• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ballkani dhe Terrorizmi Islamik

September 14, 2016 by dgreca

Ambasadori Donald Lu: Në rajon ka pasur 93 vendime fajësie me 35 të dyshuar të tjerë aktualisht në gjykim.  Bosnja ka gjetur fajtorë 12 persona dhe 8 të tjerë janë aktualisht në gjykim.  Kosova ka marrë të pandehur 75 persona dhe ka siguruar vendime fajësie në mbi 50 çështje.  Maqedonia tashmë ka 18 vendime fajësie për akuza që lidhen me luftëtarët e huaj.  Dhe Shqipëria më herët këtë vit, dënoi 9 persona me 152 vite gjithsej/

Nga Donald Lu*/

I nderuar Zv/Kryeministër Peleshi, z. Klosi, Gjeneral Lleshi, miq të komunitetit të besimeve, kolegë diplomatë, zonja dhe zotërinj,

Më pëlqeu shumë që z. Peleshi citoi Malala Yousafzai. Vajza ime që është 11 vjeç lexoi autobiografinë e Malalas këtë verë dhe i lindën shumë pyetje, pyetje për konfliktet dhe botën në të cilën jetojmë. Por gjatë kësaj jave të ditëve të para të shkollës për fëmijët në mbarë botën, mendoj se është një kujtesë e bukur se si një vajzë e re mund të na frymëzojë të gjithëve.

Më 10 gusht, policia shqiptare arrestoi një kosovar me precedentë kriminalë. Dijar Xhema u arrestua si i dyshuar për kryerjen e veprave terroriste dhe nxitjen për vepra terroriste në qytetin shqiptar të Vlorës.

Policia tha që Xhema u përpoq të hipte me forcë në makinën e tij tri persona, gjatë një periudhë dy orëshe, ndërsa thërriste: “Allahu Ekber! Jam i dërguari i Allahut!” dhe “Dua t’ju vras të gjithëve!”.

Fatkeqësisht, shumica e ekstremistëve të dhunshëm nuk dallohen kaq lehtë dhe janë shumë më të sofikstikuar se z. Xhema.  Ata përdorin teknika dhe teknologji që e vështirësojnë identifikimin dhe e bëjnë të vështirë kapjen e tyre, teksa rekrutojnë luftëtarë të huaj ose përpiqen të kryejnë vepra të dhunshme.

Por vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qënë jashtëzakonisht të suksesshme dhe duhet të jenë krenare për sukseset e tyre të fundit në arrestimin dhe ndjekjen penale të luftëtarëve terroristë të huaj.  Në rajon ka pasur 93 vendime fajësie me 35 të dyshuar të tjerë aktualisht në gjykim.  Bosnja ka gjetur fajtorë 12 persona dhe 8 të tjerë janë aktualisht në gjykim.  Kosova ka marrë të pandehur 75 persona dhe ka siguruar vendime fajësie në mbi 50 çështje.  Maqedonia tashmë ka 18 vendime fajësie për akuza që lidhen me luftëtarët e huaj.  Dhe Shqipëria më herët këtë vit, dënoi 9 persona me 152 vite gjithsej për rekrutimin dhe pjesëmarrjen në organizata terroriste.

Shqipëria ka ulur gjithashtu lëvizjen e luftëtarëve terroristë nga territori i saj, nga mbi 90 persona në vitin 2013 dhe 2014 në zero gjatë dy viteve të fundit, sipas Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare.  Kjo është një arritje e jashtëzakonshme, e pakrahasueshme me asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor.

Por, tani Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë shqetësuar në lidhje me një kërcënim të ri — kërcënimi i mundshëm i luftëtarëve të huaj që kalojnë tranzit si refugjatë që largohen prej Irakut, Sirisë dhe Afganistanit. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin udhëheqjen e OSBE-së, Zyrës së Kryeministrit dhe SHISH-it për organizimin e këtij aktiviteti për diskutimin e mundësive me fokus parandalimin e këtij rreziku në rritje.

Në të njëjtën kohë, është kritike që këto përpjekje të mos shkelin të drejtat legjitime të refugjatëve që kërkojnë siguri dhe mbrojtje, siç përcaktohet në Konventën e Gjenevës të vitit 1951 për Refugjatët.

Një nga pikat kyçe është informimi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë e kufijve. Një nga mjetet që i është vënë në dispozicion kohët e fundit Shqipërisë nga FBI-ja amerikane dhe Qendra Kombëtare e SHBA-së kundër Terrorizmit është aksesi në bazën e të dhënave për terrorizmin përmes një marrëveshjeje për ndarjen e informacionit, nënshkruar gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Uashington në muajin prill. Me këtë mjet, Policia Kufitare shqiptare mund të hyjë në listën e mijëra terroristëve potencialë që është hartuar në bashkëpunim me dhjetëra vende partnere.

Së fundi, ISIS nuk mbaron në Siri dhe në Irak.  ISIS nuk është thjesht një ushtri. Është ideologji. Dhe për këtë arsye, përbën një kërcënim serioz për Evropën dhe përtej. Ne nuk dimë se në çfarë forme do të materializohen këto kërcënime — siç ndodhi tragjikisht gjatë këtij viti në Francë, në Belgjikë dhe në Gjermani.  Por, ajo që ne dime është se ngado që të vijnë këto kërcënime, kemi besimin se, nëse punojmë së bashku, do të jemi gati të përballemi me to.

Shumë faleminderit!

*(Fjala e Ambasadorit Donald Lu gjatë Konferencës së Qendrës George C. Marshall “Luftëtarët e Huaj Terroristë dhe Rrugët e Migrimit të Kundraligjshëm” (14 shtator 2016)

 

Filed Under: Analiza, Featured Tagged With: Ballkani dhe terrorizmi Islamik, Donald Lu, fjala e Ambasadorit

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT