• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SOT… A BESON SHQIPTARI ?

August 7, 2021 by s p


IMZOT  JUL  BONATTI
(1874 – 1951)

Nga Fritz RADOVANI

Melbourne, 7 Gusht 2021

Pasojat e ateizmit komunist janë të pabesueshme dhe të pariparueshme! Asht shumë e vështirë me e besue legjenden e Rozafës per të vertetë, bash ashtu, si asht e vështirë me besue “mirkuptimin vllaznor Shqiptar”! Komunizmi në Shqipni holli faren e spijunimit dhe të vllavrasjes… Dy nga shemtimet ma të mnershme të shoqnisë dhe të familjes Shqiptare. Kujtojmë në këte 70 vjetor masakren ndaj Atdhetarit Imz. Jul Bonatti! Me 6 nandor 1946, në pragun e arrestimit të Françeskanëve të Shkodrës, arrestohet edhe Imzot Jul Bonatti, nga sigurimi i shtetit në Vlonë, pra, pak muej mbas kthimit të Tij nga Italia. Dosja nr. 3616… “Në vitin 1945, jemi mbledhë në Romë, e aty na foli Papa Piu XII. Prej aty më kanë sjellë me aeroplan për në Shqipni, anglezët”. Imz. Bonatti deklaron në hetuesinë e Vlonës dhe asht fat i madh se në disa fletë  që ruhen në shpjegimet biografike janë detaje që me siguri nuk do të ishin dijtë kurrë, p.sh.: “Në Stamboll, kam shërbye në Kishën e Sant Ospit. Atje më donin dhe më respektonin shumë.” Tregon me shka asht marrë gjithashtu edhe në vitet e fundit në Itali. Një opinjon që vazhdoi mbi 47 vjet në hetuesitë e sigurimit shqiptar: “…Përsonat që vajnë tek ky (Bonatti) janë Katolikë, dhe sigurisht qëllimi i vajtjës së tyre ka karakter politik.”  (dt. 10 qershor 1946). Prokurori Beqir Isufi shënon po aty: “Prifti spijun i djallzuar…” Namik Cakrani shënon: “… Është i pa korrigjuar, t’i epët dënim i rëndë.” Trupi Gjykues i përbamë prej Kryetar Myftar Grabocka, antarë Taqo Jaho dhe Thoma Laro, prokuror kapiten Kristo Mushi, përveç sa e sa  deklaratave të sipërme, akuzon Imzot Prof. Jul Bonattin: “… Agjent i Vatikanit, spijun i dërguar për qëllime armiqësore, ka bashkëpunuar me armiqë të popullit si: Prefektin e Vlorës Lele Koçin, Rrok Nallbanin (kuestor), dhe armikun e regjur Vishdan Risilia. Ka punuar në favor të Vatikanit i porositur nga Imzot Vinçenc Prennushi…” Me datën 27 tetor 1947, jepet vëndimi: “7 vjet burg, me heqje lirie.” Edhe pse Imzot Bonatti nuk pranon asnjë nga akuzat për një vit rresht në hetuesi, vendimi u shqyrtue në Gjykatën e Naltë të Tiranës, e përbame nga: Kryetar, Niko Çeta, antarë Veladin Zejneli dhe Nexhat Hysejni, prokuror Nevzat Hasnedari dhe vëndosi: ”Dënohet me 5 vjet heqje lirie”. A thue këtu mori fund gjyqi i Imzot Bonattit? Sigurimi komunist ishte ma i djallzuem se na shkon mendja né. Ai shpesh ndryshonte metodën, por kurrë rrugën e zgjedhun të krimit nga e cila nuk mund të shkëputej asnjë çast atëherë,., po edhe sot. Pak kohë mbasi u dënue Imzot Bonatti dërgohet në spitalin psikiatrik të Durrësit, gjoja për mjekim. Kur ishte aty shkoi me u takue mbesa i Tij me té. Njëditë Ai i kishte tregue: “Kam provue tortura të pandigjueme e të palexueme. Masakra me knaqë shpirtin e tyne pa asnjë arsye…”. Vazhdoi për disa muej ajo rrugë e mnershme për Profesorin e shkretë… Zotnues i disa gjuhve të hueja, i lauruem në letërsi, i palodhun në punë shkencore, përkthyesi i njohun i “Lahutës së Malcisë” (një mëkat me peshë të madhe edhe sot), meshtar i devoçëm dhe i përvujtë ma shumë se duhej, sillet në Shqipni.., dhe çohet në manikomjo. Fantazia e kriminelit asht e pafund…Imzot Prof. JUL BONATTI, njëditë thanë se ndrroi jetë! “Ndrroi jetë…”, një fjalë goje! U gjet në një dhomë të manikomjos copa copa, i shkyem nga të sëmurët e “pavetëdijshëm”!! Kush ishin këta të sëmurë? A me të vërtetë mendoni se ishin të sëmurët e “pavetëdijshëm” që e mbytën Bonattin? -Jo, jo! E, prap po përsëris, jo! -Ishin të sëmurët e “vetëdijshëm” që patologjikisht ushqehëshin me mish e gjak njeriu, dhe mundësisht Atdhetarë, ishin po, kriminelët e pashoq që nuk ngopeshin me një dru mbas koke para se t’i pushkatonin viktimat, ishin Hasnedarët e Themelët, ishin Kapisyzët e Dul Rrjollët, ishin e.., ishin Aranit Çelat me Kadri Hazbitë, Shehët e Hoxhët që kishin gjetë një Haxhi (Qamil) Lleshi, i mëshefun mbas fustanit Nexhmije Hoxhës, kobres së zezë të fundit të Shekullit XX, që nuk u ngop kurr me andjen e saj me mbytë e me vra me vulën e “popullit”, tue pi gjakun e tij. A thue pasojë e sllavokomunizmit ishte kjo, apo dishka ma shumë..?! Imz. Jul Bonatti deklaron: “Qëllimi i jonë si fetare asht të bashkojmë popujt, dhe t’i vllaznojmë në çdo anë të Botës!” Kjo thanje e Profesorit më ka terhjekë vemendjen që atëherë kur e kam lexue. Kam shkrue dhe mendoj mos me u ndalue këtu! I baj thirrje të gjitha Besimeve e Komuniteteve në Trojet Shqiptare! Imz. Prof. Jul Bonatti ishte Klerik Katolik Shkodranë, teolog, filozof, studjues dhe perkthyes i njohun i letersisë dhe i gjuhës shqipe, një humanist i persosun, poliglot dhe mbi të gjitha një Klerik me pikpamje Europjane, në vizionin e të cilit qendronte një nga perpjekjet e vazhdueshme të Atdhetarëve tanë: Unifikimi i Kishave Shqiptare! Përgatitja e Tij n’ Austri, Itali, dhe sherbimi në Stamboll mbi 16 vjet, si dhe në Durrës, Vlonë, Siçili, dhe njohja atje e Kishave Unite Shqiptare prej Tij, duhet të bahet piknisje per një studim të plotë të perpjekjeve të të gjitha palëve; katolikë, mysliman dhe ortodoksë per unifikim. E ky unifikim nenkupton Unitetin e Trojeve të Shtetit Shqiptar! Një veper e tillë Atdhetare, ishte fillue me kohë nga Imz. Kristofor Kissi. Kjo etapë e re fillon me kohë, madje vite perpara At Shtjefen Gjeçovi kur ishte në Vlonë, flet per perpjekje të dy kishave per Bashkim, dhe per ate që sot asht urgjente: Bashkpunimi. Kam parasyshë edhe vlersimet. Nga studjuesi z. Nelson Qiriaku, kam mujtë me u sigurue per fillimet e Kishës Ortodokse Autoçefale Shqiptare KOASH, e cila me disa nga drejtuesit e saj të nderuem filloi aso kohe marrveshjet per unifikim dhe bashkpunim me Kishen Katolike Shqiptare, që në vitin 1920. Menjëherë mbas shpalljes së Pavarsisë në 1912 shihen dokumentat. Perpjekjet e Hirsisë së Visarion Xhuvanit, Kristofor Kissit, Irene Banushit, etj., dhe lidhjet e Tyne me Famullitarët e Vlonës, Durrësit dhe së fundi të Tiranës, dhe ato lidhje janë një prej episodeve ma të lavdishme të mardhanjeve mes Kishave tona Shqiptare shumë të nderueme. Porsa Kisha Ortodokse Autoçefale Shqiptare filloi shkëputjen e saj nga kishat sllave e greke në vitin 1920, Kryepeshkopët e saj të nderuem u zgjodhën Shqiptarë që në Kongresin e Beratit (1922), vendosën KOASH, edhe perdorimin e gjuhës Shqipe nder Kisha. Patriarku i Konstantinopojës emnoi në Shqipni Hierotheos A. Jahon (Peshkop i Miletupolisit) si zevendsin e Tij të plotfuqishem, i cili, i shoqnuem nga Imz. Kristofor Kissi, Peshkop i Sinadonit, mërriti në Korçë në vjeshten e vitit 1923, dhe shuguruen Fan Nolin, me 21 Nandor 1923, në katedralen e Shen Gjergjit. Hierotheosi emeroi Imz. Kristofor Kissin, Peshkop të dioqezës së Beratit, e cila permblidhte edhe Vlonen; Fan Noli në 1924 u largue nga Shqipnia. Vjen koha kur Peshkopët e KOASH Visarion Xhuvani, Kristofor Kissi, Irene Banushi (u burgos në 1947), Kozma Qirio, At Dhimiter Leka (u pushkatue në nandor 1944), At Gjergj Suli (u pushkatue me 14 Janar 1947), At Llazar Popi (vdes në burgun e Tiranës, me 11 Dhjetor 1972), vetem pse kanë vazhduen me punue per Unifikimin e Kishave, njëherit me persekucionin e Tyne të vazhdueshem mbas 1944. Me këte “Bashkim Kishash”, nuk ishte i knaqun as Ahmet Zogu dhe, as Musolini, dhe në gjurmët e tyne eci edhe tirani Enver Hoxha, derisa shkatrroi këte Bashkim dhe mirkuptimin mes Fesë dhe besimtarve! Kryepeshkopi metropolit Kristofor Kissi drejtoi KOASH derisa dha doreheqjen me 1949. Ai jetoi në pension pak kohë në manastirin e Ardenicës e me vonë në manastirin e Shën Prokopit afer Tiranës. Thohej se vdiq papritmas nga hemoragjia cerebrale (po, ma shumë mendohet se aty u helmuem nga Sigurimi komunist) me 16 qershor 1958. Patrikana e Konstantinopojës e njohu Kishen e Shqipnisë si autoqefale vetem nga autoriteti i Imz. Kristofor Kissit. Ai ishte personi ma i respektuem per të gjitha palët e interesueme, kryesisht per patrikanën e Konstantinopojës, per Popullin Shqiptar, per Klerin Ortodoks dhe per lidhjet e KOASH me Kishen Katolike Shqiptare. Ndersa, Martiri At Josif Papamihali.., asht mbulue me baltë i gjallë në kampin e shfarosjes, në këneten e Maliqit të Korçës, me 26 Tetor 1948  vetem, per lidhjet fetare me Klerin Katolik Shqiptar. Kjo ishte Kisha e vertetë Ortodokse KOASH, per të cilen unë ruej respekt sot e gjithmonë, ashtusi per Hoxhallarët Martir të Besimit Mysliman, nga të cilët kam njoh disa prej familjeve të nderueme prej Tyne në Shkoder! Ishte pikrisht koha kur në Shkoder Hafiz Derguti torturohej në 1947, dhe po i tregonte një bashkvuejtësit në hetuesi tek Kisha e Fretenve: “Më kërkojnë dëshmi për priftën, kërkojnë me na përça e nesër me thanë, se u pushkatuen priftnit me dëshmitë e rreme të hoxhallarëve. I kam thanë, bani shka të dueni se këtë punë nuk e baj kurrë pasha Allahun!” Cili kje qendrimi Europjan i Hafiz Ibrahim Dalliut në gjyqin e Tij në vitin 1946 ? Studjoni preceset e Tyne e shifni ku jemi sot! Kush mundet me mohue veprat e Hafiz Ali Tarit, ndaj Klerit Katolik në Burrel? Apo, qendrimin e Tij ndaj At Meshkallës para se Ai të vdesin! Kush asht Ai që sot mendon e vepron ndaj një Prifti Katolik si Hafizi?! Ndersa, vrasjet e masakrat e sllavokomunistëve të sigurimit shtetit ndaj Bektashijve të Nderuem, vazhdonin me korrë koka njerzish, vetem per qendresen e Tyne në perkrahje të katolikëve Shqiptarë. Sa vrau Everi?! Ashtusi mbyten At Papamihalin, ashtu shkyene dhe Imz. Jul Bonattin… Historia pa të vertetat e Saja, nga Populli Shqiptar quhet “rrenë”! Predikuesit e Parë të së Vertetes Historike të Trojeve tona, SOT duhet të jenë Komunitetet Fetare Shqiptare, pa dallime krahinash si dikur… Komunistët shovenistë sllavobolshevikë, ashtusikur paraardhësit e tyne anadollakë e filo turq’e grek, gjithnjë, kudo ku kanë sundue kanë perdorë metoden “Perçaj e sundo!”, jo “pa rezultat”. Shikoni Shqipninë SOT!! Ngjarjet e ditve të fundit të kryeministrit Rama, më shtyjnë me rikujtue: Në Sheshin Skenderbe, Papa Gjon Pali II, me 25 Prill 1993 tha: “Drama e Juej, Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europjan dhe asht e domosdoshme që Europa mos t’ ju harrojë…Por me një kusht, që të mbetët përgjithmonë në kujtesën tonë, ajo që ngjau në të kaluemen. Në të vërtetë ky asht kusht i domosdoshëm  për mos me u rikthye tek të njejtat gabime të përlotuna dhe asht shtegu ma i mirë për një proces pajtimi të vërtetë.”Pajtimi i vertetë arrihet vetem me hapjen e dosjeve të deputetëve… Dënimi i diktatorëve që kanë ushtrue Gjenocid kunder Atdhetarëve dhe Klerit Katolik Shqiptar asht detyrë! Kerkoni largimin e tyne nga detyra! Shqiptarët duhet gjithnjë ti bajnë vetes një pyetje: Kush po qeverisë sot? Deri kur do të vazhdojë me u mashtrue Populli Shqiptar nga sigurimsat?! Sot a duhet të pajtohet Ai me veprimet antikombtare të qeverisë Rama? Tradhëtarët e Atdheut ditë e natë mendojnë e punojnë me ju perça ashtu si kanë veprue në 1944 Ever – Tito – Stalin! Ajo vazhdimsi asht edhe SOT. Shka tha Nana Tereze kur mori çmimin Nobel per prejardhjen e Saj? Shqiptarë! Bashkonju rreth Flamurit Kastriotit sa nuk asht vonë!.. Shqiptarët e të gjitha Trojeve janë Europjan dhe i perkasin VETEM ASAJ!                            

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz Radovami, Imzot Jul Bonati, Shqiptari

SHKAMBI I PATHYESHËM I SELCËS

May 10, 2014 by dgreca

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…/
Nga Fritz RADOVANI/
55 VJET…/
E pabesueshme! Vetë Dora e Zotit mbasi e kishte daltue në një prej Shkambijve të Maleve të Selcës, i kishte dhurue Pathyeshmeninë per Idealin “Atdhé e Fé”…
Ky ishte Don Dedë Malaj… (16 Nandor 1917 – 10 Maji 1959)
E pashë me sy dhe e ndigjova, tue percaktue shka domethanë “komunizëm”!
“E premtja e Zezë në Shqipni ka fillue më 29 nandor 1944, dhe ka me vazhdue derisa të mbarojë komunizmi”. (Në gjyqin e Tij, në kinema “Republika” Prill, 1959)
Ka lé në Selcë të Vermoshit, nga prindët Keq e Lula Malaj me 16 Nandor 1917.
Prindët i kanë zbritë nga Selca e Alpeve në Mal të Kolaj, pranë Velipojës, ku nen kujdesin e Don Alfons Trackit, misionar gjermanë në Shqipni, u përgatit per me vazhdue studimet e nalta per Meshtar, të cilat, i perfundoi Romë dhe në vitin 1941, u shugurue Meshtar në Gjenacan, para fugures Zojës së Shkodres. Ishte famullitar në Velipojë, Mal të Jushit e së fundi në Dajç të Bregut të Bunës. Dy vëllazën i vdiqën të rijë, Nikollën e patën pushkatue në ditët e para të marrjes pushtetit komunistët, ndërsa Frani vdiq në 1948, kur Don Deda ishte i arrestuem herën e parë me shumë klerikë të tjerë. Frani la një vajzë të vogël që quhet Drande, të cilën mbas vdekjes së gjyshes Lulë e mori Don Deda në qelen e Tij. Mbas vitit 1959, Drandja mbet pa asnjë njeri të afërt të vetin…
Asht shumë e varfen aftësia ime letrare per me dashtë me pershkrue Madhështinë e Këtij Vigani, që Selca ynë i dhuroi Atdheut, edhe pse në fundin e muejt Prill të 1959, ndigjova me veshtë e mij, tue predikue ma shumë se tue folë një prej Atyne Klerikëve që historia do ta daltojnë me shkronjat e arta ndër fletët e prarueme të Herojve të saj.
Hymja në sallën e gjyqit e gjeneralit kriminel Hilmi Seiti bashkë me ambasadorin jugosllav u përshëndet nga të pranishmit si ngjarje me randësi të madhe, për mardhanjet “e mira” mes dy vendëve tona. Altoparlantët në kater anët e Shkodres, ushtonin me zanin e tyne të kobshem bash sikur mbas dy javësh, kur në Shkoder erdhi “miku ynë” sovjetik Nikita Hrushovi…i rrethuem nga xhelatët Enver Hoxha e Mehmet Shehu.
Prokurori Rrapi Mina, porsa filloi gjyqi e pyeti: Që kur je armik i komunizmit?
Don Deda tha: “Unë jam anmik i komunizmit që në moshën 9 vjeçare, kur kam shkue nxanës tek Don Alfons Tracki, aty mora vesh këte emen dhe nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin kurrma, sëpse jam brumosë me ato ide…”
“Kam vazhdue me kenë anmik deri ditën e arrestimit, mbas asaj ditë nuk jam ma asgja. Nuk kam pasë si me iu dashtë unë ju, se në ditët e para që keni hy në Velipojë, më keni vra vëllanë!…” Dhe gjyqi vazhdoi…
Prokurori Rrapi Mina, e pyet: “Po, ku, kemi hy né?”, Don Deda përgjegjet:
– Ju keni hy, se kështu thotë Populli për të gjithë ata si ju, që nuk i ka dashtë.
– Ju kërkoni me më pushkatue edhe mue vetëm e vetëm se jam Prift Katolik!
– Kam pritë me shumë andje një Revolucion si até të 1956 në Hungari, dhe më ka ardhë keq për disfatën e Popullit hungarez, të pësueme nga tanket sovjetike…
– Bashkimi Sovjetik ka shfrytzue të gjitha demokracitë popullore të Lindjes, mbasi prej tyne ka marrë të gjitha prodhimet tue përfshi edhe metale e minerale, ndërsa, ai atyne edhe né na çon disa hekura të ndryshkuna, që ba me ia hjekë ngjyrën del se çfarë vjetërsinash na çon edhe sot këtu, tue fillue me traktora, fabrika e kombinate.
– Bashkimi Sovjetik jo vetëm që nuk na ka falë gja, por na ia kemi pague disa fish vlerën e atyne vjetërsinave…e hekurishtave të pavlerë.
– Përsa i përket dyshimeve të mija për Statutin e Kishës, unë i kam dërgue një letër Vatikanit nëpërmjet të Don Ivo Bozhiq në Jugosllavi, po kje se, atë letër ai ia ka dhanë UDB – së jugosllave asht puna e tij, unë nuk i kam shkrue kurrë atyne që thoni ju, po Vatikanit, Papës në Romë, se dojshe me dijtë se kush i ka aprovue Ipeshkvijtë që po shuguroheshin në Shqipni, për mos me ra në gabim fetar unë përvete.
Kur prokurori e pyeti se çfarë i ke thënë fshatarëve për hyrjen në kooperativë?
Ai tha: – I kam thanë hyni e mos kundërshtoni! I kam thanë kështu, se, e dijshe mirë sësa miljon fshatarë ka zhdukë Stalini nga ata që i kanë kundërshtue atij me hy në kolkoze. I kam thanë hyni se këta ju qesin fare, se Enver Hoxha nuk ndryshon aspak prej Stalinit, por shifni punën e mos bani za edhe pse nuk ju paguejnë mundin tuej.
– Fshatarit ju nuk i pagueni as një të dhjetën e mundit tij. Ai merr aq pak sa nuk siguron as bukën e fëmijve të vet. Sikur të shpërblehej për djersën e derdhun në punë të kooperativës, ai do të ndërtonte pallate disa katesh e jo, kasolla, aty ku jeton sot.
– Ai nuk ha mish kurr vetëm njëherë në vit…edhe nuk di a e ka njëherë në vit!
Prokurori e pyeti nëse ti i ke lejuar për të ngrenë mish edhe ditë premte, pse e bëre këte gjë, përderisa ditën e premte juve ua ndalon feja?
– Sëpse nuk dojshe me i lanë pa hangër mish pergjithnjë, mbasi në Shqipni asht përditë e “premte”, madje, jo e premte, por e Premtja e Zezë…
…E, e Premtja e Zezë në Shqipni ka fillue me 29 Nandor 1944 dhe, ka me vazhdue derisa të mbarojë komunizmi!.”.(Dosja 2199. Arkivi M.P.M Tiranë).
Kryetari i gjyqit, krimineli i njohun Mustafa Qilimi, me 27 Prill 1959, në darkë dha vëndimin për Don Dedë Malaj, me vdekje me pushkatim…
Kujtoj si tashti që kur doli nga kinema “Republika” dhe e hypën në një kamjoni, kujtoj dy sytë e Tij të skuqun, madje të gjakosun, ku nuk dallohej as bebja e synit të kaltërt! Një Martir i vertetë, i rrethuem nder bajoneta vetem pse ishte Klerik Katolik!
Merrej me mend gjithshka tue mendue kalimin nder duer të terroristëve nder ma kriminelët e Popullit Shqiptar, Hilmi Seiti, Xheudet Miloti e sa të tjerë anadollakë. Per hetimet e bame ndaj klerikëve Don Ejëll Kovaçi dhe Don Dedë Malaj, xhelati Hilmi Seiti, me 7 korrik 1959 u gradue gjeneral major i sigurimit shtetit, gradë të cilen partia, ia shperblej me një plumb ballit (në anen e djathtë) me 26 prill 1960, ashtusi e meritonte!
I vetmi njëri që interesohej për Té, ishte mbesa e vogël jetime Drandja. Vetëm Drandja 13 vjeçare, do të përpiqej “me i shpëtue jetën axhës së vet”. Drandën e ndihmuen dy priftën në këte fatkeqësi, Don Marin Shkurti, ish nxanës i Don Dedës, që në vitin 1969, dhjetë vjet mbas Mesuesit të vet u pushkatue edhe Ai, si edhe Don Pjetër Gruda, mik besnik i Don Dedës, që edhe Ky vdiq në burg në vitin 1989, plot 30 vjet mbas Don Dedës, pak muej pa plotsue dënimin…pra, të tre Këta Klerikë, pësuen një jetë… edhe me një mbyllje të saj tragjike.

***
Me datën 11 maji 1959, Don Dedë Malaj në moshën 42 vjeçare u pushkatue!…
Plot 55 vjet ma parë!.. U ngrit edhe Një Monument !
Pse u punue kaq shumë vite nga diktatori Enver Hoxha, kundër Don Dedës e At Konrradit? Ku fillon mënia e tij dhe e sigurimit të shtetit kundër Don Dedës?
Urrejtja e diktatorit mizor dhe e vegles së tij, Sigurimit të Shtetit fillon në vitin 1950, me qëndrimin e tyne të vëndosun dhe kundërshtar ndaj kërkesës së vjetër të shtetit, për nënshkrimin e Statutit të Kishës Katolike Shqiptare. Aty ishte ngerrçi i Enver Hoxhës dhe i pushtetit tij diktatorial: “Shkëputja e Kishës Katolike Shqiptare nga Vatikani…”.
Lidhja e Don Dedë Malaj, At Konrrad Gjolaj, Don Ejëll Kovaçit, At Zef Saraçit, At Marin Sirdanit etj. me Don Kolec Prennushin, për mos me aprovue nënshkrimin e këtij Statuti dhe mënyra sësi këta e kanë kundërshtue haptas atë, ka hapë menjëherë dosjen konsultative të Sigurimit: “Çfarë dhe si duhët të veprojmë për ti zhdukur këta klerikë?”
Ata, jo vetem, mbetën të pavdekëshëm në historinë e salvimit dhe të martirizimit të KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE, Po, Don Dedë Malaj, perjetësisht do të qendroj si Shkamb i Pathyeshëm i Alpeve Kreshnike dhe i Selcës Heroike, në Token Shqiptare!
Don Dedë MALAJ asht shkamb, që ka lé prej shkambit!..
Melbourne, Maji 2014.

Filed Under: ESSE Tagged With: Don Ded Malaj, Fritz Radovami

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT