• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZONJA KIM, PREJ SOT NUK JE MË AMBASADORJA IME

December 2, 2021 by s p

Kombi shqiptar ka nevojë për pajtim, jo për provokime përçarëse.

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence Po të drejtohem me “Zonja Kim”, pasi prej sot, unë si shtetas dhe taksapagues amerikan me origjinë shqiptare nuk të konsideroj si ambasadorja ime në atdheun e të parëve të mi – as përfaqsuese e këtij vendi të madh të lirisë e demokracisë, që e quajmë Amerika jonë e dashur, ku unë dhe familja ime, ashtu si edhe qindëra mijëra shqiptaro-amerikanë nga të gjitha trevat shqiptare kemi gjetur strehim dhe liri për veten dhe familjet tona, ashtu siç kanë gjetur edhe miliona njerëz nga mbarë bota, të arratisur nga komunizmi gjatë shekullit të kaluar. 

Zonja Kim, për pothuaj dy vite në krye të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ti ke shkelur shumë vija të kuqe që një diplomat/e amerikane kurrë nuk do duhej t’i shkelte. Kjo është puna jote dhe e mbikqyrësve tu në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH).  Por gjëja që nuk të falet, të pakën nga pikëpamja ime, është deklarata jote provokuese e ditëve të fundit në facebook të Ambasadës Amerikane në Tiranë, me rastin e 29 nëntorit, “Çlirimit” të Shqipërisë, sipas teje: “Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri”, është urimi i ambasadës që ti kryeson, Zonja Kim. 

Më duhet të sqaroj që në fillim se këtu nuk bëhet fjalë për ata që luftuan për katër vjetë dhe që vdiqën në luftë për çlirimin e atdheut nga nazizmi e fashizmi, por për “çlirimin”, siç e quan përfaqsuesja Kim, që solli në pushtet një regjim komunist gjakatar, me në krye qoftëlargun, Enver Hoxhën.  Regjim i cili, përveç mijëra kundërshtarëve të tij ideologjikë, përfshirë familje të tëra, gra e fëmij e pleq — zhduku pa mëshirë edhe bashkpuntorët e vet më të ngushtë, për pothuaj një gjysëm shekulli. Ky “Çlirim”, në të vërtetë e këtheu Shqipërinë, për pothuaj 50-vjet, në një skenë krimi. E gjithë Shqipëria ishte një burg telash me gjemba.

Respekt për të renët e luftës! Ata luftuan për lirinë e atdheut por jo për robërimin e shqiptarëve nga komunizmi ndërkombëtar sllavo-aziatik. 

Unë nuk dua t’i futem debatit se kush, si dhe kur është “çliruar” ose jo Shqipëria. Kjo nuk është puna ime, as nuk do duhej të ishte as  shqetësimi i një ambsadoreje, e sidomos, jo e një përfaqsueseje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, e cila me dije ose pa dije e quan “Ditë Çlirimi”, ditën kur u përjashtuan nga Shqipëria e Enver Hoxhës, para-ardhësit e saj në Tiranë, diplomatët amerikanë.

More Zonja Kim, ç’dreqi të futi në këto punë të thella, sikur nuk ke probleme të tjera aty në Tiranë.  Ç’të duhet ty të urosh “ditën e çlirimit”, kur vet shqiptarët nuk janë dakort nëse ishte e tillë ose kur ishte. Sigurisht, që kjo nuk është aspak një çeshtje me të cilën duhet të merren ambasadorët perëndimorë, me anë deklaratash personale, pa qenë të vetdijshëm të pasojave serioze që kanë fjalët e tyre për shoqërinë shqiptare. Me këtë deklaratë të papërgjegjshme, ti Zonja Kim po përpiqesh që – në përputhje dhe pajtim të heshtur me Tiranën zyrtare — të legjitimosh dhe të përjetësosh trashëgiminë e nji regjimi komunist kriminal të përmasave botërore. Kjo nuk është e drejtë, as morale, diplomatike jo se jo nga ana jote, zonjë dhe as pjesë e misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!  DASH bëri urimin, në rregull si çdo vit, me rastin e 28 Nentorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditë që festohet nga të gjithë shqiptarët pa dallim – ndoshta Dita e vetme që në të vërtetë bashkon të gjithë shqiptarët kudo që janë. Nga u erdhi kjo ide që të uronit “ditën e çlirimit”?

Me sa dij unë, kjo është hera e parë që një zyrtar/e amerikane i referohet 29 Nentorit si “Ditë Çlirimi”.  Veçse nëqoftse ka ndryshuar diçka ditët e fundit, por me sa di unë, ç’prej vitit 1945 e deri më sot, politika e Shteteve të Bashkuara ka qenë, vazhdimisht, që të njihej 28 Nentori i 1912, si Dita e Pavarësisë së Shqipërisë – dhe kurrë nuk bëhej fjalë, zyrtarisht, nga Departamenti i Shtetit, për “Ditën e Çlirimit” të Shqipërisë, të cilën uroi zonja Kim shqiptarëve, në emër të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë në histori, në mos qofsha i gabuar. Nuk përmendej as nuk bëheshin urime për 29 Nentorin, “Ditën e Çlirimit” të Shqipërisë, sipas të zonjës Kim. Sepse konsiderohej, si një ditë që regjimit komunist kriminal që erdhi në pushtet me forcë, duke vrarë e prerë, burgosur e përndjekur e që ka zhdukur dhjetëra mijëra shqiptarë të pafajshmëm me gjygj dhe pa gjygj.  Departamenti i Shtetit për çdo vit—madje edhe gjatë komunizmit kur nuk kishte marrëdhënie SHBA-Shqipëri – kryesisht, nepërmjet intervistave me ndonjë zyrtar të lartë të DASH, uronte Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe jo ardhjen në fuqi të regjimit komunist enveristo-jugosllav me 29 nëntor, dita e përbashkët e “çlirimit” Enver-Tito!  Por, pas shembjes së komunizmit, është traditë që DASH lëshon çdo vit një deklaratë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë – dhe jo me rastin e “Ditës së Çlirimit” — Albania Independence Day – United States Department of State — ashtu siç ndodhi edhe sivjet. Kjo është një praktikë që DASH bën me të gjitha shtetet e botës, me rastin e ditës së pavarësisë së tyre. Unë nuk jam në dijeni që DASH të bëj ndonjë urim për ardhjen në pushtet të ndonjë regjimi komunist kudo qoftë në botë.

Zonja Kim, shqiptarëve kudo – përfshir ne shqiptaro-amerikanët, por sidomos qindëra mijëra shqiptarëve të prekur nga krimet komuniste e për të cilët nuk ke thënë asnjë fjalë në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave të tyre, – të na shpjegosh se kur ka ndryshuar politika amerikane në lidhje me “Ditën e Çlirimit” në Shqipëri.  Unë nuk e di se kush të shtyri të marrësh vendime të tilla “solo”. Ti ke shkelur shumë vija të kuqe deri tani, por ky urim nga ana jote, vendim personal siç duket, është një ofendim tejet i rëndë për të gjithë liridashësit, por sidomos ndaj të përndjekurve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej regjimeve më kriminale të botës.  Një ditë për të festuar një regjim “çlirimtar”, si një ditë e bardhë për shqiptarët, një ditë kur sipas teje, “shqiptarët të kremtojnë lirinë”, që u siguroi Enver Hoxha.

Për cilin “çlirim” e ke fjalën dhe për cilën “liri” flet, ti Zonja Kim dhe në emër të kujt e bën këtë urim? Për “lirinë” e Enver Hoxhës e ke fjalën?  Megjithëse je në Tiranë për afër dy vjetë, fatkeqësisht, ti ende nuk e di se çfarë krimesh ka bërë komunizmi në atë vend dhe çfarë ka pësuar ajo shoqëri nga ai regjim “çlirimtar”. Ka ardhur koha që të reflektosh, seriozisht, para se — me deklarata të tilla — të koritësh veten, të abuzosh detyrën e lartë diplomatike që të është besuar dhe mbi të gjitha, të poshtërosh vendin që përfaqëson për të gjithë ne taksapaguesit amerikanë — Shtetet e Bashkuara të Amerikës – atdheun tonë të përbashkët, të adaptuar e të dashur. Atdheun e adaptuar, timin dhe tëndin — që na ka dhënë strehim dhe liri, mua, ty dhe familjeve tona, ashtu si edhe miljona të vuajturve, viktima të komunizmit, nga e gjithë bota, të ardhur në këtë vend të bekuar, për të shpëtuar njëherë e mirë, nga “liria” e komunizmit gjakatar ndërkombëtar. 

Krimet e regjimit të Enver Hoxhës, zonja Kim, nuk e bejnë 29 nentorin, një ditë “çlirimtare”, por një ditë të zezë për shqiptarët dhe mbarë Kombin shqiptar, ashtu siç konsiderohet anë e mbanë Evropës edhe sot – ku pushtimi komunist pas Luftës së II Botërore, kujtohet me shirita të zi, ndryshe nga Shqipëria komuniste/socialiste, në karrocën e të cilës ke hypur edhe ti tani me deklaratën tënde, duke e quajtur “fitoren” e komunizmit si, “Dita e Çlirimit”.  

E turpshme, sido që ta shikosh për një përfaqsuese që do duhej të reflektonte dhe të mbronte parimet dhe vlerat e Shteteve të Bashkuara që nuk janë pajtuar kurrë me robërimin e popujve nga komunizmi ndërkombëtar, përfshir regjimin komunist të Enver Hoxhës. Por ja, kush do mendonte, sot një diplomate amerikane, madje shefe e Ambasadës tonë në Tiranë – në kujtesën time, për herë të parë në historinë e 70-viteve të kaluara — i dërgon urimet shqiptarëve për njërën prej ditëve më të zeza që ka shënuar historia e Kombit shqiptar – pushtimin e Shqipërisë nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës.  Ja deklarata e plotë e postuar në facebook të ambasadës amerikane në Tiranë. Nuk i besove syve kur e lexova.

U.S. Embassy-Tirana 

Yesterday at 3:30 AM  · 

“|Shqipëria shënon sot përvjetorin e 77 të Çlirimit. Në këtë festë zyrtare, shqiptarët nderojnë ata që sakrifikuan jetët në luftë dhe kremtojnë lirinë. Gëzuar Ditën e Çlirimit, Shqipëri!”  (Urim i postuar në Facebook të ambasadës së SHBA-ave në Tiranë nentor, 2021)

Si është e mundur, more zonja Kim që – në një shikim të parë — vetëm ambasada e Shteteve të Bashkuara që ti kryeson, dhe ambasada e Rusisë së Putinit e ndoshta ajo e Kinës komuniste në Tiranë – ndryshe nga të gjitha ambasadat e tjera me rëndësi në Tiranë — bëre një urim të tillë për “ditën e çlirimit” të Shqipërisë.  Pas asaj dite që ti e quan si dita e “çlirimit”, dita kur djalli vet solli një regjim që, jo vetëm zhdukte kundërshtarët, por më në fund, shpalli edhe Zotin ilegal, si asnjë vend tjetër në botë.  Siç u shpreh në një shkrim këto ditë në lidhje me këtë çeshtje edhe Akademiku i nderuar shqiptar Z. Artan Fuga: “Dreq vajti puna pas lufte! Me të thatin iku edhe i njomi, sepse paranoja diktatoriale bëri kërdinë, në fillim duke kapur pas qafe tradhëtarët, pastaj duke u rënë në qafë të pafajshmëve dhe më në fund duke i këputur qafën gjithë popullit.”  Nëqoftse ti u bën thirrje shqiptarëve që të “kremtojnë” këtë “liri” që i “këputi qafën gjithë shqitarëve”, atëherë unë dhe shumë të tjerë kemi një mospajtim të madh me ty se çfarë është liria e vërtetë.

Zonja Kim, nëqoftse më lejohet, këshilla ime me kët rast është që si përfaqsuese e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ti duhet të mprosh dhe të promovosh vlerat e përbashkëta dhe jo “fitoret” dhe “lirinë” komuniste – por të mbrosh vlerat, siç janë liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut, të drejtat universale – të cilat, shpresoj se bashkojnë shumicën e popullit shqiptar me amerikanët. Këto janë vlerat e vërteta që duhet të na bashkojnë, Zonja Kim.  Enver Hoxha dhe regjimi i tij kriminal nuk na bashkon se pse me ‘të nuk kemi pasur kurrë asgjë të përbashkët, as gjatë sundimit të tij diktatorial – as nuk kemi as sot gjë të përbashkët me trashëgiminë e tij dhe as me nostalgjikët e tij aktualë, të cilët kanë kapur për fyti mbarë shoqërinë shqiptare.  Janë ata që sundojnë sot Shqipërinë nga postet e tyre dominuese, sidomos në administratën shtetërore dhe qeveritare, por edhe në të gjitha fushat e shoqërisë shqiptare.

30-vjetë pas shembjes zyrtare të komunizmit, ti si kryediplomate amerikane në Tiranë, në vend që të glorifikosh ditën e pushtimit të Shqipërisë nga komunizmi – në përputhje me vlerat amerikane të cilat je betuar t’i mbrosh dhe t’i promovosh — duhet të inkurajosh dënimin e krimeve të komunizmit enverist dhe distancimin e Shqipërisë nga trashëgimia komuniste dhe jo të inkurajosh, me deklarata të tilla, elementët më negativë e përçarës të shoqërisë shqiptare, nostalgjikë të Enver Hoxhës, duke u bërë palë me interpretimin e tyre pro-enverist të historisë shqiptare të shekullit të kaluar.  Kësaj i thonë thjesht, mohim i krimeve dhe glorifikim i kriminelëve, Zonja Kim!

See the source image

                                   Koincidencë apo bashkrendim!?

Tiranë, Nentor 2021 – Shqipëria “demokratike” socialiste! Një sulm i hapët zyrtar kundër lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut nga një deputet i Partisë Socialiste në pushtet, me në krye Kryeministrin Edi Rama. Ky nuk është sulmi i parë i tillë me foto dhe me fjalë nga udhëheqsit më të lartë të Partisë Socialiste.  Pse nuk kërkon Zonja Kim që Kryeministri Rama dhe Partia e tij Socialiste të distancohen nga deputeti i tyre që përhapi, këtë foto-mesazh, me kolegët e tij deputetë në rrjetët sociale? Deputeti socialist është anëtar i Komisionit të Kuvendit të Shqipërisë që merret me sigurinë, një parlamenti i një vendi anëtar i Aleancës NATO, themeluar 72 vjet më parë për të mbrojtur demokracitë perëndimore nga komunizmi bolshevik. Çfarë hipokrizie, Zonja Kim!

Me heshtjen tënde arrogante zonja Kim, ndaj kësaj çeshtjeje dhe të tjerave si këto, nuk arrinë asgjë.  Përkundrazi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë — si asnjëherë më parë në këto 30-vite – për fat të keq, po humb kredibilitetin dhe reputacionin ndër shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, si mbrojtëse e lirisë, demokracisë dhe fjalës së lirë dhe të drejtave të njeriut, duke rrezikuar kështu edhe marrëdhëniet afatgjata midis dy popujve tanë! Deklarata jote, me këtë rast, zonja Kim është provokuese. Me këtë deklaratë ti po bëhesh palë me ata të Tiranës zyrtare që ende mendojnë se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”.  Ti dhe ata jeni të gabuar historikisht dhe të korruptuar moralisht, nëqoftse vërtetë mendoni kështu. 

Miku dhe kolegu i im, shqiptaro-amerikani i urtë, Prof. Sami Repishti, zëri i ndërgjegjës — ish i dënuar politik në regjimin komunist të Enver Hoxhës, që sipas jush solli “lirinë” për shqiptarët – do u këshillonte me këtë rast të mos provokoni me deklarata të tilla: “Ju lutemi, mos lëndoni plagët tona të hapuna”, do të shprehej burri i urtë i komunitetit tonë këtu në Amerikë, i nderuari Prof. Repishti.

Shqiptarët kanë nevojë për pajtim kombëtar! | Gazeta Telegraf

Kombi shqiptar ka nevojë për pajtim, jo për provokime përçarëse!

Frank Shkreli

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

DJALLI KOMUNIST NUK MUND TË BASHKJETOJË ME SHENJËTORËT, Z. KRYEMINISTER

November 30, 2021 by s p

Nga Frank Shkreli 

A person in a suit

Description automatically generated with low confidence Të shtunën që kaloi Shqipëria dhe Vatikani shënuan 30-vjetorin e marrëdhënieve midis tyre duke kulminuar me një vizitë të shtunën në Vatikan të Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe familjes së tij, tre muaj më vonë sepse siç duket kështu i konvenonte agjendës së Kryeministrit Rama. Në të vërtetë, data 7 shtator 2021, përkon 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, të cilat u vendosën më 7 shtator 1991.  Dua të them prej fillimit se si shqiptar i larguar nga vendlindja prej më shumë se gjysëm shekulli, por edhe si katolik nuk mund as nuk dua të fshehi kënaqësinë dhe entuziazmin tim kur një kryeministër ose një president – qoftë nga Shqipëria ose Kosova – bëjnë vizita zyrtare dhe jo-zyrtare në Vatikan.

Me kënaqësi dhe entuziazëm e ndoqa edhe vizitën e ditës së shtunë me 27 nëntor, 2021, të Kryeministrit Rama në Vatikan.  Por vura re një frymë hipokrizie që m’a prishi pak atë entuziazëm dhe kënaqësinë fillestare për vizitën e të parit të qeverisë shqiptare në Kryeqendrën e Kishës Katolike.  E lexova edhe fjalimin e Kryeministrit Rama. Nuk dëshiroj ta kritikoj, por disa gjëra janë aq dukëshme për të cilat duhej të fliste, por që nuk foli Z. Rama, duke zgjedhur t’i anashkalonte. 30-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan (megjithëse tre muaj më vonë) ishte një rast i bukur që KM shqiptar të fliste, si për shembëll për martirizimin e Kishës Katolike shqiptare nga regjimi i Enver Hoxhës. Nuk foli. Nuk e di se pse nuk foli për këtë subjekt. Por dihet se Shqipëria, si asnjë vend tjetër ish-komunist në Evropë edhe sot e kësaj dite refuzon që, zyrtarisht, të distancohet nga regjimi komunist i Enver Hoxhës si dhe nga krimet e tija monstroze, sidomos kundër përfaqsuesve të Kishës Katolike Shqiptare dhe të feve të tjera kryesore të shqiptarëve, pa përjashtuar edhe përfaqësuesit më të denjë të ajkës së Kombit shqiptar të asaj periudhe të errët të historisë shqiptare.  

“E dimë se si kjo marrëdhënie u nderëpre prej shumë vitesh në mënyrë brutale për shkak të një regjimi që mbi të gjitha e mbi të gjithë i bëri të keqen më ekstreme katolikëve dhe atyre që ndiqnin këtë fe”, tha KM shqiptar në pritjen e organizuar nga e Ngarkuara me Punë e Shqipërisë në Ambasadën shqiptare në Vatikan.  “Prej shumë vitesh”, u shpreh Kryeministri shqiptar ai “regjim” ka “ndërprerë” marrëdhëniet midis dy vendeve. Jo, jo Z. Kryeministër, kemi të bëjmë me një gjysëm shekulli e më tepër krimesh zyrtare, vuajtjesh e persekutimesh, vrasjesh e internimesh. Dhimbjet vazhdojnë edhe sot në radhët e familjeve të atyre martirëve, pasi varret e të afërmëve të tyre, as sot nuk dihet se ku janë dhe nuk kanë mundesi as një tufë lule ta çojnë tek varri, në kujtim të të dashurve të tyre, sepse qeveria shqiptare ka refuzuar, vazhdimisht dhe me papërgjegjësinë më të madhe të merret vet me zubulimin e varreve të viktimave të komunizmit, ndërkohë që refuzon madje edhe bashkpunimin me organizata ndërkombëtare të cilat kanë ofruar ndihmën e tyre financiare dhe profesionale për këtë qëllim. 

Të gjithë ne e dijmë siç e di edhe kryeministri shqiptar se të gjitha viktimat e komunizmit në radhët e klerit katolik shqiptar u vranë dhe u ekzekutuan nga regjimi komunist, të akuzuar, ndër të tjera, si “agjentë të Vatikanit”. Unë nuk di si ta quaj, hipokrizi apo mungesë sinqeriteti, që vetëm me disa fjalë të përgjithëshme, Z. Rama iu referua krimeve të “një regjimi”. Cilit regjim? Zogist, fashist, komunist?  Kam venë re se zyrtarët shqiptarë kur s’kanë hall pa e përmendur komunizmin, i referohen atij si ish-regjimi, monizmi, e ku ta di unë, por frazën “regjim komunist”, pëpiqen ta anashkalojnë. Duket sikur në mendjen e tyre, duke mos e përmendur regjimin komunist me emër, përpiqen të mbrojnë reputacionin e komunizmit të baballarëve të tyre. Por, për derisa Shqipëria zyrtare nuk përballet, seriozisht, si gjitha bota tjetër ish-komuniste, me të kaluarën e saj enveristo-staliniste, e sidomos me krimet e regjimit komunist shqiptar ndaj popullit të vet, askush nuk u beson fjalëve që Kryeministri Rama, me aq “përvujtëri”, tha në Vatikan të shtunën që kaloi.

Ndër të tjera, Z. Kryeministër, përmendi Papa Gjon Palin II, njërin prej protagonistëve të shembjes së komunizmit 30-vjetë më parë, e të cilit, z. Rama me të drejtë iu referua si, “mik i çmuar i Shqipërisë”.  Gjon Pali II nuk do të ishte aspak dakort me heshtjen e Shqipërisë zyrtare dhe të ambasadorëve perëndimdorë në Tiranë ndaj krimeve të komunizmit në atë vend, sidomos ndaj dështimit 30-vjeçar të Tiranës zyrtare për tu përballur me të kaluarën komuniste dhe për të dënuar krimet e komunizmit.  Me një të kaluar të tmershme, që vet Papa Gjon Pali II, i cili i njihte mirë krimet e komunizmit edhe në vendin e tij, Poloninë e tij të dashur, e përshkroi kështu, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, me 25 prill, 1993.  “Shqipëri qëndro në lartësinë e detyrave që të presin”, u tha ai shqiptarëve dhe shqiptoi thirrjen për kujtesën e përhershme: “Të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e të ndërtohet me guxim e ardhmja”, ka thenë me atë rast Papa Gjon Pali II, duke shtuar: “Ty o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! Gjatë një dimri kaq të ashpër dhe të lodhëshëm vuajtjesh dhe provash, Kisha heroike në Shqipëri, e tronditur nga persekutimi i rëndë dhe i gjatë, por e pasuruar nga dëshmia e martirëve të saj, ka ndarë deri në pikën e fundit dhimbjet dhe shpresat e Kombit, duke mbajtur të gjallë dhe me sakrificën personale të shumë anëtarëve të saj, traditën e lashtë të krishterë, me bindjen se ajo përfaqëson një vlerë të përhershme të identitetit autentik shqiptar”.  Frank Shkreli: Qëndro, Shqipëri! | Gazeta Telegraf

Disa prej viktimave të komunizmit të martirizuar nga regjimi i Enver Hoxhës janë shpallur të “lumtë” nga Vatikani, një shkallë më afër shënjtërimit, sipas rrregullave kishtare. Ashtuqë, e pranon ose jo KM i Shqipërisë, krimet e komunizmit kundër Kishës Katolike Shqiptare dhe klerit të saj dhe të feve të tjera, Vatikani e di shumë mirë se çfarë ka pësuar katolicizmi shqiptar dhe të gjitha fetë e tjera të shqiptarëve nga regjimi i Enver Hoxhës.  

Vura re se Kryeministri Rama dekoroi në Vatikan Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Parolin, me rastin, siç tha ai, të “30-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, të 150-vjetorit të lindjes së françeskanit të madh shqiptar, at Gjergj Fishta dhe të 300-vjetorit të lindjes së Klementit XI Albani…”, Papës me origjinë shqiptare.  Nuk mund të mos bejë pyetjen Z. Kryeministër, se çfarë bëri këtë vit, zyrtarisht, Shqipëria, për të kujtuar këtë 150-vjetor të At Gjergj Fishtës? Në rregull që e përmendët emrin e Fishtës në Vatikan. Por është Shqipëria ajo që ka nevojë — më shumë se Vatikani — ta kujtojë dhe ta respektojë At Gjergj Fishtën. 

Z. Kryeministër, ju dhe si bashkvëllzerit/motrat e juaja në Partinë që ju udhëhiqni, keni folur vetëm gjatë këtij viti, më pozitivisht për komunizmin – që Fishtën e kishte shpallur “tradhëtar dhe i shitur”, ndër të tjera epitete — si një sistem që ishte në anën e duhur të historisë dhe të tjerë kanë folur për të “mirat” e komunizmit në përgjithësi. Sa herë u përmend në Tiranë, zyrtarisht, figura dhe kontributet At Gjergj Fishtës në këtë 150-vjetor të lindjes së tij? Pse nuk u propozua gjatë këtij 150-vjetori të lindjes së Poetit Kombëtar, që epitet e komunizmit kundër Gjergj Fishtës të hiqen zyrtarisht me akt ligjor? Pastrojeni baltën që ka hedhur komunizmi mbi At Gjergj Fishtën dhe të tjerë si ai. Përmendja nga ju e Fishtës në Vatikan është hipokrizi, Z. Kryeministër, kur marrim parasysh se si trajtohet At Gjergj Fishta nga Tirana zyrtare, sot e 30-vjet nga shembja e komunizmit zyrtar. 

parlament-deputet enver hoxha

“Enver Hoxha – Shqiponja mbi Flamur”. Sipas disa portaleve, kjo foto botuar dje nga një ligjvenës socialist, — anëtar i Komisionit të Sigurisë të parlamentit shqiptar (Ditën e pavarësisë, 2021) Nuk ka nevojë të komentohet – Ky është parlamenti i dalë nga “zgjedhjet” e “lira” e 25 prillit – kjo është Shqipëria që doni – Ta gëzoni, së bashku me ndërkombtarët që ju mbështesin në këtë rrugë të mbrapsht!

Edhe një gjë tjerë që më ra në sy ndërsa ndoqa vizitën e Z. Rama në Vatikan. Në fjalimin e tij ai falënderoi përfaqsuesit e Vatikanit në Shqipëri të cilët nuk kanë munguar për asnjë periudhë gjatë këtyre 30 viteve. Ai përmendi edhe tre ambasadorët e parë shqiptarë në Vatikan, por Kryeministri shqiptar nuk tha asgjë për faktin se Shqipëria ç’prej vitit 2013 nuk ka ambassador fuqi-plotë në Vatikan.   Frank Shkreli: Në 30-vjetorin e mardhënieve Shqipëri-Vatikan, karrigia e ambasadorit fuqiplot të Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë është ende bosh, që prej 8 vitesh | Gazeta Telegraf – 

Askush nuk jep ndonjë shpjegim se pse po ndodhë kjo mungesë e përfaqësisë së Shqipërisë në nivel ambasadori në Vatikan.  Por diçka është këtu që nuk shkon, sepse shtatorin që kaloi, në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë, për këtë çeshtje  u shpreh Imzot Gjergj Meta, Sekretar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe ipeshkëv i Rrëshenit, me një deklaratë për Radio Vatikanin me rastin e 30-vjetorit të marrëdhënieve Tiranë-Vatikan: “Sigurisht se duhet thënë se mungesa e një ambasadori të Shqipërisë në Vatikan qysh prej vitit 2013 nuk është një gjë që na bën fort nder ne si shtet, duke qenë se Vatikani, vazhdimisht, ka sjellë ambasadorë në Shqipëri dhe ne prej disa vitesh pra nuk kemi ambasador në (Vatikan). Jam i sigurt se po të kërkohet dhe po të kihet vullneti i mirë, mendoj se mund të gjëndet një zgjidhje e kënaqëshme për të dy shtetet, por që është edhe përfaqësuese e denjë për shtetin tonë, një zgjidhje e kënaqshme për të gjithë ne”, ka theksuar përfaqësuesi i lartë i Kishës Katolike Shqiptare. 

Në këtë 30-vjetor të marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan – tre muaj më vonë nga data aktuale — nga vizita e Kryeministrit shqiptar në Vatikan – të cilën fillimisht e mirëprita, por që fatkeqësisht, më në fund u zhgënjeva. U habita pak nga zhurma propagandistike e kësaj vizite, sepse vizitat e liderëve botërorë në Vatikan, për nga natyra, janë zakonisht të përmbajtura, jo të bujshme, sa që edhe vet media përmbahet. 

Jo më pak se një ditë pas takimit të kryeministrit Rama me Papa Françeskun në Vatikan, në Ditën e Shënjtë të Pavarësisë së Shqipërisë, na paraqitet djalli i komunizmit shqiptar, krenar pranë Flamurit Kombëtar shpërndar në rrjetët sociale nga një deputet i partisë Socialiste të KM Rama.  

Kur do të distancohet Shqipëria njëherë e mirë nga djalli komunist dhe tu bashkohet vlerave të shënjtorëve, viktimave të regjimit komunist të Enver Hoxhës?! 

Frank Shkreli
May be an image of 3 people, people sitting and indoor

All images

           Me Shënjtorin?                                          A po me djallin?

                    Këta të dy nuk e tolerojnë njërin tjetrin, Z. Kryeministër!                                     

Filed Under: ESSE Tagged With: Frank shkreli

AT ANTON HARAPI DHE AT GJON SHLLAKU, VIKTIMA TË BARBARIZMIT MË EKSTREM KOMUNIST

November 26, 2021 by s p

(Fjalimi i Anton Harapit kushtuar Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit)

                                                  Frank Shkreli 

A person in a suit

Description automatically generated with low confidenceNë Tiranë më 24 Nëntor, 2021, Françeskanët e trojeve shqiptare — në bashkëpunim me kryedioqezёn Metropolitane Tiranë – Durrës kujtuan 75-vjetorin e martirizimit të At Anton Harapit dhe At Gjon Shllakut – dy figura të mëdha të Kishës Katolike dhe të Kombit shqiptar – në Bibliotekën Françeskane, pranë Katedralës së Shën Palit, në kryeqytetin shqiptar.  Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë përfaqsues të Urdhërit Françeskan shqiptar dhe zyrtarë të lartë të Kishës Katolike shqiptare. Morën pjesë gjithashtu edhe Përfaqsuesi i Vatikanit në Shqipëri i Përndershmi Luiggi Bonazzi dhe kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Vinçenzo del Monaco. 

Në mungesën e shëmtuar të shtetit dhe qeverisë shqiptare për të kujtuar, pa dallim, të gjitha viktimat e komunizmit në Shqipëri — 30-vjetë pas shembjes zyrtare të atij regjimi barbar — është mirë që të pakën Françeskanët dhe grupe të tjera jo-qeveritare kujtojnë viktimat e tyre të komunizmit. Ishte shumë bukur gjithashtu të shihje të pranishëm në përkujtimin e martirizimit të At Anton Harapit dhe At Gjon Shllakut të mërkurën në Tiranë edhe Ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Z. Vinçenzo del Monaco.  

“Ne duhet që, patjetër, të bëjmë më të mirën që mundemi, ashtuqë Demokracia dhe të Drejtat e Shënjta të Njeriut të sigurojnë, më në fund, progresin e këtij Kombi”, u shpreh Shefi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Del Monaco, i cili foli në emërin e tij personal, me rastin e 75-vjetorit të martirizimit të At Anton Harapit dhe të Lumit Gjon Shllaku.  Ai falënderoi “miqtë e mij françeskanë” për ftesën për të marrë pjesë në atë tubim “aq të veçantë dhe tepër domethënës, jo vetëm për Kishën Katolike, por edhe për Shqipërinë.”  Ambasadori del Monaco u tha të pranishëmve se nuk e gjeti të lehtë të fliste për një subjekt, jashtzakonisht, të rëndësishëm, siç janë martirët – për “ata të cilët ndajnë mundimet dhe vuajtjet e tyre me Krishtin, pa iu dorëzuar turmave pagane, duke dhenë jetën, ose më mirë të themi të rilindur në vdekje, duke i falur persekutuesit e tyre…ashtu siç ishin At Anton Harapi dhe i lumi At Gjon Shllaku”, u shpreh ambasadori i OSBE-së në Shqipëri. “Viktima”, shtoi ai, si At Gjergj Fishta të cilin e kujtuam kohët e fundit në Shkodër, ashtu si edhe shumë e shumë të tjerë. Të gjithë ata, viktima të barbarizmit esktrem komunist”, u tha të pranishëmve Përfaqsuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë në akademinë përkujtimore në Tiranë, kushtuar martirizmit të At Anton Harapit dhe të At Gjon Shllakut.

Shefi i OSBE-ës në Tiranë, Z. Vinçenzo del Monaco e përfundoi fjalën e tij në përkujtim të 75-vjetorit të martirizimit të At Anton Harapit dhe të Lumit Gjon Shllaku nga komunizmi, duke theksuar se, “Rinia ka një përgjegjësi të madhe për të bërë pyetje dhe për të reflektuar, në përgatitje për një jetë sakrificash, duke ushtruar lirinë.”  Ndërsa të rriturit, sipas tij duhet të “Bëjnë më të mirën që mundemi, ashtuqë Demokracia dhe të Drejtat e Shënjta të Njeriut të sigurojnë, më në fund, një mjedis sa më të mirë për progresin e civilizuar të kombit”, tha Del Monaco.

Ndërkaq, Përfaqësuesi diplomatik i Vatikanit, Luigi Bonazzi, At Gjon Shllakun dhe At Anton Harapin i quajti, “patriotë shqiptarë dhe dëshmitarë të Krishtit”, dhe i cilësoi si dy “figura të shkëlqyera”, martirë që vazhdojnë të kujdesën për Shqipërinë.  “Ne fakt”, shtoi përfaqsuesi i Vatikanit, “martirët nuk janë një kujtim i së shkuarës, një faqe e mbyllur e historisë. Ata jane njerëz të gjallë që vazhdojnë ta shoqërojnë, ta ndihmojnë dhe t’a mbështesin sot rrugëtimin e kësaj Kishe dhe të gjithë shqiptarëve.”  Krye-Françeskani Gjergj Fishta këndonte: “Kurrë, Shqipni, s’kam me t’ harrue, Edhe në vorr me t’ përmend kam”.

Ky vit shënon jo vetëm 75-vjetorin e martirizimit të At Anton Harapit dhe At Gjon Shllakut nga komunistët shqiptarë por edhe 85-vjetorin e gjetjes së eshtrave të dy heronjve, ndër dëshmorët e parë shqiptarë – Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli, njëri revolucionar me pushkë në krah dhe tjetri gazetar me pendë në dorë – duke luftuar për lirinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve – u masakruan barbarisht nga forcat terroriste serbo-malazeze afër Shkodrës.  Eshtrat e tyre u zbuluan 20 vjetë pas vrasjes së tyre (1936). Po e përmend këtë përputhje përvjetorësh – pasi jemi edhe në prak të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë – për të kujtuar këta dëshmorë të cilët punuan aq shumë për lirinë e atij vendi, por edhe për mesazhin që ata kanë lënë trashëgimi me fjalët e shkruara dhe me veprat e trashëguara.  Përzgjodha, me këtë rast, fjalimin e At Anton Harapit mbajtur me rastin e dërgimit për në Gjirokastët të eshtrave (zbuluar më 1936) të dëshmorëve të Atdheut Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli.  Përzgjodha këttë fjalim prekës, ndër fjalimet më klasike të oratorisë shqiptare, të At Anton Harapit, për nga përmbajtja e tij patriotike, por edhe për mesazhin që mbartë edhe sot, sidomos për të rinjtë dhe të rejat shqiptare, në prak të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Më poshtë fjalimi i At Anton Harapit në ceremoninë e përcjelljes së eshtrave të Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit nga Shkodra në vendlindjen e tyre, (Teksti i fjalimit ishte botuar në revistën e françeskanëve shqiptarë, “Hylli i Dritës”, Shkodër 1936).

                                          “DY LOTË E NJË BETIM” 

Ndalnju! Ku veni, o burra ?!…

Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra kreshnike, këtu në log të kuvendit, para se të ndaheni.

Doni t’a leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së pari patë t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shëndoshë, gëzueshem e rritet shtatin, atje prej kah Shqipnija u qiti edhe u ndriti! Le të lëvdohen po, për ju Gjinokastra e Leskoviku, vendet ku ju u lindët për jetë, por grimë ma pak s’do të gezohet me ju Shkodra, vendi, ku ju nuk vdiqët, por u lindët për atdhe.

Njimend se ato u dhanë tamblin e gjiut, e u janë nana të natyrëshme, por ju tashma, nuk jeni njerëz të zakonshem, nuk jeni çfardo shqiptarësh, jeni kreshnikë, jeni burrat shqipëtarë; e si të tillë u priti e ju mbajti, si të tillë sot me gëzim u përcjell Shkodra, lama e nana e kreshnikisë s’uej.

Jo, nuk u lëshon ju Shkodër lokja, ambël pa u puthun në të dyja faqet, thekshëm pa u lëmuem të dy krahët, permallshëm pa u derdhun dy pika lotësh, lotë gëzimi e pikllimi, mbi eshtënt t’uej.

Eshtën të pamort, u falem! Të pavdekshëm, po, pse ndër veme t’ueja rueni një visar të çmueshëm, njat ide e cila e patrandun do të jesë ndër ne deri sa të jetë Shqipnija.

E udha e mbarë u qoftë! 

Veç, o burra, që vdekun, flitni; të mbetun, ngjalleni; të humbun, sot ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqipnisë, dhe lëshonje një za, at zanin t’uej kumbues si të luajvet, diftoni djelmënisë shqiptare shka ua ushqeu idealin, shka u a mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.

Diftoni, po, se ka e do të ketë Shqipni deri sa të kemi e të mbajmë nji Zot mbi vehte; ka, po, Shqipni deri sa të dalin Shqiptarë fatosa; ka dhe do të ketë Shqipni derisa gjaku i juej i kërthnesët e i gjallë të vlojë në kujtim e ndër ndjesi të Shqiptarvet, deri që në Shqipni, pa ndryshim krahine e besimi, të çmohen e të madhnohen themeluesat e atdheut.

Kemi pse te jemi e të mbahemi Shqiptarë, deri sa të shënjta të ruhen besë e burrni.  Me të tanë fuqinë t’uej vigane m’i a bani një urim Shqipnisë; m’i ndillni të mbarë e përparim, pagjë e ngadhnjim.

Por dhe nje namë, si rrufeja, m’i a lëshoni kulshedres së re, rrymvet dërrmuese, që po e brejnë jetën shqiptare: atyne po, të cilët thonë se po bashkojnë e na shkatërrojnë: lëvdohen për dashuni, e na qesin mëninë e fitmen, duen te na mesojnë e po na zhburrnojnë.

Heu! Ata mos qofshin, e Zoti i vraftë njata, të cilët duen t’i lanë Shqiptarët pa besë ndër vehte, duen t’i qesin nga morali dhe karakteri, nga familja e historia.

Nuk po u pyes kush jeni e kah po veni. Kudo shkojshi, të bardhë qofshi ; ku ndejshi, flori ndritshi. Ideali i juej më tregon se kush jeni, vdekja e juej më dishmon se ku dueni. Nuk me duhet gja kush u vrau, por knaqëm, kah marr me mend atë per shka ju ratë preja e dorës mizore. Nuk marr parasysh ç’ krahine ishit e ç’ besim patët, më mjafton të dij se besuet në nji Zot, e si kristal i kulluet rrodhi ndër dejt t’uej gjaku shqiptar.

Ju mësytë Shkodrën për strehe atdhetarije, për lamë veprimi, për strofull sigurie. Edhe Shkodra me kënaqësi iu priti e iu dha nderimin që ju përkitte: pa ndryshim ju rreshtoi nder fatosat e vet, ndër të vdekunit e pavdekshëm, krahas me nji Dedë Gjo’ Lulë e tjerë sokola.

Eh, moj Shkodër, moj mizore! Si s’u ngine ma njiherë me gjak? Deri kur ma do të m’i a këndojsh kangën vdekjes e shemtimit?

Shka asht në ty, që dukesh si të ngadhnojshesh ma fort mbi vdekje se sa në jetë, si të gezojshesh ma fort për të mbetun se për të gjallë? Me shka ma mund do të shuhet ajo etja e jote, që tashma sot të rreshkë e të përvlon?…

Ti, mizore njimend, por fatose, pse sikurse në djep t’and përkunde burrat e maleve, ashtu në prehën t’and mblodhe, ne votren t’ande rreshtove kreshniket e kombit. Mizore, po, por trimneshë, pse kurdoherë në vdekje pave shpëtimin; në therori, fitimin; në burrni, forcën. Mizore po, por fisnike, pse nderë e burrni i pate gjithmonë për piri.

 Zotnijë të ndritshëm! Nuk due t’u ndali ma. Keni udhë të gjatë. Mirrni kto visare të çmueshme, e shkoni. Por para se të niseni, ejani këtu, e mbi këta eshtën, shëmbull ideali, force dhe bashkimi, t’ia shtrijme dorën shoqishojt, Toskë e Gegë, muhemdanë e të krishtenë, e me besën e burravet, me besën Shqiptare, të lidhemi per t’i a mbajtë Shqiptarit të pa prekun një Zot të vertetë, një atdhe të lumtun, për të bamë Shqipninë e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skenderbeun. 

T’i diftojmë, po, botës, se Shqiptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtenë, e njiheri Shqiptarë të njimendët.

Zoti i vërtetë e Atdheu le të na bashkojnë, Zoti e Atdheu të na mbajnë; 

Me Zot e me Atdhe të lumnojmë”!   (“Hylli i Dritës”, Shkodër 1936.)

Një mesazh i fortë i At Anton Harapit 85-vjetë më parë – por edhe një mesazh për botën e sotme shqiptare!  At Anton Harapi nuk ishte as “tradhtar”, as “armik i popullit” dhe as një “Klerik që shiti atdheun”, siç e akuzonte jo vetëm regjimi anti-kombëtar i Enver Hoxhës, por edhe apologjetët e tij edhe sot e kësaj dite, por ishte dhe mbetet një atdhetar, i cili me besimin në Zotin dhe me dashurinë për kombin e vet, edhe sot në këtë 75-vjetor të martirizimit të tij, i fton Shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre aktualë – ashtu siç u kërkoi shqiptarëve të kohës së tij, në fjalimin e mbajtur si anëtar i Parlamentit shqiptar në vitin 1944: “T’a bajmë monumentin kombëtar – bashkimin e Shqiptarëve”. 

Lavdi Dëshmorëve! Gëzuar Dita e Madhe e Pavarësisë së Shqipërisë dhe e Kombit shqiptar!

Frank Shkreli

 Padre Anton Harapi e Padre Gjon Shllaku, francescani e martiri della Chiesa albanese
Vincenzo Del Monaco, Ambasadori i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri

                   Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Z. Vincenzo del Monaco

Veprat e Anton Harapit, dhuruar autorit nga i ndjeri ipeshkëv i Ipeshkvisë së Kosovës, Mark Sopi, në vitin 2005 në Prishtinë.  Gjatë pёrkujtimit të 75-vjetorit të martirizimit të tyre të mërkurën, në Tiranë u zhvillua edhe promovimi i botimit të plotë i veprave të Át Anton Harapit dhe të Lumit At Gjon Shllaku.  Dy françeskanët martirë shqiptarë, nuk kërkojnë asgjë prej nesh, vetëm t’i kujtojmë dhe t’i njohim pak më mirë — duke lexuar veprat e tyre lenë pas, si trashëgimi për brezat.  

May be an image of 2 people and text that says 'T T T ç SHQYPNIJA T 75- Vjetori i martirizimit të të Lumit Át Gjon Shllaku dhe të Át Anton Harapit (1946-2021) T 2'

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

AMBASADORI WILLIAM WALKER: PUNONI PËR KAUZËN QË BASHKON TË GJITHË SHQIPTARËT

November 24, 2021 by s p

Nga Frank Shkreli

May be an image of 1 person and standingJavën që kaloi pata nderin të merrja pjesë si i ftuar në aktivitetin e “Akademisë përkujtimore në 66 Vjetorin e Ditëlindjes së Komandantit Legjendar, Heroit të Kombit, Adem Jashari dhe 109 Vjetorin e Pavaresisë së Shqipërisë.”  Ky aktivitet u organizua nga Shoqata Shqiparo- Amerikane “Skenderbej” Inc., dhe Shkolla Shqipe “Alba Life”, të dyja me qëndër në Nju Jork, si dhe në Online. I ftuar i posaçëm në këtë tubim ishte edhe ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, William Walker — ish-shefi i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, i cili erdhi enkas nga Washingtoni për të marrë pjesë në këtë aktivitet dhe për të përshëndetur, me këtë rast, komunitetin shqiptaro-amerikan në sallën “Illyria” të siguruar nga politikani shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj, pikërisht për aktivitete të tilla dhe të tjera, në lagjën Bronx, New York.

Ambasadori Walker, si mik amerikan i dalluar i Kombit shqiptar, vazhdimisht dhe shpesh merr pjesë në organizime të ndryshme të komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara , ndërsa ndjekë me kujdes edhe ngjarjet politike në Kosovë, Shqipëri dhe anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Përendimor.  Thonë se miku i mirë dallohet në ditë të vështirë. Për shqiptarët e Kosovës, nuk kishte më mik të mirë atë ditë të vështirë të Janarit, 1999, se Ambasadorin William Walker i vendosur në atë kohë në Prishtinë, në krye të Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë.  Zot ruajna të kishte qenë ndonjë tjetër shef i këtij misioni, nga ndonjë vend tjetër anëtar i OSBE-së në atë detyrë kritike për atë kohë në Kosovë – si shef i Misionit Verifikues të OSBE-së. Por ishte amerikani William Walker, të cilit nuk i trembej syri as nuk kishte frikë nga kriminelët e Millosheviçit.  Me të dëgjuar se diçka e tmershme kishte ndodhur në Reçak, me 22 Janar 1999 – në një ditë e ftohtë e dimrit në Kosovë — ai niset nga Prishtina për të parë dhe për të qenë vet dëshmitar i asaj masakre në Reçak.  Me të këthyer në Prishtinë, Ambasadori Walker i njoftoi botës të vërtetën mbi masakrën e Reçakut dhe për krimet që po bënte regjimi kriminal i Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës. Ishte ky një alarm i Z. Walker që më në fund bindi edhe ata skeptikë ndërkombëtarë të cilët minimizonin krimet e terroriste serbe në Kosovë, se çfarë po ndodhte, vërtetë, në atë vend. Ambasadori Walker vazhdoi të shërbente si dëshmitar duke folur të Vërtetën e krimeve që po ndodhnin në Kosovë – një dëshmi që më në fund bindi botën se diçka duhej bërë për të ndaluar – para se të ishte tepër vonë — një gjenocid të vërtetë në Kosovë nga forcat terroriste të policisë dhe ushtrisë serbe kundër popullësisë së pafajshme dhe të pa armatosur shqiptare.  Në të vërtetë, apeli i tij tronditës pas masakrës që kishte parë, ishte një thirrje drejtuar botës për një ndërhyrje ushtarake të fortë kundër Serbisë, me qëllim për të shpëtuar nga zhdukja një popull të vogël dhe të pambrojtur.

Sot, 22 vjetë më vonë, miku i shqiptarëve — i Kosovës dhe i Shqipërisë – dekada pas shembjes së komunizmit dhe pavarësisë së Kosovës – Ambasadori William Walker ka një shqetësim dhe një thirrje tjetër për fatin e shqiptarëve. Por kësaj radhe, mesazhi i tij nuk i drejtohet botës së huaj për të shpëtuar shqiptarët nga ndonjë gjenocid i mundëshëm, por u bën thirrje vetë shqiptarëve dhe liderve të tyre që të kujdesën, mbi të gjitha, për interesin kombëtar.  Kësaj klase politike, deri më sot, siç e kam thënë shpesh është, kryesisht, e dështuar anë e mbanë trojeve arbërore — e cila me sjelljet e saja po çuditë botën dhe po zhgënjen shqiptarët me keq-qeverisjen, korrupsionin e thellë dhe mungesën e shtetit ligjor – duke i detyruar shqiptarët të braktisin trojet e veta, në kërkim të një jete më të mirë dhe më të drejtë.  Ambasadori Walker u tha të pranishëmve në tubimin e Nju Jorkut se ndihej shumë i kënaqur që sheh aq shumë shqiptarë, nga të gjitha trojet të mbledhur së bashku “për kauzën shqiptare…jo për kauzën e Shqipërisë, jo për kauzën e Kosovës, por për kauzën që unë mendoj se bashkon të gjithë shqiptarët”, theksoi ish-didplomati amerikan.  Ambasadori Walker tha se ka probleme anë e mbanë trojeve shqiptare, të cilat sipas tij, “mund të përkeqësohen, para se të përmirësohen”. Shqipëria ka probleme, Kosova ka probleme, shqiptarët e Maqedonisë përballen me probleme. Problemet, shtoi Ambasadori Walker, janë të natyrës politike, breznishë, që përçajnë popullin, probleme të llojlojshme që ndajnë e pëçajnë trojet shqiptare, e si përfundim edhe diasporën.  “Është diskurajues fakti”, tha ai, “që Kosova nuk është e bashkuar ashtuqë (aktorët politikë) të mund të bisedojnë së bashku për të zgjidhur ndryshimet që ekzistojnë midis tyre”.  E njëjta gjë ndodhë edhe në diasporë, shtoi Z. Walker. “Unë njoh shqiptarë që unë i respektoj”, shtoi ai, “e të cilët mbështesin Edi Ramën, Sali Berishën ose ndonjë tjetër parti politike. Dhe përsa i përket Kosovës, kur takoj shqiptarë nga Kosova, nuk më duhet më shumë se një minutë për të zbuluar se cilës parti i përkasin, LDK-së, PDK-së, AAK-së.  Këto gjëra”, tha Ambasadori Walker, “tentojnë të ndajnë e përçajnë edhe diasporën aq sa përçajnë edhe trojet shqiptare.  Z. Walker tha se ka shpresë se diaspora do të mund të japë një kontribut më të madh për të ndihmuar, eventualisht në zgjidhjen e disa prej këtyre problemeve. “Përçarjet janë aq të thella, problemet janë aq të mëdha, sa që unë nuk shoh asnjë person dhe asnjë parti politike në asnjë prej trojeve shqiptare që mund të përballet me problemet ekzistuese, në përpjekje për t’i zgjidhur ato. Por nga ana tjetër, theksoi ai, “Diaspora e cila posedon talente dhe breze të reja që kanë mundësi arsimi, që prindërit e tyre nuk i kanë pasur, nëqoftse ata bashkojnë forcat do mund të shihni marrëdhënie më të mira midis diasporës dhe trojeve shqiptare, si dhe përpparim drejtë realizimit të objektivave që kanë të gjitha ato troje” për të ardhmen e tyre. Ai i bëri thirrje diasporës që të punojë për “kauzën e përgjithëshme shqiptare”, jo për një parti politike ose një lider politik.

Siç duket, Ambasadori William Walker e ndjekë për së afërmi situatën dhe zhvillimet politike në Shqipëri dhe në Kosovë dhe si rrjedhim – është, ashtu siç jemi shumë prej nesh — përfshir edhe autorin e këtyre rreshtave modestë — tepër i shqetësuar, për të mos thënë të alarmuar me situatën aktuale konfliktuale politike dhe krejtësisht shpërfillëse ndaj rreziqeve politike, ekonomike dhe kombëtare në përgjithësi, përball të cilave gjënden sot shqiptarët, anë e mbanë trojeve arbërore.

Në fjalën e tij para 250-300 shqiptaro-amerikanëve të cilët ishin mbledhur fund javën e kaluar në sallën e re “Illyria” në Nju Jork – ku pata nderin dhe privilegjin t’isha i ftuar edhe unë — për të kujtuar Heroin Legjendar Adem Jashari në 66-vjetorin e ditëlindjes së tij dhe për të festuar 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë – Ambasadori Walker u bëri thirrje shqiptarëve kudo gjënden – dhe sidomos liderëve politikë shqiptarë – që të vendosin mbi gjithçka tjetër, interesat kombëtare. Apeli i drejtë për drejtë i një miku të Shqiptarëve, i cili ia do të mirën Kombit shqiptar – jo vetëm në një ditë të vështirë – por gjithmonë, u bëri thirrje shqiptarëve dhe liderve shqiptarë duke iu drejtuar, pak a shumë,me këto fjalë:  Vendosni kombin tuaj mbi egot tuaja, mbi interesat politike, mbi liderët politikë. Promovoni interesin dhe komunitetin shqiptar kudo në botë. Unë sot jam këtu për ta bërë këtë, tha Z Walker.

Për ata që kanë veshë për të dëgjuar dhe sy për të parë, duke marrë parasysh gjëndjen aktuale brenda dy shteteve shqiptare si dhe marrëdhëniet ndërshtetërore Shqipëri-Kosovë, nuk besoj se ka këshillë më të mirë për klasën politike konfliktuale shqiptare, anë e mbanë trojeve arbërore, sidomos në këtë javë të pavarësisë së Shqipërisë, nga një mik i madh i Kombit Shqiptar, siç është Ambasadori William Walker. I cili po të mos kishte pasur guximin të shkonte në Reçak at ditë të Janarit 1999, nuk di si të qëndronin punët sot me Kosovën dhe me të drejtat e shqiptarëve në trojet dardane, në përgjithësi.  

Të shtunën që kaloi, Ambasadori William Walker nuk foli për ndonjë rrezik që u kërcënohet sot shqiptarëve nga të huajt, por si një vërejtës i gjëndjes aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë – m’u duk sikurë ai paralajmëroi shqiptarët që të kenë kujdes nga rreziku i përbrendëshëm – nga konfliktet dhe grindjet politike ndër-partiake dhe mosmarrveshjet ndër-shtetërore Shqipëri-Kosovë dhe midis liderve të tyre. Është ky një paralajmërim që, At Gjergj Fishta pothuaj 100-vjet më parë, ia ka drejtuar klasës së atëherëshme politike shqiptare, mbi rrezikun e përbrendshëm, që sipas tij i kanosej Shqipërisë dhe shqiptarve. Paralajmërimi i Fishtës — thënë me fjalë tjera nga Ambasadori William Walker, për të përshkruar aktualitetin e sotëm politikë në botën shqiptare — është aktual për politikën e sotme dhe përball rreziqeve me të cilat po përballen sot Shqipëria dhe Kosova. “Rreziku i përbrendshëm”, në kohën e Fishtës ishin “vagabondët, sallahanët, të shiturit”, ndërsa sot, jo fort ndryshe nga atëherë, janë liderët autoritarë modernë, pretendues të pushtetit,  të korruptuarit, përfshir politikanët në nivelet më të larta, trafikantët, dhe pazarxhinjtë e trojeve. “Kombi s’do rrejtë! Kombit i duhen çelë sytë!”

Ambasadori William Walker për shumicën e shqiptarëve kudo, ka lenë gjurmë të thella dhe vulë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe dhe të mbarë Kombit shqiptar, prandaj fjalëve të tija duhet t’u vihet vesh.  Interesat kombëtare mbi të gjitha, porositi ai, në këtë javë të pavarësisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve! Porositi miku i shqiptarëve, në një tubim të shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, në kujtim të Adem Jasharit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë. Të atij Adem Jasharit i cili vendosi mbi të gjitha — interesat kombëtare të Shqiptarisë dhe të Kosovës — duke sakrifikuar to çdo gjë të shënjët në jetën e tij, përfshir familjen. Nepërmjet fjalëve të William Walker drejtuar shqiptarëve të Nju Jork-ut të shtunën që kaloi, edhe Komandanti legjendar Adem Jashari u bëri thirrje shqiptarëve kudo dhe sidomos liderve të tyre aktualë, që të nderojnë, të respektojnë dhe të kujtojnë sakrificat e tija, të familjes Jashari dhe të gjithë deshmorëve të renë për liri e demokraci, duke vendosur kombin mbi egot tuaja, mbi interesat politike dhe mbi liderët tuaj aktualë politikë, sidomos, në këtë kohë mjaft kritike për mbarë Kombin shqiptar. 

Frank Shkreli

May be an image of 3 people, people standing, fruit and text
May be an image of 13 people, people standing and indoor
May be an image of 7 people and people standing
May be an image of 2 people and people standing

            Z. Qemal Zylo duke i dorëzuar Amb. Walker Çmimin e Mirënjohjes

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli

JEHONA E VEPRËS HEROIKE E ADEM JASHARIT NË DIPLOMACINË BOTËRORE – LIDHJET E FAMILJES JASHARI ME LAHUTËN E MALCISË  TË AT GJERGJ FISHTË

November 20, 2021 by s p

  See the source image

            Nga Frank Shkreli 

Përshëndes organizatorët e këtij tubimi – Kryetarin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane, “Skenderbej”, Zotin Mark Qehaja, me bashkpuntorët e tij të Shoqatës – e cila me krenari mban emërin e Kryetrimit dhe të Përgjithëmonshmit të Kombit shqiptar – Gjergj Kastrioti-Skenderbeu, si dhe Shkollën Shqipe Alba Life – Ambasador i Kombit. U falënderoj përzemërsisht për ftesën. Gjithmonë qofshi faqe bardhë!

I am humbled and so honored to be here with one of the greatest friends of the Albanian nation, His Excellency Ambassador William Walker. I don’t know what would have happened if Ambassador Walker had not gone to Reçak that cold day of January 1999.  We need more ambassadors like William Walker — to speak the truth to the world. Ambassador Walker may God give you health and a long life, so that you may continue to be a Witness. 

And Mark Gjonaj, our Councilman – how great is this place for our community – the best thing that has ever happened for the Albanian-American community. You have given a voice to this community, like never before. Thank you for your exemplary service to our community.  God bless you, and we wish you the best in whatever new endeavor you decide to pursue, my friend!

Të nderuar pjesëmarrës: do preki, shkurtimisht, dy tema: Jehonën që bëri vepra heroike e Adem Jasharit në diplomacinë botërore, perëndimore – dhe frymëzimin e fuqishëm që Familja Jashari si dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjetën në veprën Lahuta e Malcisë të At Gjergj Fishtës – një ndikim ideshë dhe ndjenjash të forta që besoj se mund të kenë gjallëruar dhe ngritur aftësinë vepruese të UÇK-së dhe të udhëheqsit moral dhe komandantit legjendar të saj, Adem Jasharit.

Pak kohë më parë më tërhoqën vëmendjen deklaratat e historianit të njohur shqiptar, Profesor Jusuf Buxhovit në një intervistë, me Blendi Fevziun në programin “Opinion”. Ai tha se në takimet me amerikanë — pas “paralajmërimit të Krishtlindjes” i Presidentit Xhorxh Bush në vitin 1992  –sipas tij, u ishte thënë përfaqsuesve të Kosovës, se “deri tani keni bërë rezistencë institucionale, me fjalë tjera deri tani keni bërë “politikë pa luftë dhe kështu do të vazhdoni”, por do vijë koha që “do bëhet luftë,  pa politikë”, sipas historianit Buxhovi. Duke folur për librin e tij të fundit, ai shtoi se amerikanët i kishin thënë grupit të intelektualëve kosovarë të asaj kohe se, “Ne do t’i kontrollojmë të dyja”, politikën dhe luftën. Kjo u është thënë shqiptarëve të Kosovës që në vitin 1992, shtoi ai. Sipas Prof. Buxhovit, përveç amerikanëve edhe gjermanët ishin, “vendosmërisht”, të interesuar të stimulonin disa grupe të armatosura, madje i kanë ushtruar e stërvitur ato, tha Buxhovi, duke shtuar se ka qenë vetë pjesëmarrës në ato bisedime. Bazuar në dokumentat që posedon, Prof. Buxhovi tha se, definitivisht, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë qenë të interesuara që t’i stimulojnë disa grupe të armatosura në Kosovë. “Lufta e diplomacisë do të këthehej tani në diplomaci të luftës”, citon ai zyrtarët amerikanë, të kenë thenë në takimet me elitën kosovare të atyre viteve. 

UÇK-ja ka qenë e orientuar shumë kah Perendimi dhe larg grupeve terroriste dhe si e tillë, ajo ka qenë e interesuar që të ruhej uniteti i brendshëm kombëtar”, tha në bisedën e tij me gazetarin Blendi Fevziu, historiani Buxhovi dhe njëri prej pjesëmarrësve në takimet e para me zyrtarët amerikanë dhe gjermanë, që në fillim të 1990-ave dhe më vonë. 

Dy ngjarje, kanë berë jehonën heroike të veprës së Adem Jasharit për liri e të cilat kanë tërhequr vëmendjen e diplomacisë perendimore dhe medias ndërkombëtare. Ndër të tjera, ishin dy skena krimesh kundër njerëzimit dhe një takim diplomatik me UÇK-ën – para ndërhyrjes së NATO-s — ngjarje këto që ndodhën brenda një viti e që ndryshuan epokën dhe benë këthesën e madhe për Kosovën dhe epër Kombin shqiptar. Masakra e Reçakut, lufta heroike dhe vrasja e Adem Jasharit me familje dhe takimi i Ambasadorit Holbrooke me përfaqsuesin e UÇK-ës, Hajdin Abazi. “Kishte ardhur, pra, koha për luftë, pa politikë”. “Lufta e diplomacisë do të këthehej në diplomaci të luftës”.  Ky ishte momenti i jehonës së veprës dhe sakrificës së Adem Jasharit, familjes së tij dhe UÇK-ës. 

Historiani Buxhovi tha në intervistën e tij se, UÇK-ja ishte e orientuar ka Perëndimi. Unë nuk di se kush mund të jetë më pro-perendimor se At Gjergj Fishta.  Dikush mund të pyes, po ç’kanë të përbashkët Familja Jashari dhe At Gjergj Fishta?

Të dy këta, Adem Jashari dhe Gjergj Fishta – burra dhe shtylla të fisit shqiptar, njani me urti në mendje e tjetri me trimëri në zemër – me të njëjtin mendim e me të njëjtin qëllim.  Ka ardhë koha, pra, t’ia këthjellojmë Shqipes kujtesën:  Ndoshta pak njerëz e dinë se At Gjergj Fishta, nepërmjet Lahutës së Malcisë, është i lidhur ngusht me familjen Jashari dhe me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I pari i familjes Jashari — Shaban Jashari — e kishte mësuar përmendësh të gjithë Lahutën e Malcisë të Gjergj Fishtës (pasi ishte e ndaluar në atë kohë) dhe e recitonte në familje dhe në odat e burrave, sipas një burimi të historianës amerikane Anna Di Lellio. (“Sacred Journey to a Nation: The Construction of a Shrine in Postwar Kosovo Anna Di Lellio, Independent Scholar and Stephanie Schwandner-Sievers School of Slavonic and East European Studies, UCL, London”.)  Ishte në odën e burrave të familjes Jashari aty ku Ademi i ri ka dëgjuar më së pari recitimet e babait të tij, nga Lahuta e Malcisë e At Gjergj Fishtës.  

Fatkeqësisht, për shkak të shtrembërimit të historisë nga historianët nostalgjikë të komunizmit kombëtar dhe ndërkombëtar, nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, shumë njerëz nuk dinë se i Pari i familjes Jashari, Shaban Jashari – i uritur për mësim e dije, për lexim e shkrim – i mori njohuritë e para në gjuhën shqipe nga mësuesit që kishte dërguar Ernest Koliqi anë e mbanë trojeve shqiptare, përfshir Drenicën. Madje ai shërbeu edhe si mësues për një kohë, megjithse nuk kishte përgatitjet e duhura – por as pajtimin me regjimin e ri komunist të asaj kohe, as miratimin e tyre.

Jam i sigurt se, përveç Familjes së Jasharëve, ka shumë raste të tjera frymëzimi nga vargjet e At Gjergj Fishtës, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por dua të përmend vetëm edhe rastin e Heroit kombëtar Agim Ramadani. Bashkëshortja e Heroit legjendar, Zonja Shukrije Ramadani, me një rast ka treguar për dashurinë e bashkshortit të saj për poezitë e Fishtës, duke thënë se para se ishte nisë për në betejën e fundit, Agim Ramadani, sipas saj, kishte marrë me vete kasetën me poezinë e At Gjergj Fishtës, recituar me zërin e Reshat Arbanës. “Deshta me ju lanë një kujtim”, tha ajo.  “Agimi, kur u nis për në luftë, nga gjithçka që mori me vete, ishte një kasetë, në të cilën kishte të regjistruara me zërin e Reshat Arbanës, poezitë e Fishtës së Madh. Kur e pyeta pse po e merr, ai më tha: – “Shiqo.  Ky është zëri i Atdheut, zëri që na ndihmon, na jep shpresë, na jep fuqi, që të vazhdojmë luftën ashtu siç duem, deri në çlirimin e plotë të Atdheut. Me atë zë (të Fishtës) ai u dha zemër ushtarëve të tij në betejat më të forta që u zhvilluan në luftën çlirimtare të Atdheut tonë”, ka thënë Shukrije Ramadani.   

Qendresa dhe sakrifica sublime e familjes së Adem Jasharit i kishte rrënjët thellë në shqiptarizëm të pastër fishtjan, ashtu siç i kishte edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe jo në ndonjë lëvizje majtiste, ose terroriste siç mund të pretendojnë edhe sot disa mendje të humbura.  Ishte kjo trashëgimi, sakrificë dhe vendosmëri e një populli dhe e komandantit legjendar, për të siguruar lirinë, njëherë e përgjithmonë. Ishin, pra, sakrifica dhe lufta e Adem Jasharit që, më në fund, bëri jehonën që tingëlloi në veshët e diplomacisë perëndimore për angazhim serioz ushtarak  të NATO-s – vepër e  cila, përfundimisht bëri që, “Lufta e diplomacisë (së deri atëhershme) të këthehej në diplomaci të luftës”, për çlirimin përfundimtar të Kosovës nga pushtuesi serb. 

Shqiptarët sot janë me dy shtete të pavarura, Shqipërinë dhe Kosovën – jemi të mbledhur sot këtu për të festuar Pavarësinë e Kombit – ditëlindjen e komandantit legjendar të Kombit, Adem Jasharit dhe njëherazi kujtojmë edhe 150-vjetorin e lindjes së Poetit kombëtar, At Gjergj Fishtës – sipas të dhënave edhe babait shpirtëror të Familjes Jashari dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë përvjetor të pavarësisë së Shqipërisë, Adem Jashari dhe At Gjergj Fishta kanë një porosi për shqiptarët – sidomos për klasën politike aktuale në Tiranë dhe në Prishtinë.  Komandanti legjendar Adem Jashari, besoj se do të urdhëronte: Mjaft me intrigat dhe me flirtimet me të huajt që nuk ia duan të mirën Kombit shqiptar dhe boll me sjelljet tragji-komike të  brendëshme politike, tepër të rrezikshme ndaj interesave kombëtare. Gjergj Fishta do të paralajmëronte për rrezikun e përbrendëshëm!  “Shqyptarë! Atdheu nuk mbahet me dokrra e me pallavra, por me fli e me punë”. At Gjergj Fishta

Të gjithë së bashku — shqiptarë nga të gjitha trojet e fisit tonë arbëror – para Altarit të Atdheut në këtë log të kuvendit të “Mbledhur bijt e Shqipërisë përpara këtij Alltari të madh të Atdheut! Faluni! Përunjuni përpara këtij Senotafi të shenjtë! Adhuroni shpirtërat e Deshmorëvet! Dhe lavduroni këtë ditë madhështore!  Gëzouni o Shqiptarë të arratisur në çdo anë të botës. Këndoni ju zogjt e bukur e fluturoni në qiellin e Shqipërisë! Lulëzoni ju fusha! Gjëmoni ju male! Buçitni ju lumenj dhe dete të Shqipërisë!  Bekonani ju o Deshmorët e shenjtë t’Atdheut. Kurajo, durim dhe shpresë, Ti Shqipëria irredente!” (Ilia Dilo Sheperi). 

Ju falënderoj nga zemra dhe ju përshëndes me fjalët e Ilia Dilo-Sheperit! 

Gëzuar Pavarësia!

Frank Shkreli

Richard Holbrooke sits with an unidentified member of the Kosovo Liberation Army at KLA headquarters in Junik, southwest of Pristina, during a shuttle diplomatic effort to stop violence in Kosovo on June 24, 1998.

Takimi i Përfaqsuesit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Z. Bill Clinton, Ambasadori Riçard Holbrooke me Hajdin Abazin, anëtar i UÇK-ës, në kryeqendrën e UÇK-ës në Junik, 24 qershor 1998 – rezultat i jehonës së veprës heroike të Adem Jasharit në korridoret e fuqive të mëdha perëndimore. 

A group of men in garment

Description automatically generated with low confidence
See the source image
A picture containing text

Description automatically generated

Deshmori i Kombit Agim Ramadani për At Gjergj Fishtën: “Ky është zëri i Atdheut, zëri që na ndihmon, na jep shpresë, na jep fuqi, që të vazhdojmë luftën ashtu siç duem, deri në çlirimin e plotë të Atdheut”.

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 175
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT