Nga FLORA DURMISHI/
Në orët e hershme të mëngjesit, në Prishtinë, vdiq këngëtarja e muzikës së lehtë Liliana Cavolli, e cila bëri një karrierë të gjatë jetësore dhe të punës në Radio Prishtinë, jo vetëm si këngëtare, por edhe si moderatore e disa emisioneve muzikore.
Ajo, bashkë me Nexhmije Pagarushën, i lanë vulën historisë së zhvillimit të këngës moderne shqipe në Kosovë, ku për dekada me radhë ushqyen shpirtin e dëgjuesve të shumtë me vlera të qëndrueshme artistike, transmeton KosovaInfo.
Çdo histori për këngën argëtuese në Kosovë, nuk do të mund të shkruhet asnjëherë pa emrin e Liliana Qavollit, e cila në jetën muzikore të Kosovës solli vlera të një niveli me barasvlerë europiane në muzikën shqiptare, madje në një kohë shumë të vështirë.
Disa kujtime per Liliana Cavollin
Liliana Cavolli u shqua si artiste e rrallë, e cila pushtoi majat e muzikës zbavitëse, por shkëlqeu edhe në zhanre të tjera. Liliana u lind në Prizren më 5 maj të vitit 1942 nga nënë Miseretja-aktore dhe këngëtare dhe babai Isak Cavolli, mësues. Liliana ishte fëmijë dhe mezi e mban në mend kur familja e saj u shpërngul në Shkup ku qëndroi disa vjet.Po në Shkup Liliana pati paraqitjen e parë në radio pa e ditur se ky ishte hapi i saj i parë në karrierë. Nëna e Lilianës ishte këngëtare dhe ne gjurmet e saj eci dhe Liliana Prizreni ku Liliana filloi të hedh shtat si vajzë por edhe si këngëtare. Njëkohësisht ndoqi mësimet në shkollë të mesme të muzikës dhe u anëtarësua në SH.K.A. “Agimi”. Talenti, zëri dhe puna në Prizren bënë që Liliana të shquhet shpejt si emër premtues. Këto karakteristika e bënë ardhjen më të lehtë të saj në Radio Prishtinë. Këtu fillon një kapitull tjetër shumë i rëndësishëm për jetën dhe karrierën artistike të Liliana Cavollit. Zëri, si dhuratë nga natyra, dhe dashuria për këngën ishin adutet kryesore të Lilianës që e bënë të admiruar. Por nuk ka munguar edhe mbështetja dhe mirëkuptimi nga kolegët dhe kompozitorët si: Skënder Gjinali, Musa Piperku, Severin Kajtazi, Gjergj Kaqinari, Isak Mucolli etj. ndaj të cilëve Liliana ishe shumë mirënjohëse.
Vlerësimi nga krijuesit dhe kritikët e muzikës,ishte I larte per Liliana Cavollin. Ne, të gjithë, jemi kënaqur me këngën e Lilianës. Jemi kënaqur e gëzuar edhe për faktin se ishte një paraqitje e mrekullueshme e këngës shqipe nëpër botë, pothuaj në të gjitha kontinentet.
Në Radio Prishtinë Liliana këndonte vet dhe këndonte bukur por njëkohësisht ka dhënë një ndihmesë që edhe këngët tjera, që transmetoheshin, të kishin nivelin e duhur artistik. Liliana ishte redaktore e muzikës dhe udhëheqëse e emisioneve të paharrueshme si “Unë ti muzika dhe poezia”, “Evergeen” etj. Edhe sot ajo udhëheq emisionet më të dëgjuara muzikore në Radio Kosovë ku ndihet shumë mirë.
Ishte ndër kengëtaret më me emër, redaktore e muzikës në ish Radio Prishtinë dhe autore e disa emisioneve dhe autore e dy emisioneve shumë të dëgjuara në Radio Kosovë!
Rridhtei nga një familje artistësh. Nëna esaj , Meserete Cavolli, ka qenë këngëtare dhe aktore. Ka lindur në Prizren, rritur në Shkup. Ne Prizren ka mbaruar shkollën e muzikës.
Në vitin 1953 u largua nga Kosova për në Shkup ngaqe babai I saj Isak Cavolli, ka qenë i përndjekur nga UDB-a serbe dhe gjithënjë i burgosur. Prandaj dhe qendrimi I tyre ishte ne Shkup ,Liliana jetonte me me nënën dhe dy vëllezërit esaj, vite të tëra. Nëna e saj ishte aktore në Prishtinë fillimisht, e pastaj edhe në Shkup njëherit ishte edhe një ndër këngëtaret e para të Kosovës krahas Zehra Mulës, pastaj kanë ardhur Vera Shahta e më pas Nexhmije Pagarusha, Sanije Shala e kështu me radhë.
Po, paraqitja e parë per Lilianen ka qenë si pijestare e shoqërisë “Agimi” shoqëri me traditë. “Agimi” ka pasë në gjirin e vet orkestrin zbavitëse, popullore, para publikut prizrenas me këngë zbavitëse nga festivali i Sanremos .
Le të këndohet kënga e vjetër dhe kënga e re së bashku. Mos të frikohen që kanë konkurrencë se gjithkush në këtë qiell e ka vendin e vet., shprehej ..Liliana
komunikimet me Shqipërinë–
E pranishme me ansamblin “Shota”, në Shqipëri diku në vitet e shtatëdhjetae pritur shume mire nga publiku.Cdo takim me adhuruesit e saj në Shqipëri më krijonte emocion dhe kënaqësi të posacme.
Ardit Gjebrea shprehet per Liliana cavollin ishte një këngëtare e shquar e muzikës shqipe: Unë e kam ndjekur që kur kam qenë fëmijë me këngëtarët e mëdhenj që kanë ardhur në Shqipëri. Më kujtohet kur për herë të parë e kam dëgjuar të kënduar prej saj “ Zambaku i Prizrenit” jam mrekulluar, vërtet, me zërin e saj dhe gjithmonë më ka mbetur në kujtesë këngëtarja Liliana Cavolli, si një këngëtare vërtet profesioniste, me një zë shumë të bukur dhe shumë të pasur. Më duket pak të them se ishte kënaqësi kur ajo pranoi ftesën tonë të vijë dhe të këndojë në festivalin “Kënga Magjike”. Liliana për mua mbetet një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës kosovare.
Lilana Cavolli ishte një këngëtare e shkëlqyer. Ajo ka kënduar me të njejtin sukses si këngën zbavitëse si atë popullore. Lilana ishte një soprano e mrekullueshme. Nuk do të pranonte kurrë të këndojë play beck.
Para se gjithash ishtë timbri i sajishte karakteristik, i ciltër, vokacioni i ngrohtë, ngjyra e formësuar, diksioni i cartë që janë bazament i vlerës së kalibrit të këngëtareve të afirmuara. Liliana mbetet me emër në këngën tonë dhe të këngëtareve tona të mëdha si Nexhmije Pagarusha, Vace Zela, Hafsa Zyberi, Naile Hoxha, Fitnete Rexha, Shpresa Gashi, Shahindere Bërlajolli etj.
U prefsh ne paqe bilbili I trojeve shqiptare!9Flora Durmishi)