• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FLET INVA MULA, DIVA E MUZIKES OPERISTIKE

March 24, 2016 by dgreca

Arti nuk ështe lluks por është domosdoshmëri e nje shoqërie të iluminuar’’ -tregon  Diva e muzikes klasike, Soprano Inva Mula /

Histori Suksesi nga Liliana Pere/Intervistë/*

Profili i Inva Mulës/

Jemi mësuar që emrin e Sopranos së madhe te Muzikës klasike Inva Mula ta shoqërojmë me krenari me shprehjen ‘’Diva e Muzikës Operistike’’;‘’Ikonë bukurie fizike dhe zëri te madh te mahnitshëm’’. Melodia e muzikës së saj sot kumbon hareshëm dhe gëzon zemrat e artëdashesve kudo ku ajo deputon. Inva eshte nje artiste lirike operistike e spikatur shqiptare . ‘’Nje emer  kult’’.Ajo ka një karrierë të  suksesshme , me famëe botërore dhe zeë  nje vend tëe rëndesishëm përkrah shumë, sopranove  lirike operestike. Inva Mula qëndron ne rradhët e para  te gjenerates meraviloioze te  personaliteteve te muzikes klasike  sopranove të shquara botërore.Kritikët e artit dhe të operas në Shqipëri dhe në mbarë botën e kanë vlerësuar teknikën, vokalin, zërin dhe interpretimet dramatike të saj ne shkallen sipërore. Inva Mula është njohur per vlerat si soprano, famën e saj si interpretuese klas e artit operistik dhe është e admiruar ne arenën ndërkombëtare .Inva është e njohur dhe e dalluar në botën e artit  në përgjithësi për një nga portretizimet më te çuditshme operistike në historinë e filmit.

Inva Mula lindur ne Tiranë , vajza e dy personaliteteve te shquara te artit Shqiptar Z. Avni dhe Znj.Nina Mula, personalitete të nderuar, emri i te cilëve zgjon shume respect dhe dashuri tek të gjithe shqiptarët.Dëshira e cdo njerit prej nesh eshte te jetëe modeli me i mirë  i prindërve te vet.Historia  e Invës me dashuri  per këngen dhe muzikën,  fillon qysh ne fëmijerinë e saj , rrodhi natyrshëm  sepse  prindërit e saj  ishin artistë, këngëtarë operistikë.Ata duke dalluar talentin e saj , mirëdukuan dhe mirëorjentuan me dashuri tek Inva një  formim te shkëlqyer artistic, ndjenjën e fortë të punës , përkushtimit  dhe të  sakrificës për artin, seriozitetin dhe profesionalizmin duke e kthyer ëndrën per artin nje refren kënge të bukur qe jetohet c’do ditë.Talenti i gërshetuar me nje punë permanente plot sakrifica, bënë qe Inva te punonte shumë vokalisht per zërin dhe këngën. Fjala e prindërve te saj ngelet gjithmonë në memorjen e Invës: ‘’Nëse do vërtetë të bëhesh këngëtare lirike duhet të mësosh teknikën vokale. Nëse jo, do ngelesh në nivel amator dhe kjo nuk mjafton për t’u bërë dikushi në art dhe muzike‘’

Këngëtarja Inva Mula ka studiuar kanto dhe piano  në qytetin e saj të lindjes të Tiranës, Shqipëri ne Universitetin e  Arteve .

-Në vitin 1987 ajo fitoi konkursin Cantante Albania në Tiranë

-Në vitin 1988 fitoi konkursin George Enescu në Bukuresht.

-Në vitin 1991 në shtator, Sopranoja Inva Mulla-  largohet nga Shqipëria  per në Bukuresht, ku ajo paraqitet ne nje konkurs dhe del fituese me  çmimin  në Enesku Konkursin George.

-Në vitin 1992 ajo fitoi Grand Prix Madama Butterfly në Barcelonë

-Në vitin 1993 në maj ajo mori një çmim në konkursin e parë Plaçido Domingo i Konkurrencës Opera International në Paris, ne Konkursin e parë Ndërkombëtar Voice .

-Në vitin 1996 ajo  deputon në opera Luigi Cherubini-së Médée në Compiègne në Francë.

-Ne filmin e vitit 1997 Inva Mula është emër i njohur prej kineastëve perëndimorë si zë Diva Plavalaguna (luajtur në ekran nga Maiwenn Le Besco)

-Në vitin 1998 Ajo u kthye për opera Georges Bizesë La Jolie fille de Perth  .

-Në vitin 2001, ajo vazhdon koncertet ne Itali, në Teatro alla Scala dhe Rigoletto në Verona Arena, duke performuar  Falstaff Verdin .

-Në vitin 2005 ajo regjistroi Puçinit La Rondine me Angela Gheorghiu për EMI dhe për prodhimin faze, u zhvillua Gheorghiu në rolin kryesor e Magda gjatë shfaqjeve në Tuluzë dhe Paris.

-Në vitin 2007, ajo deputon suksesshëm ‘’Adina në L’Elisir d’amore’’ në Toulouse.

-Në vitin 2009 ajo këndoi ne rolin kryesor në Mireille Gounod e me Operës së Parisit në Palais Garnier, me nje profesionalizem te larte.

Jehona  e kënges se Invës  me tenorin e famshëm, Plácido Domingo International Voice në një koncert të Opera-Garnier në Paris, ka qene nje ngjarje e regjistruar nën koncertin e parë Konkursi Gala në të cilën ajo këndoi Qui la voce sua Soave nga Bellini i Puritani dhe duets nga L’Elisir d’amore, Don Giovanni dhe La Traviata .

Mula- dhe Domingo kane përsëritur programin në Bruksel, Mynih, dhe Oslo.

Suksesi dhe fama vazhdon te përhapet ne Europë

Ajo fitoi brohoritjet per pastërtinë mahnitëse vokale dhe një teknikë, të sigurt te lëmuar, dhe projektimi muzikore e një linjë të qëndrueshme.

Ajo është një soprano lirike me aftësi të forta në bel Canto dhe coloratura pjesë,

Inva është veçanërisht e vlerësuar për shfaqjet e saj në Mozart. vargu i saj është mjaft I gjerë se ajo edhe këndon rolet e lehta te Verdit, të tilla si Nanetta në Falstaff dhe Gilda në Rigoletto, por edhe Violetës në La Traviata.

Rolet te tjera në repertorin e saj janë te shumta , dhe te gjitha te sukseshme.

Ajo më vonë ka dhene koncerte të ndryshme me tenorin e famshëm në Bastille Opera në Paris, dhe në Bruksel për Europalia Meksikës, në Mynih dhe në Oslo.

Mula ka kënduar në Lucia di Lammermoor, La Boheme, dhe Manon.

Ajo është gjithashtu një Violetta e njohur në La Traviata, dhe ka kënduar në shumë qytete në mbarë botën, duke përfshirë Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto.

Ajo është e shoqëruar shpesh nga pianisti french-shqiptar Genc Tukiçi.

Diva e muzikes klasike , Sopranoja Inva Mula, do te performoje ne Kontinentin Amerikan gjate muajit Mars  ne TOWN HALL NYC. dhe ne muajin Prill do te vazhdoje koncertet ne Toronto te Kanadase. Ketij koncerti sa unik dhe madheshtor I bashkohet  dhe pianisti virtuoz Genc Tukiçi  dhe dirigjentin Famos Maestro.

*Inva është anëtare e Akademisë Botërore të Artit dhe Shkencës.

Inva Mula tregon përjetimet e kësaj ngjarje, duke u ndalur edhe tek aktiviteti artistik, Shqipëria dhe shqiptarët, si dhe duke dhënë një mesazh të qartë:

Vendi ynë duhet të bëjë më shumë për të përfituar nga arritjet e shquara të shqiptarëve në të gjitha fushat dhe kudo në botë.

Ju lutem ndiqni Bashkebisedimin:

-E dashur Inva. Ju jeni larguar nga vendlindja ne moshën 28 vjet.  Vazhdoni të  jeni ne një udhëtim  pafund gjeografik , artistik, drejt suksesit brilant, duke u adoptuar perfekt me  diversitet kulturash , cila eshte lidhja juaj me Shqiperinë?

– Lidhja ime me Shqiperine është ne cdo moment pasi ajo është lidhje qe egziston fuqishëm në qëien time . Me gjithë rrugëtimet e mija , me gjithe vitet e kaluara jashtë nuk më’eshte zbehur aspak kjo ndjenjë e te qënurit afer dhe larg vendlindjes .Rruga e suksesit eshte si nje shteg pa fund ku nje ditë nuk i ngjan tjetrës dhe me kerkesën dhe deshirën qe kudo qe performoj të lë nje gjurmë dhe zeri im te kujtohet gjatë .

– E dashur Inva. Debutimi juaj qysh moshën 16-vjeçare, duke vazhduar te punoni me këmbëngulje, te merrni mësime  në piano dhe te studioni muzikën seriozisht.Sa mbështetës kanë qënë  prinderit tuaj dhe vecanerisht  nëna jote ne rrafshin professional  me vizionin e saj per një artiste të ardhshme?

– Fati më ka përkedhelur duke me dhuruar prindër te mrekullueshëm , kam kaluar fëmininë më të lumtur dhe të gjitha kujtimet e mija më te bukura lidhen me kete moshë . Feminisë time nuk i ka munguar asgjë por cdo gjë shkonte ne harmoni dhe bashkë me gjellët e shijshme te mamasë sime jam rtitur me tingujt e muzikës së pjanos se vjetër ku sapo mbaronte babai me kompozimet fillonte te studjonte motra ime per orë te tëra ne piano . Aty kam parë si kanë lindur krijimet me te bukura te kengeve te babait te cilat kane qene emocione te perjetuara ne menyre permanente kur paprimtas babai fillon te shkruaj kenge per mua dhe keto emocione i perjetova ne moshe shume te re ne skene . Mendoj kjo ishte dhe dhurata me e bukur qe me bene prinderit , me dhanë besimin dhe forcuan nga dita ne ditë kurajon time për te përballuar skenën e madhe ku unë vazhdoj deri ne ditët e sotme .

L.P.

E nderuar Znj Inva . Si  ëshëe bashkepunimi artistik i  Invës me kolegët, artistët, ne Komunitetin me zë të artistëve ? Kush eshtë burim force per te perballuar sfidat ne rrugën e artit , për arritjen e nje suksesi dhe shkelqimi permanent ne skenë, duke ju falur nje kenaqësi gëzim, dhe ovacion sallave te mëdha , të cilat fokusohen “ne nje ikonë bukurie dhe zëri të magjishëm? ‘’

***

Sigurisht qe jemi te rrethuar nga kolegë te njohur ose jo por une gjithmonë jam munduar te mësoj nga te gjithë .kam përfituar nga natyra ime kurioze per te seleksionuar cfarë është e bukura dhe e mira dhe si mund ta msterjalizosh atë ne artin tim . Duke bërë nje retrospektivë të rrugëtimit tim artistik them qe skena më ka rritur dhe forcuar si njeri. Sa më të sigurt e ndjenja veten ne skenë aq me shume ndjehesha e sigurt ne jetë . Si duket te mua artisti forcoj njeriun dhe njeriu krijoj artistin .

– Znj.Inva.Mjeshteria juaj per menaxhimin e suksesit është për tu admiruar. Sa krenare jeni për emrin që keni krijuar, dhe arritjet tuaja profesionale si interprete e shkëlqyer  operistike , e dhe si regjizore e re produksionesh ?

– Menaxhimi i suksesit eshte nje histori më vete , ne fakt ate duhet ta bejne njerëz te specializuar te cilët dhe udhëheqin suksesin si dukuri. Une vetëm kam bere hapat e mija me modesti dhe me kembë në tokë , kjo më ka bërë qe suksesi im te jetë i bazuar ne vlera dhe jo vlerësime .

– Znj.Inva. Është vërtetësi, se elementet që ju zotëroni , bukurinë, butësine , talentin ndihmojnë interpretimin, bashkë me   gjuhen  e trupit, personazhi dhe ngjarja  futet brenda jush, dhe afeksioni i  publikut është i madh  per kete alternim te bukur , te ndjerë. A ju bën ju të memorizoni  epokën dhe episodin që jeni  duke përjetuar në interpretim?

– Duke intrpretuar personazhe te ndryshme më bën te përjetoj jete te ndryshme , shumë prej tyre dhe fund tragjik. Jam futur ne brëndesi te këtyre personazheve duke u mundur ti kuptoj dhe te gjej forcën e tyre . Më ka bërë shumë përshtyje që shume prej heroinave te mija kane sakrifikuar per dashurinë dhe i kam bërë vetes nje pyetje qe edhe ne jetë ështe femra që duhet gjithmonë te sakrifikojë ne jetë ?

-E nderuar Znj Inva. Arti është përkushtim, A eshte i baras vlershëm  ne aspektin shpirëror dhe obligativ me familjen tuaj duke patur parasysh dhe punën me orare te tejzgjatura, lodhjen,intensitetin e provave e më tej ?

– Arti eshte përkushtim , ai nuk bëhet nëse nuk je e rrethuar nga njerëz që të duan dhe të kuptojnë per mua binomi familje , art është shumë i lidhur , është nje medalje me dy faqe ku të dyja ushqejnë njëra tjetrën , sakrifikohen për njëra tjetrën dhe e duan njëra tjetrën .

– Znj Inva. Cdo te thote te jesh sot te jesh  artist në Shqipëri , dhe artist me famë ne Botë? Ku eshte diferenca , e mbështetur mbi arësye, ju pyes si intelektuale kësaj here  duke pasur parasysh prioritetet qe jepen muzikës dhe artit ketu dhe jashtë Shqiperisë ?

– Sot artistët shqiptar jane te lirë te shprehen kudo . Nuk flasim më për barriera te cilat i kanë provuar brezat e prindërve tanë ku nuk kishin te drejtën e nje pasaporte për të udhëtuar madje dhe unë e kam njohur këtë periudhë në fillimet e karierës simé dhe e di sa pengesëe madhe është kjo.Sot te paktën artisti shqiptar eshte qytetar i lirë te udhëtoj dhe te perballohet me konkurencën e madhe që egziston në tregun artistik .

Por sidoqoftë puna duhet te jetë  individuale , e madhe , serioze dhe e përkushtuar dhe rastet i kemi me artistët e mrekullueshëm qe kemi sot ne botë .Persa i përket nje politike shtetërore në mbështetje te fuqishme të artit nuk ka ardhur akoma koha fatkeqësisht : ketu më kujtohet nje thënie e Churcillit kur i thanë se do reduktoheshin investimet në art ai u pergjigj:

‘’Po përse luftuam ! Pra kjo ka të bejë me traditën dhe vizionin e atyre qe na drejtojnë . Arti nuk ështe lluks por është domosdoshmëri e nje shoqërie të iluminuar’’ ,

– E dashur Inva. Sa krenare jeni per emrin që keni krijuar dhe arritjet tuaja profesionale si interprete e shkelqyer  operistike dhe si regjizore e re produksionesh?

– Persa i perket deshires sime per produksione jashte karieres si interprete eshte shume e madhe . Mendoj qe me ekperiencen e sotme kam shume per te thene dhe ideja per te qene regjizore e nje produksioni ne TOB ishte si nje domosdoshmeri per tu shprehur artistikisht ndryshe dhe kenaqesia qe morra nga kjo eksperience ishte e madhe . Besoj se donvazhdoj ne kete rruge pasi vertete me terheq pa mase .

– E nderuar Znj Inva .Tashmë u mbushën vite që jetoni dhe punoni larg Shqipërisë. Si e keni shikoni jeten  mes atdheut dhe pjesës tjetër të botës? A mund të thuhet se,kemi kaluar  me shume se   dy dekada pas hapjes së vendit, Shqiptarët janë tashmë qytetarë të botës?

– Sigurisht qe nuk me ben krenare e gjithe kronika e zeze qe e lexojme ne shtypin tone por jo vetem . Me vjen vertete keq perse Shqiperia paraqitet e tille por me vjen akoma me keq kur shqiptret bejne kronike te zeze ne vendet ku jetojne jashte vendit . Kjo eshte e dhimshme dhe nje plage e rende e cila nuk ka tendence te permiresohet dhe kjo dukuri me trishton pa mase .

– E dashur Inva. Gjithsesi unë do të doja  mendimin tuaj  ne lidhje me profesionin grua dhe evolucionin e tyre ?

–Ne kete bote te trazuar qe po jetojme roli i gruas eshte fuqi , shprese dhe dashuri .

Ne jemi force e madhe dhe jam e lumtur qe gruaja shqiptare ne historine e saj ka kaluar jo pasakrifca te jete e lire .

Inva Mula:

Ju faleminderit per intervistën.

Liliana:Faleminderit nga zemra ikona e artit klasik Inva Mula .Je nderi dhe krenaria eGruas Shqiptare ne Bote dhe e gjithe Kombit tonë. Ishte kënaqesi dhe obligim të bisedoja me ju. Ju uroj suksese në vazhdimesi.

 Bisedoi: Dr. Liliana Pere

International Organization.

Albanian Woman in the World

Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

***

*MOS HARRONI: NË TOWN HALL NYC 26 MARS 2016 ORA 7 e 30/

Gazeta DIELLI njofton komunitetin Shqiptar në SHBA se me 26 Mars 2016, Sopranoaj me famë botërore Inva Mula do të performojë në një koncert Gala, në sallën presitigjioze të Town hall NYC. Të pranishëm në këtë koncert do të jenë gjithashtu pianisti virtuoz Genc Tukici dhe dirigjenti i mirënjohur Maestro Bujar Llapaj.

Në këtë koncert madhështor do të interpretohen disa nag perlat e muzikës sonë si dhe Jare të Shkodrës, që konsiderohen gjithashtu si krijime të cmuara e të papërsëritshme.

Në këtë Event janë gjithashtu të ftuar edhe tre artistë të supertalentuar:

– Dëshira Ahmet Kerliu, Soprano

– Kreshnik Zhabjaku, Baritone

– Riad R. Ymeri, tenor

Adresa:

123 43 rd .St

New York, NY 10036

Biletat Shiten në Ticketmaster si-Inva Mula in new York ose em telefon 866-448-7849 800-745-3000

Per me shume Info vizitoni kwtë Website:artistcpromotions.org/events

***

The internationally recognized soprano Inva Mula , will  perform live in Town Hall NYC, accompanied by Symphonic  Orchestra conducted by maestro Bujar Llapaj and virtuoso  pianist Genc Tukici. The name of the show will be :  For my beautyful Country   (Per ty Atdhe)

The program will include some of the most beautiful albanian  songs of all times, and some of the most unique form of “Lover  song” ( Jare )that comes from the city of Shkodra . All the  materials are testfully  and artistically arranged by the most  well known Albanian musicians and composers.  Also featuring as guests,

Deshira Ameti Krliu, Soprano

Kreshnik Zhabjaku, Baritone

Riad R. Ymeri, Tenor

Tickets sold on Ticketmaster.

Tickets  also sold by phone at:

Automated Line   24/7   866-448-7849

or Live Line                        

 800-745-3000

Ask for “Inva Mula In New York”

www. artistcpromotions.org/events

 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: DIVA, E MUZIKES OPERISTIKE, flet, Inva Mula, Liliana Pere

DIJANA TOSKA, KRIJUSJA E PROJEKTIT TE HIMNIT TE NENE TEREZES

January 12, 2016 by dgreca

Nga Liliana Pere/
Profili Dijana Toskes/
Dijana Toska është një emër i përveçëm në jetën publike e shoqërore në Kosovë dhe Maqedoni. E lindur në Shkup dhe e shkolluar për juriste në Prishtinë, karriera e saj fillon me gazetarinë ku edhe u profilua në një figurë me ndikim publik dhe impakt shoqëror e intelektual. E edukuar në një familje përparimtare, Dijana Toska ishte nisur në rrugët e jetës me idenë se bota që na rrethon është refleksion i sjelljeve dhe prirjve tona. Kjo aksiomë i shërbeu asaj të bëhet ekzemplar i vetëpërgjegjësisë, duke i shërbyer atyre kauzave që e bëjnë njeriun faktorin e ndryshimeve pozitive në shoqëri.
Me emrin e Dijana Toskës lidhen një mori ngjarjesh e suksesesh.Është autore dhe producente e debateve të shumta televizive, e emisioneve dokumentare edhe e filmit të parë dokumentar në Kosovën e pasluftës “Lugina e dhembjes dhe e shpresës – Bllaca”.
Në opinion mbahet mend si gazetarja më elegante e të gjitha kohërave në televizionin e Prishtinës dhe RTK dhe si lobiste e të drejtave të njeriut.
Është nderuar nga VOA me mirënjohje për kontribut të jashtëzakonshëm dhe dekoruar me ÇMIMIN, ”Mbretëresha Teuta”.
Ka botuar librin – “Maqedonia në gazetarinë time”, një vepër e veçantë që regjistron në mënyrë precize radiografinë e viteve nëntëdhjetë në Maqedoni, vite këto të cilat u foksuan mjaft profesionalisht në një kronikë të gjatë gazetareske të Dijana Toskës.
E edukuar në frymën e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërnjerëzor, me punën dhe formimin e saj Dijana Toska ka sjellë në shoqëri edhe modelen e veprimatares që prodhon ide dhe i bën ato pronë e gjithë shoqërisë. Ky altruizëm sublim u vërejt së fundmi edhe me rastin e projektit të “Himnit të Nënës Terezë” dhe Shtëpisë së Nënës Terezë në Prishtinë, ide këto që u lançuan në publik nga Dijana si rrugëtregues se kah duhet të lëviz shoqëria shqiptare. Ky mesazh i dërguar nga ajo u pranua mjaft mirë nga publiku dhe nga segmente të ndryshme diplomatike, politike, kulturore vendore e ndërkombëtare.
Ajo, po vazhdon ta mbindërtojë profilin e saj me elanin e pashuar të një feniksi që do të jep dritë në zonat e pandiçuara të mendjes dhe shoqërisë njerëzore.
Lutem ndiqni bashkebisedimin.
***
E dashur Znj.Toska, a mund të na jepni një panorame tuajën të shkurtër: për lexuesit tanë: kur keni lindur, ku, dhe cfare paraqet ne kontekstin historik, ne te kaluarën dhe sot qyteti i lindjes për ju?
**
Kam lindur më 26 prill 1961në Shkupin e bukur.Eshtë kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Maqedonisë.Eshtë qendër diplomatike,politike,kulturore e akademike. Gjatë periudhës ilire ishte kryeqendër e Dardanisë.
Shkupi është qytet modern, me të kaluar historike dhe të begatshme.I njohur qysh në kohën e lashtë nga Romaket me emrin Skupi, ndërkohë qëhistorianët shkruajnë se ngjarjet më të rëndësishme në historinë e tij janë shënuar qysh në vitin 518.
Ura e gurit është një ndër monumentet historike, e ndërtuar në shekullin XV e cila lidh brigjet e lumit Vardar.Pastaj, Kalaja e Shkupit, Bit pazari, Kurshumli-Hani, Hamami i Daut Pashës ështe galeri arti…Politika sërbe e jugosllave në rrjedhën e viteve të regjimit të tyre bëri ç’shqiptarizimin masiv të qytetit.
Sot,Shkupi është ndarë në dysh dhe ka humbur bukurin e të jetuarit me dinjitet, sidomos për shqiptarët.
**
Znj.Toska, Familja eshte strehëza dhe foleja e ngrohtë e gjithësecilit, desha te mësoj unë dhe lexuesi kush është ajo dhe sa jeni e përkushtuar ndaj saj?
Babai i ndjerë,Ilmi Toska, nëna Mira, tre vëllezër,dy motra e nënte nipër.
Familja është ajo që i dhuroj denjësisht tërë preokupimin e qënies sime.Ajo është pjesa më e bukur e jetës sime, e ëndrrave të mia, engjëlli im mbrojtës i frymëmarrjes sime. Ajo ndikoi shëndetshëm në rininë dhe në pjekurinë time.Prandaj,për shëndetin e tyre lutem bashkë me zotin për cdo ditë.
**
Znj.Toska,a mund të na tregoni për shkollimin tuaj dhe më pas ne investimin tuaj per t’u rritur profesionalisht, si vazhdoji jeta juaj në rrjedhën profesionale?
**
Shkollën fillore e të mesme i kam kryer në Shkup.Fakultetin juridik dhe avokatin në Prishtinë më 1984.Në karrierën time mbi 30-vjeçare kam punuar gazetare, korrespodente, drejtore, producente eprogrameve politike dhe bashkëpunëtore e agjensive të ndryshme të lajmeve vendëse endërkombëtare në Televizionin e Prishtinës dhe Radio Televizionin e Kosovës, në VOA, Rilindje,Lajm, ligjëruese në Akademinë Policore nëVushtrri.Përfaqësuese rajonale e KEN-Knowlegde Economy Network me seli ne Bruksel dhe ICPE.
Autore dhe producente e debateve të shumta televizive, e emisioneve dokumentare edhe efilmit të parë dokumentar në Kosovën e pasluftës “Lugina e dhembjes dhe e shpresës – Bllaca”.
Kryetare e bordit të Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit në GJi,JETA/VITA, si dhe drejtore ekzekutive e OJQ-së Litlle People of Kosova, e cila në vitin 2013 fitoi Çmimin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
Veprimtare dhe lobiste e të drejtave të njeriut, për çka dhe kam fituar mirënjohje të ndryshme.
Mirënjohje edhe nga VOA- për kontribut të vazhdueshëm e të jashtëzakonshëm të
transmetimeve të VOA në gjuhën shqipe dhe shumë vite të shquara të shërbimit ndaj çështjes sëmediave të lira dhe promovimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkan.
E dekoruar dhe me ÇMIMIN, ”Mbretëresha Teuta”, për kontributin e dhënë në promovimin dhe fuqizimin e rolit të gruas shqiptare në botë për vitin 2015 nga Klubi i femrave shqiptare të Kroacisë.
**
E dashur Dijana, ju keni një karrierë të lakmueshme., qe flet per nje pune dhe përkushtim te madh nga ana e juaj. A jeni larguar ndonjëherë nga Maqedonia dhe ky largim a ka ndikuar në punën tuaj profesionale?
**
Meqë shqiptarët nuk kishin mundësi të studionin në gjuhën e tyre amtare u detyrova pas mbarimit të gjimnazit më 1979 të largohem nga Maqedonia për ti vazhduar studimet në Kosovë.
Herën e dytë më 1984,pasi që u shpalla nacionaliste nga sistemi komunist, e më pas më 1996 sërish si korenspodente e VOA-as, kur sigurimi shteteror i Maqedonisë më morri akreditimin dhe më krijoi tronditje të mëdha familjare e profesionale.
Prandaj,karrierën time prej gazetareje e drejtuan fuqi të tjera, duke më shndërruar në një nomade, herë në atë anë e, herë në këtë anë të kufirit, por pa dëshirën time. Si në çdo profesion, edhe në gazetari, njeriu mëson dhe zhvillohet në ecje e sipër, kurse unë, për një kohë relativisht të shkurtër, mësova shumë gjëra që, ndoshta, nga ndonjë pozicion tjetër nuk do t’i kisha ditur. Mësovase ndonjëherë profesioni të bëhet barrë në jetë, por jo rrallë, pa problemet që t’i shkakton profesioni, nuk mund ta njohësh anën e padukshme të jetës. Thjeshtë, gazetaria për mua ishte dhe mbetet rreze rentgeni, që depërton atje ku nuk mund të depërtojë syri i thjeshtë, ndonëse për këtë ajo paguan edhe çmimin e saj. Ndonjëherë më të lartë e, ndonjëherë, më të ulët. Unë pagova (dhe për këtë ndjehem krenare) çmimin e mospërkuljes para mentalitetit policor të një politike,që nuk arriti të reformohej, në njërën anë dhe, e ngritjes së dinjitetit profesional në kushtet e mospërfilljes së fjalës publike në Maqedoni, në anën tjetër.
**
E dashur Dijana Toska, karriera juaj u zhvillua duke punuar dhe guxuar, duke provuar shumë pozicione, paqesore dhe me guxim e ndergjegjesuar mes dy stacioneve, Shkup-Prishtinë, ishte dashuria për profesionin apo familjen që i bashkonte këto dy qytete?
**
Stacionet e autobusëve dhe të trenave nuk janë, thjeshtë, pika prej ku shkojnë e vijnë njerëzit. Aty ndodhin edhe drama njerëzore. Fatet e individëve udhëtojnëçuditshëm dhe rastisin të struken për një moment në ndonjë qoshe të stacioneve. Edhe muadisa herë më kishte ndodhur të isha strukur në vetminë time dhe të pritja autobusin, që do të më kthente nga Shkupi në Prishtinë. Ky nuk ishte një udhëtim i zakonshëm. Nuk po ndodhte vetëm udhëtimi fizik imi, por më shumë se kaq. Po prehej si me thikë shiriti i një udhëtimi profesional. Po e leja Shkupin e ëndërrave të mia rinore, aty ku, më vonë, realizova edhe vetveten në përmbushjen e misionit të vështirë prej gazetareje dhe po i kthehesha Prishtinës, aty ku fillova ngritjen time profesionale e intelektuale.
Shkupi dhe Prishtina gjatë gjithë kohës ngelën tek unë dy stacione, që i lidhë një fije e padukshme dhe, sa më shumë që tentoj ta tërheqë atë fije, ajo bëhet edhe më e fortë dhe më e pashkëputshme. Asnjëherë nuk arrita ta kuptoj se dashuria për profesionin dhe përkushtimi për familjen i bashkonte këto dy qytetet, apo natyra ime kërkimtare provonte të nxirrte në pah dy anët e një trupi, që fuqishëm forconte zhvillimin tim ndër vite. Sido që të jetë, unë isha pjesë e sagës ballkanike, që të gjithëve na bënte të qanim dhe të qeshnim, si dhe me lotët e zemërimit tonë gatuanim shpresat për një të nesërme më të mirë.
Është e vërtetë se ajo e nesërme erdhi, por sa u bë mirë, sidomos për ne që kishim sakrifikuar shumëçka të shtrenjtë tonën, mbetet të analizohet, sot, e sidomos nesër, nga ata që do të vijnë pas nesh.
**
Znj.Toska, cili ështe roli i gruas në shoqëri ne luften e vazhdushme per te formuar identitetin social professional, me vlerat qe ato kane, dhe i burrave në vecanti ne kontekstin e barazis gjinore, a mendoni se përvec meshkujve të cilët i paragjykojnë vlerat e grave të ketë ndikuar edhe religjioni nëse me religjion nënkuptoni besimin në njerëzimin?
**
Duhet pranuar se femra shqiptare, në të shumtën e rasteve, e ka pranuar rolin e saj stereotip dhe ka mbetur ajo që është kërkuar nga shoqëria që të jetë. Por, shikuar historikisht, gjithmonë kanë ekzistuar femra, të cilat i kanë thyer këta kufinj të padukshëm, të imponuar nga koha, rrethi dhe tradita. Me vendosmërinë dhe luftën për të fituar të drejtat e tyre është ndërtuar një tretman i ri civilizues i identitetit të femrës.
U kam thënë haptas se ata burra, që kanë guxim barazinë gjinore ta trajtojnë si aspiratë kombëtare, i kisha respektuar e vlerësuar si demokratë që, parasëgjithash, dijnë të çmojnë vlerat shoqërore. E të tillët janë edhe patriot, që ia duan të mirën shtetit dhe angazhohen që shteti i tyre të bëhet pjesë e civilizimit.
Disa burra kanë paragjykime antifeministe, sipas të cilëve, anatomia është fati i femrës.Ata nuk duan të kuptojnë se ne jemi të ndryshëm seksualisht, por të barabartë si njerëz.Seksi nuk ka ndikime në karakterin e as në personalitetin e njeriut. Individualiteti social i njeriut nuk është i lidhur apo i kushtëzuar me atë seksual. Roli shoqëror i gruas nuk është i lidhur me seksin, por me sistemin shoqëror. Vetëm injoranti mund ta paragjykojë femrën si të dobët, pa kaçik për punë të “burrave”
**
Një debat i filluar kahmoti nga burrat e botës, por doli të jetë i dështuar. Dolën injorantë në vlerësime e paragjykime.Shumë gra të fuqishme në botë, me rezultatet që arritën, duke qenë në poste udhëheqëse shtetërore, dëshmuan se çështja e seksizmit-diskriminimit të gjinive s’është asgjë tjetër veç racizëm.Me mijëra gra sot në rruzullin tokësor sfidojnë çdo punë dhe problem që u paraqitet.Secila prej tyre e din se çka kërkon nga jeta, sepse e ka kuptuar jetën në mënyrë më reale e praktike se shumica e burrave të botës.Sa i përket religjionit, më lejoni ta citoj neurologen italiane, fituesen e çmimit Nobel, Rita Levi Mancini, e cila me një rast pati thënë: Asnjë religjion i kuptuar drejtë nuk e margjinalizon gruan para burrit. Por gratë patjetër duhet ta kuptojnë se vlera e tyre qëndron mbi normat që i diktojnë burrat dhe shoqëritë konsumuese.
Indira Gandi, në kohën e saj, në pyetjen e një gazetari rreth përcaktimit të saj religjioz, ishte përgjigjur: varet nga ajo çka mendoni me fjalën religjion. Është e vërtetë,se unë nuk i vizitojë tempujt, e as nuk iu lutem zotrave. Mirëpo, nëse me religjion nënkuptoni besimin në njerëzimin, në vend të zotrave, do të insistojë që njeriu të bëhet më i mirë dhe më i lumtur, atëherë unë jam religjioze.
**
Znj. Dijana. Gazetaria e mbështetur në fakte është një lobim i suksesshëm pro ose kundër një dukurie a procesi i cili ndikon drejtpërdrejt në krijimin e opinionit të gjërë, qoftë për të mirë apo të keq., ju jeni autore e librit,“Maqedonia ne gazetarin time”,cka ju shtyri të shkruani këtë libër?
**
Ndoshta ishteedhe një dëshirë në ndërdijen time për të lënë gjurmë për një lloj gazetarie të zhvilluar në një kohë vendimtare politike për popullin shqiptar, ku jorrallë, raportet i tejkalonin primesat profesionale dhe anonin nga nacionalja, pastaj, kushtet në të cilat raportonim, të cilat mund të jenë të paimagjinueshme për kolegët e mi të kësaj kohe, ideali, guximi dhe, më kryesorja ndoshta, një përpjekje për të dëshmuar se, për një pjesë të gjeneratës sime, gazetaria ishte një dashuri me të cilën dhe për të cilën sfidohej e tërë qenja njerëzore, intelektuale e kombëtare.
Më duket se jemi gjenerata e fundit, që kemi punuar në këso kushtesh, të cilat do të jenë të paimagjinueshme për një brez të ri gazetarësh të shekullit 21.Unë pata atë lloj fati të punoj në dy sisteme krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën, në atë komuniste e në sistem demokratik në transicion, që kërkonin impenjim secila e më rëndë e secila në mënyrën e vet.Prandaj, them me këmbëngulje, se shkollë më e mirë e gazetarisë se ngjarja nuk ka.Ajo të mëson ta peshosh fjalën, të meson se si ta vlerësosh, mënyrën se si ta thuash, nga cilat këndvështrime ta trajtosh, si ta ndërtosh mozaikun, me një fjalë, si ngjarja që mund ta zhvilloj sensin e të qenit analitik, asgjë tjetër nuk mund ta ketë këtë ndikim të drejtpërdrejtë në formësimin e personalitetit të një gazetari.Gazetaria e mbështetur në fakte është një lobim i suksesshëm pro ose kundër një dukurie a procesi i cili ndikon drejtpërdrejt në krijimin e opinionit të gjërë, qoftë për të mirë apo të keq.
Lajmi është një mall që duhet ta shesësh në treg.Dhe sa më të mirë e ke mallin, më kualitativ, paketimin cilësor, marketingun e zhvilluar, pashmangshëm tregun ndërkombëtar e ke të garantuar. Fundja, për mua të zhvillosh gazetari të besueshme, të rezatosh në raportet tua sigurt, guxim e korektësi, ky është kulmi që mund të arijë një gazetar në profesionin e tij, e jo titulli, të cilin asnjëherë në jetën time nuk e kam lakmuar. Dhe, natyrishtë kushti i parë është ta duash profesionin, dhe këtë dashuri nesër do ta gjesh kudo që do të sillesh nga respekti që do ta gjesh në public. U përpoqa që gazetarisë sime në Maqedoni t’i jepja imazhin, shpirtin dhe përkushtimin tim, gjithëçka që kisha investuar profesionalisht në tërë këto vite në personalitetin tim prej gazetareje.Jeta ime është porosia ime.
**
Znj.Dijana Toska, Libri dhe puna juaj si gazetareeshte vleresuar shume,. Ju ne stilin tuaj gazetaresk keni një angazhim te qartë për demokraci dhe solidaritet, dhe gjithmonë në mbrojtje te të drejtave te njeriut e karakterizuar me diturinë dhe sinqeritetin dhe vertetesinë e informacionit, por kjo eshte dhe nje sfide intelektuale njekohesisht. A mund të na veconi dicka?
**
Përurimi ishte një manifestim kulturor,tejet dinjitoz dhe me pjesëmarje të personaliteteve të njohura nga Kosova,Maqedonia e Shqipëria sipas vlerësimeve nga mediume të shumta të cilat e përcollën këtë ngjarje. Po u a percjell vetëm disa nga vlerësimet e shumta që u thanë, gjatë përurimit, në media,recenzentët, kritikët…
Emin Azemi: Ky libër, aq sa është një shirit i incizuar memorjesh për një kohë e një proces, po aq është edhe traktat në formë manuali për metodën e punës së një gazetareje model.
Gert Ahrens,Ambasador:Si njëra nga ajo kohë e një numri tejet të vogël të intelektualeve shqiptare, Dijana Toska bashkon shqiptarinë e saj me angazhimin e qartë për demokraci dhe për të drejtat e njeriut.Bisedat e mija me të gjithnjë kanë qenë të karakterizuara me diturinë dhe sinqeritetin e saj, prandaj, jo vetëm që ishin burime të rëndësishme të informacionit, por edhe sfidë intelektuale për mua.
Nano Ruzhin,Ambasador:E armatosur intelektualisht me të gjitha këto vlera universale, Dijana Toska u imponua si dëshmitare e vërtetë e, ndonjëherë, edhe e ashpër e tranzicionit të rëndë maqedonas. Dijana Toska kishte kauzën personale dhe akoma e ka, por ajo, parasëgjithash, është luftëtare për multietnicitetin dhe për demokracinë.Sot po e kritikon edhe shoqërinë, në të cilën jeton, me të cilën në mënyrë të vërtetë e plotëson rolin e intelektualit të angazhuar e me përvojë. Detyrë e intelektualit është të tregojë për dobësitë dhe parregullsitë edhe me çmimin të humbë nga simpatitë e pushtetit.
**
Znj Toska, Në esencë ju mbetet konsekuente e hapur, kritike, direkte dhe me shumë ndjenjë për humor. Për fat të keq, pak ka në Ballkanin e sotëm si Dijana Toska. Edhe sot nuk e keni a humbur sharmin dhe ashpërsinë e dikurshme të gazetarisë Nga intervistat e shumta që keni zhvilluar ju ka ngelur ndonjë porosi në mendje?
**
Po sigurisht,me knaqësi rikujtoj porosit e Presidentit Rugova,Fehmi Aganit,Mahmut Bakallit…Por ishte aktivistja e madhe e përmasave botërore, Kristinë Von Khol të cilën e kujtoj me respekt të thellë.Paslargimit të saj nga Shkupi, në mars 1994, pas një qëndrimi disa ditësh, ku ishte marrë me fatin e të rinjve shqiptarë të Kosovës, që po i iknin gjahut të soldateskës serbe.E ruaj me xhelozi porosinë impresionuese që mikja ime nga Vjena ma la: “Ti ndiqe lirinë që kaq shumë e do. Mos u ndal para kritikave, rrëmujave e ndërskamëseve, që t’i krijojnë ndonjëherë edhe ata që më së paku e pret. Përpiqu t’i sfidosh duke pasur gjithnjë në mendje se në beteja të rënda zhurmë bëjnë vetëm ata që mbeten në publik, e jo lojtarët. Këtë mos e harro kurrë, mikja ime”.
**
Znj .Toska, së fundi po realizoni një projekt gjenial.Si ju lindi ideja të bëni një Himn për Nënën Terezen, a mund të na thoni si ndihet Dijana duke qenë pjesë integrale e këtij projekti madhor ?
**
Në dhjetor të vitit 2014 në Shkup po mbahej simpoziumi kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së pagëzuesit të Nënës Tereze, Dom Zef Ramaj. Nga kumtesat e paraqitura ndjeja krenari për veprimtarinë dhe civilizimin që ishte zhvilluar në qendër të Shkupit 200 vjet më parë, nga familjet shqiptare. Ndërkohë tek unë rritej zemërimi se neglizhenca e moskujdesi i duhur ndaj figurave tona të shquara të historisë jo rrallëherë është interpretuar gabimisht e përvetësuar nga popujt tjerë. Pati tendenca të tilla edhe ndaj Nënës Tereze, duke qenë e lindur në Shkup, të thuhej se është me kombësi maqedone. E frymëzuar nga kjo ngjarje, propozova të bëjmë himnin e Nënë Terezës. Vendosa për poezinë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza në anije kur ajo po largohej më 1928 për në Kalkutë.Muzikën e kishte realizuar kusheriri i saj, Lorenc Antoni me kërkesë të Don Lush Gjergjit, pak para vdekjes së tij.
Me 5 janar 2015, shkova në Katedralen në Prishtinë, takova, Don Lush Gjergjin, biografin e Nënës Tereze, për t’ia paraqitur projekt idenë për Himnin dhe shtëpinë e Nënë Terezës që të filloj të ndërtohet në Prishtinë.
Misioni i intelektualit është polidimensional, por jo të gjithë intelektualët kanë shansin të identifikojnë ato vlera që, nuk janë vetëm personale, por edhe kolektive-kombëtare. Është e kuptueshme që çdo intelektual i mirëfilltë, në një moment historik për kombin, ka dëshirë të reflektojë, të realizojë ndoshta një ëndërr të tij që do të vuloste dhe linte gjurmë për brezat që do të vinë.Ky moment ishte pikërisht tani në prag të shenjtërimit të Nënës Tereze. Një ide timen desha t’ia fal kombit dhe shtetit tim, desha të jemi të bashkuar dhe në këtë hapërim hyjnor kombëtarë ti falënderohemi bijës sonë për lavdinë universale që na e dhuroi.Kam shkrirë gjithë kapacitetin tim intelektual,moral, kombëtar që idesë time t’i jap udhë deri në përmasat e sensibilizimit gjithëkombëtar…Ndjesia ishte e veçantë, por nuk arrita ti gëzohem shumë, ngase humba Babën tim pikërisht në momentin kur kisha më së shumti nevojë ta kem pranë dhe ti shijojmë bashkarisht, tingujt e Valsit Hyjnor.Kjo është jeta dhe sakrifica e një intelektuali të ndërgjegjshëm,ti sfidojë dhembjet shpirtërore dhe ti përfundojë me sukses obligimet morale njerëzore.Tërealizoj një ëndër të tij për kombin e tij, të krijojë një testament që do të shërbente si kod moral i bekimit të njerëzimit.
**
E dashur Dijana Toska, Valsi Hyjnor do të arrijë të interpretohet në Vatikan në ditën e shenjtërimit të Nënës Tereza ikonës grandioze me përmasa botërore, duke përmbushur nje detyrim moral per te ndricuar vepren humane dhe punen e saj te shenjte ?
**
Po natyrisht.Ne na e dhuroi zoti Gonxhen para 105 vjetësh. Jemi duke jetuar dhe shfrytëzuar ende namin e saj, por pa bërë përpjekje si komb për ta vazhduar më tutje veprën e saj.Edhe pse, si komb kemi kapacitet, madje në momente historike e të rëndësishme për kombin kemi dëshmuar edhe unitet e solidaritet.
Kemi rastin historik si komb dhe shtet që ta dëshmojmë veten dhe të hapim një faqe të ndritur të historisë sonë drejt shtatorit te vitit 2016 në Vatikan, kur miliona njerëz nga rruzulli tokësor do të përcjellin shenjtërimin e Nënës Tereze. A ka identifikim më të madh për popullin shqiptar që Himni të interpretohet LIVE dhe Shqip.
Jemi popull i bekuar të cilit kjo reklamë i vjen aq natyrshëm sa që çdo popull tjetër në botë kishte për ta dëshiruar. Por, dihet se projektet e mëdha, sado të kenë për bazë entuziazmin dhe altruizmin individual, nuk mund të realizohen nëse në ballë të tyre nuk qëndrojnë institucionet shtetërore. Kosova e ka shansin si shtet ta dëshmojë pikërisht sensin e shteformësisë përmes ikonës grandioze me përmasa botërore – Nënë Tereza, duke i dhënë asaj mbështetjen që e meriton, në të gjitha aspektet.
**
Znj.Toska,nëse flasim për religjionin,a do të duhej që ky himn të jetë edhe një thirrje për kapërcimet fetare,sidomos tani kur vendet tona po monitorohen nga faktori ndërkombëtar e konsideroni si shans që nëpërmjet këtij projekti të kuptojë bota se Nëna Terezë, ka prejardhjen nga ky popull i vogël, si e perceptoni ju bamiresinë në shekullin e XXI ?
**
Nëna Terezë është figurë universale e dashurisë, e unitetit në mes të popujve e racave, e dashurisë ndaj njeriut, çfarëdo përkatësie qoftë fetare, racore, etnike …Me Himnin e saj ne si komb vetëm mund ta vulosim tolerancën fetare që mbisundon me shekuj mes nesh dhe të dëshmojmë se disa thirrje të individëve janë më shumë raste aksidentale të importuara nga jashtë për qëllime të caktuara.Shqiptarët historikisht kanë demonstruar në praktikë tolerancën fetare, kurse dëshmia më e fortë për këtë është pikërisht figura e Nënë Tereze, e cila tashmë konsiderohet si aset kombëtar për gjithë shqiptarët, pa dallim përkatësie fetare.
Miliona njerëz në botë ndoshta për herë të parë do ta kenë rastin ta dëgjojnë gjuhën e ëmbël amtare të Nanës Tonë, përmes poezisë,Lamtumirë, që shkroi me dorë të vetë në gjuhën shqipe dhe përmes Himnit që bijtë e bijat e sajë e bënë në shenjë dashurie e nderimi për jetën e veprën e saj. Prandaj, ky është një rast historic dhe i papërsëritshëm në historin e kombit shqiptarë.
Zhvillimet teknologjike kanë ndikuar në tjetërsimin dhe largimin e njeriut nga njeriu.Si kurrë më parë në këtë shekull ne kemi nevojë për kujdes e dashuri ndaj njëri tjetrit.Fatkeqësisht njeriu modern sot nuk ka një vision të qartë për veten dhe botën edhe përkundër stërngarkimit me informacione të ndryshme.Kisha dashur që kjo vepër artistike të riprodhohet dhe shfrytëzohet për të mirën e njerëzimit në të gjitha mënyrat e mundshme.Të jetë një ndihmesë për një vision më të qartë për botën, sepse ndonjëherë vetëm edhe një tingull i mjafton bukuris së njerëzimit.Valsi Hyjnor do të jetë një dhuratë përnjerëzimin nga shpirti shqiptarë si dëshmi e dashuris sonë të madhendaj njerezimit,paqës,tolerancës, dashurisë dhe vetëm dashurisë.
**
E dashur Znj.Toska.Vetëm një organizatore e shkëlqyeshme mund ti mbledh rreth vetes 200 artistë nga të gjitha trojet shqiptare. Si i ja arritët dhe cfarë e karakterizon bashkëpunimin tuaj me kolegët?
**
Nën dirigjimin virtuoztë maestros, Bujar Llapaj, orkestrim të rafinuar të kompozitorit,Genc Tukici, interpretimit shpirtëror të divës tonë kombëtare,Inva Mula, violinistes së mirënjohur nga Maqedonia,Sihana Badivuku,nën përcjellje të orkestrit gjithëkombëtarë dhe korit të Filharmonisë së Kosovës të udhëqur nga Baki Jashari,fjalët e Nanës Tonë,bijat e bijtë e saj i shndëruan në vepër muzikore.
Figura unifikuese dhe mbresëlënëse e Nënës Tereze, u shpreh simbolikisht edhe në vetë përbërjen e ekipit që u morr me realizimin e himnit. Artistë, producentë e organizatorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Diaspora të mbledhur rreth kësaj ideje artistike, e bëjnë porosinë që shpreh ajo, më madhështore dhe më reflektuese për botën. Imazhi i kësaj vepre artistike do të jetë një ‘’biometri’’ për gjithë ato gjenerata shqiptarësh të shquar të cilët në rrethana e kohë të ndryshme nuk arritën të kenë komunikim normal me botën e qytetëruar. Nëna Tereze dhe vepra e saj humane po e shpërfaq edhe njëherë talentin dhe zgjuarsinë e artistëve shqiptarë në dioptrinë më të lavdishme“
Ky tesatament moral i njerezimit që kombi shqiptarë do tia dhurojë botës u bë realitet,falë përkushtimit,dashurisë dhe sakrificës që tregoi gjithë ekipi realizues.
Sic e dini, Himni është regjistruar dhe jam tepër e kënaqur e krenare,si me përmbajtjen dhe mesazhin që vet kompozimi përçon. Është qëndisur dhe i është përshtatur jetës dhe veprës e sidomos namit që gëzon Nana jonë në botë – atë universal, fetar e kombëtar.
Me 5 shtator në Katedralen e Nënës Terezë në Prishtinë, në ditën ndërkombëtare të bamirësisë të shpallur nga OKB-ja, me një concert madhështor u përurua, Himni i Nënës Tereze.
Shpresoj se do të jemi krenar për jetë e mot si komb, sa herë e kudo që do të interpretohet në botë.

Faleminderit, Liliana Pere përintervistën dhe punën e palodhur e të shkëlqyer që bën me Org e GSHB për njohjen e vlerave tëgrave shqiptare që lanë gjurmë me punën dhe profesionin që ushtruan në botë.
Ju faleminderit, Ishte një kënaqësi intervista me Ju.

Ju faleminderit e dashur Dijana Toska. Gazetarja e suksesshme me multidimesione profesionale dhe atdhetarie te mirë Keni guximin e shqiponjes, bukuri dhe qytetari te veçante. Je nje penë e forte e lakmueshme dhe impresionuaese per vërtetesinë dhe trajtimin professional te informacionit, ezauroni gjithmone culture. Jeni nje model i shkelqyer i veprimatares që prodhon ide dhe i bën ato pronë te gjithë shoqërisë. Ky altruizëm sublim u vërejt së fundmi edhe me rastin e projektit të “Himnit të Nënës Terezë” dhe Shtëpisë së Nënës Terezë në Prishtinë,si dhe ne krijimtarinë tuaj. Ju uroj suksese nga zemra. Faleminderit

Liliana Pere
Ing Informatic
President: International Organization.
” Albanian Woman in the World
Peace Missionary & Honorary Advisor of DMPP

Filed Under: Interviste Tagged With: DIJANA TOSKA, flet, KRIJUSJA E PROJEKTIT TE HIMNIT, Liliana Pere, TE NENE TEREZES

FIORENTINA GASHI: ADHUROJ BUKURINE E BRENDSHME

July 14, 2015 by dgreca

-Flet modelja dhe ish MISS-Shkodra, Fiorentina Gashi/
-Gjithmonë kam simpatizuar bukurin e brendshme tek njeriu/
– Princin e Kaltër e dua të mos më pengojë në qëllimet e jetës/
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI/
Ka mbaruar për Juriste por modelingun kurrë nuk e lë pas dore. E dashuruar fort më librin, kohën e lirë e kalon me librat nëpër duar, duke përzgjedhur çka është në reklamat e ditës. I pëlqen të shoqërohet dhe me meshkuj dhe me femra pasi nuk paragjykon asgjë në shoqëri. Është korrekte e sinqertë dhe tepër rigoroze në mardhënie pune.
Cilat janë aktivitetet dhe pjesëmarrjet e tua të kohëve të fundit?
Kam pozuar për disa Agjensi Mode, p.sh një bashkëpunim me të madhin Joni Peci, Agjensia Life Style Albania ku jam dhe Producente në Organizimin e Miss Mister Kukësit. Aktualisht jam imazhi në një Compani Modelingu: Modeles in Copenhagen Barbara i Gongin.
A është rritur konkurrenca mes modeleve shqiptare?
E ndjej që po rritet gjithnjë konkurrenca por personalisht ndjehem akoma dhe më energjike ….hahahaaa
A ka fituar terren modelingu në Shqipëri dhe cilat janë arsyet e tregut të vështirë?
Arsyet janë të shumta pasi ka shumë gjëra që nuk u kushtohet rëndësi, mosmenaxhimi i duhur ka bërë që në Shqipëri Modelingu të jetë një Treg pa kushte dhe cilësi.
Femra më shumë respektohet për bukurinë, si ndiheni për këtë vlerësim?
Një femër e bukur sigurisht që vlerësohet në mënyra të ndryshme, reagimi gjithnjë mund të parashtrohet sipas mënyrës që unë reflektoj nga pamja e jashtme.
Si e fillove këtë rrugëtim të vështirë?
Në qytetin tim të lindjes, ka qenë organizuar Miss Mister Shkolla për herë të parë dhe mora vendin e parë.
Zakonisht në cilat sfilita merr pjesë?
Kur më pëlqen diçka jam gjithnjë aty, kam qenë shumë aktive në pjesëmarrjen pjesë në sfilata janë të panumërta.
Pika më kulmore e konkurseve të bukurisë për ju?
Do përzgjidhja Kurorëzimin tim si Miss Shkodra në një qytet ku di të vlerësoj më së miri të bukurën.
Profesioni aktual?
Profesioni im është Juriste, por mendoj të vazhdoj studimet për Shkenca Politike në të ardhmen.
Modelingu është i përkohshëm?
Modelingu ngelet një pasion që s’do ketë asnjëherë një fund, por për momentin po i alternoj gjërat mes politikës dhe pasioneve të mia.
Çfarë vlerëson tek një njeri?
Gjithmonë kam simpatizuar bukurin e brendshme tek njeriu, por të jesh fakto i veshur me vlera, dinjitet, respekt ndaj vetes dhe bukuri atëherë duhet të dimë të zgjedhim se si të investojmë ke vetja në ndërtimin e te qenurit zgjuarsi e bukur.
E keni praktikuar plazhin nudo?
Jo nuk e kam praktikuar, nuk besoj ta praktikoj, thjesht çështje dëshirash.
Veshjet më të pëlqyera?
Veshjet i përzgjedh sipas rastit, por më shumë e gjej veten ke veshjet sportive .
I përdor shpesh minifundet?
Minifundet jo zakonisht por në disa raste sigurisht që po.
Si e mendon Princin e Kaltër?
Të mos lerë pas dore gjërat që dua, karriera dhe Pasionet .
Çfarë është dashuria për ju dhe a jeni ndjerë mirë në dashuri?
E rëndësishme është që njeriu të ndjehet gjithmonë e dashuruar, në çdo moment të ditës, me çdo gjë që të rrethon, me pak fjalë të ndjehesh e plotësuar, për fat unë jam e plotësuar në gjitha aspektet dhe e dashuruar.
Ku ke dëshirë ti bësh pushimet?
Ndoshta në Azi ose Copenhagen
Me kë ndihesh më mirë me femra apo me meshkuj?
Ndjehem mirë me të dy gjinitë, pasi jam unë ajo që jap maksimumin për të krijuar një ambient të dëshirueshëm , me meshkujt jam gjithnjë e rezervuar…. hahah.
Ushqimi i preferuar në verë?
Frutat e detit dhe ushqimet pa yndyrë.
Parfumet?
Parfumet i alternoj sipas stinëve, psh Dkny, Guçi, Acura di Parma, chanel etj. Moss Lipoë, Style 23 apo Prada.
Çfarë do lexosh në pushime?
Romanin tuaj “Kush e vrau dashurinë?”. Më kanë folur shumë për të.

Filed Under: Interviste Tagged With: Albert Zholi, Firentina Gashi, flet, modele

FLET ISH LUFTETARJA E UÇK së, TETUTA (KAMBERI) LLALLA

February 17, 2015 by dgreca

Pjesë nga intervista dhënë redaktores së Radio Shkupit, Arlinda Kalisi/
Znj.Teuta pasi që në fillim të bëra një prezantim të shkurtër të tjerat do na i shpalosësh gjatë bisedës , pasi që sot shënohet 16 shkurti dita e UÇK së, pasi opinioni i gjerë të njohin si njëra ndër femrat e rralla që ka dhënë kontributin e saj kombëtar gjatë luftës së 2001 do na flasësh pak më detajisht rreth kësaj?
Po të bëjmë një retrospektive të historisë sonë kombëtare, përpjekjeve të shqiptarëve dhe këmbënguljes që gjithmonë të jemi të lirë dhe të pavarur, do të vërejmë se edhe femra shqiptare gjithmonë ka qenë përkrah trimave liridashës. Edhe unë isha njëra nga femrat e shumta të UÇK, për të cilin akt krenohem sepse përmbusha një obligim ndaj popullit për liri, drejtësi, përparim dhe emancipim të shoqërisë.
Si e sheh Teuta gjendjen e vendit tonë, gjendjen e shqiptareve të lirë pas 14 viteve janë arritur qëllimet e popullit shqiptar në këtë drejtim, cilët janë të arriturat dhe çfarë mendoni se ka ngel pa u realizuar?
Pas 14 vitesh unë aspak nuk shoh avancim të proceseve në radhë të parë gjuha dhe flamuri kombëtar nuk e ka zë vendin që i takon, nga popull shtetformues, jemi kthyer në popull me përqindje edhe atë me përqindje degraduese, të nxierr nga rregjistrimet e dështuara.
Dikur, në ish/Jugosllavi në dokumentet e identifikimit na shënohej kombësia shqiptare, kurse sot identifikohemi zyrtarisht me kombësi maqedonase.
Arsimi në përgjithësi është degraduar, në aspektin ekonomik veçanërisht familjet shqiptare janë rënuar totalisht. E gjitha vjen si rezultat i keqmenaxhimit të politikës, nga ana e përfaqësuesve tanë.
Teuta, lajmë më i freskët ishte dhe pozicionimi juaj në skenën politike si Kryetare e PPD që vërtet ishte lajm i mirë se skenës sonë i mungonte një gjë e tillë qe femrat të jenë lidere, mirëpo çfarë ndodhi Teuta, pse menjëherë për shkurtë kohë dha dorëheqje nga kjo pozitë?
Besoj se në deklaratën që lëshova për mediat, shkaqet e dorëheqjes i sqarova me saktësi. Unë si kryetare që u zgjodha në Kongres me vota demokratike, kërkova më tej që PPD ti hapë dyert për të gjithë intelektualët, doja që të mbizotërojë demokracia e brendshme, doja që për çdo sferë të krijohen komisione profesionale nga njerëz eminent. Por, aty brenda kishte një grupacion me ide të vjetra diktatoriale komuniste të cilët me çdo kusht kërkonin ti uzurponin postet kyçe të partisë, siç janë Kryetari i Kuvendit, sekretari gjeneral, postet e kryetarëve të degëve të ndaheshin në bazë të lidhjeve shoqërore e familjare. Kurse në Kongres unë ju pata premtuar, atyre që më votuan se asnjëherë nuk do të keqpërdorja besimin e tyre dhe nuk do ti tradhtoja për asnjë interes personal.
Pas shumë diskutimesh, kuptova se orientimet e mia, vizionet e mia demokratike ishin të papranueshme për personat që edhe sot e kësaj dite mbajnë vulat dhe çelësat e partisë, prandaj unë vendosa tju qëndroj besnike vizioneve të reja dhe betimit tim kombëtar.
Do vazhdon të merret me politik Teuta edhe me tej ?
Do ti rikthehem sërisht deklaratës së dorëheqjes, në fund të saj kam thënë Mirupafshim në Beteja të Ardhshme, që d.m.th., se idealet e mia vlejnë më shumë se karriera ime si Kryetare e një partie .
Teuta jeni profesoreshë e gjuhës shqipe në shkollën e mesme Kiril Pejqinoviq na thuaj si ja kaloni me nxenesit ?
Unë më mirë do ta quaja Gjimnazi i Tetovës se sa shkolla e mesme Kiril Pejqinoviq. Puna me nxënësit është pasioni im, sepse do të them se është profesion Trashëgimi Familjare.
Po si profesoreshë e gjuhe njëkohësisht merresh dhe me publicistik na thuaj çfarë më detajisht ka shkruar Teuta deri më tani , do na i përmendësh?
Teuta, merret me publicistikë, opinione, jam autore e librit Antologjia e Poezisë Arvanitase, jam redaktore e disa librave të autorëve të ndryshëm.
Çfarë të pëlqen të shkruash më së shumti?
Rrethanat më imponojnë që të mbetem zë i opozitës, mundohem të paraqes problemet që tangojnë qytetarët, por me theks të veçantë problemet në arsim.
Teuta, jeni dhe përfaqësuese e te drejtave te njeriut në Maqedoni, ku dhe keni qenë pjesëmarrëse në SHBA na thuaj me ftesë të kujt ishit atje dhe çfarë prezantuat ju atje si përfaqësuese e Maqedonisë?
Në Shtator të vitit 2012, me ftesë të disa shoqatave shqiptaro/amerikane, u ftova të marr pjesë për të prezantuar gjendjen e shqiptarëve të Maqedonisë. Ftesa mu bë si anëtare e Forumit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut dega Maqedoni. Ku unë prezantova situatën e rëndë në të cilën gjenden shqiptarët si Problemin e shtetësisë, heqjen e termit dhe librin Abetare për nxënësit shqiptar, rastet e montuara dhe dënimet e rënda që japin gjykatat e politizuara ndaj shqiptarëve. Kotë janë vetëm disa nga pikat e raportit të dorëzuar.
Tani pos punës suaj në shkollë të mesme me çfarë aktivitetesh tjera po merresh z. Teuta?
Siç ju thashë më lartë, përmos punës merrem me publicistikë e politikë dhesi çdo grua jam në shërbim të familjes.

Teuta do të bëja një retropsektiv të karriereës tënde , para se të punosh si profesoreshë e gjuhës shqipe çfarë ka punuar Teuta?
Filla pas mbarimit të studimeve, dega Gjuhë/Letërsi shqipe në UT, në bazë të mesatares së lartë, stafi pedagogjik, më ndali të punojë asistwente e lëndës së Morfolëogjisë, të cilën e ligjëronte asaj kohe prof.dr. Fadil Sulemani, rektori.
Pas disa vitesh fillova të punojë si lektore në një gazetën Global në Shkup. Me mbylljen e saj, fillova punë në Gjimnazin e Tetovës, u vazhdoj dhe sot e kësak dite.
Sa mendoni se femra shqiptare ne Maqedoni ka arritur atë ngritjen e saj intelektuale?
Femra shqiptare gjithmonë ka pasur ngritje dhe nivel intelektual, dhe mbetet në këtë piedestal.
Mendoni se është involvuar në çdo sferë, në çdo institucion?
Në rrethanat ku jeton femra shqiptare në Maqedoni dhe bindjet e prapambetura që fatkeqësisht përfshin një numër të madh të familjeve tona, janë bërë pengesë për avancimin e femrës shqiptare nëpër të gjitha sferat e jetës dhe institucionet.
Sa mendoni se numri i femrave shqiptare në Maqedoni që kyçen në politikë është i kënaqshëm, mjaftueshëm?
Përfaqësimi i femrës shqiptare në politikë, unë e do ta kisha ndarë në dy grupe 1. Një pakicë janë tu admiruar, janë aktive, kurse pjesa tjetër për fat të keq në politikë janë vetëm numra për të plotësuar përgjindjen që e kërkon ligji.
Mundë të na flasësh pak për anën tuaj private je martuar me Arben Llallën nga Shqipëria ku ke dhe një djalë na thuaj nga lindi dashuria me Arbenin ju kujtohet takimi i parë dhe si vendoset te martoheni me të?
UT u bë shkaku i njohjes sonë, asaj kohe Arbeni kishte një marrëveshje me UT dhe vinte të mbajë disa ligjërata për çështjen e arvanitasve të Greqisë.
Ke kohë për Arbenin, djalin, të afërmit të tjerë miqtë?
Për të dashurit dhe miqtë e ki gjithmonë gjendet kohë, në rradhë të parë koha i përket përkushtimit familjar.
Sa je prezente në manifestime të ndryshme qoftë politike , qoftë kulturore, ke kohë për ti ndjekur gjithë këto?
Nuk besoj se ka aq aktivitete kulturore sa që të mos na dali koha për të qenë prezentë.
Çfarë literature preferon të lexosh, të ndodh ndonjëherë të rikthehesh për të rilexuar ndonjë gjë?
Lexoj, dhe mundohem të ndjek botimin e librave të rinjë, shtypin ditor. Shpeshherë më ndodh të rrikthehem për të rilexuar librat sepse e do profesioni im.
Cilët autor do i kishe veçuar?
Autorët e Rilindjes Kombëtare, sepse mbeten frymëzimi I vetëm I edukimit të brezave të rinjë në aspektin Kombëtar.
Cilat do jenë planet për të ardhmen në aspektin profesional por dhe privat?
E ardhmja nuk e dime se çfarë na ofron, por unë di vetëm se do të mbetem e paluhatur në bindjet e mia.
Cili do jetë mesazhi juaj për femrat shqiptare?
Në rradhë të pare femra duhet të jetë këmbëngulëse për të drejtat e saja, të ketë besim në vetvete sepse mundet, ka energji, ka potencial për të arritur atje ku dëshiron.
Por unë mesazhin do tua adresoja meshkujve sepse ata duhet ta pranojnë ndryshimin dhe barazinë gjinore.

Filed Under: Interviste Tagged With: flet, ISH LUFTETARJA E UÇK së, TETUTA (KAMBERI) LLALLA

FLET AL BANO CARRIZI: Po, më quajnë Albano si homazh ndaj vendit tuaj

October 13, 2013 by dgreca

Albano,faleminderit që e pranuat ftesën per interviste./

-Ju faleminderit juve./

-Meqë ra fjala për emrat: nëna ime nga babai ishte italiane dhe e kaloi të gjithë jetën në vendin e burrit të saj shqiptar. Ne nipërve ajo do të donte shumë të na vinte – sipas traditave të saj – emrat e prindërve të vet ose të të parëve, pra emra italianë. Por kjo në Shqipërinë që vunate nën diktaturë, nuk iu lejua. Në rastin tuaj, emir juaj – një histori ose më mirë e pashmangshme, të bën të mendosh për Shqipërinë, a nuk është kështu?

Po, të vendit ku babai im, don Karmelo, mori pjesë në një luftë që ( si të gjitha) vetë ai e konsideronte të padrejtë. Por kujtimi i Shqipërisë ishte i fortë dhe prandaj kur u kthye, vendosi të ma vinte këtë emër që kam dhe jam krenar.

Siguriasht origjina apo shkaku i zgjedhjes vetëm të emrit, nuk mjaftojnë për një person që të provojë ndjenjat e një dashurie për një vend të përcaktuar…Si shpjegohet lidhja juaj e miqësisë me popullin shqiptar?

Pak nga afërsia, pak sepse i kam ndjekur gjithmonë ngjarjet e popullit tuaj, personalisht ndihem shumë afër Shqipërisë ku kan dhënë disa koncerte që u ndoqën shumë. E dija se shqiptarët e ndiqnin Festivalin e Sanremos dhe ishin pro meje.

Në vitin 1989 ju erdhët në Shqipëri dhe dhatë një concert madhështor. Më kujtohet veçanërisht ai në Tiranë, në stadiumin Q. Stafa. Prej stadiumit tek shtëpitë tona hynte zëti  juaj…Ne na u desh pak ta mësonin këngën Liria, kush e di përse. Çfarë përgjegjësie sillte për ju ky hap në Shqipëri?
Për mua ishte një emocion i madh në vitin 1989 të këndoja në atë stadium përballë mijëra njerëzve që këndonin bashkë me mua një këngë që më pas u bë një lloj himni: Liria. Ishte ndoshta ai hapi I parë drejt ndryshimit që ende vazhdon, por që ka marrë rrugën e drejtë të lirisë.

Ju morët një medaljen Skënderbeu nga presidenti i Shqipërisë që iu dha për herë të parë një artisti. Cilat janë përshtypjet?

Një medalje që për mua përfaqëson një motiv më shumë të një krenarie të madhe. Fakti që për herë të parë iu dha një artisti, e shton kënaqësinë time dhe vlerësimin e madh për popullin shqiptar.

Tani kënga ka interesa të tjera?

Merrem me verën e fermave të mija në Cellino San Marco, ku prej vitesh kemi krijuar një fshat turistik që tashmë është një pikë referimi në sektorin turistik puljez.

Shekspiri citonte: Oh, ti, shpirt I padukshëm i verës, nëse vertët nuk ke një emër me të cilin të të thërres, më ler së paku të të thërras me emrin e djallit”. Për Albanon lidhja me tokën e vet dhe frytet e saj?

Lidhjen me tokën e kultivoj qysh kur isha fëmijë. Tash e vazhdoj në rolin si sipërmarrës vere: si dëshmi e madhe e dashurisë për tokën dhe frytet e saj të mrekullueshme.

Karriera juaj e shkëlqyer si po ecën? Projekte për të ardhmen? Ndonjë koncert në Shqipëri?

Puna ime si këngëtar vazhdon, si me koncertet, ashtu dhe me albumet. Projektet për të ardhmen nuk mungojnë dhe në Shqipëri vij gjithmonë me qef.

Përgatiti për Albania news dhe e dergoi per Diellin Arjan Th. Kallço

Filed Under: Interviste Tagged With: Al Bano Carrizi, Arjan Kallco, flet, Interviste

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT