• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gurët kilometrikë të Oltsen Gripshit

April 9, 2015 by dgreca

Nga Flora Nikolla/*.- Historia e Oltsen Gripshit me pikturën është një histori e kahershme, e cila përngjan me historinë e dashurisë mes Zeusit dhe Dianës, i cili iu desh të ndryshohej në mjellmë, dhe gjithë çfarë lloj forme dhe pamje, vetëm për të joshur hyjninë e bukurisë. Kështu dhe Oltseni si Zeusi me pasionin e tij, që në vogëli kur zhgarraviste dhe krijonte në mënyrë të pavetëdijshme forma antropomorfe, ka patur pikturën. Dhe i është dashur shumë punë e përgatitje për shumë vite për ta joshur atë. Ai mendon se piktura, arti në tërësi është një ndër dhuratat më të bukura që perëndia i dhuron njerëzimit dhe si e atillë ajo lind e rritet me ne. Vajtja për studime në Itali, kishte qenë gjithmonë një ëndërr në sirtar, për Gripshin. Pritshmëria ishte e madhe, se çfarë do të gjente atje, si do shihej e pritej nga vendasit, a po edhe në se kishte bërë zgjedhjen e duhur… ishin këto pyetjet,që i drejtonte vetes ditët e para në Verona. Rezultati i pas disa muajve i konfirmoi që Italia kishte qenë një zgjedhje shumë e mirë. Pas studimeve universitare për pikturë në Verona, në vitin 2009 mbrojti titullin Master Post Laurem në estetikë dhe kritikë arti në Universitetin e Padovës. Eksperienca në Padova ka qenë një eksperiencë që do ta kujtojë gjatë si nga këndvështrimi profesional ashtu dhe ai njerëzor. Mbrojtja e Masterit në Padova e plotësoi nga aspekti teorik i përgatitjen e tij mbi studimin për artin figurativ. Ai tashmë nuk ishte thjesht një artist, pra një krijues nëpërmjet pikturës, por edhe interpretues e shpjegues i gjuhës universale të artit nëpërmjet leximit estetiko-ikonografik. Diskutimi i tezës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në pikturën evropiane ka qenë një ndër momentet më emocionuese për Oltsen Gripshin në Itali, sepse me këtë tezë arriti të përfundojë shkëlqyeshëm studimet e tij e për më tepër të sillte një pjesëz të vogël të vendit të tij në Akademinë e Veronës. Ai tregon për veshjen e tij ditën kur prezantoi tezën përpara një komisioni prej gjashtë profesorësh. Mes tyre ishin rektori i akademisë së arteve Prof. Dr. M. Valdinoci, udhëheqësi shkencor Prof. Dr. D. Arich, korrelatori i tezës Prof. F. Ronzon, dekani Prof. Dr. D. Nalin dhe dy profesorë vëzhgues, të cilët mbetën të mrekulluar nga kostumi origjinal popullor i Shqipërisë së jugut (fustanella, plisi, jeleku i qendisur në ar dhe stolitë e tij. Gjatë viteve të studimeve në Verona, një eksperiencë shumë e bukur ka qenë edhe pozicioni i Oltsenit në restaurimin e librave dhe kodeve antike si dhe katalogimin e vëllimeve të reja pranë Bibliotekës Shtetërore të Veronës. Një eksperiencë pune, e cila i ka mësuar shumë si në aspektin profesional ashtu edhe në raportin njerzor me kolegët italianë dhe me lexuesit e të gjitha moshave e kombësive. Për të sekreti i shumë çmimeve që ka marrë është shumë i thjeshtë . Ai thotë se është talenti dhe shumë përkushtim e punë. Oltseni thotë se shkon ai tek çmimet dhe mendon se marrja pjesë në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të bën të kuptosh se sa je rritur profesionalisht e artistikisht. Në një mënyrë i shikon si gurë kilometrik për rritjen e tij si artist.
F.N: Ju keni kaluar fëmijerinë tuaj në qytetin e Durrësit, si do ta përshkruanit ju këtë fëmijëri në raport me qytetin bregdetar, qytetin historik dhe qytetin port?
O.G:- Në fakt, në qytetin e themeluar nga Herkuli, Epidamni, Dyrrachium dhe që sot e njohim me emrin Durrësi, kam kaluar një fëmijëri të pjesshme, sepse unë kam lindur në një tjetër qytet historik të themeluar nga romakët, Klaudina (Peqini i sotëm), ku dhe kam kaluar pjesën e parë të jetës time. Fëmijëria ime në qytetin e Durrësit ka qenë shumë dinamike, e gjallë, plot ëndrra dhe e ndarë pikërisht mes këtyre tre elementeve detit, i cili më jepte ndjenjën e lirisë, historisë, e cila më ka ngacmuar e joshur gjithmonë për të njohur të kaluarën dhe porti, i cili më injektonte idenë e një qyteti udhëkryq, të një porte të hapur që shikonte nga perëndimi ku ëndërroja një ditë të studjoja.
F.N: Cila është historia juaj me pikturën, lindi brenda jush, apo lindi me rritjen tuaj?
O.G:- Pyetje shumë e bukur po aq e bukur sa vetë historia mes meje dhe pikturës. Historia ime me pikturën është një histori e kahershme, e cila përngjan me historinë e dashurisë mes Zeusit dhe Dianës, i cili iu desh të ndryshohej/transformohej në mjellmë, dhe gjithë çfarë lloji forme dhe pamje vetëm e vetëm për të joshur hyjninë e bukurisë. Kështu dhe unë si Zeusi, pasionin tim që në vogëli kur zhgarravisja dhe krijoja në mënyrë të pavetëdijshme forma antropomorfe, kam patur pikturën. Dhe më është dashur shumë punë e përgatitje gjatë gjithë këtyre viteve për ta joshur atë, për ta bërë pjesë të pandashme të jetës time. Piktura, arti në tërësi mendoj që është një ndër dhuratat më të bukura që perëndia na dhuron dhe si e atillë ajo lind e rritet me ne.
F.N: Gjithësesi si do ta tregonit ju shkollimin tuaj ne përiudhën kur jetonit në Durrës?
O.G:- Në fakt unë vitet e para të shkollimit tim (filloren) i kam kryer në qytetin e Peqinit sikurse e përmenda dhe më lart, sepse rrënjët e mia rrjedhin nga një familje aristokrate autoktoke peqinase Gripshi .Në moshën dhjetë vjeçare bashkë me familjen time transferohemi në qytetin e Durrësit. Ndoshta vitet e shkollimit tim në Liceun Artistik Jan Kukuzeli të Durrësit kanë qenë jo vetëm vendimtare për artin tim, por dhe vite ku kureshtja për të njohur, studiuar dhe eksploruar gjëra gjithmonë të reja ka qenë e madhe. Më kujtohet kur bashkë me dy miq të mitë dilnim çdo pasdite dhe pikturonim peizazhe të ndryshme nga Durrësi, bënim skica dhe vizatime studimore për gjithçka na rrethonte, nga rrugicat e lagjeve të vjetra, anijet e ankoruara në port e deri tek rrënojat arkeologjike të amfiteatrit etj. Vendi ynë i preferuar për të pikturuar ka qenë kodra e vilës së mbretit Zog. Ishte një vend, i cili të ofronte gjithçka nga shumëllojshmëria e pemëve dhe bimëve deri tek pamjet mbresëlënëse të detit nga lart. Gati-gati ajo kodër më
ngjante si kopshti mitologjik i Edenit.
F.N: Pse dhe si ju u larguat nga Shqipëria?
O.G:- Largimi im nga Shqipëria ndodhi trembëdhjetë vite më parë, fill pas mbarimit të Liceut Artistik. Periudha e Liceut ishte një periudhë e mbushur plot dashuri, pasion dhe ego për artin, kështu që realizimi i kësaj ëndrre ishte ndjekja e studimeve të larta jashte vendit. Vendi më ideal për sa i përket artit ishte Italia. Pas shumë përpjekjeve fitova bursën për të studiuar në Akademinë e Arteve të Veronës ku dhe do të diplomohesha shkëlqyer në vitin 2006.
F.N: Cili ishte mjedisi që ju përballët kur shkuat në Itali, si e perceptuat dhe si u integruat ju në një mjedis të ri?
O.G:- Vajtja për të studiuar në Itali kishte qenë gjithmonë një ëndërr në sirtar, sigurisht që dhe pritshmëria ishte e madhe, se çfarë do të gjeja atje, si do shihesha e pritesha nga vendasit, a kisha bërë zgjedhjen e duhur e shumë e shumë pyetje, të cilat unë i drejtoja vetes ditët e para në Verona. Rezultati i pas disa muajve më konfirmoi që Italia kishte qenë një zgjedhje shumë e mirë. Italianët në përgjithësi janë një popull i butë i dashur dhe mikpritës, sigurisht që gjatë rrugëtimit tim kam hasur edhe elemente raciste, por shumë sporadike. Shqiptarët në Itali nuk janë shumë të parapëlqyer nga vendasit, për motive të ndryshme që një pjesë e bashkëkombasve tanë kanë arritur të zbehin imazhin e Shqipërisë dhe shkëlqimin e popullit të saj. Gjithësesi unë jam i idesë që jemi ne ato që me sjelljen, imazhin dhe përgatitjen tonë kulturore imponojmë respekt tek të tjerët.
F.N: Në vitin 2009 ju morrët titullin Master Profesional Post Lauream në “Illustrimi për të rinjë estetikë dhe kritikë arti, për një pedagogji në leximin e ikonave” pranë Universitetit të Padovës në Fakultetin e Shkencave të Formimit, pas diplomimit në Pikturë pranë Akademisë së Arteve të Bukura G. B. Cignaroli, me tezë “Shqipëria dhe shqiptarët në pikturën evropiane”…
O.G:- Po, pas studimeve universitare për pikturë në Verona, në vitin 2009 mbrojta titullin Master Post Laurem në estetikë dhe kritikë arti në universitetin e Padovës. Eksperienca në Padova ka qenë një eksperiencë që do ta kujtoj gjatë si nga këndvështrimi profesional ashtu dhe ai njerzor. Mbrojtja e Masterit në Padova më plotësoi akoma më tepër dhe nga aspekti teorik i përgatitjes time mbi studimin për artin figurativ, që do të thotë tanimë nuk isha thjesht një artist, pra një krijues nëpërmjet pikturës, por edhe interpretues e shpjegues i gjuhës universale të artit nëpërmjet leximit estetiko-ikonografik. Diskutimi i tezës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në pikturën evropiane ka qenë një ndër momentet më emocionuese për mua në Itali, për vetë faktin sepse me këtë tezë arrita të përfundoja shkëlqyeshëm studimet e mia kaq të ëndërruara e për më tepër të sillja një pjesëz të vogël të vendit tim në akademinë e Veronës. Veçantia që do të dëshiroja të përmendja është dhe veshja ime e asaj dite kur unë prezantova tezën përpara një komisioni prej gjashtë profesorësh. Mes tyre ishin rektori i akademisë së arteve Prof. Dr. M. Valdinoci, udhëheqësi shkencor Prof. Dr. D. Arich, korrelatori i tezës Prof. F. Ronzon, dekani Prof. Dr. D. Nalin dhe dy profesorë vëzhgues, të cilët mbetën të mrekulluar nga kostumi origjinal popullor i Shqipërisë së jugut (fustanella, plisi, jeleku i qendisur në ar dhe stolitë e tij), që tanimë bën pjesë e koleksionit tim të veshjeve origjinale popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
F.N: Keni punuar edhe në Bibliotekën Shtetërore të Veronës, si do ta përcaktoni këtë eksperiencë?
O.G:- Gjatë viteve të studimeve në Verona, një eksperiencë shumë e bukur ka qenë edhe pozicioni im në restaurimin e librave dhe kodeve antike si dhe katalogimin e vëllimeve të reja pranë Bibliotekës Shtetërore të Veronës. Një eksperiencë pune, e cila më ka mësuar shumë si në aspektin profesional ashtu edhe në raportin njerzor me kolegët italian dhe me lexuesit e të gjitha moshave e kombësive, sepse sikurse e citova pak më sipër jemi ne ata që bëjmë miq dhe armiq. Verona me kryerjen e studimeve të mia, bashkë me këtë eksperiencë pune në bibliotekën e saj më ka dhënë gjithçka. Verona është shtëpia ime e dytë. Eksperienca në bibliotekën e Veronës për post gjithçkaje do të ishte dhe ishulli ku unë çdo ditë do të izolohesha për të hulumtuar e shkruajtur librin tim të parë në gjuhën italiane “Emilio Salgari e i suoi romanzi illustrati da Alberto Della Valle”, i cili në brendi të tij përmbanë dy tregime për Shqipërinë të shkruara nga shkrimtari veronez Emilio Salgari.
F.N: Pse u kthyet në Shqipëri?
O.G:- Pse u ktheva në Shqipëri…?! Rikthimi në Shqipëri për mua nuk ka qenë aspak dramatik siç mund të ketë qenë për disa të tjerë apo që mendojnë se rikthimi në Shqipëri është një gabim tragjik. Jo, aspak, në fakt largimi nga Shqipëria për mua nuk ka ndodhur asnjëherë, sepse sado që fizikisht isha në Verona me shpirt dhe mendje isha në Shqipëri. Është interesante se si kjo tokë të tërheq vazhdimisht me fuqinë e saj të gravitetit. Në fakt në Verona kisha arritur të kisha gjithçka dhe asgjë. Çfarë dua të them me këtë?! Dua të themë që sado që nuk më mungonte asgjë puna, miqtë, më mungonte toka ku kisha shkelur në vogëli, me mungonte që të flisja shqip të isha me familjen time. Shprehja popullore guri i rëndë peshon në vendin e vet, për rikthimin tim në Shqipëri do të tingëllonte shumë origjinale dhe koherente me mendimet e mia kur u largova jashtë me studime, që një ditë do të rikthehem në vendin tim me një tjetër eksperiencë dhe bagazh kulturor. Rikthimin e shoh si një mundësi të madhe për të kontribuar me gjithçka kam studiuar, arritur dhe huazuar jasht vendit për ta aplikuar këtu në Shqipëri.
F.N: Dhe si e gjeni ju sot Shqipërinë?
O.G:- Shqipëria ka ndryshuar, por duhet akoma shumë punë për të arritur aty ku vendi i shqiponjave meriton të jetë. Ajo çka vërej sot në Shqipërinë bashkëkohore është se ka një zhvillim të diferencuar, pra jo gjithçka shkon dhe rritet me të njejtin ritëm. Për shembull arti dhe kultura mbeten përsëri nën hije, nuk i jepet rëndësia e merituar. Nëse do të flisja se si unë e perceptoj zhvillimin e qyteteve shqiptare do të ishte se: ndërtimet vend e pa vend dhe pa kritere të qarta arkitektonike gjatë viteve të fundit, kanë shkatarruar estetikën e fasadave të qyteteve, por mbi të gjitha zhdukjen njëherë e përgjithmonë të thesareve arkeologjike me të cilat Shqipëria krenohet për historinë e lavdishme të saj. Mungesa e restaurimit të monumenteve të kulturës, mungesa e teatrove, kinemave, si dhe e skulpturës së lulishteve e kanë varfëruar akoma më tepër imazhin e qyteteve shqiptare. Mos harrojmë që arti është sot në vendet e zhvilluara ambasadori më i shkëlqyer për imazhin e një vendi në arenën ndërkombëtare.
F.N: Çfarë do të donit të ndryshonit Ju në Shqipëri?
O.G:-Çfarë do të doja unë të ndryshonte në Shqipëri? Pyetje e vështirë. Së pari do dëshiroja t’i jepej një rëndësi thelbësore zhvillimit e kultivimit të arteve në tërësi, duke filluar nga ekspozitat e artit figurative, koncerteve, letërsia, ndërtimi i teatrove të reja me standarte të larta ku aktorët, artistët e operas dhe të baletit të shpreheshin më së miri me talentin e tyre. Dhe këtu do të përmendja dy aforizma atë të shkrimtarit të madh Oscar Wilde, i cili thotë mund të ekzistosh pa artin, por pa atë nuk mund të jetosh dhe përshkrimi që një tjetër shkrimtar anglez Edward Gibbon do t’i bënte peizazhit shqiptar në shek. XVIII Shqipëria, një mrekulli e natyrës, tibeti i Evropës, e cila shikohet në horizont nga Italia si një tokë më misterioze sesa vetë brendësia e afrikës qendrore. Pra arti dhe kultura janë shpirti i një kombi.
F.N: Sot Jeni mësues i Historisë së Artit, Teorisë së Ngjyrave, Filozofisë së Artit dhe Edukimit Figurativ, njëkohësisht dhe Titullar i Departamentit të Arteve pranë Institutit Arsimor “Woodrow Wilson”…
O.G:- Po, shumë e vërtetë. Nëse do të më kishit pyetur cili është pasioni im i dytë, pa hezitim do të tu përgjigja se është mësimdhënia. Një tjetër ëndërr e bërë realitet. Trasmetimi i dijeve e gjithçka që unë kam akumuluar gjatë studimeve të mia ndër vite tek nxënësit, është një kënaqësi e madhe. Madje kontakti me të rinjtë, të qenurit mes tyre dhe në botën e tyre është një emocion që vetëm mësimdhënia ta dhuron.

F.N: Sa të interesuar e shihni ju sot brezin që po rritet me mësim marrjen?
O.G:- Interesat e të rinjve sot kanë ndryshuar nga ç’ka kanë qenë të tonat më parë. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që informacionet të merren në kohë reale. Kjo do të thotë që një i ri në një vend të caktuar të botës përjeton të njejtat gjëra që përjeton një i ri në një tjetër vend të botës njëkohësisht. Teknologjia me të rejat e saj ka ndryshuar padyshim faqen e njerzimit të mijëvjeçarit të tretë, por nëse do të analizonim dukuritë negative, do të theksoja që ka laguar pamasë kryesisht të rinjtë nga lexim i librave të ndryshëm, qofshin ata shkollorë apo jo! Mos leximi rregullisht prodhon më pas sigurisht dhe mungesë elokuence komunikimi, drejtëshkrimi etj…
F.N: Duke lexuar CV Tuaj, ve re se keni nivel organizativ shumëplanësh në disa sektorë si: Kurator ekspozitash, workshop, seminaresh dhe konferecash shkencore bashkëkohore.
O.G:- – Kjo aftësi organizative është falë një pune dhe përkushtimi sistematik për të mësuar e kuptuar gjithçka që më rrethon në profesionin tim. Nuk do të më pëlqente asnjëherë të kufizohesha vetëm në një drejtim, thjesht artist. Më pëlqen e reja, e panjohura dhe aplikimi i aftësive të mia në gjithçka që i përket profesionit tim. Për shembull puna kuratorjale më pëlqen shumë, është e drejtëpërdrejt, dinamike dhe përbashkuese, sepse organizon një ekspozitë apo një workshop dhe aty ti bashkon vlera artistike, kulturore dhe antropologjike. Seminaret apo konferencat janë gjithashtu një sfidë për mua, por njëkohësisht një kontribut i madh në shtjellimin dhe studimin e temave konkrete mbi artin shqiptar e jo vetëm. Nëse do të bënim një herarki të pasioneve të mia kuratori, organizimi i workshop-eve, seminareve dhe konferencave do të ishte në vendin e tretë.
F.N: Cili është sekreti i kaq shumë çmimeve që Ju keni marrë. Shkoni ju tek cmimet apo vijnë ato tek ju?
O.G:- Sekreti i shumë çmimeve të rëndësishme është shumë i thjeshtë… Talenti (mendoj) dhe shumë përkushtim e punë. Për sa i përket marrëdhënies time me çmimet, jam unë që shkoj tek ata. Mendoj që marrja pjesë në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të bënë të kuptosh se sa ti je rritur profesionalisht e artistikisht. Në një mënyrë e shikoj si një gurë kilometrik për rritjen time si artist.
F.N: Cilat janë disa nga çmimet që për Ju kanë më shumë rëndësi dhe pse?
O.G:- Çmimet më të rëndësishme që unë kam fituar janë të gjitha jashtë Shqipërisë. Çmimet që do të përmendja janë: Çmimi Ndërkombëtar “RAFFAELLO SANZIO 2014” si artisti i vitit nga Shoqata Kombëtare e Kulturës Italiane, Çmimi i Parë Ndërkombëtar “MIKELANXHELO I ARTË” nga Revista OverArt, Çmimi Ndërkombëtar “LE LOUVRE” nga Revista Effetto Arte, Çmimi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut “NELSON MANDELA 2014” si artist ambasador i paqes në botë, i cili me artin e tij ka kontribuar fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Artist i merituar nderi i qytetit Sogliano Cavour 2013. Këto çmime janë të rëndësishëm për mua në dy këndvështrime; së pari hapja e portave të reja ku unë mund të përcjell artin tim dhe së dyti me to nuk kam ngritur lart vetëm emrin tim, por edhe atë të Shqipërisë tonë të shtrenjtë.
F.N: Në fakt në vetvete, çfarë është një çmim?
O.G:- Një çmim është një kënaqësi, një vlerësim, një konfirmim për gjithë atë punë që ke bërë deri në atë moment dhe një shtysë e fuqishme për të dhenë akoma më tepër me artin tënd.
F.N: Po për artistin çfarë vlerë ka ai?
O.G:- Për artistin ka një vlerë të shumëfishtë. Vlerësimi i artistit nëpërmjet një çmimi i dhuron atij kënaqësi, motivim dhe fantazi për të arritur nivele të reja artistike në krijimtarinë e tij. Vlerësimi për artistin, medoj është oksigjen, sepse vlerësimi në vetvete nënkupton pëlqimin e gjuhës së tij artistike, më të cilën ai është shprehur, duke e bërë të pavdekshme një ndjenj të caktuar mbi telajo.
F.N: Si do ta përcaktoni ju një artist dhe sipas jush cilat janë pikat e tij më të forta?
O.G:- Një tjetër pyetje shumë interesante, Artistin do ta përcaktoja si një enciklopedi që ecën. Artisti, qoftë ky piktor, aktor, balerin, këngëtar apo shkrimtar e jeton botën me ngjyra dhe ato ngjyra mundohet t’i përcjellë nëpërmjet veprave të tij tek të tjerët. Artisti bluan brenda tij një botë konfliktuale, një botë plot kundërshtime, një botë të vetmuar, sepse vetëm nëpërmjet këtyre kalimeve të ndjenjave dhe kësaj bote të pasur shpitërore ai fillon të krijoi veprat e tij. Pikat e forta të artistit në përgjithësi sipas mendimit tim janë dy: ndjenjat dhe reagimi që ai i shpreh me gjuhën e tij univresale, Artin.
F.N: Cilat janë disa nga plane tuaja më të afërta?
O.G:- Planet më të afërta për mua janë; së pari hapja e një ekspozite me veprat e mia më të fundit në zhanrin e pikturës dhe mbrojtja e titullit doktor i shkencave në histori arti pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. Botimi i librit tim të dytë shkencor mbi artin figurativ “Historia e portretit në artin e Rilindjes evropiane shek. XIV – XVI”. Jam duke punuar shumë për themelimin e një çmimi ndërkombëtar të artit bashkëkohor që së shpejti do ta bëj publik, i cili të jetë gjithëpërfshirës ku mund të konkurojnë artistë pa dallim gjinie dhe kombësie. Gjithashtu me shumë entuziazëm po pres pjesëmarrjen time në qershor 2015 në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Firence, ku dhe jam emëruar për çmimin prestigjoz të karrierës Lorenzo de Medici 2015.
* ATSH

Filed Under: Interviste Tagged With: Flora Nikolla, guret kilometrike, Oltsen Gripshi

“Gruaja Ndërkombëtare Humanitare”, që punoi me Obamën

April 3, 2015 by dgreca

Nga Flora NIKOLLA/
Ermira Babamusta, eksperte e punëve të jashtme, në Manhattan , Nju Jork, 16 vitet e para të jetës së saj i ka kaluar në Shqipëri. Por po aq vite ka kaluar në Amerikë, një dimër në Prishtinë, një verë në Francë-Gjermani-Bruksel-Hollandë-Luksemburg, një verë tjetër sërish në Prishtinë dhe një vit në Angli. Nga Shqipëria thotë se ka mësuar bujarinë, tolerancën, kulturën, mirësinë dhe traditat shqiptare. Nga Amerika ka mësuar drejtësinë, demokracinë, pavarësinë e individit dhe ndjenjën e komunitetit. Nga Franca mësoi artin dhe vlerat e barazisë (égalité)dhe nga Kosova mësoi vullnetin e një kombi për demokraci dhe zhvillim, mikpritjen madhështore shqiptare, bukuritë dhe aspektin kulturor. Nga Anglia thotë se ka mësuar ndjenjën e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut, ashtu si në Amerikë, si dhe historinë mijëvjeçare mbretërore, tradita që ruhen edhe sot. Aspektet e tjera në jetë ja ka dhënë përvoja dhe përgatitja që ka bërë. Ajo thotë se në Amerikë suksesi është një mundësi e barabartë për të gjithë, për atë që punon shumë, i dedikohet punës dhe përgatitet mirë për të arritur synimet në jetë. Kjo e drejtë demokratike duket se i ka dhënë vizion, të ketë synime të larta sepse si tregon Ermira në këtë intervistë, pjesë e librit “Zonjat shqiptare në Nju Jork“ të Albanian Excellence, shoqëria amerikane vlerëson atë që punon. Në aspektin politik ka mësuar nga vetë institucionet që bëjnë politikë: Senati dhe Kongresi Amerikan gjatë punës me kongresmenët e nderuar Tom Harkin dhe Mark Kennedy në Washington DC, departamenti i paqes i OKB-së në New York, si dhe puna për zgjedhjen elektorale të Presidentit Barak Obama në 2008 dhe në 2012. Aty mësoi nga afër se si funksionon demokracia dhe diplomacia, dhe përfshirja e popullit amerikan në sistemin elektoral. Senatori Tom Harkin dhe kongresmeni Mark Kennedy bashkë më stafin e zyrës kanë patur një respekt të veçantë për të dhe Ermira thotë se e ka ndjerë veten si në familje në zyrat e tyre. Ermira kujton në këtë intervistë vitin 2008, kur aplikoi si organizatore e fushës në përgatitjet parazgjedhore të Presidentit Obama dhe ku mori trajnimin e duhur nga “Obama për Amerikën”. Me aftësitë e saj u ngrit në detyrë duke u zgjedhur “Team Leader” (Drejtuese e Ekipit) dhe më pas Drejtoreshë (GOTV Director). Ermira u zgjodh një nga drejtueset që organizoi Kuvendin Nacional të Partisë Demokratike në Kolorado, në 2008 me 75,000 pjesmarrës. Grupin që drejtonte në Florida e kish sjellë me vete në Kolorado. Ndërsa në 2012 e kërkoi vetë administrata nga eksperienca që kishte në fushatën e parë në Filadelfia, ku jetoi gjatë fushatës duke patur përsipër Ohio dhe Penssylvania. Ermira Babamusta pati nderin të marrë ftesë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2009 dhe 2013 në Washington DC për të qenë e pranishme në inagurimin e President Obamës me rastin e fitores, në dy momente historike. Ka qenë nder i veçantë për Ermira Babamustën, vlerësimi që ka marrë si “Gruaja Ndërkombëtare Humanitare” dhe babai i saj, Neki Babamusta si, “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë” nga Kongresi Amerikan për punën e tyre për demokraci, dipomaci dhe forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane. F.N: Si ka qënë Ermira e vogël, cilat ishte jeta e saj në Shqipëri?
E.B: Kur isha e vogël më pëlqente të shkruaja poezi dhe e kaloja kohën duke lexuar libra. Kam qenë 13 vjeç kur kam mbaruar katër volumet e novelës historike të Tolstoit “Lufta dhe Paqa” dhe më tërhiqte historia e Napoleonit dhe ushtrisë franceze. Babai, mësues historie, me tregonte më tepër për figurën historike të Francës, Napoleon Bonaparti, i cili hartoi kodin penal dhe civil të Francës për themelimin e një shteti modern. Ishte ushtarak ambicioz dhe arriti të ngrihet nga hierarkia e ulët deri në perandor. Kujtimet e tjera të fëmijërisë, përveç konkurseve të letërsisë dhe matematikës i kam me Institutin Jeta e Re, misioni kristjan në Tiranë “Albania Campus Crusade for Christ”. Në vitet 1995-96 kam kaluar verën duke udhëtuar me misionarët amerikanë në Veriun e Shqipërisë. Bujaria shqiptare na bëri mikpritjen tradicioinale madhështore. Edhe në shtëpinë tonë kemi mbajtur familje dhe studentë amerikanë dhe evropianë që vinin me programin fetar-kulturor në Shqipëri. Ndërsa në 1996 kemi shpërndarë ndihma për familjet në nevojë me xhipat e NATOs, Unicefit dhe Ambasadës Amerikane nëpër Shqipëri. Në vendet e thella malore ku nuk udhëtohej me makinë përdornim helikopter për të shpërndarë ndihmat.
F.N: Kishit menduar që jeta juaj do të vazhdonte në Amerikë ? Ishte këmbëngulja që ju çoi në kontinentin e lirisë apo fati?
E.B.: Shqipëria gjithnjë ka përkrahur diversitetin kulturor, mësimin e gjuhëve të huaja dhe respekton kultura të ndryshme. Institucionet shqiptare i kanë hapur dyert studentëve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme të botës që ato të njihen nga më afër me kulturën, traditat dhe inteligjencën shqiptare. Po ashtu, dhe shume vende në botë kanë pranuar shqiptarë të trajnohen dhe marrin ekspertizë në fusha të ndryshme. Ky këmbim në njohuri, përvojë dhe kulturë prezanton lidhjet e një bote jo kaq të largët nga njëri tjetri dhe nxit më tej zhvillime në fusha të ndryshme në dobi të njerëzimit. Konkretisht, këtë verë tre studentë amerikanë nga Universiteti i Miçiganit i Sh.B.A.-së do kenë mundësinë të bëjnë praktikën tek Ministria e Zhvillimit Ekonomik në Shqipëri. Mbi 60 studentë shqiptarë kanë marrë pjesë në programin “Shkëmbin Rinor dhe Edukues” (YES, Youth Exchange and Study) financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Ambasada Amerikane në Tiranë ka përkrahur nxënës shqiptarë të kalojnë një vit akademik me bursë në Amerikë dhe të njihen me jetën, kulturën dhe historinë amerikane. (http://yesprograms.org/country/albania) Në 2014-15 pata mundësinë të marr pjesë në diskutimet për Programin e Diasporës për Shqipërinë dhe Kosovën me Ministrinë e Diasporës, Punëve të Jashtme dhe grupet përkatëse shqiptare në Amerikë. (http://rd.rks-gov.net). Universiteti i Harvardit ka parashtruar Projektin për Rritje Ekonomike në Shqipëri dhe këtë verë studentë nga Harvardi do kenë mundësinë të bëjnë praktikën në ministri të ndryshme të Shqipërisë. (http://projects.iq.harvard.edu/albaniagroëthlab)
F.N.: Si u përballët ju më Amerikën, si kishit menduar ju këtë vend të madh dhe si u gjetët ju në të?
E.B.: Amerika më priti dhe më pranoi si bijën e saj, dhe kam gëzuar të drejta të plota. E kam ndjerë vetën të barabartë si të tjerët. Mentori im i parë ishte senatori Tom Harkin për të cilin kam punuar në Senatin Amerikan në Washington DC. Për 40 vitet e shërbimit të tij në politikën amerikane Senatori Harkin i është përkushtuar popullit dhe shoqërisë amerikane. Mësova prej tij proçeset legjislative dhe demokratike në shërbim të publikut amerikan. Në vitin 1998 fitova të drejtën e studimit për në Amerikë ku mbarova vitin e katërt të shkollës së mesme me notat më të larta (me mesataren 4.00 GPA). Më pas fitova bursën për edukimin e lartë duke patur ekselencë akademike në programet e baçelorit, dy mastera dhe doktoraturën në shkenca politike dhe punë të jashtme. Pata fatin po ashtu në vitin 2013 të pranohem në programin e Harvardit “Mbrojtje Kombëtare dhe Strategji” dhe të mësoj nga profesorë të shkëlqyer si Dr. Graham Allison, drejtori i qendrës për punë të jashtme në Harvard “Belfer Center” dhe këshilltar special për mbrojtje gjatë administratës së Presidentëve Regan dhe Klinton. Vetëm më pak se gjysma e studentëve të pranuar arritën ta përfundojnë me sukses programin e Harvardit dhe të akordohen me çertifikatën e mjeshtërisë. Gjatë studimeve të doktoraturës në Universitetin e W. Virxhinia kam jetuar dhe kryer programin e Strasburgut në Francë në degën “Ligji Europian dhe Institucionet e BE-së” me bursë dhuruar nga Qendra e Gruas si grua me arritje akademike dhe profesionale. Ndërsa në New York kam përfunduar dhe programin e avancuar “Diplomaci e OKB-së”, ku dhe kam punuar në Departamentin e Paqes të OKB-së në Manhattan.
F.N.: Sot çfarë është për ju Amerika? Si do ta zbërthenit ju jetën që bëhet në kontinentin amerikan?
E.B.: Amerika është vendi që dua dhe respektoj, më ka edukuar dhe dhënë shumë mundësi të shkëlqyera në jetë. Vlerësoj drejtësinë, demokracinë dhe lidershipin amerikan dhe dashamirësinë e popullit amerikan. Falë politikës së jashtme të Amerikës ndaj shqiptarëve, sot Kosova dhe Shqipëria gëzojnë një aleate të fuqishme që interesohet në zhvillimet e dy vendeve. Jeta që bëhet në Sh.B.A. reflekton një kulturë të mrekullueshme të popullit amerikan dhe një politikë transparente të drejtuesve. Identiteti amerikan i vë rëndësi aftësisë dhe punës që bën individi, si dhe shërbimit për të zhvilluar komunitetin. Në 2009 dhe 2011 kam punuar si Këshilltare e Fakultetit në Këshillin e Kongresit Amerikan për Lidershipin e Rinisë në Washington DC dhe Nju Jork. Në këtë program vinin grupe studentësh nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe nxënës të shkëlqyer nga Shqipëria për të marrë aftësi në diplomaci, negociata dhe si të bëhen drejtues të ardhshëm. Kemi vizituar Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë, OKB-në, Bankën Botërore, ambasadën e Izraelit dhe ambasada të tjera. Një nga spikerët e preferuar të programit ishte profesor doktor Gary Weaver, nga Universiteti “American University”. Më kujtohet shumë mirë leksioni i tij mbi ndryshimet përtej kulturave, illustruar në modelin ajsbergut i ndarë në tre kategori: (1) sjellja, e dukshme në majë të ajsbergut, (2) besimet, vija që prek sipërfaqen e ujit, dhe (3) vlerat dhe modelet e të menduarit, të padukshme nga sipërfaqja, zhytur poshtë në ujë. Sipas Weaver, kultura e një shteti mund të kuptohet nga këto tre shtresa. Një pjesë e kulturës e një vendi është “mbi ujë”, është e dukshme dhe lehtë për të njohur si përshembull traditat kulturore-artistike, veshtjet tradiconale, gatimet, gjuha, feja etj. Por 9/10 e ajsbergut është e mbuluar nga uji, ku janë elementat e thella të kulturës si koncepti për drejtësi, zgjidhja e problemeve, lidhjet interpersonale, edukimi, normat dhe konteksti social (Gary Weaver, Cross Cultural Orientation, 1986). Gary Weaver i ndan kulturat në dy

kategori: (1) “to do” (të bësh) dhe (2) “to be” (të jesh). Kultura amerikane dhe disa kultura të zhvilluara evropiane identifikohen me kategorinë e parë, ndërsa Ballkani, disa vende të tjera evropiane, aziatike dhe afrikane me kategorinë e dytë. Kultura “të bësh” karakterizohet nga disa cilësi si: statusi i fituar, arritje të individit, veprimi i individit, barazia, mbështetja në vete, pavarësia, konkurrenca individuale dhe individualizmi. Ndërsa kultura “të jesh” ka këto cilësi: status të përshkruar ku lidhjet fisnore dhe familjare kanë rëndësi, përkatësia dhe lidhjet, përkatësia, pabarazia, mbështetja në të tjerët, ndërvarësi, bashkëpunim dhe kolektivizmi. Një amerikan identifikohet me punën që bën, është një mjek apo avokat. Ndërsa një ballkanas ose një afrikan identifikohet me prejardhjen e familjes, përshembull i biri i…e bija e ….nga ky qytet… Sot globalizmi po afron vende të ndryshme të botës dhe nga këto dy kultura janë krijuar kultura të “përziera” duke huazuar elemente midis kulturës “të bësh” dhe “të jesh”.
F.N.: Çfarë keni mësuar ju nga Amerika dhe ju në Amerikë?

E.B.: 16 vitet e para të jetës time i kam kaluar në Shqipëri dhe 16 vjet të tjera i kam kaluar në Amerikë, një dimër në Prishtinë, një verë në Francë-Gjermani-Bruksel-Hollandë-Luksemburg, një verë tjetër sërish në Prishtinë dhe një vit në Angli. Nga Shqipëria kam mësuar për bujarinë, tolerancën, kulturën, mirësinë dhe traditat shqiptare. Nga Amerika kam mësuar drejtësinë, demokracinë, pavarësinë e individit dhe ndjenjën e komunitetit. Nga Franca mësova për artin dhe vlerat e barazisë (égalité), dhe nga Kosova mësova vullnetin e një kombi për demokraci dhe zhvillim, mikpritjen madhështore shqiptare, bukuritë dhe aspektin kulturor. Ndërsa nga Anglia ndjenjën e drejtësisë dhe të drejtat e njeriut, ashtu si në Amerikë, si dhe historinë mijëvjeçare mbretërore, tradita që ruhen edhe sot. Aspektet e tjera në jetë m’i kanë dhënë vetë përvoja dhe përgaditja që kam bërë. Në Amerikë suksesi është një mundësi e barabartë për të gjithë, për atë që punon shumë, i dedikohet punës dhe përgatitet mirë për të arritur synimet në jetë. Kjo e drejtë demokratike më ka dhënë vizion, që të kem synime të larta sepse shoqëria amerikane vlerëson atë që punon. Në aspektin politik kam mësuar direkt nga vetë institucionet që bëjnë politikë: Senati dhe Kongresi Amerikan gjatë punës me kongresmenët e nderuar Tom Harkin dhe Mark Kennedy në Ëashington DC, departamenti i paqes i OKB-së në New York, si dhe puna për zgjedhjen elektorale të Presidentit Barak Obama në 2008 dhe në 2012. Aty mësova nga afër se si funksionon demokracia dhe diplomacia, dhe përfshirja e popullit amerikan në sistemin elektoral. Senatori Tom Harkin dhe kongresmeni Mark Kennedy bashkë më stafin e zyrës kanë patur një respekt të veçantë për mua dhe unë e kam ndjerë veten si familje në zyrat e tyre.

F.N.: Si arritët të punoni në administratën e Obamës si drejtore për zgjedhjet presidenciale të fushatës elektorale 2008 dhe 2012?
E.B.: Në të dyja pozitat u zgjodha kandidate për intervistë dhe fitova vendin e punës se kisha kualifikime të forta. Kam patur nderin të punoj në dy fushatat elektorale presidenciale në Sh.B.A. Në 2008 aplikova si organizatore e fushës në përgatitjet parazgjedhore, ku mora trajnimin e duhur nga “Obama për Amerikën”. Me aftësitë e mia u ngrita në detyrë duke u zgjedhur “Team Leader” (Drejtuese e Ekipit) dhe më pas Drejtoreshë (GOTV Director). Kam patur përsipër shtete kyçe gjatë fushatës si Florida, Ohio, Pennsylvania dhe Kolorado, ku kam jetuar gjatë fushatës presidenciale.
Gjithashtu u zgjodha një nga drejtueset që organizova Kuvendin Nacional të Partisë Demokratike në Kolorado, në 2008 me 75,000 pjesmarrës. Grupin që drejtoja në Florida e solla me vete në Kolorado dhe kemi qenë një ekip shumë i mirë dhe efektiv. Ndërsa në 2012 më kërkoi vetë administrata nga eksperienca që kisha në fushatën e parë në Filadelfia, ku jetova gjatë fushatës duke patur përsipër Ohio dhe Penssylvania. Pata nderin të marr ftesë nga Shtëpia e Bardhë në janar 2009 dhe 2013 në Washington DC për të qenë pranishëm në inagurimin e President Obamës me rastin e fitores, dy momente historike.

F.N.: Presidenti Obama, ju është përgjigjur personalisht, një letre që ju i jeni drejtuar. Shtëpia e Bardhë ju ka vlerësuar me dekorimin e lartë nga Presidenti për shërbim kombëtar.
E.B.: Kultura politike amerikane mirëpret komunikim nga populli sepse bazohet në ideologjinë demokratike “për popullin, nga populli”. Në tema që më interesojnë si qytetare amerikane i jam drejtuar senatorëve amerikanë dhe Shtëpisë të Bardhë të cilët janë shumë korrektë dhe kthejnë përgjijge. Ky sistem është për t’u admiruar sepse tregon një politikan është i hapur të dëgjojë mendimet e popullit dhe vepron në bazë të tyre dhe interesave të shtetit, që në princip reflektojnë edhe interesat e popullit. Përveç korrespondencës, banorët e shtetit kanë mundësinë të takojnë dhe vetë senatorët dhe kongresmenët e tyre në zyrat e Kongresit Amerikan në Washington DC. Pra influenca e popullit nuk mbaron me votën në ditën e votimit. Por është një marrëdhënie e vazhdueshme ku dyert e politikanëve janë të hapura për të marrë parasysh çështjet dhe shqetësimet banorëve në politikën që bëjnë në institucionet qeveritare. Vlerësoj tepër nderin e madh dhënë nga Presidenti Obama, me çmimin e lartë me medalje flori për shërbim kombëtar “President’s Volunter Service Award”. Besoj se duke i shërbyer komunitetit krijojmë një të ardhme më të mirë për të.
F.N.: Në 2007 dhe 2012-13 keni kryer dy misione diplomatike-kulturore në Kosovë për njohjen e pavarësisë në Kosovë, mbrojten e paqes, demokracisë dhe drejtësisë në vend, dhe lobimin e integrimit europian të Kosovës. Si e shihni ju perspektivën e Kosovës?
E.B.: Kosova është në rrugën e duhur e një shteti të ri demokratik. Progres ka patur në bisedat me BE-në dhe përmirësimin e marrëdhënieve në rajon. Këto ecuri i vlerësoi edhe Sekretari i Shtetit Amerikan z. John Kerry, i cili theksoi dedikimin e Amerikës ndaj Kosovës dhe përkrahjen e saj në integrimin e plotë drejt familjes evropiane. Për çështjen e Kosovës kam bërë një punim shkencor botuar në New York “Kosovo Status Talks: A Case Study on International Negotiations” dhe tani po përfundoj të dytin. Pata mundësinë të marr pjesë në dy misione diplomatike-kulturore në Kosovë dhe sot vazhdoj të përkrah pavarësinë, zhvillimin e saj dhe rrugën demokratike të vendit për t’u bërë një shtet i fuqishëm dhe i dobishëm për rajonin.
F.N.: Çfarë është Kosova për ju?
E.B.: Kam jetuar dhe punuar në Prishtinë. Unë kam prejardhje nga Kosova. Familja e mamit “Cani” janë me origjinë nga Kosova (Malësia e Madhe) që janë shpërngulur në Shqipëri me kohë. Fisi Cani është një nga fiset më të vjetra në qytetin e Peqinit, që ka kontribuar për lirinë dhe çështjen shqiptare. I pari i dokumentuar i këtij fisi është Mahmud Cani në vitin 1810 në Dibër. Disa nga patriotët e këtij fisi janë: Ymer Cani (1840), Mustafa Cani (1870), “pjesëmarrës dhe kontribues në ngritjen e flamurit me 26 Nëntor 1912 në Peqin, organizator dhe përkrahës i Luftës së Vlorës. Ramazan Cani (1882-1921), gjyshi i mamit tim, Komandant i Çetës së Peqinit dhe Elbasanit në vitin 1908-1912. Komandant i forcave që morën qytetin në nëntor në vitin 1912 dhe shpallën mëvetësinë e Peqinit dhe ngritjen e flamurit në qytet në 26 Nëntor të vitit 1912, shoqërues dhe sigurues i karvanit të Ismail Qemalit. Komandant i Fuqisë së Peqinit në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes. Për veprimtarinë e tij patriotike është dekoruar “Dëshmor i Rilindjes Kombëtare”, “Qytetar Nderi” i Peqinit, “Mësues i Popullit”, dekoruar nga Kongresi Amerikan. Qamil Cani, shoqërues delegate në Kuvendin e Vlorës më 28 Nëntor 1912. Mal Cani, luftëtar me grupin e e vullnetarëve të Peqinit, vritet në luftën e Vlorës në vitin 1920. Halit Cani, Adem Cani pjesëmarrës në Luftën Nacionalçlirimtare.” (Genc Gripshi, Historia e Peqinit, 2014, f. 264). Me shpalljen e pavarësisë të Kosovës në 2008 themelova gazetën “Prishtina Press” si mjet i diplomacisë publike Prishtinë-Neë York-Londër. Prishtina Press ishte shtyp javor i pavarur me 3,000 kopje në anglisht dhe në shqip në Prishtinë, botuar nga 2008-2010. Aktiviteti i gazetës vazhdoi online deri në 2013. Gazeta kishte për qëllim përkrahjen e diplomacisë shqiptaro-amerikane, përhapjen e vlerave kulturore dhe demokratike shqiptaro-amerikane dhe promovimin e artistëve shqiptarë në Neë York dhe vendlindje. Stafi i gazetës ishte gjithëpërfshirës i diasporës shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Amerika, Anglia, Franca, Zvicra, dhe Maqedonia.
F.N.: Kongresi Amerikan ju ka nderuar atë e bijë, Neki dhe Ermira Babamusta për herë të dytë për veprimtarinë e tyre demokratike dhe diplomatike midis dy kombeve shqiptaro-amerikane (2004 & 2013). Cila është lidhja që këni ju me babain tuaj?
E.B.: Ka qenë nder i veçantë vlerësimi që mora unë “Gruaja Ndërkombëtare Humanitare” dhe babai im “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë” nga Kongresi Amerikan për punën tonë për demokraci, dipomaci dhe forcimin e lidhjeve shqiptaro-amerikane. Falenderoj Amerikën dhe qeverinë amerikane për punën e tyre të pandarë për paqe, demokraci dhe të drejta. Që në vitin 1918 Kongresi Amerikan ka mbështetur drejtësinë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe kombeve me diplomacinë e hapur të Presidentit Wilson. Po ashtu në 2008 qeveria amerikane mbështeti vetëvendosjen e shtetit të Kosovës dhe vazhdon të përkrahë zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Unë dhe familja ime përkrahim këtë traditë miqësie dhe mirëbesimi midis dy popujve. Kjo miqësi simbolizon punën e përbashkët drejt prosperitetit, lirisë, dinjitetit dhe barazisë për njerëzimin. Vlen të theksohet se Amerika ndjek një politikë të jashtme që bazohet në ideologjinë “të ndihmojmë të tjerët të ndihmojnë vetveten”. Kjo është një strategji shumë e fortë me efektivë afatgjate. Për babain kam respektin më të lartë dhe e konsideroj hero, i cili ka rrezikuar jetën të shpëtojë mbi 80 njerëz në Shqipëri nga vëllavrasja dhe bëri pajtimin e gjakrave. Gjatë luftës babi (Neki) me gjyshërit e mi (Beqir dhe Rabihane Babamusta) kanë strehuar një familje hebre në shtëpinë e tyre në Kavajë. Bashkë me familjen Babamusta (Mehmet, Isuf, Ibrahim, Ragip, Halit Babamusta, etj) kanë shpëtuar jetën e 178 hebrenjëve në 1943. Në 1991 Neki Babamusta dhe dhe kolegët e tij themeluan Shoqatën Patriotike Kombëtare “Bajram Xhani” (1991-2003). Me 15 mars 1992
Shoqata “Bajram Xhani” priti me madhështi Ambasadorin e parë Amerikan në Shqipëri, William Rajerson, me 20,000 pjesëmarrës. Ka përkrahur të persekutuarit politik, loboi për çështjen e Kosovës dhe ndihmoi të strehojë 8,000 shqiptar nga Kosova në Kavajë gjatë luftës. Për lirinë e Kosovës ka luftuar me çetën e tij edhe gjyshi im Ramazan Cani, bashkëpunëtor me Bajram Currit, Isa Boletinit, vëllëzërit Myslim dhe Shyqyri Peza si dhe gjyshi tjetër Beqir Babamusta, i cili u plagos në luftë. Neki Babamusta, ka zhvilluar lëvizjen arsimore në Shqipërinë e Mesme dhe Kosovë, ka mbajtur kumtesa historike në Durrës dhe Tiranë tek Ministria e Arsimit dhe ka kontribuar me materiale historike tek Instituti i Historisë në Tiranë. Ka ngritur 3 kabinete mësimore shembullore historike në shkallë republike, ku mësues vinin të merrnin eksperiencë nga shumë rrethe të Shqiperisë: 1965 gjimnaz, 1968 në Shkollën Fiqiri Kurti, 1973 Shkollën Mehmet Babamusta. Ai është dekoruar me titullin “Mësues për Ndërgjegje të Lartë” për metoda bashkëkohore në mësimdhënie” dhe “Mësues i Merituar” si dhe nga Kongresi Amerikan.
F.N.: Ju jeni shprehur se :”dua të ndjek në hapat e zonjës së parë, Michelle Obama, e cila ka dhënë kontribut të veçantë për komunitetin amerikan, sidomos për të rinjtë dhe familjet e veteranëve”. Si i realizuat këto qëllime me iniciativën “Aksioni Për Paqe”?
E.B.: Zonja e Parë Michelle Obama me të vërtetë më inspiron dhe është një shembull shumë i mirë i gruas. Ka lançuar disa iniciativa për t’i shërbyer rinisë (Let’s Move/Le të Lëvizim), familjeve të veteranëve (Joining Forces/Forcat e Bashkuara) dhe edukimit (Reach Higher/Arri më Lart). Në 2013 unë isha pjesë e programit të shërbimit kombëtar të presidentit në Neë York. Po ashtu edhe në vitin 2008 në New York kam qenë pjesë e programit Korpusi Amerikan “AmeriCorps Vista” në shërbim të komunitetit. Në 25 shkurt 2015 u ftova të marr pjesë në festimin e 50 vjetorin e programit, themeluar në vitin 1965 nga Presidenti John F. Kennedy. Fondacioni Aksioni
për Paqe (Peace Action Foundion) ishte një iniciativë dhe projekt i imi, në mënyrë vullnetare, që e kam drejtuar për dy vjet që në 2013 në New York. Kjo nismë ishte tribut i ngjarjeve të 11 shtatorit, për të kujtuar dhe vlerësuar veprimet heroike të atyre që luftojnë për lirinë dhe të drejtat tona sot. Qëllimi i organizatës bamirëse ishte i natyrës së aksionit, veprimit dhe shërbimit publik, dhe jo monetar. Pra, të sillnim ndryshim në komunitetin tonë për të krijuar një shoqëri sa më demokratike, të drejtë dhe humanitare duke i shërbyer shoqërisë. Kryesisht projekti ishte i ndarë në pesë ekipe: (1) Grupi i Paqes, që kishte për synim drejtësi dhe demokraci sidomos për të rinjtë, për t’i fuqizuar ato në shoqëri; (2) Grupi për shëndetësi, i angazhuar për ngritjen e vetëdijes për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe kujdesin mjekësor; (3) Grupi për shpëtimin e kafshëve, për të promovuar kujdesin dhe adoptimin e tyre; (4) grupi i ciklimit, për të promovuar mbrojtjen e zonave naturale, historike dhe kulturore; dhe (5) Grupi në Mbështetje të Heronjve, për të ndihmuar veteranët e luftës dhe familjet e tyre, si dhe të mbijetuarit. I jam mirënjohës të gjithë anëtarëve që vullnetarisht janë përfshirë në këtë projekt dhe kanë dhënë kontributin e tyre për dy vjet që ka qenë në funksion projekti. Përkatësisht falenderoj Drejtuesit e Ekipit (Team Leaders) që kanë dhënë ndihmë humanitare për të rritur rëndësinë e çështjeve sociale dhe përballuar sfidat globale si, Egzon Bunjaku, Drejtues i Ekipit “Cycle for Nature Team/Ciklim për Natyrë” nga Prishtina; Halil Gashi, Drejtues i Ekipit “Health Aëareness Team/Grupi për Shëndetësi” në Gjermani; Michael Moloi, Rachel Bergsieker dhe Katelyn Hughes-Lofton, Drejtues të ekipit “Run for Peace/Vrapo për Paqe” në Sh.B.A., etj. Në vitin 2013 Aksioni për Paqe ka qenë një nga përkrahësit dhe bashkëpunesit e Tour De Culture, që është një aktivitet çiklist jogarues dhe organizohet çdo vit në Kosovë. Tour de Culture është iniciativë e Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe Programit të
Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP) i UN- HABITAT, me përkahje nga Ambasada Suedeze. Dy drejtuesit të Aksionit për Paqe në Kosovë, Egzon Bunjaku dhe Halil Gashi morrën pjesë në këtë aktivitet dhe prezantuan projektin humanitar të Aksionit për Paqe. Aktiviteti u zhvilluar në 2013 gjatë Javës Evropiane të Mobilitetit, që pati mbështetje nga 7,000 pjesëmarrës. Për këtë projekt, Aksioni për Paqe bashkëpunoi dhe me organizatën e njohur bamirëse në Neë York, Charity Miles, me themelues Gene Gurkoff, ku pjesëmarrësit në këtë aktivitet, nëpërmjet aplikacionit në smart phone “Charity Miles” mund të përkrahin shoqata bamirëse si Stand Up Against Cancer, Un Foundation, Habitat for Humanity, Wounded Warrior Project, World Food Program, The Michael J Fox Foundation, etj. Për çdo metër të kryer në çiklim korporatat i dhurojnë direkt ndihmë këtyre organizatave jo-fitimrurëse.
F.N.: Në SHBA ka një komunitet të konsiderueshëm shqiptarësh si e shihni ju këtë komunitet? Po gruan shqiptare në këtë komunitet?
E.B.: Kam bashkëpunuar me komunitetin shqiptar në Miçigan, Nju Jork, Washington DC, Teksas, Connecticut dhe Massachusetts në Sh.B.A si dhe në Londër. Kur kam jetuar në Miçigan bashkë me babain kemi lobuar për çështjen e Kosovës dhe genocidit ndaj shqiptarëve. Më pas çështjen e mbrotjes së drejtave të shqiptarëve dhe pavarësisë së Kosovës e vazhdova gjatë punës në Kongresin Amerikan në Washington DC. Në Nju Jork u lidha me komunitetin shqiptar, me organizatën Vatra, Rrënjët Shqiptare, Kosovo Diaspora, Konsullatën e Kosovës, Ministrinë e Diasporës të Kosovës, festivale të filmit shqiptar dhe kemi promovuar diplomacinë, kulturën dhe vlerat shqiptare-amerikane. Këtë vit jam angazhuar me diasporën shqiptare në Angli, Neë York dhe Washington DC për të fuqizuar rolin e diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit Shqipëri-Kosovë dhe kordinimin e investimeve të diasporës. Gruaja shqiptare është një faktor i rëndësishëm i diasporës në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar, fuqizimin e gruas brenda dhe jashtë vendit. Kam bashkëpunuar me gra intelekualte që kanë dhënë kontribut në arsim, art, kulturë, politikë, biznes, media, dhe në fusha të tjera. Si ndërmjetëse kulturore në Amerikë gratë shqiptare dhe diaspora shqiptare kanë organizuar aktivitete të ndryshme për të përforcuar rolin e shqiptarëve në sfera të ndryshme. Diaspora dhe gruaja shqiptare janë një forcë e fuqishme që nxisin dhe avancojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim ekonomik, paqe, prosperitet dhe pasuri kulturore për t’i bërë Shqipërinë dhe Kosovën modele suksesi në Evropë dhe botë. Puna e Qeverisë së Shqipërisë, Kosovës, Amerikës, Anglisë dhe Gjermanisë ka forcuar më tej këto përpjekje.
F.N.: Cili mendoni se është imazhi i gruas shqiptare në shekullin e XXI?
E.B.: Për të kuptuar sot imazhin e gruas shqiptare të shekullit XXI duhet reflektuar në historinë e imazhit dhe kontributit të gruas shqiptare ndër vite. Edit Durham, e njohur nga shqiptarët si “Kralica e Malësorëve” (Mbretëresha e Malësorëve) në vitin 1908 udhëtoi nëpër Shqipërinë e Veriut. Në librin e saj “Shqipëria e Epërme” shkrimtarja e famshme britanike përshkruan traditat e burrneshave, jetesën e malësorëve dhe mbron çështjen shqiptare në konfliktet e kohës në Ballkan (Edit Durham, High Albania, 1909). “Virgëreshat shqiptare” në betimin e tyre për beqari të përjetshme marrin rolin mashkullor dhe zotohen “burrnesha” në mungesë të burrit të shtëpisë ose ndarje nga martesa me mblesëri (Dr. Mark Tirta, Shqiptarja, 16/1/2012). Kjo traditë e virgjëreshave paraqet një dimension fisnik dhe emancipues të shoqërisë shqiptare, ku gratë, sikurse burrat, ishin gati të luftojnë dhe të ruajnë nderin e familjes “për lumturinë e tyre, për lumturinë e familjes dhe për lumturinë e gjithë fisit” (Antonia Young, Standard, 2/7/2014). Betimi i burrneshave, shpeshherë i ndërmarrë vullnetarisht, konsiderohet si një akt pozitiv i mirëpritur, i lavdëruar dhe i respektuar nga shoqëria shqiptare. Virgjëreshat në fillim të shekullit XX paraqesin një imazh pozitiv dhe të fortë të shoqërisë shqiptare, ku gratë: (1) kanë mundësuar një jetë të mirë dhe mirëqenie familjare me punë, (2) kanë forcuar mikpritjen tradicionale në sofrat shqiptare, (3) kanë vendosur paqe duke ruajtur nderin e familjes nga gjakmarrja, (4) kanë ruajtuar pasurinë familjare për familjet pa trashgimtar mashkull, dhe (5) kanë marrë vendime të rëndësishme sikurse kryeplaku familjar duke jetuar një jetë të pavarur. Revista Kanadeze “Chatelaine” i përshkruan burrneshat shqiptare si mjet barazie ku femrat betohen të jetojnë si burra për të fituar të drejta civile dhe për të marrë identitetin social. “Hakije ka lindur femër në një fshat të vogël pranë Kukësit, në rrafshnaltat e Shqipërisë. Ajo ka jetuar gjithmonë si një mashkull, gjë që nuk habit asnjë person në këtë zonë. Në këtë krahinë të izoluar vendasit janë mësuar me këtë traditë të hershme, ku femrat kanë marrë identitetin social të gjinisë tjetër në këmbim të privilegjeve që i përkasin meshkujve: pronësia e tokave, jeta indipendente, puna dhe pirja në lokale. Por Hakija dhe të tjerë si ajo janë fundi i një historie traditash patriarkale 600 vjeçare të gjatë, që po vdes me përballjen me modernizimin. Ka më pak se 20 virgjëresha të betuara, siç njihen ndryshe, të mbetura në vend” (Marion Quillard, Revista Chatelaine, “Gratë që jetojnë si burra,” 13/1/2012). Ky realitet gjinor shqiptar theksuar në Veriun e Shqipërisë nuk arrihet të kuptohet mirë nga bota e jashtme dhe keqinterpretohet duke e lidhur gabimisht me tendenca seksuale dhe jo me identitetin social. Toleranca e shoqërisë shqiptare ka lejuar dhe pranuar transformimin gjinor – fenomeni “virgjëreshat e betuara”. Kjo tolerancë e shqiptarëve vihet re edhe në harmoninë midis besimeve fetare në vend dhe dëshirën për paqe ndër kombe. Tradita e veçantë e burrneshave filloi të zhduket me ardhjen e modernizimit. Historia botërore moderne e lëvizjes feministe në fund të shekullit XX karakterizohet nga përpjektet që gratë të fitojnë të drejtën e votimit, arsimit dhe punësimit. Shqipëria është ndër të parat që i jep grave të drejtën e votimin në vitin 1920, të njëjtin vit kur në Amerikë iu dha e drejta e votimit për gruan në të gjitha shtetet e Sh.B.A.-së. Në Amerikë e drejta e votimit për gratë filloi në shtetin e Nju Xhersit në vitin 1776 (e cila u hoq në vitin 1807 bashkë me të drejtën e votimit të burrave me ngjyrë), vijuar nga Kentaki në vitin 1837. Ndërkohë në Angli grave iu dha e drejta e plotë e votimit në vitin 1928, në Francë shumë vite më vonë në 1944 dhe në Itali në 1945. Gratë e para u zgjodhën në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 1945, 6 femra dhe 76 meshkuj. Në periudhën 1970-1991 “përqindja e grave në Kuvend ishte relativisht e lartë duke u rritur 30%” (INSTAT, Raporti UN Women “Femrat dhe Meshkujt në Shqipëri,” 2014, f. 67). Viti 1974 rezulton numrin më të lartë të femrave në përbërjen e Kuvendit të Shqipërisë me 83 femra dhe 167 meshkuj. Në legjislacionet e viteve 1997, 2001 dhe 2005 pjesmarrja e grave në Kuvend ishte konstante mbi 10%, ndërsa në vitin 2013 ka arritur në 18%, me 25 femra dhe 115 meshkuj (Instat, 2014, f. 67). Dr. John Kolsti diskuton progresin e statusit të gruas shqiptare gjatë viteve 1960-80 në librin “Gratë, Shteti dhe Partia në Europën Lindore” (Women, State and Party in Eastern Europe, 1985, f.138-151). Sipas Dr. Kolstit revolucioni kulturor në vitet 1960-të solli në qendër të drejtat e grave në Shqipëri të cilat ishin faktori i mbijetesës së qeverisë dhe kombit shqiptar. Në vitet e pasluftës (1940-50) gratë shqiptare vullnetarisht dolën partizane në grupe, por nuk kishin jetë politike. Revolucioni kulturor (1960-70) në Shqipëri, ndryshe nga e kaluara Otomane ku gratë ishin të shtypura dhe pa të drejtë arsimi, solli ndryshim në qëndrimin e qeverisë shqiptare duke i përfshirë gratë në parti, ministri dhe duke i dhënë rëndësi edukimit dhe emancipimit të tyre. Vitet 70-të theksuan një imazh të ri të gruas shqiptare me modernizimin e vendit dhe zhvillimin e industrisë dhe agrikulturës. Kontributi i gruas në këto vite shihet në forcën punëtore, në qendrat e reja për të transformuar shoqërinë shqiptare drejt shërbimit social, punës jashtë shtëpisë dhe përkujdesit të familjes dhe përhapjen e shkollave edhe nëpër qytete dhe fshatëra. “Në vitin 1978, 47 % e popullatës në shkollat shqiptare ishin femra; 44% e atyre në programe të avancuara ishin gra” (John Kolsti, f. 148). Dr. Kolsti thekson se ndryshe nga Europa Lindore, ku gratë avanconin vetëm në parti, gratë në Shqipëri avancuan në shumë fusha. Emancipimi i grave në Shqipëri në vitet 1973-76 inkuadroi gratë në strukturat politike, në sektorin ekonomik, trajnime në ushtri dhe në ministri (Kolsti, f. 148). Imazhi i gruas shqiptare u zhvillua nga ajo e heroinës në figurë e rëndësishme politike. Në shekullin XXI gratë fitojnë gjithnjë e më shumë të drejta në jetën sociale, ekonomike dhe politike. Në ditët e sotme shteti shqiptar ka bërë reforma drejt integrimit evropian.
Sipas raportit të OKB-së “në sektorët e Shëndetësisë dhe Arsimit femrat zenë peshën më të madhe e të punësuarve, përkatësisht 68.2% dhe 72.4%” ndërsa shumica e gjygjtarëve në Gjykatat Administrative në vitin 2013 janë gra, 60%, 10 meshkuj dhe 15 femra (INSTAT, 2014, f. 63). Në misionet diplomatike shumica janë gra në pozitën ministër fuqiplotë (76% femra) dhe sekretar i parë (26 femra, 19 meshkuj), ndërsa 17% ambasadore. Pavarësisht këtyre zhvillimeve dhuna fizike ndaj grave mbetet një sfidë. Raporti i OSBE-së flet për veprimtaritë e organizuara nga qeveria për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe të rinjve për dhunën në familje. “Dhuna në familje vijon të përbëjë një problem të mprehtë social në Shqipëri Qeveria nisi një fushatë ndërgjegjësimi për dhunën në familje dhe punoi për fuqizimin ekonomik të grave, duke krijuar mundësi për formimin profesional dhe punësim. Prezenca zhvilloi një sërë forumesh ndërgjegjësuese për të rinjtë mbi dhunën familjare për zbatimin e kuadrit ligjor përkatës” (Raporti i OSBE-së për Shqipërinë, 2014). Parlamenti i Kosovës me 7 prill 2011 zgjodhi Presidente Atifete Jahjaga, gruaja e parë në Ballkan që mban këtë detyrë të lartë, duke siguruar 80 vota nga 101 deputetët, vijuar nga presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, zgjedhur në shkurt 2015 me 50.74% të votave. Gjatë vizitës në Japoni në 18-22 mars 2015 Zonja e Parë amerikane Michelle Obama promovoi nismën globale “T’i lëmë vajzat të mësojmë” (Let Girls Learn). Programi me mbikqyrje nga Korpusi i Paqes të Sh.B.A-së, përfshin edhe Shqipërinë ndër 11 vende të tjera dhe ka për synim arsimimin e 62 milion vajzave në botë (Shtëpia e Bardhë, 18 mars 2015). Shqipëria sot ka bërë shumë hapa për të bërë të mundur pranimin e saj si pjesë e Evropës. Shqipëria sot reflekton një shoqëri demokratike, ku gruaja shqiptare gëzon pavarësinë e saj femërore.(Kortezi:ATSH)

Filed Under: Interviste Tagged With: Ermira Babamusta, Flora Nikolla, Gruaja Humanitare

Vizioni autentik i Liliana Peres tek “Gruaja shqiptare në botë”

March 5, 2015 by dgreca

Nga Flora NIKOLLA/
Tirane, 5 Mars /ATSH- Përkushtimi maksimal për familjen nuk do të vlente nëse nuk do të merrte pjesë në problemet dhe ecurinë e çështjes së gruas. Kjo ishte edhe arsyeja e korespondencës me Presidentin e SHBA, Barack Obama, ku Liliana Pere, bashkoi zërin e saj kurajoz për të mbrojtur të drejtat e gruas në mbështetje të një kauze të madhe. Liliana Pere, e diplomuar në Inxhinjeri Informatike, ka vite që kur vendosi t’i kushtojë vëmëndje dhe kohë çështjes së gruas. Frymëzimin e gjeti në organizatën ndërkombëtare “Women International Networking”, një organizatë që i fuqizon dhë i lidh gratë me një vizion autentik, femëror dhe global. Duke punuar e duke marrë pjesë në kongrese ndërkombëtare të gruas, mendoi të ndërtonte Portalin “Gruaja Shqiptare në Botë”, një portal arshivë, mjet i përbashkët i grave, që ajo e quan “kala vlerash” ku pasqyrohen histori të ndritura të grave nga viti 1935 deri në ditët tona. E gjitha kur e sheh, është një portal kushtuar grave që kanë bërë dhe bëjnë histori jashtë kufijve të Atdheut dhe jo vetëm. Mendon se përmes këtij portali, unifikohen vlerat ashtu si edhe krijohet një sistem vlerash. Shumë modeste ne punën e saj, paqësore dhe me shpirt të madh, ajo tregon se këtë portal e ka punuar me shumë përkushtim respekt, pasion, me një emërues të përbashkët që është Komuniteti i Gravë shqiptare, sukseset e tyre kudo ku punojnë,dhë jetojnë. Dhe reagimi i Zonjave shqiptare në lidhje me këtë portal, duke ju referuar rrjeteve sociale ka qënë shumë pozitiv dhe shumë i mirëpritur. Këtë portal, në prag të këtij 8 Marsi, Liliana Pere, me altruizmin e saj fisnik, ja ka dhuruar Organizatës Albanian Excellence, ku tani punon si kordinatore. “Dëshëroja me shpirt të beja diçka, për gruan shqiptare, dhe organizata Albanian Excellence është një organizatë serioze e cila synon suksesin e shqiptarëve kudo në botë dhe ngritjen e një sistemi vlerash”, thotë ajo.
Për realizimin e këtij portali ka punuar shumë, në rreth 2 vjet ka bërë kërkime, grumbullim të materialeve, kontakte, publikime, identifikime nga burime të konfirmuara. Por jo vetëm kaq, në emër të humanizmit Liliana, ka krijuar dhe disa portalë falas, të bizneseve të cilat administrohen nga gratë, si dhe një Portal për Shoqatën e intelektualëve shqiptarë që kanë studiuar në Itali. Për Liliana Peren, familja dhë fëmijët janë gjthshka, frymëmarrja, shpirti, dashuria, jeta e saj. Mendon se më punë e përpjekje së bashku me bashkëshortin e saj, kanë arritur të ndërtojmë një familje të suksesshmë, bashkë më të dy fëmijët që kanë studiuar dhe janë diplomuar në nivel doktorature në Universitetin La Sapienza në Romë, Itali.
F.N : Znj Liliana, ju keni kohë që i jeni kushtuar kauzës së gruas, si e shihni ju sot këtë kauz ?
L.P : Dua të citoj një thënie të Margaret Fuller, një grua e emancipuar, gazetare dhe publiciste amerikane, “Ajo çfarë ka nevojë një grua nuk është të dominojë, por si natyrë – të rritet, si intelekt- të perceptojë, si shpirt – të jetojë ë lirë, dhë e shpenguar. Po qe se gratë do të ishin në gjëndjë të zhvillonin forcën dhe bukurinë e tyre si gra, ato nuk do të uronin kurrë të ishin burra. Në mentalitetin e burrave-shkruante ajo, gratë shihen si skllave”, sepse kishte besim në aftësitë dhe cilësitë e gruas. Fullër deklaronte së gratë janë në gjëndje të bëjnë çdo lloj pune, madje dhe ” kapitene detrash”. Dhe këto thënia janë shumë të bukura plot vlerë dhe aktuale dhe sot për ditët që jetojmë.Në mendimet dhe në aspiratat e çdo gruaje nevoja dhë qëllimi për të qënë një nënë e mirë, një grua unike që përmrësohet dhë rritet çdo ditë është brënda saj. Roli dhe misioni më i rëndësishëm dhe primar për çdo grua është mëmësia.Përpjekjët e mia për të qënë një nënë dhe edukatore e mirë kanë qënë të vazhdueshmë gjatë gjithë kohës që prej momentit që jam bërë grua dhë nënë. Përkushtimi maksimal për familjen nuk do të vlente nëse nuk do mendoja të merrja pjesë në problemet dhe ecurinë e familjes së madhe që ka shoqëria shqiptare. Unë jam diplomuar për Inxhinjeri Informatike dhe kam punuar një periudhë të gjatë prej 15 vitesh në Kompaninë më të madhë të Telefonisë fikse Albtelecom si specialiste dhe informaticiene. Përpjekjet për t’u rritur profesionalisht kanë qënë të vazhdueshme. Kur u shkëputa nga kompania,vendosa t’i kushtoja më shumë vëmëndje dhe kohë kauzës së gruas. Pasioni im është informatika, unë navigoj shumë kohë në internet, gjithmonë, për të mësuar dhe për ti vënë në jetë ato që mësoj.
F.N: Ju keni aderuar edhe në organizata ndërkombëtare që punojnë më çështjen e gruas sot …
L.P : Inspirimin tim e kam gjetur në organizatën ndërkombëtare ‘’Women International Networking’’, tek liderja e saj që shikon përtëj vehtes, një grua shumë dimesionale shpirtërore dhe njerëzore, intelektuale, aktive në çdo kohë në ndihmë të subjekteve ku aderojnë gra dhe fëmijë ne të gjithe boten. Në këtë organizatë ‘’WIN’’ unë aderoj si anëtare nga viti 2012 dhe në vazhdim. WIN ‘’është një organizim, një rrugë për të punuar dhë për të qënë në botë; WIN zhvillon, fuqizon dhë i lidh gratë me një vizion autentik, femëror dhe global. WIN është si një diamant ndritshëm, i shkëlqyër dhe transparent, dhe unë besoj se dhe ne grate jemi si ai. Win jep shkëlqimin e merituar grave, inovacionin, urtësinë thjeshtësinë, kthjëlltësinë, profesionalizmin e lartë dhe forcën e madhe për mbrojtjen e të drejtave, në skajet e gjithë botës, nëpërmjët një procesi aktiv të konferencave dhe takimeve globale sipas axhendës vepruese-vazhduese në 2015. Kristin Wngvig, është themeluës dhe lideri i ‘’WIN ‘.Marrëdhënia ime më këtë organizatë është produktive e ndërsjellë dhe shumë inspiruese. Jam e mirëinformuar për çdo aktivitet të saj dhe e ftuar në çdo takim dhe konferencë me tematika të ndryshmë në lidhje më forcimin e rolit të gruas, ku ndihem e ndëruar. Në muajin Maj organizohet konferenca në Gjenëvë ku jam e ftuar dhe mezi pres të shkoj.
.N :Ju keni ndërtuar portalin “Gruaja shqiptare në botë” , e keni ndërtuar vullnetarisht dhe me shume passion. Ku konsiston ky portal dhe a mendoni ta zhvilloni këtë portal më tej?
L.P: Portali ‘’Gruaja Shqiptarë në Botë’’ është një Portal arshivë, mjet i përbashkët i grave, kala vlerash do të thosha më mirë, shumë i bukur dhe interesant, ku pasqyrohen histori të ndritura të grave nga viti 1935 deri në ditët tona, kushtuar grave që kanë bërë dhe bëjnë histori jashtë kufijve të Atdheut ndër vite. Mendoj se kështu ne unifikojmë një sistem vlerash të cilat i kemi në botë. Këtë portal e kam punuar më përkushtim respekt e pasion, dedikuar Komunitetit të Gravë shqiptare, sukseseve të tyre kudo ku punojnë, për t’i rezistuar kohës, për ta lexuar dhe parë sot dhe shumë gjatë në kohë. Në këtë portal gratë bëjnë të njohur formimin, punën,sukseset, kontributin, prezencën aktive në komunitet si nëna, si gra, si profesioniste të zonja, në çdo fushë ku punojnë dhe në çdo vënd ku jetojnë. Për këtë portal unë do të vazhdoj të punoj që ta pasuroj më figura të reja të suksesshme,që do ti promovojmë me vlera të reja sepse gratë çdo ditë bëjnë histori.
.N: Sa të ndjeshme kanë qënë gratë ndaj ndërtimit të këtij portali?
L.P : Reagimi i gravë nga promovimi i këtij portali në rrjetet socialë ka qënë mjaft pozitiv dhe shumë i mirëpritur. Ndjej se kam marrë shumë sadisfaksion nga shumë gra, nëpërmjet mesazheve dhë komenteve. Kam marrë shumë falenderim dhe nga CEO e Internacionales së gruas, nga zonja Kristin Engvig dhe shumë emra të njohur të shumë fushave. I falëndëroj shumë. Portalin në këtë 8 Mars, ja kam dhuruar Organizatës Albanian Excellence, ku tashmë punoj si kordinatore. Linku http://albanianexcellence.wix.com/woman. Për ta realizuar këtë portal kam punuar shumë, rreth 2 vjet kërkime, grumbullim të materialeve kontakte, publikime,identifikime nga burime të konfirmuara. Dhe sot gratë shqiptarë të suksesshmë kanë Portalin e tyrë që në të ardhmën mendoj të jetë libër. Ne emer te Humanizmit kam krijuar disa portalë falas ne biznese të cilat administrohen nga gratë, si dhe një Portal për Shoqatën e intelektualëve shqiptarë që kanë studiuar në Itali.
F.N : Pse ja dhuroni këtë portal Albanian Excellence ?
L.P : Dëshëroja me shpirt të beja diçka, për gruan shqiptare, dhe organizata Albanian Excellence është një organizatë serioze e cila ka si synim suksesin e shqipetarëve kudo në botë, ngritjen e një sistemi vlerash.Ky qëllim përputhet me idenë dhe punën time të fokusuar në gruan shqiptare të suksesshme në botë në këtë portal. Eshte kala virtuale e grave shqiptare me vlera të verteta .
F.N : Ju i keni dërguar letër presidentit amerikan Obama. Si dhe pse ju lindi ideja për ti dërguar letër presidentit më të fuqishëm të botë ?
L.P : Sensibilizimi i opinionit shqiptar për problemet që unë i kam shkruajtur Z Obama ka qënë tepër i madh. Amerika historikisht ka qënë një mik mbrojtës dhe mbështetës i shqiptarëve. Duke pasur parasysh këtë gjë unë i kërkova ndihmë për të mbrojtur të drejtat e gruas dhe të kombit tim.Bashkova zërin tim me zerin kurajoz të shumë shqiptareve në botë. E falenderoj shumë z President se në të dyja rastet pergjigjet kane qenë pozitive dhe inkurajuese në mbështetje te kauzës së gruas.
F.N: Ju jeni një bashkëshorte dhe një nënë e lumtur, të dy fëmijët tuaj kanë studiuar në nivel shumë të mirë në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Keni arritur të ndërtoni një histori suksesi në familjën tuaj, si ndihet Liliana sot ?
L.P : Për mua familja dhë fëmijët ë mij janë gjthshka, frymëmarrja ime, shpirti,dashuria, jeta. Mendoj se më punë e përpjekje dy palëshe, im shoq dhë unë kemi arritur të ndërtojmë një familje të suksesshmë, bashkë më të dy fëmijët e mi, që kanë studiuar dhë janë diplomuar në nivel doktorature në Universitetin La Sapienza në Romë, Itali. Sinqerisht ndihem e plotësuar në ato aspirata që kam patur për jetën. Por e mira nuk ka fund. Ngelet mjaft punë, që njohuritë e tyrë të shkojnë në dobi të familjeve që do krijojnë dhe në dobi të shoqërisë. Jeta është vërtetë një shkollë e madhe për të gjithë.
F.N: Znj Liliana, duke i kushtuar vëmëndjën tuaj të plotë çështjes së gruas, si e shihni gjëndjen sociale të gruas shqiptare sot ?
L.P : Të flasësh për pozitën e gruas, për rolin e saj, për vëndin që i takon dhe për vendin që ajo zë në shoqëri do të thotë të trokasësh në një derë që është e mbushur me dyshime përifrazime dhe retorika jo të pëlqyeshme si dhe më spekulime të shumta. Prandaj më lejoni të bëj një panoramë më të konkretizuar dhë të përmbledhur të pozitës dhe vëndit që gëzon gruaja, Pozita dhë statuti i saj: Sistemët kapitaliste, ashtu edhe ato socialiste, besojnë në supremacinë e mashkullit ndaj fëmrës në të gjitha fushat e jetës dhë kulturës. Padyshim së gruaja është ekuilibri i familjes dhë prishja e saj afekton ndjëshmërinë e kësaj bërthame të shoqërisë njërëzore. Në anën tjetër mirëqënia e përparimi i saj bëhët shkak të ndërtohet një shoqëri e një komb i shëndoshë dhë i aftë për të përballuar të gjitha sfidat e që kalon familja, dhe gjithë shoqëria. Sot çdo herë e më shumë të drejtat e njeriut po lidhën më konceptin e sigurisë njerëzorë. Në këtë drejtim siguria njerëzorë në përspektivën gjinorë nënkupton ekzistencën e lirisë nga frika e dhunës, trajtimit të pabarabartë në të gjitha sfërat e jetës publikë, pabarazisë në arsim, punësim për të zvogëluar atë dallimin në mes të barazisë formale më atë realen. Sot kur të gjithë vëndet garantojnë barazi formale, dhuna ndaj gruas në familjë vazhdon të këtë një tolerancë dhe nga organet e vendosjes së drëjtësisë. Shohim që vazhdon diskriminimi i gruas në punësim, në pagë, e në arsim. Problemet mund të zgjidhen vetëm më përpjekje të përbashkëta dhe me një debat të gjërë shoqëror. Por po i jap disa mendime të miat veprimi konkret, së paku në shoqërinë tonë. Mendoj se duhet rritur përpjekja që gruaja të jetë pjesë aktivë në edukim për te drëjtat e njëriut në përgjithësi dhe për të drejtat e gruas në veçanti. Mendoj se përqëndrimi i shoqërisë sonë në edukimin e vajzave në përgjithësi është jetik, dhe do të rezultojë pozitivisht, që nënkupton përfaqësim më të madh në jeten sociale, publike, politikë qeverisje,arsim,ekonomi,shoqëri civile, pjesmarrje të gjërë në jetën kulturorë. Sistemi ynë i drejtësisë, tolerancën duhet ta ketë 0 ndaj krimit dhe sidomos krimit në familje. Në rast të veprimit të kundërt, të funksionojnë mekanizmat e OKB-së ose Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njëriut. Lufta për të mbrojtur të drejtat e gruas duhet të jetë e panderprerë, jo më fushata, por në krijimin e një shoqërie me të sigurtë e më paqësore, më të integruar, duke ndërtuar e lartësuar sistemin e vlerave njerëzore.
F.N: Cili është urimi që keni për gratë në këtë 8 mars ?
L.P : Për festën e 8 marsit uroj motra kudo që punoni e jetoni në botë të jeni nëna të shkëlqyera, gra unike të forta, dukë u përballur dhë fituar sfidat e jëtës çdo ditë. Më Teknologjinë e komunikimit bota është bërë e vogël dhë lehtësisht ë komunikueshme. Kontributi i çdo guajë është i rëndësishëm në forcimin e rolit të gruas dhe përparimit të gjithë shoqërisë. Respekt e mirënjohje të gjithë komunitetit të vajzave grave e nënave kudo ku ato punojnë dhe jetojnë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Flora Nikolla, Liliana Peres tek “Gruaja, ne bote, shqiptare, Vizioni autentik i

‘Xhungël’ e zgjuar nga Andis Gjoni në Manhattan

February 12, 2015 by dgreca

Nga Flora Nikolla/“Efekti është i menjëhershëm. Një barrakë në pyll me binarë që zgjaten në kënde agresive në një sfond të tejdukshëm të pikturuar në mënyrë abstrakte” “shkruan Korbin Uent , kritik amerikan teatri, për dramën “Sy për Konsuelën” me skenografi të Andis Gjoni, artist shqiptaro-amerikan me banim në Nju Jork, nje vepër e cila vijon të shfaqet me sukses në teatrin “Gene Frankel” në Manhattan. Nju Jork .
“Në këtë shfaqje e gjejmë veten të rrethuar nga një xhungël e realizuar me shumë zgjuarsi nga Andis Gjoni”, vijon komentin e tij kritiku amerikan për artistin, një nga skenografët shqiptarë i cili pas viteve 90-të, arriti të sjellë një erë të re në konceptin e skenografisë shqiptarë në lëvizje dhe jo vetëm dhe që me shumë sukses vijon karrierën e tij në një nga metropolet më të mëdha botërore siç është Nju Jorku.
Si produksion i kompanisë Teatrore “White Horse Theater”, kompani e specializuar në vënien në skenë të autorëve amerikanë, “Sy për Konsuelën”, në rreth një javë që po shfaqet duket se është mirëpritur nga nje rreth artistësh në Nju Jork ashtu dhe nga shtypi amerikan dhe i komunitetit shqiptar atje .
Me sa duket edhe këtë herë, skenat e realizuara nga Andis Gjoni , janë siç shkruante në vitin 2006 producentja amerikane, Ketrina Kent , “një gjetje origjinale dhe shumë e bukur”. “Artisti karakterizohet nga një krijimtari e rrallë ndërsa rezultati në skenë është vërtetë magjik” shkruante Kent në atë kohë për skenografine e dramës “Xhaxha Vanja” me realizuar nga Andis Gjoni ne NYC.
Këtë herë artisti i njohur dramën e bazuar në tregimin “Buqeta blu” të nobelistit meksikan Oktavio Paz , e cila sintetizon dramën shpirtërore të një mesoburri (Henri), amerikan shpirt-humbur, që endet si në ëndërr në xhunglën Meksikane, Andis Gjoni në skenografinë e tij e vendos në udhëtim . Dhe si simbol të këtij udhëtimi artisti ka gjetur lundrën . Dhe ky pikërisht është udhëtimi i Henrit në dallgët e jetës së tij, vendosur nga artisti në një sfond abstrakt që perifrazon vizualisht pikturat e Xhekson Pollokut.
“E vendosa këtë vizion sepse i përshtatet shumë mirë pjesës, shpreh mirë ndjesinë e një jete dhe situate abstrakte- ekspresioniste, shpreh tallazet e saj, pasigurinë e një xhungle”, i tha ATSH-se Andis Gjoni duke shtuar se kështu mendonte se jepte plotësisht atmosferën e dramës që ka kjo pjesë. Autori në nisje të dramës vendos dhomën e personazhit kryesor Henrit në një godinë që pamjen nga spektatori e ka në formën e bashit të një anije.
“Unë mendova ta çoj më tej abstragimin dhe ta vendos personazhin kryesor në një mjet lundrues të pasigurtë siç është lundra një mjet i sajuar që mund të të hedhë në ujë në çdo çast” tregon Andis Gjoni duke zbuluar njëherazi mendimin dhe konceptin e tij artistik, abstragimin që i bën fabulës së dramës, e cila në vetvete , është një metaforë e fuqishme e botës amerikane ku emigrantët nuk ndjehen të. E gjithë skena jepet e rrethuar nga një sfond transparent që jep pamjen abstrakte të një pylli ose deti me tallaze, përmes të cilit shfaqen vegimet e ëndërrimeve ose demonëve të personazheve .
Kur sheh skenografinë e Andis Gjonit, ve re se çdo detaj është i menduar deri në imtësi. Tavolina, llampa e vajgurit, shtrati i varur, koloriti i skenës i jep tonin e një jete të konsumuar , duke e bërë sa eraliste dhe te prekshme skenën nga shikuesi nën një koncept abstrakt.
E gjithë skenografia duket se është e ngritur mbi ide të shtresëzuara dhe te menduara artistikisht nga autori. Ato zbulojne pak nga pak misterin e pjesës ashtu siç zbulohet pak nga pak shpirti i personazheve gjatë zhvillimit të dramës, dhe pikërisht ketu qëndron edhe filozofia e konceptit te skenografisë se Gjonit.

Regjisorja e “Sy per Konsulën”, Sindi Marion duke vlerësuar bashkëpunimin më të ri me Andis Gjonin tha “se edhe këtë herë sikundër në realizimin e produksioneve të tjera ishte ndjerë shumë mirë gajte punes me të” .
“Në “Sy për Konsuelën”, natyra e shfaqjes kërkon një skenografi ëndërrash për një amerikan, i cili përballet me një lloj makthi në betejën me demonët e brendshëm shpirtëror. Për këtë, Andisi ka krijuar mjedisin e përsosur me ndërtimin e kësaj bote të humbur si xhungël me këtë lundër mbi të cilin ky njeri endet në mëshirë të fatit”, tha ajo.
Sipas saj, lundra shërben si metaforë për njeriun në vetmi, i cili endet në mëshirë të fatit në një botë të izoluar dhe të cilit, në njëfarë mënyre i duhet të gjejë veten në dete të humbura. Ndërkohë ne fund të dramës shihet rikthimi i personazhit te vetja dhe në zemrën e tij dhe tashmë mund të kthehet sërish në atdheun e tij në Amerikë si njeri krejt tjetër.
“Mendoj se Andis Gjoni me anë të kësaj skenografie ka realizuar më së miri metaforën e kësaj bote të izoluar dhe besoj se asnjë skenograf tjetër dhe askush tjetër veç tij nuk do të ishte në gjendje ta bënte këtë”, u shpreh regjisroja amerikane.
Në rolet kryesore ne kete drame interpretojnë aktorë të mirënjohur që marrin pjesë në filma televizive ne kanalet tëe njohura amerikane si Richard Fiske (Henri) Roberto Adolpho ( Amado) Pietro Gonzales (Vijejo) Marieta Carrero (Konsuelo)
Andis Gjoni ka një aktivitet të gjërë në fushën e skenografisë ë Nju Jork. Duke arritur të hyjë në botën e Broduejit, janë të shumta skenografitë e realizuara prej tij , por edhe të nderuara me cmime nga bota amerikane e artit . Kështu në vitin 2008 , skenografi Andis Gjoni u vlerësua me Çmim Nderi për skenografinë dhe dizajnin për shfaqen “Vila Diodadi”, në Festivalin e Muzikaleve në Nju Jork,(SHBA), festivali më i rëndësishëm i teatrit i cili nga krijimi i tij ka promovuar dhe çuar drejt suksesit rreth 130 opera dhe muzikale të ndryshëm. Më parë kësaj trofeje Andis Gjoni kishte marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar Teatror të Mesqytetit, organizuar në Nju Jork, ku u prezantua me skenografinë e komedisë “The Higher Education of Khalid Amir” (“Edukimi më i lartë i Khalid Amirit”), shkruar nga komediografia Monica Bauerndërsa më parë kish qënë pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Fringe midis qindra artistëve nga e gjithe bota, ku u paraqit me skenat e komedisë “PB&J”, apo skenografinë e “Xhaxha Vanja” së Çehovit, vënë në mars të vitit 2006.
Megjithëse jeton prej vitesh në SHBA, ai ka qenë më shumë se aktiv në skenën shqiptare. Ai ishte i pari që solli në skenën shqiptar një musical amerikan kur në vitin vitin 2004 realizoi në Tiranë skenografinë e premierës botërore “West Side Story” (Histori e Anës Perëndimore).
Më pas do të realizonte skenografinë e musicalit “Kiss me Kate”, një bashkëpunim shqiptaro-amerikan, vepër, me një sukses absolut në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, drejtuar virtualisht nga dirigjenti amerikan Thomas Carlo Bo, drejtor artistik i Garden State Music Festival, dhe regjisorja e njohur amerikane Nansy Rhodes. Ndër arritjet e tij në fushën e skenografisë është dhe realizimi skenave dhe kostumeve në operat “Hansel & Gretel” me Operan Shtetërore të Nju Xhersit, skenografinë, kostumet dhe regjinë e operas “Porgy & Bess” të G.Gershuin, në TKOB, regjinë dhe skenografinë e operas “Shërbëtorja Zonjë” nga Xh. Pergolezi me Operan Shtetërore të Nju Xhersit (SHBA), skenografinë e premierës botërore të operës “Vila Diodati”.
Në vitin 2003 ai ishte përfaqësues i vetëm i Shqipërisë në konkursin për Memorialin e viktimave të 11 Shtatorit në SHBA. Po atë vit ideon instalacionin më të madh të realizuar ndonjëherë në Shqipëri, mbulimin e “Piramidës” (ish-QNK) në qendër të Tiranës me një copë tekstili të zezë e cila ishte pjesë e Ekspozitës personale të hapur në ambientet e asaj godine në kryeqytet.
Kur jetonte në Shqipëri ai ishte prezantuar me sukses në fushën e skenografisë së teatrit, cilësuar për një skenografi modern dhe që solli një frymë të re në skenografinë shqiptare të pas viteve ’90 . Përmenden skenografia e “Zonjushës Zhuli” e Strintbergut, e “Ylli pa emër” e Mihai Sebastian, “Jashte bie borë ” e Vincenso Sallemme.
Karriera e tij artistike, veç skenografisë, dallohet edhe në zhanrin e pikturës, e cilësuar nga kritika si një pikturë që mbështetet në mitet dhe legjendat shqiptare apo edhe ballkanike, ndërtuar mbi një stil abstrakt, ku dallohen qartë elementë të surrealizmit. Ato trajtohen përmes një mendim të perceptuar qartë nga Gjoni, i cili abstragon me origjinalitet për të dhënë përjetimet e tij si artist. Piktura e tij ka qënë prezente në një sërë ekspozitash kombëtare dhe ndërkombëtare si “Onufri 2002″, “Onufri 1997″. Ai ishte pjesëmarrësi i vetëm nga Shqipëria në konkursin ndërkombëtar për Memorialin e 11 Shtatorit në Nju Jork (2003).
Andis Gjoni ka lindur në Tiranë më 1968 dhe është bir arti; babai i tij është kompozitori Simon Gjoni dhe nëna e tij koncert maestër Hermira Gjoni. Ai kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve në Tiranë në vitin 1991.
Çfarë kanë thënë për Andis Gjonin
Në shfaqjen “Sy për Konsuelën” e gjejmë veten të rrethuar nga një xhungël e realizuar me shumë zgjurasi nga skenografi Andis Gjoni, efekti është i menjëhershëm dhe pasqyron një barrakë në pyll me binarë që zgjaten në kënde agresive në një sfond të tejdukshëm të pikturuar në mënyrë abstrakte”.
Korbin Uent , kritik teatri
Skenat e krijuara nga artisti shqiptar Andis Gjoni janë një gjetje origjinale dhe shumë e bukur, ai karakterizohet nga një kreativitet i rrallë dhe rezultati në skenë është vërtetë magjik. (“Xhaxha Vanja” 2006)
Ketrina Kent producente amerikane
Andis Gjoni ka krijuar një skenografi spektakolare. Ai ka krijuar edhe skenën shumë të bukur të operas «Shërbëtorja zonjë». Skenat e krijuara prej tij janë shumë të bukura dhe e përçojnë aq mirë situatën dhe dramaticitetin e muzikës dhe të zërave.(“Hansel & Gretel” 2010)
Ane Marie Mulhauser, Anëtare e Bordit drejtues të Operas Shtetërore të Nju Xhersit.
Opera “Porgi dhe Bes” me skena dhe regji të Andis Gjonit është një nga produksionet më të mira të krijuara në TKOB. (“Porgi & Bess” 2009)
Zhani Ciko artist-muzikolog
Të punosh me Andis Gjonin është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Asnjëherë më parë nuk kam parë nga një skenograf një entuziazëm, energji dhe përkushtim të tillë. Me një kujdes edhe për detajet më të vogla ai kurrë nuk bën kompromise që do ishin në dëm të integritetit artistik. Kam mësuar shumë nga puna me të, idetë e tij skenografike ndihmuan shumë në formimin e konceptit dhe vënies në skenë të kësaj shfaqjeje. (“Mina” 2008)
Cyndy Marion regjisore amerikane
“Jam krenare për këtë bashkëpunim me Andis Gjonin dhe artistët e tjerë shqiptarë në suksesin e një shfaqjeje të denjë për skenat e Brodueit”
Nancy Rhodes – regjisore amerikane (gazeta Shqip – 13 Nëntor 2007)
E gjithë skenografia e artistit Andis Gjoni ishte në funksion të lojës aktoriale dhe jo vetëm i ndihmonte por edhe evidentonte në maksimum mizanskenat dhe momentet e kësaj drame filozofike. Gjithçka ishte punuar me një profesionalizëm të thellë deri edhe detajet më të vogla skenike. (“Mina” 2007)
Astrit Tota – skenograf (Gazeta Panorama 15 Nentor 2007)
E gjithë skenografia e artistit Andis Gjoni ishte në funksion të lojës aktoriale dhe jo vetëm i ndihmonte por edhe evidentonte në maksimum mizanskenat dhe momentet e kësaj drame filozofike. Gjithçka ishte punuar me një profesionalizëm të thellë deri edhe detajet më të vogla skenike. (“Mina” 2007)

Filed Under: Kulture Tagged With: ‘Xhungël’ e zgjuar nga Andis Gjoni në Manhattan, Flora Nikolla

Mjeshtri i fjalës Stefan Cvajg

February 10, 2015 by dgreca

Nga Flora Nikolla/- “Përmes jetës sime janë turrur tërë kuajt e murrmë të apokalipsit, revolucion dhe zi buke, zhvlerësim paraje dhe terror, epidemi dhe emigracion”, shkruante në biografinë e tij artistike ‘Bota e djeshme’, shkrimtari austriak Stefan Cvajg, i ndarë tragjikisht nga jeta 73 vjet më parë.
Ai i dha fund jetës bashkë me gruan e tij të dytë, me 22 shkurt të vitit 1942, në Brazil, ku dhe kishte emigruar pasi ishte tronditur nga ardhja e nazizmit në fuqi dhe nga fitoret e tij.
Shkrimtari me famë botërore lindi në Vjenë në vitin 1881. Ai studioi filozofi dhe histori letërsie, ndërsa në vitin 1904 mbaroi doktoratën për filozofi dhe arte të bukura në Universitetin e Vjenës.
Cvajg shkroi novela dhe tregime, si edhe shumë biografi të figurave të njohura të historisë botërore, ndër të cilat më e famshmja është biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshës Mari Antuanete. Ato që e bënë të famshëm në mbarë botën ishin novelat, të cilat me psikologjinë e tyre depërtojnë vazhdimisht në karaktere të shumta lexuesish.
– Disa nga librat më të fundit të Cvajgut të përkthyera në shqip – Mjeshtri i fjalës, Stefan Cvajg, është një nga autorët më të kërkuar nga lexuesit shqiptarë, gjë që ka shtyre shtëpitë botuese shqiptare, që çdo vit të sjellin në shqip veprat e tij. Përgjatë viteve të fundit në stendat e librarive janë publikuar disa vepra të shkrimtarit me famë botërore ndër të cilat përmenden ‘Bota e djeshme’, “Orët yje të njerëzimit”, ‘Legjenda dhe portrete’ etj.
Në faqet e para të romanit ‘Bota e djeshme’ gjendet mbishkrimi shekspirian “T’i bëjmë ballë kohës, ashtu si të na vijë”, në të cilën autori ka mbështetur forcën e tij logjike dhe shpirtërore.
Në një plan tërësisht historik “Bota e djeshme” është Vjena dhe Europa me 1914-ën, atje ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para, atje ku ai ndërtoi stadet e tij të intelektit, atje ku letërsia iu bë pasion i përhershëm, ku udhëtimet i pati të shumta dhe lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë. Ky roman para se gjithash është një libër – dëshmi nga më tronditësit, me të thellët, më aktualet që na bën të kuptojmë shekullin që shkoi.
Një përmbledhje miniaturash historike është dhe libri ‘Orët yje të njerëzimit’. Cvajgu i njohur për portretet e tij historike, shkruan në hyrje të këtij libri arsyen pse mori penën dhe hodhi në letër çaste të zgjedhura nga epoka të ndryshme historike Mora penën dhe vendosa t’i veçoj ngjarjet si të madhërishme që janë. E bëra me synimin për të mos u harruar”.
Ndërsa librin “Legjenda dhe Portrete”, Cvajg e konturon si një libër që përmes përshkrimeve, portreteve dhe legjendave që nga zanafilla e njerëzimit, ndihmon për të kuptuar shekujt e kaluar, si dhe për t’i konceptuar si të qenësishme edhe tani, në kohët moderne.
“Koha ngjiz figurat, unë vetem sa i përshkruaj me fjalë dhe ky rrëfim nuk ka të bëjë aq fort me fatin tim, sesa me fatin e një brezi të tërë, të mbetur në mëshirë të fatit gjatë rrjedhës së historisë”, shkruante në ‘legjendat’ e tij shkrimtari i njohur austriak Stefan Cvajg.

Filed Under: ESSE Tagged With: Flora Nikolla, Mjeshtri i fjalës Stefan Cvajg

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT