beqir SINA – New York/

WASHINGTON D.C: Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”, mbrëmë në një nga sallat e Kongresit amerikan në ndërtesën e Capitol Hill, organizoi shfaqjen e filmit dokumentar me metrazh të gjatë “Të Paidentifikuar – The Unidentified” shoqëruar me një panel diskutimi të veçantë të ketij filmi, njofton në faqen e saj të internetit(humanrightscommission.house.gov), zyra e këtij komisioni qeveritar.

Filmi “Të Paidentifikuar – The Unidentified”, është një film nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) që shpjegon disa nga ngjarjet më brutale dhe të pazgjidhura ende me krimet e luftës të luftës në Kosovë.Organizatori i shfaqjes thotë se filmi “Të Paidentifikuar – The Unidentified” është një bashkëpunim me organizatën “Grupi Punues së Detyrueshme’ për OKB, dhe organizata “Zhdukjet e Pavullnetshme” – Raporti i tyre gjatë misionit në Serbi, duke përfshirë edhe Kosovën – deri në 17 August 2015

Filmi “Të Paidentifikuar”: duket se zbulon se ku qendron përgjegjësia për Krime Lufte në Kosovë

Komisioni i të Drejtave të Njeriut, i cili mban emrin e nderuar të ish kongresisit demokrat të Kalifornisë, Tom Lantosh, një amerikano hebre, i mbijetuar i Holokaustit , mik i dalluar i shqiptarëve të Amerikës, i cili, së bashku me presidentin e LQSHA, mikun e tij DioGuardin, udhëheqësin e lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, ka mbajtur vetë , para luftës, dhe gjatë luftës në Kosovë, disa dëshmi në Kongres, rreth atyre nagjarjeve brutale , që çuan deri në sensabilizimin atëhere, të Washingtonit, dhe zgjuan ndërgjegjen e saj për të ndërhyrë dhe i dhënë fund genocidit serb në Kosovë.Duke folur për përmbajtjen e filmit, në faqen e internetit Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”, organizatori i shfaqjes, shkruan se si pasojë e rënies së Murit të Berlinit, Presidenti serb Slobadan Milosheviq, e patë “zhveshur” ish provincën e Kosovës nga autonomia e saj në vitin 1989. Konflikti u përshkallëzua deri sa shpërtheu lufta në shkurt të vitit 1998. Më 24 mars 1999, NATO ndërhyri me sulme ajrore. Shtatëdhjetë e tetë ditë Nato, me SHBA në krye, kreu 38.000 sulme ajrore(bombardime të pikave strategjike, dhe zonave e pozicionve ushtarake serbe në Serbi e Kosovë), ç’ka e detyroi më vonë, Serbinë, të pranoi tërheqjen e forcave të saj(pra kapitullimin).Krimet e luftës, në Kosovë, tregon filmi ka përfshirë tortura, vrasjet, përdhunimet, dhe dëbimeve me forcë, të cilat janë kryer gjatë konfliktit të armatosur, shumica e të cilave kanë qenë kryer nga policia serbe apo të Ushtrisë Jugosllave dhe forcave militare e paramilitare serbe që vepruan në Kosovë. Nga koha kur konflikti përfundoi, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit, fushatës sistematike të Serbisë, për të dëbuar shqiptarët nga Kosova, kishte çuar në grabitjen dhe djegies së më shumë se 1,200 zonave të banuara; vrasjen e të paktën e më shumë të12 mijë njerëzve; dhe zhvendosjen e mbi 1.5 milion shqiptarë të Kosovës, të paktën 90% të popullsisë.

Filmi “Të Paidentifikuar”, është një dokumentar 40-minuta që shqyrton disa nga krimet e luftës të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në Kosovë. Bazuar në dy vjet “të hulumtimit, filmi fokusohet në sulmet në fshatrat përreth qytetit të Pejës, dhe identifikon komandantët dhe oficerët e dyshuara se kanë dhënë urdhra dhe për të fshehur trupat e viktimave për varrezat masive në Serbi.

Në mesin e atyre që kryen këto krime, sipas këtij dokumentari, është me emër, dhe i dyshuari kryesor në ekzekutimet e pasluftës, i tre qytetarëve amerikanë, tre vëllezërve – Bytyqi ( Mehmet, Ylli dhe Agron), tre ushtarëve të UÇK-së, nga Batalioni Atlantiku, me luftëtar shqiptarët e Amerikës, të cilët shkuan në Kosovë të luftojnë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Në atë kohë pas zhdukjes së tyre, dhe gjetjes së tre trupave të egzekutuar, lidhur me tela me gjemba dhe hedhur në një varrez masive, një krim ky që është bërë më vonë objekt i një senace dëgjimore dhe rezolute praqitur në Dhomën e Përfaqësuesve (H. Con Res 51.), sponsorizuar ajo nga kongresisiti Tom Lantosh me inisiativën e Xhozef DioGuardit dhe Shirlye Cloyes Diguardit, kjo çështje u morë në shqyrtim më pas nga Departamenti i Shtetit.

Mirëpo, deri tani asnjë individ nuk ka është shpallur fajtor për ekzekutimin e tre vëllezërve Bytyqi.

Pas shfaqjes së filmit dokumentar 40 minutësh, “Të Paidentifikuar – The Unidentified”, një panel i shquar ofrojë njohuri në konfliktin dhe ofrojë rekomandime se si Kongresi mund të ndihmojë për të siguruar llogaridhënie për ata që janë përgjegjës. Informacion dhe rekomandime këto të vlefëshme ndoshta edhe për anëtarët e Kongresit, stafin e kongresit, publikut të interesuar dhe mediat amerikane dhe të huaja në kryeqytetin e SHBA – Washington D.C.

Ndërsa, deri tani sipas provave të paraqitura gjatë gjykimit dhe të dhënave publikisht në dispozicion, vrasjen e Agronit, Yllit dhe të Mehmetit, thuhet se ai që ka urdhëruar vrasjen e 3 vëllezerve Bytyqi, është Ministri i asokohshëm i Punëve të Brendshme, Vllajko Stojiljkoviqi.

Dëshmitar kan provuar se urdhri është përcjellë nëpërmjet të zinxhirit komandues deri te ekzekutori. Në zinxhirin e komandës është gjetur kryeshefi i asokohshëm i Resorit të Sigurisë Publike, Vlastimir Gjorgjeviqi, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime në Kosovë, si dhe komandanti NjPP dhe i Qendrës së Mësimit në Petrovo Selo, kurse sot biznesmeni, themeluesi i organizatës joqeveritare Qendra për Studimin e Terrorizmit dhe anëtari i Këshillit qendror të Partisë progresiste serbe, Goran Radosavljeviqi, i njohur me pseudonimin “Guri”

Vrasja e Mehmetit, Yllit dhe Agronit është bërë kohët fundit subjekt i hetimeve tash e pesëmbëdhjetë vite, por pa sukses. Vazhdimësia e mossuksesit në ndriçimin e këtij rasti tregon se kryerësit e krimeve në Serbi nga vitet nëntëdhjetë ende janë më të fortë se sa institucionet dhe sundimi i ligjit.

Fatos Bytyqi, i cili është vëllai i tre vëllezërve Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi, të ekzekutuar gjatë luftës, përpara 15 vitesh në Petrovo Sello të Serbisë, ka biseduar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ai ka folur edhe me ish kryeministrin e Serbisë Daçiç,( sot zv/kryeministër dhe ministër i jashtëm) ka shkuar në Beograd dhe është takuar me përfaqësuesit më të lartë të politikës serbe, që drejtësia për krimet kundër vëllezërve të tij të vihet në vend.

 

Filed Under: Komente Tagged With: “Të Paidentifikuar" u shfaq, Beqir Sina, filmi, ne Kongresin amerikan

SHBA : Nesër, Filmi dokumentar “Të Paidentifikuarit” shfaqet në Kongresin Amerikan

March 2, 2016 by dgreca

Beqir SINA – New York/
Filantropisti i njohur shqiptarë Richard Luka, bënë ftesë për të parë shfaqjen e filimit dokumentar “Të Paidentifikuarit”, filmi i cili do të shfaqet në Kongresin amerikan – Capitol Hill Washington, nesër Ejete më 3 Mars në në orën 4:00 pm në Longworth.
unidentified-logo-en.png

WASHINGTON D.C: Filantropisti i njohur shqiptarë Richard Luka, ka postuar në statusin e tij në rrjetin shoqëror Facebook, një mesazh ku bënë ftesë për të parë shfaqjen e filimit dokumentar “Të Paidentifikuarit” filmi i cili do të shfaqet në Kongresin amerikan – Capitol Hill Washington, nesër Ejete më 3 Mars në në orën 4:00 pm në Longworth.

  Bankieri i susksesshëm shqiptarë, zoti Lukaj, thotë në mesazhin e tij se :”Unë jam i ngazëllyer për të ju ftuar – ju komunitetin shqiptarë, për shfaqjen e filimit dokumentar “The Unidentified” në sallën e Kongresit amerikan – Komisionit Lantos, një film dokumentar i cili shpjegon disa nga krimet më brutale dhe të pazgjidhura krimet e luftës të luftës në Kosovë” thotë ai.
Zoti Lukaj, sqaron se pas shfaqjes së filmit se do të jetë edhe një panel me regjisoren, Marija Ristiq; Diane Orentlicher, një profesor i drejtësisë dhe ish zëvendës për krime lufte në Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Fatos Bytyqi, vëllai i tre shtetasve amerikanë të vrarë në Serbi pas luftës në Kosovë. Paneli do të moderohet nga Bob Hand nga Komisioni i Helsinkit të SHBA-“ thotë zoti Lukaj.
Në faqen e këtij dokumentari në website-in BIRN, jepet edhe një informacion më i gjerë, rreth këtij filmi dokumentar :
“Të Paidentifikuarit – The Unidentifed” është një dokumentar i gjatë që zbulon se cilët ishin komandantët përgjegjës për disa nga sulmet më brutale të luftës së Kosovës.
Rezultat i një hetimi dy-vjeçar, dokumentari jep emrat e oficerëve që urdhëruan sulmet mbi fshatrat në zonën rreth qytetit të Pejës gjatë vitit 1999 dhe ata që ishin të përfshirë në zhvendosjen e trupave të viktimave në varre masive në qendrën policore në Batajnicë pranë Beogradit në Serbi.
Gjashtëmbëdhjetë vjet pasi kryen krimet, ata jetojnë të qetë në kryeqytetin e Serbisë dhe pavarësisht provave që ekzistojnë, ata nuk janë ndjekur penalisht.
Për herë të parë, historia tregohet si nga ana e viktimave ashtu edhe nga ana e autorëve të krimeve, njerëz që kanë përjetuar disa nga masakrat më të këqija në luftën e Kosovës, kur më shumë se 120 civilë shqiptarë të Kosovës u vranë brenda pak ditësh.
Përveç dëshmive shqetësuese që s’janë parë kurrë më parë, dokumentari gjithashtu shfaq pamje ekskluzive dhe dokumente nga lufta.
Ai i kthen shikuesit pas në kohë, në pranverën e vitit 1999, kur forcat e NATO-s filluan të bombardonin Serbinë në përpjekje për t’i dhënë fund shtypjes së presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç ndaj minoritetit shqiptar në vend në provincën e tij, Kosovë.
Millosheviçi organizoi një fushatë vdekjeprurëse kundër civilëve në Kosovë, duke rezultuar me vrasjen e 7,000 shqiptarëve të Kosovës dhe dëbimin me dhunë të 700,000 të tjerëve.
Për të arritur atë që kishte dëshiruar prej kohësh, një Serbi pa etni, Millosheviçi bashkoi forcat e tij, si ushtrinë ashtu edhe policinë, për të nisur një luftë që ai mendonte se ishte e drejtë.
Qyteti i Pejës, i cili kishte etni të përzierë, vuajti më shumë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, grupi guerilas me shqiptarë të Kosovës që luftoi për pavarësinë nga Serbia, e kishte bazën e tij aty pranë, prandaj Beogradi dërgoi forcat e tij me më shumë eksperiencë dhe më brutale për të shtypur rebelimin. Megjithatë, ishin civilët ata që vuajtën më shumë.
Që nga prilli deri në fillim të qershorit 1999, fshatra si Ljubenic, Qyshk, Pavlan dhje Zahac u spastruan krejtësisht etnikisht. Gra, të moshuar dhe fëmijë u dëbuan në Shqipëri, ndërsa burrat u vranë. Trupat e tyre ose u dogjën ose u zhvendosë diku tjetër. Disa prej tyre u gjetën në varre masive në rajonin e policisë në Batajnicë.
Dhjetë vjet pasi ndodhi ky krim, prokuroria serbe akuzoi 13 anëtarë të të ashtuquajturës njësia paraushtarake Çakallët. Gjatë gjyqit të tyre pesë vjeçar, u bë e qartë se meshkujt e akuzuar ishin në fakt anëtarë të Ushtrisë Jugosllave. Por operacioni i vështirë ushtarak në fshatrat përreth Pejës, ku përfshiheshin më shumë se 200 policë dhe forca ushtarake, u përshkrua nga prokuroria si një seri incidentesh të vogla. Edhe pse kishte urdhra me shkrim nga gjeneralë të lartë për të sulmuar fshatrat, ato nuk u përfshinë në provat e paraqitura në gjykatë, ndërsa gjeneralët që urdhëruan “spastrimin nga terroristët” nuk ishin listuar as si dëshmitarë.
Roli i policisë në sulme nuk u diskutua kurrë nga prokurorët dhe zhvendosja e trupave nuk u përfshi aspak në padi. Ata që zhvendosën kufomat nga Peja dhe i fshehën ato në Beograd janë ende të lirë, edhe pse ekzistojnë prova të forta se në fshehjen e këtij krimi u përfshinë gjeneralë të lartë.
Në vitin 2015, më shumë se 15 vjet pas luftës në Kosovë, nuk është vënë ende drejtësi. Gjyqi kundër autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve vazhdon ende në gjykatë. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka dënuar gjithashtu pesë gjeneralë të lartë dhe zyrtarë serbë për krime lufte në Kosovë. Millosheviçi tani ka vdekur, por të gjithë të tjerët që projektuan luftën e Kosovës dhe dhanë urdhra janë ende të lirë. Ata jetojnë të gjithë në Beograd.

Filed Under: Komunitet Tagged With: filmi, richard lukaj, shfaqet en Kongres, te paidentifikuarit

UDHA E KARVANEVE DHE FILMI I GEORGE CLOONEY

May 29, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/
1.Rreth 36 ha me koordinata 34°33′36″N 38°16′2″E , me moshë 2000 vjeçare e braktisur në vitin 1932,regjistruar në UNESCO me emrin zyrtar: Siti Palmyra, vendosur në kriteret i, ii, iv,caktuar 1980 (Sesioni 4),referenca nr. 23,pasuria antike :rrënojat monumentale përfshijnë tempullin, teatër të lashtë, kolonadë të famshëm 2,000-vjeçar,por që aktualisht mund të rrezikohet. Gjithë shqetësimi nisi kur ky vend hyri zyrtarisht në një luftë civile të brendshme nga ku furia e saj tash është në veprim më ekstrem.Hyrja e ISS në këtë qëndër rrënojash antike përbënte një krim.
Cfarë mund të ngjasi me rrënojat e shekujve në pasurinë e eshtrave të saj historike. Por,çfarë ishte Plamira në kohët e hershme?
Palmira,thonë studiuesit ,është qyteti i madh karvanëve në pikën perëndimor të Rrugës së Mëndafshit, ende e dremitur në shkretëtirë,ku gur gëlqeror i saj, i gdhendur bukur si 2000 vjet më parë.
Site of Palmyra – UNESCO Ëorld Heritage Centre e përkufizon kështu: Një oazë në shkretëtirë sirian, në veri-lindje të Damaskut, Palmyra përmban rrënojat monumentale të një qyteti të madh që ishte një nga qendrat më të rëndësishme kulturore të botës së lashtë. Nga shekulli 1 deri në shekullin e 2, arti dhe arkitekturën e Palmyra, duke qëndruar në udhëkryq të qytetërimeve të ndryshme, u pasurua me teknikat greko-romake me traditat lokale dhe ndikimet persiane. Përmendur së pari në mijëvjeçarin e 2 pes, Palmira ishte një oazë themeluar nga karvanët kur ajo u vendos nën kontrollin romak në mes-shekullin e parë si pjesë e krahinës romake të Sirisë. Ajo u rrit në mënyrë të qëndrueshme në rëndësi si një qytet në rrugë tregtare që lidh Persinë, Indinë dhe Kinën me Perandorinë Romake, duke shënuar një udhëkryq të qytetërimeve të ndryshme në botën e lashtë. Një kolonadë e madh,me gjatësi 1100 metra ‘formon aksin monumentale të qytetit, të cilat së bashku me rrugët dytësore kryq të kolonadës lidh monumentet e mëdha publike duke përfshirë edhe tempullin e Baalit, Camp Dioklecianit, Agora, Teatrn, tempujt e tjera. Stoli arkitektonike duke përfshirë edhe shembuj të veçantë të varrimit, skulptura bashkon format e artit greko-romake me elemente autoktone dhe ndikimet persiane në një stil të fuqishëm origjinal. Jashtë mureve të qytetit janë mbetjet e një ujësjellësit romak dhe nekropoli i madh. Zbulimi i qytetit itë shkatërruar nga udhëtarët në 17 dhe 18 shekujve ka rezultuar me ndikimin e tij të mëvonshëm në stilet arkitektonike.
2.
Sinteza e UNESCO ,për rrënojat që ka qyteti:Kriter (i): Madhështia e rrënojat e Palmyra, në rritje nga shkretëtira sirianen veri-lindje të Damaskut është testament për arritjen unike estetike e një oazi të pasur karavanesh të përhershëm nën sundimin e Romës nga IER në shekullin e 3-të pas Krishtit . Kolonada e madhe përbën një shembull karakteristik të një lloji të strukturës e cila përfaqëson një zhvillim të madh artistik.
Criterion (ii): Njohja e shkëlqimit të rrënojave të e Palmyra nga udhetarët gjatë shekujve të 17 dhe 18 kontribuan shumë në ringjalljen e mëvonshëm të stileve klasike arkitektonike dhe projektimit urban në Perëndim.
Criterion (iv): Rruga monumentale e koloniadës, e hapur në qendër me pasazhe mbuluara anësore, dhe rrugët ndihmëse kryq e dizajnit të ngjashme së bashku me ndërtesat e mëdha publike, formojnë një ilustrim të shquar të arkitekturës dhe shtrirjes urbane në kulmin e zgjerimit të Romës dhe angazhimi me Lindjen. Tempulli i madh Baalin është konsideruar si një nga ndërtesat më të rëndësishme fetare të shekullit 1 ad në Lindje dhe e dizajnit unik. Trajtimi i gdhendur skulpturore me qemer monumentale nëpër të cilat qyteti është afruar nga tempulli i madh është një shembull i shquar i Palmyrene artit. Monumentet jashtë mureve të qytetit në zonën e njohur si Lugina e varreve ka shfaqur ndërtim me metoda të dallueshme.
3.
Studiues të shumtë të kësaj kulture përmendin faktin se : në zonën në perëndim të Aleppo, janë mbi 600 fshatra të epokës bizantine që mbijetojnë, me kishat e shumta dhe praktikisht ,shprehen ata,nuk ka tash një epokë,që nuk përfaqësohen në Siri.
Plini Plaku e përshkruar qytetin në vitet 70 të e.s , si i famshëm për vendndodhjen e tij, pasurinë e tokës së saj, dhe burimet e ujit që e rrethojnë atë, duke i bërë aktivitetet bujqësore dhe dërgimit të jetë të mundur.
Të dhëna të tjera janë se siti Palmyra ka dhënë dëshmi për një zgjidhje neolitike afër Efqa, me vegla guri zbuluar që mund ti përkasin shekujve 7500 pes. Përdorimi i archaeoacoustics në Tempullin e Bel ka zbuluar gjurmë të një aktiviteti kulti rreth viteve 2300 BC.
Palmira hyn në të dhënat historike rreth 2000 pes, kur një farë “Puzur-Ishtar Tadmorean” bëri një kontratë në një koloni tregtare asirian në Kultepe. Palmira është përmendur në Tabelat e Mari si një stacion për karvanët tregtare, dhe vendi ndalimi për shumë fise nomade të tilla si Suteans. Palmyra u vërtetua së pari në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit si një ndalesë karvanësh për udhëtarët ,që kalojnë shkretëtirën siriane. Qyteti është përmendur në analet e mbretërit të Asirisë dhe të përmendet në Biblën hebraike. Ajo u përfshi në Perandorinë Seleucid, e ndjekur nga Perandoria Romake, e cila solli prosperitet të madh.
4.

“Një grup i Monumenteve, shkruan :”Mail onlin”e ka ardhur së bashku për të ndihmuar ,për të fshehur objekte 2,000-vjeçar nga kthetrat e ISIS paraprakisht në një nga vendet më të rëndësishme të botës arkeologjike. Rrënojat e lashta të Palmyra në Siri janë nën kërcënim, ekziston frika se ata mund të përdhosin faqen e trashëgimisë botërore të UNESKO në të njëjtën mënyrë si me thesaret të ngjashme në Irak.
Në një dremitje të filmit George Clooney me të njëjtin emër i cili doli vitin e kaluar, një grup vendasit nxituan për të fshehur dhe të varrosur copa në muze, të mbledhin objekte të vogla dhe të qëndrojnë roje mbi rrënojat .
U bëj thirrje atyre Sirisë ,njerëzve të monumenteve,tha arkeologu , në lidhje me ushtarët dhe akademikët të cilët shpëtuan artin evropian nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dramatizohet në filmin e Clooney. Vullnetarët kanë sfiduan përparimin e xhihadiste për të dokumentuar dhe për të mbrojtur objekte të lashta.
Z. Azm ishte themelues drejtor i ruajtjes në Drejtorinë e Përgjithshme të antikave dhe Muze si dhe mësimdhënë në Universitetin e Damaskut të Sirisë para se të shkojnë në mërgim në Ohajo.
Z. Sabrine ka lypur regjimin me telefon për të dërguar përforcime për të mbrojtur Palmyrën si dhe helikopterë për heqjen e objekteve për sigurinë. Ai ka zhvilluar një rrjet të vullnetarëve në të gjithë Sirinë, të cilin ai e mban në kontakt me anë të Skype,ata bëjnë ‘ndihmën e parë’ për ndërtesat e dëmtuara. Ata janë të trajnuar në mënyrën se si mund të marinë nga vendet kryesore, dokumentet që mund të humbasin dhe se si të fshehin objekte të çmuara, që mund të jenë në rrezik, duke shënuar më pas vendet me GPS në mënyrë që ato, të mund të merren më vonë.
Z. Sabrine tha: “Në qoftë se ne të humbasin PALMYRA ,ajo do të jetë një nga katastrofat më të mëdha kulturore në histori.
Arkeologët po trajnojnë ” Burrat e Monumenteve ” për ruajtur të kaluarën e Sirisë
Mes shkatërrimit dhe rrezikun e luftës civile, arkeologët siriane dhe aktivistët janë duke rrezikuar jetën e tyre në luftën kundër plaçkitje,shkruan Andreë Curry, për National Geographic.
Ajo mund të jetë tepër vonë për të shpëtuar, por arkeologët dhe aktivistët po përpiqen për të ruajtur atë që ka mbetur nga e historia e pasur e Sirisë, e cila shtrihet mbrapa më shumë se 10.000 vjet. Përpjekjet janë fokusuar në trajnimin vendasve për të ruajtur monumentet e lashta dhe koleksionet muze në mes të një zonë lufte. Organizatat duke përfshirë Universitetin e Qendrës Trashëgimisë Kulturore Pensilvanisë, Këshilli Ndërkombëtar për Monumenteve dhe siteve (ICOMOS), dhe Trashëgimia për Paqe, një rrjet i vullnetarëve dhe aktivistëve të bazuar në Spanjë, kanë mbajtur punëtor për të trajnuar si dhe arkeologët siriane, kurratorë dhe aktivistë në “ndihma e parë për objekte,” thotë Emma Cunliffe, një konsulent i specializuar në mbrojtjen e trashëgimisë gjatë konflikteve. Në mes të një lufte, që ka vrarë më shumë se 190.000 njerëz deri tani, rrënojat e mijëvjeçarëve të vjetër dhe muzetë me pluhur nuk mund të duken si një prioritet. Por arkeologët, thonë se ruajtja e të kaluarën së Sirisë është e rëndësishme nëse vendi duhet të shërohet një ditë nga shfarosja e luftës civile. Turizmi kulturor ishte një shtyllë e ekonomisë sirian para 2011, thotë John Russell, një konsulent i Departamentit të Shtetit i cili ndihmon vendet të mbrojë thesaret e tyre arkeologjike.
“Plaçkitja është mundësi e një punë ,që lufta mund të krijojë”, thotë Salam al Kuntar, një arkeolog i sirian i cili u largua nga vendi në vitin 2012 dhe tani punon në Muzeun Penn. Post-pushtimi dhe grabitjet në Irak kanë përmbytur tregun e zi me artefakte babilonase dhe tableta sumeriane argjilore, duke tërhequr vëmendjen e autoriteteve ndërkombëtare, por në Siri plaçkitësit janë të dhënë me artefaktet me lidhjet me Greqinë e lashtë dhe Romën.”Objekte klasike janë më të lehtë për te shitur, sepse figurinat romake mund të vijë nga kudo”, thotë Al Kuntar. “Pllakat janë më të vështira për tregun edhe për shkak të Interpolit.” Konfiskimi i Palmira këtë javë nga ISIS,shkruan Nathan Gardles,te Ëorld post mund të jetë më emblematike të moshës së re, të errët që zbret në Lindjen e Mesme,ata kanë premtuar për prishjen edhe të rrënojat të këtij udhëkryqi të lashtë të Perandorisë Romake, Indisë, Kinës dhe Persisë, që përfaqëson diversitetin historik të ndërthurjes të kulturave. Siç njofton, korrespondenti ËorldPost, Sofia Jones, Palmira është mbajtur mend për egërsinë nga shumë sirëve për historinë e saj më të fundit si një “kamp vdekje” e “torturës dhe frikës” në vitet 1980 dhe 1990, sipas Hafez al-Asad.
*Studiues

Filed Under: Histori Tagged With: filmi, George Cloony, Gezim Llojdia, udha e karvaneve

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT